• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sela: “Strugën e ka bekuar Perendia, por fatkeqësisht njerëzit me pushtet e kan shkatërruar!”

January 14, 2014 by dgreca

Intervistë e posaçme me kryetarin e komunës së Strugës , Dr. Ziadin Sela/

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar nga komuniteti strugan ndodhet për një vizitë disa ditore, kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela . Në këtë intervistët me gazetarin tonë në SHBA, Beqir Sina , zoti Sela, fletë gjerësisht, për qëllimin e vizitës, së tij në SHBA, si e gjeti ai komunën e Strugës, një vit më parë, kur ai e mori “në dorë” pas zgjedhjeve të 23 Marsit 2013, çfarë ka bërë Sela gjatë këtyre 10 muajve, a po përballet ai me pushtetin qendror si përfaqësues i opozitës. Çfarë orfon Komuna e Strugës për struganët në Amerikë, të invistojnë atje, për këto dhe shumë të tjera ndiqni intervistën e plotë, e cila thotë ai është e para për këtë vit të ri dhe e para prej nga SHBA prej se kur është zgjedhur Kryetar Komune në Strugë…./

Cili është qëllimi i vizitës suaj në SHBA ?/

Fillimisht ju faleminderit për intervistën. Unë erdha për vizitë me ftesë të komunitetit Strugan. Qëllimi i kësaj vizite, është në kuadrin e takimeve me bashkëatdhetarët tanë, kudo që ndodhën ata. Mbasi ne diasporën e konsiderojmë si një faktor shumë të rëndësishëm në kontributin e tyre, që kan bërë ata për vendlindjen e tyre. Natryrisht, duke pasur parasyshë se në Nju Xhersi, Kenektiket dhe Çikago, ne kemi edhe numërin më të madh të struganëve, atëhere vizita ime është e përqëndruar më së shumti gjatë këtyre ditëve në takimet me komunitetin strugan në këto shtete.Në qytetin e Waterburyt siç dihet jeton një numër i madh struganësh dhe të suksesshëm këta, andaj ne po përpiqemi për të bërë edhe binjakzimin mes dy qyteteve tona, pra Strugës dhe Waterburyt. Pra, për të vendosur institucionalisht “urat” e lidhjes mes dy qyteteve tona; vendlindjes dhe bashkëatdhetarëve tanë, dhe tërheqjen e investitorve. Ndërkohë, në asnjë moment nuk mund të rri padhënë alarmin se shqiptarët rrezikohen në Maqedoni, për shkak të migrimit të tyre, i cili tek shqiptarët ka përmasa shumë të mëdha, me gjasa që të shprazen tokat shqiptare.

Më 23 mars padyshim që dy të festoni 1 vjetorin e fitores në Strugë. Si e gjetët Komunën, dhe çfarë keni bërë gjatë këtij viti?

Parapalqej të merrem më shumë me atë çfarë më pret, sesa me atë se si e gjeta Komunën dhe se çfarë bëra gjatë këtij viti. Natyrisht, edhe këtë nuk mundem të t’a shmang – por, është më e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë do të bëjë unë për Strugën dhe struganët. Gjithësesi, mund të përmend se zyrën nuk e gjeta në një gjendje të mirë – flasë nga ana financiare, pra buxhetin, e kam gjetë me plot borxhe, . Të cilat, ishin borxhe të trashëguara nga ish keq-manexhimi në Komunë dhe me probleme të tjera, së logjikës së shpërdorimit të detyrës. Kryesishtë, unë mundohem të jem kryetar i të gjitha komuniteteve, që jetojnë në Strugë. Dhe me këto probleme, që e gjeta unë Strugën, mund të them se Struga, ishte parë nga politikanët vetëm në fushata. Struga, është e shqiptarëve, dhe është e tillë e gjithë qytetarëve strugan që jetojnë e punojnë në këtë qytet të tyre, të cilët kan vendosur të jetojnë këtu jo vetëm për tani por sa të jetë jeta, duhet t’a trajtojmë në një mënyrë më të mirë, që në Strugë, shqiptarët të ndihen me të vërtet më krenar për Strugën, që të jet e bukur e zhvilluar, në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe infrastrukturën. Sepse, kur të ketë investitor, kur të ketë vend pune dhe me prespektivë për të gjithë qytetarët e saj – Struga atëher është ajo që e duan struganët. Fatkeqësisht, mund të them se ato dy mandate, që i pati ish kryetari i Komunës( Merko), para-ardhsi im, dhe subjekti politik që ka menxhuar Strugën, në qoftëse nuk do të kishte bazë të gjerë, do të ishte krejt ndyrshe. Nuk do të ishte shkatërruar nga gjithëçka. Dhe nuk do të ishte përball Struga, me ato vështërsi, duke u nisur nga ndërtimet pa leje, ku kan mundur dhe çfarë kan dashur për të përfituar, vetëm një grup i ngusht njerëzish, të cilët, kan pasur interesat e tyre – duke përfunduar në një papërgjegjësi totale. Dhe e futur Komunën në mes borxheve shumë të mëdha, në të cilën e lanë Komunën e Strugës, pas zgjedhjeve të 23 marsit 2013. Natyrishtë, që një pjesë e madhe e këtyre problemeve që janë tejkaluar dhe brenda 100 ditëshit, dhe ne kemi realizuar planet tona. Unë, pikë së pari i hoqa makinat nga rruga që kishin ozurpuar edhe trotuaret dhe shetitoret e qytetarëve, pastrova bregun e lumit Drini i Zi nga objektet pa leje, dhe vazhdojmë të vendosim një rregull në qytet në çdo aspekt, për sa i takon pushtetit lokal në Strugë.

Ju jeni kryetar i një partie më të madhe opozitare, PDSH-së, dhe “kundërshtare” e BDI-së e cila është në qeveri, keni qenë edhe deputet i cili gjithmon keni qenë zë i fort në parlament. A ju pengon kjo në lidhjen, që ka pushteti qëndror me pushtetin lokal për dencentralizim pushtetesh ?.

Tani unë jam kryetar Komune, që përfaqësojë jo vëtëm shqiptarët dhe partinë time, por të gjithë qytetarët e Strugës, pa as edhe një  perjashtim. Dhe në këtë aspekt unë përballem me vështërsi, sepse dua që Struga  të mos jetë më ajo që ka qenë. Paçka, se jam kryetar i një partie, që është në opozitë, Struga, po bëhet përditë e më mirë. Pengesa më krijohen në drejtim të vizionit tim, për Strugën, të cilat unë shpresojë se do t’i tejkalojë – Unë e kam gjetur si thashë më lart Komunën me një buxhet të bllokuar dhe funksionoi akoma me një buxhet të till, për të cilin kam një plan dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër, do t’a nxjerr nga ky si bllokim Komunën, dhe kam edhe disa plane të tjerë në aspektin e rioganizimit të qytetit – që Struga të marrë një pamje tjetër zhvillimore. Dhe, për të pasur një plan gjeneral zhvillimor të ri të sjellur nga ne, për të cilin unë jam i vetëdijshëm, që do të kem pengesa nga pushteti qendror, duke pas parasyshë atë se fjalën kryesore e jep qeveria -. Pra, kemi shumë plane urbanistike, të cilat presin t’i japin Strugës një pamje tjetër edhe më të mirë, dhe më shumë të merituar në rajon. Struga, i ka të gjitha premiset për të qenë një qendër e madhe kulturore e artistike, sidomos shqiptare, mbasi, është edhe një qytet shumë afër kufirit dhe në planet e mija është që Struga, sidomso me Verën e saj të bukur, duke pas parasyshë se është një vend turistik, shumë shpejt të shëndërrohet në një qendër kulture gjithëshqiptare. dhe në këtë mënyrë duke sjell kulturën shqiptare dhe duke sjell VIP-at, shqiptar do të sjellim edhe politik-bërjen shqiptare.

Me sa di unë ju jeni me një mandat dy vjeçar edhe kryetar i Rajonit zhvillimor Jugperëndimor në Maqedoni. Sa ka ndikuar, kjo në zhvillimin e kësaj pjese shqiptare,  ku përfshihen Komuna e Strugës, Kërçovës, Dibrës, Ohrit, Pllasnicës, Qendrës së Zhupës, Resnjës, Debërcës, dhe Makedonski Brodit ?

Fatkeqësisht, mund të konsistojë se ky pozicion ka qenë i formuar dhe më përpara. Maqedonia, është e ndarë në disa rajone të ashtuquajtura zhvillimore, historiku i së cilës fillon qysh nga 1999 ku një ndërkëto rajone jam edhe unë zgjedhur kryetar me një mandate dy vjeçar. Ky quhet Kryetar i Kuvendit të Kryetarve të Rajoneve përkatëse në Maqedoni. Janë bërë disa nisma në këtë kuadër dhe janë bërë disa projekte, por të cilat nuk mjaftojnë, po qese ballafaqohemi me problemet, që ka rajoni ynë si përshembull. Unë vazhdimisht në krye të këtij Kuvendi Kryetarësh, kam kërkuar, që çdo rajon të marri atë që i takon dhe natyrishtë, që rajonit tonë i kushtojë më shumë kujdes. Me ligjin e 2009-s,  për zhvillimin rajonal të barabart Parlamenti i Maqedonisë, ka miratuar një ligj të veçant, mbasi, ky është edhe qëllimi. Këtyre rajoneve duhet t’ja ndahet nga 1% e GDP, por, më e keqja është se deri tani asnjërit prëj këtyre rajoneve nuk u është ndarë një gjë e tillë , dhe përse bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik rajonal. Bile do të thoja janë ndarë shuma qesharake, ajo, që është ndarë deri tani është 0.01%. Dhe po ndave nga Komuna s.p.sh. në rajonin ku jam unë Jugperendimor në Maqedoni, nuk merr ndihmë më tepër se 1 million euro dhe po e ndave këtë në 9 komuna që ju i përmendet më lart, i bie të marrin secila prej tyre njëqind e sa mijë euro, që do të thotë se nuk plotëson as rrogat e të punësuarve në ato rajone. Jo më të bëhet fjalë për zhvillim! Si duket zhvillimi i barabart rajonal, që varet kryekëput nga parat të cilat i lëshon buxheti qëndror Ministira e Finanacave është i dstinuar, që të mos funksionoi, pikërisht se i janë shkurtuar këto financime. Kjo duhet thënë zëshëm që ta dinë qytetarët, sepse, ky zhvillim i barabart rajonal qysh në momentin, që është sjell është i çuditëshëm dhe e ka thelluar diskrepacën ndërmjet rajoneve zhvilimore dhe të zhvillimeve të qyteteve brenda tyre. Prej se kur është sjell ky ligj, është bërë dhe i ashtuquajturi “Projekti Shkupi 2014”, që ka shkuar me shpenzime të mëdha vetëm në Shkup, pra në diskordancë të madhe me ato të caktuara për të shkuar në komunat e tjera. Gjë që është edhe në kundërshtim me ligjin, që është sjell, mbasi, ka shumë diferencim midis rajoneve shqiptare dhe atyre rajoneve maqedonase. Çka do të thotë sipas meje të jetë i destinuar të dështojë të mosfunksionoi ky zhvillim ashtu si është ideuar.

Një pyetje për ju natyrisht lidhet edhe me stinën e verës – vera tek ju është mjaft e bukur edhe e begatë, këtë e bëjnë edhe më të bukur turistët edhe mërgimtarët tanë, pra familjet e kurbetqarve struganë dhe të tjerë. Si ka qenë kjo verë për Strugën ?

Më vjen shumë mirë për këtë konstatim tuajin – sepse Struga, vërtet është e bukur me liqenin, lumin dhe malin që e bëjnë edhe më të bukur në sessionin truristik, ku kemi një “vërshim” të madh turistësh të huaj dhe vendas, sidomos, kemi një ardhje të madhe të mërgimtarëve tanë, sesionin e verës. Unë kam thënë se “Strugën e ka bekuar Perendia”, por fatkeqësisht njerëzit me pushtet e kan shkatërruara atë. Ne mundohemi t’i shfrytëzojmë këto resurese të mrekullueshme të natyrës, që Prendia ia ka dhuruar ka Strugës, liqenit, lumit dhe e malit, në mënyrë që sa më tepër kurbetqarët tanë, t’i shijojnë dhe të mbeten të kënaqur që të vinë sa më shumë dhe sa më shpesh. Struga, ka edhe diçka me shumë të vlerë në duart e saj , atë në aspektin e zhvillimit të biznesit , sepse, duke u nisur nga industria turistike bizneset më shumë mund të zhvillohen në Strugë, pikërishtë, si pasojë e atyre të ardhurave që sjellin mërgimtarët tanë dhe turistët e huaj gjatë verës. Në qoftëse shumë vende krenohën me turizmin që kan – edhe ne mund të krenohemi duke thënë se kemi turizëm të sigurt. Ngaqë, nëse një turistë vjen me 500 euro me vete për të harxhuar në Ohër, ose diku tjetër, në Strugë , turistët dhe kurbetqarët tanë vijnë me më shumë për të harxhuar në vendlindjen e tyre. Kështu, ishte edhe këtë vit, dhe kështu është gadi çdo vit, duke u shtuar ardhja e tyre dhe shpenzimet e tyre. Të clët kan bërë edhe investime të natyrës familjare , si shtëpi dhe hapjen e ndonjë biznesi familjar të vogël – sa për të mbajtur familjen e tyre. Dua të theksojë se ne pak realizojmë nga këto të ardhura sipas ligjit të tatimit mbi vlerën që janë parat që sjellin turistët dhe kurbetqarët, mbasi ato përfitime i shkojnë direkt pushtetit qendror. Prandaj, thashë më lart së një sistem që është i centralizuar. Me ligj në Maqedoni, vetëm 3% deri në 5% u kthehet Komunave nga të ardhurat që realizojnë me turzmin nga tatami mbi vlerën e shtuar që quhet . Dhe ky 3% nuk kthehet i gjithë në Strugë, megjithëse në se kthehesh, atëherë ne do të ishim shumë më mirë duke parë edhe numërin e madh të mërgimtarëve tanë, që vijnë e sjellin shumë para në verë së bashku me turistët e huaj dhe vendas. Në aspektin financiar vlerësimi i përgjithëshëm, është se  mërgimtarët jo vetëm në Strugë, por në të gjithë Maqedoninë, e “mbajnë gjallë” Maqedoninë në aspektin finanaciar. Maqedonia, për çdo her mbas verës ka balance buxheti, ku janë remitencat, të cilat janë shuma të mëdha parash të cilat fatkeqësisht kurrë nuk bëhen publike dhe kjo vejn edhe si pasojë e një mungese të pjesmarrjes së shqiptarëve në Entin e Statistikave. Por, natyrisht që Struga, ka një pasuri shumë të madhe e cila është ashtu si e ka mallkim kurbetin, e ka edhe pasuri të vetën që janë dy gjëra që jetojnë në simbiozë . Prandaj, edhe unë insistojë që Struga, duhet të kthehet në një qendër të madhe kulture , ku edhe mërgimtarëve tanë, tu krijohen mundësit për sa më shumë aktivitete, që të kalojnë pushimet sa më bukur jo vetëm në verë por gjatë gjithë vitit tju jepet mundëesia.

Meqënëse përmendet kulturën , cilat janë lidhjet e Strugës më Shqipërinë dhe Kosovën në aspektin kulturorë e artistikë ?

Unë si kryetar kam pasur një takim me Ministrin e Kulturës së Shqipërisë, dhe kam në plan ta kthej Strugën në një qendër të madhe kulturore gjithëshqiptare, për shkak të rrethanave gjeopolitike të këtij qyteti historik, dhe shpresoj se do të kem ndihmën edhe të shtetit të Kosovës, për realizimin e këtij plani. Shpresoj se gjatë verës do të vinë Trupa e Tetarit Kombëtar dhe Operas e Baletit, Ansambali i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, dhe shtetit tjetër shqiptar Kosovës, trupat shqiptare nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, e Mali i Zi, dhe diaspora me ndihmën e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Natyrisht, që unë kam ndarë buxhetin për këtë qëllim dhe këto harxhime, t’i ndajmë së bashku edhe me shtetin shqiptar. Të nëjtën gjë mendojë të realizojë edhe me qeverinë e Kosovës. Për datën 28 Nëntor 2013 kisha ftuar për një koncert festiv filarmoninë e Kosovës, por që fatkesqësisht më duhet t’a them publikisht, se dy ditë përpara se të mbahej ky koncert, ai u anullua?!. Natyrishtë, që me erdhi shumë keq – sepse, ne e kishm për nder të kishim Filarmoninë e Kosovës, për një ditë siç është data jonë e shenjtë e 28 Nëntorit. Megjithatë, shpresojë se në të ardhem nuk do të kemi më kësij gjëra të kësaj natyre – pra të anulimit. Dhe , do të mundohemi të bëjëm një axhendë të përbashkët në tëkë fushë.

Kalojmë në një pyetje pak hipotetike – Nëse do të ishe duke folur përpara të gjithë mërgimtarëve këtu në Amerikë, çfarë thirrje do t’i kishit bërë, për të ardhur dhe investuar në Strugë? pra çfarë kuadri ligjor dhe lehtësira do të kishin ata për t’u nxitur të vijnë e të investojnë në Strugë !

Do t’ju garatoja se gjithëçka që varet nga pushteti lokal, i kanë të sigurta se do t’i gjejnë në mënyrën më përfekte. Dhe se ka disa plane investimesh që mundet ata të investojën nga diaspora, e cila është në planin energjitik, për këtë vit, e cila do të liberalizohet dhe do të ndahet simbas komunave. Garantojë se çdo investitor, që ka si qëllim të investojë në Komunën e Strugës, se nuk do të ketë asnjë pengesë burokratike . Dhe jo rastësisht pres që investimet më të mëdha t’i kem nga bashkëatdhetarët tanë dhe këtë do tja kushtojë edhe një pjesë të vizitës time me ta, këtu në Amerikë. Maqedonia, sipas raporeteve renditet në një ndër ato vende pa stabilitet, si pasojë e marrdhënieve ndëretnike dhe problemeve të tjera që ka Maqedonia, e cila bën pjesë në listën e atyre vendeve që nuk kan stabilitet. Dhe, natyrisht, kjo e përkthyer në mëndjen e një investitori nuk është aspak mirë. Por, duhet pranuar se situate nuk është aq alarmate sa filtet në mediume, mbasi, ajo është shumë më favorite për atë që do të vinin e investonin në Maqedoni – pra në vendlindjen e tyre, për të shtuar pasuritë tyre. Nga të cilat, unë kam planifikuar këto ditë që toka të ndahet në vendet që ka për tu ndërtuar të dalë në shitje. Këtu, bëjnë pjesë tokat industriale ashtu si bëjnë pjesë edhe tokat për banim. Por, e keqja qëndron se me ligj nga pushteti qëndror çmimi i tokës industriale është më i shtrëjtë se sa ai i tokës për shtëpi banimi. Dhe, unë jamë për të kundërtën në fakt, se duhet të nxisim më shumë industrinë se sa ndërtimin e një shtëpi ose disa shtëpive private. Zonat industriale duhet ta ken më të lirë çmimin për tërheqjen e investitorve, mbasi hapen edhe më shumë vende pune. Dhe për këtë unë si kryetar i rajonit zhvillimor Jugperendimor të Maqedonisë, kam bërë një kërkesë që të ndryshoi çmimi i shitjes së tokës dhe që këto toka të u orfohen të gjithë investitorve. Në mënyrë që ata të vinë dhe të investojnë në Strugë. Për së fundi mund të them se Struga, për veç faktit që është një vend shumë antraktivë në aspektin zonal dhe sezonal duke pasur parasyshë, se e ka të zhvilluar industrinë e truizmit, i cili natyrisht, që gjatë verës dyfishohet “numëri i banorëve ” të cilët vijnë në Strugë, por qyteti ynë përbën edhe një interes për tregun botëror, për vetë faktin që e ka shumë afër edhe portin e Durrësit. Me zhvillimin e infrastrukuturës që ka pasur Shqipëria dekadën e fundit, Struga, meriton më shumë vëmendje në fushën e investimeve të kurbetaqarve tanë. Struga, është vendi i mundësive të mëdha për investime duke pas parasyshë se kemi jemi në mes të tre aeroporteve, kemi shumë afër aeroportin e Ohrit, atë të Tiranës dhe të Shkupit, dhe në mes të Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës.

 Dhe në fund të kësaj interviste , cili është mesazhi i juaj !

Mesazhi im është vazhdoni ashtu si keni punuar dhe keni kontribuar për vendlindjen tuaj dhe familjen tuaj. Mbasi mërgimtarët tanë kanë shumë nga ato faktorët që i kan pak shqiptarët dhe politikbërsit shqiptar . Mërgimtarët tanë janë ata me të cilët ne jemi krenuar ndër vite me mundin e djerësn e tyre, suksesin e tyre, por edhe në histori duke u nisur qysh nga Konica, Noli e shumë e shumë figura të tjera të ndritura të diaspporës shqiptare, sidomos kësaj këtu në Amerikë. Dhe, natyrishtë, që unë pres atë që mërgimtarët tanë do të bëjnë atë që kanë bërë gjithmon për vendorgjinën e tyre, dhe, kjo nuk ka për të munguar kurrë sa të jenë shqiptarët. Të cilët, në asnjë moment nuk e harrojnë vendlindjen e tyre. Mos pushoni kurrë duke menduar e punuar së shtuari gjithmon lidhjet me këtë vend të madh dhe të bekuar siç është SHBA, mikun tonë të madh historik , duke mos harruar se “kush janë SHBA, kë përfaqësojnë, çfarë kan bërë, dhe çfarë do të bëjnë ” për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët kudo që janë. Dhe ka ardhur koha që diaspora duhet të kërkojë dhe një farë përgjegjësis, tek politikanët në vendlindjen e tyre. Ne kemi një realitet sot në Maqedoni i cili deri diku është pasojë e një manipulimi, që ju është bërë bashkëatdhetarëve tanë. Me fjalë të tjera bashkë – atdhetarët tanë ka ardhur koha të kërkojnë parat e 2001- se ku kan shkuar, para të cilat u dhanë për lirinë ndërsa janë përdorur për të blerë “.

Intervistoi: Beqir SINA

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Dr. Ziadin sela, Interviste

HIPOKRIZIA ULËRITËSE SERBE

January 14, 2014 by dgreca

Reference: Dy vaki dhe nje barcolete…/

Nga Fadil LUSHI/

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për nocionin Hipokrizi e jep këtë shpjegim: Ves i njeriut të keq që hiqet sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur me qëllim që të gënjejë të tjerët; qëndrim me dy faqe, sjellja e njeriut që nuk është i çiltër me të tjerët, që nuk zbulon fytyrën e vërtetë dhe që shtiret, të qenët hipokrit; fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që nuk i përgjigjet së vërtetës dhe që synon të mashtrojë të tjerët. Sillej me hipokrizi etj.

Para se ta vazhdoj këtë shkrim, do t’u referohem dy “vakive” si dhe një barsolete. Miqtë e mi me plotë gojë dhe me të drejtë do parashtrojnë pyetjen se ç’lidhje kanë këto “vaki dhe kjo barsoletë” me titullin e këtij shkrimi në veçanti me fjalën hipokrizi! Unë besoj se përgjigjja do të shfaqet më poshtë.

VAKIA 1

Mbaj mend kur dikur shkonim, unë dhe miqtë mi,  në Selanik për të bërë pazare me tregtarët grekë. Meqenëse nuk e njihnim atë gjuhën e tyre, ne ia krisnim e flisnim maqedonisht duke menduar kinse kjo gjuhë (maqedonishtja) ishte më e avancuar se ajo jona, gjegjësisht gjuha standarde shqipe.

VAKIA 2

Disa ditë më parë ca senatorë amerikanë hodhën idenë për të nominuar me Çmimin Nobel për Paqe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi,  dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiç, si dhe baroneshën Ketrin Eshton (përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian që po ndërmjetëson bisedimet në nivel të kryeministrave të lartpërmendur). Pasi ky lajm mori “havanë”, në Kosovë dhe Serbi shkaktoi a ngjalli reagime nga më të ndryshmet…, disa e përshëndetën këtë, ca e “miratuan pjesërisht”, ca të tjerë që merren me analiza politike e kundërshtuan duke e konceptuar si një “shaka të trashë, pa kripë, shaka me zarar dhe së fundi si një shaka me thepa”!? Kundërshtarët politikë të kryeministrit të Kosovës me plotë gojën thanë se “ky çmim për paqe” Hashim Thaçit ndoshta do t’ia vazhdonte qeverisjen edhe për katër vjet, ose tërësisht do ta shpëtonte këtë qeveri nga korrupsioni dhe krimi i organizuar? Ca të tjerë thanë se Thaçi nuk e meriton këtë çmim nga fakti se gjatë bisedimeve të deritanishme (falë qëndrimit të butë të baroneshës Eshton) i kishte bërë lëshime të mëdha palës serbe (Si duket, serbët më pak humbën në luftë dhe më shumë fituan në paqe). Këto bisedime joparimore në vazhdimësi “shkelnin mbi rregullat a protokollin, duke e detyruar z. Thaçi të heqë dorë nga qëndrimi i tij parimor dhe i prerë… rreth organizimit territorial të Republikës së Kosovës së pasluftës”!?

Se a ka a s’ka hipokrizi në këto dy “vaki”, për ne ka pak rëndësi. Me rëndësi është pyetja se pse shqiptarët gjithandej ndihen inferior në raport me popujt e tjerë, pse shqiptarët duhet të karakterizohen me kompleksin e inferioritetit kolektiv (sidomos ata që jetojnë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë), për ne me rëndësi është fakti se në ç’rrethana u ndërtua ky inferioritet yni, a mos vallë u krijua në rrethana tashmë të njohura, në rrethana të pabarazisë ekonomike, asaj sociale, kulturore, politike, arsimore e tjerë, rrethana rënduese (për ne) historikisht të njohura, pothuaj edhe të panjohura…, a mos vallë shqiptarët edhe më tej duhet të ndihen të nënvlerësuar, a mos vallë duhet ta vlerësojmë dikë a diçka më shumë sesa është në të vërtetë, a mos vallë edhe në të ardhmen kur “do të shkojmë në Selanik do të detyrohemi ta flasim gjuhën e shtetit biblik”, apo do të veprojmë ndryshe. Unë nuk e kam ndërmend që ta pllakos punën e deritanishme të Hashim Thaçit, po as ta kontestoj personalitetin e kryeministrit…, përkundrazi do të parashtroj pyetjen se pse atij nuk duhet t’i jepet Çmimi Nobel. Nëse këtë do ta kundërshtojmë, atëherë vetvetiu do ta vërtetojmë po edhe do ta ushqejmë atë teorinë që shkencërisht e shpjegon nocionin e kompleksit të inferioritetit a vartësisë te shqiptarët.

BARSOLETA

“Dikur moti, e kishin pyetur një fshatar serb nga Shumadija se çka dëshiron më së shumti në jetë, kurse ai kishte thënë – t’i ngordhë lopa fqinjit- komshiut! Po ti çka fiton me këtë, e kishin pyetur fshatarin? Ndërkaq ai ishte përgjigjur se asgjë nuk fiton vetë, por ama, fqinji humb!”

Para ca javësh, në prag të festës së Krishtlindjeve ortodokse, ministri serb, Aleksandar Vulin, kishte parapëlqyer ta vizitojë Gjakovën (me leje të zyrtarit të Zyrës Evropiane në Prishtinë, sllovenit Samuel Zhbogar. Mirëpo kjo vizitë “qe anuluar” me një vendim të nënshkruar nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Bajram Rexhepi, si dhe me kujtesën dhe fjalët të vëna në rabush nga ana nënave gjakovare). Që kur “u fut” në territorin e Kosovës u vu re se në krahët e tij kishte dy strajca. Njëra ishte e mbushur me hipokrizi ulëritëse, me histori të ngatërruar, me ndjenjën e superioritetit-epërsisë intelektuale, ndërkaq e dyta ishte e mbushur me kompleksin e inferioritetit kulturor, me racizmin, me urrejtjen, me shovinizëm, megalomani, me atë kompleksin tejet të zhvilluar e të qenit katundar.., me filozofinë politike arkaike, krahinore dhe shoviniste…, me “ato  sikletet dhe bezditë” e tij ndaj të vërtetës se Kosovën njëherë e përgjithmonë e ka të humbur. Ky farë politikani kishte menduar se do të shkojë në Gjakovë të hajë përshesh me kalamajtë…, por ja që nuk i dolën hesapet.

Kjo barsoletë ma rikujton atë përshkrimin që jepet për Ali Pashë Tepelenën – “koka në Stamboll, trupi në Janinë”. Ky përcaktim kushedi sa herë është lakuar, interpretuar, analizuar e shpjeguar nga ana gjuhëtarëve, sociologëve, psikologëve dhe mbase edhe nga politikanët dhe kundërshtarët e pashait famëmadh. Ndoshta këtij shkrimi në veçanti Vulinit, i shkon thënia “trupi në Serbi, bishti në Moskë e mendja në Kosovë”!? Ata që e njohin teorinë e psikanalizës së Zigmund Frojdit mund të thonë se kompleksi i inferioritetit dhe ai i superioritetit nuk kanë ilaç.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fadil Lushi, Hipokrizia uleritese, Serbe

Al Qaida po frymon në vendin tonë?!

January 14, 2014 by dgreca

Nuk mund të luftosh në Siri për njerëzoren?!… /

Depërtimi i ideologjive fetare në Kosovë vec ka fillue ta vë në rrezik qenjen, ne nuk kishim dëgjuar më heret për sekte që ka feja Islame?!… ne e njiheshim fenë Islame si fe të tolerancës dhe mirësisë./

Nga Gazmend Islami/*

Shkuarja e shqiptarëve në luftërat e fundit të përfshira si Pranverat Arabe po rezulton të jetë ndër gabimet më të mëdha që mund të bëjë një qytetar shqiptar. Cilido qoftë qëllimi i shkuarjes për tu ndihmuar për „çlirim“ nga vet ata që i kanë zgjedhur, po shihet se është jo njerëzore sepse ata si popuj janë jonjerëzorë, kjo mund të ilustrohet më së miri shembull; me Egjiptin, Irakun, Libinë. Fatkeqësia e gjithë kësaj qëndron në atë se, dhe pse aty i përmbsyën pushtet aty nuk u krijua kurrë paqe e mirëfilltë. Këta janë popull pa ndiejna, janë shtazarak dhe popull me më së paku besim. Të shkosh t´i ndihmosh të çlirohesh, ata prapa të vrasin , ata në fund i hanë edhe fëmijën e vet, e lere më të huajin. Kthehuni në vendin e juaj edhe mësoni nga ky rrugëtim sepse atje nuk luftohet as në emër të fesë e as të njerëzores, atje luftohet për interesa të fiseve, bandave, krimineleve më të fëlliqur që mund ti njeh njerëzimi. Masakrat e publikuara në faqe të internetit, prerje kokash të fëmijëve, nxjerrje syve, prerje gjymtyrësh, varrosje për së gjalli, këto vetëm janë disa nga tmerret që bëjnë ata që janë të dënuar në këtë botë dhe botën tjetër. Sa është e dhimbshme të shohesh qytetarët tanë të vdesin e vriten si lepujt neper rrugët e mallkuara të vendeve të mallkuara. Zoti nuk i do ata se ata nuk janë me Zotin, ata nuk janë me botën, ata janë me të mallkuarat dhe të tillë do të mbesin. Ky fenomen i shkuarjes të të rinjve tanë në thirrje të luftës së shenjët për zotin I duhet edhe një studim të mirëfilltë se si ka mundur që brenda 15 viteve që nga përfundimi i luftës të krijohet ky mentalitet i djallit që rrezikon jo vetëm veten dhe familjen por këta rrezikojnë shoqërinë, kombin dhe krejt njerëzimin. Thjeshtë, kësaj shtrese u duhet një terapi psikologjike sepse këta tash kanë s’mundje të rrezikshme, dogma e tyre është e tillë. Shteti i së drejtës duhet të ndihmojë por edhe të parandalojë të gjithë ata që po punojnë në degjenerimin dhe varfërimin e kombit tonë nga elemente të pistë që janë duke punuar dhe po punojnë vazhdimisht që të çoroditemi si shoqëri. Kjo është e rrezikshme dhe e neveritshme. Të shkruajmë për këtë fenomen si erdhi dhe nga kush erdhi kjo ideologji e prishur dhe kush janë ata që e përhapën këtë idiotizëm dhe kush po e mbron në heshtje e kush po e mbron haptas këtë fenomen që më par kurr nuk ka qen dhe as që është folur në trojet tona. Depërtimi i ideologjive fetare në Kosovë veq ka fillue ta vë në rrezik qenjen, ne nuk kishim dëgjuar më heret për sekte që ka feja Islame, ne e njiheshim fenë Islame si fe e tolerance dhe mirësisë. Por në fillim të viteve ’90 të shekullit XX në Kosovë u shfaqën disa rryma apo sekte fetare, për të cilat më herët nuk kishim dëgjuar. Ato në Kosovë erdhën dhe depërtuan në emër të “Luftëtarëve të islamit të pastër”, siç e quajnë veten vahabinjtë. Aktivitetin e tyre në Kosovë e filluan në atë kohë kur pushteti i Serbisë nuk kishte interes që t’i pengonte, prandaj ato filluan të shtriheshin ne shkallë vendi pa pengesa. Sekti Vehabi apo ideologjia e saj nuk ka më dilem se është bërë shumë e rrezikshme jo vetëm ne Kosovë por edhe në mbarë botën, sepse këtë idelogji e përkrah AL- KAIDEA, pra nuk do shumë koment për këtë organizatë terroriste, pra Vehabit përndyshe vetëm ua trasojnë rrugën AL- KAIDEA.

Duke pas parasysh se siguria e një vendi varet nga raporti i forcave në një peshore, në të dy anët e së cilës janë dy grupe të shoqërisë. Njëri grup janë forcat e sigurisë së këtij vendi; ushtria, policia, shërbimi inteligjent, ndërsa grupi tjetër janë ata njerëz në shoqëri të cilët, për nga bindjet që kanë, përbëjnë një forcë potenciale, e cila mund të ndërmarrë veprime të armatosura për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcë. Logjika të thotë se siguria e një vendi fillon të kërcënohet seriozisht kur grupi i dytë, ai që është i prirur për veprime të dhunshme, fillon e i afrohet numerikisht grupit të parë, pra forcave të sigurisë. Në Kosovë numri përkrahësve të disa sekteve po rritet me shpejtësi të madhe atëher rreziku do t´i kanoset edhe ma tepër në 3 deri në 5 vitet e ardhëshme Kosova do të bëhët vatër potenciale e terrorizmit fetar Islamik. Lufta e fundit në Siri dhe shkuarja për luftimin e një kauze të ashtuquajtur në emër të mbrojtjes së ‘’Islamit të pastër’’ ishte dhe do të jetë gabim i madh dhe i pafalshëm, jo vetëm për ata që janë shkuar por edhe për ata të cilët i kanë nxitur të shkonin. Duke marrë parasysh se lufta në Siri nuk është luftë për çlirim nga robëria por luftë e klaneve, e fiseve dhe sekteve fetare të cilat po e terrorizojn popullatën e tyre të pambrojtur. Viktimat kryesore të kësaj lufte të pist janë kryesisht; gra, pleq dhe fëmijë. Shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera që shkuan të luftonin në Siri për luftën e ‘’shejtë’’ ata u zunë dhe u vranë si lepujt, po nga ata që së bashku luftuan në të njëjtin front ishin , e të tjerët që kan mbetur atje tash kanë filluar të mendojnë se dikush i ka keqpërdorë dhe ata tash po kthehen masovikisht në vendet e tyre, sepse ata e kanë kuptuar se qëllimi nuk qenka ajo për të cilën kanë menduar se po luftojnë”. Dikush duhet të japë përgjegjësi, pra duhet të kërkohet përgjegjësi prej atyre që i kanë manipuluar këta persona që tash po kthehen nga Siria të vrarë. Dikush duhet të japë përgjegjësi për ata djem që u manipuluan dhe tash po ju kthehen familjeve në arkivole e përgjegjësia bie mbi ata që bënin thirrje të shkojnë në “Xhihad”, si në Xhamia, rrjetin sociali facebook, yutube etj. Pasi që nuk është e vështirë të identifikohen ata që i nxitën të rinjët të shkoin në luftën e Sirisë, shteti i Kosovës duhet t’i arrestojë dhe të marr masa për nxitësit që i quan të rinjtë tanë të vriten për konfliktet e fiseve dhe sekteve fetare në Siri.

*Autori eshte analist edhe gazetar

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: A Qaida, frymon ne vendin tone, Gazmend Islami

PËR PRIZRENIN, RAMËN, THAÇIN, PAKICAT NË KOSOVË E SERBI DHE INTEGRIMET SHQIPTARE NË BE

January 14, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Qeveria Rama i dha shumë rëndësi takimit të Prizrenit, i cili u bë gjatë fundjavës, pra jo gjatë ditëve të punës, më tepër si një takim informal – larg ngjyrimit zyrtar. Megjithatë përshkohej nga rregulli dhe disiplina shtetërore, orari i nisjes, përfshirja. Autobuzi jo me ngjyrë të purpurt, por në okrën e preferuar të Van Gogh-ut, priste përpara dyerve të kryeministrisë, ku i fundit hypi Endri Fuga, i cili në distance ngjante me një Harry Potter. Televizionet treguan live kur autobusi u nis e pastaj u ndal në semafor. Ndofta aty Rama është krenuar përpara vartësve se si qeveria e tij i respekton rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk dihet nëse gjatë udhëtimit për në Prizren e ka marrë në gojë për të mirë pararendësin e tij, por kjo pak rëndësi ka.
Edi Rama është në fillim të mandatit të tij,ende i krekosur prej premtimeve – Hashim Thaçi në fund të dy mandateve të tij i konsumuar prej mosmbajtjes së premtimeve dhe sidomos i gërryer si udhëheqës i palës shqiptare në bashkëbisedimet Kosovë-Serbi, sepse ndërsa Kosova plotëson kushtet ndaj pakicës serbe, pakica shqiptare në Serbi nuk gëzon as të drejtat elementare të njeriut. Thaçi po ashtu është i gërryer edhe nga brenda partisë, pas largimit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Papunësia në Kosovë kalon 60% dhe Kosova është i vetmi vend në Ballkan që diskriminohet dhe ka mbetur i papërfshirë në liberalizimin e vizave, ndërsa pakicat që jetojnë këtu përfitojnë nga marrëveshja Shengen, sepse gëzojnë dyshtetësinë. Pra Hashim Thaçi e ka të pamundur të fitojë një mandat të tretë.
Sa për Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin këtu gjendja e shqiptarëve është e dëshpëruar. Ka dy vjet që premtohet se do të ndërtojnë një maternitet pasi grave shqiptare u duhet të udhëtojnë 200 kilometra rrugë për të lindur dhe premtimet kanë mbetur në hava.
Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të funksionojë në bazë të reciprocitetit bilateral, ashtu si funksionojnë të tilla marrëveshje në të gjithë Europën dhe rajonin. Kosova plotëson kushtet ndaj pakicës serbe, dhe Serbia duhet të plotësojë kushtet ndaj pakicës shqiptare. Por ndërsa Kosova dhe Serbia kujdesen për pakicën serbe në Kosovë, për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kujdeset as Serbia, as Kosova, as Shqipëria dhe askush.
Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc kërkojnë punësim, shkolla, maternitet, zhvillim si dhe përfshirje në politikë, në mënyrë të tillë që zëri i tyre të dëgjohet përmes përfaqësimit në Beograd. Ashtu si dëgjohet edhe zëri i pakicës serbe në Parlamentin e Kosovës.
Por politika shqiptare këndej dhe andej kufirit ka synime të tjera. Megjithëse Rama në fjalimin e tij në Prizren përsëriti disa here si gjetje filozofike fjalën “përbashkim”, duke evokuar hymnin e flamurit, kjo gjë duket pa sens, sepse shqiptarët rezultojnë të jenë më të varfërit e rajonit, më të paintegruarit e rajonit dhe më të mbeturit në mëshirë të fatit e rajonit.
Edhe 100 mijë Eurot që Rama dhe Thaçi i dhuruan Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishin një fyerje. Berisha kur ishte kryeministër i dhuroi 400 mirë Euro pakicës serbe në Graçanicë! Prandaj ishte i drejtë reagimi i shoqatës Medvegja në Zvicër, e cila ka vendosur pas kësaj që t’iu dhurojë 200 mijë Euro qeverive përkatëse të Tiranës e Prishtinës, shtetarët e të cilës bëjnë jetë komode dhe me prosperitet, ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri e mjerim.
Të të ketë lindur Zoti nën qiellin e Europës dhe të mbetesh i ekskomunikuar prej Europës si po ndodh me shqiptarët, këtu qendron drama. Nëse sot Shqipëria do të ishte e integruar në BE ajo do të kishte një zë tjetër, nëse nuk është e integruar në BE, ky hendikep i adresohet klasës politike, sepse nuk ka plotësuar as detyrimin minimalist ndaj popullit.
Takimi i Prizrenit s’ka asgjë të keqe, mirë që e bënë, por në fund të fundit shqiptarët e bëjnë për çdo ditë rrugën Kosovë-Shqipëri e anasjelltas, vinë e shkojnë,shkojnë e vinë e takohen midis tyre. Atë që duhet të bëjë Rama dhe Thaçi e të gjithë liderët shqiptarë, është të përmbushin detyrimin që kanë ndaj qytetarëve të tyre, të krijojnë kushte zhvillimi, të fuqizojnë shtetin e së drejtës dhe tregun e lirë për një jetese normale, duke i integruar në BE.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, pakicat, Prizreni, Rama, Thaci

PRESIDENCA E RADHËS E BASHKMIT EUROPIAN NGA GREQIA

January 14, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Me 1 Janar, Greqia mori presidencën e radhës të Bashkimit Europian (BE) dhe sot më 15 janar, Kryeminsitri i Greqisë, Antonis Samaras do t’i paraqesë sesjonit plenar të BE-ës në Strasburg prioritetet e presidencës greke.  Sipas burimeve të cituara nga media, prioritetet e presidencës greke për BE-ën, gjatë gjashtë muajve të ardhëshëm, do të jenë rritja ekonomike dhe krijimi i punëve të reja, zbatimi i marrëveshjes historike bankare që është arritur fundin e vitit të kaluar nga ministrat e financave të vendeve europiane, si dhe politika e imigracionit dhe e çështjeve detare.

Disa analistë po e krahasojnë presidencën greke e radhës të BE-ës  si një tragji-komedi greke, duke marrë parasyshë se gjatë tre viteve të kaluara ishte Bashkimi Europian ai që i dha Greqisë një hua prej  më shumë se 320-miliardë dollarësh në përpjekje për të shpëtuar ekonominë greke nga një falimentim i përgjithshëm.  Kjo, përball edhe një papunësie prej 30-për qind dhe të një papunësie prej 58 për qind  në radhët e rinisë në Greqi dhe përball zemërimeve dhe pakënaqësive në rritje që, sipas ekspertëve mund të çojnë në trazira anë e mbanë vendit.

Por megjithë këto probleme, Kryeministri grek, Antonis Samaras duke u shprehur më optimist, ka thënë se masat shtërnguese që ka ndërmarrë vendi i tij, të imponuara  nga BE, kanë shënuar rezultate dhe se viti i ri do të sjellë, “mundësinë e këthimit të normalitetit”.   Edhe zyrtarët europianë, përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duke pretenduar se Greqia është në rrugën e ringjalljes ekonomike, ka thënë se megjithë problemet  e mëdha që ekzitojnë gjithnjë, “Greqia e ka kaluar periudhën më të vështirë të krizës…..dhe se është shënuar një përparim i dukshëm.”

Por vërejtës të tjerë e shikojnë ndryshe krizën ekonomike dhe gjëndjen eksplosive shoqërore që ka pllakosur Greqinë me vite tani, dhe kanë mendime të kundërta  mbi  presidencën e radhës të Greqisë duke thënë se Athina do të përballet me sfida të mëdha gjatë gjashtë muajve të presidencës së radhës të Bashkimit Europian.  Ata thonë se masat shtërnguese ekonomike dhe financiare kanë detyruar pushimin nga puna të më shumë se çerekut të  forcës puntore, duke hedhur qindra mijëra familje nga niveli i jetesës së klasës së mesme në një nivel varfërie — duke krijuar kështu, sipas tyre,  një gjëndje që nuk mund të tolerohet më. Ata theksojnë gjithashtu se nuk në radhët e qytetarëve grekë, ekziston besimi që udhëheqja e Greqisë është e aftë të heq vendin nga situata e rëndë në të cilën e ka zhytur veten, dhe aq më pak të jetë e aftë të kryesojë BE-ën.   Aris Chatzistefanou, një gazetar grek i cili ka punuar për BBC-në britanike dhe për disa media greke tha në lidhje me aftësitë e vendit të tij për të udhëhequr BE-ën se, “të thuash se një shtet si Greqia mund të udhëheqë Bashkimin Europian, është njësoj si të thuash se një republikë bananesh në Amerikën Latine të viteve 1970,  mund të kishte ndryshuar politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, dhe shtoi se “Greqia nuk mund të bëjë asgjë dhe se këta janë vetëm një cirk njerzish që pretendojnë të udhëheqin BE-në.    Gazetari tjetër grek Mathaios Tsimitakis, në një koment i krahasoi problemet përball të cilave gjëndet vendi i tij, me një tragjedi të Greqisë së vjetër, plot e përplot tragjike, sipas tij, të “shkaktuar nga vendime të gabuara, nga dështimi i moralit dhe nga mungesa e karakterit”, dhe shtoi se edhe  analiza që qeveria greke u ka bërë shkaqeve dhe e pasojave të krizës, është gjithashtu tragjike.  Përveç problemeve politike dhe ekonomike të mbrendshme, presidenca greke e radhës në krye të Bashkimit Europian, përballet edhe me faktorë të jashtëm, që do të pengojnë arritjen e ndonjë suksesi.  Janë zgjedhjet për parlamentin europian që do të mbahen  në Maj si dhe përçarjet serioze në radhët të BE-ës  në lidhje me përpjekjet tepër delikate për të krijuar një sistem të përbashkët bankar.  Në lidhje me këtë Zsolt Darvas, një ekonomist pranë Institutit Bruegle në Bruksel i tha agjencisë franceze të lajmeve se, ai “nuk pret që presidenca greke të jetë aq e suksesshme në krahasim me presidencat e mëparshme”, dhe theksoi se, “do të jetë shumë e vështirë për Greqinë të realizojë agjendën e saj, kryesisht për arsye të problemeve të saja të mbrendshme,  por edhe për arsye të mos efikasitetit të administratës publike të Athinës, si edhe për shkak të presioneve të kohës që imponojnë zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian”, që do mbahen në Maj.

Megjithëse Athina zyrtare ka premtuar një presidencë “spartane” të radhës në BE, dhe ndërkohë që kryeministri grek Samaras e ka cilësuar presidencën gjashtmujore greke, si një “presidencë e shpresës për një Europë më të madhe dhe më të mirë”, analistët janë të mendimit se kur të merren parasyshë problemet e mëdha politike, financiare dhe ekonomike të lartë përmendura, me të cilat përballet sot Greqia –mundësitë për realizimin e pritjeve dhe  të shpresave për një presidencë të suksesshme greke duken tepër të vogëla, për të mos thënë të paqëndrueshme.

Por për fatin e mirë, presidenca e radhës e BE-së është shumë më pak e rëndësishme se ç’ishte më përpara,  ç’prej zgjedhjes së një presidenti të Këshillit të Europës më 2009 në bazë të traktatit të Lisbonës – post ky që sot mbahet nga belgu, Herman Van Rompuy.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Presidenca e Greqise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4943
  • 4944
  • 4945
  • 4946
  • 4947
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT