• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DARDHARËT PËRKUJTOJNË BIRIN E TYRE VATRANIN JANI MELKA

April 29, 2013 by dgreca

Nga ROZI THEOHARI, Boston/

Vetëm vdekja mundi ta shtrijë përtokë Jani Melkën, këtë lis të gjatë e të nurshëm, aktivistin dardhar, publicistin dhe atdhetarin, që ndërroi jetë me 5 shtator 2004, nga një sëmundje e rëndë. Me humbjen e tij, ai la në hidhërim të thellë bashkëshorten Zhaneta, dy djemtë, Klodin e Ilirin, me dy nuset e shtëpisë, Klodianën e Mariolën, nënën e Zhanetës, Izminin, si dhe shumë miq e shokë, dardharë e bashkatdhetarë me banim në Uster, në vise të tjera të Amerikës dhe në atdheun e largët.

Në agimrendjen e këtij shekulli, po humbim edhe disa nga të dashurit tanë. U ringjallen edhe një herë plagët e kurbetit të dikurshëm, kur vdekja, që merrte aq jetë kurbetlinjsh, tundte kambanat e kishave në të dy kontinentet, jehona e të cilave

përzihej me vajet e nuseve e të nënave. Këto kohët e fundit na kanë lënë mjaft dardharë e bashkatdhetarë, duke na kujtuar se ndodhemi në një vend të huaj dhe dhembjen e ndiejmë dyfish.

Jani lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 11 korrik 1940, ku dhe kaloi fëmijërinë. Babai i tij, Kostë Melka, si shumë dardharë të tjerë, kishte emigruar në Amerikë qysh në fillim të shekullit të kaluar dhe shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë

Luftës së Parë Botërore. Kosta u kthye në Shqipëri, në vitin 1939, të vizitonte familjen, por, për shkak të luftës, nuk mundi të kthehej përsëri në Amerikë. Jani pati fatin e madh të rritej me baba e nënë, fat që nuk e kishin shumë moshatarë të tij me baballarët që punonin në Amerikë. Babai i tij, një burrë I respektuar nga dardharët, e edukoi të birin me dashurinë për Dardhën, për traditat e vyera që trashëgonte fisi i dardharëve në breza. Jani, me natyrën e tij të ndjeshme e romantike, u rrit në mes të maleve të Dardhës, mes bukurisë që sjell behari me

lule, tek shkëlqejnë dëllinjat në diell, dhe dimri me dëborë, tek bubullojnë malet e shkrepat. U rrit bashkë me moshatarët, me lodrat e shumta të fëmijërisë. Ai ishte nxënës i dalluar në shkollën e bukur të Dardhës, e cila në ato vite ziente nga zërat

e gëzueshëm të fëmijëve. Por Jani dallohej nga nxënësit e tjerë të fillores për disa virtyte.

Më kujtohen ato vite të pasçlirimit, kur në shkollat tona mungonte çdo gjë: mungonin shkumësat, librat, fletoret, penat, boja e shkrimit etj. Ishte “luks” në qoftë se një nxënës sillte ndonjë send nga këto në klasë. Ndërsa ne luanim në rrugët e fshatit, vinim re Janin, të larë, të krehur e të veshur pastër, me një shishe të vogël bosh në dorë. Ai nuk luante si ne, por shkonte te kushërinjtë qe kishin bojë blu,“gushëpëllumbi,” për ngjyrosjen e leshit për qilima. Me sjelljen e tij të hijshme, djali I vogël i lutej zonjës së shtëpisë t’i hidhte pak bojë në shishe. Ajo ia plotësonte dëshirën dhe Jani kthehej në shtëpi tërë gaz, sikur mbante në dorë një thesar. Pasi e përziente bojën me ujë dhe shishja mbushej plot, ai lejonte që ta përdornin atë të gjithë nxënësit e klasës. Ndoshta ky detaj duket i parëndesishëm, por ai lidhet vetëkuptimthi me karakterin e fortë dhe këmbënguljen e të riut që çdo punë ta kryente në mënyrë të plote e të përsosur, si dhe me dëshiren e tij për të ndihmuar cilindo në nevojë. Kjo ndjenjë detyre e përkujdesjeje e shoqëroi atë deri në shtratin e vdekjes.

Me merakun për të ndihmuar familjen, kur u rrit, Jani vazhdoi shkollën e rezervave të punës dhe gjimnazin e qytetit të Korçës, pa u ndarë kurrë nga fshati i tij ku kthehej gjatë pushimeve javore e verore. Në Korçë ai punoi disa kohë si mekanik në parkun automobilistik. Më vonë, me deshirën për të vazhduar studimet e larta, në vitin 1964, u regjistrua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinerisë dhe, pas katër vjetësh, në vitin 1968, u diplomua inxhinier mekanik.

Jani Melka punoi e drejtoi në disa rrethe të vendit, ku ndërtoheshin uzina e fabrika, si në Lushnje, Fier, Krujë; si inxhinier i ndërmarrjes së montimeve në Tiranë dhe mandej në Durrës, në ndërmarrjen e montimit të makinerive të rënda.

Ai vazhdoi të punonte me përkushtim edhe në vepra të tjera, drejtoi me zotësi, urtësi e korrektesë, plotësoi detyra të rëndësishme që iu ngarkuan, pa as më të voglën mëdyshje, deri në vitin 1993. Jani, kurdoherë i disiplinuar e i dalluar, u bë

një shembull për drejtuesit e kantiereve deri edhe për punëtorin e thjeshtë, sepse ai vetë ishte një punëtor i mbrujtur me dashurinë e respektin për njeriun, i gatshëm kurdo e kudo të ndihmonte të tjerët.

Po ashtu, Jani krijoi edhe familjen e tij shembullore. Ai u njoh e u martua me Zhaneta Plasën, vajzë nga një familje e dëgjuar në Korçë, bija e inxhinierit të talentuar të bonifikimeve në Shqipëri, Ilia Plasës. Ata u martuan në vitin 1975, duke krijuar një familje të nderuar e të respektuar nga të gjithë ata që i njihnin e i vlerësonin.

Jani erdhi familisht në Amerikë, si nënshtetas amerikan (nga babai i tij), në vitin 1993 e u vendos në qytetin e Usterit, qytet me tradita atdhedashëse. Qysh në fillim, ai u njoh me shumë dardharë e bashkatdhetarë, ardhur në Uster që nga shekulli i

kaluar, u familjarizua e u njoh nga afër me ta sidomos nëpërmjet kishës “Fjetja e Shen Mërise”, e cila është kthyer në një institucion që bashkon shqiptarët e që ndihmon emigrantët e posaardhur në Uster. Jani, i sjellshëm, i respektuar, xhentil, i

gatshëm për të ndihmuar cilindo, fitoi një popullaritet në banorët shqiptarë të Usterit, që rrallë mund ta arrijë një tjetër person. Janit iu propozua menjëherë të punësohej në kompaninë “Dimitria Delights” inc., pronarja e së cilës është

me origjinë shqiptare. Duke vlerësuar cilësitë e mira dhe disiplinën me të cilën punonte Jani, ajo e emëroi atë me detyrën e rëndësishme supervisor (përgjegjës), detyrë të cilën ai e mbajti deri në fund të jetës. Në vitet 1993-95, kur në Uster numri I emigrantëve ishte akoma i pakët, Jani ndihmoi pa u lodhur, me çfarë kishte mundësi, familjet e emigrantëve të rinj, për të filluar jetën e re në Amerikë. Ai i propozonte pronares së kompanisë që të punësonte shqiptarët e posaardhur dhe ajo,

me besimin dhe respektin që kishte për punën e Janit, nuk ia kthente fjalën. Puna në kompani ishte e lodhshme, kapitëse.

Punetorët gjatë gjithë kohës qëndronin në këmbë, duke gatuar brumin fillimisht e duke bërë byrekë e prodhime të tjera bekerie.

Kur Jani kthehej në shtëpi, ashtu si dhe intelektualëve të tjerë shqiptarë që punonin në kompani, mezi i pastroheshin flokët nga mielli i ngurosur në lëkurë. Kjo ka qenë dhe është Amerika ! Ajo thith energjitë e emigrantëve! Por Jani ka dhënë energjitë e tij jashtë mase…Ai punonte pa orar, punonte edhe atëherë kur nuk e paguanin, si vullnetar, sepse kishte merakun e cilësisë së prodhimit. Me pronaren shqiptare, me punëtorët e tij shqiptarë, me prodhimet e byrekëve shqiptarë për treg, me të folurit shqip gjatë procesit të punës, me bisedat për vendlindjen, qoftë edhe me lulet e beharit që kishte mbjellë në oborrin e godinës së kompanisë me farat që kishte sjellë nga fshati i tij, Dardha, Jani gojëmjaltë kishte krijuar një ansambël shqiptar, një vatër të ngrohtë atdhetare për ta pasur zili.

Qysh në fillim të jetës si emigrant, Jani Melka u njoh e u interesua për emisionet e radios së Usterit në gjuhën shqipe që jepen çdo të shtunë në “Ora shqiptare.” Ai e filloi si folës vullnetar, më vonë u bë miku e bashkëpunëtori i shqiptaroamerikanit

Dhimiter Stefo, i cili mbante dikur tërë peshën e radios. Pak nga pak, Jani filloi të merrte përgjegjësinë e emisionit. I përkushtuar për të dhënë sa më shumë informacione nga Shqipëria, ai sillte në emisionin e radios lajme të ndryshme e të larmishme për bashkatdhetarët. Nëpërmjet emisioneve të radios, ai u mundua të bashkonte bashkëfshatarët e tij nga Dardha për të rikrijuar shoqatën dardhare “Mbleta”, shoqatë që dikur e drejtonte Vasil Pani, kryetari i “Vatrës”.

Jani Melka së bashku me Sotir Panin, djalin e Vasil Panit dhe të ndjerin Koço Tollko, ringritën shoqatën“Mbleta,” e cila u shpall në piknikun e dardharëve në Southbric, me 26 gusht 2001. Por ishte Jani ai që e projektoi dhe këmbenguli për

rikrijimin e shoqatës. “Jani e mori seriozisht organizimin e shoqatës,- thotë Sotir Pani,- duke qenë i zgjedhur si sekretar I saj, “i zgjonte” nga gjumi të tjerët, i thërriste në mbledhje, ku shtronte probleme dhe jepte mendime për të kryer punë të vyera për shoqatën dhe jetën e kolonisë dardhare në Amerikë, që është vendosur kryesisht në Uster.” Edhe pse mjaft i sëmurë, Jani gjente forca të vinte në kishë rregullisht, të merrte pjesë në ndonjë takim të shqiptarëve. Kështu ai ishte i pranishëm në mbrëmjen tradicionale të shoqatës“Mbleta”më 29 dhjetor 2003.

Por shëndeti sa vinte e binte, ai hynte e dilte nga spitali me sy të trishtuar, e dinte që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, veçse dardhari optimist kurrë nuk e lëshoi veten, ai shpresonte se do të shërohej. Për habinë e të gjithëve, ai organizoi dhe mori pjesë në ceremonine e dekorimit të punonjësit të radios së Usterit, zotit Dhimiter Stefo, nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë.

Jani ishte aktivist shoqëror i talentuar, ishte i kudondodhur midis familjeve të emigrantëve të Usterit, në kishe ku ishte anëtar i nderuar i saj, në piknikë e në ekskursione, në festa e në gëzime familjare, në këngë e ne valle. Banorët shqiptarë të Usterit nuk mund ta harrojnë Jani Melkën; emri i tij, prania e tij do të jenë të gjalla kudo në qytetin e Usterit. Sa mbrëmje gazmore dëfrimi për shqiptarët organizoi dora e tij! Dardhari zemërdhëmbshur mendonte se shqiptarët e organizuar në festime masive e në darkëra me bashkatdhetarët, do të shuanin

mallin e dhembjen e mërgimit, do të harronin lodhjet e përditshme nga puna e hallet. Ai ishte ndihmës e aktivist jo vetëm i radios “Ora shqiptare,” por edhe përkrahës, me aq sa mundi, i emisionit televiziv në gjuhën shqipe.

Jani i donte shumë librat dhe një pjesë të kohës merrej me lexime. Kur kthehej nga vizita që bënte në atdhe, e sillte valixhen plot me libra; kur dikush dëshironte t’i bënte një dhuratë, ai ia priste shkurt: “Më bli një libër”. Kur kthehej vonë nga puna, ngulej në karrige, duke shfletuar gazetat “Illyria” ,”Dielli” dhe gazetat

e tjera shqiptare, për të përpiluar lajmet e emisionit të radios.

Atij, gjithashtu, i pëlqente të shkruante artikuj në gazeta; ka qenë një nder bashkëpunetorët e parë të gazetës “Illyria” dhe e ka ndihmuar këtë gazetë, duke i dërguar informacione e fotografi për veprimtarinë e shqiptaro-amerikanëve të hershëm të Usterit. I pëlqente të shkruante për Dardhën dhe gëzohej, kur gjente në shtyp artikuj për dardharët. Dashurinë e tij për vendlindjen, për Dardhën, ai e shprehte menjëherë sapo të takonte një bashkëfshatar ose të bisedonte në telefon. Ai jetonte shumë me kujtimet e vegjëlisë në fshatin e tij të dashur. Sa herë kthehej nga Shqipëria, Jani më telefononte nga Usteri e më tregonte se si kishte kaluar para shtëpisë sime e më sillte “të falat” e saj, ose si ishte shembur një mur i oborrit të shkollës së fshatit dhe, me interesimin dhe pjesëmarrjen e tij, dardharët e kishin ngritur përsëri, ose përshkruante bukurinë e korijeve erëftohta të Dardhës…

“Nuk do ta harroj kurrë,- thotë Sotir Pani,- gjestin që bëri Jani me gruan e tij në qershor të vitit 2002. Ai ndodhej në Dardhë për një vizitë, siç bënte zakonisht, dhe, për kujtim të babait, nënës dhe motrës së vdekur, dha një meshë përshpirtjeje

në kishën e Shen Gjergjit të Dardhës, si dhe shtroi një darkë me 60 të ftuar në një nga restorantet e fshatit. Në atë darkë Jani Melka mbajti një fjalim shumë kuptimplotë, që na bëri përshtypje neve pjesëmarrësve që u ndodhëm aty.”

Në muajt e parë të vitit 2004, gjendja shëndetësore e Janit u keqësua mjaft, hyri në një rrugë pa shpëtim, por ai nuk e lëshoi veten. Ishte një e papritur për familjarët, për miqtë dhe për ata që e njihnin, kur ai vendosi të bënte një udhëtim në Shqipëri, në qershor 2004, gjë që mjeku nuk ia pranoi. Por Jani me mendje e zemër jetonte me dashurinë për fshatin e tij, Dardhën. Ndoshta, refreni i këngës që ai e pëlqente aq shumë dhe e këndonte nëpër piknike e festa familjare, sikur e ftonte të kthehej:

Pra eja, ti eja,

Në Dardhën e bukur,

Në pyjet e gjelbra

Do ndjehesh i ri…

Zhaneta, gruaja e tij e dashur që nuk iu nda asnjë çast, tregon se Jani gjithnjë optimist, kishte njëfarë shprese se në vendlindje gjendja e tij do të përmirësohej, do të ndodhte ndoshta një mrekulli. I shoqëruar nga Zhaneta, vizitoi Durrësin, ku ka

shtëpinë, më tej Tiranën, Korçën e së fundi Dardhën. Kudo u prit me dashuri e dhembje nga të afërmit e të njohurit e tij, kur e panë se si e kishte shndërruar sëmundja trupin e tij, dikur të shëndetshëm e tërë gjallëri. Zhaneta tregon se me sa vështirësi ai e përballonte sëmundjen tashmë, çdo orë, çdo çast.

Megjithatë, i bëri të gjitha nderimet në fshatin e tij, në Dardhë, ashtu siç e kishte planifikuar. Vizitoi shtëpinë e prindërve, ku tani banonte një tjetër pronar, trokiti në derën e një miku dardhar, të cilit i kërkoi pak mjaltë bletësh me gjithë hoje, që

ka aromën e borigave. Kudo ishte i mirëpritur nga dardharët, të cilët ia hapnin dyert e shtëpive e mundoheshin t’i gatuanin diçka nga kuzhina e fshatit, për të cilën e kishte zënë malli.

Duke tërhequr këmbët nga pafuqia e dhembjet e padurueshme, ai vizitoi edhe varrezat e fshatit, puthi gurin e ftohtë mbi varrin e babait të tij Kosta, vuri lule mbi varret e familjes e qau me dënesë. Mbasi u qetësua pak, tregon e shoqja, ai lexoi me radhë emrat e shkruajtura në kryqe, që i njihte të gjithë. Qëndroi para

varrit të folkloristit dhe këngëtarit dardhar Koci Zdruli, i cili mblidhte dikur në shtëpinë e tij djelmurinë e fshatit dhe këndonin të shoqëruar nga kitarat e mandolinat. Kushedi ç’mendonte Jani atë çast, para varreve të babait, gjyshërve e

bashkëfshatarëve! Pasi e përqafoi disa herë gurin e babait, kaloi midis varreve duke qarë, ashtu i sëmurë, i këputur, doli nga varrezat duke u hedhur sytë e përlotur shtëpive të Dardhës, rrugëve me kalldrem, krojeve që rridhnin ujë të ftohtë, u freskua duke larë fytyrën. Zhaneta tregon se, duke u takuar me bashkëfshatarët, u la disa porosi për punët e fshatit. Hipi në veturë dhe u nis, ashtu, i sëmurë e i drobitur fizikisht e shpirtërisht, qëndroi për pak minuta në sheshin e valleve, lart,

te kisha e Shen Thanasit, ku, sikur iu fanit një grup vajzash të fshatit, veshur me xibunet dardhare, që po luanin vallen “Njëzet e pesë gersheta” në ditën e Shen Mërisë e ato ia tundnin shaminë e i jepnin lamtumirën. Hodhi sytë në malet e Gramozit, në pyjet që rrethojnë Dardhën, në korijen e bukur të Shen Pjetrit, u

kthye e pa Gurin e Vjeshtës, u la shëndetin, e dinte qe nuk do t’i shihte më, bëri kryqin përpara kishës së Shen Thanasit dhe kishës së Shen Pjetrit dhe u nis për në Korçë….Të nesërmen a të pasnesërmen mori rrugën e gjatë për të ardhur në Amerikë, në Uster, ku e prisnin tërë merak fëmijët, të afërmit e miqtë. U shtrua menjëherë në spital, ku e vizitonin të gjithë dhe s’mbeti pa u dhënë nga një porosi të gjithëve, megjithëse të folurin e kishte të vështirësuar.

Sotir Pani tregon për bisedën telefonike me spitalin…”Soto, -i thoshte Jani,- jam shumë i sëmurë…Ç’ po bën ti me shokët?

Pse s’po ecën shoqata jonë?…Mos rri indiferent…ta lë amanet “Mbletën”…unë nuk dal dot më…s’kam fuqi…”

Jani nuk kishte fuqi të merrte pjesë në piknikun e “Mbletës” të dardharëve, me 22 gusht 2004, por me mendjen aty, me dashurinë për dardharet, me Dardhën në mendje dhe në gojë,shkroi një përshëndetje për bashkëfshatarët që merrnin pjesë

në piknikun e shoqërisë “Mbleta.” Jani nuk ishte në piknik me trup, por ishte me mendje e zemër mes bashkëfshatarëve. Atë ditë nuk këndonte si një vit më parë, por vuante nga dhembjet, vuante nga dëshpërimi, shtrirë në krevat, pranë Zhanetës së tij që i shërbeu e u lodh për të. Në luftë me vdekjen fitoi vdekja, jo ai; me 5 shtator 2004, Jani mbylli sytë. Lajmin e dhembshëm e mësuan dardharët këtu në diasporë e larg, në atdhe. Kambana e kishës së Dardhës dha lajmin me tingujt e saj vajtues, tinguj që, veç njerëzve, i dëgjuan malet, korijet e lëndinat e Dardhës.

Humbja e Janit shkaktoi dëshpërim në radhë të parë në familjen e tij, tek bashkëshortja Zhanetë dhe dy djemtë. Klodi e Iliri janë krenarë për atë baba që i rriti e i edukoi e do të çojnë në vend amanetet që ai u la para se të mbyllte sytë. Dy vëllezërit më tregonin për sakrificat që bëri Jani për t’i shkolluar ata.

“Në Amerikë nuk keni ardhur të fitoni një copë bukë,-u tha Jani djemve,- por të shkolloheni, të pajiseni me diploma e të punoni në profesionin tuaj.” Klodi ka mbaruar kolegjin për biznes, ndërsa Iliri kolegjin për inxhinier elektronik. Të dy

punojnë në zanatin e vet, që e kanë fituar me djersë dhe ia dinë për nder të atit që këmbënguli aq shumë. Jani ndihej krenar për “investimin” e madh që kishte bërë gjatë viteve për edukimin dhe arsimimin e tyre.

Kur i telefonova zotit Anton Çefa, editorit të gazetës “Dielli”, dhe e lajmërova për vdekjen e Jani Melkës, atij iu duk sa I papritur aq edhe dhembjeshkaktues ky lajm.“Është një humbje jo vetëm për familjen,-tha ai,- por edhe për diasporën shqiptaroamerikane…

Më kujtohet,-vazhdoi ai,- në pranverën e vitit 2002, me rastin e ceremonisë së 90-vjetorit të themelimit të federatës “Vatra”, erdhi edhe Jani së bashku me të shoqen,

Zhanetën. Në banketin që u shtrua, folën shumë pjesëmarrës, por unë nuk do ta harroj fjalimin e Jani Melkës, i cili ishte I entuziazmuar – ndoshta më i entuziazmuari nga të gjithë pjesëmarrësit – për kontributin që ka dhënë dhe jep “Vatra” për çështjen e shqiptarizmës. Po ashtu, ai ishte optimist se “Vatra” do të luajë një rol të rëndësishëm në dobi të zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe të krejt çështjes kombëtare.” Jani ka qenë vazhdimisht i lidhur me redaksinë e gazetës “Dielli,” duke dërguar letra e korrespondenca, duke dhënë informacione

me telefon ose me internet. Zoti Anton Çefa vlerësoi lart veprimtarinë atdhetare të dardharëve që kur kanë vënë këmbë këtu një shekull më parë me Sotir Pecin, Josif e Vasil Panin e të tjerë. Edhe sot, ata vazhdojnë të ecin me përkushtim dhe sakrifica në gjurmët e traditës së tyre. Një shembull kuptimplotë është jeta dhe veprimtaria e Jani Melkës.

Jani u shua përgjithnjë në ditët e vakëta të vjeshtës së parë,por kujtimet që na lidhin me të, nuk do të kalojnë në rrugën e harrimit. Në fjalimin e varrimit, Sotir Pani, midis të tjerash, tha: “I dashur Jani! Ne dardharët që të donim e të respektonim aq tepër, do ta ruajmë emrin tënd në zemër, do t’i ruajmë

kujtimet që lidhen aq shumë me emrin dhe punën tënde që lë pas…Do të plotësojmë disa amanete që na lë…Mungesa jote do të ndihet shumë si në familje, si tek ne shokët e miqtë… I përjetshëm kujtimi…”

Tani që ka ardhur pranvera, ne dardharët e rajonit të Bostonit dhe të qytetit të Usterit e përkujtojmë Janin, bashkëfshatarin tone të paharruar dhe i çojmë te varri një buketë me lule të freskëta.

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: nga dardharet, Rozi Theohari, u perkujtua Jani Melka

New York : U mbajt manifistimi përkujtimor për Martirin e Demokracisë – Nikë Marnaçaj

April 29, 2013 by dgreca

Nikë Mernacaj, përcjellës i mesazhit të lirisë dhe demokracisë shqiptare…”Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjise komuniste me flamurin e luftës për demokraci”. /

Nga BEQIR SINA/
NEW YORK: Në Valhalla – Westchester County, ditën e dielë, në prani të autoriteteve lokale, shtetërore dhe disa përfaqësueseve të komunitetit, liderve dhe klerikve, në përkujtim të Martirit të Demokracisë – Nick Marash Mernaçaj, i cili në moshën 31 vjeçare, humbi jetën tragjikisht gjatë përpjekjeve për liri e demokraci, në Atdhe, u mbajtë manifestimi tradicional vjetor.
Në 23 vjetorin e vdekjes së tij si çdo vjet në shtizën e lartë të parkut rekreativ “Kensico Dam Plaza”, u ngritë edhe Flamuri Shqipëtar, përkrah flamurit të SHBA, me rastin e asaj që Prefektuar e Westchester County-t, e ka shpallur me proklamat si “DITA E LIRISË SË SHQIPERISË”.
Prefektuar e Westchester County-t, ka treguar se cila ka qenë arsyeja që prefektuara në çdo fund prilli kujton me shënimin e kësaj dite Nik Mrnaçajn, në këtë vend – ku është ngritur vitete e fundit dhe memoriali i viktimave të 11 shtatorit 2001, e cila simbolizon të gjithë ata që luftuan për liri e demokraci ane mbanë botës.

Arsyeja e tyre lexohet në motivacionin e Proklamatës, ku është e shkruar se : “Liria dhe drejtat e njeriut janë një drejt që duhet ta ketë çdo popull – pavarësishtë, kombësisë, racës dhe besimit të tij fetar, politik e tjerë.
Mbasi për këtë të drejt, me mijëra gra e burra, fëmijë e të moshuar u presekutuan dhe u shtypën vetëm sepse luftuan për liri dhe demokraci.
Prefektuar e Westchesterit – New York, është e bekuar që këtu jetojn edhe shqiptarët, të cilët njihen si njerëz të ndershëm, punëtor dhe të dedikuar. Njerëz që vazhdimisht dhe në mënyrë konstante kanë punuar e luftuar për vendin e tyre – edhe kundra regjimit diktatorial komunist në Shqipëri- për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Kane luftuar kundra shtypjes, për të fituar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe të gjitha trojet e tyre.”

Ndryshe, nga heret e tjera, kësaj rradhe pjesëmarrja ka qenë masisve e shqiptarëve. Në këtë manifestim morën pjesë dhjetëra vetë. Për të marrë pjesë kishin ardhur edhe disa përfaqësuesit e shoqatës Vatra, nga Detroiti, Florida, dhe zona e Tri – Shteteve, shumë të rinjë e të reja, familja Mrnaçaj – axhallarët e të afërmit e tjer, miq e shok si dhe media shqiptare në Amerikë.
Programi i këtij manifestimi është ngritur mbi një konceptim të ri, me qëllim që kjo veprimtari të bëhet edhe më e larmishme, dhe më tërheqëse për një pjesmarrje sa masive, dhe kjo nëprmjet të shoqërive kulturore artistike në komunitet, Shoqërisë Kulturore Artistike Kelmendi e cila është nga vendlindja e e familjes Mrnaçaj, Kelemndi, dhe SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj).

Zoti Rob Astorino(Westchester County Executive)- Prefekti i Qarkut, mik i shqiptarëve, mori pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, së bashku me lider fetar dhe të komunitetit, përfaqësues të disa shoqatave dhe organizatave, përfshirë, kryetarin e Vatrës, dr Gjon Buçaj, asamblesitin e parë shqiptarë në Amerikë, zotin Mark Gjonaj, sekretarin e shoatës Çamëria në SHBA, inxh. Sali Bollati, dhe anëtarin e Senatit të Partisë Lëvizja e Legalitetit Musli Mulosmani

Drejtuesi i aktivitetit zoti Sokol Smajlaj, u prezantoi pjesmarresve, autoritetet lokale dhe mysafiret e nderit, nderkohe qe i ftoi të pranishmit të percillnin dy hymnet kombetare, ate Amerikan dhe Shqiptar. Me pas ai i ftoi të pranishmit qe të mbanin një minute heshtje për perkujtimin e Nikes, dhe të te gjithë atyre deshmoreve të flijuar për liri e demokraci.
Në fillim të fjalës së hapjes së këtij kremtimi vjetor, udhëheqësi i kësaj veprimtarie zoti Sokol Smalaj, falemnderoi, të gjithë pjesmarrësit, bashkëvendasit e tij, përfaqësuesit e institucioneve shtetrore dhe fetare, liderve të komunitetit, mediaeve në komunitet, ish bashkëpuntorët e Nick Mrnaçajt, që në ato kohë përpjekjesh dhe skarificash të mëdha, bënë shumë për Shqipërinë dhe Kosovë, duke deklaruar me kete ras të hapur këtë veprimtari, në nderim të Ncik M. Mrnaçajt.

“Ndoshta, mund t’a presim me çudi të ligët, fjalën kremtim në këtë premeorie dedikuar këtij martiri, që vdiq tragjikisht në shërbim të Zotit dhe të Kombit, tha duke e bekuar këtë veprimtari, Diakon Marash Shkreli, i cili foli në emër të Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë – Zoja e Shkodrës, duke shtuar se ishte ai që sakrfikojë jetën e vetë për familjen e tij, kombin e tij dhe fenë e tij – për demokracinë, dhe, ashtu si ka thënë dhe poeti ynë i madh At Gjergjë Fishta, se : Martirët nuk vdesin kotë – Martirët e një Kombi jetojnë gjithmonë në zemart e mendjet tona, jetojnë gjithmonë në kujtimin e Kombit të tyre, për të cilin jetën e napin” u shpreh Shkreli .
Më pas ai tha se fati që Nicka, u rritë dhe u edukua rreth votrës familjare ku urata dhe shprehja e dashurisë për Zotin dhe Kombin ishnin të pandashëm, ashtu sikur se është dhe vetë “mishi dhe ashti”, dhe i frymëzuar nga kjo dashuri, Nicka, jo vetëm që nuk e kurseu veten , por si një liridashës i njohun, i dhuroi jetën e vetë vëllezërve dhe popullit të tij – u shpreh në fjalën e tij Diakon Marash Shkreli.
Zoti Rob Astorino(Westchester County Executive)- Prefekti i Qarkut, e përshëndeti me një fjalë rasti këtë veprimtari
Kurse, anëtari i Kuvendit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj duke përshëndetur këtë manifestim tha se “Jam i nderuar të marrë pjesë në këtë veprimtari, kushtuar këtij djali të kësaj familje, këtij vëllau, këtij shoku dhe shqiptari, i cili dha jetën e tij i motivuar për një çështje, Nick, “ishte nga ata “luftëtar” që atëher kur nuk kishte një zë – ai dontë të dëgjohej ai zë, kudo në mesin tonë “.
Kreu i vatranëve Kryetari i Shoqatës Vatra, Dr. Gjon Buçaj, tha se përulemi me nderim të madh përpara këtij njeriu, dhe të gjithë atyre që u flijuan duke luftuar kundër diktaturës komuniste, asaj diktature, e cila e presekutojë familjen Marnaçaj në atdhe. Andaj vetflijim i Nicks, këtij djali të Marrashit dhe Mrijes, është krenaria e juaj dhe e këtij komuniteti, ai na nderon përkarshi autoriteteve vendore të këtij qarku, dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptarë dhe të Kosovës, me shqiptarët, ashtu si zoti Mark Gjonaj, asambleisti i parë shqiptarë në SHBA, i dalë nga gjiri po i këtij komuniteti”
Dr. Gjon Buçaj, theksoi më pasë që të vazhdojë kjo traditë me përkujtimin e Nick Mrnaçajt, për të “Kujtuar dhe kurrë për të mos harruar, atë se fryma e demokracisë dhe e lirisë, është gjallë ashtu si dhe ishte në ato kohë më të vështira, për këtë mërgat, duke ua përcjellur gjeneratave të reja”
Përfaqësuesi i Kosovës, në Nju Jork, zoti Fatmir Zajmi – konsull i Kosovës, gjeti rastin të përshëndeti këtë veprimtari në emër të Ministrit të Diasporës zotit Ibrahim Makolli, i cili gjendet për koicidencë në SHBA, dhe të Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, Ambasadorit Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm, duke i përgëzuar familjarët dhe autoritet vendore të komunës së Westchesterit, për këtë aktivitet të bukur kushtuar Nick Mrnaçajt”

Në ndërkohë, zoti Sali Bollati, në fjalën e tij kujtoj At Gjergj Fishten kur thoshte nga Presheva në Log të Kuvendit , mbasi ne shqiptarët si çamët apo edhe ju malësorët, të gjithë shqiptarët ngado që janë, kemi të njëjtën gjuhë, të njëjtat zakone, dhe të njëjtën veshje popullore, tha veprimtari i dalluar i çështjes Çame në SHBA, inxhinier Sali Bollati, duke shtuar se të paktën ne në SHBA kemi arritur për t’u bashkuar me njeri tjetrin, si shqiptarë dhe duke përfituar nga ky rast urojë që një ditë edhe Çamëria të jetë pjesë e gjithë Shqipërisë të jetë e jona “.

Duke marrë fjalën në këtë kujtim, zoti Musli Mulosmani, theksojë se si një veprimtarë i vjetër i çështjes kombëtare, natyrisht qe eshte nder e pervilegje që ai merë pjesë në këtë përkujtimore, të kësaj familje të nderuar, e cila së bashku me familjen tij – Mulosmanët, miq dhe shokët, luftuan dhe sakrifikuan së bashku për lirinë dhe demokracinë”
Zoti Musli Mulosmani, një nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare në SHBA, veterani i Legalitetit, më tej tha se ishte fati i mirë, siç e quajti ai që na bashkojë në përpjekjet tona disa vjeçare në luftën e pa kompromisë që bëmë rrugëve dhe shesheve të kurbetit edhe këtu në Amerikë, kundra komunizmit, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, pa shkajun mbi krye –
“Jemi me të vërtet krenar, tha Mulosmani, për atë që kemi bërë dhe se çfarë u lëmë pas fëmijve tanë dhe brezave të rinjë, që edhe ata të ndjekin rrugën tonë, për bashkimin e të gjitha trojeve në Shqipërin Etnike” , mbasi ky është mesazhi im dhe i familjes time, për këtë ditë që ju kujtoni në nder dhe respekt të birit tuaj Nick Mrnaçaj, tha patrioti Musli Mulosmani, duke i bërë thirrje familjes që gjithmonë ta kujtojnë këtë ditë, kur 23 vjet më parë vdiq djali i tyre Nick Mrnaçaj.” Ai në fund kujtoj me nostalgji gjithashtu atë kalvarin e gjate të vujatjeve të familjes Marnaçaj, familjes së tij dhe bashkëshortes Servetes, nëpër kampet e ineternimit dhe burgjet e diktaturës komuniste, në Shqipëri.

Në emër të nanës së Nik Mrnaçajt, Mrisë, babait Marashit, vëllezërve të tij Paulinit dhe Aleksit, të vesë Maries, axhallarve foli dhe përshendeti duke ju faleminderuar të gjithëve i biri i i Nickës, avokat Maichel (Mikel) Marnacaj.
Ky program ishte i gërshetuar me këngë e valle të shoqërive kulturore artistike në komunitet, Shoqërisë Kulturore Artistike Kelmendi, e cila është nga vendlindja e familjes Mrnaçaj, Kelemndi Malësia e mbi Shkodrës, dhe SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj). Ata kënduan këngë me motive krahinore të krahinës së Kelmendit, si dhe një këngë për Nick Mrnaçajn, shkruar nga poeti kelmendas Gjovalin Luma. Ndërsa, SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj) interpetuan me Tom Gjegjin dhe aktorin Shaban Lajçi nën shoqërinë e instrumentistve dhe grupit të fëmijve të Shkollës Shqipe këngë popullore patriotike.

Kjo ceremoni, u mbyll me ngritjen e flamurit shqiptar në shtizën e lartë të parkut përkrah flamurit Amerikan.
Në fund duhet thënë se: Zyrtarët amerikanë Nik Mrnaçajn, e kanë quajtur” Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Bashkëkombasit e quajnë “Dëshmori i parë i Mergatës shqiptare, në luftë kundra komunizmit”. Dhe Shqipëria, më 1993, i akordoi me vendim të posaçëm nga ish-Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me motivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjise komuniste me flamurin e luftës për demokraci”. Nje shkollë femijësh e ciklit të mesëm në Tamarë – Kelmed (Malësia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet sot, Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”.

Filed Under: Histori, Kronike Tagged With: Beqir Sina, manifestimi perkujtimor, Nick mernacaj, u mbajt

Vatra duhet t’i kërkoi Qeverisë Shqiptare që emigrantët të kenë të drejtën e votës për zgjedhjet e 23 qershorit

April 29, 2013 by dgreca

Fjala e Mbajtur në Kuvendin e Vatrës nga kryetari I deges se Michiganit, z. Alfons GRISHAJ/.

I nderuar Dr. Gjon Bucaj, Kryetar i Vatrës!

Të nderuar anëtarë të Vatrës të mbledhur në këtë Kuvend!

Të nderuar miq dhe të ftuar!

Në emër të Degës së Vatrës Michigan, ju sjell përgëzimet dhe përshëndetjet për mbarëvajtjen e këtij Kuvendi të vazhdimësisë të traditës së shkëlqyer të Vatrës 101 Vjeçare.

Vatra, ka me çfarë të mburret, ka për çfarë të flasë, ka për çfarë të japë leksione, por, ka hapësira për të dëgjuar dhe përmirësuar punën e vet në të mirë të kombit, kultivimit të identitetit dhe gjallërimit të frymës patriotike në diasporë…

Vatra ka një traditë 101 vjeçare në Amerikë, në atdheun e dytë të shqiptarve, duke e parë në këtë këndvështrim, kultura amerikane ka ndikuar në mënyrë thelbësore në kohë dhe hapësirë tek Institucioni jonë, që është më i vjetri në hapësirën shqiptare. Vatra është krenare që djepin e vet e përkundi në demokracinë e këtij vendi duke marrë përkrahjen e duhur, pa të cilën, Shqipëria do të vazhdonte të endej në udhëkryqin e Historisë…

Dega e Vatrës së Michiganit, që njihet në histori dhe si koka e dytë e Vatrës, vjen sot në këtë Kuvend me një pjekuri dhe maturi riorganizuese, e cila ndikoi dhe në rithemelimin e degëve të tjera në Amerikë. Padyshim, promotori i kësaj lëvizje të re është Dr.Gjon Buçaj me stafin e tij, duke vijuar në linjën e drejtë të ish kryetarit largpamës, Agim Karagjozi, një patriot i madh dhe i palëkundur në luftën e pandërprerë ndaj rrymave prokomuniste, të cilat synonin ta vinin Vatrën nën kontroll, me qëllim që ajo t’i shërbente pushtetit të shëmtuar Enverist.

Dega e Vatrës së Michiganit, gjatë më shumë se një viti që drejtohet nga unë si Kryetar, dhe bashkëpuntorët e mi të kryesisë, Pjeter Jaku, Mondi Rakaj, Kujtim Qafa, Julian Çefa, Enita Hajdari, Ilir Myftiu, e mbështetur nga Kosulli i

Nderit, patriotin Ekerem Bardha, kleriku patriot Don Fran Kola, Imam Shuaip Gërguri, Dom Ndue Gjergji, Baba Arshiu dhe dervish Helidon Pashai si dhe shumë aktivistë të shquar të këtij komuniteti, si Vasel Ujkaj, Gjeto Ivezaj, Donika Bardha, Nevrus Nazarko, Jozeph Dedvukaj, Paulin Palushi,Valentin Lumaj etj  të cilët, kanë një kontribut të respektueshëm. Dega jonë ka zhvilluar një veprimtari të dendur e të sukseshme, ku mund të veçohen takime të ndryshme si dhe angazhime të natyrës diplomatike me senatorë e kongresmenë të Shteteve të Bashkuara, për të rrahur problemet e shqiptarëve dhe atdheut tonë, Shqipërisë. Gjithashtu, ka pasë një politikë antarësimi, duke vlerësuar aktivitetin e secili dhe, veçanërisht pranimin e të rinjëve.

Dega e Vatrës së Michiganit është munduar të ndihmojë qendrën në të gjitha drejtimet në bazë të programit dhe statutit. Ajo ka dhënë dhe mendime të vlefshme për ndyshimin e disa pikave në Statutin e sotëm. Dega e Vatrës në Michigan, ka mbajtur lidhje të ngushta me Ambasadën e Shqipërisë në Uashington të drejtuar nga z.Galanxhi dhe Konsullatën e Përgjithshme në NY, të drejtuar nga Dritan Mishto.

Si do të punojë Vatra në të ardhmen?

Vatra duhet të funksionojë si një Institucion me të gjitha barometrat e një Institucioni modern. Nuk duhet të ketë pauza dhe mëdyshje. Duhet të jetë e qartë në politikën kombëtare dhe vlerat demokratike. Duhet të jetë shumë e lidhur me të gjithë diasporën në çdo shtet ku jetojnë shqiptarët. E them këtë, se Vatra e ka këtë autoritet. Duhet të jetë e lidhur më shumë me shtetin amerikan, për të promovuar interesat e Shqipërisë etnike në çdo moment.

Sot është shekulli 21, pra, na bijt e shekullit të ri, duhet të trokasim në dyert e qytetrimit, si Ilirët e hershëm Shqiptarë, me një qartësi matematike për të ardhmen e fëmijëve dhe kombit tonë…

Vatra duhet t’i kërkoi Qeverisë Shqiptare që të gjithë emigrantët, kudo që janë të kenë të drejtën e votës për zgjedhjet që po vijnë!

Zoti i bekoftë Shqiptarët kudo në botë!

Zoti e bekoftë Amerikën, aleaten besnike të Shqiptarëve.

Ju faleminderit!

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, t'i kekroi qeverise, te drejten e votes, Vatra

JAKOV XOXA, PEDAGOG DHE SHKRIMTAR I HAPËSIRAVE TË MËDHA

April 29, 2013 by dgreca

– Në 90-vjetorin e lindjes/

Nga: Prof. Murat Gecaj/

1

Mbaj mend se  ndër orët më të këndshme të leksioneve tona në degën e gjuhës e letërsisë shqipe, të Fakultetit Histori-Filologji, ishin ato me pedagogun dhe shkrimtarin e shquar, Jakov Xoxa. Ai mishëronte tiparet e njërit ndër intelektualët më të spikatur,  jo vetëm të Fakulteit tonë, por dhe më gjerë në Universitetin e Tiraznës. I thjeshtë, i qetë, i matur e “i butë” në shikim, fjalë e veprime; depërtues e këmbëngulës me mendimet e veta, i frymëzuar nga jeta e njerëzv tanë dhe historia e tyre shumëvjeçare-këto e cilësi të tilla shfaqte hapur, para nesh. Prandaj leksionet e tij i prisnim me dëshirë dhe sikur ndiheshim më të lirë e më të qetë në to. Kur hynte në auditor, gati pa u kuptuar, na tërhiqte menjëherë  timbri i zërit të tij melodioz, i cili u ngjante notave muzikore, me ngritjet dhe uljet e tij të qeta. Ndoshta, kjo kishte të bënte dhe me leksionet, që na jepte për lëndën “Teoria e letërsisë”. Pasi fliste për figurat e ndryshme stilistike, mendimet e veta i ilustronte me  vjersha të krijuesve tanë, sidomos nga autorët shqiptarë të Rilindjes Kombëtare, të Pavarësisë ose ata të viteve ’30-të. Veçanërisht, e kishte për zemër Migjenin dhe me vargjet e poezive të tij sikur bëhej më i frymëzuar dhe më i kapshëm për ne, studentët.

Pas leksioneve, në kohën e  lirë dhe të pushimit, shpesh bisedonim lirshëm me profesor Jakovin, i cili sikur kishte sjellë me vete në biseda aromën e fushave të Myzeqesë, thjeshtësinë, çiltërsinë dhe  qetësinë e  banorëve të asaj krahine. Para nesh shfaqej sa pedagog, aq shkrimtar, krijues i disa veprave, të cilat lanë gjurmë të veçanta në  letërsinë shqipe. Vinim re se i bëhej mjaft qejfi, kur i flisnim për këtë ose atë vepër letrare, që kishim lexuar ose kur mendimet tona i shoqëronim dhe me pjesë nga ato vepra.

Një lidhje të veçantë për mua pati me këtë pedagog e shkrimtar edhe fakti se bashkëshortja e tij, e mira dhe e urta Dhurata Xoxa, shërbeu disa kohë redaktore në gazetën “Mësuesi”. Atë e drejtoi,  që në fillimet e saj, pedagogu, shkrimtari e psikologu i shquar, prof. Bedri Dedja, më vonë Akademik. Në këtë redaksi punoi, në fillim, sekretar i kolegjiumit Sofokli Afezolli dhe redaktorë: Nako Bezhani, Myzafer Bejleri, Bekim Çomo e të tjerë, me radhë. Unë, siç mund ta kem shënuar dhe diku tjetër në këtë libër, pata fatin që të bashkëpunoja me këtë gazetë, qëkur isha student. Aty gjeta përherë dhe dashamirësinë, ngrohtësinë e ndihmën e pakursyer të vetë Dhuratës, e cila gjithashtu u nda shpejt nga jeta. Në mendjen time, çifti Xoxa  simbolizonte dy  intelektualë të përkryer, që secili nga ata plotësonte tjetrin. Në vitet e mëpastajme, kam patur rastin të takohem me djemtë e tyre, Agronin e Arbenin dhe kam ndjerë kënaqës, se ata janë bërë  pasardhës të denjë të tyre, kanë dhënë e japin ndihmesën e pakursyer, në arsimin dhe kulturën tonë kombëtare.

Në vitet e fundit të jetës, Jakov Xoxa punoi shumë e po kaq shumë i dha vepra të arrira lexuesit shqiptar. Por, për fat të keq, stërlodhja e arsye të tjera, e çuan në atë, që ai të ndahej shpejt nga jeta, pra kur ishte në kulmin e krijimtarisë së tij letrare dhe mund të jepte përsëri shumë për arsimin dhe shkollën tonë të lartë.

Ne, studentët e degës së gjuhë-letërsisë shqipe, në fillimet e Universitetit të Tiranës, jemi takuar shpesh, në përvejtorë të plotë të kryerjes së studimeve të larta. Ndër bisedat tona, një vend të veçantë ka zënë kurdoherë kujtimi i paharruar për figurën, jetën dhe krijimtarinë e  pedagogut Jakov Xoxa.

2.

Jakov Xoxa ka lindur në qytetin e Fierit,  në vitin 1923, në një familje nëpunësi të thjeshtë. Mësimet e para i  mori në vendlindje, në Vlorë e në Berat. Ndërsa shkollën e mesme e ndoqi në disa qytete, pra në Kavajë, Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Ishin vitet e lëvizjes së madhe antifashiste, të cilën e përqafoi edhe Jakovi i ri. Mbas çlirimit, i ndoqi dhe i  përfundoi studimet e larta për filologji jashtë shtetit, në vitin 1952. Punën e nisi në ish-Institutin e Shkencave, bashkë me figura të njohura të gjuhësisë, letërsisë, historisë etj. Pastaj punoi gazetar e pedagog në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar të Tiranës dhe që nga viti 1957, pra me krijimin e Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë e Filologjisë, ku dha lëndën e teorisë së letërsisë. Më vonë, doli në krijimtari të lirë.

Në vitet e para të çlirimit, Jakov Xoxa i ri bashkëpunoi me shkrimtarin e  publicistin e paharruar Tuni Papuçiu (po nga Fieri) dhe nxorën gazetën “Përpjekja e rinisë”. Shpejt nisi të botojë shkrimet e para të tij, si: skica, reportazhe e tregime, me një gjuhë të pasur, të mbështetur në tabanin popullor. Në shkrimet dhe tregimet e tij gjeti pasqyrim myzeqari i thjeshtë e i varfër, por i etur për liri e dituri. Libri i tij i parë, me tregime e novela, doli  në vitin 1949 dhe më pas drama “Buçet Osumi”. Krijimet e viteve ’50-të i përmblodhi në librin “Novela” (1958). Po në atë vit doli dhe drama tjetër e tij, “Zemra”. Këtu mbyllet periudha e parë e krijimtarisë së Jakov Xoxës, kur formoi personalitetin e tij. Për tematikën, stilin, gjuhën e rrjedhshme etj., janë pëlqyer për lexuesit tregime të tilla, si: “Kurorat e Masar beut”, “Frika e xha Llukanit”, “Tre pleqtë dhe Mihali katër”, “Gjeti ustai-ustanë”, “Ai që tallej me urinë e tjetrit”, “Kapedani”, “Njeriu, që s’kish parë diell me sy” etj.

Si rrjedhojë e pjekurisë së tij dhe e vullnetit ta pashoq, Jakov Xoxa iu fut me guxim prozës së gjatë. Kështu, më 1964, botoi romanin, tashmë mjaft të  njohur për lexuesit tanë, “Lumi i vdekur”, libër voluminoz, mjaft me vlera për stilin, gjuhën, idetë, këndvështrimin. Është një pasqyrim i gjithanshëm i jetës së thjeshtë  dhe të vështirë e tronditëse të fshatarit shqiptar, në të kaluarën. Ai është mishëruar mjaft bukur përmes figurës së personazheve:  Pilo Shpiragu, në fshatin e imagjinuar Trokth, Koz Dynjaja a Kiu Gremi dhe familjeve të tyre. Për këtë roman të bukur e mjaft domethënës për kohën, autori u nderua me “Çmimin e Republikës” të Klasit I. Më tej, duke njohur nga afër dhe në thellësi jetën e njerëzve të thjeshtë të fshatit myzeqar, mblodhi materialin e duhur dhe botoi romanin e tij të dytë, “Juga e bardhë”(1971) dhe më vonë shkroi romanin tjetër të njohur, “Lulja e kripës”(botuar më 1982, pas vdekjes).

Në vitin 1983, vepra  letrare e Jakov Xoxës u përmblodh në 6 vëllime. Tre romanet e marra së bashku janë një trilogji, që pasqyrojnë një tablo shumëplanshe të jetës shqiptare, në përgjithësi dhe të Myzeqesë, në veçanti. Ka skalitur një galeri tipesh e karakteresh, si Kiu Korroziu a Peri i Këputur; ka përshkruar mjedise të ndryshme, plot vërtetësi e kolorit.

Jakov Xoxa ishte punëtor i palodhur i krijimtarisë, skalitës i fjalës shqipe dhe  stilist i rrallë. Prandaj dhe pati se për çfarë t’u fliste, pedagog i letërsisë shqipe, brezave të studentëve, në auditoret e Fakultetit të Historisë e Filologjisë, të Universitetit të Tiranës. Përveç fjalës së tij tërheqëse dhe të goditur, ai u vuri në shërbim brezave të studentëve tekstin mësimor “Hyrje në shkëncën e letërsisë” dhe më pas “Teoria e letërsisë”(stilistika), kurs teroik e praktik; Tiranë, 1970.

Studiues të ndryshëm e kanë vlerësuar krijimtarinë e J. Xoxës me fjalët më të mira dhe më të ngrohta. Njëri nga ata, kolegu i tij, prof. Koço Bihiku ka shkruar edhe këto radhë: “Jakov Xoxa u largua nga gjiri i shkrimtarëve në një kohë, kur forcat e tij krijuese ishin në lulëzim të plotë. Por, për të gjithë ata, që do të ndjekin rrugën e bukur, po të mundimshme të shkrimtarit, veprimtaria e tij letrare duhet të jetë model i një pune të palodhur dhe me vullnet të madh, i përpjekjeve të ngulmëta për të njohur jetën e popullit të tij dhe për ta paraqitur atë me art mjeshtëror”.(Jakov Xoxa, “Vepra letrare-1”, Tiranë, 1983; parathënie).

Vdiq në Tiranë, në vitin 1979, i nderuar dhe i respektuar nga qindra e mijëra kolegë, studentë dhe lexues të veprave të tij. Është nderuar me medalje e urdhëra të ndryshëm dhe me titullin “Mësues i merituar”.

(M.Gecaj, “Filologë që nuk harrohën”, Tiranë, 2002, faqe 39-42)

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Jakov Xoxa, Murat Gecaj

SHSHA-ja në Çikago përkrah dëshminë e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan

April 29, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Sundimit shekullor serb ndaj popullit shqiptar dhe të Kosovës i pati ardhur fundi në vitin 1999,kur forcat progresive dhe liridashëse të Europës dhe në bashkëpunim të ngusht me shtetin e Amerikës i dhanë grushtin e merituar regjimit vrastar të Milloshevqit.Po e theksojmë se që nga viti 1912 e deri më sot,regjimi serb nuk e ka ndryshuar kursin e vet antishqiptar dhe ndaj Kosovës,kështu e nis reagimin SHSHA-ja në Çikago,që i del në përkrahje për dëshminë e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan në Uashington,të krysuar nga Kryesuesi i nënkomitetit për Evropë dhe Evroazi z.Dejn Rorabaker.
Në fokus të ngjarjeve politike,ky asociacion kombëtar i SHSHA-së ngre zërin me tërë argumentet e kohës se marrëveshja në Bruksel në mes Serbisë dhe Kosovës është artikulua që,si thuhet me gjuhën e diplomacisë regjimin aktual serb në Beograd (si trashigimtar i kohës vrastare të Millosheviqit)mos ta lanë me duar thatë!Marrëveshja në Bruksel,theksojnë zëshëm shqiptaro-amerikanët e Çikagos nuk është historike,por me këtë akt të (mos)marrëveshjes problemin antishqiptar serb e kanë lanë të dera e shtetit të Kosovës .
Regjimi okupues serb e pati humbur luftën në Kosovë dhe marrëveshja më e mirë do të ishte që Brukseli të vijëzoj kahet për pakicën serbe vetëm në kaptinat e Kushtetutës së shtetit të Kosovës që pa fije dyshimi konsiderohet si një nga aktet më moderne dhe me standardet ndërkombëtare kur kihet parasysh pakica serbe.Duhet theksuar,thuhet më tej në përkrahjen e SHSHA-së për dëshminë për Kosovën të Komitetit për Punë të Jashmtme të Kongresit Amerikan se nuk mund të pajtohemi për vijat e autonomisë për serbët pakicë,që ndër vite pakica serbe në ish-Jugosllavi është instrumentalizuar me standarde të dyfishte,madje deri të populli më i privilegjur me ligjet kushtetuese të kohës.
Jo autonomi për serbet në shtetin e ri të Kosovës,thotë SHSHA-ja në Çikago për të vazhduar me argumentin se e drejta e tyre si pakicë është sendetuar aq mirë në Kushtetutën e Kosovës sa mund të krahasohet me të gjitha aktet më të mira të së drejtës së shtetit ligjor dhe me kahe demokratike jo vetëm në Europë po edhe më gjerë në botë.Është dashtë që Brukseli të krijojë të gjitha mundësitë që pakica serbe të mbeshtetët në kodet e ligjeve të shtetit të Kosovës pa krijuar standardin e dyfisht të dy entiteteve në këtë shtet të ri,që sipas shqiptaro-amerikanëve kjo (metodë)i takon kohës së komunizmit.
Në përkrahjen tonë,kërkojmë që lidhur me marrëveshjen serbo-shqiptare në Bruksel të merret Kongresi dhe Senati Amerikan bashkë me mekanizmat tjerë diplomatik në Uashington,që kjo marrëveshje për të qenë (historike)dhe një pajtim në mes të dy popujve në luftë tash e njëqind vjet,të sendertohet me aktin e duhur të heqjes dorë përgjhtmonë nga ana e Serbisë ndaj skenarëve antishqiptar dhe të shtetit (realitet i ri)të Kosovës.
Në fund fare,asociacioni politiko-kombëtar(SHSHA-ja)e përkrah angazhimin tash e njëzet e pesë vjet të LQSHA-së(Joe DioGuardi),i cili me shpirtin e tij të arbëreshit shqiptar nuk pushon së vepruari për kauzën e madhe kombëtare shqiptare në Ballkan.Dyert e Kongresit Amerikan po i hapin duart e arbëreshit që,sit thotë DioGuardi,do të punoj deri sa të jem gjallë!Për çudinë tonë,thonë në Çikago,tash e katërmbëdhjetë vjet asnjë nga institucionet shtetërore në Prishtinë,Tiranë dhe të subjekteve politike në Maqedoni,Ulqin dhe Preshevë saherë që shkuan në Nju Jork dhe Uashington nuk ia hapën derën arbëreshit dhe misionarit për kauzën tonë kombëtare shqiptare!Duhet thënë me argumentin e kohës se ishte vetë Joe DioGuardi(LQSHA-së)që e çon në Kongresin Amerikan çështjen shqiptare dhe të Kosovës në vitet më të rënda të olupimit të Serbisë.Pse është harruar njeriu që u bë udhërrfyesi më i mirë për liri dhe demokraci në tokën shqiptare,pyesin shqiptaro-amerikanët në Çikago.I bëjmë thirrje tërë mekanizmave politik dhe shtetëror në atdhe,që mos t,ia kthejnë shpinën LQSHA-së dhe Joe DioGuardit,ndonëse e kemi parë se në saje të angazhimit të tij ende po u firmosur marrëveshje(jo)historike në Bruksel,ai organizon dëshminë me Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan në Uashington.Sërish dëgjohet zëri i DioGuardit për Kosovën,thuhet në përkrahjen e SHSHA-së në Çikago!

Filed Under: Opinion Tagged With: e Komitetit per pune et Jashtme, perkrah deshmine, SHSHA ne Cikago, te Kongresit Amerikan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5469
  • 5470
  • 5471
  • 5472
  • 5473
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT