• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DALIP GRECA: SI E RILINDEM DIELLIN E NOLIT DHE KONICES

January 25, 2013 by dgreca

NGA Raimonda MOISIU/ BOTOI- TIRANA OBSERVER/

 Dalip Greca është një publicist i njohur këndej dhe përtej Atlantikut, veçmas një nga intelektualët më në zë të diasporës shqiptare, që posedon mjeshtërisht artin e publicistikës bashkëkohore. Kush e lexon e ndjen se pena publicistike e Dalip Grecës, “artikulon” me aftësi dhe mjeshtërisht “makinën” prodhimtare, mendimin e pjekur e të mençur publicistik, me madhështinë e bukurinë e të përditshmes njerëzore, ndërton qartë të kaluarën, pasuron të tashmen dhe i hap udhë të ardhmes. I pranishëm në median dhe shtypin shqiptar, shtypin shqiptaro amerikan, në penën e tij publicistike lexohet plotësisht jeta dhe filozofia e saj, ndjeshmëria kombëtare dhe e identitetit shqiptar, e vlerave kombëtare dhe çështjes kombëtare, guximi për ta shprehur, e ruajtur atë, penë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan e botës amerikane, e të gjithëve, por është model i ndjeshmërisë që e ka vendosur atë mes integrimit të këtyre vlerave. Dhe Dalip Greca befason me universin e tij profesional, publicistik dhe interesant, -historia përsëritet; Rilind gazetën historike të Nolit e Konicës;DIELLI! Rilindja e kësaj gazete të themeluar nga mërgimtarët e hershëm historikë, në dekadën e parë të shekullit të kaluar, disi larg, por afron kufijtë mes historisë dhe krenarisë kombëtare, mes përjetësisë dhe lavdisë! Me frymë modestie dhe pjekurie Kryerdaktori i gazetës “Dielli”, publicisti i njohur Dalip Greca na rrëfen; si arriti të rilindë gazetën më shumë se një shekullore DIELLI, pra-Vatra dhe Dielli në Amerikë!

Ju keni qenë një penë publicistike e njohur që pa emigruar nga Shqipëria në Amerikë. A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Çfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur, që ju zgjodhët të jeni gazetar?
– Rrethanat ishin paksa të çuditshme për kohën dhe sistemin. Populli ka një shprehje: Pas një të keqeje prit një të mirë ose e kundërta. Kisha shkruar një fejton në majin e vitit 1982. Punoja në arsim atëherë, në shkollën e Ballagatit, shkolla më e skajshme e kodrave të Lushnjës. U akuzova se nxiva realitetin socialist. Ranë telefonat nga lartë, u shkul Komiteti Ekzekutiv dhe ai i partisë në Ballgat, u bënë ballafaqime të zgjatura, u bënë investigime dhe hetime. Një dyqan fshati kishte 6 muaj i pafurnizuar me ushqime. Udhëheqja lokale pasi i solli ushqimet me makina ushtarake në ditën që u botua fejtoni im në gazetën lokale, duke krijuar idenë se dyqani i kishte ushqimet, nisi “gjyqi”. Po kërkohej grupi armiqësor, kush fshihej pas meje dhe kush ishte nxitësi i shkrimit kritik, që njolloste jetën e lumtur të fshatarëve. Të mos kisha pas mbështetjen e kryeredaktorit të gazetës lokale, të ndjerit P. Kraja, që këmbënguli për verifikim të problemit me revizorë të financës, nuk dihej ç’rrugë do të merrte fati im. Udhëheqja e atjeshme, me ndonjë përjashtim, e dënoi artikullin. Nga gjithë ajo rrëmujë fitova besimin e kryeredaktorit dhe pas një viti, kur u hap vendi, unë kalova në gazetën lokale, redaktor për problemet e arsimit, kulturës dhe sportit. Çfarë ndikoi pyesni, ju. Mendoj pasioni më kapi për dore dhe më tërhoqi në shtigjet e vështira dhe të rrezikshme të gazetarisë.

A mund të na përshkruani shkurtimisht New York-un si zemëra e emigracionit shqiptar në Amerikë por edhe ku ndërthuren shumë kultura të tjera.
-New Yorku, dihet është metropol botëror; por ai ka marrë prej kohësh pikën e rëndesës edhe për emigracionin shqiptar. Këtu kanë vepruar prej kohësh organizata dhe parti politike të emigracionit politik shqiptar; Organizata Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar, Blloku Independent, Komiteti Shqipëria e Lirë etj. Këto tërhoqën përherë e më shumë emigracionin politik që vinte nga Ish Jugosllavia, Italia apo Greqia. Këtu ka vepruar Shoqata Jusuf Gërvalla, Kosova etj. Po ashtu degët e Vatrës kanë qenë të fuqishme këtu në New York, ka pas më shumë se një, por shpërngulja e Federatës Vatra nga kryeqendra shqiptare dhe vendthemelimi i saj, Bostoni historik, në New Yorkun metropol në fillimvitet ’90 si dhe krijimi i LDK-së, e rriti më shumë peshën specifike të pranisë shqiptare këtu. Para viteve ’90, mesa kam parë nga shfletimi i shtypit dhe librave që janë botuar, qoftë dhe ato me pseudonime, japin pasqyrën e përçarjes së komunitetit shqiptar në New York, ç’ka e nxisnin dhe shërbimet sekrete të Tiranës dhe Beogradit. Titizmi dhe Enverizmi, ishin dy sëmundje, të cilat ende i japin efektet negative edhe sot, në mënyrë paksa të kamufluar, por të lexueshme. Gjithsesi do të thoja se në tërësinë e vet komuniteti shqiptar është i orientuar nga ndjenja Kombëtare. Këtë e treguan dy veprimtari madhore të vitit 2012, festimi i 100 vjetorit të Vatrës, ku pat një pjesëmarrje që nuk ishte parë që nga viti 1993, kur presidenti Berisha pat vizituar diasporën. Po ashtu edhe festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë; manifestimi madhështor në Times Square, ishte shprehja më kuptimplotë për forcën bashkuese të shqiptarëve nën simbolet Kombëtare. U ndjeva shumë i emocionuar që raportova për TV Kultura shqiptare nga Times Square. U përsërit i njëjti mozaik kuq e zi, që ishte shpalosë edhe me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, i njëjti uragan ushtoi në rrokaqiejtë e Manhattanit. Edhe atëherë shqiptarët treguan forcën e tyre në sheshin historik të metropolit njujorkez. Pata raportuar atëherë edhe për TVSH. Këto janë çaste emocionuese që të mbeten në kujtesë përjetësisht.
Po ashtu New Yorku, është shteti ku ka më shumë veprimtari kulturore, promovime librash, hapje ekspozitash, organizim festivalesh, etj.

Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj?
-Sapo ju përshkrova çaste të gëzuara, veçse profesioni i gazetarit ashtu siç të jep kënaqësi, të shkakton dhe telashe. Si gjithë të tjerët me karrierë të gjatë, edhe unë kam përjetuar ngjarje të gëzuara dhe dëshpëruese. Kam punuar në këtë profesion në pozicionin e gazetarit të lirë, të redaktorit dhe të kryeredaktorit. Kam drejtuar gazeta të përjavshme dhe të përditshme. Mbresat janë aq të shumta sa do të do të duheshin faqe gazetash. Po ndalem fillimisht në një moment të trishtë. Duhet të ketë qenë viti 1988. Bashkë me telekronistin e rrethit kishim shkuar në Ballgat, ku ishin hedhur në aksion qindra forca për të korrur me krah grurin. Ne shkuam në kohë dreke. I gjetëm duke ngrënë drekën e varfër. I madhi i komitetit u afrua tek disa grupe që përtypeshin në heshtje. E shoqëruam edhe ne me kamerë dhe aparat fotografik. Ç’të shihnim? Bukë misri me pak sheqer, dikush vetëm bukë me qepë apo ndonjë turshi, mbetur nga dimri. Dhe ne duhej të përcillnim entuziazmin e atyre skllevërve, që prodhonin grurë dhe hanin misrin e destinuar për bagëtinë, që prodhonin, qumësht me shumicë, rritnin bagëti për mish, por vetë s’kishin të drejtë të hanin, sepse ua merrte shteti për qytetin dhe kryeqytetin. Madje edhe pulat e detit ua kishin marrë. I Madhi i dha urdhër kryetarit të kooperativës: lëreni mangët planin e qumështit të shtetit dhe prodhoni ca gjizë që ta kenë për fushatën! Uli kokën dhe iku. Çaste të trishta si këto ta brejnë kujtesën. Zhvendosemi në kohë- Ishte viti 1996 dhe në atë kohë drejtoja gazetën “Ora e fjalës” në Lushnjë, një gazetë e krijuar nga miqtë e mi republikanë Shpend Sallaku e Gëzim Hajdari, sot intelektualë të suksesshëm, shkrimtarë me zë në Itali. Duke hyrë në zyrën e Kryetarit të Këshillit të rrethit për të marrë të dhëna, në krah të kryetarit gjej një kapobandë të rrezikshëm të asaj kohe. Kryetari ngrihet në këmbë dhe siç duket i çliruar nga hyrja ime, thërret: Eja gazetar i nderuar, na ke munguar! Kapobanda u ngrit në këmbë dhe po më shihte me vëmendje. Pastaj, pyeti kryetarin: Ça gazete punon ky? Mos është ai që shkroi për arratisjen time nga spitali? Situata u tensionua. Vështrimi im kaloi tek koburet që i vareshin në brez.
-Jo, ndërhyri kryetari, ky është miku ynë, shkruan vetëm mirë.
Unë harrova përse kisha hyra dhe pasi përshëndeta dola. Konflikti përfundoi pa zarar. Një rast tjetër. Ishte viti 1997. Drejtoja ‘Republikën’ atëherë. Në mbrëmje kisha shkuar në Parlament të ndiqja punimet e seancës. Gazetën ia lashë zëvendëskryeredaktorit. Njëri nga gazetarët, që sot është bërë ndër më të njohurit e kronikës dhe investigimit; merr një lajm në telefon se një bandë e Lushnjës kishte zënë pritë makinave me materiale ndërtimi të Beratit dhe e shkarkonte materialin në dalje të qytetit, ku po ndërtonin një vilë. Kishte filluar shthurja e shtetit. Bandat po bënin ligjin. Të nesërmen lajmi ishte botuar në faqen e parë të ‘Republikës’. Që në orën 9 të mëngjesit nisën telefonat. Familja ime, që jetonte në Lushnjë, ishte shumë e shqetësuar sepse banda me një varg makinash me drita të ndezura dhe me bori të takuara kishin rrethuar pallatin dhe po kërcënonin fëmijët. Nuk u tërhoqën derisa i sigurova që të nesërmen do ta përgënjeshtroja lajmin. Ishte një situatë tepër e vështirë. Një rast tjetër, ka si shkak militantizmin partiak. Kisha vendosur në faqen e parë të ‘Republikës’ një fotografi-montazh të liderit socialdemokrat, Gjinushi. Militantët e tij, mbërrijnë në zyrën time, dhe njëri prej tyre, më kapin për fyti, me kërcënimin: Merru po deshe edhe një herë me kryetarin dhe partinë tonë. Me sa kam mësuar organizatori ka ndërruar tre parti deri tani. Puna në gazetari ka dhe ngjarje komike. Kam disa ngjarje interesante në kohën e piramidave. Njëra ka të bëjë me të famshmen ‘Sude’. Në konkurrencë me Fondacionin ‘Xhaferri’, ajo i ngriti përqindjet në stratosferë. Askush nuk e njihte Suden për fytyrë. Nuk dilte në publik. Gazetari i kronikës tek ‘Republika’ dhe zv/kryeredaktori, nisën një seri shkrimesh, duke u përpjekur që ta nxirrnin Suden nga strofulla. Kritikat e ‘Republikës’ për kompetentin, për autobusin, që nëse nuk futeshin pasagjerë, nuk mund të vazhdonte udhëtimin, analogjia e Sudes, po nuk depozituat, nuk kam çfarë u jap. Këto shkrime e inatosën Suden dhe një natë merr badigardët, ku mbaj mend Baçovën, ish basketbollistin e Partizanit, dhe mësynë ‘Republikën’. Baçova me zë të lartë thërret: ku është kryeredaktori? Njëra nga gazetaret e sjell në zyrë. Britmat e mysafirëve kishin si qëllim frikësimin dhe përgënjeshtrimin, por njëri nga gazetarët, D.N, e shpërfilli shtatlartësinë e ish basketbollistit edhe pse ishte sa gjysma e tij, iu hakërrua. Ra tempi i mysafirëve. Atëherë nisëm bisedën, duke i kërkuar Sudes se çfarë ishte e padrejtë në shkrimet tona. Ajo nisi shpjegimet: Unë nuk kam thënë se paret i ka kompetenti. Nuk kam thënë se autobusit iu mbarua nafta, nuk kam thënë këtë e atë…Ajo të vetat ne tonat. Të nesërmen hapim gazetën me titullin ”Sudja mësynë Republikën”. Shkrimi i xhindosi më keq ustallarët e Sudes, që herën e dytë nuk pritën mbrëmjen por erdhën që paradite. Sërish ballafaqim, por këtë herë më të ashpër. Gjeta një moment pavëmendje të mysafirëve dhe i bëra shenjë fotografit që të priste poshtë shkallëve dhe ta fotografonte Suden gjatë zbritjes. Me fotografi shkrimi do të kishte më shumë efekt. Huamarrësit nisën të grumbulloheshin rreth fondacionit të saj duke kërkuar kthimin e parave. Ku qëndron komizmi? Një ditë dy policë që ishin caktuar nga shteti që të mbanin rendin rreth fondacionit, trokasin tek Republika dhe kërkojnë ndihmë për të tërhequr paratë e tyre që kishin depozituar atje. A s’është për të qeshur? Telashet nga profesioni më kanë ndjekur gjatë në të dy kohët, para dhe pas ’90-tës. Gjatë viteve 1998-99, kam qenë shpesh dyerve të gjykatës, duke u përballë me qeveritarë të rangjeve të lartë, fillimisht me Ilir Metën si zv/ kryeministër, njëkohësisht edhe me familjarët e deputetit Tritan Shehu. Me të parin për akuzën që i kishim bërë për korrupsion, me të dytin, për problem të trojeve në Durrës. Siç e keni vënë re, edhe këtu kam pasur telashe po për shkak të profesionit dhe parimit tim për t’i thënë gjërat hapur.

Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, shqiptaro-amerikane?
-Po ndalem fillimisht tek gazetaria shqiptare. Media ka vlera të padiskutueshme për të çuar shoqërinë përpara, por mendoj se gazetaria shqiptare ashtu si e gjithë shoqëria shqiptare vazhdon të përjetojnë tranzicionin e zgjatur. Herë –herë më duket e hutuar, herë – herë agresive. Më duket se një gazetare shqiptare ka gjetur togfjalëshin më të saktë; media është në depresion! Media nuk është e lirë nga politika. Nuk them që politika të shihet si armike e medias, por ka një masë deri aty sa gazetari ta ndjejë profesionin dhe të mos bëhet skllav i politikës. Shtypi më duket mua më shumë hedh fishekzjarr akuzash se sa investigon dhe vuan nga nxitimi. Më shumë krijon huti se sa kryen detyrën si pushtet i katërt. Kam mendimin se vuan edhe nga të qenurit shërbëtor, një pjesë me pozitën, një pjesë me opozitën. Ke vënë re se analizat e disa gazetarëve nuk kanë shumë ndryshim nga fjalimet e deputetëve sipas kampeve partiake, deklaratat e zëdhënësve apo fjalimeve të shefave të politikës? Nuk e di në shprehem qartë, por në sytë e mi është kjo tablo në Shqipëri: Media që është palë me qeverinë-vetëm pohon, dhe lëvdon Qeverinë e shan opozitën, media që është palë me opozitën vetëm shan qeverinë dhe lëvdon opozitë. E kanë shumë të vështirë që krahu i gazetave të rreshtuara në krah të opozitës të thonë se këtë gjë qeveria e bëri mirë! Kjo nuk shkon. Agresiviteti është një tjetër tipar karakteristik i medias shqiptare. Fjalori është pa etikë. Kam mendimin se kur të shkruaj gazeta apo flasë Radio- TV, shoqëria duhet të tundet. Kjo nuk ndodh në Shqipëri për shumë arsye, por edhe për shkak të inflacionit të akuzave; hidhet një sot dhe të nesërmen harrohet sepse hidhet tjetra.Problemi qëndron se edhe tek media e këtushme shqiptare, ashtu si e gjithë media ballkanike,janë në rezonancë me mediat e vendlindjes, vuajnë nga sëmundjet e atjeshme. Kjo duket edhe në gazetat e komunitetit, por veçanërisht në mediat elektronike, ku mungon profesionalizmi dhe vihet re një vetëmburrje skandaloze. Madje rroftë Youtube dhe Facebook, dhe një kamerë e një mikrofon po trumbetohen si Televizione Profesioniste.

Me iniciativën e Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, një grupi intelektualësh dhe dashamirës të gazetës historike dhe tradicionale “Dielli”, produkt i Era Noli & Konica, ju e risollët atë për komunitetin shqiptaro –amerikan pas disa vite ndërprerje të botimit të saj, Para së gjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e ringjalljes së saj, -si pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo…?
-Faleminderit për vlerësimin bashkë me komplimentet. Ideja ishte e vatranëve. Kur u organizua 100 vjetori i Diellit, kisha dhe unë një kumtesë për rolin dhe vlerat historike të gazetës “Dielli” si shkollë e gazetarisë shqiptare për një shekull. Punova 3 muaj në arkivin e Vatrës, kryesisht me koleksionet e gazetës, që i merrja në shtëpi dhe i studioja, mbaja shënime. Kumtesa u vlerësua. Në seancat e Konferencës pata një interesim nga z. Agron Alibali dhe Merita Bajraktari McCormack, të cilët ma shtruan si alternativë, nëse gjehej mundësia e pagesës, a do të punoja në “Dielli”? Një muaj më pas unë dola i lirë nga gazeta “Illyria” ku editoja prej 10 vitesh edicionin shqip. Shkaku siç m’u tha me gojë dhe me shkrim (e ruaj ende shkresën përcjellëse) për probleme financiare të gazetës. Menjëherë më erdhi propozimi i Vatrës për të marrë drejtimin e “Diellit”. As më vunë kushte, as u vura kushte, qoftë dhe financiare. Njoftimi që publikoi në numrin e 100 vjetorit të Diellit, z. Karagjozi ishte shumë i ngrohtë dhe më shkaktoi emocione të forta dhe ma rriti vendosmërinë që t’i përkushtohesha me gjithë shpirt “Diellit” dhe Vatrës. Me ndonjë përjashtim të vogël mbështetja ka qenë e fuqishme nga Vatra. Realiteti tani është më ndryshe; Dielli është stabilizuar në botimin e përmuajshëm, ka publikimin e përditshëm në on line, jemi duke punuar për mbledhjen e dhe përgatitjen e koleksioneve të gazetës për një periudhë 42 vjeçare. Po ashtu vazhdojmë të kërkojmë burime financiare që të na mundësojnë një botim më të shpeshtë.

Cilat kanë qenë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?Në rast se po. Cila është gjinia tuaj e preferuar?
-E kam pak të vështirë sepse do të thoshte lexuesi: edhe ky si Beluli! E kam filluar me ndrojë gazetarinë për shkak të një ”frike” se po më heqin sot e po më heqin nesër. Shkaku ishte biografia. Im atë ishte burgosur në mes të viteve ’50. Edhe pse e fitoi pafajësinë pas 13 muajsh burg, kjo iu kujtua gjatë atij dhe neve gjatë të gjithë jetës. Nga ana tjetër, dajua im, vëllai i nënës, Adem Qose, u dënua me 101 vite burg dhe kreu pas amnistive dhe punës 17 vite. Kur doli nga burgu një këmbë e kishte të paralizuar. Asnjë nga 9 fëmijët e tij dhe 11 fëmijëve të vëllait te tij, nuk u lejua të shkollohej. Kjo biografi të diktonte një qëndrim si mbi gjëmba, ku sundonte frika e “zbulimit”. Në të vërtetë unë nuk i dija gjërat kur isha fëmijë. prindërit na kishin ruajtur duke na i fshehur. I kam mësuar shumë vonë. Sinjalin e parë e mora kur dolën listat e studimeve pas gjimnazit. Ditën e parë emri im ishte tek Juridiku, të nesërmen përfundoi në Shkodër për mësues 8 vjeçareje, të cilin nuk e preferonin edhe për shkakun se të merrnin ushtar pas shkollës. E provova serish njollen e biografise pas 2 vjetësh. Kur mbarova Institutin Pedagogjik në Shkodër për gjuhë shqipe, dega ushtarake e rrethit më kërkoi që të shkoja të studioja në shkollë ushtarake për oficer. Alternativa që më shtruan ishte: O shko për oficer ose do të çojmë ushtar! M’u duk më e lehtë e para pas bisedës që na bëri shefi i degës për lavdinë e ushtrisë. E firmosa deklaratën mes mëdyshjeve. Kur shkova në mbrëmje në shtëpi, ia tregova tim eti ç’më kishte ndodhur. Ai u nxi në fytyrë dhe më dha urdhër që të shkoja të flija herët se nesër do të shkonim sërish në qytet. Kalova një natë pa gjumë. Në mëngjes herët shkuam në fshatin fqinj ku e kishte shtëpinë kryetari i këshillit të Bashkuar. Edhe sot ruaj respekt për atë njeri, pa shkollë, por zemërmirë. Nuk mbaj mend që t’i ketë bërë keq njeriu, madje as”kulakëve “ të Matjanëve. Ai ishte shok ushtrie i babës; e ruante respektin edhe pas burgu, nga që ia kishte ndihmuar familjen në kohë të vështira. Baba ia shpjegoi veprimin tim kryetarit dhe i foli hapur në sytë e mi, duke i thënë se unë nuk mund të shkoja për oficer se do të hapeshin letrat e biografisë, edhe nëse pranohesha një ditë do të më përzinin me ceremoni. Në logjikën e tim eti, oficeri dhe komunisti ishin njësoj të filturuar imtësisht për biografinë. Për oficer shkonin të besuarit që nuk kishin asnjë cen në biografi. Kryetari dhe imatë ranë dakort që të gjenin një arsye tjetër që ta paraqesin si shkak. Kemi qëndruar gjithë ditën duke pritur dhe më në fund hyri kryetari i këshillit. Më pas thirrën edhe babën. Mua vetëm ma komunikuan se pas një muaji do të shkoja ushtar. Kështu që shkova 3 vjet ushtar (në fakt bëra 37 muaj). Edhe një herë tjetër më ngacmoi biografia. Në vitin e dytë të ushtrisë, kisha riparuar në det të hapur një defekt teknik gjatë lundrimit, që u vlerësua dhe më propozuan për dekorim dhe shpërblim me leje suplementare. Mirëpo pritej vlerësimi i Partisë në fshat. Pas 15 ditëve vjen përgjigja”nuk ka garanci politike”. Ma tregoi Komisari zemërmirë, T. Kola, babai i futbollistit Bledar Kola. Ia di për nder atij oficeri që më dha mundësi që  të mos më anulohej leja shpërblyse, sepse në vitin e tretë të ushtrisë nisa dhënien e provimeve me korrespondencë në Universitetin e Tiranës. Për një vit likuidova të gjithë ekuivalencën. E zgjata pak përgjigjen për të treguar se në ato vite që unë punova në gazetari ndjehesha i pasigurtë për shkak të bashkëjetesës me njollat e biografisë. Madje kur vinin mbledhjet e Partisë, ne pa parti, na thoshin, na falni, mund të dilni pak jashtë se tani kemi punë partie. Kontradiktat e mia dolën hapur në fillim të viteve ’90. Pas shkrimeve të prof. Ylli Popës, dr. Sali Berisha e të tjerë, na doli frika. Shkrimet e mia kritike më nxorën përballë administratës qeveritare lokale. Kjo ishte kohë e vështirë për mua dhe familjen. Merrja kërcënime, letra anonime, deri edhe Fletë rrufe në qendër të qytetit, gjoja nga bashkëfshatarët e mi, që kritikonin Partinë që nuk e kishte zbuluar gjarpërin (medemek mua). Po si mund të vinin bashkëfshatarët e mi në pesë të mëngjesit aty ku u duhej të udhëtonin më shumë se 2 orë. Këto ishin lojëra të Sigurimit apo të aktivistëve të partisë. Zhgënjimi më i madh ishte kur si gazetar pashë dhe perjetova ballafaqimet që bënte Ramiz Alia, Adil Çarçani, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, me vullnetarët e Enverit për t’u ndalë hovin kundërshtues, ku përbetoheshin për vazhdimësi të rrugës së Enverit dhe do ta mbronin edhe me gjak. Gjatë rrugës së kthimit mora vendimin. E shpreha këtë në redaksi, por edhe në shkrime që i botoja në gazetat e Tiranës ku ishte vrarë frika. Menjëherë erdhi pushimi nga puna. Qëndrova pak kohë i papunë, republikanët më kërkuan që të pranoja postin e sekretarit të komitetit Ekzekutiv Pluralist. U përpoqa të kryej me drejtësi detyrën në kohë të vështira. E lashë këtë detyrë kur pranova propozimin tjetër për kandidat për deputet sepse ligji e diktonte. Me 20 shtator 1991 u krijua gazeta antikomuniste ”Ora e Fjalës”, nga Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari. Që në numrin e parë u botua një shkrim i imi kundër korrupsionit të administratës shtetërore. Po në atë numër kishte dhe një përgëzim nga botuesit në adresën time dhe të gazetarit Bujar Xhaferri për ndihmën që kishim dhënë. Unë isha dhe pjesë e Këshillit Botues. Pas ikjes të themeluesve të kësaj gazeta në Itali, në vitin 1992, gazetën e mora unë dhe e mbajta deri në gusht 1996, kohë kur m’u ofrua posti i Kryeredaktorit të ‘Republikës’. Mendoj se aty është dhe arritja e karrierës time, në përgjigje të pyetjes tuaj. Me një ekip të rinjsh ne bëmë një gazetë të madhe, shumë herë më të madhe se partia, me rritje kulmore deri në 40 mijë kopje në ditë dhe me një staf të plotë në qendër dhe me korrespondentë në të gjithë territorin e vendit. Përsa i përket gjinive që lëvroj, më pëlqen reportazhi, dossieri, satira. Në letërsi, pasioni i fshehur është proza e shkurtër.

Në publicistikën tuaj gjithçka vjen nga jeta reale. Çfarë lloj kërkimi keni bërë për të? A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?
-Përgjigja është brenda pyetjes tuaj. Gazetaria nuk bëhet vetëm në zyrë, por duhet prekur jeta, duhen takuar njerëzit. Duhet shkuar atje ku jetojnë njerëzit, atje është gazetaria. Natyrisht ka rëndësinë e vet edhe shfrytëzimi i arkivave, i historisë, por mbi të gjitha takimi me njerëzit mbetet kyçi i suksesit. Gazetari para se të marrë të shkruaj duhet edhe të kërkojë, të shfletojë, të njohë individin apo ngjarjen, të grumbullojë sa më shumë informacion dhe pastaj të seleksionojë dhe të korrektojë veten. Mendoj se skedimi i fakteve që përjeton gazetari dhe mbajtja e një ditari të përditshëm është i domosdoshëm. Për 10 vite në Illyria fitova shumë; gjeta gjallë një pjesë nacionalistësh, që në fëmijërinë dhe rininë time na i kishin prezantuar si diversantë, si ”armiq të popullit”. Ishin nacionalistët që iu ishte mohuar Atdheu. Kam intervistuar shumë nga ata. Në Dielli zbulova një botë tjetër, që e njihja pak, shpirtin idealist të vatranëve.

Në jetën e përditshme në New York, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës, figura të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të politikës shqiptare dhe amerikane. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë në marrëdhëniet me ta?
-Po e filloj nga fundi: Çështja Çame dhe e Kosovës, janë dy shtylla të veprimtarisë së Vatrës, pashmangshmërisht dhe gazetës së saj Dielli, që ka për mision bashkimin e natyrshëm të trojeve shqiptare, por jo me folklor, jo me aksion, jo me turravrap, por si një proces i pashmangshëm, që kalon përmes bashkimit shpirtëror, ndjesor, njerëzor, duke dëgjuar dhe aleaten tonë, Amerikën. Ne shqiptarët jemi me fat që Amerikën e kemi në krah, e kemi aleate. Ajo që pat nisë presidenti Willson, në fillim të shekullit të shkuar, e çuan më tej presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush. Edhe këto kohë ne vazhdojmë ta kemi ndihmën e ëngjëllit mbrojtës me emrin”Amerikë’. Kam qenë i pranishëm në shumë takime me politikanë amerikanë, lokalë dhe qendror. Përherë jam emocionuar nga vlerësimet që i bëjnë Kombit shqiptar, edhe pse politikanët tanë tregohen nxënës të këqij. Vatra ka kontakte me ish Senatorë e kongresmenë. Vlerësimet që përcollën në 100 vjetorin e Vatrës Senatori Shumer dhe kongresmeni Engel, ishin maksimale. Kontakti im i parë me politikanët amerikanë ka qenë me ish Senatoren e shtetit Hilari Klinton. Ajo po vinte kandidaturën për senatore dhe komuniteti shqiptar organizoi një darkë fondmbledhëse në Manhattan në restorantin e patriotit Bruno Selimi. Kishte më shumë se 100 pjesmarrës. Më mori me vete botuesi i Illyrias, Ekrem Bardha. Unë s’kisha më shumë se 2 muaj që kisha ardhur nga Shqipëria. Isha i ndrojtur. Ajo shumë e qeshur me shqiptarët. U bënë fotografi me secilin. Unë kisha zënë një qoshe dhe nuk po afrohesha. Ekrem Bardha ma bëri me dorë dhe lëshoi zë: Eja këtu! Ajo e kuptoi ndrojtjen time dhe më thirri. Dola në fotografi. E ruaj si relike në shtëpinë time atë fotografi. Qëlloi që dhe vajza ime, Elisabeta, që është mësuese në një shkollë të mesme, pasi mbaroi studimet për shkencat politike në Hunter College, punoi 6 muaj në zyrën e Seantores si praktikante universitare. Edhe ajo ka fotografi me zonjën Klinton, madje dhe një vlerësim shumë pozitiv pune e njohurish. E përmenda këtë rast sepse sa herë ka qëlluar që të jemë në takimet e shqiptarëve me zonjën Klinton, kam parë e dëgjuar një përkujdesje të jashtzakonshme të saj për shqiptarët. Po kështu do të përmendja kontributin e ish kongresmenit Tom Lantosh, kongresmenit Eliot Engel, Danna Robaher, madje edhe të senatores, Kirsten Gillibrand, të ish kongresistit Joseph DiGuardi etj.

Kanë thënë për Dalip Grecën…
Ca e kanë sharë e ca lëvduar. Citimet mendoj se janë të panevojshme.

Mesazhi për inteligjencën e këtushme shqiptare…
T’i përulen Kombit dhe të punojnë për Kombin.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisedoi, Dalip Greca-Si e rilindem Diellin, Raimonda Mois

AJTANGA LUBONJA – NË DIKTATURË KAM SHITUR 80 HERË GJAK, TANI JETOJ NË MJERIM, PA SHTËPI, DJALIN PA PUNË E ME TË ARDHURA MINIMALE

January 25, 2013 by dgreca

KALVARI MË NISI MË 1974, KUR ARRESTUAN BABAIN, XHAXHAIN, BURRIN E HALLËS DHE DJALIN E XHAXHAIT DHE I DËNUAN ME 11, 13, 15 DHE 17 VJET/

‘I bëj sms kryeministrit për hallet që kam, dërgon njerëz për ta ndjekur e mbeten me kaq, kërkoj pergjigje, s’më kthejnë më’

Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ/

Pyetje: Ajtanga Lubonja, ju jeni nga familja e Fatos Lubonjës?
Ajtanga Lubonja: Unë jam vajza e xhaxhai e Fatos Lubonjës. Në korrik të vitit 1974 arrestohet fillimisht babai im Llazar Lubonja inxhinier, pastaj pas disa ditësh arrestohet Fatosi, burri i halles Vasil M. Todi ( sot nga keta vetëm Fatosi është gjallë) akuzohen për agjit- propagange dhe denohen me nga 11,13,15 dhe 17vjet burg, fatosi u ridënua. Asnjë lloj faji nuk kishin kryer, budallalleqet e asaj kohe qe vinin ne pah forcen e Partise!

Pyetje : Kur filloi kalvari juaj Ajtanga Lubonja ? A mund të na tregoni vuajtjet tuaja gjatë diktaturës?
Ajtanga Lubonja: Qe me marrjen e epitetit ”Armiku i Popullit”, filloi kalvari i vuajtjeve të mija dhe familjes time. Më la burri me nje femije 2 vjeç, më hoqen nga puna dhe u detyrova te kthehem ne Tirane se gjate 4 vjeteve jetoja ne Pogradec e atje punoja ne arsim, ketu ne Tirane kam punuar ne revisten ”YLLI” dhe revisten ”Shqipetarja e re”.
Kur u ktheva ne Tirane s’me jepnin pune vetem të punoja tek bregu u lumit, ku mbaja arka. Pas luftrash neper dyer te komitetit te Partise me çuan nxenese ne NPV-Rrobaqepsi, ku ndenja 6 muaj nxenese pa pagese. Gjate kesaj kohe fillova te shes gjak se nuk kisha me çfare te rrit djalin, punova 14 vjet ne rrobaqepsi, deri sa atje mbaroi puna. Me shume lufte rregullova pune pastruese ne hotel Valbona dhe Internacional, ku punova deri ne vitet ’90.

LIRI BERISHA, ME TË CILËN KEMI QENË SHOQE FËMINIE DHE SHKOLLA, PAS ZGJEDHJEVE TË 2005 MË GJETI PUNË DERI MË 2010

Pyetje: Çfarë ndodhi me ju pas rrëzimit të diktaturës?
Ajtanga Lubonja: Kur filloi lëvizja demokratike dhe une u lidha menjehere me lëvizjen. Më kanë qëlluar ditën qe u rrëzua busti e kam shenjen ne koke etj. Fillova pune sporteliste ne Qytetin Studenti. Por nuk treguan asnjë lloj kujdesi dhe askush nuk mori parasysh ato që kishim hequr, sepse ishin monopolizuar te gjitha, vetem në vitin 2005, pasi fituam zgjedhjet takova Liri Berishën, me te cilen kemi qene shoqe feminije dhe shkolle dhe ajo me krijoi mundesine te punonja ne Shërbimet Qeveritare, në një pozicion teper te thjeshte, punonjese administrate me 380 mije leke rroge! Gjate kesaj kohe bashkëpunoja me gazetën ”55”.
Në sherbimet qeveritare punova deri në vitin 2010 dhe me nxorren ne pension! Gjate kesaj kohe kerkoja shtepi.

KAM 22 VJET QË JETOJ NË KONVIKT

Pyetje: Ku banoni gjatë këtyre 22 vjet tranzicion?
Ajtanga Lubonja: Kam që në dhjetorin e vitit 1992 që banoj ne konvikt, me banja te perbashketa, pa uje brenda …tmerr! I jam drejtuar Kryeministrit i cili i ka dhene urdher Entit te Banesave, por asgjë. Kërkesa ime në bashki është prej kohësh, që kur ishte Edi Rama, por ai as që merrte mundimin.
Me ardhjen e Bashes, une punova shumë per fushaten e tij, tani nuk me ngrene me telefonin! Keshtu une vazhdoj te jetoj ne konvikt tek godina 15.

Pyetje: Jeton me djalin që e rrite me aq halle, duke shitur gjakun tënd?
Ajtanga Lubonja: U detyrova te ndahem me djalin se ai u martua e u be me femije dhe në keto kushte s’mund te jetonim bashke dhe ata jane me qera diku ketu prane. Djalin e kam pa punë, vetem nusja punon dhe une me nje pension prej 150mije lekesh dhe pse m‘u premtua pesion i veçante nga kryeministri, erdhi me takoi keshilltari i tij z.Ylli Asllani dhe asgjë. Interesant, i bej sms kryeministrit per hallet qe kam, dergon njerez per ta ndjekur e mbeten me kaq,kerkoj pergjigje,s’me kthejnë më.

Pyetje: 22 vjet tranzicion dhe ju si e përndjekur ende jetoni në një konvikt, nuk keni as shtëpi dhe të ardhura minimale jetese, a gjeni fajtor dikë për këtë gjendje?
Ajtanga Lubonja: Keshtu une jam ne kushte te tmerrshme ekonomike, jam teper e semure, vuaj me diabet , bej 4 insulina ne dite, vuaj me tension-zemer, ulçera, veshka o nuk numerohen dot diagnozat e mija. Kam dhene 80 here gjak te mbijetoj, dhe…dhe ja ku jam drejt fundit e pashprese, pa shtepi me nje ekonomi te rrenuar!

TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT LEGJITIMË KANË MBETUR NË MËSHIRË TË FATIT
Pyetje: Po si e përndjekur çfarë keni përfituar nga ato që ju takojnë?
Ajtanga Lubonja: Shperblimin si te perndjekur na kane dhene vetem një kest! Si do behet me tej nuk e di.

Pyetje: A ishit ju shpirtërisht me grevistët e urisë, dy prej të cilëve ndërmorën aktin e sakrificës sublime?
Ajtanga Lubonja: Futja ne greve e te perndjekurve na zgjoi shprese, po si gjithmone ketu tek ne merr ngjyra politike!

Pyetje: Politikanët të gjithë janë me disa shtëpi, vila e lluks në qytet e bregdet, ndërsa të përndjekurit e diktaturës jetojnë në kushte mizerje, keni një koment?
Ajtanga Lubonja: Jo vetem politikanet jane me disa shtepi, po dhe ata që përçojnë ujin e tyre, ejani të shihni ketu ne Qytetin Studenti si janë ngritur shtepite e lokalet si kepurdha dhe nuk eshte asnjeri ne prone te vet e pronaret e ligjeshem zvarriten pa patur mundesi te marrin pronen e tyre.
Kam si fakt djalin tim, ai nga babai është JORGON, ka disa prona per t’iu kthyher, evidente eshte shtepia ngjitur me Ministrinë e Arsimit, por nuk ia japin.

Pyetje : Shpresoni ende tek këta që ju kanë mashtruar për 22 vjet?
Ajtanga Lubonja: Une nuk e di deri sa mund ta shtyj, ky eshte shteti per te cilin luftova dhe me kane lene ne meshire te fatit…Po me tej!!! Mendoj qe familjet e verteta te persekutuara po lihen ne meshire te fatit. E di që shpresa vdes e fundit, po une jam shume e semure, po vdes vete!!!

Intervistoi Elida Buçpapaj

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Elida Buçpapaj, interviste me Ajtaga Lubonjen

ÇFARË JANË SHQIPTARËT NË MAQEDONI VENDAS APO ARDHACAKE?

January 24, 2013 by dgreca

Nga Teuta Kamberi-Llalla/

Mos përdorimi i gjuhës shqipe për ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni është sikur të kemi humbur atdheun, dhe për këtë humbje faji në radhë të parë bie mbi klasën tonë politike dhe tek nëpunësit shqiptar që punojnë nëpër institucionet shtetërore ku gjuha shqipe garantohet me ligj. Pasi sllavët na ofenduan me Enciklopedinë, ofendimet vazhduan në librat shkollor me të cilat mësojnë fëmijët shqiptar. Fenomeni i çuditshëm po ndodh viteve të fundit me përdorimin e gjuhës së shkruar shqipe. Sipas më të moshuarve thonë se gjuha shqipe ishte gjuhës zyrtare në ish-Jugosllavi, në Maqedoni. Siç duket dikush po i shtyn shqiptarët të ndiejnë nostalgji për jetën nën diktaturën jugosllave dhe kjo nuk bëhet paqëllim.

Injorimi i gjuhës sonë kombëtare fillon nga certifikatat personale, për të vazhduar me letërnjoftimet dhe pasaportat ku shpeshherë bashkëkombasit tanë të cilët punojnë në zyrat ku jepet këto dokumente na përgjigjen shpeshherë se nuk ka pasaporta në gjuhën shqipe. Certifikatat në heshtje na i japin vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase, dhe nëse dikush e kërkon në gjuhën amtare nëpunësit na shikojnë shtrembër, me përbuzje. Pa folur që shpeshherë emrat dhe mbiemrat nga i shkruajnë me shkronja latine, por në gjuhën sllave duke bërë ndryshimin e shkronjave.

Ndërmarrja pritave elektrike EVN vazhdon të tallet me ironi prej disa vitesh me gjuhën shqipe, kjo u vërejt në deklaratën që bëri për një portal zëdhënësja e saj Vlera Gjakova ku tha ndër të tjera se faturat mund të vijnë në gjuhën shqipe pasi bëhet kërkesë zyrtare. Kjo deklaratë e një qytetareje me kombësi shqiptare duket sa ironike dhe qesharake kur dihet që përdorimi i gjuhës shqipe garantohet me ligj dhe Kushtetutë për të gjithë qytetarët me kombësi shqiptare dhe nuk duhet të parashtrohet kërkesë për përdorimin e saj.

Siç duket institucionet shtetërore dhe firmat e mëdha private i kanë shpallur luftë të hapur përdorimit të gjuhës shqipe, kjo luftë vërehet kudo edhe deputetët tanë heshtin përpara kësaj tragjedie. Duket se sa herë që afrohen zgjedhjet dëgjohen çjerrjet dhe britmat e ndonjë pseudopatrioti i orëve të vonuara për ta ngritur çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe ashtu siç i takon me ligjet e cunguara të votuara nga çorbë ngrënësit deputet shqiptar të cilët keqpërdorin votëbesimin e votuesve të tyre.

Poshtërimi i shqiptarëve si bashkëthemelues të shtetit të Maqedonisë u duk edhe me aprovimin e ligjit për përdorim e Flamurit Kombëtar, ku deputetët shqiptar votuan ligjin e zvogëlimit të flamurit tonë, pra flamuri shqiptar mund të përdoret vetëm i zvogëluat 30% nga përmasat e tij zyrtare. Ky është një devijim i rëndë nga ato përmasa që njihet kudo në botë zyrtarisht flamuri shqiptar.

Duke vërejtur edhe shkeljet e institucioneve shtetërore për përdhosjen e flamurit dhe gjuhës shqipe, shqiptarët duhet ti bëjnë pyetje vetes nëse janë qytetar vendas në Maqedoni apo ardhacak?

Shqiptarët duhet të zgjedhin midis qytetarit vendas dhe qytetarit ardhacak, nëse ndihen vendas atëherë duhet të mbrojmë identitetin e tyre kombëtar, duhet të luftojnë për tu ndier të barabartë me të drejta të plota ashtu si sllavo-maqedonasit, sepse fjala qytetar ka kuptimin të qenit i përhershëm, i barabartë me të tjerët para çdo ligji. Nëse shqiptarët ndihen ardhacak, atëherë duhet të heshtim, të nënshtrohemi dhe ta ndiejmë veten të përkohshëm, as me Maqedoninë e as me Shqipërinë.(të gjithë e dimë se si na quajnë në Shqipëri).

Prandaj secili nga ne duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të mbrojtur identitetin kombëtare në rast se nuk dëshirojmë të jetojmë nën diktaturën e mentaliteteve të kohëve të shkuara, të gjuhës së urrejtjes dhe dorës me kamxhik mbi kurriz. Për të mos ngritur dilemën se: na pengojnë, apo pengohemi me këmbët tona?

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Llalla, shqiptaret ne Maqedoni, Teuta Kamberi, vendas apo ardhacake

LAMTUMIRE KOMISAR SKURA!

January 24, 2013 by dgreca

Përcillet për në banesën e fundit, komisari Musa Skura. Kryeministri Berisha: Luftë të ashpër kundër krimit

“Lamtumirë i shtrenjti dhe i paharruari ynë”, me këto fjalë është përcjellë në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve” komisari i Burrelit, Musa Skura. Pas ceremonisë së homazheve në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë ku morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, kryeministri Berisha, krerë të partive politike, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit trupi i tij i mbuluar nga flamuri kuq e zi u varros në Varrezat e Dëshmorëve. Vëllai i Musa Skurës pas falenderimeve të rastit, u shpreh se ai tani nuk do njihet më vetëm vëllai i tij, por si djali i të gjithë Matit. “Na la krenarinë, kujtimi i Musait do jetë me ne përjetë”, tha ai. Banda frymore përcolli nota funebre për të krijuar solemnitetin e nevojshëm, të shoqëruara në fund me të shtëna topi për të krijuar nderimin e duhur për një dëshmor.

 

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj: Musa Skura, simbol i vlerave morale dhe njerëzore

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, tha në ceremoninë mortore të Shefit të Krimeve të Burrelit, Musa Skura, në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, se “Komisar Skura është simbol i vlerave morale dhe njerëzore”. Duke vlerësuar figurën e Musa Skurës, Burgaj theksoi se “ky hero nuk rreshti 28 vjet duke punuar për të mbrojtur qytetarët e vendit të tij”. “Të gjithë jemi krenarë për jetën dhe veprën e Dëshmorit të Atdheut, Musa Skura, i cili nga sot do të prehet aty ku prehen edhe heronjtë e tjerë të demokracisë”- tha Burgaj.

 

Kryeministri Berisha: Ndëshkim maksimal autorëve

 

Kryeministri Berisha pas homazheve, vlerësoi lart figurën e komisarit Musa Skura. Ai, tha kryeministri dha jetën në krye të detyrës, duke u bërë shembulli i sakrificës për të vendosur rend e siguri. “Erdha të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin e qeverisë famljes së komisarit Musa Skura që ra në krye të detyrës, në përballje me falangat e krimit, të shpreh ngushëllimet për efektivat e policisë së shtetit për këtë humbje të madhe. Ishte një nga komisarët më të shkëlqyer, më trima, më të vendosur, qytetar shembullor e prind i shkëlqyer. Shembull do të mbetet sakrifica sublime e komisar Skurës, burrëria e tij do jenë frymëzim për të garantuar sigurinë e jetës”, tha ai. Kreu i qeverisë nënvizoi më tej se drejtësia do veprojë forcërisht për çdo rast kur krimi godet uniformat blu. “Do merret çdo lloj hapi ligjor brenda kuadrit demokratik kushtetues, qeveria e gatshme ta marrë, por nga ana tjetër në të dyja rastet drejtësia po vepron dhe do veprojë forcërisht”, shtoi Berisha duke iu referuar edhe rastit të komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i cili ashtu si Skura humbi jetën në krye të detyrës.

 

Ilir Meta: Burg përjetë kujtdo që ngre dorën mbi policët

 

Kryetari i LSI-së Ilir Meta nënvizoi edhe njëherë se LSI do kërkojë forcimin e ligjit për të ndëshkuar këdo që ngre dorë mbi policët. Pas homazhe në nderim të ish shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura, Meta deklaroi se goditja e krimit bëhet përmes forcimit të masave ligjore. “Natyrisht që sot është një ditë e trishtë për të gjithë, jo vetëm për familjarët e kolegët. Krimi ka goditur përsëri shtetin, ka marrë jetën e një punonjësi shembullor. Ne duhet të marrim masa të forta dhe konkrete për forcimin e ligjit, për goditjen e krimit. Ne do propozojmë ashpërsim të Kodit Penal, do propozojmë që kushdo ngre dorë mbi policët, të dënohet vetëm me burgim të përjetshëm”, tha ai.

 

Homazhet

 

Ceremonia e homazheve nisi më vonë se sa orari i parashikuar rreth orës 11:45, për shkak të vonesave që pati mbërritja e trupit në portin e Durrësit. Në ceremoni përveç familjarëve e të afërmve, ndodheshin për të nderuar figurën e Musa Skurës edhe autoritete shtetërore e ushtarake. Në ceremoni mbërriti kryeministri i vendit Sali Berisha rreth orës 12:30. Pas tij komisari u nderua nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Po ashtu homazhe zhvilluan dhe kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe deputetë të qarkut të Dibrës e Shkodrës homazhe për nder të Musa Skurës. Gjithashtu, në homazhe mori pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, e pak pas tij kryebashkiaku Lulzim Basha.

 

Kush ishte Musa Skura

 

“Dëshmori i Atdheut” Musa Skura, u lind më 17 Korrik të vitit 1963, në fshatin Suç të Komunës me të njëjtin emër. Pasi kreu arsimin e mesëm, ai u fut në radhët e Policisë së Shtetit në vitin 1982, ku sapo nisi karrierën në këtë profesion. Familjarët e tij tregojnë dashurinë që kishte Komisari për detyrën në policinë e shtetit. Gjatë karrierës së tij me uniformën blu, Komisar Musa Skura, mori disa grada me arritjet në punën e tij. Në vitet 1997 – 2001, komisar Musai do të mbaronte Arsimin e Lartë, të cilin e ndërpreu për shkak të veshjes së uniformës me mbarimin e shkollës së mesme. Ai studioi për Specialist i Lartë Policie, gjë e cila i shërbeu edhe më shumë në profesionalizmin e tij në luftë me shkelësit e ligjit. Mat Televizion ruan në arkivin e tij dhe një ndër aksionet e policisë së shtetit për mbledhjen e armëve, ku bie në sy profesionalizmi i komisar Musa Skurës, në kryerjen e detyrës së ngarkuar. Nga viti 2003 e deri në vitin 2006, Musa Skura do të merrte titullin ASISTENT, K/ASISTENT dhe N/INSPEKTOR. Më 18 Qershor 2006, ai do të merrte gradën e nën komisarit, gradë të cilën ai e mbajti deri më 07 Prill 2010, ku mori gradën e Komisarit. Puna e Komisar Musa Skurës, nuk ishte e përqendruar vetëm në komisariatin e Matit, por ai shërbeu edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër, në Postën e Policisë Klos, si dhe inspektor i disa zonave në rrethin e Matit. Komisar Musa Skura do të plagosej më 13 Janar 2013 gjatë një operacioni policor për kapjen në flagrancë të një bande kriminale e cila transportonte dhe trafikonte municione luftarake, në fshatin Suç pranë rrugës nacionale Burrel – Klos.

…

Filed Under: Kronike Tagged With: komisar i Burrelit, Kryeministri Berisha, Musa Skura

Një zjarr i vogël i “Vatrës” ka nisë të ngrohë shqiptarët e Jacksonville

January 24, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/Jacksonville/ Florida/
NE FOTO: Behar Mera dhe Rita Lati gjate koncertit qe organizoi dega e Vatres ne Jacksonville/
U bënë dhjetëra e dhjetëra vite që ne shqiptarët po përplasemi masivisht me dallgët e mërgimit.Edhe këtu në Jacksonville ku Florida të thotë “mir se erdhe i dashur visitor!”, jetojnë e punojnë mijëra emigrantë shqiptarë. E di që jemi bërë deri diku si floridianë por përsëri sytë i kemi përtej oqeantit Atlantik në vendlindjen e dashur  në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Malin e Zi dhe Çamërinë martire.Ka pak kohë që një foshnjë e re ka lindur në Jacksonville,endrra e Nolit dhe e patriotëve të tjerë të diasporës mori frymë. Një degë e Vatrës lindi në një vit të veçantë për shqiptarët 100 në vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorin e formimit të Vatrës së madhe të diasporës shqiptare të Amerikës .Tani kjo degë po mundohet që të hedhë shtat.Ka nisur udhëtimin në udhëtimin e vështirë por me shumë shpresë të bashkimit të shqiptarëve të Jacksonvillës rreth një vatre të përbashkët miqsh.Me plot përkushtim dhe me vështirësisë që ndodhen këtu ku lidhjet e shqiptarëve më shumë janë mes lidhjes së punës , apo lidhjeve krahinore  kryetari i parë i degës së Vatrës Adriatik Spahiu dhe stafi i tij arritën që të organizojnë përveç 100 vjetorit të festës së Flamurit e të pavarsisë së Shqipërisë edhe ndërrimin e motmoteve.Në hotelin  Holiday Inn mbi treqind shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare u mbodhën natën e vitit të ri.Sigurisht që të gjithë kishim dëshirë të shijonim  jo vetëm një natë shqiptare por edhe një natë me ushqime të traditës shqiptare të përzier me muzikën  ëmbëltuese të Shqiptarisë. Ndaj si viti i parë antarët e vatrës që ishin organizatorët e kësaj feste bënë edhe “kurbanët” tre viça të marrë në një fermë në rrethinat e St. Augustinës(Në St. Augustine Christopher Columbus beri ndalesën e parë në kontinentin Amerikan) si në legjendat e vjetra shqiptare në ndërtimet e themeleve të një shtëpie të re që kjo shtëpi të jetë sa më fortë.Kur dita i tha lamtumirë 2012 dhe nata e fundit e këtij viti sesi kishte një buzëqeshje tjetër salla filloi të mbushej shumë shpejt dhe atmosfera festive nisi të marrë jetë.Matilda Moja dhe Mark Dukaj iu uruan mirëseardhjen bashkombësëve të  tyre dhe ftuan kryetarin Adriatikun që të thoshte disa fjalë të ngrohta dhe vëllazërore në këtë natë të ndërrimeve të vite.Tiku ngadalë dhe me emocione të çiltra ngjitën në podiumin dhe nis rrjedhshëm përshëndetjen me miqtë e tij të ftuar si i zoti i shtëpisë.Në të njëtën kohë ai përshëndet të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në diasporë apo në vendlindje si dhe të gjithë antarët e Vatrës kudo në Amerikë e në veçanti ato që dhanë një kontribut të çmuar në organizimin e kësaj festë si Bukurosh Curri, Hasan Hakrama, Niko Benko,Gjergj Laçuku,Edmont Baçova etj.

Malli i vendlindjes i përzier me pak pije alkolike dhe me muzikën brilante të grupit “Mërgimtari” të drejtuar nga Agron Gruda dhe këngëtaria e re lezhjane Zamira Laçaj sikur e elektrizuan sallën.Kënga dhe vallja shqiptare nuk dinte të lodhej. Ushqimi shqiptar i gatuar në mënyrë perfekte nga shefi i guzhinës zoti Leonard pronar i Pizza Italiane prej dhjetëra vitesh sikur ia shtonte më tepër shijen e kësaj festë.Ngadalë dhe si pa e kuptuat orët rrokullisen dhe vjen momenti i veçantë i ndërrimit të motmoteve.Ora po shkon 12 e mesnatës.Gjithçka ra në heshtje.Muzika u shtri të flej gjumë.I gjithë salla në kor nisi të numëronte sekondat e fundit të 2012..5..4..3..2..1..Gëzuar!..Gëzuar Vatra e Jacksonvillës vitin e parë të ri dhe siç thonë shqiptarët kur një vajzë martohet e marrtë këmbën zvarrë që të martohen tërë vajzat e lagjes ashtu edhe Vatra qoftë gjithmonë prezente nëpër festa të ndryshme që rruga jonë e jetës na solli ti shijojmë në Florida.Kënga veri-jug nuk dinte të ndalonte dot.Flora Spahiu nën emocione të forta mori mikrofonin dhe nisi të këndonte këngë malli, këngë që mërgimtarët i bëjnë të lotojnë jo vetëm shpirtërisht por edhe me lot.Ky është mërgimi, kjo është jeta që ne mërgimtarët zgjodhëm por kur jemi të bashkuar në një sofër shqiptare, kur të ngrohemi pranë të njëjtës vatër sigurisht lotët do të rrallohen …

Në një ditë janari ,ditë ku dielli floridian të buzëqesh dhe dimri pret më kot pas dere të të bëjë një vizitë përsëri në hotelin Holiday Inn një pjesë e shqiptareve u rimblodhën me plot dëshirë të shijojnë humorin, muzikën e pavdekshme shqipe.Artistët Behar Mera dhe Rita Lati si dhe këngëtaria e talentuar Valbona Halili dhe muzikantit Artur Gunga që  me atë buzëqeshjen e tyre sikur kishin sjellë një copë Shqipërie nga vendlindja.Megjithëse ishte ditë e martë dhe të “dehur” disi nga festat e fund vitit holli i hotelit ishte mbushur në një pjesmarrje të kenaqshme. Antari i vatres Aqif  Xhepa përshëndeti të pranishmit dhe ia la fjalën përsëri Tikut i cili nën emocinet e zakonshme iu uroi mirsëardhjen artistëve dhe falenderoj përsëri shqiptarët për pjesmarrjen në këtë “festë” me dëshirën e mirë që edhe me të bashkuar të jemi në të njëjtën sofër të muzikës dhe humorit shqiptar.
Tingujt e muzikës dhe zëri i ëmbël i këngëtarës Valbona Halili e ndezi sallën e hotelit.Kënga shqipe sigurisht e përzier me mallin e vendlindjes sikur shijohet më mirë tek mërgimtarit.Të etur për të kërcyer nën ritmin e këngëve salla u shkri një me këngëtaren.Çdo gjë dukej si një “dasëm” e vogël shqiptare që duartrokitet çdo çast nga valët e oqeanit Atlantik. Në një pauze të shkurter heshtjeje e në skenë ngjitën artistët e talentuar të humorit shqiptar Behar Mera dhe Rita Lati që me humorin e tyre brilant e vranë stresin që kurbeti ta lë në derë pa të pyetur fare. Jeta do ta jetojë jetën , gjithashtu edhe dega e Vatrës në Jacksonville Florida do të jetojë dhe të jetë gjithmonë zgjuar dhe si Vatra e  madhe e Nolit ,Konicës etj do të burrërohet. Do të punojnë me plot përkushtim që të jetë një zjarr që të ngrohë të gjithë shqiptarët e Jacksonvillës  pranë një vatre të përbashkët ku edhe KELMEN TV me pronar dhe administrim të Mark  Dukës ka  hapur një dritare të bukur informacioni duke transmetur dhe ritansmetuar jo vetëm veprimtarinë e degës së Vatrës por më tej  duke lidhur shqiptarët më tepër me vendlindjen dhe vendlindjen me diasporën shqiptare të Amerikës e më gjërë  falë teknologjisë së fundit televizive të afruar nga Shqip TV . Gjithashtu nje falenderim i vecante eshte edhe per njerin nga sponsoret e kesaj feste zotin Vicens Jubani pronar i kompanise Village Bread & Bagel.

* Jacksonville Florida, Janar 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Lek Gjoka, vatra. Jacksonville

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5601
  • 5602
  • 5603
  • 5604
  • 5605
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT