• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

31 dead, buildings down as strongest tremor in decades rocks Albania

November 26, 2019 by dgreca

By Benet Koleka/ Reuters/TIRANA (Reuters)-At least 31 people have died after the most powerful earthquake to hit Albania in decades rocked the capital of Tirana and surrounding region early on Tuesday, causing several buildings to collapse and burying residents in the rubble.

The 6.4 magnitude quake struck shortly before 4 a.m. local time (0300 GMT), the U.S. Geological Survey (USGS) said, the second powerful tremor to hit the region in two months. 

It was centered 30 km (19 miles) west of Tirana, at a shallow depth of 10 km (6 miles), the USGS said. 

Two women were found in the rubble of an apartment building in the northern village of Thumane, and a man died in the town of Kurbin after panicking and jumping out of a building, a Defense Ministry spokeswoman said.

The bodies of three other victims were pulled from the wreckage of two collapsed buildings in Durres, the defense ministry said. 

Emergency workers told local media one of those killed was an elderly woman who had managed to save her grandson by cradling him with her body. 

Unverified video footage posted on social media showed what appeared to be a collapsed building in Durres, 40 km west of Tirana, on the Adriatic coast. Other footage showed buildings with large cracks and fallen masonry, including one apartment with most of a bedroom wall missing. 

“Firefighters and army staff are helping residents (caught) under the rubble”, in Durres and the nearby village of Thumane, the Defense Ministry spokeswoman told reporters.

An unidentified man, with a wound dressing on his right cheek, told News24 TV his daughter and niece were among those trapped in a collapsed apartment building in Durres. 

“I talked with my daughter and niece on the phone. They said they are well and are waiting for the rescue. Could not talk to my wife. There are other families, but I could not talk to them,” the man said. 

National police said people in Durres and the surrounding areas to avoid driving so emergency services could reach those affected by the earthquake. 

Two government spokesmen told Reuters the biggest damage to buildings was in Durres and a few people had been taken to hospital in Tirana. 

A Reuters witness described residents fleeing apartment buildings in Tirana, some carrying babies. Power was down in several neighborhoods.

Three hours after the main tremor, a strong aftershock rocked the city, which is known for its colorful mix of architecture from its Ottoman, Fascist and Soviet past. 

Several smaller tremors were recorded in the hour before the main quake, which was also felt across the Balkans and in the southern Italian region of Puglia. 

“We were awake because of the previous quakes, but the last one shook us around. Everything at home kept falling down,” Refik, a Tirana resident, told Reuters of what happened in his sixth-floor apartment. 

Located along the Adriatic and Ionian Seas, between Greece and Macedonia, Albania experiences regular seismic activity. 

An earthquake with a magnitude of 5.6 shook the country on Sept. 21, damaging around 500 houses and destroying some. The Defense Ministry had said it was the most powerful quake in Albania in the last 30 years.

he images of collapsed or semi-collapsed buildings in urban areas suggested Tuesday’s quake was more powerful than one in 1979 which razed a neighborhood of the northern town of Shkoder, bordering Montenegro. Neither of those two earlier earthquakes caused any fatalities. 

The Balkan nation is the poorest country in Europe, with an average income of less than a third of the European Union average, according to Eurostat data.

Filed Under: Featured Tagged With: Benet Koleka-Earthquake Albanian-Six died

VATRA, E SHQETËSUAR PËR KRIZËN NË BALLKAN ME PASOJA PËR KOMBIN SHQIPTAR

November 25, 2019 by dgreca

Fjala e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, z. Dritan Mishto  në Darkën e festimit të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë/

  • Tashmë është e dukshme se demokracia në Republikën e Shqipërisë është në një kryqëzim të vështirë dhe prej afro tre dekadash, nuk po arrin të ngrihet në baza të forta. Pushteti absolut i Qeverisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama e ka kthyer vendin në autokraci….
  • Federata VATRA në vazhdimësi ka goditur me forcë të gjitha tentativat për dobësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mosrespektimin e sugjerimeve miqësore amerikane. Sidomos nisma për rishikimin e kufinjve të Republikës së Kosovës, e pasuar nga projekti për krijimin e hapësirës të përbashkët ekonomike mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke injoruar statusin ndërkombëtar të Kosovës ….

   ***

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj!

I Nderuar Father Hieromonk Nikodhim dhe Imam Tahir Kukaj!

Të nderuar miq dhe të ftuar z. Faik Nika, Kryetar i Këshillit Shqiptar në Malin e Zi; z. Ilir Capuni Kryetar i Komunës së Ulqinit dhe pjestarë të delegacionit!

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amërikës VATRA t’ Ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Flamurit dhe 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Tashmë në traditën e pandërprerë të Federatës VATRA, kjo ditë e shënuar na mbledh të gjithëve të festojmë, nderojmë dhe përulemi me respektin më të thellë për figurat, që i dhanë jetë projektit më të rëndësishëm të Shqipërisë moderne, pavarësisë saj. E bashkuar në mënyrë të pandarë me përpjekjet e gjera për kurorëzimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e mëpasshme të saj, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjen një përgjegjësi të dyfishtë për të vazhduar të jetë në krye të ndihmës për çështjen tonë kombëtare. Ndaj, festa e pavarësisë gjithmonë në Vatër është e bukur sepse sado që kalojnë vitet, Vatra përtërihet dhe gjallërohet. 

Të dashur bashkëatdhetarë! 

Në këtë ditë të shenjtë, ne hedhim sytë e vështrojmë se çfarë po ndodh me vendin amë dhe trojet tona etnike. Të gjithë jemi të shqetësuar për problematikën e thellë politike dhe krizën shoqërore serioze, që ekziston në Ballkan në tërësi, dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë mbi kombin tonë. Tashmë është e dukshme se demokracia në Republikën e Shqipërisë është në një kryqëzim të vështirë dhe prej afro tre dekadash, nuk po arrin të ngrihet në baza të forta. Pushteti absolut i Qeverisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama e ka kthyer vendin në një autokraci, me një përqëndrim të pushteteve në një dorë, duke krijuar jo vetëm rrezik për të ardhmen dhe sigurinë e standardeve demokratike, por edhe duke kërkuar shumë kohë për riparimin e këtyre dëmeve.  Gjendja shoqërore mbetet e rëndë, e pashpresë dhe me një varfëri në rritje. Dukuria e largimit të shqiptarëve, në një rekord të paparë, po shoqërohet me problematika, të cilat po dëmtojnë jo vetëm treguesit statistikorë të përbërjes së popullsisë sa i përket moshës së qytetarëve të atjeshëm, por edhe uljen e fuqisë dhe energjisë për rritjen dhe vitalizimin e kombit. Me dhimbje themi se ky fenomen është një shpopullim i sofistikuar i vendit.

Sa i përket politikës së jashtme, Federata VATRA në vazhdimësi ka goditur me forcë të gjitha tentativat për dobësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mosrespektimin e sugjerimeve miqësore amerikane. Sidomos nisma për rishikimin e kufinjve të Republikës së Kosovës, e pasuar nga projekti për krijimin e hapësirës të përbashkët ekonomike mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke injoruar statusin ndërkombëtar të Kosovës si një republikë e njohur, por dhe interesin tonë kombëtar, janë akte të dënueshme. Federata VATRA po bën ç’është e mundur, me të gjitha format dhe kontaktet e saj, që kjo situatë të kapërcehet dhe të mos humbet asnjë minutë në rrugën e proceseve integruese. Shqiptarët kudo që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje, por edhe ata vetë duhet të ndërgjegjësohen për forcën dhe energjinë e madhe që qëndron në duart e vetë popullit.

Të nderuar miq,

Ky vit shënon edhe një ngjarje madhore për mbarë botën shqiptare: 110 Vjetorin e Gazetës Dielli, botim i Federatës VATRA. Një diasporë e vogël dhe aq shumë peripeci ka shënuar padyshim një rekord në librin e madh të shtypit të shkruar botëror: botimin në mënyrë të pandërprerë të një gazete, e cila vazhdon të botohet periodikisht duke gëzuar edhe sot një autoritet moral të padiskutueshëm në ballë të mendimit kombëtar. 

Pas 107 vitesh të festimit të ditës së pavarësisë, kjo darkë është tepër e veçantë sepse z. Marko Kepi, anëtar i Federatës VATRA është sot përballë një sfide shumë të rëndësishme në kandidimin për anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut. Me Shoqatën Rrënjët Shqiptare dhe mbarë komunitetin, z. Kepi ka drejtuar paradat që kanë nxjerrë në pah vlerat tona kombëtare duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Çamëria, Arbëreshët e Italisë, etj. Ndaj, ne ndjehemi sot krenar për Marko Kepin dhe i urojmë nga zemra suksese. Me njerëz të rinj si Marko dhe të tjerë shqiptarë të mirë, që po dalin përditë në skenën e sfidave tona kombëtare, ne ndjehemi të sigurtë se objektivat tona historike do të përmbushën më së miri.

Rroftë Flamuri ynë kombëtar!

Rroftë Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA!

Rrofshin Shqiptarët kudo ndodhen!

Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

  • Per me shame fotografi shine ne Facebook Dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Dritan Mishto-Fjalimi- Festa e Flamurit-23 Nentor 2019

Letter To Pres. Milo Djukanovic

November 25, 2019 by dgreca

The Honorable President Milo Djukanovic/

President of the Republic of Montenegro/

Dear Mr. President:/

We are writing to express our grave concern about the actions of the Montenegrin Police directed against citizens of Albanian descent from Montenegro, the Republic of Albania and other countries. Most notably, the Montenegrin Police have been bringing unprecedented criminal charges and levying fines against any individual or entity displaying the Albanian national flag. Thereby, raising major concerns of a possible pattern of discrimination and harassment against people of Albanian origin. 

Most recently, the Montenegrin Police arrested and expelled Mr. Irfan Domnori, a citizen of the Republic of Albania, for displaying the Albanian national flag at the annual Chestnut Festival in the region of Kraja, a municipality of Ulcinj. The mere act of displaying the Albanian flag at a cultural event resulted in Mr. Domnori being expelled, was levied a fine of 300 Euros and received an order that bans his re-entry into Montenegro for a period of 30 days. According to the Montenegrin Police, Mr. Domnori “disrupted public order and breached the peace.” Many witnesses accounts, however, unequivocally contradict the Montenegrin Police’s statement, and have denied any “disruption of public order” or “breaching of the peace”.  

This incident coupled with other incidents that show bias against Albanians are deeply concerning. This is not the first time that the Montenegrin Police have targeted Montenegrin citizens of Albanian descent and Albanians from other countries for displaying the Albanian national flag. Such actions by the police cause us to ask a number of questions: (1) How many arrests and summonses have the Montenegrin Police issued for the display of national symbols? (2) How many of those arrests and summonses have been issued specifically for the display of Albanian symbols as opposed to symbols of other nations? (3) Who in the chain of command is responsible for the directives to issue summonses and arrests of individuals who are displaying a national flag other than the Montenegrin flag? 

Mr. President, we request you and the Montenegrin Parliament to launch a full investigation and take the appropriate actions against the responsible individuals and/or departments. The behavior of the Montenegrin Police in Mr. Domnori’s case and previous cases is unbecoming of a democratic state, a member of NATO and a country aspiring to become a member of the European Union (EU). In fact, such actions violate numerous international laws, agreements, and conventions concerning human and national rights of minorities, as well as the Constitution of Montenegro. We respectfully remind you, Mr. President, that the Republic of Montenegro is a signatory of the aforementioned agreements and conventions. 

The actions of the Montenegrin Police have been damaging to the relations between the Montenegrin government and its own citizens of Albanian descent as well as the citizens of the Republic of Albania, who warmly welcomed Montenegrin (former Yugoslav) citizens to their country during World War II. 


We respectfully and urgently request that the Republic of Montenegro take all the necessary steps to adopt and genuinely integrate a policy of inclusion. We firmly believe that the first step in repairing this damaged relationship is for the Government of Montenegro to issue a public apology for the discriminatory actions targeted towards individuals of Albanian descent. The second step is to relieve of their duties the individuals, whatever their role in the government of Montenegro, who are perpetrating these discriminatory actions. We cannot imagine a higher moral duty than asserting that intolerance shall and will not be tolerated. 

In addition, we also implore you to facilitate the process of dismissing all charges against Mr. Domnori and others who are similarly situated. Expunging their criminal and infraction records, refunding the fines paid and immediately end the practice of arrests and fines for displaying national symbols.  


This issue is especially pressing in the wake of the 107th year of Albanian Independence which will be celebrated on November 28, 2019. Albanian descendants from all around the world, including in Montenegro, will proudly display the Albanian national flag. It is a celebration of freedom after 497 years of occupation by the Ottoman Empire. The mere fact that Albanian descendants find themselves a part of another country’s territory, through no fault of their own, does not entitle your government or any government to suppress their identity or violate their basic human rights. In order to avoid an international incident, we hope that in your capacity as President and leader of a free nation will ensure that such freedoms are afforded to all of your citizens and its visitors during the Albanian Independence celebrations. We pray that the Montenegrin Police will reconsider its tactics and that your country will embrace and protect the Albanian minority through law and practice.  

We, the Albanian American community, believe that diversity is a core value of the Republic of Montenegro, and respect for all ethnic groups is a key principle towards a prosperous future. Thus, we will not close our eyes to actions that undermine these principles. 

We remain hopeful in reaching an amicable solution to the existing issues and that you will take our suggestions seriously and afford them the time and consideration they deserve.

We wish Montenegrin citizens of Albanian descent and all around the world a happy and peaceful flag day.  

We the undersigned, look forward to your response. 

  Mark Gjonaj, Member, City Council of New York

Albanian American Association Ana e Malit
Albanian American Community Association
Albanian American Council
Albanian American Cultural Found.AACF
Albanian American Educators Association
Albanian American National Association
Albanian American Open Hand Association
Albanian American Puka Community Association
Albanian American Women’s Organization “Motrat Qiriazi”
Albanian American Writers Association
Albanian Business Network
Albanian Roots
Albanian Professional Entrepreneur Network – APEN
Association Malesia e Madhe NY
Atlantic Association
Bijte e Shqipes
Classmates Forever
Dibra Community organization
Dom Simon Filipaj Foundation
Hasan Prishtina Waterbury Organization
Illyria Business Organization
Kelmendi Organization
Kosova Lindore Association
Kraja Patriotic Association
Marigona-Albanian Women Org
Masbesa Boston Germin
Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH)
Peja Organization
Plav-Guci Foundation
Rugova Association
Scanderbeg Society
Shpresa Cultural Association
Sons of Illyria 


cc:       The Honorable Prime Minister Dusko Markovic                vanja.janjusevic@gsv.gov.me

            The Honorable Ambassador Srdjan Darmanovic   kabinet@mfa.gov.me   

            The Honorable Ambassador Judy Reinke             podgoricaACS@state.gov

The Honorable Ambassador Zeljko Stamatovic     zeljko.stamatovic@mfa.gov.me

Milan Rocen Advisor to President                                       milan.rocen@yahoo.com

Filed Under: Featured Tagged With: Letter -To Pres. Milo Djukanovic

Ethet e 8 dhjetorit

November 25, 2019 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare thirrja e Ilir Metës për protesta pikërisht më 8 dhjetor. E quajnë revolucion dhe se revolucionet janë të dëmshme. Megjithëse duhet theksuar që ulërasin kështu bijtë e revolucionarëve dhe ata që mbajnë sytë për ndonjë kockë. Por në fund të fundit vendi i paradokseve jemi dhe mund të ndodhi që të shporrim Ilir Metën me Ilirin a me presidentit. Ja disa shpjegime pse jemi vend i paradoksit.
Thirrja që një president i bën shoqërisë për të dalë në protestë afërmendsh është e pa precedentë. Konteksti me protesta apo imazhi anti-qeveri në një vend me kulturë të freskët ku qeveria vetëm duartrokitet etj., në një vend me kulturën e 1 majit piknik dhe jo të indinjatës, në një vend me kulturën e 5 majit të dëshmorëve dhe jo martirëve etj., afërmendsh stonon. Tek ne qeveria ka gjithmonë të drejtë edhe kur na shkërdhen, edhe kur na mbyt me të dyja duart, madje ne i japim forcë me solidaritet e urra aq sa e vdesim me pasionin më të madh jo shokun e shkollës, jo vetëm fqinjin a fqinjën, por edhe vëllain a motrën. Po ç’vëlla? Edhe nënën e babën, gjyshin, gjyshen. Kurse dajës, hallës a xhaxhait dhe kushurinjëve ua lërojmë me prag shtëpie ku t’i kenë.

Kësisoj për kulturën tonë bastarde është e logjikshme të të duket po aq bastarde që një president i kërkon popullit të ngrihet e të protestojë kundër qeverisë në mbrojtje të kapjes së Kushtetutës. Kësisoj në shoqërinë tonë bastarde thirrja e Presidentit është afërmendsh bastarde, afërmendsh është thirrja e armikut të klasës që kërkon të na prishin unitetin parti-popull, afërmendsh është revolucion bastard i imperialistëve amerikanë dhe social-imperialistëve sovjetikë etj. Dhe këtë ta thonë pikërisht ata që në emër të popullit e në faqe të Zotit, me revolucion bastard trodhën çdo vlerë kombëtare, pra bastardët. Ata që ia morën pronën tjetrit duke i thënë dil përjashta se je armik, se je borgjez, se je bastard se dua unë bastardi. Kështu dhe nuk e luan topi.

Por është thirrja më normale. Madje më e domosdoshmja, sidomos kur mendon se si opozitarizmi që paguhet për opozitarizëm, qesh dhe mjaftohet duke denoncuar. Aq sa sot thuajse e gjithë fryma opozitare është një shoqëri kineze e denoncimit dhe aq. Një kulturë virtuale e memeve me diçitura bajate dhe aq. Edi Rama prapë vret e pret si i do qejfi. Prapë qeveris dhe kërcënon me gisht pavarisht se bekoi me shpurë juristësh, me dhunë, jo një por disa të kërkuar ndërkombëtarë të drejtësisë disa mashtrues ordinerë në faqe të gjithëve përmes një palë votimeve palaço nga koha e diktaturës së proletariatit. Dhe kurrë nuk u skuq, kurrë nuk pranoi madje i mbrojti. Do vazhdoj të qeverisi e të na japi show me shallvare a bollka, show me gjuhën jashtë e me gishtin në bythë. Një opozitarizëm i tëri i përfshirë në një kulturë bastarde të bërjes sehir dhe aq, sikur të jenë të gjithë pa këmbë e pa dhëmbë. Megjithëse fryma e antibarstardimit ka filluar të shfaqet deri me banderola stadiumesh, IK, prapë presim.

Shumë njerëz pyesin dhe me të drejtë, se, kush është është sot kryeopozitari real Lul Basha apo Ilir Meta ? Nuk ka asnjë diskutim që është Ilir Meta, prandaj dilni, biles shkoni tek presidenca dhe priteni atje tek kangjellat. Ose shkoni dhe nxirreni nga deklaratat se është koha e veprimit. Mjaft me ta shohësh, bastardizmi u ka infektuar kolektivisht. Fillojeni që sot 8 dhjetorin se për Lulzim Bashën 8 dhejtori do kaloj me një denoncim dhe me përshëndetjen e studentëve për një Shqipëri si Europa dhe kaq. Sepse ka hallin e vet, jo të shoqërisë.

Jo në 8 dhjetor, por sot shqiptarët duhet t’i bashkohen Ilir Metës jo më për ‘të por për veten e tyre. Por edhe për të rrëzuar versionin Ilir Meta. Në një farë mënyre Ilir Meta mund të rrëzojë edhe vilaxhiun Ilir Meta. Këtë nuk po bën as Rama e as Luli të paktën ky po thotë eja të shembim të vjetrën. I pari po u hedh hi syve duke u folur se si do ruaj kopenë me ujqër të stërvitur mirë. I dyti po fle gjumë me buzëqeshje duke pritur dardhën nën dardhë. Ju thoni që janë një soj të gjithë, të paktën Ilir Meta u thotë ejani të rrëzojmë sojin tim ata nuk e thonë. Ata u thonë ose prisni ose vazhdojmë gam-gam ose gërrëvërruni, zgjedhim nënkryetarët se kryetarë jemi vetë. Beteja për kushtetutën nuk është as për njërin e as për tjetrin vilaxhi apo pallatexhi, nuk është për djemtë e apartamenteve 1 dhomë e guzhinë e sot vilaxhinjë a bij bastardë të bastardëve, por është për Shqipërinë.

Në peshoren e poshtërsive janë baraz si njëri edhe tjetri. Kësisoj më mirë aty në protestë me Ilir Metën se sa me sehirxhinjtë. Se sa me këta që nga njëra anë flasin për vilat e Metës për vilat e Ramës, për pallatet e Lulit, me këta skuthët e bastardizimit. Se edhe këta mutër janë, këta skuthët se ashtu si të parapermendurit, kanë edhe ata vilat e tyre. Por nuk i përmendin i kanë me ”djersën” e ballit, të thonë kot që ke ikur në Amerikë, Amerika është këtu.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja- Ethet e 8 Dhjetorit

Kurti e Osmani të ftuarit e Kosnettit për të shënuar përvjetorin e marinsave

November 24, 2019 by dgreca

Politikanët Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë qenë mysafirët e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, mbrëmjen e së shtunës kur është shënuar 244 vjetori i krijimit të marinsave amerikane.

Për ta Kosnett ka shtruar darkë, e kjo u ka pëlqyer edhe Osmanit edhe Kurtit, që me gjasë kanë qenë të vetmit politikanë të ftuar në këtë festë.

“Ishte kënaqësi sonte të jemi të ftuara të Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, në pritjen vjetore të Marines Amerikane”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, Vjosa Osmani, e cila në këtë takim ka qenë e shoqëruar edhe nga motra e saj, Blinera Osmani.

Ndërsa Kurti ka zgjedhur profilin e tij në Instagram që të njoftojë për këtë takim.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave”, ka thënë Kurti. “Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka shtuar më pas.

Filed Under: Politike Tagged With: Albin Kurti-Osmani- Ambasadori Kosnnet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 818
  • 819
  • 820
  • 821
  • 822
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT