• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FITËR BAJRAMI NË KOMUNITETIN SHQIPTAR MYSLIMAN NË ZVICËR

May 12, 2021 by dgreca

Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, shpjegon rëndësinë e Fitër Bajramit në besimin Islam, organizimin fetar dhe atdhetar të shqiptarëve në Zvicër, muajin e Ramazanit në komunitetin shqiptar në Zvicër, aktet e bamirësisë së bashkësisë shqiptare myslimane të Zvicrës ndaj shqiptarëve në nevojë dhe funksionimin e riteve e ceremonive fetare në kushtet e pandemisë globale.   

FITËR BAJRAMI DHE RËNDËSIA NË BESIMIN ISLAM

Në fenë tonë islame kemi dy festa të mëdha dhe më kryesoret gjatë vitit: Festën e Fitër-Bajramit dhe atë të Kurban-Bajramit. Në popull njihen si Bajrami i madh dhe Bajrami i vogël. Festa e Fitër-Bajramit pason pas një angazhimi dhe ngjallje shpirtërore që përjetojnë besimtarët e fesë islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ku, ndër të tjera, agjërojnë dhe abstenojnë nga të ngrënurit dhe pija për disa orë gjatë ditës, përkushtohen ndaj veprave të mira, kryejnë lutjet dhe adhurimet e natës, ndihmojnë dhe tregohen më shumë solidarë me të tjerët, etj. Fitër Bajrami është një emërtim që ka rrjedh prej dy fjalëve të huaja “fitër” që është arabisht dhe tjetra “bajram” që është turqisht, e që në shqip do të mund të përkthehej si “Festa e Fitrit”. Pse festa e Fitrit? Sepse, sipas një mendimi, gjatë Ramazanit besimtarët paguajnë në fund një shumë të hollash për të varfrit dhe të ngratët, e që është lëmosha e Fitrit, apo siç e njohim ne në terminologjinë tonë fetare, Sadakaja e Fitrit. Kurse, sipas mendimit tjetër, shikuar nga aspekti etimologjik, Fitër nënkupton kthimin në një gjendje të mëparshme, në natyrshmërinë që kishin besimtarët përpara muajit të Ramazanit. Bajrami si festë ka një rëndësi të posaçme, pasi besimtarët agjërues janë të lumtur për arritjen e plotësimit të një kushti themelor të fesë islame, siç është agjërimi, krahas namazit, zeqatit dhe haxhit, si dhe paraqet formën më ideale për përbashkimin dhe gëzimin familjar e shoqëror. 

RAMAZANI NË KOMUNITETIN SHQIPTAR MYSLIMAN NË ZVICËR

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është organizata kupolë që përfaqëson mbi pesëdhjetë xhami dhe qendra islame në tërë teritorin e Zvicrës dhe, njëherësh është institucioni fetar që përfaqëson shqiptarët musliman në tërë shtetin e Zvicrës. Ne patëm shumë fat që me lehtësimet e posaçme që qeveria zvicerane lëshoi për komunitetet fetare në vend, respektivisht për adhurimet në objektet e kultit, nëpër xhamitë tona kishin mundësi të gravitonin dhe të falnin namazet ditore, ato të së premtes dhe të teravive, që janë namaze specifike të Ramazanit. Për dallim nga Ramazani i vitit të kaluar, ku aktivitetet dhe lutjet në xhami ishin të pezulluara, në këtë Ramazan patëm mundësi që të përjetojmë më shumë atmosferën e këndshme vëllazërore dhe të plotësojmë, sadopak, zbrazëtirën e krijuar në vitin e kaluar. Edhe në këtë vit, pos aktiviteteve brenda qendrave tona, komunitetin tonë e orientuam edhe në botën digjitale, ku imamët tanë prezantuan aktivitete të ndryshme në formatin online. Ndër to mund të veçojmë: ligjërata online, këndimi të Kur’anit fisnik, mesazhe dhe biseda ramazani para iftarit, emisione, kuize dhe gara të ndryshme, etj. Ky Ramazan e ka edhe veçantinë e vet, sepse, duke i pasur parasysh kufizimet, një pjesë e komunitetit atmosferën e Ramazanit e kanë kaluar në vatrën familjare. Pra, një Ramazan më shumë me familjen dhe me rrethin më të ngushtë të farefisit. 

RELIGJONI DHE CEREMONITË FETARE NË KUSHTE PANDEMIE 

Ndërmarrja e vendimeve nga organet kompetente shtetërore për të caktuar masa si preventivë ndaj përhapjes së koronavirusit Covid-19, ishte një gjë e pa përjetuar deri në këto dy vitet e fundit për komunitetin tonë, në tërë këto vite veprimtarie në shtetin zviceran. Mirëpo, si institucione që jemi, u munduam të tregojmë gatishmëri, guxim dhe përgjegjshmëri, andaj dhe konformë vendimeve, vendosëm që në fillim të pezullohet jeta aktive e xhemateve tona, përfshirë këtu faljen e namazeve me xhemat të namazeve ditore dhe të së premtes, si dhe mësim-besimin në mektebe, ndërsa nga qershori i vitit të kaluar na u dha mundësia që t’i rihapim xhamitë dhe të punohet me shërbimet fetare, por gjithmonë të kujdesshëm dhe me kapacitete të reduktuara. Kryesitë e xhamive dhe imamët tanë vazhduan të mbeten aktivë, 24 orë në shërbim të komunitetit, por duke i respektuar të gjitha masat e parapara dhe tanimë të njohura për të gjithë ne. Mendoj se kriza e virusit Covid-19, për shkak të mos aktivizimit normal të xhemateve tona, do të lë pasoja dhe do të ketë një ngarkesë për menaxhim të mëtejshëm të xhamive, sidomos në rrafshin financiar, por ne mbesim me shpresë se kjo gjendje do të kalojë shpejt dhe se xhematet tona nuk do të harrojnë t’i kryejnë obligimet e tyre që kanë kundrejt xhamive. Është një mirësi e qartë e mësimeve fetare islame, sepse ato në kushte të jashtëzakonshme dhe në kushte jonormaliteti dinë të përshtaten dhe të duken të lehta e të zbatueshme. Prandaj, feja nuk mendoj se është në krizë. Madje në kohën e pandemisë njerëzit më shumë janë afruar me fenë, ndërsa besimtarët edhe më shumë kanë forcuar lidhjet me Zotin. Kurse, kur është në pyetje teknologjia digjitale, do të thosha se ka qenë mjeti më i mirë i kohës për mbajtjen e lidhjeve me komunitetin, por jo vetëm. Përmes angazhimit online janë përçuar mesazhe shumë të fuqishme dhe janë zhvilluar emisione dhe debate shumë interesante mbi fenë dhe rolin e saj në kushte dhe rrethana sprovash. 

VEPRIMTARI BAMIRËSIE TË KOMUNITETIT SHQIPTAR MYSLIMAN NË ZVICËR 

Nën drejtimin tonë, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, pos tjerash, ndërmori dy aktivitete të rëndësishme humanitare: Mbledhja e ndihmave dhe mjeteve financiare për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues në Nëntor të vitit 2019, ku shuma e mbledhur kaloi mbi gjysmë milioni franga zvicerane, si dhe aksioni tjetër humanitar për “Kryqin e Kuq” të Zvicrës, me mbi njëzet mijë franga zvicerane, dedikuar për qëllime humanitare dhe për zbutjen, sado pak, të krizës që shkaktoi pandemia e COVID-19. Mendoj se këto dy aktivitete bamirëse luajtën një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e imazhit tonë si komunitet musliman shqiptar në shtetin helvetik, por edhe në të gjithë botën shqiptare. Nga ana tjetër, brenda muajit të Ramazanit, komuniteti ynë organizon nxjerrjen dhe shpërndarjen e lëmoshës së Ramazanit, të njohur tek si sadakaja e Fitrit, mjete këto që u dedikohen vëllezërve e motrave të kombit tonë, të cilët kanë nevojë për ushqim, pije, veshmbathje, apo gjëra të tjera elementare për jetën. Ramazani dhe festa e Bajramit luajnë një rol jashtëzakonisht të madh në ndjenjat tona dhe sublimojnë solidaritetin tonë me të tjerët. Festës së Fitër Bajramit i gëzohet edhe i varfri edhe i pasuri. 

NJË MESAZH PËRSHËNDETJEJE PËR DIELLIN, VATRËN DHE SHQIPTARËT NË USA

Ju falënderoj shumë për mundësinë që na dhatë, për t’u njohur dhe për të shkëmbyer përvojat tona. Kemi respekt për punën dhe angazhimin tuaj shumëvjeçar në shërbim të komunitetit tonë shqiptar në Amerikë. Amerika është botë më vete, por edhe bashkëkombësit tanë atje na kanë bërë shumë krenarë me arritjet dhe sukseset e madhe që kanë dëshmuar. Kemi nevojë të afrohemi edhe më shumë me njëri-tjetrin, të mësojmë prej njëri-tjetrit, sidomos tashmë me botën virtuale, bota nuk na duket edhe aq e madhe, si dikur më parë. Ju uroj shumë fat, suksese dhe punë të mbarë në misionin tuaj. Falë jush, Dielli juaj, tashmë nuk ngroh vetëm bashkëkombësit tanë në Amerike, por në të gjithë botën. Ju faleminderit shumë dhe urime festa e madhe e Fitër Bajramit. 

Filed Under: Featured Tagged With: Bajrami, Mehas Alija, shqiptaret mysliman, zvicer

KAPITENI HYSAJ DREJT LAZIOS?

May 11, 2021 by dgreca

Lazio SMS Elseid Hysajt:” Përshtatesh me skemat e Inzagit”Kapiteni i Lazios/ Senad Lulic  me valixhe në dorë. Mbrojtësi i majtë Mohamed Fares pati një sezon të dështuar për shkak të dëmtimeve. A do të jetë shkodrani Hysaj zëvëndësuesi i Lulic ?

Përgatiti Albano Kolonjari/

Lazio po kërkon të forcojë mbrojtjen gjatë merkatos së verës dhe po ndjek nga afër situatën e dy lojtarëve të Napolit Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimović  të cilët së shpejti do të jenë lojtarë të lirë. Lajmin e bën të ditur portali sportiv TheLaziali. 27-vjeçari shqiptar Elseid Hysaj është mbrojtës i majtë ndërsa serbi 29-vjeçar Nikola Maksimović është qendërmbrojtës.Të dy janë në dispozicion për të nënshkruar një transferim falas në fund të muajit të ardhshëm. Por cili nga të dy do të ishte më i përshtatshëm për Biancocelesti? Duke filluar me Hysaj, ka të ngjarë që ai të përshtatet më së miri në sistemin e Simone Inzaghi si mbrojtës i krahut të majtë, duke plotësuar rolin e zënë aktualisht nga kapiteni Senad Lulic  dhe ish njeriu i SPAL Mohamed Fares. Lulic ka vendosur të largohet nga Biancocelesti në fund të sezonit, ose të pensionohet ose të zhvendoset në ligën Zvicerane, duke liruar një vend në këtë rol. 25-vjeçari Fares nuk ka arritur të tregojë veten e tij në këtë sezon. Ai ka luajtur shumë pak minuta dhe është përballur me çështjet e dëmtimit të muskujve, duke i dhënë Hysaj mundësinë për të luftuar për një vend fillestar nëse ai nënshkruan me Lazion.  Duke parë statistikat, Hysaj është më pak i suksesshëm në sulm në krahasim me mbrojtësin aktual të krahut të majtë Mohamed  Fares, duke patur 0.2 xG jo-penallti me 0.6 xG jo-penalltie të Fares, por 1.5 xA i shqiptarit është më i mirë se 1.0 xA i Fares, duke sugjeruar që tek Napoli Hysaj është një lojtar më kreativ. Kjo mbështetet nga numrat kalues ​​të Hysaj. Shqiptari përfundon mesatarisht 54.7 pasime për 90 minuta, me një normë përfundimi të pasimeve prej 84.5%; Nga ana tjetër, Fares, 33.8 pasime për 90 dhe plotësojnë vetëm 77.2% të tyre, një rënie e konsiderueshme. Sidoqoftë, Fares krijon më shumë shanse për gjuajtje ne portë, mesatarisht 2.20 veprime krijuese për 90 minuta krahasuar me Shqiptarin 1.42 për 90 minuta. Algjeriani Mohamed Fares që aktualisht luan me Lazion mban një avantazh të vogël edhe në mbrojtje, duke kompletuar 1.70 ndalime për 90 krahasuar me 1.48 të Hysaj. Nëse Maksimovic nënshkruan për Lazio, atëherë ai do të ishte pjesë e tre mbrojtësve të ekipit, që do të thotë se ka të ngjarë të konkurrojë me Patric, Stefan Radu dhe Luiz Felipe për një vend fillestar, me pozicionin e Francesco Acerbi të konsideruar të palëkundur. Krahasuar me mbrojtësit e zakonshëm të Biancocelesti, 29-vjeçari Maksimovic nuk bën përshtypje të veçantë. 1.57 trajtimet e tij për 90 janë më të ulëta se Radu (1.77), Patric (1.63) dhe Acerbi (1.80), dhe kjo tendencë përsëritet në një shumëllojshmëri të metrikave.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kapiteni Hysaj, tek Lazio

Shoqata“Skënderbej” Inc. si një buqetë lulesh Maji në ditën e Nënave

May 11, 2021 by dgreca

Nderohet Bir i Lirisë, ushtar i UÇK-së z.Blerim Gjocaj në 45 vjetorin e ditëlindjes së tij/

 Nga Keze Kozeta Zylo/

Në ditën e nënave në Amerikë, më 9 Maj, anëtarë dhe dashamirës të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. u mblodhën së bashku në restorantin “Pine” në Bronx.  Aktiviteti u organizua nën drejtimin e kryetarit të saj z.Mark Qehaja dhe anëtarëve të kryesisë.  Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij Z.David Tubiolo, Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve, Gjeneral Asllan Bushati, ish n/kryetar i Vatrës si dhe Qerim Gjocaj ushtar i UÇK-së.  Që në hyrje të sallës ndrinte Flamuri Kombëtar kuq e zi, përballë tavolinës një kornizë e artë që mbante brenda fytyrën e ushtarit të UCK-së Blerim Gjocaj si dhe lulet shumëngjyrëshe të Majit për zonjat që morën pjesë në këtë mbrëmje të bukur.  

Programin e moderoi me plot përkushtim znj.Alketa Ktona njëkohësisht dhe sekretare e shoqatës.  Znj.Ktona ftoi pjesëmarrësit të këndonim së bashku Hymnet e Flamurit Kombëtar dhe Amerikan, që u drejtuan nga z.Bujar Sadikaj DJ.  Ajo tha se së pari një urim të veçante i çojmë të gjitha nënave, që me mund dhe sakrifica të pashembullta nxjerrin fëmijët në jetë!

Fjalen e hapjes e mbajti z.Mark Qehaja kryetari i shoqatës i cili tha:  

U bënë tre vjet qe nga krijimi i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”, kjo ka qenë kohë e mjaftueshme për të shpalosur gjithë veprimtarinë tonë.

Mirënjohja jonë sot shkon për ata që e bën të mundur themelimin e kësaj shoqate e në veçanti 

z Bashkim Shehu, avokatin e njohur z.James Mandeli  që përgatiti dokumentacionin e gjithashtu Departamentin e Shtetit të New York-ut që e njohu  ligjërisht.

Po t’i hedhim një vështrim në harkun kohor të tre viteve kemi shumë arsye për të qenë entuziastë për atë çfarë kemi bërë e realizuar së bashku me mirëkuptim e bashkëpunim të vazhdushëm qoftë dhe në kushte të vështira të pandemisë duke mos ndërprerë për asnjë moment veprimtarinë tonë.  Le të ndalemi konkretisht në disa nga aktivitetet kryesore të zhvilluara, të cilat për cilësinë e realizimit dhe rëndësinë e tyre, frymën atdhetare e patriotike dhe mezazhin që kanë transmetuar te publiku kanë lartësuar emrin e prestigjin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej në hapësirën mbarë Shqiptare, duke i dhënë shtysë dhe që aktiviteti yne të shtrihet edhe në Shqipëri, Kosovë e Diasporë.  Shoqata jonë mban emrin e Heroit Kombëtar “Skenderbej” dhe natyrisht fokusi i aktivitetit kryesor është përqendruar në çdo ngjarje që lidhet me emrin e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbej.

Aktivitete të mire organizuara kanë qenë si: festimi i 550 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Festimi i Pavarësisë së Amerikës, Atdheut tonë të dytë, përfaqësimi dinjitoz në një nga seancat e Kongresit Amerikan për krimet në Kosovë etj.

Me shumë interes është pritur simpoziumi shkencore i organizuar për gjeniun e Kombit tonë At Gjergj Fishta, Homerin Shqiptar.  Shqipëria ka qenë dhe mbetet malli dhe dashuria jonë e përhereshme, ndjeshmëria jonë për zhvillimet në Shqipëri si e gjithë komunitetit Shqiptaro Amerikan mbetet parësore dhe e vazhdueshme.

Solidariteti njerëzor e human u pa qartë pas tërmetit shkaterrimtar të 26 Nëntorit 2019.  Kontributi ynë modest në ndihmë të popullsisë së dëmtuar rëndë në zonën e Thumanës, në fshatin Bubq dhe prezenca jonë në mbështetje të banorëve të dëmtuar është shprehje e qartë e vlerave njerëzore e humane që karakterizon Shoqatën tonë.  Organizimi për kremtimin e ngjarjeve dhe datave historike, njerëzve të shquar që kanë kontribuar për Kombin, Festimi i Shpalljes së Pavaresise, Ditës së Flamurit etj kanë qenë dhe mbeten në të ardhmen një angazhim konstant yni. .

Perveç bashkëpunimit tonë me shoqatat dhe aktorëve të tjerë në Komunitetin Shqiptar në Amerike, rëndësi të vecantë i kemi kushtuar shtrirjes së aktivitetit tonë në Shqipëri e Kosovë bashkëpunimin dhe njohjen e veprimtarisë së Shoqatës sonë tashmë shumë e vlerësuar për paraqitjen e saj dhe qëndrimin korrekt e koherent, atdhetar e patriotik.

Vizita dhe vleresimi i lartë i autoriteteve të Ministrisë Mbrojtjes së Kosovës nder dhe inkurajim për shoqaten tonë.  

E pa harrueshme do mbetet vizita në Prekaz, në shtëpinë e Jasharajve dhe biseda me djalin e heroit legjendar Adem Jashari, z.Lulzim Jashari.

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdimisht ka qenë në mbështetje të luftes së drejte clirimtare të Kosovës kundër pushtuesve serb.  Thirrja nga gjykata e Hagës të drejtuesve të UÇK-së ishte djallëzore e i padrejtë dhe se nuk e zbehin aspak rolin dhe luftën clirimtare të Kosovës.  Ndërkohë që në bankën e të akuzuarve duhej të ishin drejtusit e organizatarët e genocidit serb. Në aktivitetet tona të përditshme me përparësi kemi parë bashkëpunimin me Federatën Pan Shqiptare “Vatra” duke e cilesuar këtë si vatra e madhe e Shqiptarëve.

U nderuan me çmimin e mirënjohjes z.David Tubiolo, Blerim Gjocaj dhe dy artistët e mirënjohur Shaban Lajci dhe Tom Gjergji 

Z. David Tubiolo, është Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve

N ë emer të kryesisë pllakën e mirënjohjes ia dha Kozeta Zylo autore e këtij shkrimi. 

Çertifikata e mirënjohjes kishte këtë motivacion si: I jepet çertifikata e mirënjohjes 

z. David Tubiolo personalitet i lartë dhe mik i madhe i shqiptarëve, nënshkruar nga z.Mark Qehaja kryetar dhe z.Imer Lacaj n/kryetar.

Ndërkohë bashkë me çeritifikatën iu dhanë dhe tre librat voluminozë studimorë të shkruar nga Rrustem Berisha me temë: “Genocidi serb në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”.

David Tubiolo përfaqëson me krenari qytetet e Yonkers dhe Mount Vernon.

Ligjvënësi David Tubiolo është një banor i gjeneratës së katërt të Yonkers i cili po punon për ta bërë komunitetin atje një vend më të mirë çdo ditë.

Z. Tubiolo ndihmon bizneset dhe organizatat qeveritare të përmirësojnë performancën e tyre.

Z.Tubiolo falënderoi kryetarin dhe gjithë kryesinë për vlerësimin dhe tha se do të vazhdoje të ketë lidhje gjithmonë me shoqatën dhe anëtarët e saj pasi shoqata juaj mban nje një emër të madh: Gjergj Kastrioti Skënderbeu.   

Çmimin e mirënjohjes për dy artistët e mirënjohur si Shaban Lajci dhe Tom Gjergji e dhanë z.Qehaja dhe z.Lacaj.  Znj.Arta Xhaferrri anëtare e kryesisë së shoqatës shprehu vlerësimin për të dy artistët dhe shfaqjet e tyre plot vlerë në shoqatë.  Në çertifikatën e mirënjohjes shkruhej motivacioni për kontributin e tyre të palodhur në Diasporë nëpërjmjet artit të tyre të vyer.

Njëmbëdhjetë anëtarë të rinj në shoqatë

Znj.Ktona vazhdoi programin duke prezantuar 10 anëtarë të rinj të shoqatës.  Ata janë me plot edukim dhe të devotshëm për të dhënë kontribut në çështjen kombëtare.  Ata u mirëpritën me duartrokitje dhe emocion në fjalët e tyre përshëndetëse.  Emrat e tyre janë: Gela Bulku, Edit Dautaj,  Endri Daci, Luljeta Xhediku, Doris Berjolli, Sagita Berjolli, Edmond Doda, Binak Sadikaj, Agron Lifa, Edmond Nikolla, Arber Tabaku, Besnik Marku.  Fjalën përshëndetëse e mbajti z.Edmond Doda kolonel në rezervë me një karrierë të pasur ushtarake.  Emociounese ishte dhe pranimi i ushtarit trim të UÇK -së z.Qerim Gjocaj i cili e deklaroi publikisht dëshirën e tij për t’u bërë anëtar i shoqatës.

Krijohet Klubi i çiklistëve brenda shoqatës

Fjalën e përshëndetjes për krijimin e grupit të çiklistëve e mbajti z.Imer Laçaj I cili ndër të tjera tha se: Me vendim të kryesisë së Shoqatës Shqipetaro-Amerikane “Skenderbej” Inc., sot deklaroj formimin e klubit të çiklistëve të shoqatës.  Theksoj se klubi nuk do të jetë për gara çiklistike, por do të jetë familje çiklistësh që do të bëjnë shetitje familjare me biçiklete nëpër 5 lagjet e NY-ut, por në të ardhmen edhe më gjerë.  Aktiviteti më i rëndësishëm, do të jetë marrja pjesë në maratonën me biçikletë në 5 lagjet e NY-ut, që është 40 mile (60 KM) ku do të lëvizim me biçikletë me uniformën me logon e shoqatës dhe të sponsirizuar me fondet e saj. Do të bëjmë dhe aktivitete të tjera, në formën e një pikniku, në Brooklyn, Bronx, Staten Island etj.  Qëllimi është që të shtojmë aktivitetet sportive të shoqatës edhe në shërbim të shëndetit të anëarëve të saj. Ju prezantoj me anëtaret e klubit, dhe ju lutem të vijnë dhe të marrin uniformën me numrat përkatës sipas porosisë: Ata janë: Imer Laçaj, Genti Veshi, Klaus Veshi, Agim Hasanaj, Elton Xhaferri, Arelt Xhaferri, Glen Nutaj, Bujar Sadikaj, Valon Gërbeshi, Gela Bulku, Doris Berjolli, Sagita Berjolli, Virxhinia Daci, Majlinda Tafaj, Alketa Veshi.

Nderohet dhe festohet me madhështi 45-vjetori i Ushtarit të UÇK-së Blerim Gjocaj

Nga fjala përshëndetëse e Gjeneral Asllan Bushatit ish n/kryetar i Vatrës

Është një kënaqësi dhe ndjesi e bukur shpirtërore takimi i sotëm i Shoqatës “Skënderbej”, për të festuar ditëlindjen e 45-të të Zotit Blerim Gjocaj, një pjestari shumë aktiv i kësaj shoqate dhe ish anëtar i UÇK -së.

Por më shumë se kaq, kjo drekë është edhe një forcim i lidhjeve shpirtërore brenda shoqatës, komunitetit e më gjërë dhe një mundësi për të risjellë në kujtesën tonë, veprën madhore te UÇK-së. Çdo njeri prej nesh ka një copëz të jetës së tij të lidhur me të.  Pra ka diçka domethënëse për të treguar.

Duke lënë mënjanë modestinë, si fillim më lejoni të tregoj edhe unë disa copëza nga jeta ime të lidhura me luftën për çlirimin e Kosovës.  Gjëja e parë ka qenë një dokument tepër sekret, rëndësi e veçantë firmosur nga ish Presidenti (para vitit 1990) për përgatitjen e programeve për stervitjen ushtarake të disa të rinjve kosovarë.  Në zbatim të këtij urdhëri, unë kam përgatitur pjesën që kishte të bënte me mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë (ADM). Qendra stërvitore për këtë veprimtari, ishte caktuar prapa malit të Dajtit në Feken të Tiranës.

Pas shembjes së diktaturës komuniste, për problemet ushtarake në përgjithesi dhe specifikisht për mbrojtjen nga ADM, (me porosi të Presidentit), jam takuar zyrtarisht gjashtë herë me ish Presidentin Ibrahim Rugova, pastaj me Dr. Dukoshin, Prof. Aganin, Prof. Ali Aliun dhe me Kolonel Ahmet Krasniqin. 

Pas ardhjes në SHBA, me një herë jam lidhur në NY me drejtuesit e shoqatës “Vendlindja thërret”, ku kemi bërë një aktivitet të gjërë në NY, NJ e Kenerika për grumbullimin e fondeve monetare për UCK-në.  Më lejoni të shpreh mirënjohjen për disa veprimtarë të spikatur të asaj kohe si: Florim Krasniqi, Adem Sinanaj, Gjekë Gjonleka, Ismet Berisha, Muhamet Mjeku, Gani Perolli, Shefki Mexhuani, Dashamir Marku, Izet Tafili, Gani Blaka etj.

Në Bronx, në Artur Avenue në zyrën e Lidhjes së Prizrenit, me grupin e “Vendlindja Thërret” dhe me një grup intelektualësh e veprimtarësh nga NY, kemi bërë projektin dhe platformën e Batalionit “Atllantiku”, duke e nisur me formulën e betimit ushtarak organizimin dhe stërvitjen e tij në Royal Regensi në Yonkers. 

Pjesë e këtij formacioni ka qenë edhe Blerim Gjocaj të cilit sot po i festojmë 45-vjetorin, por kanë qenë edhe tre vllezërit Bytyçi të cilën dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës e që meritojnë t’i përkujtojmë sot me shumë nderim e respekt. 

Sic dihet, makineria e propagandës serbe që nga koha e luftës, nuk ka lënë rast pa përmendur e hedhur baltë mbi veprimtarinë ushtarake të UÇK -së dhe drejtuesve të saj. Kjo praktikë vazhdon pa ndërprerje edhe sot, kur disa lider të saj që janë të mbyllur prapa hekurave në Hagë.

Por lufta e UCK-së në të vërtetë, është pjesë integrale e veprimtarisë ushtarake të NATO-s me në krye SHBA-në, për clirimin e Kosovës nga pushtimi e genocidi serb. Ajo është një luftë e drejtë për Liri e Pavaresi e njohur edhe me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare. 

Çdo tentativë për baltosjen e saj, më së pari është sulm mbi veprimtarinë e NATO-s dhe pastaj mbi UÇK-në.

Në të njejtën kohë, askush (shqiptar apo i huaj) nuk ka të drejtë të përvetësojë merita e atribute të kësaj lufte për interesa personale.  Lufta e UÇK së nuk është pronë personale e askujt, por është një kontribut i gjithë popullit të Kosovës dhe Diasporës shqiptare. Por mbi të gjitha është vepër madhore e atyre që dhanë gjënë më të cmuar jetën për clirimin e Kosovës.  E atyre që u plagosën e lanë pjesë të trupit të tyre në fushbetejë. E atyre që me zjarrin e armëve në bashkëpunim me NATO-n, mundësuan fitoren mbi pushtuesit serb dhe çlirimin e Kosovës. Po ashtu lypset të theksojmë kontributin financiar të komuntitetit tonë dhe koordinimin e përsosur të punëve me administratën amerikane.

Historia e luftrave dhe e artit ushtarak shqiptar, medoemos që në të ardhmen do të merret veçmas me luftën për çlirimin e Kosovës (më pëlqen ta them Dardanisë) dhe veprimtarinë ushtarake për çlirimin e saj.  Aty do dalin në pah specifikat për bashkpunimin me partnerët, raportin e forcave, luftën në pritë, në qendra të banuara, në pyll, në mal etj, të cilat do ta pasurojnë më tej me element të rinj historinë dhe mendimin tonë ushtarak.

Lufta për çlirimin e Dardanisë, është një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, krahas luftrave të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, luftrave për pavarësinë e Shqipërisë e luftës për çlirimin nga pushtuesit nazifashistë.

Z.Qehaja rreth figures së Blerim Gjocaj tha: Ky takim i sotëm ka një arsye më shumë për të qenë së bashku. Kjo është një ditë e veçantë për Blerimin.  Blerimi sot ka ditëlindjen!  Uroj  që çdo ditë për Blerimin të jetë e gëzuar dhe e  lumtur.  Blerimi meriton shumë, ai ka sakrifikuar gjithçka, ka sakrifikuar për gjënë më të shtrenjtë Lirinë.  Ka venë në rrezik jetën e tij, është plagosur në luftë kundër pushtuesit barbar e serb si luftëtar trim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po jo vetëm Blerimi, por e gjithë Familja e tij, babai Avdyli, vëllezërit, Shpendi, Qerimi dhe Astriti u rreshtuan në ushtrinë clirimtare të Kosovës, luftuan me armë në dorë  si luftetarë të Lirisë.  Qerimi gjithashtu u plagos në lufte bile u gjymtua.  E kur themi për Familjen këtu nuk bëjnë përjashtim nga më të vegjëlit motrat e grate burrnesha që i kishin gjithmonë përkrah.

Epopeja e Familjes Gjocaj për Liri e dinjitet është e njohur në mbarë Kosovën e Shqiptarinë.

Juniku vendlindja e tyre e dashur, Juniku i kuvendit të burrave nga u nis Flamuri për Liri   ishte amaneti i të parëve që nuk do të dorëzohej kurrë përballë pushtuesit gjakatar serb, asaj do t’i prinin në ballë luftëtarët e Lirisë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës mes të cilëve familja Gjocaj me trimërinë dhe heroizmin e tyre.

Nuk e di sa kam qenë i saktë dhe se nuk mund të shkruhen të gjitha në këto pak rreshta, por për një gjë jam i sigurtë se në themelet e Lirisë së Kosovës është dhe kontributi i luftëtarëve të Lirisë të Familjes Gjocaj.

Trimëria e familjes Gjocaj do të niste nga vendlindja e dashur e tyre, Juniku e në betejet më legjendare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës beteja e Dukagjinit dhe beteja e Koshares.

Në emër të shoqatës çertifikatën e mirënjohjes ia dha plot krenari z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës, shtoj se Blerimi është bashkëpunëor në Shkollën Shqipe “Alba Life”, si koordinator në Bronx.  

Në këtë ceremoni Blerimi ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, djali Fatjoni dhe vëllai Qerim Gjocaj një Bir tjeter i Lirisë i cili i ka dhënë krahun Luftës së Kosovës.  Blerimi dhe familja e tij shprehën mirënjohjen dhe respektin për shoqatën që e vlerësuan dhe respektuan punën e tij dhe të familjes së shenjte në Luftën për Liri të Kosovës.

Në këtë drekë festive argëtuan me DJ Bujar Sadikaj si dhe intepretuan plot profesionalizëm artistët e shquar Shaban Lajci dhe Tom Gjergji. 

Të gjitha nënave iu dhurua nga një trëndafil.  Ishte aktivitet si një buqetë lulesh Maji në ditën e Nënave, ku u nderua Bir i Lirisë, ushtar i UÇK-së, z.Blerim Gjocaj në 45-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Filmuan dhe fotografuan aktivitetin për TV “Alba Life” Qemal Zylo themelues dhe producent si dhe Valon Gërbeshi gazetar, anëtar i stafit. 

10 Maj, 2021

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Mark Qehaja, Skenderbej INC.

KONTRIBUTI I FAMILJES ADEMAJ PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

May 11, 2021 by dgreca

Dr. Besim Muhadri sjell para lexuesit librin monografik “Vezir Ademaj-Hero i Kosovës”, një libër që i kushtohet dëshmorit dhe heroit të Kosovës Vezir Ademaj. Dr. Muhadri në një bashkëbisedim me gazetarin Sokol Paja për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, tregon se në libër janë përfshirë aspekte të rëndësishme të jetës dhe të veprimtarisë së dëshmorit dhe heroit të lirisë së Kosovës Vezir Ademaj por edhe aspekte që ndërlidhen me momente dhe akte relevante të historisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe familja Ademaj nga Sheremetaj i Gjakovës. 

DËSHMORI VEZIR ADEMAJ – HEROI I KOSOVËS

Libri monografik “Vezir Ademaj – Hero i Kosovës” i kushtohet dëshmorit dhe heroit të Kosovës Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht në luftë për lirinë e Kosovës, kundër forcave policore dhe ushtarake serbe, përkatësisht të Jugosllavisë së mbetur, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi. Vezir Ademaj nga Sheremataj i Gjakovës, që nga viti 1991 ishte detyruar të emigronte në Zvicër dhe atje, përpos punëve që bënte për të ndihmuar familjen në Kosovë, ai kishte arritur rezultate të lakmueshme në fushën e sporteve luftarake, duke arritur madje që të bëhej kampion zviceran dhe evropian në sportin e Kikboksit. Mirëpo, me rënien heroike të Adem Jasharit dhe të shpërthimit të luftës në Kosovë, ai lë kurbetin dhe në fund të Marsit të vitit 1998 kthehet në atdhe, duke iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kthimi i tij ishte sa simbolik aq edhe heroik dhe frymëzues për qindra e mijëra të rinjë të tjerë që i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

HEROI VEZIR ADEMAJ RA NË BETEJEN E KALLAVAJIT

Vezir Ademaj, i cili sapo kishte mbushur 27 pranvera,  bie heroikisht në fushë të betejës kundër forcave serbe e jugosllave më 25 korrik të vitit 1998, në betejen e Kallavajit, në mes Junikut dhe Dobroshit. Për aktin heroik të Vezir Ademajt, por edhe për jetën dhe veprimtarinë e këtij djaloshi sypatrembur që për lirinë e atdheut dha gjithçka pati nga vetja, vetëm e vetëm që brezat që do të vinin të jetonin të lirë. Në këtë libër 416 faqesh, janë përfshirë aspekte të rëndësishme jo vetëm të jetës dhe të veprimtarisë së deshmorit dhe heroit të lirisë së Kosovës, por edhe për aspekte që ndërlidhen me momente dhe akte relevante të historisë së Kososvës, pjesë e së cilës është edhe familja Ademaj nga Sheremetaj i Gjakovës, në të cilën lindi Veziri, por edhe shumë atdhetarë e veprimtarë të tjerë.

PORTRETI I HEROIT TË KOSOVËS

Libri “Vezir Ademaj-Heroi i Kosovës”, është konceptuar në katër kapituj, ku, pothuajse në mënyrë të përkryer, ndërtohet portreti i Heroit, por edhe koncepti si dhe historia e organzimit dhe e zhvillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rajonin e Lugut të Çarragojës, Junikut dhe të Rekës së Keqe, nga vinte edhe djaloshi sypatrembur Vezir Ademaj. Në kapitullin e parë, që mund të konsiderohet edhe si hyrje në ndërtimin dhe shtjellimin e kësaj vepre të rëndësishme monografike, kam përfshirë një histori të shkurtër të fshatit Sheremetaj, ku në pika të shkurtëra tregohet për historinë e këtij fshati, për kullat e shumta të tij, ndër të cilat edhe për atë të Ademajve, në të cilën  lindi, u rrit dhe u kalit protagonisti i librit, heroi i Kosovës Vezir Ademaj, kullë e cila ishte  – çerdhe e drejtuesve të lëvizjeve kombëtare shqiptare. Në këtë kontekst, kam treguar edhe për historinë e familjes Ademaj, për sakrificat e shumta të saj gjatë periudhave të ndryshme të historisë. Këtu jepet edhe portreti i babait të dëshmorit dhe heroit të Kosovës Vezir Ademaj, Hysen Hasan Ademaj, që ishte edhe inspirues dhe përkrahës i të birit, por edhe i djemve të tjerë të tij në rrugën e zhvillimit dhe të formimit të tyre intelektual dhe atdhetar. Interesant, pa dyshim, janë rrëfimet e nënë Mejremes, qoftë për Vezirin, qoftë edhe për momente të tjera të jetës dhe të familjes. Po ashtu interesante janë edhe opinionet e vëllait të Vezirit, Dr. Hasan Ademajt, për familjen por edhe për të vëllanë dëshmor. “Ndonëse e kam pak të vështirë të flas për vëllain, mund t’ju them se të gjithë ata që e kanë njohur Vezirin e kanë çmuar si një djalë të zgjuar, të dashur e besnik, me një karakter të fuqishëm dhe me një guxim të pashembullt. Unë besoj se kur flas për Vezirin flas për mijëra e mijëra djem të Kosovës”. “Veziri ishte prototip i atij brezi, të cilin vrulli rinor nuk e linte të qetë, duke e bërë të gatshëm të paguajë edhe çmimin më të lartë për liri, për të dalë një herë e përgjithmonë nga ajo shtypje mizore e barbare që po ushtronte regjimi diktatorial i Beogradit mbi shqiptarët”. 

RRËFIME, KUJTIME, KËNGË E POEZI PËR VEZIR ADEMAJ

Në kapitullin e  dytë “VEZIR ADEMAJ-HERO I KOSOVËS”, flitet për jetën dhe tërë veprimtarinë e Vezir Ademajt, që nga lidja e deri në aktin e tij më sublim, rënien në altarin e lirisë. Ndërsa në kapitullin e tretë “Rrëfime, kujtime dhe këngë e poezi për vezirin”, janë përmbledhur mendime, kujtime, shkrime dhe këngë për Vezir Ademajn. Kujtimet për Vezirin, që vijnë nga bashkëluftëtarët, familjarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur, janë një kontribut dhe faktografi e rëndësishme qoftë e ndërtimit të figurës së heroit, qoftë edhe e organizimit të rezistencës për liri në Rajonin e Rekës së Keqe në periudhën Mars- Korrik 1998. Këto rrëfime dhe këto dëshmi pa dyshim se monografinë e bëjnë edhe më interesante dhe më të kompletuar. Rëndësi të veçantë paraqesin edhe shkrimet e shumta të dhjetëra autorëve, të botuara nëpër revista të ndryshme, qoftë në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Këto shkrime për Vezir Ademaj, janë shkruar nga emra eminentë të publicistikës, por edhe të letërsisë shqiptare, si: Hasan Hasani, Ruben Avxhiu, Muhamet Mjeku, Hamit Aliaj, Besa Bytyçi, Hyrë Tejeci, Qazim Doda, Tomë Paloka, Shkumbin Tetaj, Prof. dr. Agron Fico, Dalip Greca, Spiro Gjikondi, Avni Karakushi, Harry Bajraktari,  etj.

ASPEKTI ARTISTIK I PORTRETIT TË HEROIT DHE LUFTËS PËR LIRI DHE PAVARËSI TË KOSOVËS

Po ashtu, një aspekt tejet interesant dhe gjithsesi të rëndësishëm, shpërfaqin edhe dhjetëra tekste këngësh, por edhe krijime poetike kushtuar Vezir Ademajt, në të cilat kompletohet edhe në aspektin artistik portreti i heroit dhe i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës. Figura e heroit të Kosovës vjen e përmbushur dhe kompletuar edhe me aktivitete të ndryshme që ndërlidhen me njohjen dhe vlerësimin e figurës dhe aktit heroik të Vezir Ademajt, të mbajtura, qoftë në Kosovë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë ilustruar edhe me fotografi të shumta, që librit ia shtojnë vlerës dhe rëndësinë, duke e radhitur atë ndër librat e veçantë të këtij lloji. Prandaj, nuk është e rastësishme kur recensenti i librit, poeti dhe studuesi nga Kosova, Ismail Syla, duke dhënë kontributin e tij në shpërfaqjen e vlerave të këtij libri, në mes tjerash shprehet: “Libri monografik i dr. Besim Muhadrit “Vezir Ademaj – Hero i Kosovës”, pasuron fondin e literaturës që shpërfaq kontributin e familjes Ademaj nga Sheremetaj i Gjakovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Syla librin “Vezir Ademaj-Heroi i Kosovës” e cilëson si  një libër model që duhet mbajtur vath në vesh çdo familje. Kur e thotë këtë, ai ka parasysh kujdesin dhe përkushtimin e të gjallëve ndaj të rënëve. Për këtë qëndrim të lartë moral ai ia atribuon të vëllait të dëshmorit, Dr. Hasan Ademaj përkushtimin e të cilit ndaj të vëllait  dëshmor Syla e cilëson si një mësim se si duhet të ruhet dhe kultivohet trashëgimia jonë historike. Libri “Vezir Ademaj-Heroi i Kosovës” këto ditë doli nga shtypi dhe së shpejti do të arrijë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vë në spikamë portrete të rëndësishme atdhetarësh dhe luftëtarësh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në këtë rast të Vezir Ademajt.  

Filed Under: Opinion Tagged With: BEsim Muhadri, Deshmori Vezir Ademi, Sokol Paja

CDC Updates Guidance On Airborne Threat

May 11, 2021 by dgreca

The coronavirus spreads through the air, says the updated guidance posted by The Centers for Disease Control. Infections through inhalation at distances greater than six feet from an infectious source are less likely than at closer distances, but can occur. The science brief put out on the agency’s official website reflects current knowledge about SARS-CoV-2 transmission. The CDC previous public health guidance said the virus spreads “mainly through close contact from person to person.” The statement summarized below asserts that although the understanding of how transmission occurs has shifted, “the ways to prevent infection with this virus have not” reaffirming that the measures that CDC recommends remain effective for these forms of transmission.

SARS-CoV-2 is Transmitted by Exposure to Infectious Respiratory Fluids

The principal mode by which people are infected with SARS-CoV-2 (the virus that causes COVID-19) is through exposure to respiratory fluids carrying infectious virus. Exposure occurs in three principal ways: (1) inhalation of very fine respiratory droplets and aerosol particles, (2) deposition of respiratory droplets and particles on exposed mucous membranes in the mouth, nose, or eye by direct splashes and sprays, and (3) touching mucous membranes with hands that have been soiled either directly by virus-containing respiratory fluids or indirectly by touching surfaces with virus on them. The brief lays out how exposure to respiratory fluids (carried through largest droplets within seconds to minutes or smallest fine droplets or air sol particles that may remain suspended for minutes to hours) that cause Covid-19 occurs in three principal ways: 

  1. Inhalation of air carrying very small fine droplets and aerosol particles that contain infectious virus. Risk of transmission is greatest within three to six feet of an infectious source where the concentration of these very fine droplets and particles is greatest. 
  2. Deposition of virus carried in exhaled droplets and particles onto exposed mucous membranes (i.e., “splashes and sprays”, such as being coughed on). Risk of transmission is likewise greatest close to an infectious source where the concentration of these exhaled droplets and particles is greatest. 
  3. Touching mucous membranes with hands soiled by exhaled respiratory fluids containing virus or from touching inanimate surfaces contaminated with virus. 

The Risk of Infection Varies According To The Amount Of virus To Which a Person Is Exposed

Once infectious droplets and particles are exhaled, they move outward from the source. The risk for infection decreases with increasing distance from the source and increasing time after exhalation. Two principal processes determine the amount of virus to which a person is exposed in the air or by touching a surface contaminated by virus: decreasing concentration of virus in the air, progressive loss of viral viability and infectiousness over time influenced by environmental factors such as temperature, humidity, and ultraviolet radiation (e.g., sunlight). 

Transmission of SARS-CoV-2 From Inhalation of Virus In the Air Farther than Six Feet From An Infectious Source Can Occur

Infections through inhalation at distances greater than six feet from an infectious source are less likely than at closer distances, but can occur. These transmission events have involved the presence of an infectious person exhaling virus indoors for an extended time (more than 15 minutes and in some cases hours) leading to virus concentrations in the air space sufficient to transmit infections to people more than 6 feet away, and in some cases to people who have passed through that space soon after the infectious person left. Per published reports, factors that increase the risk of SARS-CoV-2 infection under these circumstances include:

  • Enclosed spaces with inadequate ventilation or air handling within which the concentration of exhaled respiratory fluids, especially very fine droplets and aerosol particles, can build-up in the air space. 
  • Increased exhalation of respiratory fluids if the infectious person is engaged in physical exertion or raises their voice (e.g., exercising, shouting, singing). 
  • Prolonged exposure to these conditions, typically more than 15 minutes. 

Prevention of COVID-19 Transmission

The infectious dose of SARS-CoV-2 needed to transmit infection has not been established. Current evidence strongly suggests transmission from contaminated surfaces does not contribute substantially to new infections. Despite these knowledge gaps, the available evidence continues to demonstrate that existing recommendations to prevent SARS-CoV-2 transmission remain effective. These include physical distancing, community use of well-fitting masks (e.g., barrier face coverings, procedure/surgical masks), adequate ventilation, and avoidance of crowded indoor spaces. These methods will reduce transmission both from inhalation of virus and deposition of virus on exposed mucous membranes.

Filed Under: Analiza Tagged With: CDC Updates, Guidance On Airborne Threat, Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT