• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

16 vjetori i pavarësisë së Kosovës u festua në Albany – New York

February 13, 2024 by s p

Shqiptarët organizuan festë madhështore në kryeqytetin e New York-ut Albany me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në Asamblenë dhe Senatin e New York-ut shqiptarë nga të gjitha trojet dhe shtetet e Amerikës festuan së bashku solemnisht në nder të ditës së lirisë së Kosovës.

Ku organizim u mundësua me kërkesën e veprimtarit Naser Nika në emër shoqatës shqiptare- amerikane Staten Island-NY. Asambleisti Charles Fall dhe Senatorja Jesika Spanton mbajtën fjalimet kryesore.

Në këtë manifestim morën pjesë shumë zyrtarë nga Kosova: Kryetari i Komunës së Mitrovicës Hamdi Hamza, i Skenderajt Fadil Nura, i Deçanit Bashkim Ramosaj, i Malishevës Ekrem Kastrati, i Klinës Zenun Elezaj si dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi.

Filed Under: Komunitet

Kush ishte, është dhe do të jetë për mua Dr. Ibrahim Rugova?

February 13, 2024 by s p

Don Lush Gjergji/

Pas 18 viteve të vdekjes, 80 viteve të lindjes, këndvështrimeve dhe analizave të llojllojshme, për mua pyetja thelbësore dhe qendrore është dhe mbetet kjo: kush ishte, është dhe do të jetë për mua, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova?

Përkufizimi për mua është i domosdoshëm, sepse në asnjë mënyrë përvojën, njohuritë, bashkëpunimin, miqësinë dhe vëllazërinë shumëvjeçare time me Te, nuk dëshiroj t’ua imponoj askujt, sipas parimit të vjetër latin: Quot capita, tot sentetiae, sa koka, aq edhe mendime.

Nisur nga këto dy parime të qarta dhe të domosdoshme, për mua Dr. Ibrahim Rugova ishte së pari fryt i Provanisë hyjnore, pastaj edhe i historisë dhe rrethanave të atëhershme dramatike, që ishin pyetje mes jetës dhe vdekjes, dritës dhe territ, të mirës dhe të keqes, lirisë dhe robërisë, gënjeshtrës dhe të vërtetës, demokracisë apo diktaturës, qenies apo shkatërrimit, apo në stili shekspirian: të jesh apo mos të jesh!

Dr. Ibrahim Rugova, me Të ne Shqiptarët e Kosovës, edhe më gjerë, ishim në anën e jetës, drejtësisë, dritës, lirisë, demokracisë, pavarësisë, me mjete paqësore dhe jodhunore.

Deri te këto vlerësime, përcaktime, vendosje, orientime të guximshme dhe largpamëse, ai nuk arriti rastësisht, për me një rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm filozofik, botëkuptimor dhe jetësor, duke analizuar mirë dhe në hollësi historinë tonë ilire, arbërore dhe shqiptare, si edhe atë të Mesdheut, Evropës dhe të botës, në stilin e Gandit, Martin Luter Kinguta, Havelit, sidomos të Papës Gjon Pali II dhe Nënës Tereze.

Pikënisja e tij ishte mjaft pragmatike: më mirë gomar i gjallë, se ari i cofur, që me fjalë tjera domethënë ruajtja me çdo kusht e Popullit, sipas parimit të Shën Nënës Tereze: Jepe pjesën më të mirë të vetvetes.

Ai pohonte këtë me këto fjalë: “Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rina jonë… Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të Popullit. Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet?… Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë Popullin. Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës… Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete: Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze…”

Prandaj, ai ishte dhe mbetet vizionar, “vegimtar”, në një mënyrë edhe “profet”, arkitekt, Presidenti historik i Kosovës së lirë dhe të pavarur, demokratike, të hapur ndaj të gjithëve, Beogradit dhe Tiranës, gjithnjë në kërkim të bisedimit, dialogut dhe komunikimit, për të mirën, të drejtën, të vërtetën, mbi të gjitha jetën dhe dashurinë, që janë hallka që e përbëjnë zinxhirin e përbashkët historik dhe aktual.

Kurrë nuk do ta harroj parimi e tij jetësor: “Nëse bota na njeh se kush kemi qenë dhe jemi, çka duam dhe si duam të arrijmë atë, atëherë bota do të jetë me ne, sepse me ne është lashtësia, historia, tradita, kultura, qytetërimi, krishterimi ynë shumëshekullor, mbi të gjitha jeta dhe drejtësia, barazia… Ne duam të kërkojmë mënyra njerëzore dhe demokratike që të na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd… Populli nga përvoja na mëson dhe orienton: E mira vjen ngadalë, ndërsa e keqja shpejt…”

Dhe ndodhi historia – mrekullia, bota e madhe ishte me ne, Kosovën e vogël, me Popullin tonë, sepse parimet, qëndrimet, çështja jonë u bë shqyrtim i ndërgjegjes së mbarë njerëzimit.

Mendja e tij largpamëse, zemra e tij e madhe, kultura dhe qytetërimi i tij njerëzor dhe kombëtar, ia mundësuan që Dr. Ibrahim Rugova të ishte i kohës dhe me kohë, por edhe në vlerësimin e së kaluarës, historisë, lashtësisë dhe martirizimit, si dhe në projektimin e së ardhmërisë, lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, në dobi dhe të mirë te të gjithëve.

Parimet si: “Në anën tonë është e vërteta, historia, toka e Kosovës, Populli… Strategjia paqësore dhe jodhunore është zgjidhje dhe nevojë për ta dëshmuar se jemi Popull që ka zgjedhur paqen me mjete paqësore dhe jodhunore… Jodhuna është një mënyrë, pasi që ne kemi mbetur pa polici, pa parlament, pa qeveri, sepse serbët i kanë dëbuar shqiptarët nga këto institucione. Megjithatë strategjia paqësore dhe jodhunore është më tepër një përcaktim se një nevojë, në mënyrë që bota ta hetojë se jemi të nëpërkëmbur dhe të vetmuar nga të gjithë…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex – Jugoslavia, EMI Bologna, 1993, f. 29 -30).

Kjo mënyrë, formë, strategji është dëshmuar që ishte më e mira, bile edhe e vetmja, për t’iu shmangur përgjysmimit apo dëbimit të Popullit, për t’i ikur masakrimeve dhe shfarosjes tonë.

Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por guximisht, urtisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti Populli shqiptar, sidomos Kosovën tonë. Ai nuk “diti” dhe deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqes, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së Vërtetës dhe të Dashurisë, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese të faljes, pajtimit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me të gjithë.

Vlerësimi im për Dr. Ibrahim Rugovën është ky: Dikush shkruan histori, dikush mbetet në histori, dikush është histori. Dr. Ibrahim Rugova shkruan histori, mbeti në histori, dhe çka është edhe më e rëndësishme, Ai për mua, është historik dhe mrekulli, e tashmja dhe e ardhmja jonë, Gandi “shqiptar”, udhërrëfyesi dhe frymëzuesi i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.

Parlamenti Evropian:

Prishtinë–Strasburg ,5shkurt 2024

May be an image of 1 person and text

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Opinion

Flamur

February 13, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Çdo flamur ka një histori, por pak janë aq të dashur sa ai i Alaskës. Një nga vendet e rralla për të pasur një flamur përpara se të ishte shtet, Alaska ose Last Frontier mbajti një konkurs për të hartuar flamurin e tij territorial në 1926 dhe një 13-vjeçar fitoi. Konkursi ishte i hapur vetëm për fëmijët e Alaskës nga klasa e shtatë deri në të 12-tën.

Benny Benson jetonte në një jetimore në Seward, Alaska, kur doli me dizajnin fitues, i cili përfshinte një përshkrim që e shkroi vetë: “Fusha blu është për qiellin e Alaskës. Ylli i Veriut është për të ardhmen e shtetit të Alaskës. Dhe konstelacioni me 7 yje të tjerë është për Ariun e Madh – që simbolizon forcën.” Dizajni i tij shfaqte gjithashtu numrin “1867” në përkujtim të vitit që Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia, megjithëse këto numra nuk u përfshinë në flamurin përfundimtar.

Përveç që u përshëndet si një hero lokal, Benson fitoi një orë dore me dizajnin e tij dhe një bursë prej 1000 dollarësh. Ai përfundimisht i përdori ato para për të ndjekur shkollën e inxhinierisë Hemphill Diesel pasi u transferua në Seattle në vitin 1936. Ai ishte 45 vjeç kur Alaska u bë shtet në 1959, duke përmbushur përshkrimin shpresëdhënës të dizajnit të tij. Alaska e mbajti këtë flamur në vend që të miratonte një të ri, dhe vepra e Bensonit jeton sot.

Alaska është shteti me sipërfaqe më të madhe i ShBA-së, dhe enklave me e madhe në botë.

Emri “Alaska” u prezantua në periudhën koloniale ruse kur përdorej për t’iu referuar Gadishullit të Alaskës. Rrjedh nga një idiomë e gjuhës eskimeze, alaxsxaq, që do të thotë “kontinent” ose “objekt drejt të cilit drejtohen valët e detit”.

Filed Under: Interviste

MUNGESA E NARRATIVËS SË BESUESHME NË KRONIKËN E ZEZË

February 13, 2024 by s p

Dom Gjergj Meta/

Çdo ditë mediat tradicionale dhe portalet na servirin ngjarje të kronikës së zezë. Nga më të shumëllojshmet. Shumë portale janë bërë si një morg ku tashmë ekzistenca e kufomave nuk bën më përshtypje. Madje disa vendosin edhe fotot jashtë mureve si për të tërhequr sytë e kalimtarëve. Mësohemi me to. Të paktën në dukje, pasi shtresat që krijohen në nënvetëdijen tonë, nga përmbajtja toksike e tyre, janë aty e herët a vonë do të dalin në sipërfaqe me pasoja të paparishikueshme.

Ajo që unë vë re me shumë trishtim është mungesa e një narrative (ose e narrativave) që çon drejt të vërtetës së një ngjarjeje. Shumë zëra nuk janë gjithmonë garantë të një vështrimi shumëpërmasor, por shpesh janë burim pështjellimi e madje nxitës të ndjenjave të përzjera ndaj ngjarjes dhe njerëzve të përfshirë.

Pjesa më e madhe njerëzve nuk kanë në disponim filtra leximi apo kuptimi të asaj që thuhet, sidomos një farë moshe e rritur që janë viktima të çdolloj gjëje që shkruhet apo vendoset në një video me zë e figurë në rrjetet sociale që si rrjeta u kanë rënë mbi krye. Të rinjtë? E vërteta e tyre është se nuk janë të interesuar, por kjo është një çështje tjetër.

Profesioni i gazetarit është në krizë të thellë më shumë se kurrë. Lajmsi, sepse ky është gazetari, është e vërtetë që nuk hyn në gjak, por ka detyrën e përcjelljes së saktë të asaj për çka është lajms. Kjo sepse ngjarja dhe lajmi për të nuk janë pronë e tija. Ai duhet vetëm ta përcjellë. Por si mund ta bëjë këtë nëse nuk e ka strukturën e duhur profesionale për ta bërë?

Jo çdo foto e shkrepur në një vendngjarje, jo çdo filmim apo çdo llafe e thënë, ka vlerën e së vërtetës. E vërteta është një puzzle ku pjesët duhet të pranëvendosen harmonishëm dhe në përkim me njëra-tjetrën. Ja pse shumë lajme dhe ngjarje janë një “mozaik” mediatik i ndërtuar keq, i pashikueshëm dhe madje të lë një shije të hidhur.

Ka shumë ngjarje që kanë bërë bujë e sidomos ngjarjet me karakter familjar apo histori të mëtuara si rozë që më shumë nxisin një lloj epshi thathethemi se sa dëshirën për të vërtetën dhe nxitjen për të reaguar. Agjencitë mediatike janë të interesuara më shumë për algoritmin e klikimeve, për shikueshmërinë, sesa për të vërtetën objektive të informimit. Mjafton të shohësh ndotjen që vjen nga komentet në një çfarëdolloj ngjarjeje.

Nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me kufomat dhe jetët e shkatërruara. Ato janë jetë që dikur lëviznin në rrugët e lagjet tona. E dikur mund të jemi edhe ne të tillë. Kontributi për një jetë cilësore dhe të mbrojtur është detyrë dhe e drejtë e çdokujt.

Duhet një narrativë e jetës dhe e bukurisë së saj në mënyrë që t’i çirret maska të keqes e të mos mësohemi me të.

Filed Under: Komente

Bluarje gjatë një udhëtimi me tren

February 13, 2024 by s p

Hasan Bulçari/

Ish një kohë e zezë, një ’97, ku të drejtën e “fjalës” e kishte vetëm kallashnikovi… Shqipëri ime e dashur, aktorja lakuriqe në të gjitha mediat e botës.

Të gjithë kishin frikë nga Shqipëria, nga shqiptarët. Pseudogazetarë të kategorisë Emilio Fede që për çdo lajm të zi, pasi për gazetarë të llojit të tij vetëm po të jetë i zi, mund të jetë një lajm, nuk harronin të shtonin nga pas konsideracionin personal “probabilmente albanesi”

U vra dikush, u vodh diçka, u dogj, u poq, u shkatarrua a u shkerrmoq… “ka shumë mundësi të kenë qenë shqiptarë”.

U bë aq e modës saqë edhe kur Erika me të dashurin e saj Omar, vranë me thikë nënën e vëllanë e saj, e kishin menduar se po të thonin që u sulmuan nga disa hajdutë vrasës nga “Europa dell’est”, “duhet të kenë qenë shqiptarë”(deponimi i tyre), që do të ishin aq të besueshëm sa me siguri do t’i shpëtonin burgut…

Ishte kjo kohë pra, kur ansambli ynë i këngëve dhe valleve do të merrte pjesë në një takim ndërkombëtar në Korsikë të Francës… dhe pamangësisht edhe gazetarë që nuk kursenin shkrepjet e aparateve të tyre për “divat” e grupeve të tjera, ndërsa të veçuar, atje në hije, ishte ai grupi “i lebrozëve”, i të njëmijë të zezave, ai i shqiptarëve… por nuk dinin se në atë grup ishte një diamant, një perlë, një dive e vërtetë me emrin Irini Qirjako, nuk dinin që nëpërmjet zërit të saj do të gjëmonin sa do të tundnin, zgjonin grupet e tjera, gazetarë, TV madje edhe jurinë e takimit, fjalët mjaltë të Lefter Çipës “këngët e atdheut tim, janë ilaç, janë more shërim”…

Pastaj… pastaj ndryshoi gjithçka. Të gjithë kameramanët të zënë me shqiptarët. Kush e kush të “vidhte” sa më shumë foto me shqiptarët… Grupet e tjera në rradhë që të takoheshin, pergezoheshin me shqiptarët…

Në një tjetër atmosferë u takuan për dy ditë në Bari të Italisë ata që mjaft bukur, me mjaft kujdes e kanë ruajtur dhe aq pastër e sollën fjalën shqipe, gazetarët, sëbashku me ata që i japin shpirt fjalës shqipe, poetët… Por me një mendim e qëllim mjaft fisnik i ishte bashkuar edhe Misioni për vazhdimësi i gjuhës shqipe.

Kam krenarinë të them se organizatorët e ketij takimi të 16° ishin nga qyteti i dijes, i arsimit, artit e kulturës, Elbasani, qyteti im.

Faleminderit Unioni i gazetarëve shqiptarë, Misioni për Kujtesë e Vazhdimësi, Rest Egnatia, Elona Agolli, Aleksandër Çipa, Blendi Gremi, Xhimi Vila, Iliriana Sulkuqi, Flora Brovina, Shqipe Bytyçi, Iliaz Bobaj , Hasan Aliaj, Mimoza Leskaj, Besim Dybeli, Frrok Çupi…

Dhe u ktheva përsëri te emocionet e Korsikës… kur Elona Agolli, e bija e poetit tonë të madh Dritëro Agolli, i dha çmimin ndërkombëtar “Dritëro Agolli” ligjëruesit që aq bukur, rrjedhshëm, pastër, plot muzikalitet e solli fjalën shqipe, kryetarit të Unionit të Gazetarëve shqiptarë, djalit të fjalemjaltit… Aleksander Lefter Çipa.

Mbas asaj që ndodhi, mbas atyre që u thanë, mbas asaj që u bë, mbas fjalës shqipe shkruar e recituar aq bukur nga goja e Legjendës Flora Brovina, fjala e sjellë nga “Rrënjët” e Hasan Aliajt, fjala këngë e Shqipe Bytyçit, fjala plot humor e Besim Dybelit e Frrok Çupit, fjala kumbuese e Iliaz Bobajt,… mund të them me besë e shpresë, me krenari se Fjala e Atdheut tim, është ilaç, është more shërim!

…

Tani fjalën e kanë ata, profesionistet e fjalës: Gazetarët.

…

C@ne 12/02/24

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1318
  • 1319
  • 1320
  • 1321
  • 1322
  • …
  • 2944
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT