• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ali Pashë Tepelena, kjo figurë komplekse dhe unike e historisë

January 25, 2024 by s p

Albert Vataj/

Ali Pashë Tepelena është ndoshta personazhi më kompleks i historisë së shqiptarëve. Lavdia e tij është e mbuluar nga një mantel i zi kujash dhe krimi të mbrujtura në një mëndje të errët dhe hakmarrëse. Ali Pash Tepelena e farkëtoi emrin e tij të lavdishëm në flakët më të përbindshme të tmerrit, përgjakjes, intrigave dhe poshtërsisë.

Bëri këtë ndoshta ngase nuk kishte tjetër rrugë për të arritur tek qëllimet dhe përmbushur ambicieve e tij. Një veçori e spikatur e “Luanit të Janinës” është menaxhimi që ai i bëri sundimit dhe luftës për pushtet që buronte nga frika që kultivoi dhe sjelljet prej xhelati të një paranojaku. I vetëm kundër të gjithëve, ai mundi të ishte i zoti vetëm si i tillë, siç e përshkruajnë penat e kohës lavdinë e tij prej mizori.

Ai ishte dhe mbeti figura historike shqiptare më e lakuar dhe më e shënjuar nga kronistë, historianë, udhëtarë, piktorë dhe shkrimtarë. Publicitetin e tij do ta kishte zili edhe sot çdo burrështetas. Janë botuar libra, janë shkruar faqe pafund; histori, të vërteta dhe trillime për të, janë realizuar piktura dhe shkruar këngë. Pas Skënderbeut ai është më i njohuri botërisht dhe kjo falë aftësisë së tij për të mbetur i pavdekshëm, një përjetësi të cilën ai e bleu me para, dhurata dhe suvenire të kushtueshme.

Edhe vdekja më 24 janar 1822, ashtu sikurse edhe e gjithë veprimtaria e tij si sundues, është e përshkuar nga një fill tejshpues legjende, siç e thotë edhe kënga… Koka në Stamboll e trupi në Janinë…

Fama dhe lavdia e tij janë të njëjta me shumë sundues dhe fisnikë të tjerë të botës, dhe është pikërisht kjo, magjia që i rrethjen këtij imazhi, kësaj figure, gjithëasaj madhështie të katapultuar në qiell përmes një larmie manifestimesh njohëse dhe promovuese. Ndoshta gjithçka sa është thënë dhe shkruar për të, ishte shumë më shumë se sa ai ishte në të vërtetë. Duke e mitizuar, duke e anatemuar dhe glorifikuar, duke e përngjasuar me satrapë dhe despotë të atyre ambicieve që ai kishte si sundues, koha shkroi jo vetëm historinë e një sundimtari, por arriti të skaliste me daltë të ashpër dhe ngulm të rrëmbimshëm kryeveprën e një shqiptari të famëmadh, i cili nga realiteti hyri në legjendë dhe prej andej kaploi përjetësinë për të mbetur një mit i mbuluar prej aq shumë historish, trillesh dhe të vërtetash që e pamundësojnë gjithkënd që ta deshifrojë në mënyrë tërësore, se kush ai në të vërtetë, më shumë se lavdia që u shtrua për të.

Konica më 1902, në 120-vjetorin e vrasjes së Aliut shkruan: “Ali Pasha, i pamësuar, pa shokë, i rrethuar me armiq, arriti vetëm me forcën e vullnetit të tij në një shkallë pothuaj mbretërore. Njerëz, si lord Bajroni, si admirali Nelson, si mbeti Gustaf Adolf i Suedisë e kishin për nder të piqeshin me të. Shqiptarët u ngjallën, u bashkuan, u ndjenë një komb nën sundimin e tij”.

Për kohën, rrethanat, zhvillimet e stuhishme, ngërthimet hakmarrëse, mosbindja nga Portës së Lartë, nevojat për mbështetje për të bërë qëndresë, duke mos përjashtuar asnjë opsion, sado absurd të ishte në kontekstin kohor, Ali Pashë Tepelena, ishte dhe mbeti i rrallë. Erdhi, sundoi dhe iku, duke qëndruar ikonik në histori, i dritshëm nga ana e dritës dhe i zi stërr nga ana e errët.

Filed Under: Analiza

Shuhet Ronald Vangjel Nasson, Vatra shpreh ngushëllime

January 25, 2024 by s p

Dega numër 1 e VATRËS në Boston, i shpreh ngushëllime familjes së madhe shqiptaro-amerikane Nasson, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe patriotit Ronald Vangjel Nasson! Komandant Ronni, siç e thërrisnin miqt, do të mbetet përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat e komunitetit shqiptar të Bostonit. Ku dha një kontribut të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shqiptarisë. Ai do të kujtohet, si një familjar i dashur, i përkushtuar, mik i mirë, gjithmon i buzëqeshur si dhe një patriot e besnik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Komandant Ronni, për shumë vite ishte anëtar i VATRËS në Boston dhe shpesh kujtonte bisedat e Fan S. NOLIT në Kishën e Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston MA. Kishë ku edhe kontribuojë për shumë vite. Ai shërbeu me besnikëri në Ushtrinë Amerikane ku ishte veteran i luftës në Kore të jugut! Prej vitesh, veç tjerash, Ronni mbante edhe detyrën e kryetarit të shoqatës së vetreanëve të luftës për shqiptaro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Filed Under: Analiza

Republika e dytë si domosdoshmëri historike

January 24, 2024 by s p

Artan Nati/

Filozofët politikë, nga Platoni e deri në ditët e sotme, e kanë përshkruar prej kohësh një cikël pothuajse të pashmangshëm të republikave. Ata bien dakort në një fakt se: Republikat degjenerojnë në forma më shtypëse, më pak përfaqësuese të qeverisjes, përpara se të duhet të ribëhen në diçka të re. Ndërsa njerëzit, me kalimin e kohës, bëhen apatikë për të mbikqyrur organizmat drejtuese të shtetit, korrupsioni dhe lakmia e të pasurve dhe të fuqishmëve mbushin boshllëkun. Sot, Shqiptarët ndodhen midis dy rrugëve rrënjësisht të ndryshme: një ideologji populiste që transformon vlerat e vetë vendit dhe një përpjekje për ta refuzuar atë dhe për të çuar Shqipërinë në Europën e vlerave demokratike-liberale. Sado e paprecedentë të ndihet kjo kohë, është një vendim aq i vjetër sa vetë demokracia. Mbi 2000 vjet më parë, Republika mbi modelin e të cilës u modelua Shqipëria u përball me të njëjtën zgjedhje. Edi Rama i kohës së tij, Jul Cezari, premtoi ta kthente Romën në një vend të lavdishëm të imagjinuar, por në vend të kësaj ndërtoi një fron, duke shkatërruar normat demokratike, duke injoruar kontrollet mbi pushtetin e tij dhe duke gërryer debatin politik. Roma zgjodhi të ndiqte Cezarin, duke e vendosur Republikën e famshme në një rrugë drejt shkatërrimit. Vetë Rama padyshim që do të shijonte çdo karakterizim si Cezari shqiptar, por ky krahasim është më i mallkuar nga sa mund të dëshironte ai dhe paraardhësit e tij. 

Ashtu si Rama, Jul Cezari ishte tashmë një personazh i famshëm kur morri postin më të lartë në Romë dhe i përbuzur nga pjesa më e madhe e klasës sunduese. Si drejtues, vazhdimisht ngriheshin pyetje për aftësinë e tij për detyrën. Ai nuk ishte një udhëheqës konvencional, ai operoi brenda një grupi krejtësisht të ri rregullash, duke përmbysur procedurat dhe duke e ndryshuar ligjin sa herë që ishte e nevojshme. Rama dhe paraardhësit e tij kanë rikonfiguruar rrënjësisht kufijtë e pranueshmërisë në politikën aktuale të Shqipërisë, duke zbuluar çarje në aftësinë e institucioneve për t’i bërë ballë ushtrimit të autoritarizmit.  Duke pasur parasysh mungesën e përhapur të realizmit në politikën shqiptare sot, është e qartë se republika jonë do t’i dukej Makiavelit si një rend i korruptuar, jo sepse të paktët e fuqishëm thyejnë rregullat ose sepse një fraksion përpiqet të minojë integritetin e zgjedhjeve, por sepse njerëzit janë “mashtruar ose janë detyruar të dekretojnë shkatërrimin e tyre”. Ndoshta pjesa më e rëndësishme e urtësisë së Makiavelit për kohën tonë është se republikat priren të bëhen oligarkike, duke u dhënë pak njerëzve të fuqishëm kontroll indirekt mbi qeverinë. A nuk ndodhi shkatërrimi i republikës tonë, pikërisht siç e kishin parashikuar Platoni e Machiaveli?

Pikërisht në 21 prillit 2008, oligarkia e vendit nëpërmjet dy kryetarëve të partive të mëdha, bënë një pazar privat për ndryshimin e Kushtetutës, duke vendosur sundimin personal në qeveri, parlament e parti si dhe në gjithë jetën politike dhe ekonomike të vendit. Drejtuesit kryesorë politik, si armiq në publik, por bashkëpunëtorë të maskuar në shumë amnisti krimesh dhe aferash korruptive të njëri-tjetrit, nëpërmjet një parlamenti kukull, caktuan me kushtetutë, që deputetët, nuk duhet t’i zgjedhë populli, por vetëm kryetarët e partive. Ky akt shënoi fillimin e fundit të demokracisë në Shqipëri, ashtu si Çezari i Romës i dha fund Republikës Romake dhe u shndërrua në perandor, edhe oligarkët tanë i hapën rrugën korrupsionit masiv, shkatërrimin e drejtësisë si edhe praktikisht eleminoi republikën e parë demokratike dhe fillimin e autokracisë. Nëse një shtet dëshiron të përjetësojë sundimin e një sunduesi ose ideologjinë e tij, ai thjesht mund të shtypë qytetarët e tij. Kjo metodë u përshtatet diktaturave të tipit komunist. Megjithatë, shtetet që veshin një rimeso të demokracisë janë më të zgjuara: ata abuzojnë me sistemin e tyre ligjor për të shtypur qytetarët në një mënyrë ‘ligjore’.

Ligji në Shqipëri është armatosur nga shteti si mjeti më efektiv i persekutimit të të gjithë atyre që janë kundër. Tani jemi në një situatë paradoksale ku dhunohen vlerat kushtetuese të shpallura nga shteti në emër të zbatimit të ligjit. Shteti shqiptar dhe agjencitë e tij të zbatimit të ligjit frikësojnë qytetarët dhe bizneset në emër të ligjit dhe kjo është tragjedia e vërtetë e demokracisë sonë.

Krijimi i një republike të re zakonisht nxitet nga faktorë të rëndësishëm politikë, socialë ose kushtetues. Kushtet e zakonshme që mund të çojnë në krijimin e një republike të re përfshijnë paqëndrueshmërinë e gjerë politike, krizat kushtetuese, pakënaqësinë publike me sistemin ekzistues ose nevojën për një qeveri më efektive dhe më stabile. Duket sikur Shqipëria i ka tejkaluar këto kushte dhe 33 vjet pas rrezimit te diktatures komuniste dhe fillimit te nje procesi quasi demokratik apo tranzicioni, është radha e një gjenerate tjetër për të marrë drejtimin. Dhe ka një ndjenjë të thellë keqardhjeje, mosbesimi politik dhe dëshirë të sinqertë për të bërë një fillim të ri tek të rinjtë. Nuk është rastësi që kohët e fundit kanë dalë disa parti dhe lëvizje të reja politike të drejtuara nga brezi iri që nuk ka lidhje direkte me ish- diktaturën. Shumë prej aktivistëve pretendojnë se Shqiperia ka nevojë për një sistem të ri politik pas 45 viteve të diktaturës komuniste dhe 34 viteve të tranzicionit. Një klase politike e cila  kohët e fundit ka humbur shumë nga popullariteti dhe besueshmëria e saj  për shkak të disa skandaleve korruptive si edhe degjenerit te shtetit demokratik por edhe mungeses totale te demokracise se brendshme te partive politike.

Shqiperia ndodhet në një moment kyc historik ku formimi i republikës së dytë është domosdoshmëri historike imperative. Ndryshimi I kushtetutës sidomos i nenit 68 si dhe sanksionimi me ligj i pavarësisëë së pushteteve dhe pastëërtisë së figurave. Hapi i parë është bërë me krijimin e SPAK dhe rezultatet janë te dukshme dhe frika e burgut ka rritur përgjegjshmërinë e zyrtarëve shtetërore. A do të kemi një republikë me një lider të fortë dhe klasë sunduese që i jep përparësi ruajtjes së shtetit, edhe nëse kjo nënkupton përdorimin e taktikave të pamëshirshme dhe dinake, apo një republikë demokratike liberale që respektonon të drejtat dhe liritë e individit si edhe sundimin e ligjit dhe jo të oligarkëve? 

Filed Under: Komente

Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

January 24, 2024 by s p

Delegacioni i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndodhet në Strasburg të Francës, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Në delegacionin e Kryeparlamentarit Konjufca janë dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, në cilësinë e kryesueses së delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Arjana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, si dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti.

Ky delegacion përfaqëson përkushtimin e spektrit politik të Kosovës për të arritur anëtarësimin në KiE.

Në mes të takimeve kyçe që delegacioni ka marrë pjesë ishte diskutimi në Komitetin e Çështjeve Politike dhe Demokracisë, ku Kryetari Konjufca ka prezantuar rastin e Kosovës për anëtarësim.

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme që afirmojnë të arriturat e Kosovës në vitet e fundit dhe adresojnë rekomandimet nga raporti i Juristëve Eminentë.

Gjatë diskutimit të tij kryetari Konjufca u përgjigj në pyetjet e adresuara dhe bashkëbisedoi me anëtarët e komitetit në lidhje me procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke shprehur mirënjohje për këtë mundësi si dhe ndaj PACE, përfshirë Komitetin dhe Sekretariatin për veprimet e menjëhershme në emërimin e juristëve dhe raportuesve të shquar, Kryetari Konjufca vlerësoi se Raporti i tyre objektiv dhe i përgatitur me shpejtësi, ka ofruar perspektiva të vlefshme.

“Falënderoj veçanërisht të tre raportuesit, përfshirë Zonjën Bakoyannis, për organizimin e vizitave në Kosovë në kohë të duhur. Në këtë fazë, besojmë se PACE ka siguruar një vizion të qartë për Kosovën. Siç tregon raporti i juristëve të shquar, ‘rregullat ligjore janë në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose, siç është rasti me Kushtetutën, shkojnë përtej këtyre standardeve’. Aplikimi ynë për anëtarësim daton që nga viti 2022. Kosova ka punuar për 16 vjet me instrumentet kyçe të Këshillit të Evropës dhe është tashmë anëtare e plotë e Komisionit të Venedikut dhe Bankës për Zhvillimin e Këshillit të Evropës”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se që nga viti 2008 Kosova ka dhënë një rang kushtetues dhe ka zbatuar drejtpërdrejt Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Kornizë për Minoritetet dhe, që nga viti 2020, edhe Konventën e Stambollit. 

“Ne vazhdojmë të mbajmë përkushtimin për të mbrojtur standardet ndërkombëtare dhe për të promovuar të drejtat e njeriut. Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës është shënuar nga përkushtimi dhe përparimi. Vlerësoj mbështetjen dhe njohjen e vazhdueshme nga bashkësia evropiane”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Në kuadër të qëndrimit në Strasburg delegacioni u takua me personalitete të rëndësishme nga grupe të ndryshme politike, duke përfshirë Béatrice Fresko-Rolfo, Raportuesen për Kosovën në Komitetin për Barazi dhe Mosdiskriminim, delegacionin kombëtar të Francës, Kryetarin e Grupit ALDE, Iulian Bulai, si dhe deputetë e përfaqësues të pëhershëm të vendeve anëtare.

Kryetari Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit, do të realizojnë takime të tjera të rëndësishme.

Filed Under: Analiza

Donald Trump fiton përsëri, Nikki Haley zotohet të qëndrojë në garë

January 24, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

UASHINGTON – Ish-Presidenti Donald Trump po shkon drejt nominimit presidencial republikan për vitin 2024, duke mposhtur rivalen e tij kryesore që ka mbetur, Nikki Haley, në shtetin e parë në shtetin me zgjedhje primare, New Hampshire.

Fitorja e shpejtë e Trump, e cila u thirr në favor të tij vetëm pak minuta pasi u mbyllën qendrat e fundit të votimit në shtet, nënvizon se si ish-presidenti mbetet lideri de fakto i GOP. Triumfi i tij në New Hampshire, ku Haley ishte më e gatshme për të rrëzuar ish-presidentin, do të nxisë republikanët të konsolidojnë mbështetjen e tyre pas tij përpara një ndeshjeje kokë më kokë me Presidentin Joe Biden. Pavarësisht, se ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut premtoi të qëndrojë në garë, duke vënë në dukje se New Hampshire mund të jetë shteti i parë në vend, por jo “i fundit në komb”.

Trump po lundron drejt nominimit të GOP për vitin 2024

Fitorja e Trump siguron nominimin për ish-presidentin, i cili ka qenë prej kohësh kryesuesi dominues në garë. Në ditët përpara në New Hampshire, Trump kishte atë që dukej të ishte një rrugë e sigurt drejt nominimit si rivalë të tij në këtë fushë, si guvernatori i Floridës Ron DeSantis, senatori Tim Scott, R-S.C. dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy, u larguan nga gara dhe e mbështetën atë.

Shteti i Granitit u konsiderua gjerësisht nga Haley si parësor për goditjen më të mirë për të arritur një fitore të lodhur kundër ish-presidentit; Demografia e saj e votuesve anon drejt qendrës politike në krahasim me shtetet e tjera të votimit të hershëm, si Iowa dhe Karolina e Jugut, që së bashku me zgjedhjet paraprake që janë të hapura për votuesit e padeklaruar.

Pavarësisht premtimit të Haley për të qëndruar në garë, fitorja e ish-presidentit do t’i nxisë aleatët e tij që të bëjnë thirrje që GOP të konsolidojë mbështetjen e tyre pas tij si kandidat, një e ardhme që ata kanë argumentuar se është e pashmangshme.

“Për hir të Republikës, ka kaluar koha që ajo të pezullojë fushatën e saj të dështuar dhe të bashkohet pas Presidentit Trump,” tha në një deklaratë të martën në mbrëmje Përf. Elise Stefanik, R-N.Y., një nga mbështetëset më të vendosura të Trumpit në Kongres dhe anëtare e Dhomës GOP.. “Çdo përpjekje për të përçarë në mënyrë të dëshpëruar republikanët në vazhdim do të mbahet mend dhe do të shihet si një ndihmë e drejtpërdrejtë për fushatën e dështuar të Joe Biden. Kjo duhet të marrë fund tani.”

Dhe pavarësisht se sa afër distancës goditëse erdhi Haley afër Trump, rezultatet e New Hampshire pothuajse me siguri do të zhgënjejnë krahun anti-Trump të GOP, të cilët kanë dëshiruar një alternativë ndaj ish-presidentit që po shkon në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës.

Ndërkohë, fushata e rizgjedhjes së Biden-it tha se priste një rimeç të Trump në një deklaratë të lëshuar pas fitores së Trump në New Hampshire.

“Rezultatet e sonte konfirmojnë se Donald Trump ka mbyllur vetëm nominimin e GOP dhe lëvizja kundër lirisë MAGA, mohuese e zgjedhjeve, ka marrë kontrollin e Partisë Republikane”, tha menaxherja e fushatës së Biden, Julie Chavez Rodriguez.

Haley zotohet të qëndrojë në garë : “Kjo garë është larg përfundimit”

Haley e bëri të qartë se nuk ka plane të largohet nga gara, por rruga e saj drejt nominimit republikan po zbehet me rritjen e vrullit të Trump.

“Tani ju të gjithë i keni dëgjuar muhabetet mes klasës politike. Ata po bien mbi vete, duke thënë se kjo garë ka mbaruar, “tha Haley në fjalimin e saj koncesionar. “Kam lajme për të gjithë ata. New Hampshire është i pari në vend. Por nuk është i fundit.”

Ajo shtoi: “Kjo garë është larg përfundimit. Kanë mbetur dhjetëra shtete për të shkuar.”

Trump, në komentet pas fitores së tij, dukej i zemëruar që Haley nuk u largua, duke e akuzuar atë për një “xhiro fitoreje” kur ajo në fakt kishte “një natë shumë të keqe”.

Trump tha se Haley përfitoi nga demokratët e New Hampshire, të cilët votuan në zgjedhjet paraprake republikane dhe e tallën atë për vendin e tretë në grupin e javës së kaluar në Iowa. “Roni doli i dyti dhe u largua”, tha Trump, duke iu referuar DeSantis. “Ajo doli në vendin e tretë dhe ajo është ende aty”.

Duke ecur përpara, harta kryesore nuk bëhet më e lehtë për Haley. Gara zhvendoset në Nevada dhe Ishujt e Virgjër, të cilët votojnë më 8 shkurt, dhe shteti i Haley-t në Karolinën e Jugut, i cili voton më 24 shkurt.

“Shteti im i ëmbël i Karolinës së Jugut,” tha Haley. “Sa herë që kam kandiduar për postin në Karolinën e Jugut, kam mposhtur establishmentin politik. Ata janë rreshtuar sërish kundër meje”.

Por Karolina e Jugut mund të jetë një rrugëdalje për Haley, pavarësisht historisë së saj si guvernatore e shtetit. Sipas sondazheve të fundit, Haley pason dukshëm Trumpin në Karolinën e Jugut, dhe dy republikanët kryesorë të Karolinës së Jugut, Tim Scott dhe guvernatori Henry McMaster, të dy e kanë mbështetur Trumpin.

Në një memo të fushatës të lëshuar të martën, menaxherja e fushatës së Haley, Betsy Ankney, tha: “Ne nuk do të shkojmë askund”, duke argumentuar se “afërsisht gjysma e votuesve republikanë duan një alternativë ndaj Donald Trump”.

Duke përshkruar rrugën përpara, Ankey vuri në dukje shtetet e ardhshme me zgjedhje të hapura paraprake që lejojnë të pavarurit dhe demokratët të votojnë në zgjedhjet paraprake republikane dhe mund ta favorizojnë Haley. Kjo përfshin 11 nga 16 shtetet që votojnë “Super të Martën” më 5 Mars.

“Pas Super të Martës, do të kemi një pamje shumë të mirë se ku qëndron kjo garë”, shkroi Ankey. “Deri atëherë, të gjithë duhet të marrin frymë thellë.”

Haley shkon në ofensivë kundër Trump

Në atë që ishte larg nga një fjalim koncesioni, Haley, duke u zotuar të qëndronte në garë, shkoi në një ofensivë të plotë kundër Trump, duke argumentuar se ish-presidenti përjetëson “kaosin”. Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut përsëriti gjithashtu zgjidhshmërinë e Trump në krye të biletës dhe se udhëheqja e tij i ka kushtuar GOP-së “çdo zgjedhje konkurruese”, duke treguar për performancën e dobët të partisë në zgjedhjet e fundit.

“Sekreti më i keq i mbajtur në politikë është se sa keq duan demokratët të kandidojnë kundër Donald Trump,” tha Haley. “Një emërim i Trump është një fitore e Bidenit dhe një presidencë e Kamala Harris.”

Haley gjithashtu sulmoi moshën e Trump, duke vënë në dukje përzierjen e fundit të Trump, ku ai vazhdimisht e ngatërroi atë me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, D-Kalifornisë, në një fjalim në një tubim.

“Partia e parë që do të tërhiqet nga kandidati i saj 80-vjeçar është partia e parë që do të fitojë këto zgjedhje”, tha Haley, duke marrë një tjetër sulm edhe ndaj Biden.

Oh, dhe Joe Biden fitoi gjithashtu

Presidenti Joe Biden nuk ishte në fletën e votimit në New Hampshire, por ai fitoi gjithsesi.

Dhe rezultati nuk ishte i afërt. Kandidatura me shkrim e Biden-it në zgjedhjet paraprake demokratike në New Hampshire fitoi me shumicë dërrmuese – duke marrë rreth 70% të votave – duke kaluar lehtësisht dy sfiduesit e tij, Rep. Dean Phillips, D-Minn., dhe autoren Marianne Williamson. Phillips përfundoi me rreth 20% të votave dhe Williamson rreth 4%. Për Biden-in, nuk ka asnjë avantazh të vërtetë nga fitorja. Por ai shmangu atë që do të kishte qenë një humbje e turpshme.

Demokratët e New Hampshire nuk ishin të kënaqur me Bidenin kur ai mbështeti një kalendar parësor – të miratuar më vonë nga Komiteti Kombëtar Demokrat – për të njohur Karolinën e Jugut si shtetin e parë primar, duke zëvendësuar New Hampshire. Biden e kaloi fushatën në New Hampshire mbi vendimin e tij për të injoruar DNC-në.

Megjithë zhurmën, demokratët e New Hampshire dolën në favor të Biden. Rezultati vendimtar e la Phillips, një kongresmen nga Minesota, një nga humbësit më të mëdhenj të natës. Phillips, i cili u përpoq të fitonte në New Hampshire me Biden jashtë votimit, mërziti shumë veta në parti kur ai nisi një sfidë të vonë paraprake në tetor.

Kathy Sullivan, ish-kryetarja e Partisë Demokratike të New Hampshire, i tha CNN të martën se mbështetja e saj për Biden ishte “e palëkundur”. Sa i përket Phillps-it, Sullivan tha: “Në fakt e pashë atë të si të bezdisshëm”.

Pavarësisht përfundimit të dobët, Phillips tha se fushata e tij do të vazhdojë.

“Ne do të shkojmë në Karolinën e Jugut, më pas do të shkojmë në Michigan dhe më pas do të shkojmë në 47 shtete të tjera,” tha Phillips.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1345
  • 1346
  • 1347
  • 1348
  • 1349
  • …
  • 2936
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT