• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

December 27, 2025 by s p

FULL PROGRAMME LINK: https://www.bronxworldfilm.org/guidebwfcycle

MANHATTAN SCREENINGS: La Nacional – 239 West 14th Street (Jan. 12, 13)

BRONX SCREENINGS: Andrew Freedman Home (Jan. 17) Sankofa Haus (Jan. 18)

New York, New York. Dec. 25, 2025. – A double bill of films with Kosovo as their subject comes to New York City City January 11-18, 2026 in Manhattan and The Bronx as headliner for Bronx World Film Cycle, Winter 2026, the flagship art house film and multiarts event that pioneer presenter Bronx World Film has held every winter since its founding in 2011. This year’s marqueé boasts of 22 films from 16 countries, among them a world premiere, two US premieres, five NYC premieres, an avant-première and its first incursion into horror films.

The headline feature film I, Father (“Un ‘Ati”) comes from an Albanian-language adaptation of Hamlet for the stage titled Princi I, by award-winning filmmaker Mark Norfolk. The cast is led by Makfire Miftari and Besim Ajeti, both prominent stage and screen artists in Kosovo. Makfire — also Executive Producer as CEO of Filma-KS, together with Norfolk’s Prussian Features — is from a distinguished family of intellectuals. Besim founded Goddess on a Throne Festival in Prishtinë, the first in that young nation’s history. The film, shot in Gjilan village on a shoestring in under a week, is a milestone for Kosovo art house.

The documentary Kosovo: The Cry of Man is Singing is an episode from BYU-TV’s “How I Got Here” series directed by Jim Morrison IV. It tells the story of Naser who, as a young journalist, witnessed war atrocities in his homeland of Kosovo. Now, with his fifteen-year-old son Ander feeling like his father has unresolved pain around his experiences, they take a homecoming trip to Kosovo not as father and son, but as friends and equals.

Bronx World Film has been at the forefront of promoting Albanian and Kosovar cinema since its earliest days, believing that the worldview and history of these nations and peoples carry valuable lessons of resilience, respect for historic memory, language, honor and community. It thanks the various venues hosting Bronx World Film Cycle, Winter 2026 and those who support the organization’s work as it celebrates its fifteenth anniversary.

Filed Under: Kulture

NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT

December 27, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli/

Viti 2025 shënoi 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit e poetit Martin Camaj. Gjatë vitit dhe në mbyllje të këtij përvjetori, në Shqipëri u zhvilluan disa aktivitete kushtuar jetës dhe veprimtarisë së këtij përfaqsuesi të njohur e të denjë të letrave shqipe.

Një ndër këto organizime, në këtë përvjetor kohët e fundit, ishte ai i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – në bashkpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ditët e fundit, këto dy ente të larta akademike zhvilluan në Tiranë konferencën shkencore kushtuar 100-vjetorit lindjes së Martin Camajt me titull, “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes”. Një përkujtim shumë me vend për veprën dhe kontributet e Martin Camaj nga Akademia, në 100-vjetorin e lindjes. Për çka Martin Camaj, me burrërinë e tij prej malësori dukagjinas, do përshëndeste me mesazhin e tij drejtuar intelektualëve dhe mbarë popullit shqiptar në vitin 1991, pas shembjes së Murit të Berlinit — duke falënderuar Akademinë për nderimin që iu bë në 100-vjetorin e lindjes dhe për vlersimin e veprës së tij: “Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.” Frank Shkreli: Martin Camaj, malësori bujar dhe europiani erudit | Gazeta Telegraf

Sipas portalit të Akademisë Shqiptare, konferencën e hapi Akad. Gëzim Hoxha, Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASHSH), duke përshëndetur tubimin në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sipas të dhënave nga konferenca ai është “ndalur në kompleksitetin e vlerave të veprës së Martin Camajt, që reflektohen në krijimtarinë letrare, në kontributet qenësore në fushë të gjurmimeve albanologjike, në ndihmesat në fushë të gramatologjisë dhe të filologjisë së tekstit. Ai u shpreh se ky përvjetor nuk është vetëm një përkujtim, por një rikthim i domosdoshëm te burimet e mendimit, të gjuhës dhe të estetikës që Camaj i la kulturës sonë si një trashëgimi e pashtershme.” Duke shtuar se “Camaj mbetet një figurë që ende kërkon, madje kërkon me ngulm, një rivlerësim të vazhdueshëm kritik. Gëzim Hoxha e vlerësoi konferencën, jo vetëm si një homazh, por edhe si një nxitje për të thelluar kërkimin shkencor mbi veprën e tij, për ta vendosur Camajn në qendër të debatit bashkëkohor letrar, gjuhësor dhe kulturor, aty ku ai realisht e meriton të qëndrojë.” U mbajt konferenca shkencore “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes” – Akad

Nëqoftse i marrim seroizisht fjalët e Akademikut Gëzim Hoxha, thirrja e tij për një rivlersim të veprës së Martin Camajt është një fillim i mirë drejt rivlerësimit të jetës dhe veprimtarisë së Camaj. Këtij “Shkrimtari të lartësive”, siç e ka cilësuar Ismail Kadare, të përjashtuar dhe të anashkaluar, qëllimisht dhe zyrtarisht, për dekada tani, qoftë nga entet politike, qoftë nga ato akademike e letrare të regjimit komunist të Shqipërisë, por që fatkeqsisht, disa elementë të botës aktuale akademike dhe politike shqiptare – gjithnjë të influencuar nga edukata e ish-regjimit komunist të 1970-ave-1980-ave — vazhdojnë ende ta distancojnë dhe ta trajtojnë shkrimtarin e poetin malësor si të “huaj”, së bashku me shkrimtarin tjetër të përjashtuar Ernest Koliqin, edhe si “tradhtarë të atdheut, poliagjentë dhe armiq të kombit” që, sipas tyre, kanë punuar për interesa të të huajve.

Thirrjen për një “rivlersim” të veprës së Camajt e shikova si një fillim të mirë, ndoshta si një hap që hap përpara. Megjithse të flitet për meritat e Martin Camajt, veçanërisht në një organizim të lartë akademik siç është Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pa folur për lidhjet e tij të ngushta me Ernest Koliqin ose influencën e Koliqit në formimin e shkrimtarait e poetit Camaj, është një lloj sakrilegji kulturor dhe kombëtar, sipas mendimit tim.

Megjithëkëtë, në frymën e pozitivitetit dhe të së VËRTETËS akademike e historike, një thirrje e tillë, megjithse e vonuar, në konferencën e fundit në Tiranë, kushtuar Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit Camaj, duhet mirëpritur dhe inkurajuar, në shikimin e parë. Por njëkohësisht, uroj dhe shpresoj që ky “rivlersim”, nëse ndodh, të jetë serioz dhe pa paragjykime politike, bazuar në vlerat dhe kontributet e të tija jetësore. Duke besuar se jeta dhe vepra e Martin Camajt është e lidhur ngusht me shkrimtarin tjetër të njollosur nga ish-regjimi komunist dhe bashkpuntorin e tij të ngusht, Ernest Koliqin, gjithnjë i përjashtuar, zyrtarisht, nga nostalgjikët e atij regjimi sllavo-aziatik-komunist, gjitnjë në detyra të larta vendimarrëse të vendit – pas 35-vjet tranzicion politik. Një vlersim i tillë i Camajt duhet të përfshij edhe Koliqin, për ndryshe nuk është i plotë as i besueshëm. Prandaj, megjith vullnetin e mirë që mund të jetë shprehur për rivlersimin e Camajt në atë konferencë — “rivlersimi” i Martin Camajt nuk mund të ndodh pa një rivlersim të thellë, vërtetë akademik dhe pa njolla politike — edhe të jetës dhe veprimtarisë letrare, gjuhësore e të tjera, të Ernest Koliqi, pore dhe bashkpunimit të tyre të ngusht në mërgim.

Prandaj, nëse do t’a merrnim, seriozisht, deklaratën e Akademikut Gëzim Hoxha në konferencën e Tiranës kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Camajt, “rivlersimi” i veprës dhe jetës së tij duhet patjetër të bëhej me një vlersim bashkrendues me figurën, me veprat dhe jetën e Koliqit, për të qenë i besueshëm. Siç dihet, kritikët e tyre, Frank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf përfshir regjimin komunist të Enver Hoxhës gjatë dekadave, i kanë trajtuar të dy, Koliqin dhe Camajn, së bashku, si “tradhëtarë e poliagajentë”, në shërbim të të huajve. Për këtë arsye them, se të dy këta burra të Kombit me shumë vlera dhe merita historike, meritojnë të vendosën, më në fund, së bashku dhe pa paragjykime politike, gjuhësore ose krahinore, “në qendër të debatit bashkëkohor letrar, gjuhësor dhe kulturor”, aty ku realisht, e meritojnë dhe qëndrojnë, si qirinjë drite dhe vlerash në historinë e Kombit shqiptar.

Këtë “boshllëk”, në 100-vjetorin e lindjes së Main Camajt, si të thuash e “plotësojë” disi — megjithse në një nivel tjetër, jo zyrtar –Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook me një veprimtari përmbyllse për vitin 2025, në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër. Sipas portalit, atje u ekspozuan botime shkencore dhe letrare të Martin Camajt gjatë periudhës së emigrimit politik, larg Shqipërisë të shkruara nga Camaj gjatë viteve të qëndrimit të tij në Prishtinë, Romë dhe Mynih, si autor i letërsisë shqipe dhe si studiues i albanologjisë në fusha si gjuhësia, filologjia dhe studimet arbëreshe. Por portali ve në dukje se ekspozita në Shkodër përmbante një të “veçant”: librat me dedikime të Martin Camajt për shkrimtarin Ernest Koliqi, që, sipas portalit “dëshmojnë marrëdhënien e tyre intelektuale dhe bashkëpunimin e hershëm në revistën shkencore albanologjike “Shêjzat”, ku Camaj ishte kryeredaktor. Por marrëdhëniet midis tyre ishin më të thella se kaq…”, thekson njoftimi. Një hap i duhur, por nuk mjafton. Një gjë të tillë do duhej të bëhej nga zyrtare, si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ndoshta në bashkpunim me Akademinë e Republikës së Kosovës dhe e universiteteve shqiptare… ashtuqë këto figura të mëdha të Kombit të pastrohen njëherë e miër nga blata që ka hedhur mbi regjimi sllavo-komunist i Enver Hoxhës.

Për ndryshe aktivitetetet gjysmake kushtuar Martin Camajt në 100-vjetporin e lindjes së tij, duken më shumë si ajo fraza që përdoret nga populli, “më ka çua baba sa me lajë gojën”. Sepse, “Çdo përpjekje për të minimizuar rolin e Ernest Koliqit në formimin letrar të Martin Camajt nuk është akt kritik i ndershëm, por një reduktim ideologjik dhe anakronik i historisë së letërsisë shqipe. Pa Koliqin, Camaj nuk do të kishte as horizontin kulturor, as platformën intelektuale, as mbështetjen vendimtare që e nxori nga izolimi provincial dhe e vendosi në dialog të drejtpërdrejtë me Europën letrare”. (Një citim pa autor në AI.)

Si rrjedhim, asnjë njeri serioz, e lere më një studiues dhe historian ose letrar serioz, nuk mund ti marrë seriozisht deklarata të tilla për rivlersimin e Martin Camajt, pa marrë parasysh influencën që ka patur në zhvillimin e formimin e tij, Ernest Koliqi. Për deria mohohet roli i Koliqit në formimin e Camajt dhe për derisa këta dy shkrimtarë të mëdhej nuk vlersohen pa paragjykime politike për meritat e tyre të vervet historike, përpjekje të tilla si konferenca e fundit e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë do të konsiderohet më shumë si një përpjekje për të minimizuar ose për të neutralizuar veprën dhe kontributet e Ernest Koliqit në histrinë e Kombit dhe jo aq shumë sa një zhvillim akademik për të lartësuar figurën e Martin Camajt. Kjo për fat të keq, ndodh se Ernest Koliqin e kanë ferrë në sy, edhe sot e kësaj dite, apologjetët e komunizmit të shkolluar në frymën e ish regjimit enverist. Atyre edhe sot 35-vjet tranzicion u prish balancat dhe narrativat zyrtare të komunizmit sllavo-aziatik për Ernest Koliqin po se po, por edhe për Martin Camajn si dhe shumë të tjerë si këta. Por doni, s’doni, kjo është punë e juaj, por Ernest Koliqi dhe Martin Camaj – me ose pa rivlersimin tuaj, ata mbeten dy figura kyçe të pandara në historinë dhe letërsinë e Kombit Shqiptar!

Martin CAMAJ për Ernest KOLIQIN:

“E randë dhe e vështirë asht edhe për mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend ku Ernest Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh shoqnore, frymëdhanëse të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet kur me bindje thom: zemra s’e mban, por as arsyeja s’duron të flasim për vdekje: vetja e Koliqit e paisun me vlera të nalta njerëzore, si poet e dijetar, i gjithanshëm, i hapun kah jeta me krahë gjiganti, gjallnon; vepra e Tij e madhe flet gjithnji, si bazë komplekse e nji testamenti shpirtnor, fillue në vjetet tridhetë dhe e pandërpreme deri në ditët e fundit.”

Me rastin e kalimit në amshim të Ernest Koliqit — Revista “Shêjzat” (Le Pleiadi),Vjeti XIX/1978. f. 7-10

Filed Under: Opinion

MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR

December 27, 2025 by s p

Xheladin Zeneli/

Në vitin 2020 ndodhi ndërrimi i pushtetit në Mal të Zi, kur pas qeverisjes tredekadëshe të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), me në krye Millo Gjukanoviqin, pushtetin e morën subjektet politike të një krahu tjetër politik, të cilat deri në atë kohë ishin parti opozitare. Ndërsa nga viti 2023 pushtetin në Mal të Zi e udhëheq lëvizja “Europa Tani”, bashkë me disa subjekte (parti) të tjera me orientime proserbe dhe proruse, të cilat përbëjnë shumicën parlamentare. Këtu përfshihet edhe kryetari aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i cili është përkrahës i hapur i të ashtuquajturës “Bota Serbe” (lexo: Serbia e Madhe).

Gjithashtu, gjatë këtyre pesë viteve të fundit ka pasur ndryshime brenda spektrit politik të pushtetit ekzistues, si ndërrime të kryeministrave, rikompozim të qeverisë së Malit të Zi etj., por ajo që nuk ka ndryshuar është ksenofobia ndaj shqiptarëve në këtë shtet.

Sipas ngjarjeve që kanë ndodhur këto vitet e fundit, fitohet përshtypja se sentimentin proserb dhe prorus në Mal të Zi po e ndjejnë më shumë se askush tjetër shqiptarët autoktonë të këtij shteti. Lidhur me abuzimin, keqtrajtimin dhe ndjekjen penale të tyre për shkak të përkatësisë nacionale nga ana e autoriteteve shtetërore, dëshmojnë ngjarjet kronologjike që do t’i radhisim më poshtë, të cilat kanë ndodhur gjatë këtij viti, por edhe gjatë tre-katër viteve të mëparshme, dhe që janë raportuar nga mediat në gjuhën shqipe dhe ato malazeze:

Në shtator të këtij viti, një person me përkatësi shqiptare është proceduar dhe ndëshkuar në stacionin e policisë në Ulqin për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në pronën e familjes së tij. Ky veprim i policisë është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare, i cili garanton qartë të drejtën e qytetarëve për të përdorur lirshëm simbolet kombëtare si në hapësira publike ashtu edhe në ato private;

Sulmi i huliganëve sllavo-malazezë ndaj shfaqjes së filmit artistik në gjuhën shqipe “Lejleku”, në një festival që u mbajt në Podgoricë më 3 shtator 2025, është dëshmi tjetër e urrejtjes ndaj elementit shqiptar në Mal të Zi;

Një shtetas shqiptar nga Kosova, në tetor të këtij viti, është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi, pasi pranoi se kishte shkruar grafitin me shkronjat “UÇK”. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse e dëbimit njëvjeçar nga territori i Malit të Zi. Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite, në qytete të ndryshme të Malit të Zi, shkruhen grafite fyese dhe provokuese, kryesisht kundër shqiptarëve, por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg. Nuk mund të flitet këtu për krahasim të shkrimit të fjalës “UÇK” me shkrimet shoviniste serbo-sllave ndaj shqiptarëve;

Sulmi i dhunshëm ndaj tre shtetasve shqiptarë, vitin e kaluar (janar 2024), në afërsi të qytetit të Herceg Novit, në Mal të Zi, me ç’rast atyre iu shkaktuan lëndime të rënda fizike, ndërsa autorët e këtij akti urrejtjeje ende nuk janë sjellë para drejtësisë;

Në shtator të vitit 2024, në rrugën Tuz–Bozhaj, u bë bllokimi i rrugës pranë pikës kufitare Bozhaj–Hani i Hotit nga protestues që mbanin flamuj të Serbisë dhe mesazhin provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Vlen të përmendet se në këtë protestë ishte e pranishme policia e Malit të Zi, e cila as që tentoi të ndalonte valëvitjen publike të këtij mesazhi;

Po ashtu, në shtator të vitit të kaluar, pas ndeshjes së futbollit Deçiqi–Buduqnost (siç informon Malësia.org), rreth 40 automjete me tifozë nga Podgorica, në kthim pas ndeshjes, duke kaluar nëpër qendrën e Tuzit, provokuan me fyerje dhe sharje vendasit shqiptarë në baza nacionale, ndër të tjera duke thirrur “Srbija… Srbija”. Thuhet se pati disa automjete të dëmtuara dhe huliganët e ardhur nga Podgorica nxitën dhe shkaktuan përleshje fizike me vendasit shqiptarë;

Keqtrajtimi i dy shtetasve shqiptarë në pikën kufitare Sukubinë–Muriqan në vitin 2023 nga ana e policëve malazezë, me ç’rast u rrah edhe pedagogu Petraq Milo nga Shqipëria, i cili gjendej në automjetin e tij të udhëtimit;

Në shkurt të vitit 2021 ka ndodhur sulmi me gjuajtje gurësh ndaj një autobusi, brenda të cilit ndodheshin turistë nga Kosova. Ngjarja ndodhi në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, pranë qytetit të Beranës, në Mal të Zi. Edhe kësaj here policia malazeze ishte vetëm rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes, por nuk reagoi. Ky nuk ishte sulmi i parë i tillë ndaj autobusëve me turistë nga Kosova që vizitojnë Malin e Zi.

Kur të gjitha këtyre rasteve të lartpërmendura u shtohet edhe fakti se shpeshherë, gjatë ndeshjeve sportive ndërmjet ekipeve malazeze dhe shqiptare, në tribunat e stadiumeve dëgjohen brohoritje për vrasjen e shqiptarëve dhe thirrje të tjera raciste kundër tyre, fitohet një pasqyrë e qartë e nivelit të urrejtjes patologjike dhe shovinizmit sllavo-malazez ndaj një populli tjetër, pra ndaj shqiptarëve.

Autoritetet shtetërore dhe qeveritare përpiqen t’i kategorizojnë këto ngjarje si “incidente të izoluara”, por në fakt, për shkak të përsëritshmërisë së tyre, ato janë akte të paramenduara urrejtjeje. Në një shoqëri të tillë, ku shteti ligjor i Malit të Zi nuk vepron, shqiptarët me të drejtë e ndiejnë veten të pambrojtur, të kërcënuar dhe të rrezikuar.

Vazhdon diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve dhe qëndrimet anti-Kosovë

Gjatë viteve të fundit kanë ndodhur veprime anti-shqiptare me përkrahje institucionale:

Në shtator të këtij viti, Qeveria e Malit të Zi ka dhënë miratimin për vendosjen e monumentit të mitropolitit klero-nacionalist Amfilohije Radoviq në qytetin e Kollashinit, ndërsa në afërsi të qytetit të Beranës u bë përurimi i përmendores së komandantit çetnik Pavle Gjurishiq;

Një muaj më parë, pra në gusht të këtij viti, me një vendim të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, pushteti lokal i Gucisë zbatoi urdhrin për heqjen e monumentit të heroit kombëtar të kësaj zone, Isuf Çelaj, në fshatin Vuthaj;

Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronësisë Shtetërore të Malit të Zi, kohë më parë, ka pranuar propozimin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit (MCP) që lokacioni në majën e Rumisë, ku në vitin 2005 u vendos në mënyrë të paligjshme një konstruksion metalik në formë kishe, të përfshihet në Planin Hapësinor-Urbanistik të komunës së Tivarit si vend për objekte fetare, shkruan e përditshmja malazeze Vijesti, transmeton Ulqini Online;

Kryetari aktual i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, më 9 tetor 2024 ka marrë iniciativën për rikthimin e logos së dikurshme të Banovinës së Zetës, e cila ka funksionuar si autonomi e Mbretërisë Serbe të Karagjorgjeviqëve, si logo zyrtare të Kuvendit malazez. Ky veprim përbën një ofendim për popujt pakicë dhe një vendim antikushtetues, pasi Mali i Zi është shtet multinacional;

Në shtator të vitit 2024, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në një takim ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi ka qenë edhe Kosova. Në njoftimin zyrtar të këtij takimi, të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”, pavarësisht faktit se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor 2008;

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, në tetor të vitit 2024, deklaroi për televizionin “Aplus” se Kosova është “krahinë jugore” e Serbisë;

Kryetari i Komunës së Pljevljes, Dario Vranesh, në mars të vitit 2024, pas një ftese të Qeverisë së Kosovës, refuzoi të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë, duke deklaruar: “I ashtuquajturi shtet i Kosovës nuk ekziston, është krahina serbe e Kosovës dhe Metohisë”;

Së fundi, nuk duhet harruar aksioni policor ndaj kultivuesve të duhanit në Krajë, në qershor të vitit 2023, ku përmes një urdhri arbitrar iu mor djersa, mundi i punës dhe burimi kryesor i jetesës së banorëve të paktë që jetojnë sot në këtë zonë. Ky akt nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si një formë e ushtrimit të presionit ekonomik ndaj popullsisë vendase shqiptare, me synim shpërnguljen dhe shpopullimin e mëtejshëm të kësaj treve. Ndërkohë, Mali i Zi po ndjek në mënyrë intensive rrugën drejt integrimeve evropiane dhe qeveria e këtij vendi njofton kohët e fundit për mbylljen e pesë kapitujve negociues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mali i Zi mund të jetë afër anëtarësimit në BE, por është shumë larg në aspektin e respektimit të të drejtave nacionale të shqiptarëve, ushtrimit të tolerancës dhe eliminimit të ksenofobisë etnike ndaj tyre, si dhe të qëndrimeve proserbe dhe proruse të disa përfaqësuesve të institucioneve malazeze ndaj Kosovës.

Filed Under: Politike

“Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”

December 27, 2025 by s p

Në  Itali, është mbajtur Konferencë, mbi diskriminimin  në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.

/Kumtesa  e paraqitur në Konferencën e mbajtur në  Lugo Di Ravenna-Itali, nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,  kushtuar çështjesë së Krahinës që nuk e ka  të zgjidhur statusin politik, përkundër Referendumit dhe luftës së UÇPMB-ës/

E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj.Elena Zanoni,  

I nderuar  Presidenti Granit Muçaj, zv.Presidenti Eris HOXHA,

I nderuar  Presidenti i Nderit Petrit Aliaj,  dhe Sekretarja e Federatës, dr.Ninfa Pema, e gjithë Grupit të Punës,

Të nderuar Studiues, Intelektualë, Veprimtarë të Çështjes Kombëtare,

Të nderuar Përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore e lokale, këtu në shtetin  demokratik mikëpritës në Itali, 

Të nderuar Përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, 

Jemi tepër të nderuar, që jemi ftuar në këtë Konferencë, po ashtu vllazërisht jeni të falenderuar, për këtë organizim, dhe ku po mbahet  nën patronatin, e Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,  Konferencë me temën:

“Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën “VATRA SHQIPTARE” dhe me të ftuar nga Kosova Lindore,  “DIASPORA 2025”, jemi mbledhur në këtë konferencë, me pjesëmarrës të së drejtës Kombëtare e Ndërkombëtare, Drejtues të Organizatave Shoqërore, Personalitete të Kulturës shqiptare, Autoritete vendore dhe përfaqësues nga hapsira e jonë shqiptare, dhe gjithëandej diaspora do të mundohem përmesë kësaj kumtese, të  ndarë në 3 kapituj të ndarë në periudha kohore, si:

 “Kosova Lindore, DJE’’,në gjitha zhvillimet e rëndësishme historike  për formimin e shtetit Shqitarë, nga kjo Krahinë është dhën kontributi, që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresin e Alfabetit në Manastirë, shpalljen e Pavarësisë,po ashtu  shqiptarët  pas luftës së dytë botërore, ishin pjesë e Jugosllavisë edhe me shqiptarët e Kosovës, shqiptarët në  Meqedoninë e Veriut, Shqiptarë në Malë të Zi, dhe Shqiptarët në pjesë tjerë të hapsirës së Jugosllavisë të asaj kohe duke përfshi edhe Shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut. 

Me filimin e frymës demokratike në Evropën Lindore, ne shqipatarët, u organizuam dhe formuam subjektet Autoktone Politike, por edhe u kyqëm aktivist duke kontribuar në Këshillin Koordinuese të  Partive Politike të Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pastaj mbajtëm dhe oraganizuar Referendumin e  1 e 2  marsit të vitit  1992,pastaj  është kryengritja e armatosur dhe lufta e UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit, në këtë kohë kjo Krahinë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Për herë të parë në historinë e kësaj Krahine, ishte ngritur, në nivelin më të lartë të internacionalzimit të çështjes, sensiblizimit deri në instanca të BE-ë, Paktit ushtarak Veri-Atlantik ATO-s dhe mekanizma të OKB-ës.Megjithëkëtë Republika e Serbisë, nuk ka respektuar plotësisht detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nuk ka zbatuar  të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni  në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022. BE-ja dhe institucionet e tij jo nuk kan kushtëzuar avancimin e procesit, kurse OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe partnerët transatlantikë nuk kan intensifikuar monitorimin dhe dialogun institucional, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka dërguar një mision monitorues në këtë Krahinë. Republika e Serbisë, nuk ka respektuar njohjen e diplomave, tekstet shkollore, nuk është duke  garantuar përdorimin zyrtar i gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane.Republika e Serbisë, nuk ka  siguruar  përfaqësim proporcional dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, dhe nuk ka ndërprerë çdo praktikë administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes mjeteve burokratike.

“Kosova Lindore-SOT’’,   përballet dhe ballafaqohet me një spastrim Etnik-diskriminim, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve Shqiptarë të Preshevës, Medvegjë,e  Bujanocit, Serbia, nuk po e zbaton  Marrëveshjen e Konçulit, të arritur datën 20 maj 2001, Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Konçulit,por kemi,si: 

I. Prezenca e forcave Serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,  

II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, 

III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në Policin Multietnike,

Kur kësaj i shtojm dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në parfaqësim në institucione Lokal dhe Qendror të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik. Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik, u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik. 

Të nderuar pjesëmarrës në këtë  Konferencë me temën shumë domethënjëse “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”,  

Do të mundohem në kapitullin, e 3-të, të kësaj kumtese të  përshkruaj: 

“Kosova Lindore-SFIDAT E SË ARDHMES”, këtë Krahinë e presin sfida nga më të ndryshme, jo të lehta, mbi të gjithë të vetëm vazhdojm dhe të jemi e tregohemi  duke iu paraqitur të  koordinuar,  harmonizuar duke vazhduar të shfaqim çështjen ton, çdo herë tepër të artikuluar të unifikuar, me kërkesa të qarta, gjithnjë edhe me Prishtinën dhe Tiranën Zyrtare, do të duhej të ndërtojn dhe miratojn një qëndrim, por edhe të avokojn dhe lobojn  në instanca e makanizma më të larta  të BE-së  dhe OKB-ës, pasi   Krahina e jon nuk e ka të zgjidhur statusin politik.\

Pas disa raportimive nga BE-ja, se Serbia, nuk i ka të zgjidhur të drejtat e pakicave, dhe është miratuar një Rezolut, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e vendbanimeve për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrim etnik-diskriminim. Është shumë shpresë dhënëse që  më 2 dhjetor 2025, Kongresisti Amerikan Keith SELF,  në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, prezantoi Rezolutën e parë në historinë e Kongresit Amerikan për çështjen e Krahinës son. 

Po ashtu është për ta përshëndetur diskutimin, mbi ngritjen e çështjesë së Krahinës son, nga Presidenti Shqiptarë Bajram Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 24 shtator 2025.

Kjo Krahinë  përkundër vullnetit plebishitar të shprehur e manifestuar në Referendumin e  datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, kërkon me të drejtë zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet nga SHBA-ja, nga BE-ja, duke përfshi edhe nga OKB-ja.

Mospërfaqësimi  me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, këto jan SFIDAT E SË ARDHMES, të kësaj  Krahine. 

Një ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të internacionalzimit. 

Në përfundim të 3 kapitujve të kësaj kumtese

Do të ishte në interes që nga gjithë pjesëmarrësit të kësaj konference që përbëhet nga studiues, Intelektualë, Veprimtarë, Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,bashkarisht  të hartohet e përgaditët një REZOLUTË, nga këndvështrimi i përbashkët, që do t’ju dërgohet Parlamentit Italian, Parlamentit të Serbisë, Parlamentit Shqiptar,duke përfshirë edhe Kryeministrat, Presidentëve dhe Ministrive  përkatëse, por edhe Këshillit Europian dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Europian, deri në OKB dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-ës.

Kjo REZOLUTË, ka bazë të juridiksionit, akteve dhe konventave më të larta të BE-së, OKB-ës, pra  thirret  në mbështetje në parimeve universale të të drejtave të njeriut dhe standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Nenin 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1953), në Nenin 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966), në Aktin Final të Helsinkit (1975), në Deklaratën e OKB-së mbi të Drejtat e Personave që u përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (1992), Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1998), 

Të gjithë ne, gjithnjë të harmonizuar  të vazhdojm të paraqitemi para gjithë opinionit,dhe palës ndërkombëtare duhet të refektojm, edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar se edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, sepse kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë.

Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, kryemesazhi se vërtet duhet të jemi një zë i artikuluar, ende na duhet  vazhduar  të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore  për të drejtat individuale e kolektive.

Tirana dhe Prishtina zyrtare, më së miri e mbrojn FRYMËN  SHQIPTARE pikërisht në këtë Krahinë.

Edhe konferenca  sotit e organizuar nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, është një kontribut, vetëm nëse angazhohemi të gjithë pa dallim, sikurë që vepruan RILANDASIT TAN, më shpejt e sigurt do të arrijm të realizojm    në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për Shqiptarët kudo.

Me konsiderat të pa fund, për gjithë secilin prej jush, në këtë Konferencë. 

Ju faleminderit, dhe  përgëzime në këtë  gjesti fisnik dhe për mikpritjes vllazërore,  gjithashtu na nderoi me prezencën e  saj edhe   Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj. Elena ZANONI, për pjesëmarrje dhe mbështetje për këtë aktivitet. 

Mirëutakofshimi në aktivitetet tjera të radhës, kudo në hapsira tona Shqiptare  në interes të kauzës së drejt për liri, të Krahinës son.

Lavdi jetë dhe veprave e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të FRYMËS SHQIPTARE  të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

Kumtesa e Refik HASANI-t, Master Shkencor, nga Bujanoci, e paraqitur  para të pranishmëve në konferencën, me temën: “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, e organizuar nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në LUGO DI RAVENNA,  të Italisë, më 21 dhjetor 2025.

*Autori, është njohës i rrethanave në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, kontriboi në tryeza, debate e aktivitete, është një aktivist i dalluar në shërbim të zgjidhjes së drejtës të kauzës së kësaj Krahine, Veprimtar shumë i njohur në gjithë hapsirat Etnike shqiptare, që mirret aktivisht  me publicistik, si dhe studime e hulumtime,  ku ka treguar angazhim në tribuna, tryeza dhe paraqitje publike dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ka organizuar edhe dhjetra  debate publike me temën dhe çështjen që lidhet nga kjo Krahinë, ka marrë pjesë në shumë paraqitje,  dhe në disa  konferenca shkencore të organizuara. Është autor i dhjetra vështrimeve të hulumtuara.

 Shenimet mbi autorin, jan marrë si:

**https://tupalla.com/wp/mr-sc-refik-hasani-njohes-iniciator-i-shume-ceshtjeve-per-luginen/

Filed Under: Analiza

TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”

December 27, 2025 by s p


Zonja Stibolt (në mes) me nxënëset e kuzhinës së shkollës së saj — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.
Zonja Stibolt (në mes) me nxënëset e kuzhinës së shkollës së saj — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2025

Gazeta norvegjeze “Tidens Tegn” ka botuar, të shtunën e 4 majit 1929, në faqet n°13 dhe 15, rrëfimin e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore rreth eskperiencës së saj në shkollën për vasha në Korçë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër drejtuar “Tidens Tegn” nga Evelyn Stibolt, mësuese e kuzhinës shkollore në “École Normale” në Korçë.

Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.
Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Një rrip bregdetar i gjatë, i ngushtë dhe moçalor është i mbuluar nga mjegulla e shiut, por gradualisht bëhet pak më i qartë dhe të dalin në pah kodra dhe male të larta në brendësi të pafundme. Kjo është Shqipëria…

Një grup varkash të vogla, larg në port, shënon vendin ku duhet të hedhim spirancën. Në fakt, në Durrës ende nuk ka mol apo kalatë ; çdo gjë që vjen nga toka ose shkon drejt saj transportohet me varka të vogla, të cilat janë aq të ngarkuara sa që uji u vjen deri te buza e varkës, dhe duhet vërtet të tregosh shumë kujdes gjatë dhjetë minutave që zgjat udhëtimi me lopata. Do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm kur moli i madh dhe i ri, që aktualisht është në ndërtim, të përfundojë një ditë. Durrësi është, pikërisht, qyteti portual më i madh i Shqipërisë dhe që larg në det ne mundëm të ndienim erën e rëndë nga sasitë e mëdha të lëkurave të papërpunuara të kafshëve, të cilat një pjesë ishin grumbulluar në tokë, ndërsa një pjesë tjetër transportoheshin pranë nesh me varkat e vogla të ngarkuara plot thasë. Por ne pamë edhe mallra të tjera eksporti : varka të mbushura me shpendë shtëpiakë që përplaseshin e fluturonin.

“Oh dear”, bërtiti njëra nga dy zonjat angleze që ndodheshin në varkën time, kur iu afruam tokës. Më vonë mësova se ajo dhe tjetra kishin ardhur në Shqipëri për të themeluar një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve, dhe duhet pranuar se ajo që pa ishte vërtet e vështirë për një dashamirëse të kafshëve : një rresht gomerësh po zbriste drejt vendit të zbarkimit. Në të dy anët e tyre përplaseshin me krahë një numër i panumërt pulash dhe gjelash deti ende të gjallë. Ato ishin të lidhura nga këmbët dhe, kështu, kishin qëndruar të varura për orë të tëra me kokën poshtë, gjatë rrugës së gjatë nga fermat në brendësi të vendit deri në port, ku pa mëshirë hidheshin në varka. Por anglezet, ende pa shkelur në tokën shqiptare, kishin shpallur solemnisht se gjëja e parë që duhej të futej në Shqipëri ishin kafazët për transportimin e shpendëve të gjallë.

Të shoqëruar nga një tufë lypësish të vegjël që bërtisnin, marshuam drejt doganës, ku përparëset e mia të kuzhinës, mbajtëset e tenxhereve, librat e gatimit dhe të gjitha tabelat mësimore nga Stabeku u bënë objekt i një interesi të jashtëzakonshëm. Më pas u nisëm me makinë drejt Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Shoferi — burri me mjekër më të zezë që kam takuar ndonjëherë në jetën time — ishte i entuziazmuar që më në fund i jepej rasti të ushtronte anglishten dhe frëngjishten e tij. Ai ma tregoi me përkushtim “Krujën”, vendlindjen e adhuruar të Mbretit Skënderbe I, ku Skënderbeu III (Mbreti Zog I) pritet të kurorëzohet në një të ardhme të afërt. Pak më tej, rruga u nda në dy degë :

“Rruga për në Shkodër, zonjushë,” tha shoferi, “por unë nuk do të ngas më kurrë atë rrugë.” Dhe pastaj pasoi, me fjalët më konfuze që kam dëgjuar ndonjëherë, një rrëfim se si ai kishte çuar me makinë dy turistë amerikanë në Shkodër. Gjatë rrugës, ata u sulmuan dhe u grabitën nga grabitësit. Amerikanët u vranë, ai vetë ishte plagosur këtu e atje dhe kishte shpëtuar vetëm duke u shtirur si i vdekur. “Isha në spital për shtatë muaj, zonjushë, dhe që atëherë më është dashur të mbaj gjithmonë mjekër të dendur. Vetëm shiko këtu…” Dhe ai qasi me dorën e majtë mjekrën e zezë të çrregullt dhe nxori një shenjë të gjatë të bardhë.

Unë pohoja me kokë me dhembshuri, por dëshiroja me gjithë shpirt që ai të priste të më tregonte pjesën tjetër të plagëve të tij derisa të mbërrinim shëndoshë e mirë në Tiranë, sepse rruga ishte e tillë sa kuptova se në Shqipëri kishte edhe mënyra të tjera për të vdekur, përveçse nga shpata.

Në Tiranë u prita me përzemërsinë më të madhe nga Lady Carnarvon, e cila është shpirti i veprimtarisë së madhe ndihmëse që komiteti i pasur anglez Herbert zhvillon këtu. Nuk është e madhe ajo që shumica e njerëzve në vendet tona dinë për Shqipërinë, dhe aq më pak për atë Shqipëri që tani po përpiqet ngadalë të ringrihet nga rrënojat. Vështirë se ndonjë vend tjetër ka vuajtur më rëndë nga katastrofa e tmerrshme që ishte Lufta Botërore sesa populli shqiptar. Nga të gjitha anët turma armiqësore u derdhën mbi kufijtë, plaçkitën, dogjën dhe vranë pa mëshirë. Kësaj iu shtua edhe fakti se të afërm luftuan kundër të afërmve : disa në anën e bullgarëve, disa në anën e Aleatëve, dhe kur erdhi paqja, vendi ishte i shkretuar dhe duhej rindërtuar nga themeli. Për fat të mirë, Shqipëria ka në mbretin e saj të ri, Skënderbeun III, një sundimtar që di të veprojë. Thuhet se ai është i hekurt në punë : të paktën 18 orë në ditë punon pa u ndalur dhe flitet për të se njeh çdo nënshtetas të mbretërisë së tij. Edhe pse mbreti i ka sytë plotësisht të hapur ndaj hijeshisë që mbartin marrëdhëniet e vjetra mesjetare, ai është megjithatë i vetëdijshëm se, nëse mbretëria do të mund të pohojë veten si shtet i pavarur, duhet të modernizohet nga themeli. Në mbarë Shqipërinë po punohet për ndërtimin e rrugëve të reja dhe përmirësimin e atyre të vjetrave ; në qytetin portual të Durrësit, siç u përmend, po ndërtohen molë dhe kalata, dhe qyteti në një të ardhme të afërt do të lidhet me kryeqytetin Tiranën përmes një linje hekurudhore.

Mbreti Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.
Mbreti Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.
Motrat e Mbretit Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.
Motrat e Mbretit Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Ai po i rregullon qytetet sipas planeve urbane dhe po ndërtohen centrale elektrike. Është një punë gjigante që rëndon mbi supet e tij. Nuk është çudi që ai e ka pranuar me kënaqësi dorën e shtrirë të Komitetit anglez Herbert, i cili, me Lady Carnarvon-in jashtëzakonisht të aftë dhe të përkushtuar në krye, ka kryer një veprimtari humanitare tejet të çmuar në Shqipëri. Ky komitet ka themeluar shkolla, spitale dhe klinika kundër malaries. Kur, para disa kohësh, në Shqipërinë e Veriut shpërtheu një zi buke e tmerrshme, Lady Carnarvon ngriti një fshat për refugjatët ; ajo krijoi trupa skautësh dhe vizitoi burgjet. Në kohën kur unë ndodhesha në Tiranë, ajo po merrej me ngritjen e një biblioteke.

Ishte gjithashtu me nxitjen e Lady Carnarvon-it dhe me mbështetjen financiare të komitetit që qeveria shqiptare vendosi të hapte kuzhina shkollore sipas modelit norvegjez. Edhe pse ishte 80 vjeçe, ajo më priti plot gjallëri dhe energji dhe, me siguri, do të kishte dashur që rrotëza e vogël që unë përfaqësoja në planet e saj të vihej në lëvizje menjëherë. Që po atë pasdite ajo më shoqëroi te ministri i Brendshëm, i cili, shkurtimisht, më përshkroi kushtet në vendin tim të ri të punës dhe më dha dorë të lirë për të ngritur një kuzhinë shkollore sipas modelit norvegjez, sa më praktike dhe sa më të mirë që të ishte e mundur — një kuzhinë që do të shërbente si model për gjithë sistemin e kuzhinave shkollore në Shqipëri.

Gjatë rrugës nëpër qytet kishte jashtëzakonisht shumë gjëra të reja dhe të çuditshme për t’u parë. Me mendjehollësi vura re se shqiptarët nuk kishin nevojë vetëm për mësuese norvegjeze të kuzhinës shkollore, por se edhe një mësues norvegjez i shkollës bujqësore do të kishte pasur një detyrë të bukur për të kryer këtu. Vallë çfarë do të thoshte ai për parmendat prej druri që përdorin këtu, të cilat përbëhen nga një trung i mprehur me një degë të dalë që shërben si teh plugu ? As lopët nuk janë për t’u mburrur. Një lopë e mirë jep vetëm 4 litra qumësht në ditë, por kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh kujdesin që u bëhet. Kurrë nuk do ta harroj lopën e gjorë që qëndronte në baltë deri te nyjet e këmbëve, përpara shtëpisë së Lady Carnarvon-it. Pranë saj qëndronte një shqiptar esmer e i ndotur, me çizme të gjata të mbuluara nga balta deri mbi gjunjë. Në njërën dorë mbante me mospërfillje një cigare të ndezur, ndërsa me tjetrën shtrydhte sisën e ndotur të lopës së gjorë, ndërkohë që viçi qëndronte në anën tjetër dhe pinte.

“Unë nuk pij kurrë qumësht në Shqipëri,” tha Lady Carnarvon dhe u kthye duke buzëqeshur në mënyrë të përçudnuar.

***

Në mes të natës u zgjova nga një dritë e çuditshme që shndriste… Tre ndriçime të shkurtra — një i gjatë — tre të shkurtra — një i gjatë. A ishte ky fari i Færder-it ?

Atëherë u kujtova… Ishte krenaria e Tiranës, drita elektrike, që kishte vetëm tre ditë që ishte vendosur.

***

Rruga nga Tirana për në Korçë është ndoshta një nga udhëtimet me makinë më të bukura dhe më interesante në botë. Përshkohet lart e më lart përmes një vegjetacioni të pasur, mbi lumenj dhe përrenj, dhe përgjatë liqeneve të bukura, duke ngjitur gjithnjë e më lart deri në fushën e lartë të mahnitshme ku ndodhet Korça, e rrethuar nga male me dëborë të larta 2000 metra. Udhëtimi normalisht zgjat disa orë, por mund të marrë edhe disa ditë. Sekretari i Lady Carnarvon-it, me të cilin udhëtova një pjesë të rrugës, më tregoi se njëherë kishte pritur 7 orë, sepse makina nuk mund të kalonte një lum kur uji arriti mbi rrota. Lumenj të tillë duhet të kalohen vazhdimisht. Por ka edhe rreziqe të tjera : kthesa të papritura, ngritje të mëdha dhe humnera marramendëse. Për më tepër, rruga është jashtëzakonisht e ngushtë dhe gjatë pjesëve të gjata është ndërtuar mbi baltë, që ka tendencë të shembet kur bie pak më shumë shi. Një familje mësuesish francezë, që udhëtuan një ditë para meje, ranë në një vend të tillë të vështirë. Makina bëri katër rrotullime dhe përfundoi në shtratin e lumit. Por çuditërisht, të gjithë shpëtuan të gjallë. Gjatë udhëtimit më shkonte mendja se riparimet e rrugëve të mbretit Skënderbe duhet të vihen përpara çdo gjëje tjetër, dhe më pas unë do të kthehem me aeroplan, këtë e di me siguri.

Vonë në mbrëmje makina hyri në Korçë dhe ndaloi përpara një shtëpie të madhe të bardhë të lyer me gëlqere, ku 54 fytyra të reja e të errëta menjëherë u shtrinë pranë dritareve. Ishte konvikti dhe nxënësit e mi të ardhshëm, dhe në derë qëndronin drejtori i shkollës dhe inspektori (kujdestari) i konviktit, të cilët më pritën.

U udhëhoqa përmes një salloni të gjatë të bardhë të lyer me gëlqere, pastaj u hap dera e një dhome të madhe dhe të këndshme me oxhak, ku një zjarr flakëronte duke përhapur një dritë të ngrohtë mbi muret e ulëta të bardha, me katër dritare të thella e të gjera me perde të ngjyrosura kaliko. Kjo ishte shtëpia ime në Shqipëri.

***

Konvikti ku jetoj unë i përket shtetit shqiptar dhe është një shtëpi për vajzat e reja që studiojnë në “Ecole Normale des jeunes Filles” në Korçë. Tre vjet më parë kishte vetëm 10 vajza të reja në konvikt, tani janë 54. Këto vijnë nga e gjithë Shqipëria, dhe është shteti shqiptar që paguan për to, pasi ka një kontratë me një tregtar, i cili furnizon me të gjitha ushqimet dhe merr një shumë të caktuar për çdo vajzë për sasi të caktuara gjalpi, buke, djathi, mishi, etj.

Inspektori ynë vjen çdo ditë për të kontrolluar nëse mallrat e dorëzuara janë të kënaqshme, por nuk ka menaxher në konvikt, gjë që mund të jetë shumë e nevojshme. Në vend të tij vjen një plakë që kujdeset për nxënëset kur janë të sëmura. Nxënëset rregullojnë vetë shtratin e tyre, ndërsa pastrimi, gatimi dhe punë të tjera të ngjashme kryhen nga 3 shërbëtore. Konvikti është pa dekorime. Muret janë të zhveshura dhe të lyera me gëlqere, dhe nuk ka perde për dritaret. Dhomat e gjumit janë në katin e dytë, dhomat e leximit në katin e parë dhe dhoma e ngrënies dhe kuzhina janë në bodrum.

Kur të hapësh një kuzhinë shkollore në Shqipëri.

Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.
Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.

Jeta në konvikt fillon në orën 5:30. Atëherë vajzat e reja ngrihen, rregullojnë shtratin dhe hanë mëngjesin e tyre të thjeshtë, i cili përbëhet nga bukë e thatë dhe çaj në kanaçe. Pastaj fillojnë të bëjnë detyrat për rreth një orë, deri sa duhet të shkojnë në shkollë. Shkolla është e ndërtuar pranë konviktit, sepse asnjë vajzë shqiptare nuk duhet të ecë vetëm në rrugë. Shkolla fillon në 8:45 dhe zgjat deri në 12:45. Ora 14:00 është për drekë, dhe pastaj shkolla vazhdon deri në 16:30. Pas kësaj janë lexime shtëpie deri në darkë, e cila shërbehet në 18:45, dhe pastaj përsëri lexime deri në 21:30. Është një ditë e lodhshme, por ka shumë  pritëshmëri nga ato. Këto vajza të reja do të bëhen brezi i ri i mësuesve shqiptarë dhe do të zëvendësojnë të gjithë mësuesit e shtrenjtë francezë, të cilët aktualisht japin pjesën më të madhe të mësimit në vend.

Shkolla Normale për Vasha të Reja, siç quhet shkolla, bazohet në të ashtuquajturat shkolla fillore, nga të cilat ka disa në qytet. Shkolla Normale ka 4 klasa. Në klasën e fundit, vajzat e reja mund të ndjekin për dy vjet, pas së cilës ato marrin një diplomë si mësuese. Drejtori është një shqiptar dhe një mysliman, i arsimuar në Universitetin e Kostandinopojës dhe një njeri shumë i sjellshëm dhe i aftë. Atje mësohen matematika, shqipja, gjeografia, historia, shkenca, kimia, fiziologjia, muzika, punimet artizanale, vizatimi dhe tani edhe gatimi norvegjez.

Në shkollën tonë ka 5 mësues dhe 5 mësuese, pothuajse të gjithë prej të cilëve kanë marrë arsimimin e tyre në Universitetin e Kostandinopojës.

Që në mëngjesin pasardhës, drejtori më çoi në shkollë për të zgjedhur dhomën që do të përdorja si kuzhinë shkollore. Nuk gjeta asnjë që më dukej e përshtatshme dhe, pa vështirësi, e bindëm drejtorin të hiqte dy dhoma dhe të rrëzonte murin ndërmjet tyre. Kështu, tani kisha një dhomë shumë të mirë, 6 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, e ndriçuar, e ajrosur dhe e këndshme. Për më tepër, mora një dhomë të vogël shtesë për ruajtjen e gjërave të ndryshme.

Por pastaj filluan vështirësitë. Nëse do ta dija sa primitiv është ushqimi shqiptar, do të isha përshtatur në përputhje me rrethanat dhe do të kisha sjellë me vete nga Norvegjia pjesët më të rëndësishme të pajisjeve të kuzhinës së shkollës. Por kush mund ta kishte imagjinuar një gjë të tillë ? Këtu i presin delet në mënyrë tërthore, e mbushin mishin në një tenxhere balte me ujë, hedhin lakrën, preshin ose qepët dhe një grusht spec të kuq, dhe e gatuajnë. Voilà, gjithçka. Këtu nuk ka as një tenxhere për çaj, as një thikë kuzhine, as petës, furça apo ndonjë gjë tjetër që e bën punën më të lehtë në shtëpi. Unë duhej t’i vizatoja të gjitha dhe t’u jepja përmasat sipas kujtesës, dhe pas shumë diskutimesh në frëngjisht dhe shqip, më në fund arrita të rregulloja pajisjet. Por kjo mori një kohë të tmerrshme. Sepse gjithçka është e shpërndarë kudo. Marangozët kanë rrugën e tyre, bakërpunuesit rrugën e tyre, këpucarët rrugën e tyre dhe kasapët po ashtu. Rruga e fundit është vërtet një makth për mua, sepse aty varen qindra lëkura kafshësh dhe zorrët e papastra janë krah për krah, duke lëshuar një erë të tmerrshme. Përveç kësaj, aty ka edhe një dyqan ku mund të marrësh “gjithçka”. Kohët e fundit shkova aty dhe bleva sodë.

E morën me të njëjtën lugë me të cilën merrnin miellin e grurit.

Ne i kushtojmë vëmendje të madhe asaj që po ndodh në oborr.

***

Tani më në fund kuzhina jonë shkollore është në funksion të plotë dhe ka dalë vërtet shumë bukur, edhe pse duhet të heqim dorë nga të gjitha pllakat e bardha të kuzhinave shkollore të Norvegjisë. Ne kemi mure të bardha të lyera me gëlqere, dollapë ngjyrë kafe, peshqirë të kuq të bukur dhe një sobë të shkëlqyer. Vajzat e reja janë të entuziazmuara dhe mendojnë se është shumë argëtuese, dhe ishin shumë të impresionuara kur kohët e fundit hodha një petë në ajër dhe e ktheva. Gjithashtu, kemi vazhdimisht një turmë spektatorësh admirues, të cilët qëndrojnë me hundët e shtypura pas xhamave të dritares. Unë jap mësim në frëngjisht, por duke qenë se shumë nga vajzat e reja ende nuk e flasin mirë frëngjishten, përdor një përkthyes shqiptar. Për më tepër, aktualisht po përkthej në frëngjisht tekstet shkollore norvegjeze të Stabekk-ut dhe shpresoj sinqerisht që qeveria do të gjejë kohë për t’i përkthyer dhe botuar ato edhe në shqip. Kjo do ta lehtësonte shumë mësimdhënien.

Blerjet tona i bëjmë në treg, ku mbretëron një jetë shumë e gjallë. Këtu ka një vrull të madh bujqish dhe grave të bujqve me vezë të freskëta, shumë shpendë dhe perime të mrekullueshme, koka lakre që peshojnë deri në 15 kilogramë dhe presh aq të trashë sa krahu im. Perime të tjera ka shumë pak, sepse këtu nuk kanë idenë si t’i ruajnë, dhe kështu të gjitha gjërat si karrotat dhe patatet janë të ngrira.

Në mes të sheshit ngrihej një galg, por fatmirësisht ende nuk kam parë askënd të varur aty. Kanë kaluar dy vjet që nga hera e fundit që është përdorur. Një shqiptar i ri nga Korça kishte udhëtuar në Amerikë gjatë rinisë së tij. Një ditë e bukur ai u kthye në vendin e tij me kursimet e tij, rreth 40.000 franga, në valixhe. Në rrugën e kthimit ndaloi te motra e tij e martuar, dhe ai u këshillua të mos i tregonte prindërve asgjë deri në mbërritjen e tij ditën tjetër. Ajo ishte e etur të shihte gëzimin dhe habinë e tyre. Djali pastaj u strehua tek një çift, të cilët kishin një han të vogël në një fshat pranë. Mjaftoi që ai të lëshonte një shprehje gjatë mbrëmjes se kishte para. Hani ishte i mbushur plot dhe të huajt u vendosën për të fjetur në bodrum. Në mesnatë, pronari u ngjit fshehurazi, e vrau, e varrosi në bodrum dhe fshehu valixhen me paratë në kashtë. Ditën tjetër, motra erdhi të kërkonte vëllain e saj ; u ngrit alarmi dhe ngjarja përfundoi me gjetjen e trupit në bodrum, pas së cilës pronari u var siç ishte e drejtë.

Është një histori e trishtë, por mos mendoni se kjo është tipike për Shqipërinë e sotme. Njerëzit këtu nuk janë aspak më keq se diku tjetër, madje më mirë. Mbreti Skënderbe III (Mbreti Zog I) ka bërë mrekulli duke punuar për të zhdukur hakmarrjet dhe dukuri të ngjashme. Megjithatë, ato ende ndodhin ndonjëherë. Këtë verë, rruga për në Sarandë u sulmua nga katër hajdutë që plaçkitën udhëtarët, por nuk vranë askënd. Ata u kapën dhe u varën. Popullsia është gjithashtu jashtëzakonisht mikpritëse dhe e dashur. Nuk dua të flas shumë për vajzat e mia të reja. Ato nuk dinë çfarë të bëjnë për të më kënaqur : më sjellin fruta, jastëkë dhe cigare, dhe kur unë shtrihem për të fjetur në mbrëmje, hyjnë dhe më rregullojnë batanijen që të kem ngrohtësi dhe rehati.

“Ne të duam” thonë ato që dinë pak frëngjisht, ndërsa ato që nuk dinë asgjë më shtrëngojnë në krah për të më treguar dashurinë e tyre. Nuk është për t’u habitur që herë pas here ndihesh e lumtur kur tregon “një rrotë të vogël” që funksionon.

Evelyn Stibolt

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 149
  • 150
  • 151
  • 152
  • 153
  • …
  • 2938
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT