• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali i Rrugës në Jug të Bostonit

September 21, 2025 by s p

Flamur Vezaj/

Për herë të parë, Shoqata Labëria në SHBA iu bashkua festivalit të përvitshëm të rrugës në jug të Bostonit (Street Festival South Boston) duke sjellë para qindra banorëve të qytetit këngët e lashta iso-polifonike dhe kostumet tradicionale të Labërisë.

Ishte një moment i veçantë, ku zëri i Labërisë, ky thesar shpirtëror i shpallur pasuri e UNESCO-s, u ngrit fuqishëm në skenën e ndërtuar nga organizatorët e këtij festivali në Boston!

Krah tyre, performoi edhe grupi i valleve “Vallet Tona”, pjesë e Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit (Kisha e Fan Nolit), të cilët e mbushën atmosferën me ngjyrat e traditës dhe gjallërinë e hapave të valleve tona, duke i dhuruar publikut një festë të paharrueshme shqiptare.

Të gjithë së bashku, me krenari e dashuri për atdheun, prezantuan kulturën dhe trashëgiminë tonë të gjallë, duke e bërë pjesëmarrjen e Shoqatës Labëria edhe më domethënëse, si bashkëpunim me Kishën e Fan Nolit në këtë festival prestigjioz.

Publiku, i përbërë nga banorë të shumtë të Bostonit dhe miq nga kultura të ndryshme, u magjeps nga tingujt e këngëve tona, u duartrokitën vallet tona dhe u mahnitën nga kostumet tradicionale shqiptare. Shumë prej tyre, jo shqiptarë, iu bashkuan këngës e valles, duke dëshmuar se muzika dhe arti nuk njohin kufij, por lidhin zemrat e njerëzve si një familje e madhe.

Ky ishte një ditë që ngjalli emocione të forta, një ditë krenarie ku ndjemë se rrënjët tona shqiptare jo vetëm nuk harrohen, por ndriçojnë me forcë edhe në skenën amerikane.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet u bë i mundur nga Kisha e Fan Nolit, Shoqata “Labëria”, valltarët e vegjël të “Valleve tona”, administrata dhe banorët e jugut të Bostonit, organizatorët e festivalit dhe të gjithë ata që u bashkuan e duartrokitën në mbështetje të grupit shqiptar.

Me shpresën se vitin e ardhshëm kjo pjesëmarrje do të vazhdojë e do të bëhet traditë, u përcoll edhe njëherë mesazhi i fuqishëm i krenarisë dhe kulturës shqiptare në zemër të Bostonit.

Filed Under: Opinion

NA MBLEDH PROFESOR STAVRO SKENDI SI NJË “RILINDJE KOMBËTARE SHQIPTARE”…

September 21, 2025 by s p

Nuk është vetëm lajm i bukur, por edhe ngjarje, jo vetëm kulturore, por edhe rilindase…

Lexoj:

🔴⚫️ Të martën, më 23 shtator 2025, ora 18:00, ju ftojmë në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune në Bukuresht, për promovimin e vëllimit „Rilindja Kombëtare Shqiptare: 1878–1912”, të prof. Stavro Skendi, në përkthimin e Dr. Radu Săvulescu-t.

🔴⚫️ E konsideruar si një nga veprat më të cituara në literaturën e specializuar, libri i profesor Stavro Skendit përfaqëson një kontribut themelor në historiografinë shqiptare dhe ballkanike. I botuar fillimisht nga Princeton University Press (SHBA), në vitin 1967, me titullin „The Albanian National Awakening, 1878–1912”, ky studim është rezultat i një hulumtimi të kujdesshëm dhe është bërë vepër referuese në studimet e albanologjisë dhe të historisë krahasuese.

🔴⚫️ Profesori Stavro Skendi (1905–1989) njihet si një nga albanologët më të rëndësishëm të shekullit XX, i mbiquajtur „dekani i studimeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara”. Vepra e tij përfshin tituj si „Poezia epiko-gojore shqiptare dhe e sllavëve të jugut” (1954, 1969), „Studime kulturore ballkanike” (1980), si edhe dhjetëra artikuj të botuar në revista akademike prestigjioze si The American Historical Review, Foreign Affairs apo Political Science Quarterly. Kontributet e tij shtrihen në fusha të ndryshme – histori, gjuhësi, letërsi, fe, shkenca politike dhe kulturë – duke u vlerësuar për rreptësinë shkencore, ndërdisiplinaritetin dhe thellësinë.

🔴⚫️ Përkthimi në gjuhën rumune është botuar nga Shtëpia Botuese Asdreni, në bazë të një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) dhe Princeton University Press, dhe është realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë, përmes Departamentit për Marrëdhënie Ndëretnike, që ofron fonde për organizatat e qytetarëve që i përkasin pakicave kombëtare.

🔴⚫️ Hyrja për publikun është e lirë, në limitet e vendeve të disponueshme, dhe secili nga pjesëmarrësit do të marrë falas një kopje të librit.

* * *

Më mrekullon e gjithë ajo që shkruan Dr. Luan Topciu në Bukuresht.

Ështe vepër dhe punë, përzgjedhje, mençuri, akt, jo vetëm për diasporën shqiptare në Rumani, por për të gjitha diasporat tona në botë e patjetër dhe për dheun amë…

“Libri jepet falas” – lexoj. Vërtet mision rilindas, dashuri për kulturën, lexuesit, vepra do të shkojë në të gjitha bibliotekat e Rumanisë e në katedrat letrare e panairet e librit kudo…

“RENASTEREA NATIONALÃ

ALBANEZÔ

E përktheu nga anglishtja në rumanisht Dr. Radu Săvulescu, Presidenti i Shoqatës së Shqiptarëve në Rumani, një intekektual i lartë, studiues dhe përkthyes i mjaft veprave të tjera për Shqipërinë.

“Hyrja për publikun është e lirë” – lexoj, dyert janë të hapura, pa roje akademike e veçime intekektualiste… dhe e di që do të venë plot njerëz të kultures, letersisë dhe arteve, shkrimtarë, studiues, studentë, lexues, dashamirës, etj, por a do të ketë përfaqësues zyrtarë të Shqipërisë?

“KARTELA TË REALIZMIT

TË DËNUAR”

Në studimin tim për “Letërsinë tjetër” atë që erdhi nga ndalesat e diktaturës komuniste dhe harrimet zyrtare, nga burgjet dhe internimet dhe nga diaspora si qendresë dhe kulturë dhe moral, kur sundonte Realizmi Socialist, në “Kartela të Realizmit të dënuar” është dhe ajo e patriotit dhe luftëtarit Stavro Skendi, që pushtuesi fashist e internoi në ishujt e trishtë të Italisë:

Stavro Skëndi

(1905 – 1989)

…shqiptar tjetër i Ventotene-s, mik dhe ky me ideatorët e Europës së Bashkuar, i internuar si kundërshtar aktiv i pushtimit italian, që, me t’u liruar nga ishulli plot erëra i dhembjes, shkon të vazhdojë luftën për çlirimin e vendit, bashkohet me Ballin Kombëtar.

Kishte studiuar në shkollën amerikane të Stambollit, në Robert College, (Gjej se aty më vonë është diplomuar dhe shkrimtari Orhan Pamuk, nobelisti i parë turk), pastaj kryen universitetin për studime ndërkombëtare në Gjenevë. Kthehet në atdhe dhe jep leksione në shkollën tregtare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore bashkohet me frontin e Ballit Kombëtar. Komunistët nuk mund t’ia falnin kët;e, aq më tëpër që ai ishte kundër revolucioneve, por për evolucionet, për zhvillimin shkencor dhe kulturor të Shqipërisë.

Shkon në SHBA në vitin 1946, punon në Columbia University, i përkushtohet Albanalogjisë, boton studime dhe libra për Shqipërinë, për ekonominë dhe politikën e izolimit, Rilindjen, alfabetin, poezinë e letërsinë më gjerë, në Ballkan, etj.

Jeta e tij përmbledh 8 dhjetëvjetësha të historisë së vendit, Shpalljen e Pavarësisë, mbretërinë, Luftën e Dytë Botërore, vendosjen e komunizmit, që ai e shikon si tragjedi kombëtare dhe emigracionin, veprimtaritë e diasporës.

E trondit dhe e dëshpëron së tepërmi mbyllja e atdheut, shtypja që i bëhej intelektualëve dhe artistëve si gjithë popullit..

Vdes në Nju-Jork, atë vit kur do të shëmbej Muri i Berlinit dhe do të fillonte të binte perandoria komuniste dhe diktatura në atdhe.

* * *

“ZGJIMI KOMBËTAR SHQIPTAR”

A është botuar në Shqipëri vepra

“The Albanian National Awakening, 1878–1912”

A është përkthyer?

A DINË GJË STUDENTËT

PËR PROFESOR STAVRO SKENDIN?

– Po patronazhistët? –

Çfarë thuhet në Universitet tona?

Flasin pedagogët për atë? Kritikët e letërsisë a i referohen siç bëjnë studiuesit nga bota? Po shoqatat në diasporë…

Po patronazhistët apo thjesht e shohin si ballist?!

Siç duket janë më interesante studimet për gjellët e Ballkanit, ato serbe e greke sidomos, që kanë gatuar dhe me kokat e shqiptarëve…

Mos Stavro Skendin e shohin si të arratisur politik nga regjimi, ashtu siç e dinë ata, të mësuar nga filmat e socializmit me ballistë e diversantë, grotesk dhe absurd i vetvetes, por gjithsesi mendimi kritik edhe këtej, atë që la trashëgim Konica e Noli e Profesorët Stavro Skendi e Arshi Pipa e bashkëpunëtorë të tyre në “Diellin” që i bashkonte, ka gjetur vazhdimësi e dinjitet, ka krijuar një peizazh të ri të fjalës shqipe, pavarësisht shfaqjes së ndonjë rudimenti patronazhist, fare pa rëndësi. Tani ata kanë porosi dhe prapavijë të njohin letërsinë shqipe me Inteligjecë Artificiale dhe rrëmojnë si hiena në realizmin socialist për të gjetur ushqim dhe vjellin vrer mbi zhvillimet e reja dhe demokracinë dhe atdheun.

Por është bjerrje kohe të merresh me ta, që të duan si veten.

Më rëndësi ka ajo recensa e thjeshtë

me pak rreshta e Dr. Luan Topçiut në ftese për veprën e Albanalogut shqiptaro-amerikan Stavro Skendi se e gjithe ajo ç’nxijnë në artikuj e libra me AI kundër tij dhe ç’përfaqëson dhe mbart Profesori.

THE ALBANIAN NATIONAL AWAKENING

1878–1912

– Princeton University Press, 1967 –

Kur Stavro Skendi botonte vepren madhore në SHBA, ç’ndodhte në atë vit, 1967, në Shqipërinë tonë? Ç’drama historike dhe kulturore?

– Diktatori Enver Hoxha konsolidoi edhe më pushtetin absolut të Partisë së Punës, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik (1961) dhe afrimit me Kinën maoiste.

– Shqipëria mbeti vendi më i izoluar i Europës.

– Nisën spastrimet e brendshme politike kundër “armiqve të brendshëm” dhe intelektualëve që nuk përputheshin me vijën ideologjike.

Ngjarja më e bujshme

kulturore-politike e vitit 1967:

– Shpallja e Shqipërisë si “shteti i parë ateist në botë”.

– U ashpërsua fushata famëkeqe kundër fesë, u mbyllën të gjitha kishat, xhamitë, teqetë, manastiret, u kthyen në magazina, kinema, stalla e depo “kulture”.

– U ndez dhe më Revolucioni Ideologjik dhe Kulturor”, i frymëzuar nga Revolucioni Kulturor i Kinës së Mao Ce Dunit.

– U goditën Kanunet madhore kombëtare, tradita, dasmat dhe ceremonitë, u kontrollua mënyra e veshjes, si duhej të qetheshe, madje edhe marrëdhëniet familjare.

Ironia historike:

Në të njëjtin vit, pra, Prof. Stavro Skëndi botoi në “Princeton” veprën madhore “The Albanian National Awakening, 1878–1912”, ku trajtonte rilindjen kombëtare dhe rolin e fesë, kulturës dhe letërsisë në ringjalljen e kombit shqiptar.

Ndërsa brenda vendit trumpetohej “fitorja” e komunizmit mbi kulturën dhe fenë, në Perëndim studimi i Skëndit i jepte Shqipërisë një prestigj intelektual. Tregonte zhvillimin e vetëdijes kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Prizrenit (1878) deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912).

Skëndi nuk i pa thjesht si një seri ngjarjesh politike, por si një proces kulturor, gjuhësor, letrar dhe shoqëror, ku letërsia, gjuha dhe shtypi luajtën rol të madh në formimin e kombit.

Një pjesë e rëndësishme e librit i kushtohet shkrimtarëve të Rilindjes:

Naim Frashëri, i parë si poeti profet i kombit. Çajupi, Sami Frashëri, Jeronim De Rada etj.

Skëndi tregon sesi shkrimtarët nuk ishin vetëm autorë letrarë, por dhe udhëheqës shpirtërorë e kulturorë.

Eshtë e para monografi e plotë në anglisht mbi Rilindjen Shqiptare, që ende shihet si libër klasik dhe citohet shpesh në studimet mbi Ballkanin.

Kjo vepër e vendosi çështjen shqiptare në hartën e studimeve akademike ndërkombëtare. Pa Skëndin, shumë studiues të huaj nuk do të kishin kuptuar mirë si u formua Kombi Shqiptar…

Lutem të mos e deformojmë kohën dhe veten!

Visar Zhiti

Filed Under: LETERSI

Big news out of Washington!

September 21, 2025 by s p

AFA/

For the first time in more than two decades, important language on the Balkans has been reauthorized, thanks to the leadership of Chairman Mast R-FL. This historic step recognizes the strategic importance of our region and lays out clear U.S. policy priorities:

✅ Supporting Kosovo’s independence and future membership in NATO

✅ Pressuring Serbia to reduce ties with Russia and China

✅ Exposing Serbia’s cooperation with Russia, China, and Iran in technology and security

✅ Expanding sanctions against those obstructing peace and stability in the Western Balkans

We are proud that Albanians for America has been actively engaged with policymakers throughout this process, making sure the voices of our community and our homeland are heard in Washington.

A huge thank you to Congressman Keith Self R-TX for ensuring this critical language was included in the Chairman’s mark, and to Chairman Mast R-FL for his leadership in bringing this forward for the first time since 2002.

Together, we continue to strengthen the bond between the United States and Kosovo, securing peace and stability for the region, and ensuring the sacrifices of our people are honored with lasting freedom. 🇽🇰🤝🇺🇸. Check the link here to read AMENDMENT TO H.R. 5300 OFFERED BY MR. MAST OF FLORIDA. https://docs.house.gov/…/BILLS-119-5300-M001199-Amdt-65…

Filed Under: Emigracion

Kolonel Ahmet Krasniqi, in memoriam…

September 21, 2025 by s p

LDK/

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujton Kolonel Ahmet Krasniqin, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.

“Shtatori i vitit 1998 u bë i kobshëm me lajmin për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, atdhetarit të shquar dhe intelektualit të pashoq. Vrasja e Kolonelit ishte një plagë e rëndë, një dhimbje e pashuar për kombin. Por jeta dhe vepra e tij u ngritën mbi çdo akt kriminal, mbi çdo errësirë, duke mbetur përjetësisht dritë dhe udhërrëfyes i historisë sonë.

Kolonel Ahmet Krasniqi nuk ishte vetëm një ushtarak profesionist. Ai ishte vizionar i çlirimit, strateg i organizimit, intelektual i rrallë dhe misionar i pavarësisë. Me besimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës, ai u emërua Ministri i parë i Mbrojtjes. Në atë detyrë madhështore, Koloneli vuri themelet e ushtrisë së Kosovës, duke e bërë realitet organizimin strategjik, logjistik e ushtarak, dhe duke siguruar arsenal për luftën e lirisë.

Emri i tij mbetet gurë-themel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake të Republikës së Kosovës; si Ministër i parë i Mbrojtjes. Ai për meritat për luftën dhe çlirimin e vendit është shpallur Hero i Kosovës. Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kështu do të vazhdoj të mbes, pra si Hero gjithmonë gjersa mbi këtë tokë të flitet e të jetohet shqip.

Ne sot nuk e kujtojmë vetëm si të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe si frymëzim të gjallë për brezat që vijnë. Ai na mësoi se liria fitohet me guxim, se shteti ndërtohet me përkushtim, dhe se atdheu mbrohet me jetën.

Vrasja e tij ishte humbje e madhe për kombin tonë, e kjo thellohet edhe më tej nga mos zbardhja e këtij akti kriminal. Por, sot nuk përkulemi përballë dhimbjes, por ngrihemi krenarë përballë sakrificës së tij.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”

Filed Under: Politike

Vatra Tampa Bay – Florida, fton shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar

September 21, 2025 by s p

Njoftim për Festën e Pavarësisë

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë në një mbrëmje të paharrueshme plot muzikë, këngë dhe emocione!

📅Data: 28 Nëntor 2025

🕖Ora: 19:00

📍Vendi: Marriott Hotel, 12600 Roosevelt Blvd N, St. Petersburg, FL 33716

💸Çmimi: $100 për të rritur, $50 për fëmijë (deri në 12 vjeç)

🎤Këngëtarët: Devis Xherahu dhe Korab Shaqiri

🎭Recitim: Aktori i njohur Bujar Asqeriu

💸Pagesat: Zelle në 727-459-6713

Mos e humbisni këtë mundësi për të festuar së bashku trashëgiminë dhe krenarinë tonë kombëtare! Rezervoni vendet tuaja tani dhe ejani të krijojmë kujtime të bukura.

Për më shumë informacion dhe rezervime, kontaktoni Endri Filipi në 727-709-2742 dhe Bledar Prifti në 727-512-4701 dhe VatraTampaBay@gmail.com.

Ju mirëpresim së shpejti!

Përzëmërsisht,

Vatra Tampa Bay🇦🇱🇺🇸

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT