• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët dhe fushata elektorale në Maqedoninë e Veriut

September 2, 2025 by s p

Bekim Adili/

Fushata elektorale në Maqedoninë e Veriut ka nisur jo me ide dhe platforma zhvillimore, por me akuza dhe fyerje. Një qasje e vjetër, që nuk frymëzon. Përkundrazi krijon vetëm zhgënjim. Ndërkoh qytetari i lodhur nga ky zhargon politikë, nga partitë shqiptare pret më shumë. Aleanca Kombëtare për Integrim, me trashëgiminë që mban mbi supe, ka detyrimin të dalë me një ofertë serioze. Të fokusuar tek avancimi i pushtetit lokal dhe krijimi i një platforme të mirëfilltë për një autonomi politiko teritoriale të vetëqeverisjes. Një qasje e tillë do ta ndihmonte edhe koalicionin VLEN të largohej nga retorika e akuzave dhe të paraqiste programe konkrete.

Sepse, sot qytetari shqiptar dhe veçanërisht të rinjtë kërkojnë përgjigje konkrete ndaj disa pyetjeve thelbësore në mesin e të cilave janë:

– Si do të forcohet pushteti lokal !?

– Si do të krijohen vende pune për të rinjtë dhe hapsira investimi !?

– Si do të mbrohet dhe avancohet arsimi, kultura dhe gjuha shqipe !?

– Si do të sigurohet që shqiptarët në qeveri të jenë faktor vendimmarrës e jo thjesht dekor politik !? Ku, në vend të këtyre përgjigjeve, realiteti është i hidhur.

Komunat shqiptare vuajnë nga një diskriminim i hapur fiskal, të cilin më poshtë e keni të ilustruar në grafik zyrtar të vitit 2023. Ku, psh nga 1.500 € tatim personal që paguan një qytetar, komuna e tij merr vetëm 45 €. Nga 1.000 € TVSH të konsumit, i kthehen vetëm 20–30 €. Në total, komunës i kthehen rreth 370 deri në 400 € për banor në vit, prej të cilave vetëm 70 deri në 80 € nga taksat direkte të qytetarit. Ndërkohë, diaspora që kontribon me mbi 1.5 miliardë euro remitanca në vit, ( dërgesa parash). është përjashtuar nga regjistrimi si “jo rezidente”. Ata pavarësishtë se janë tatim pagues të pronës dhe TVSH-së , nuk llogariten në përllogaritjen e ndarjes për buxhetet lokale. Si rrjedhojë komunat tona do të kenë më pak buxhet.

Politika majorizuese nga ana e qeverisë, të cilat do të ndikojnë në rritjen masive të largimit nga të rinjtë dhe distancimin e diasporës nga vendlindja. Këto sfida marrin peshë të veçantë edhe për shkak të procesit të integrimit europian. Ku, premtimet për anëtarsim në BE, gjithashtu nuk kanë sjellë rezultate. Që do të thotë, se pa një strategji të qartë e cila lidhet edhe me respektimin e vullnetit të elektoratit shqiptarë, apo respektimin e fituesit në përfaqësimin etnik në qeverisje, shqiptarët rrezikojnë të mbeten thjesht spektatorë të zhvillimeve, në vend që të jenë faktorë të barabartë në vendimmarrje. Pra, shqiptarët sot nuk kanë nevojë për cirkun politik të rradhës. Por ata duan vizion, platforma të studiuara dhe vendime të guximshme. Vetëm kështu shqiptarët mund të jenë partnerë të barabartë e jo vëzhgues të përcaktimit të politikave në shtetin ku jetojmë.

Filed Under: Editorial

“Uskana Roadshow”

September 2, 2025 by s p

Mbrëmë, Bordi i Shoqatës Uskana pati kënaqësinë të takohej me familjet në rajonin e Quad Cities për të nisur një iniciativë të re që e kemi quajtur “Uskana Roadshow”—një përpjekje për ta sjellë Shoqatën Uskana drejtpërdrejt tek ju.

Ju falënderojmë të gjithëve për pjesëmarrjen!Një falënderim i veçantë shkon për Shika Becirin dhe Lirim Nezirin për organizimin e këtij takimi, si dhe për Meti Bajramin që na priti në ambientin të ngrohtë dhe mikpritës në restoration e tij. Jemi gjithashtu mirënjohës për të gjitha gratë që sollën ëmbëlsira të shijshme, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë.

Takimi filloi me një prezantim mbi misionin dhe qëllimin e Shoqatës sonë, si dhe një përmbledhje të aktiviteteve që organizojmë për të bashkojmë komunitetin tonë, si Mbrëmja Kërçovare, Recitali AMA, Kampi, 5K & Pikniku, Tubimi në Anije dhe Festa e Flamurit. Gjithashtu, theksuam edhe kontributet e rëndësishme që arrijmë të japim falë mbështetjes së komunitetit—përfshirë ofrimin e mbi 100,000 dollarëve në bursa për studentët si në SHBA ashtu edhe në Kërçovë, si dhe ndihmën humanitare e asistencën për shkollat dhe organizatat shqiptare.

Më pas hapëm diskutimin për pyetje dhe komente, dhe vlerësojmë shumë idetë e vyera që u ndanë për iniciativa të reja.

“Uskana Roadshow” është vetëm në fillim—ne mezi presim të lidhemi me edhe më shumë familje teksa udhëtojmë nëpër komunitete përtej Chicagoland, aty ku jetojnë familjet tona të dashura kërçovare.

Shihemi së shpejti!

Last night, the Board of Shoqata Uskana had the pleasure of meeting with families in the Quad Cities region to launch a new initiative we are calling the “Uskana Roadshow”—an effort to bring Shoqata Uskana directly to you.

We would like to thank everyone for attending! Thank you to Shika Beciri and Lirim Neziri for organizing this gathering, and to Meti Bajrami for welcoming us into his warm and inviting restaurant. We are also grateful to all the women who prepared and shared delicious desserts that made the evening even more special.

The meeting began with a presentation about our mission and purpose, along with an overview of the many events we host to bring our community together, including Mbremja Kërcovare, Recitali AMA, Kampi, the 5K & Picnic, the Boat Party, and Festa e Flamurit. We also highlighted the important contributions we have been able to provide with the community’s support—such as providing over $100,000 in scholarships to students both in the U.S. and Kërçovë, as well as humanitarian aid and assistance to Albanian schools and organizations.

We then opened the floor for questions and feedback, and we truly appreciate the thoughtful ideas shared for future initiatives.

The Uskana Roadshow is just beginning—we look forward to connecting with more families as we travel to communities beyond Chicagoland where our dear Kërcovarë families reside.

See you soon!

Shoqata “Uskana”

Filed Under: Komunitet

Lidershipi strategjik në Luftën Moderne të shekullit XXI: Si të përshtatesh dhe të drejtosh në operacione të rrezikshme

September 2, 2025 by s p

Prof.dr. Muhamet RACAJ, Gjeneral-major
Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup/

“Luftërat e shekullit XXI kërkojnë liderë strategjikë që dinë të bashkojnë dijen, përvojën dhe aftësitë njerëzore për të arritur suksesin e operacioneve dhe për të ruajtur jetën e forcave të tyre në rrethana të paparashikuara dhe kërkuese”.

“Ky tekst shumë i shkurtër është frymëzuar dhe i bazuar në përvojën time 43- në udhëheqjen ushtarake dhe shpresoj se do të shërbejë për të frymëzuar dhe drejtuar liderët aktualë dhe të ardhshëm në këtë fushë jetike për sigurinë dhe paqen globale”.

Abstrakt
Ky punim trajton rëndësinë thelbësore të lidershipit strategjik dhe ekspertizën e nevojshme në operacionet ushtarake të shekullit XXI, ku sfidat e zmadhura dhe kompleksiteti i terrenit kërkojnë menaxhim efektiv të stresit dhe vendimmarrje taktike në kushte të vështira. Studiuhet roli i liderit si faktor kryesor në përballjen me sfidat operative, duke analizuar përvojat e misioneve ndërkombëtare me rrezikshmëri të lartë si “Liria për Irakun”, PHOENIX, ISAF dhe ALTHEA. Punimi përdor metodologji analitike dhe praktike që nxjerr në pah rëndësinë e trajnimit të vazhdueshëm, komunikimit të qartë dhe menaxhimit të stresit për sigurimin e suksesit operacional. Përfundimet nënvizojnë nevojën për lidership të vetëdijshëm për përgjegjësitë e veta dhe aftësi për adaptim në një mjedis operativ gjithnjë në ndryshim.

Fjalë kyçe: lidership strategjik, operacione ushtarake, stres luftar, menaxhim, komandim efikas.
Hyrje
Në shekullin XXI, luftërat kanë marrë dimensione të reja për shkak të avancimit teknologjik dhe ndryshimit të natyrës së konfliktit, duke rritur kështu kompleksitetin e operacioneve ushtarake. Në këtë kuadër, lidershipi strategjik bëhet faktor i pashmangshëm për drejtime të suksesshme të njësive në terren. Lidershipi nuk është vetëm ushtrim komandimi, por menaxhim i gjithanshëm i njerëzve, situatave dhe ndërlidhjes së proceseve në mjedise ku rreziku dhe stresi janë të pranishëm në çdo çast.
Objektivi kryesor i këtij studimi është të analizojë rolin dhe rëndësinë e lidershipit në menaxhimin e sfidave kritike të operacioneve ushtarake moderne, sidomos në aspektin e menaxhimit të stresit dhe rritjes operative të kapaciteteve të njësive. Ky punim synon të kontribuojë përmirësimin e parimeve të udhëheqjes në kushtet dinamike të fushave të betejës bashkëkohore.

PJESA KRYESORE

1. Sfida e lidershipit gjatë misionit
Lidershipi strategjik kërkon kapacitete të larta për të marrë vendime të shpejta dhe efikase nën presion, në kushte kur informacioni është i kufizuar dhe situata ndryshon me shpejtësi. Liderët duhet të mbajnë nën kontroll sigurimin e informacionit operativ, duke shmangur menjëherë çdo rrjedhje të mundshme që mund të kompromentojë misionet¹.
Prania e komandantit në terren është determinant kyç për motivimin dhe moralin e njësisë, si dhe ndihmon në njohjen reale të sfidave dhe rreziqeve të terrenit. Përkundër përfitimeve të pranisë në terren, liderët duhet të menaxhojnë edhe trajnimin dhe rotacionet për të mbajtur freski dhe vigjilencë mes njerëzve².
Një nga sfidat më të mëdha që unë kam parë gjatë detyrave në terren është lufta kundër vetëkënaqësisë, e cila i ekspozon njësitë ndaj rrezikut të shtuar. Mbrojtja kundër saj kërkon disiplinë të rreptë, ushtrime të shpeshta dhe përqendrim maksimal¹,².

2. Lidershipi strategjik efektiv gjatë misionit
Komunikimi efektiv me vartësit, dëgjimi i shqetësimeve dhe propozimeve, dhe udhëheqja me shembull personal janë parimet që garantojnë koordinim dhe besim midis komandantit dhe njësisë. Përdorimi i teknologjive moderne dhe përgatitjet taktike intensive e rrisin aftësinë për t’u përballur me situata të paparashikuara².
Lideri duhet të investojë në zhvillimin e aftësive të vartësve dhe në ndërtimin e një ekipi të fortë të përgatitur për të zëvendësuar komandantin në rast mospranie, duke garantuar kështu vazhdimësinë dhe fleksibilitetin operacional²,⁴.

3. Menaxhimi i stresit luftarak: shkaqet, shenjat dhe masat
Forcat elitare ushtarake operojnë në kushte të lodhjes së madhe dhe traumave psikologjike si pasojë e faktorëve të tjerë: periudha të gjata qëndrimi në zonë, humbje njerëzore, mungesa e pushimit dhe presionet familjare. Liderët strategjikë duhet të jenë në gjendje të njohin shenjat e stresit, të ndërhyjnë në kohë dhe të sigurojnë trajtim adekuat për të mbajtur kapacitetet luftarakë dhe shëndetin psikofizik të njësive³,⁵ ,⁶.
Njësitë me liderë të mirë trajnuar dhe të qëndrueshëm arrijnë të funksionojnë në mënyrë optimale edhe në kushtet më të vështira, duke minimizuar efektet negative të stresit në performancë dhe marrëdhëniet brenda grupit³,⁷.

4. Rritja e kohezionit dhe mbështetja e njësisë
Kohezioni i fortë është themeli i suksesit operativ dhe rezistencës ndaj ngarkesave psikofizike. Liderët duhet të sigurojnë kushtet optimale për pushim, stërvitje dhe angazhim aktiv të të gjithë pjesëtarëve në analizë dhe planifikim, duke nxitur solidaritetin dhe ndjesinë e përgjegjësisë kolektive⁴,⁷.
Gjendja fizike dhe morale duhet monitoruar vazhdimisht, ndërsa masat parandaluese dhe ripërtëritëse të jenë pjesë integrale e menaxhimit të njësive. Liderët duhet të ofrojnë mbështetje me ndjeshmëri dhe të shkëmbejnë përvojat për përmirësim të vazhdueshëm dhe përshtatje ndaj kërkesave që lëvizin shpejt⁴.

Përfundim:
Lidershipi strategjik është gurthemel i suksesit në zbatimin e operacioneve luftarake në shekullin XXI. Menaxhimi i stresit, aftësia për marrje vendimesh të shpejta dhe komunikimi i qartë me njësinë janë faktorë kyç për mbajtjen e reziliencës dhe realizimin e qëllimeve. Organizimi i duhur i pushimit, stërvitjeve dhe diskutimeve për mësime nga përvoja janë mjete esenciale për të garantuar suksesin dhe ruajtjen e jetës së pjesëtarëve nën komandë¹,² ,³.

Rekomandime nga përvoja 43-vjeçare si lider ushtarak:
Bazuar në 43 vite përvojë në udhëheqje ushtarake, nga njësitë më të vogla deri në nivele të larta të komandës së përgjithshme të ushtrisë, rekomandoj:
• Krijoni një ambient komandimi që promovon lirinë e shprehjes, mirëqenien dhe mirëmbajtjen e shëndetit fizik dhe psikologjik të personelit.
• Në çdo situatë forconi vetëbesimin tek njësia, liderët dhe pajisjet operacionale, sepse besimi është shtylla kryesore e suksesit në terren.
• Komandoni me shembull personal, duke demonstruar disiplinë të jashtëzakonshme, guxim dhe përgjegjësi.
• Prioritizoni pushimet dhe rikuperimin si pjesë integrale të planifikimit dhe realizimit të operacioneve, sidomos në misione afatgjata.
• Vendosni objektiva të qarta, të matshme dhe të arritshme për zhvillimin profesional dhe personal të pjesëtarëve, duke monitoruar progresin sistematikisht.
• Kuptoni dhe menaxhoni stresin në çdo individ dhe në njësinë si një e tërë, duke marrë masa parandaluese dhe intervenuese sipas situatës.
• Siguroni qarkullimin e informacionit në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente në të gjitha nivelet e komandimit, për të minimizuar keqkuptimet dhe për të forcuar koordinimin.
• Trajnoni vazhdimisht liderët dhe njësitë në fushën e menaxhimit të stresit, teknologjisë dhe taktikave të reja të luftës.
• Mbani një elitë komandantësh fleksibël, të gatshëm për ndryshime dhe përshtatje strategjike në mjedise operative që ndryshojnë me shpejtësi.
• Çdo lider duhet të jetë një model i fortë në vlerësimin e moralit dhe gjendjes së përgjithshme të njësisë, duke ndërmarrë veprime të shpejta për të parandaluar krizën dhe të përmirësojë vazhdimisht kapacitetin operativ.
Këto rekomandime janë thelbësore për ndërtimin e një lidershipi të fuqishëm dhe të përkushtuar, që garanton jo vetëm suksesin e misioneve, por edhe mbrojtjen e jetës dhe dinjitetin e personelit ushtarak në shekullin XXI¹.

Literatura:
1.   Rudolf V. Gulijani, Ken Karuso; Akademski pecat, Shkup, 2009.
2.   US Department of the Army, Field manual FM 6-22.5, Combat Stress, 23 qershor 2000.
3.   Potpolkovnik Dritan Demiraj, Taktikat e forcave speciale, Tiranë 2009.
4.    Demiraj, D., 2014. VS në një perspektivë të re të luftës moderne, Tiranë.
5.    US Department of the Army, Field manual FM 6-22.5, Combat Stress, 2000.
6.    US Department of the Army, Field manual FM 22-51, Leaders Manual For Combat Stress Control, 1994.
7.    ADM McRaven, Special Ops Study, 1997.

Filed Under: Sociale

Akuzat e Trump ndaj Soros, të rënda, por a janë juridikisht të dënueshme?

September 2, 2025 by s p

Analizë nga Rafael Floqi/

Në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024 dhe me një klimë politike të polarizuar si kurrë më parë, emri i George Soros-it rikthehet në qendër të debatit politik dhe juridik në Shtetet e Bashkuara. Ish-presidenti Donald Trump, i cili është vetë i përfshirë në disa procese gjyqësore, ka kërkuar që Soros dhe djali i tij Alexander të akuzohen sipas ligjit RICO – Akti Federal për Organizatat e Ndikuara nga Raketarët dhe të Korruptuara. Sipas Trump, Soros ka përdorur pasurinë e tij për të financuar “protesta të dhunshme” dhe për të ndikuar në mënyrë të paligjshme jetën politike e juridike amerikane.

Ky pretendim, që nga njëra anë shihet si pjesë e strategjisë elektorale të Trump për të mobilizuar bazën e tij konservatore, dhe nga ana tjetër si një alarm mbi fuqinë e pakufishme të miliarderëve në politikë, ka hapur një debat të gjerë: a mund të konsiderohen aktivitetet e Soros-it si pjesë e një “organizate kriminale” sipas RICO-s, apo kemi thjesht një përplasje politike ku ligji përdoret si armë? Për ta kuptuar këtë, duhet parë jo vetëm historia e Soros-it dhe ndikimi i tij, por edhe natyra e vetë ligjit RICO dhe aplikimi i tij në raste të tjera.

Donald Trump dhe RICO: një mjet juridik apo një armë politike?

Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act), i miratuar në vitin 1970, ishte konceptuar fillimisht për të luftuar mafian dhe organizatat kriminale që operonin si struktura të ngjashme me korporata. Ai lejon prokurorët të akuzojnë individë që janë pjesë e një “sipërmarrjeje kriminale të përhershme”, edhe nëse vetë nuk kryejnë çdo akt të paligjshëm, por kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në aktivitetin e saj.

Në dekadat e fundit, RICO është përdorur në mënyrë të zgjeruar, nga proceset kundër bandave të rrugës, deri te kompanitë farmaceutike dhe rrjetet e korrupsionit politik. Pikërisht kjo fleksibilitet e bën atë tërheqës për Trump-in: është një instrument i fuqishëm që mund të përdoret për të ngritur akuza të gjera dhe për të dhënë dënime të rënda.

Në deklaratat e tij, Trump akuzon Soros-in se ka financuar protesta të dhunshme në SHBA (sidomos ato pas vrasjes së George Floyd-it dhe protestat kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë), se ka mbështetur prokurorë progresistë që “sabotuan ligjin dhe rendin” dhe se ka ndikuar në politikat e migracionit e të drejtësisë sociale në mënyrë që minojnë “themelin amerikan”. Sipas tij, kjo përbën një “sipërmarrje kriminale” me pasoja të rënda kombëtare.

Por, a mjafton kjo për të justifikuar një proces sipas RICO-s? Për ta parë, duhet të kuptojmë më mirë profilin e Soros-it dhe aktivitetet e tij.

George Soros: filantropi, ideologu, spekulanti financiar

George Soros, miliarder me origjinë hungareze-hebraike, është një nga figurat më të përfolura në politikën botërore. I njohur fillimisht si “njeriu që thyeu Bankën e Anglisë” në vitin 1992 përmes spekulimeve valutore, Soros ka përdorur pasurinë e tij për të financuar një nga rrjetet më të mëdha të fondacioneve filantropike në botë: Open Society Foundations (OSF).

Përkrahësit e shohin si një kampion të demokracisë liberale, të të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile. Ai ka financuar rrëzimin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore, ka mbështetur aktivistët kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, dhe ka investuar miliarda në arsimin, median e pavarur dhe shëndetësinë në vende të ndryshme të botës.

Kritikët, megjithatë, e akuzojnë për ndërhyrje politike, manipulim të opinionit publik dhe shkatërrim të sovranitetit kombëtar. Në SHBA, ai ka financuar kandidatë progresistë për prokurorë të qarkut, të cilët më pas kanë zbatuar politika më të buta ndaj krimit – duke shkaktuar polemika të forta mbi rritjen e kriminalitetit. Në Evropë, veçanërisht në Hungari, Viktor Orbán e ka përdorur figurën e tij si simbol të “globalizmit” dhe “antivlerave” që minojnë traditën kombëtare.

Në Shqipëri, Soros ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në reformën në drejtësi, përmes fondeve të USAID dhe OSF. Një pjesë e madhe e elitës së re juridike është formuar me bursat e tij, ndërsa struktura si SPAK dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë marrë trajnim dhe mbështetje nga programet e lidhura me fondacionet e tij. Për këtë arsye, kritikat ndaj tij në vend shpesh shoqërohen me akuzën se drejtësia shqiptare është bërë “vegël e Soros-it”.

Akuzat dhe kundër-akuzat

Nga një këndvështrim, akuzat e Trump ndaj Soros-it mund të duken si një vazhdimësi e narrativës populiste: miliarderi progresist, që financon kaosin dhe përmbys vlerat konservatore, është kundërshtari ideal për të mobilizuar bazën republikane. Në këtë logjikë, Trump e kthen Soros-in në një “armik publik numër një”, një figurë të jashtme ndaj popullit amerikan.

Por, në planin juridik, vërtetësia e këtyre akuzave është shumë më komplekse. Për të dënuar dikë sipas RICO-s, duhet të provohet ekzistenca e një sipërmarrjeje kriminale të qëndrueshme dhe një seri veprimesh të paligjshme. Financimi i OJQ-ve apo i fushatave politike nuk është në vetvete i paligjshëm, për sa kohë respektohen ligjet për transparencën dhe financimet.

Mbështetësit e Soros-it e shohin këtë si një sulm politik të rrezikshëm, që synon të kriminalizojë aktivizmin politik dhe filantropinë. Ata paralajmërojnë se, nëse RICO fillon të përdoret kundër financuesve të opozitës politike, atëherë linja ndarëse mes krimit dhe pluralizmit do të bëhet e paqartë.

Rasti shqiptar: Soros, drejtësia dhe politika

Në Shqipëri, debati për Soros-in ka marrë një dimension të veçantë. Kryeministri Edi Rama është konsideruar shpesh si një aleat i afërt i tij. Fondacioni “Shoqëria e Hapur” ka pasur një rol të madh në mbështetjen e reformës në drejtësi, ndërkohë që opozita e ka parë këtë si një “kapje” të sistemit.

SPAK, si strukturë e re e krijuar për të luftuar korrupsionin, shpesh përmendet si “projekti i Soros-it”. Për opozitën, kjo është prova që drejtësia po përdoret politikisht për të goditur kundërshtarët dhe për të mbrojtur pushtetin aktual. Nga ana tjetër, përkrahësit e reformës argumentojnë se, pa këtë mbështetje ndërkombëtare, sistemi gjyqësor shqiptar nuk do të kishte mundur të pastrohej nga korrupsioni i trashëguar.

Analisti politik Ted Wood në kolumnën e tij në “Washington Times” pyet nëse është në rregull që ambasadori amerikan në një vend të huaj të shantazhojë një parti politike në mënyrë që të sigurojë një avantazh për partinë tjetër.

“A është ambasadori amerikan në rregull për të diktuar rrjedhën e politikës në një vend të huaj, dhe në këtë mënyrë të drejtojë kërcënime në formën e pasojave që do të ndjekin ata që nuk do të punojnë sipas diktatit. A është e pranueshme që ambasadori amerikan të zbatojë agjendën e miliarderit hungarezo- amerikan dhe fondacionit të tij, e jo interesat e SHBA, shkruan në “Washington Times”, analisti politik dhe eksperti i sigurisë Ted Wood.

Në këtë skemë transnacionale, Edi Rama, si mik dhe bashkëpunëtor i hapur i Soros-it dhe në raportet e tij diplomatike, dhe afariste edhe me Trump, nuk do të dijë se si do të luajë. Ai mund të shfrytëzojë ndikimin e Soros për të forcuar reformat e drejtësisë dhe legjitimitetin ndërkombëtar, ndërsa lidhjet ekonomike me Trump dhe dhëndrin Kushner, mund të përdoren për të ruajtur një qasje pragmatike ndaj marrëdhënieve amerikane dhe investimeve private. Por kjo balancë e ndjeshme e dëshirueshme mes interesave progresive dhe konservative e vendos Ramën në një pozicion ku nuk do të mundë të ekuilibrojë dot me kujdes ndikimet e jashtme të lidhjeve të njohura me Sorosin, me interesat private të Trumpit, për të forcuar pozicionin e tij politik, por sesa, kjo do të mund të shihet. Tani duket se është më e vështirë një akrobaci qё të ulet në dy karrige.

Në këtë kuptim, rasti i Shqipërisë është një miniaturë e debatit global: a është Soros një garant i demokracisë, apo një manipulator i saj?

Analiza juridike: mundësia e një procesi RICO kundër Soros

Nga pikëpamja juridike, ngritja e një padie RICO ndaj Soros-it do të ishte një sfidë e jashtëzakonshme. Për ta justifikuar, prokurorët do të duhej të provojnë se Soros ka krijuar një strukturë kriminale të përhershme, e cila ka kryer akte të paligjshme të përsëritura (p.sh. pastrim parash, korrupsion, mashtrim). Deri më sot, nuk ka asnjë provë të tillë publike.

Në të kaluarën, RICO është përdorur për të ndjekur figura politike (p.sh. kryetarë bashkish të korruptuar) ose korporata që kanë kryer mashtrime sistematike (si kompania Purdue Pharma në krizën e opioideve). Por nuk ka ndonjë precedent të qartë për aplikimin e tij kundër një filantropi për shkak të financimit të OJQ-ve.

Në këtë aspekt, akuzat e Trump duken më shumë si një presion politik dhe një paralajmërim: nëse ai kthehet në pushtet, nuk do të hezitojë të përdorë mjetet juridike për të goditur kundërshtarët e tij ideologjikë.

Sigurisht, krimi i organizuar, dhuna e bandave dhe terrorizmi janë kërcënime për shoqërinë që qeveritë duhet t’i luftojnë. Por ligjet penale të tepërta bëhen shumë lehtë rrjete trazirash. Një person që vë një bombë dhe dikush që blen ushqime për anëtarët e tjerë të të njëjtit grup, nuk janë ekuivalentë moralë të njëjta pёr dënim, shkruan Matthew Cavedon nga Think Tank-u demokrat Cato. 

Por ai që vepron dhe ai që e paguan këtu është punë tjetër?  Ndoshta qëllimi i Trump para zgjedhjeve afat mesme nuk është është dënimi i Soro-s, por pengimi i donacioneve të tij pёr demokratët.

Implikimet politike dhe ndërkombëtare

Çështja Soros-Trump nuk është thjesht amerikane. Ajo ka pasoja globale. Në Evropë, ku Soros ka qenë i përfshirë për dekada në financimin e shoqërisë civile, një proces RICO ndaj tij do të interpretohej si një mesazh i qartë kundër aktivizmit liberal. Regjimet autoritare do ta përdornin këtë si argument për të mbyllur OJQ-të dhe për të kriminalizuar kundërshtarët.

Në Shqipëri, një akuzë e tillë do të kishte efekte të menjëhershme në perceptimin e reformës në drejtësi dhe në raportet e Ramës me Perëndimin. Një kryeministër që ka ndërtuar imazhin e tij mbi mbështetjen e Soros-it do të gjendej në një pozitë të vështirë nëse ky i fundit do të shpallej “armik publik” në SHBA.

Në vetë SHBA-në, kjo përplasje është pjesë e një lufte më të madhe ideologjike: kush kontrollon drejtësinë, median dhe narrativën publike. Për republikanët, Soros është simboli i “elitës globaliste” që kërkon të shkatërrojë kufijtë kombëtarë; për demokratët, ai është një filantrop që mbron të drejtat dhe liritë.

Përfundim: mes drejtësisë dhe politikës

Debati për Soros-in dhe RICO-n na çon drejt një pyetjeje thelbësore: ku mbaron politika dhe ku fillon drejtësia? Në një sistem demokratik, përdorimi i ligjit për të ndjekur kundërshtarët politikë është një rrezik i madh. Por, nga ana tjetër, nëse pasuria dhe ndikimi i miliarderëve nuk kontrollohen, demokracia mund të kthehet në një lojë të blerë nga më të pasurit.

Donald Trump, me thirrjen e tij për të akuzuar Soros-in sipas RICO-s, ka hapur një betejë që shkon përtej një personi apo një fondacioni. Është një betejë mbi vetë natyrën e demokracisë amerikane: a është ajo një sistem i hapur ku kapitali dhe filantropia mund të formësojnë politikën, apo një rend që duhet të mbrohet nga ndërhyrjet e fuqive private?

Në këtë debat, Shqipëria mbetet një shembull ilustrues i ndikimit të Soros-it dhe dilemës që ai ngre. Reforma në drejtësi, e mbështetur nga fondacionet e tij, shihet nga njëra anë si shpëtimi i vendit nga korrupsioni, dhe nga ana tjetër si një instrument për të konsoliduar pushtetin e Ramës.

Nëse Soros do të përballej realisht me një proces RICO në SHBA, kjo do të kishte pasoja të thella jo vetëm për të, por për të gjithë arkitekturën e shoqërisë civile ndërkombëtare. Për momentin, duket më shumë si një armë retorike në fushatën e Trump, por precedentët na mësojnë se retorika mund të bëhet realitet. Dhe në atë pikë, miqtë dhe armiqtë e Soros-it, nga Uashingtoni deri në Tiranë, do të duhet të përcaktojnë qartë ku qëndrojnë. 

Presidenti Trump sapo i njollosi Soros-ët si protestues të dhunshëm për veprimet e paspecifikuara të të tjerëve me të cilët ata mund të kenë lidhjet më të largëta, megjithatë thënia amerikane thotë “follow the money”.

Filed Under: Ekonomi

Gazetaria nuk është kompromis

September 2, 2025 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Gazetaria nuk është kompromis, as veprimtari e paparimtë selektive në dhënien e së vërtetës, por e kundërta. Një media e lirë dhe profesionale, nëse do të konsiderohet e tillë, nuk mund të udhëhiqet nga përllogaritjet e ngushta të interesave personale të pronësisë, por duhet të përmbushë me integritet misionin e vet publik.

Ajo nuk mund të ndalet para askujt kur është fjala për të kryer detyrën e informimit dhe të ofrimit të së vërtetës, fakteve dhe opinioneve kritike per publikun, pavarësisht se ku adresohen.

Një media e censuruar nga të fortët, ose viktimë e prekjes se interesave të të fortëve gjatë kryerjes së misionit të vet, që, për shkak të interesave të disa të fortëve të tjerë të njohur, censuron të tjerë të ‘parëndësishëm’, mbyll zërin e gazetarëve, opinionistëve, fjalën e lirë që vjen nga shtresa e mesme e shoqërisë, është një media e rrëzuar në kauzën e saj të parë dhe të fundit.

Vetë kjo njesi fundoset në një vorbull interesash e llogarimbajtjesh, që i ngatërrojnë rrugën, i rrëzojnë misionin dhe e çorientojnë nga kërkimi i së vërtetës dhe i drejtësisë. Një ditë e tillë për gazetarinë është ditë e zezë, sepse bie në kundërshtim me vetë arsyen e ekzistencës së saj: shërbimin ndaj publikut. Sepse kur bie fjala e lirë, nuk është më e rrezikuar vetëm gazetaria, por vetë shoqëria.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • 191
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT