• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit Kastriot Myftaraj

July 7, 2022 by s p

Visar Zhiti/

Kastriot Myftaraj autor i shumë shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive. Me njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe alarmante, krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur, ndërkaq solli monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha, botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe që thadroi përçudnueshën demokracia shqiptare. Ngacmues deri në shqetësim, me deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist me profesion, korrekt me shoqërinë etj, etj.

Sot vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të tij në Tiranë, diagonstikohej së fundmi për një sëmundje të rëndë, informojnë lajmet e sotme. Keqardhje e madhe për ne, që e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.

…Ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”, m’u nëpërmend thënia e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”…

Filed Under: Kronike Tagged With: Visar Zhiti

Presidentja Osmani takon zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană: Anëtarësimi në NATO është garanca më e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon

July 7, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë vizitën e z. Geoană, e cila nënvizoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Tutje, Presidentja Osmani e uroi z. Geoană për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid, duke e vlerësuar unitetin transatlantik si vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

Nga ana tjetër, zëvendëssekretari i Përgjithshëm Geoană falënderoi Presidenten Osmani për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas.

Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi. Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me  përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO

Filed Under: Analiza

Kryeministri Kurti takoi ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-Drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo

July 7, 2022 by s p

Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze The Economist, e cila po mbahet në Athinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-Drejtorin e CIA-s, z. Mike Pompeo. Në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteri i Kosovës me ShBA-të, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat, që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen. 

Kurti e njoftoi Pompeon me të arriturat e Kosovës sa i përket rritjes ekonomike, cilësisë së demokracisë dhe imazhit të Kosovës në botë. 

U diskutua edhe situata në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën. Të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me ShBA-të dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s.

Filed Under: Politike

Vatra ngushëllon familjen Greca për humbjen e Sherife Grecës, nënës së ish – Editorit Dalip Greca

July 7, 2022 by s p

E nderuar familja Greca

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e Nënës suaj të shtrenjtë Sherife Greca. Kjo humbje është akoma më e dhimbshme pasi ju dhe ne humbëm para pak javësh Editorin tonë Dalip Grecën. Jemi pranë jush në këto momente trishtimi e lamtumire. E ndjera Sherife pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë. Të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë nënën tuaj të dashur Sherife. Lusim Zotin për shpirtin e saj. Pushoftë në Paqen e përjetshme shpirti i Sherife Grecës.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Analiza Tagged With: dalip greca, sherife greca

Mazja

July 7, 2022 by s p

Gezim Zilja/

Mazja, se kështu i thërrisnin shkurt Elmazit, mërgoi më shumë me këmbënguljen e gruas, se të qe për të, nuk kishte ndërmend të lëvizte nga qyteti. Kozeta, pasi mbaroi klasën e nëntë kreu një kurs rrobaqepësie dhe punoi  pak kohë në një fasoneri por shpejt e la; puna ishte e vështirë dhe paguhej fare pak. Në moshën 20 vjeçare u martua me Mazen dhe brenda vitit lindi dy binjakë të shëndetshëm, me të cilët merrej gjithë ditën. I vetmi vend aty pranë, ku mund t’i nxirrte ishte gomisteria, ku punonte i shoqi.  Kozeta shkonte te puna e të shoqit ku sundonte era e grasos dhe gomave të përdorura, ulej në një karrige shtrembaluqe, nxirrte gjinjtë  e bëshëm dhe  ushqente binjakët. Punonte Mazja, si gomist aty në lagje, te Sevo Qelbashi, një shëmtirë, që vërtetonte pa mëdyshje teorinë darviniane për prejardhjen njerëzore. Në fytyrë dallonin goja e madhe, dy sytë me madhësi të ndryshme, ku i vogli vinte i shtrembër, e që lëviznin gjithandej pa komandë. Sevua, një gomar i tërë, pa mbaruar as tetëvjeçaren, ia kishte dalë të hapte një gomisteri aty pranë shtëpisë në anë të rrugës. Sa herë Kozeta ushqente fëmijët, linte çdo punë, rrinte disa hapa larg në krah të saj dhe shikonte i zilepsur ndërsa syri i shtrembër fillonte e lotonte vetvetiu. Nuk ia ndante sytë asnjë çast derisa Kozeta mbaronte së ushqyeri binjakët, e fuste gjinjtë e mëdhenjë nën bluzën e hollë. Ndodhte që djemtë e vegjël luanin aty rrotull, e Mazja ishte i zënë me punë. Sevua i dilta nga pas dhe i fuste duart e tij kockanjare gjithë graso e vajra në kofshët e gruas së re, duke bërë ohoh, me gojën e stërhapur si një shimpanze, nga i dukeshin dhëmbët e krimbur e jargët, që i vareshin nga buzët e binin mbi kominoshet zgjyrë.  – Ik ore qurrash se do të mbys me duart e mia, ik ore plehrë! – e shtynte gruaja, që pasi merrte binjakët, zhdukej ditë të tëra por nga që e mbyste mërzia vinte sërish. Të shoqit nuk i thoshte për të shmangur ndonjë sherr. Sevua pastaj mund ta largonte dhe rroga e tij ishte e vetmja e ardhur. 

– Do të ikim në Greqi! Nuk ia dalim dot këtu! Mund të gjej dhe unë ndonjë punë andej, -i tha të shoqit. Donte të shkëputej nga ai ambjent mbytës, dhe nga Sevo Qelbashi, që i ishte qepur si ato këpushat e bagëtive e nuk i shqitej. Mazja gjeti punë shpejt te një pronar, që kishte ofiçinë, ku riparoheshin makinat bujqësore. Kozeta shkoi që javën e parë të shikonte, ku punonte i shoqi. Pronari ca i vjetër, i divorcuar po shumë i komunikueshëm dhe i sjellshëm menjëherë pikasi gruan e re. Mazen e paguante jo keq, dhe i propozoi Kozetës të bënte punët e shtëpisë, madje edhe të gatuante nëse dëshironte. Shpejt gruaja e ndjeu veten në punën e re si peshku në ujë. Brenda pak kohësh ndryshoi krejtësisht pamjen dhe sjelljen. Tashmë ajo ishte një grua plot energji e besim në vetvete, e kolme, me flokë të prera shkurt, që i nxirrnin në pah fytyrën bardhoshe dhe faqet me gropëza, me ca vidhje të kërcyera për merak e gjoksin madhështor, që kishte qejf ta vinte gjithmonë në dukje. I shoqi ishte i kënaqur; fëmijët ishin rritur e shkonin në shkollë, të ardhurat ishin të mira, ndonjë lek e vinin mënjanë dhe pronari nuk linte rast pa iu bërë dhurata fëmijëve e veçanërisht së shoqes…  

Dikur Mazja, shkoi në orarin e punës në shtëpinë e pronarit për të marrë një aparat saldimi. Nga dritarja e hapur, pa Kozetën shtrirë në divan, gjysmë të zhveshur, që ledhatonte gjithandej pronarin grek, që rënkonte nga kënaqësia. I tronditur nga ajo që pa nuk hyri brenda dhe shkoi drejt në shtëpinë e vet. Ishte njeri paqësor, punëtor i madh, nuk përzihej me punët e të tjerëve dhe këtë hata nuk e priste nga e shoqja.  Gjithë jetën kishte qenë korrekt me familjen  dhe rrogën ia dorëzonte pothuaj të gjithë Kozetës. Fillimisht i shkrepi në mendje t’i fuste një sopatë kokës siç kishte bërë një bashkëkombas, (për të ruajtur nderin, kishin thënë) që përfundoi me burg përjetë dhe fëmijët morën rrugët. Pastaj i tha vetes të divorcohej, ta dëbonte nga shtëpia si grua e pabesë por sërish bëri prapaktheu. Banonin në një nga shtëpitë e pronarit dhe ai që do ikte nga shtëpia ishte vet ai, sepse fëmijët do të rrinin me t’ëmën, me të cilën ishin shumë të lidhur. Makinën me të cilën shkonte në vendlindje dhe i shiste mend Sevo pocaqisë, greku ia kishte dhuruar Kozetës për ditëlindje, shkolla e fëmijëve, puna e tij, e gruas, pastaj … Dukej fare pa rrugëdalje. Vetëtimthi i lindën disa dyshime dhe filloi të arsyetojë pak i lehtësuar: Po sikur mos të ishte e vërtetë dhe t’i kishin bërë sytë? Po sikur mos të qe e shoqja por një grua tjetër se grekun e pa mirë që ishte? Po sikur ta kishte parë dikush tjetër? Po që ishte e shoqja me gjoksin e veçantë, që ai e njihte mirë… Lëmsh e kishte mendjen, kur dera u hap dhe Kozeta e buzëqeshur ia behu, duke shpërndarë në gjithë shtëpinë një aromë të rafinuar zambakësh. – Nuk i ke marrë ende fëmijë nga shkolla? Po shkoj vet s’ka problem. Dëgjoi zhurmën e makinës, që u largua. I dërrmuar  erdhi rrotull nëpër shtëpi një copë herë dhe vendosi: Ndarja me gruan ato çaste, do të ishte katastrofë për familjen. Por pa ia thënë atë që kishte parë nuk do e linte, se nuk ishte aq legen sa ta mbante në kurriz një turp të tillë! Po le ta dëgjonte një herë ç’do të thoshte Kozeta!? Apo të priste të rriteshin dhe pak fëmijët, të grumbullonte ca para, e të ikte përgjithmonë në Shqipëri!? Do ngrinte biznesin e tij, një gomisteri, për merak… 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2176
  • 2177
  • 2178
  • 2179
  • 2180
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT