• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një udhëtim përmes kujtesës dhe vetëdijes kombëtare

October 29, 2025 by s p

Shënime mbi triologjinë “Pikëtakime historike, kulturore dhe identitare” nga Dorian Koçi.

Libri me tre vëllime “Pikëtakime historike, kulturore dhe identitare” i Dr. Dorian Koçit përbën një ndër kontributet më të rëndësishme në historiografinë dhe mendimin kulturor bashkëkohor shqiptar. Ai nuk është thjesht një përmbledhje studimesh, por një udhëtim reflektues që ndërthur historinë me kujtesën, kulturën me identitetin dhe shkencën me përsiatjen filozofike mbi qenien shqiptare në rrjedhën e qytetërimit europian. Dr. Dorian Koçi është historian, studiues dhe autor i disa veprave kushtuar historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Ai ka shërbyer si drejtor i Muzeut Historik Kombëtar(2017-2023) dhe është i njohur për kontributet e tij në fushën e muzeologjisë, kujtesës historike dhe studimeve kulturore.

Me një qasje ndërdisiplinare që bashkon historinë, letërsinë dhe antropologjinë kulturore, Dr. Koçi ka botuar një sërë studimesh që synojnë të ndriçojnë rrugëtimin e shqiptarëve në kontekstin e qytetërimit europian dhe të afirmojnë rolin e tyre në historinë e rajonit. Kjo vepër e gjerë, e ndarë në tre vëllime dhe që autori synon për ta zgjeruar me të tjera vëllime, synon të ndriçojë mënyrat përmes të cilave shqiptarët kanë ndërtuar vetëdijen e tyre historike dhe kombëtare në shekuj, duke e lidhur këtë proces me zhvillimet e mendimit europian, ndikimet kulturore ndërkufitare dhe përvojat e bashkëjetesës fetare. Nëpërmjet një metodologjie ndërdisiplinare që bashkon analizën historike, interpretimin letrar dhe përqasjen muzeologjike, autori krijon një tablo të gjerë të përpjekjeve të kombit shqiptar për të afirmuar identitetin e vet në skenën europiane.

Vëllimi I: Mesjeta arbëre dhe fillesat e vetëdijes kombëtare

Vëllimi i parë i “Piketakimeve” hapet me një analizë të thelluar mbi Mesjetën arbëre si periudhë themeluese të identitetit politik dhe kulturor shqiptar. Në kapitullin e parë, “Mesjeta Arbëre dhe impakti i saj në idenë kombëtare”, Dr. Koçi shqyrton faktorët që e bënë këtë periudhë burim frymëzimi për mendimin kombëtar të mëvonshëm — nga Statuti i Drishtit si shembull i hershëm i vetëqeverisjes qytetare, deri te koalicioni i Skënderbeut me Papën Kalisti III dhe aleatët europianë në përpjekjen për mbrojtjen e krishterimit.

Një pjesë e veçantë i kushtohet ndikimit të shkollës austriake të mendimit mbi albanologjinë, përmes figurës së Milan Šuflay-t, si dhe mënyrës se si kërkimet e tij ndihmuan në ndërtimin e një paradigme të re të identitetit historik shqiptar.

Kreu vijues, “Imazh dhe identitet”, përqendrohet në mënyrën si udhëtarët e huaj — Byroni, Leake, Lear e Durham — e perceptuan Shqipërinë dhe shqiptarët, duke formësuar në mënyrë të tërthortë edhe vetëdijen që shqiptarët krijuan për veten në raport me botën perëndimore. Në kapitujt pasues, autori ndalet në fillesat e nacionalizmit shqiptar, në përpjekjet e Rilindësve për ta shkrirë përkatësinë fetare në vetëdije kombëtare, si dhe në rolin që luajtën figurat si Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Andon Zako Çajupi apo përkthimet e hershme të Child Harold-it në formësimin e një humanizmi kombëtar me prirje europiane.

Vëllimi mbyllet me një analizë të hollësishme mbi shqiptarët në periudhën e Luftës së Parë Botërore, ku përmes dokumenteve arkivore dhe objekteve muzeale, zbulohet ndikimi i Austro-Hungarisë dhe Italisë në formësimin e shtetit të ri shqiptar.

Vëllimi II: Nga mugëtirat e Mesjetës te shtetformimi modern

Vëllimi i dytë zhvendos fokusin drejt një periudhe kalimtare, ku kujtesa mesjetare ndërthuret me përpjekjet për modernitet. Në kreun e parë, “Nëpër mugujt e Mesjetës Arbëre”, Dr. Koçi ndriçon trashëgiminë artistike dhe fetare përmes monumenteve si kisha romaniko-gotike të Shqipërisë së Epërme apo Kisha e Shën Athanasit të Muzakajve në Kostur. Këto analiza plotësohen me një qasje kulturore ndërkombëtare që përfshin marrëdhëniet arbërore-hungareze gjatë “Motit të Madh” dhe praninë e figurës së Skënderbeut në botën gjermanike, duke nxjerrë në pah përmasën europiane të çështjes arbëre që në shekullin XV.

Në kreun “Art dhe etnos shqiptar”, autori sjell në vëmendje vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore shqiptare — nga ikonat e Onufër Qipriotit dhe argjendaritë e Lunxhërisë deri te poetët orientalë si Sulejman Naibi — duke dëshmuar ndërthurjen harmonike të Lindjes dhe Perëndimit në kulturën shqiptare. Kapitujt pasues rrokim periudhën e Pavarësisë dhe konsolidimit shtetëror, përmes figurave si Naum Veqilharxhi e Ismail Qemali, apo përmes episodeve më pak të njohura, si roli i ushtarakëve holandezë në krijimin e xhandarmërisë shqiptare.

Një vend i rëndësishëm zë trajtimi i çështjes së multikulturalizmit dhe imazhit të gruas shqiptare në kulturën europiane të shekullit XIX, një fushë ku autori ndërthur historinë e mendimit me ikonografinë dhe artin vizual. Vëllimi mbyllet me “Nokturnet historiko-letrare”, reflektime të hollë që lidhin universin e letërsisë me historinë kombëtare — nga simbolet e universalizmit europian te ndikimet e Child Harold-it në krijimtarinë e Kadaresë, duke dëshmuar vazhdimësinë e mendimit humanist shqiptar.

Vëllimi III: Nga Rilindja Europiane te bashkëkohësia shqiptare

Vëllimi i tretë i “Pikëtakimeve” është më sintetizues dhe njëherësh më reflektues, pasi bashkon figurat, idetë dhe motivet e tre epokave historike në një mozaik të vetëdijes europiane shqiptare. Në kapitullin e parë, “Nga Mesjeta në Rilindjen Europiane”, trajtohen tema që lidhin humanizmin shqiptar me atë europian: figura e Leonardo da Vinçit dhe lidhjet me familjen Arianiti, humanisti arvanitas Mikel Maruli, apo përqasja ndërmjet Pjetër Budit dhe Manoli Blessit luftëtarit dhe poetit arvanitas, bashkëkohës të Budit. Një analizë e veçantë i kushtohet historianit gjerman J. F. Fallmerayer dhe debatit mbi origjinën e shqiptarëve, temë që autori e shqyrton me qasje kritike e të balancuar.

Në kapitujt “Art dhe etnos shqiptar” dhe “Nga pavarësia drejt shtetformimit”, Dr. Koçi na udhëheq drejt trashëgimisë muzeale shqiptare — nga thesaret e Voskopojës, rasti i Elena Gjikës, te figurat patriotike si Selam Musa Salaria, Veli Hashorva apo martirin e Luftës së Parë Botërore. Themistokli Gërmenjin. Përmes dokumenteve dhe objekteve muzeore, krijohet një rrëfim i gjallë i patriotizmit dhe i përpjekjeve për modernizim politik e kulturor.

Në kapitullin “Multikulturalizëm dhe kulturë në etnosin shqiptar”, autori vendos në dialog artin dhe historinë, duke interpretuar piktura, gravura e objekte muzeale si dëshmi të shtresëzimeve identitare të shqiptarëve në hapësirën mesdhetare e ballkanike.

Në përmbyllje, “Nokturnet historiko-letrare” risjellin reflektime mbi raportin midis historisë dhe letërsisë, përmes një leximi krahasues të Kadaresë dhe Kazanzaqisit, reflektimit të poezisë të Frederik Rreshpjes dhe prozës të Sulejman Krasniqit — si dëshmi e vazhdimësisë së mendimit letrar si formë e rezistencës kulturore.

Një trilogji e vetëdijes kombëtare dhe europiane

Në tërësi, “Pikëtakime historike, kulturore dhe identitare” përbën një trilogji të vetëdijes kombëtare shqiptare. Dr. Dorian Koçi, përmes një gjuhe të matur, por të pasur në përftesa konceptuale, e vendos historinë shqiptare në rrjedhat e qytetërimit europian pa kompleks inferioriteti dhe pa mitizim. Ai rikthen në qendër figurat, objektet dhe ngjarjet që përbëjnë rrënjën e identitetit tonë dhe i interpreton ato në dritën e mendimit bashkëkohor.

Ky botim, më shumë se një vepër studimore, është një ftesë për reflektim mbi mënyrën se si e njohim dhe e përjetojmë historinë. Ai ndërton ura midis brezave, midis Lindjes dhe Perëndimit, midis kujtesës dhe modernitetit — duke e bërë “Piketakimet” një pikë reference për të gjithë ata që kërkojnë të kuptojnë më thellë rrugëtimin e kombit shqiptar drejt vetëdijes europiane.

( Gazeta Dielli )

Filed Under: LETERSI

FROM THE MEETING WITH SENATOR CORY BOOKER

October 29, 2025 by s p

Agim Aliçkaj
Executive Director of the Albanian American Civic League/

– A very important event organized by the Albanian American Civic League

From the moment Senator Booker arrived until the end, there prevailed a warm atmosphere and an open conversation. The entire meeting was dedicated to advancing Albanian and American interests in the Balkans.

The presentation by the leaders of the Civic League—the legendary figures of lobbying in America, Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi—and others, was at the highest level, marked by sincerity and professionalism.

Kosova was liberated from the claws of the Serbian beast thanks to the centuries-long resistance of the Albanian people, which culminated in the war of the Kosovo Liberation Army, supported from the air by NATO’s bombings led by America.

America helped create the state of Kosova, just as it helped create the state of Albania more than a century ago.

On the other side stands hegemonic Serbia, created by Russia, whose chauvinistic government continues its efforts to destroy Kosova and subjugate the Albanian nation. Unchanged since the time of Milosevic, it continues to act aggressively against neighboring states, destabilizing the Balkans and causing problems for Europe and the democratic world.

Senator Cory Booker, a member of the U.S. Senate Committee on Foreign Relations and the Subcommittee on Europe, is committed to peace, justice, and the protection of human rights around the world. In his remarks, he highly praised the close relationship between the two friendly peoples, the Americans and the Albanians.

We know the suffering of the Albanian people under Serbian occupation, the terrible crimes and the attempt at genocide with the aim of exterminating the Albanian people. We are also well aware of the Serbian government’s aggressive actions to undermine Kosova’s achievements, as well as the destructive activities of the current autocratic Serbian government, its ties and cooperation with Russia and other states hostile to America.

The Republic of Kosova is a peaceful, democratic state, with a people of deep tradition and a permanent friendship with America. America has invested greatly in Kosova and will continue to support it in the development and strengthening of its statehood.

I will use all the opportunities available to me, in my position on the Senate Committees and everywhere possible, to contribute to advancing America’s relations with Kosova in all fields, in the interest of peace and stability in the Balkans and Europe. Recognition of Kosova’s independence by all European states and by Serbia, and its integration into the democratic world, have no alternative.

The importance of this meeting was greatly enhanced by the participation of the delegation from the Presheva Valley, including the Member of the Serbian Parliament Shaip Kamberi, and patriotic activists Ragmi Mustafa and Ragmi Mustafi. The cooperation of the AACL with the leaders of Eastern Kosova has been at a very high level for the past three decades.

In his speech, MP Kamberi emphasized the continuous institutional discrimination by Serbia—the deactivation of addresses, denial of basic rights to Albanians—through the so-called “Serbian World” project, which poses a direct threat to peace and stability in the region. The role of the United States remains decisive in maintaining peace and supporting the new democracies in the Balkans.

After my brief remarks, I handed Senator Booker the full written version of my speech and the pocket-sized book by authors Nusret Pllana and Agim Aliçkaj, “Mos harro kurrë” (Never Forget), which summarizes documented information about the Serbian genocide against Albanians, carried out in five phases from 1884 to 1999.

This meeting represents a valuable activity within the historic mission of the Albanian American Civic League in defense of the interests of Kosova and the entire Albanian nation.

NGA TAKIMI ME SENATORIN CORY BOOKER

  • Një ngjarje shumë e rëndësishme e organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Që nga momenti i arritjes së senatorit Booker e deri në fund, mbretëroi një atmosferë e ngrohtë dhe një bashkëbisedim i hapur. I gjithë takimi iu kushtua avancimit të interesave shqiptare dhe amerikane në Ballkan.

Paraqitja e liderëve të Ligës Qytetare – figurave legjendare të lobimit në Amerikë, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi – dhe të tjerëve, ishte në nivelin më të lartë, e karakterizuar nga sinqeriteti dhe profesionalizmi.

Kosova u çlirua nga kthetrat e bishës serbe falë rezistencës shumë-shekullore të popullit shqiptar, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbështetur nga bombardimet ajrore të NATO-s të udhëhequra nga Amerika.

Amerika ndihmoi në krijimin e shtetit të Kosovës, ashtu siç kishte ndihmuar në krijimin e shtetit të Shqipërisë më shumë se një shekull më parë.

Në anën tjetër qëndron Serbia hegjemoniste, e krijuar nga Rusia, qeveria shoviniste e së cilës vazhdon përpjekjet për të shkatërruar Kosovën dhe për ta nënshtruar kombin shqiptar. E pandryshuar që nga koha e Millosheviqit, ajo vazhdon të veprojë në mënyrë agresive kundër shteteve fqinje, duke destabilizuar Ballkanin dhe duke shkaktuar probleme për Evropën dhe botën demokratike.

Senatori Cory Booker, anëtar i Komitetit të Senatit të SHBA për Marrëdhënie me Jashtë dhe i Nënkomitetit për Evropën, është i përkushtuar për paqen, drejtësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Në fjalën e tij, ai vlerësoi lart marrëdhëniet e ngushta midis dy popujve miq, amerikanëve dhe shqiptarëve.

Ne e dimë mirë vuajtjen e popullit shqiptar nën pushtimin serb, krimet e tmerrshme dhe përpjekjet për gjenocid me synim shfarosjen e popullit shqiptar. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm për veprimet agresive të qeverisë serbe për të minuar arritjet e Kosovës, si dhe për aktivitetet destruktive të qeverisë aktuale autokratike të Serbisë, lidhjet dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe shtete të tjera armiqësore ndaj Amerikës.

Republika e Kosovës është një shtet paqësor e demokratik, me një popull me tradita të thella dhe me miqësi të përhershme me Amerikën. Amerika ka investuar shumë në Kosovë dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë në zhvillimin dhe forcimin e shtetësisë së saj.

Unë do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që më ofron pozicioni im në Komitetet e Senatit dhe kudo që të jetë e mundur, për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve të Amerikës me Kosovën në të gjitha fushat, në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane dhe nga Serbia, si dhe integrimi i saj në botën demokratike, nuk kanë alternativë.

Rëndësinë e këtij takimi e shtoi pjesëmarrja e delegacionit nga Lugina e Preshevës, ku bënin pjesë Deputeti i Parlamentit të Serbisë Shaip Kamberi dhe veprimtarët patriotë Ragmi Mustafa dhe Ragmi Mustafi. Bashkëpunimi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me udhëheqësit e Kosovës Lindore ka qenë në një nivel shumë të lartë gjatë tri dekadave të fundit.

Në fjalën e tij, deputeti Kamberi theksoi diskriminimin institucional të vazhdueshëm nga Serbia – çaktivizimin e adresave, mohimin e të drejtave themelore të shqiptarëve – përmes të ashtuquajturit projekt “Bota Serbe”, i cili përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Roli i Shteteve të Bashkuara mbetet vendimtar në ruajtjen e paqes dhe në mbështetjen e demokracive të reja në Ballkan.

Pas fjalës sime të shkurtër, i dorëzova senatorit Booker versionin e plotë të shkruar të fjalimit tim dhe librin e vogël xhepi të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj, “Mos harro kurrë”, i cili përmbledh informacione të dokumentuara mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, të kryer në pesë faza nga viti 1884 deri në 1999.

Ky takim përfaqëson një aktivitet me vlerë të madhe brenda misionit historik të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar.

Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Filed Under: Politike

Kush do ta mbikëqyrë Qeverinë në detyrë – dhe cilat janë rreziqet që e presin Kosovën?

October 28, 2025 by s p

Analizë ekskluzive për gazetën “Dielli”, New York

Nga Washington D.C. – Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

I. Qeveria në detyrë në një shtet që pret veten

Republika e Kosovës ndodhet sot në një nga momentet më të brishta të historisë së saj politike pas pavarësisë: një Kuvend që ende nuk ka arritur të konstituohet, një Qeveri që vazhdon të ushtrojë detyrat në cilësinë e “qeverisë në detyrë”, dhe një proces politik që është futur në qorrsokakun e refuzimit të mandatit për formimin e qeverisë së re.

Kjo situatë e krijon një vakum të trefishtë institucional – parlamentar, ekzekutiv dhe politik – ku partia e radhës, e cila sipas nenit 95 të Kushtetutës do të duhej të propozonte Kryeministrin, refuzon ta marrë mandatin dhe kërkon shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në këtë kontekst, pyetja themelore shtrohet me forcë të re:

Kush do ta mbikëqyrë Qeverinë në detyrë dhe si ruhet rendi kushtetues në mungesë të një shumice parlamentare funksionale?

Në republikën parlamentare, kontrolli parlamentar mbi pushtetin ekzekutiv është garancia më e lartë e demokracisë. Por kur ky mekanizëm bllokohet, qeverisja kthehet në administrim të përkohshëm pa përgjegjësi politike – një situatë që rrezikon të përmbysë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, thelbin e çdo rendi demokratik.

II. Bazamenti juridik dhe kufijtë e Qeverisë në detyrë

1. Parimi kushtetues i vazhdimësisë institucionale

Sipas nenit 95, paragrafi 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

Ky parim siguron stabilitet institucional dhe parandalon boshllëkun ekzekutiv. Por ai nuk e pajis qeverinë në detyrë me legjitimitet të plotë politik.

Në këtë periudhë, Qeveria është kujdestare e rendit juridik, jo bartëse e një mandati të ri qeverisës. Prandaj ajo mund të ndërmarrë vetëm veprime të nevojshme dhe administrative, pa prekur politikat strategjike apo orientimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit.

2. Kufizimet dhe ndalesat

Në asnjë rrethanë, Qeveria në detyrë nuk mund të ndërmarrë:

-marrëveshje të reja ndërkombëtare që krijojnë obligime të reja për shtetin;

-emërime politike, diplomatike apo ushtarake me karakter të përhershëm;

-ndryshime të buxhetit apo reforma ligjore me ndikim afatgjatë;

-vendime që mund të prekin sovranitetin apo territorin e shtetit.

Këto kufizime burojnë nga parimi i proporcionalitetit të pushtetit në fazat e tranzicionit politik. Çdo tejkalim i tyre përbën shkelje të Kushtetutës dhe hap rrugën për ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese.

III. Mbikëqyrja institucionale: kush ruan ekuilibrin kushtetues?

1. Roli i Presidentit të Republikës

Në situatën kur partia e parë dështon në formimin e Qeverisë dhe partia e dytë refuzon ta marrë mandatin, Presidenti bëhet hallka kryesore e stabilitetit kushtetues.

Sipas nenit 84 të Kushtetutës, Presidenti është “garant i funksionimit kushtetues të institucioneve publike” dhe ka detyrimin që:

-të sigurojë që procesi i formimit të qeverisë të ndjekë rrugën kushtetuese deri në fund;

-të konsultojë partitë parlamentare për zgjidhje të mundshme institucionale;

-dhe, në rast pamundësie objektive për formim të qeverisë, të shpallë zgjedhje të reja brenda afateve të përcaktuara nga Kushtetuta.

Në një fazë të tillë, Presidenti duhet të veprojë si arbitër kushtetues, duke garantuar transparencë, neutralitet dhe stabilitet institucional.

2. Gjykata Kushtetuese – interpretuesja e rrugës përpara

Nëse lind dilemë juridike mbi refuzimin e mandatit apo kompetencat e qeverisë në detyrë, Gjykata Kushtetuese është institucioni që përcakton kufijtë dhe rrugëdaljet.

Ajo mund të:

-interpretojë nëse refuzimi i mandatit përbën “dështim për formim qeverie” në kuptimin e nenit 95;

-të sqarojë nëse Presidenti ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje;

-si dhe të përcaktojë kufijtë e veprimit të qeverisë aktuale deri në krijimin e një të reje.

Në këtë kuptim, Gjykata Kushtetuese është garancia e fundit juridike që parandalon devijimin e pushtetit dhe mbron ligjshmërinë e procesit demokratik.

3. Bashkësia ndërkombëtare – garancia e jashtme e stabilitetit

Në faza të brishta tranzicioni, partnerët strategjikë të Kosovës – SHBA, BE dhe shtetet e QUINT-it – ushtrojnë një rol thelbësor diplomatik.

Ata nuk ndërhyjnë në mënyrë juridike, por ndikojnë politikisht në ruajtjen e stabilitetit institucional dhe integritetit demokratik.

Ky dimension ndërkombëtar është pjesë e arkitekturës së sigurisë së Kosovës dhe shpeshherë ka shërbyer si mekanizëm i balancimit politik në periudha krizash të brendshme.

IV. Rreziqet që e presin Kosovën në mungesë të kontrollit efektiv

  1. Paraliza institucionale dhe boshllëku i përgjegjësisë politikeNëse Kuvendi mbetet i pazonjë të konstituohet dhe partia e radhës refuzon mandatin, vendi hyn në një periudhë pezullimi ku ekzekutivi funksionon pa legjitimitet të ri.Kjo gjendje e zgjatur do të krijonte një qeverisje teknike të paqëndrueshme, me pasoja për të gjitha proceset shtetërore.
  2. Rreziku i abuzimit me pushtetin administrativNjë qeveri në detyrë mund të keqpërdorë mekanizmat e administratës për qëllime elektorale, duke krijuar një terren të pabarabartë politik dhe duke cenuar parimin e neutralitetit të institucioneve publike.
  3. Kriza e përfaqësimit demokratik dhe humbja e besimit qytetarKur populli mbetet pa përfaqësim efektiv parlamentar, krijohet një hendek i rrezikshëm ndërmjet sovranit dhe pushtetit, që e minon besimin në institucionet demokratike.
  4. Rreziku i izolimit diplomatikNjë qeveri në detyrë, pa mandat politik, nuk mund të negociojë marrëveshje ndërkombëtare apo të përfaqësojë plotësisht shtetin në arenën ndërkombëtare.Kjo e dobëson pozicionin e Kosovës në proceset e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, NATO dhe BE, duke krijuar perceptimin e një shteti në krizë funksionale.
  5. Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme dhe rikthimit të ndikimit serbÇdo dobësi institucionale në Kosovë shfrytëzohet nga Serbia për të fuqizuar strukturat e saj paralele dhe për të penguar integrimin e veriut.Një periudhë e gjatë pa qeveri të re e rrit ndjeshëm këtë rrezik.

V. Perspektiva e domosdoshme: kthimi në rendin kushtetues

Për të rikthyer ekuilibrin dhe besimin institucional, Kosova duhet të ndërmarrë tri masa themelore:

  1. Konstituimi urgjent i Kuvendit ose shpallja e zgjedhjeve të reja – si rrugë e vetme për rikthim të legjitimitetit politik.
  2. Vendim i menjëhershëm i Gjykatës Kushtetuese, që sqaron kufijtë e kompetencave të qeverisë në detyrë dhe sanksionon çdo tejkalim të tyre.
  3. Koordinim i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të ruajtur kredibilitetin e Kosovës si demokraci funksionale dhe të përgjegjshme.

VI. Qeveria në detyrë dhe provimi i maturisë kushtetuese

Kjo fazë është testi më serioz i maturisë politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Nëse institucionet e saj arrijnë të menaxhojnë krizën me ndërgjegje demokratike dhe përkushtim ndaj Kushtetutës, Kosova do të dalë më e pjekur dhe më e respektuar ndërkombëtarisht.

Por nëse lejohet që vakumi politik të shndërrohet në mjet për përfitime partiake, atëherë rrezikohet jo vetëm funksionaliteti i institucioneve, por vetë kredibiliteti i shtetit.

Kosova ndodhet në udhëkryqin më të rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë:

Të tregojë se është republikë me institucione të pjekura, apo shtet që ende pret të bëhet plotësisht vetvetja.

Rrugëdalja është e qartë: kthim te Kushtetuta, respektim i afateve kushtetuese dhe përgatitje e përgjegjshme për zgjedhje të reja.

Vetëm kështu, Republika e Kosovës do ta kalojë këtë provim me dinjitet – si shtet i së drejtës, i maturisë institucionale dhe i partneritetit të përhershëm me demokracitë perëndimore.

Filed Under: Analiza

FESTIVALI XXXIII SHQIPTAR NË NEW YORK- FOTOREPORTAZH NGA DIANA IVEZAJ

October 28, 2025 by s p

PROGRAMI I FESTIVALIT XXXIII TË KISHËS KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK:

1. ROZAFATI: Valle e hapjes

2. Fjala përshëndetëse e Dom Pjetrit

3. Albanian American Club of Westchester valle: Udhët e mija

4. BARBANA: Valle me motive të Ulqinit

5. Dueti Muriqi-Vajusha: Bini molla

6. Lap Logu: Fluturo pllumb

7. ROZAFATI: Valle me motive Malsie

8. SHKA STRUGA: Valle-A vritet pafajsia

9. Thesaret labe: Besa-besë (këngë polifonike)

10. Franc Palaj: Kolazh

11. NORA E KELMENDIT: Valle “Krah për krah”

12. ROZAFATI: Valle vajzash “Lulet e rudinës”

13. Engjell Kocaj: Po qan çika e Dukagjinit

14. Barbana Dini: Thërret Prizreni

15. ALBANIAN ROOTS: Valle me motive të Dibrës

16. BARBANA: Valle me motive të Veriut

17. Andra Sela: Këndon bilbili fushave

18. Merita Halili & Raif Hyseni: Potpuri e Shqipërisë së Mesme

19. SHKA Struga: Valle veleshtare

20. NORA E KELMENDIT: Valle “N’Tropoj’ çikat thirren zana”

21. Besim Muriqi: Malli për vendlindjen

22. Thesaret labe: Mbi syrin e shkruar (këngë polifonike)

23. BASHKIMI-BOSTON: Valle e Godoleshit

24. Argjend Lloga: Na këndojn’ pushkët nëpër kulla

25. Korab Jetishi: Raki e shokë

26. GJERGJ KASTRIOTI-DETROIT: Valle Labe

27. Nik Çarku: Kujto bjeshkën ku je rrit

28. Ermina Bushi: Oj Kosov’ e kuqe

29. ROZAFATI: Valle me motive Tropoje

30. Dionis Delia: Kur po del çikë me shetit

31. RUGOVA: Buqetë këngësh e vallesh

32. Agron Maqellara: S’kemi tjetër veç një flamur

33. BASHKIMI-BOSTON: Valle e Tiranes

34. Albert Popaj: Ky marak

35. Alberie Hadergjonaj: Kur bjen fyelli e çiftelia

36. GJERGJ KASTRIOTI-DETROIT valle me motive të Malësisë

37. Possible: Gëzim Nika

38. Instrumentale background for closing.

Filed Under: Opinion

𝐌𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐁𝐫𝐞𝐬𝐡𝐢𝐚 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭ë 𝐩ë𝐫 Ç𝐚𝐦ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞

October 28, 2025 by s p

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”/

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe FNAI – Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, organizuan në Brescia, Itali, në datë 26 Tetor, Konferencën me temë: “Çamëria nga kujtesa tek e drejta ndërkombëtare”.

Mes dhjetra bashkëatdhetarëve, veprimtarëve kombëtarë, përfaqësuesve të njohur të shqiptarëve në Itali dhe në diasporë, referuan ish ambasadorë, studiues dhe shkrimtarë të mirënjohur, si rrallëkush të dimensionuar me jetën e tyre vetiake prej intelektuali tribun në tragjedinë e kombit shqiptar:

Akademik Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, ambasador dhe ish-zv. Ministër i Jashtëm, shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Luan Rama, Prof. Dr. Marenglen Kasmi, historiani Hajredin Isufi, shkrimtari dhe studiuesi Enver Kushi.

Në fjalën përshëndetëse të mirëseardhjes, 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐍𝐀𝐈-𝐭, 𝐆𝐫𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐌𝐮ç𝐚𝐣, tha se nuk ka të ardhme pa kujtesë dhe drejtësi pa të vërtetën. Çështjet kombëtare janë edhe çështje të diasporës. Çështja çame është një nga faqet më të dhimbshme në historinë tonë kombëtare, për fat të keq ende e pazgjidhuar. Ne si FNAI ndiejmë detyrimin të japim kontributin tonë për këtë çështje. Falenderoj Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, dhe drejtuesin e saj, zotin Alket Veliu, për këtë bashkëpunim dhe për misionin e madh dhe të vështirë. Zoti Muçaj, falenderoi për pjesëmarrjen edhe Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Milano, znj. Anila Pojani, zv. rektorin e universitetit të Breshias,dhe disa veprimtarë të njohur kombëtarë dhe aktivistë të FNAI-t.

𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐥𝐞 𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐧𝐨, 𝐃𝐫. 𝐀𝐧𝐢𝐥𝐚 𝐏𝐨𝐣𝐚𝐧𝐢, tha mes të tjerash: Jam shumë e nderuar të marr pjesë në këtë konferencë, ku mblidhen përfaqësues të dijes dhe diplomacisë shqiptare.Tema e kësaj konference ka domethënie të madhe, sepse lidhet me Çamërinë. Çamëria është pjesë e historisë sonë, që ka nevojë për një trajtim të thellë dhe profesional. Këto aktivitete kanë rëndësi sepse nxisin dialogon dhe shkëmbimin e ideve.

𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐚𝐫𝐛ë𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐓𝐨𝐦𝐚𝐬𝐬𝐨 𝐅𝐞𝐫𝐫𝐚𝐫𝐢, bashkëpunëtor dhe mik i afërt me të ndjerin, etnografin dhe studiuesin e mirënjohur At Antonio Belushi, anëtar i Bibliotekës së vyer që ai ka lënë, e filloi ligjëratën e tij me një sentencë të njohur: “Më mirë të dish se të kesh”. At Antonio Belushi ishte si vëlla me mua. Në librin “Arbërorët një popull i padukshëm” Belushi thotë se ndër arvanitasit e Greqisë – arbërorët, siç ata e quajnë veten – ka hasur në 900 katunde me origjinë shqiptare. Janë katër katunde me emigrantë nga Çamëria që jetojnë në Kalabri. Çamërinë na e dha neve Blioteka Bellushi, tha studiuesi arbëresh Tomasso Ferrari.

Dëshmitari okular, i mbijetuari i gjenocidit, 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐇𝐚𝐣𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧 𝐈𝐬𝐮𝐟𝐢 tha se “Çështja e gjenocidit nuk ishte diçka spontane. Shpërngulja e popullsisë çame, spastrimi i shqiptarëve të Çamërisë ishte një platformë politike e qeverisë greke. Qeveria greke synonte që në territorin e saj që fitoi pas vitit 1912-1913 të mos kishte të huaj nga feja dhe nga kombësia dhe deshi të krijonte një shtet homogjen. Historia e masakrave greke ndaj popullsisë çame duhet parë në një aspekt shumë të rëndësishëm. Pyetja e parë që duhet të bëjë një studiues është: pse shqiptarët e Çamërisë u masakruan që nga viti 1913 deri në vitin 1940 në këtë mënyrë? Duke folur për arsyen e armiqësisë së grekëve ndaj çamëve Isufi tha se shqiptarët kishin një kombësi tjetër, flisnin një gjuhë tjetër dhe kishin një fe tjetër.

𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐏ë𝐥𝐥𝐮𝐦𝐛 𝐗𝐡𝐮𝐟𝐢 referoi temën: Çështja çame dhe shteti shqiptar. Çështja çame është çështja që ka dalë në krye të listës pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Është ora historike për ta kuptuar përfundimisht këtë gjë. Problemi i tërërsisë territoriale apo copëtimit të trojeve shqiptare është një problem i vjetër. Nga mesi shek. të XIX vendet fqinje kishin përpunuar platformat e tyre nacionaliste për shpërnguljen e shqiptarëve. Projekti serb “Naçertania” i Ilia Garashaninit dhe “Megali Ideja” e greke, e Jani Koletit, që përfshinin në kufijtë e Serbisë dhe Greqisë së madhe edhe tokat shqiptare. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin mes Greqisë dhe Serbisë. Në vitet ’20-’30 nga tribuna e Lidhjes së Kombeve, shteti shqiptar ngriti vazhdimisht problemin e mbrojtjes së të drejtave kombëtare e civile të minoritetit çam në Greqi. Nën trysninë shqiptare, edhe pse Kushtetuta greke nuk e njihte ekzistencën e minoriteteve, Kryeministri Venizellos u detyrua të krijojë një organizëm të veçantë, Komitetin për Minoritetet në varësi të drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit, i cili duhej të ndiqte gjendjen e minoriteteve, e në këtë kuadër edhe të minoritetit çam në Greqi. Çështja çame u ndërkombëtarizua falë qëndrimit intrazigjent të qeverisë shqiptare, dhe gjithnjë nën presionin e saj, qeveria greke u detyrua të hapë edhe shkollat e para shqipe në Çamëri.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ndodhej në një pozitë të vështirë për shkak të interesave të fuqive të mëdha dhe pretendimeve territoriale të fqinjëve të saj. Reshtimi në frontin lindor dhe mungesa e marrëdhënieve me Greqinë, bëri që kjo çështje të mos ishte në diskutim për shumë vite. Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të tensionuara për shumë kohë dhe kjo çështje u përdor politikisht. Me gjithë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në 1970, pala greke evitoi kontaktet politike mes dy palëve. “Çështja çame si çështje të tjera me Greqinë, si ai i ligjit të luftës, i njohjes së kufirit, i kthimit të pronave qytetarëve shqiptarë i bllokuar me ligjin e 1940-ës, mbetën të gjitha çështje të patrajtuara me liderët e Athinës”.

Kushtet pas vitit 1990 kanë ndryshuar – vijoi historiani. Krijimi i shoqatës Çamëria solli një sensibilizim të opinionit shqiptar dhe presion pozitiv mbi qeverinë. Kur qeveritë shqiptare janë në aksion realizohen edhe gjëra. Nuk është e lehtë edhe për Athinën zyrtare të mbrojë tezën e saj për Çështjen çame, siç e sheh ajo, apo të mohojë Ligjin e luftës. Duke njohur Shqipërinë si vend me të cilin është në gjendje lufte, ajo nuk njeh as kufijtë e Shqipërisë. Problemet ngelen të ngrira.

Pas hyrjes së Shqipërisë në BE, kur edhe BE do bëjë reformën e saj dhe të krijohen kushte barazie reale mes Shqipërisë dhe Greqisë, atëhere çështja çame do të ketë perspektivë zgjidhjeje të sigurtë.

𝐒𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐄𝐧𝐯𝐞𝐫 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐢 tha se “Popujt kanë kodet e tyre të mirëkuptimit. Çamët dhe grekët, apo dhe vllehët, që kanë jetuar në Epir, kanë ditur që përtej ndasive të propoganduara nga mendje të çoroditura, të shkonin mirë me njeri-tjetrin. Historiani i njohur Hajredin Isufi, është marrë gjerësisht me këtë temë, pra të marrëdhënieve te mira mes çamëve, grekëve dhe vllehëve në Çamëri. Ka ardhur koha, që t’i ringjallim këto marrëdhënie, sepse jetojmë në një kohë tjetër, ku miqësitë dhe jo armiqësitë, lidhjet dhe jo muret ndarëse, janë ato që na bashkojnë.

𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢, 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚 trajtoi temën “Historia e Çamërisë nuk mund të zhbehet nga tentativat negativiste të greqisë së sotme”. Edhe kur historitë janë shkruar nga kronistë të vërtetë, kjo lloj historie kthehet në një makth të vërtetë për politikanët, tha zoti Rama. Shumë krime janë kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë, shumë kërkesa i janë bërë qeversië greke të kërkojë falje, por Greqia vazhdon të këmbëngulë në negacionin e saj. Negacionizëm do të thotë të mohosh një realitet historik. Greqia në rastin e Çamërisë nuk ka zbatuar asnjë detyrim ndaj konventave kundër gjenocidit. Është pikërisht kjo shkelje flagrante e ligjeve dhe konventave ndërkombëtare që Greqia raciste bën presion ndaj shtetit shqiptar, me vend e pa vend, me të gjitha format dhe mënyrat, t’i shmanget detyrimeve strikte ndërkombëtare për krimin e gjenocidit.

Shembulli i Greqisë “demokratike është mëse i turpshëm. Si mund të fshish nga tekstet historike fjalën “çam” e “Çamëri”? Edhe Shqipëria, përmes presioneve të ndryshme nga Greqia, arriti ta zhdukë emrin “Çamëri” nga kurrikulat shkollore. Historia nuk mund të diktohet. Ajo duhet të udhëhiqet nga konceptet moderne. Historia nuk shkruhet me urdhër.

Gjatë 80 viteve të fundit qeveria greke ka vënë në zbatim një plan për të ndryshuar emrat e fshatrave çamë, tha më tej ambasadori Rama. Toponimia ka rënë kështu pre e nacionalizmit. Emërtimi i vendeve është një proces historik, ato kanë ndryshuar vetëm në kohë luftrash. Ky është tregues i luftrave. Një vend demokratik nuk mund të ndryshojë toponimet për t’i përdorur më pas ato si prova historike”.

𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐌𝐚𝐫𝐢𝐧𝐠𝐥𝐞𝐧 𝐊𝐚𝐬𝐦𝐢 mbajti kumtesën: Bashkëpunimi i gjenerali grek Zervas me gjermanët gjatë luftës së dytë botërore. Napoleon Zervas-i, “arkitekti” i spastrimit etnik të popullsisë çame dhe organizatori i gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, do të rrekej të justifikonte veprimet e tij kriminale me argumentin se “gjatë luftës çamët kishin bashkëpunuar me gjermanët”. Edhe një pjesë e mirë e historianëve grekë pas Luftës së Dytë Botërore kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Kjo gjë nuk është e vërtetë. Ndonjë bashkëpunim sporadik me gjermanët nuk përfaqëson gjithë shqiptarët e Çamërisë dhe sikurse do të shohim më poshtë, Zervas-i ishte vetë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të gjermanëve.

Bashkëpunimi i Zervas-it me gjermanët është i dokumentuar më së miri në Arkivin Ushtarak të Freiburgut. Po ashtu, ky bashkëpunim është shprehur qartë edhe në studime të historisë ushtarake gjermane.

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐅𝐨𝐧𝐝𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 Ç𝐚𝐦ë𝐫𝐢𝐚 “𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧 𝐓𝐚𝐡𝐬𝐢𝐧𝐢”, 𝐀𝐥𝐤𝐞𝐭 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐮, falenderoi presidentin e FNAI, Granit Muçaj dhe stafin e ti, për rolin e jashtëzakonshëm në këtë aktivitet, duke i dhënë një pllakatë mirënjohjeje dhe nderimi “për promovimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare në Itali”. Gjithashtu zoti Veliu falenderoi me radhë studiuesit e shquar të panelit: prof Pëllëmb Xhufin, si një zë i fuqishëm pa kompromis dhe mbështetës i hershëm i çështjes çame, prof. Maringlen Kasmin, për studimin mbi kriminelin Zervas dhe kërkimin në arkiva, amabasador Luan Ramën, i cili na ka dhuruar edhe emocione të tjera përmes veprave si “Ode për tempujt që nuk u harruan”, historianin Hajredin Isufi, studiues dhe aktivist që nuk ka pushuar kurrë për studimet çame, por edhe një dëshmitar okular dhe njohës i mirë i çështjes, studiuesin dhe shkrimtarin Enver Kushi, zë i fuqishëm që në ditët e para të krijimit të shoqatës Çamëria, njohës i thellë i kulturës Çame dhe muzeolog, studiuesin arbëresh Tomasso Ferrari, i cili dhuroi një emocion të vecantë, me gjuhën aq e ngjashme me Çamërishten.

Kjo Konferencë, tha zoti Veliu, hodhi dritë mbi çështjen çame dhe Rezoluta tregon se vazhdon tradita e rezolutave, siç ndodhi në vitin 1924, kur çamët iu drejtuan Lidhjes së Kombeve kundër anadallaisë kur, dashakeqësisht, pala greke donte të ngatërronte popullsinë myslimane çame duke e konsideruar turke. Lidhja e Kombeve njohu faktin që në Epirin e Jugut (Çamëri) jetonte një popullsis autoktone shqiptare.

Komiteti Antifashist Çam, në vitin 1946, gjithashtu iu drejtua me një Memorandum Lidhjes së Kombeve, ku kërkuan tre gjëra që kërkohen edhe sot: E drejta për t’u riatdhesuar, kthimi i pronave dhe ndëshkimi i masakrave. Siç dëshmojnë vetë dokumentet e shtetit dhe të Drejtësisë greke çamët jo vetëm nuk janë fajtorë, por po vazhdon gjenocidi edhe sot nëpërmjet mohimit të kthimit në shtëpitë, pronat, varrezat dhe trojet e tyre mijëvjeçare. Ka një përgjigje: Shteti shqiptar nuk po bën detyrën e vet, nuk e ka në axhendën e punës së tij zgjidhjen e Çështjes Çame si problem i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe si Minoritet Kombëtar Shqiptar në trojet e veta në Çamëri.

Në fillim të vitit 2003 zëri Çamërisë u dëgjua në Parlamentin Evropian, tha më tej zoti Veliu. I fundit në radhë mund të konsiderohet edhe memorandumi që 6 eurodeputetë të Parlamentit Europian i dërguan komisionerit përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten, i titulluar “Dhunim i të drejtave të pakicës çame në Greqi”. Eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Del’Alba dhe Dela Vedova theksojnë se në qershor të 1944-ës, 44 000 shqiptarë të besimit musliman, u dëbuan me forcë nga tokat e tyre në Çamëri, me akuzën se kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Ky dëbim shënon edhe epilogun e genocidit të kësaj popullsie, të cilës, për më shumë, iu konfiskua gjithë pasuria, duke përfshirë këtu trojet e shtëpive, tokat bujqësore, bagëtitë etj. Çamët në Greqi duhet të gëzojnë po ato të drejta, që gëzon edhe pakica greke në Shqipëri – ishte këshilla që grupi i parlamentarëve europianë i propozuan komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Kris Patten.

Janë krijuar disa precedentë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por për shqiptarët e Çamërisë nuk ka funksionuar asnjëherë E drejta për t’u kthyer në shtëpi, tha zoti Veliu. Drejtësia evropiane duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Ne shqiptarët e Çamërisë kërkojmë që të njihet e drejta dhe të kthehet dinjiteti i munguar.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” po përgatit një dosje voluminoze me të gjitha dëshmitë për krimet e kryera dhe të pandëshkuara kurrë, një punë e madhe për dukumentimin e tragjedisë. Ne do ta çojmë përpara këtë betejë paqësore deri në rikthim.

𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐎𝐫𝐧𝐞𝐥𝐚 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐯𝐢𝐜𝐤𝐚 lexoi Rezolutën e kësaj konfernce për çështje çame, e cila u firmos nga pjesëmarrësit në këtë Konferencë.

Rezoluta, duke u bazuar në Deklaratat Solemne, Aktet, Protokollet dhe Konventat e njohura, thekson nevojën e njohjes ndërkombëtare dhe zgjidhjes së problemit çam, duke i bërë thirrje OKB-së, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, qeverive dhe institucioneve të Drejtësisë Europiane dhe Botërore, të mos lejojnë Greqinë t’i shmanget detyrimeve strikte ndërkombëtare për krimin e gjenocidit dhe të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, qoftë në aspektin teknik, qoftë në atë juridik, duke u mundësuar shqipëtarëve të Çamërisë kthimin në shtëpitë, pronat, varrezat dhe trojet e tyre mijëvjeçare. Gjithashtu kjo Rezolutë kërkon nga shteti shqiptar që çështja çame të futet në agjendën e bisedimeve me palën greke, për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, dhe ngritjen e një zyre shtetërore për çështje çame. Ndërsa nga shteti grek kërkon të njohë zyrtarisht dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë, një ndjesë zyrtare për krimet e kryera, si dhe riatdhesim dhe rikthim të të gjitha të drejtave pronësore dhe qytetare.

Në konferencë, të moderuar nga Dava Gjoka, ndihmuar nga Petrit Aliaj, Ndue Shabaku, Monda Mara etj. përshëndetën edhe veprimtarë nga diaspora dhe trojet etnike.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 260
  • 261
  • 262
  • 263
  • 264
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT