• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SKËNDER MUÇO, MARTIRI I ÇËSHTJES KOMBËTARE

October 27, 2025 by s p

Rreth veprës së Enver Memishaj “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”, 

(I mohuar nga komunistët) Tiranë 2025. Botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Në vitin 1994, Skënder Muços, ju dha dekorata më e lartë e Republikës së Shqipërisë:  “Urdhëri i Flamurit Kombëtar të Klasit I” , me këtë motivacion: “Për merita të shquara në luftën për bashkimin dhe lartësimin e Kombit, për Unitetin Kombëtar, Lirinë dhe përparimin e Atdheut”.

Nga Laureta Petoshati  

Në morinë e veprave studimore, që kanë të bëjnë me historinë, studiuesi Enver Memishaj, që shpesh boton si Enver Lepenica, dekoruar “Mjeshtër i Madh”, para pak kohësh botoi monografinë “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”.Libri ka një parathënie nga dr. Bujar Leskaj dhe recensa dr. Dorian Koçi. C:\Users\User\Downloads\496449861_122224486040204313_8130010513431666761_n.jpg

Studimi mjaft serioz  e me vlera dhe i bazuar në dokumenta autentike, arshiva, gazeta, libra e dëshmi mbi avokat dr. Skënder Muçon, por dhe bashkëluftëtarët e tij, pasqyron portretin më të mirë të këtij patrioti e luftëtari antifashist, të kësaj figure shumë të rëndësishme në historinë shqiptare dhe me rol mjaft domethënës në fushën patriotike, politike dhe rezistencën ndaj pushtuesve nazistë dhe fashistë. 

Në këtë monografi, si drita e diellit, kuptojmë se kush ishte dr. Skënder Muço, roli i tij si avokat gjatë periudhës së Zogut dhe mbi të gjitha në kohë të Luftës Antifashiste  ishte shumë më i gjerë se profesioni në vetvete, sepse ai e vuri dijen, guximin dhe profesionin në shërbim të lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Ai u bë mbrojtës i të drejtave dhe lirive njerëzore. Si avokat i formuar në perëndim dhe konkretisht në Bolonjë, Skënder Muço përdori njohuritë e tij juridike për të kundërshtuar padrejtësitë dhe për të mbrojtur idealet e lirisë dhe të drejtësisë në Shqipëri, gjë që e tregoi në vitin 1932, kur u arrestua dhe u dënua me vdekje si pjesëtar i organizatës politike anti Zogiste, “Lëvizja e Fshehtë e Vlorës”.

Zoti Memishaj ka ditur të hedhë dritë për avokat, doktor Skënder Muçun si politikan, aktivist dhe udhëheqës i rëndësishëm në Luftën Antifashiste, kundër fashizmit e nazizmit. Në libër me anë të dokumenteve tregohet se ai që më 7 prill 1939, ditën e pushtimitai u bë  pjesë e Lëvizjes Antifashiste me demonstratat kundër pushtimit fashist në krah të prof. Isuf Luzaj dhe arsimtarëve të shkollës Tregtare dhe më pas falë aktivitetit antifashist doli në udhëheqje të Luftës Antifashiste.  

Zoti Memishaj ka provuar me anë të dokumenteve historik se Skënder Muçua dhe Hysni Lepenica ishin bashkëthemelues të organizatës nacionaliste Ballit Kombëtar dhe pas Konferencës së Mukjes një nga udhëheqësit e kësaj organizate. 

Skënder Muço dhe Hysni Lepenica themeloi më 25 gusht 1939, Komitetin Qarkor të Ballit Kombëtar të Vlorës , organ ky që udhëhoqi Luftën Antifashiste, në Vlorë. 

Autori i librit tregon mbi bazën e dokumenteve se Skënder Muçua dhe Hysni Lepenicës në shtator të vitit 1942 krijuan çetën e parë antifashiste në qarkun e Vlorës dhe e emëtuan “Shqiponja”.

Si një personalitet me vizion Skënder Muçua dhe major Azis Çami do të marrin pjesë në Konferencën e Pezës, dhe për këtë arsye Azis Çamo do të arrestohet e burgoset deri në prill të vitit 1943. Në Konferencën e Pezës dhe në atë të Mukjes ai vërtetë përfaqësonte Ballin Kombëtar, por në vetëvete ai ushtroi rolin e një avokati populli, duke u përfshirë drejtpërdrejt në luftën për çlirim të të gjitha trojeve shqiptare. 

Autori i librit z. Memishaj nëpërmjet dokumenteve ka përshkruar se Skënder Muçua ishte në lëvizje në tokën shqiptare dhe mori pjesë, foli si orator i klasit parë dhe dha ndikimin e tij në Lëvizjen Antifashiste. 

Prof. Abas Ermenji, diplomuar në Paris shkruan për Skënder Muçon: “Ish nga të parët që e kuptoi natyrën tiranike të lëvizjes komuniste, dhe mendoi se ajo lubi duhej shtypur me armë”

Kështu si një politikan vizionar për t’i bërë konkruencë Partisë Komuniste ai së bashku me Musine Kokalarin, Isuf Luzin, Xhevit Mëhilliin e patriot të tjerë themeloi më 2 tetor 1943

Partinë Socialdemokrate.

Në një kapitull të veçantë autori ka trajtuar bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me misonet aleate anglo-amerikane, ku Skënder Muçua ishte i deleguar i Ballit Kombëtar, personalisht nga Mid’hat Frashëri, pranë këtyre misioneve. 

Ai do të këmbëngule pranë misioneve dhe do të hartoi një Projekt Marrëveshja, që iu dorëzua misionit aleat në Gjirin e Gramës në Dukat duke vënë në provë sinqeritetin e këtyre të fundit dhe të shumë shteteve anëtare brenda aleancës. Në Gjirin e Gramës në atë kohë me Antoni Kueil (Anthony Quayle) ishte dhe serbo-amerikani Nik Kukiç, i njohur me pseudonimin “Galba”, që kryente detyrën e radio-operatorit. Në këto misione kishte edhe agjentë të dyfishtë, që përpiqeshin në interes të vendit të tyre dhe nuk pyesnin nëse vriteshin, apo digjeshin shqiptarët. 

Më 20 mars të vitit 1944 me një anije që drejtohej nga një kapiten serb vjen misioni i katërt aleat që udhëhiqej nga togeri 26 vjeçar Xhejm Hadsën (James Hudson) me emrin e koduar “Bill”. Në këtë mision ai shoqërohej nga togeri shqiptaro-amerikan Tom Stefan me emrin e koduar “Art” dhe nënoficeri shqiptaro-amerikan, minoritar grek, Kosta Ruci. Pak ditë më vonë, pikërisht aty, më 25 mars 1944, avokati Skënder Muço do të takohej me Antoni Kueil-in. Do të ishte mbi të gjitha ky takim që do të na kujtonte shprehjen e Ismail Qemalit se “Fati i popujve të vegjël, kalon nepërmjet, dyerve të tragjedive të mëdha”, sepse këtu me anë të marrëveshjes së shkruar në bazë të ligjeve ndërkombëtare të kohës, ai tregoi haptaz muret e padukshme brenda kësaj aleance që kishte bashkuar armiq të përjetshëm si amerikanët me rusët dhe serbët e grekët me shqiptarët. 

Bernd J. Fisher shkruan: “Më 21 nëntor 1943, një pamflet i Ballit Kombëtar, me shumë gjasë i shkruar nga Skënder Muço, sulmonte ashpër gjermanët dhe bashkëpuntorët shqiptarë si armiq barbarë. Skënder Muço kryetar i Ballit Kombëtar për krahinën e Vlorës dhe anëtar i këshillit të tij, u tregua i gatshëm të luftonte nën urdhërat e drejtpërdrejta të britanikëve, në rast se Londra do të ndihmonte për vënien nën kontroll të partizanëve”.( Bernd J. Fisher “Shqipëria gjatë luftës 1939-1945”, Tiranë 2000, f. 253)

Kërkesat e Skënder Muços në Projek Marrëveshjen e hartuar kërcënonin interesat serbe, greke dhe ato ruse të pansllavizmit mbi territorin shqiptar. Kështu që mendohet se një nga variantet se kush e spiunoi Skënder Muçon te Gestapua gjermane janë agjentët e dyfishte në misionet aleate.

Arrestimi tij më 10 gusht 1944 dhe pushkatimi i tij nga Gestapua gjermane më 12 gusht 1944 së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij dr.Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini , në afërsi të fshatit Bubullimë të Lushnjës, e bën atë martir i çështjes kombëtare, simbol të sakrificës së një intelektuali dhe avokati që vendosi atdheun përpara jetës personale. 

Rëndësia 

e këtij libri qëndron në faktin se sjell të gjallë një patriot, një politikan dhe udhëheqës të rëndësishëm të Luftës Antifashiste, për të cilin regjimi komunist kishte hedhur shumë baltë.

Shtëpinë ia dogjën fashistët, pasurinë që i mbeti, bagëtinë ia grabitën komunistët, sakrifikoi për atdheun të vetmen pasuri që i kish mbetur: jetën e tij, nga nazistët gjermanë.

Ky libër nuk duhet lexuar thjesht si monografi, pasi i kalon kufijtë e kësaj gjinie, aurori ka sjellë edhe 150 faqe me dokumente historike që botohen për herë të parë e ndriçojnë jo vetëm figurën e Skënder Muços, por edhe ngjarjet e Luftës Antifashiste

Z. Enver Memihsaj – Lepenica ka përshkruar mbi bazën e dokumenteve historike sesi Skënder Muçua u luftua sa qe gjallë, u sulmua edhe pas rënies si dëshmor i atdheut, u shpronësua dhe familja u persekutua, nga komunistët, që synonin pushtetin me ndihmën e serbëve. 

Shërbimet e shquara Skënder Muço i solli vendit të tij si përfaqësues politik dhe ideologjik i një force demokratike si Partia Socialdemokrate që ai krijoi dhe doli në udhëheqje të saj. 

Ai ishte zëdhënës i një ideologjie që kërkonte një Shqipëri të pavarur, demokratike dhe shteti ligjor. Ai ishte kundër totalitarizmit,  atij fashist, atij nazist, si edhe atij komunist. 

Heshtja vrastare e regjimit komunist ndaj kësaj figure madhore, lufta e klasave që iu bë familjes, tregon bashkëfajësi në krimin ndaj tij edhe pse u pushkatua nga gjermanët. 

Ky libër është një homazh për këtë intelektual, për këtë mendje të ndritur, që unë do ta quaja avokatin e popullit shqiptar në kohë lufte. 

Skënder Muçua e shkroi vetë me gjakë librin e jetës së tij, jo me pseudonimin Barcallai, por me emrin e tij të vërtetë. Mendoj se Skënder Muçua do të ishte krenar për këtë monografi kushtuar atij vetë dhe do ta falënderonte me shpirt Enver Memishën. 

Për lidhjet e mia familjare, krahinore me të dhe për detyrimin intelektual ndaj kësaj figure, faleminderit dhe prej meje, i nderuar Enver Memishaj.

                                                                   *     *     *

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 355 datë 8.8.1994, ka shpallur dëshmorë të Atdheut: Skënder Daut Muçon, Zako Munin Mezinin dhe Yzeir Ismail Alimerko.

Filed Under: Histori

Basketbollistja Edona Thaqi i bashkohet Vatrës

October 27, 2025 by s p

Sokol Paja/

Basketbollistja Edona Thaqi i bashkohet Federatës Vatra, organizatës patriotike, atdhetare e kulturore më të fuqishme, më të rëndësishme dhe historike për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edona Thaqi bën pjesë në ekipin e Basketbollit në Universitetin Fordham dhe është reportere për NBA, WNBA dhe Connecticut Sun.

Mikpritësi Ilir Cubi në emër të Vatrës në fjalën e mirëseardhjes ekspozoi historinë dhe veprimtarinë e Vatrës e Diellit, punën historike kombëtare me Nolin e Konicën dhe angazhimin me Vatrën që në vitet 90-të me Arshi Pipën. Themeluesi i “Noli Tv” z.Nazim Salihu u ndal te kontributi i Vatrës për kulturën dhe angazhimet komunitare.

Në fjalën e saj sportistja Edona Thaqi përgëzoi Vatrën për punën dhe historinë e saj, tregoi eksperiencën, pritjen dhe mbështetjen nga Presidentja Vjosa Osmani dhe ekspozoi punën e saj për të ndërtuar në Kosovë një kamp basketbolli për të ndihmuar, zbavitur dhe edukuar fëmijët edhe për të sjellë disiplinën, shkollën dhe lojtarët e NBA në Kosovë. Sportistja Thaqi ftoi komunitetin për të ndihmuar projektin e saj sportiv me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve të Kosovës. Shkrimtari dhe poeti Mëhill Velaj theksoi se Vatra është vendi më i shenjtë i shqiptarëve të Amerikës. Pres nga rinia që ta çojë përpara këtë trashëgimi të çmuar shqiptare, theksoi shkrimtari Velaj. Edhe av.Adem Aliu përgëzoi Edona Thaqin për arritjet dhe projektet e saj. Vatra rritet e zhvillohet në vlera e kapacitete. Vatrës përditë i bashkohen patriotë dhe atdhetarë, aktivistë e veprimtarë, intelektualë e personalitete që nderojnë Vatrën e kombin shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

Shfaqje artistike në zemër të Manhatanit

October 27, 2025 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Dje ndoqa nga afër performancën live të artistëve të njohur shqiptarë Mira Konçi dhe Faton Macula, i ftuar special ishte violinisti i talentuar Arenc Leka. Ky spektakël artistik u mbajt në “Producers  Club”, në Manhattan, me pronar veprimtarin e palodhur Alfred Tollja, i cili dyert e “Teatrit” i mban kurdoherë hapur për artistët shqiptarë. 

Me një repertor të zgjedhur artistik me këngë shqiptare dhe amerikane Mira Konçi, Faton Macula dhe Arenc Leka mbajtën për dy orë rrjesht nën emocione të bukura artëdashësit shqiptarë dhe të huaj, pjesëmarrës në sallë.

Këngët me tematikë patriotike kushtuar heroit tonë kombëtar Adem Jashari, këngët për Çamërinë dhe emigracionin, si plagë të shoqërisë sonë, prekën thellë zemrat e te pranishmëve, dikush u përlot aq, sa edhe lot pamë në sytë e tyre. Artistja Mira Konçi me zërin, elegancën dhe paraqitjen skenike tërhiqte syrin dhe veshin e spektatorit, të cilët nuk i pushuan për asnjë çast duartrokitjet.

Kitaristi me famë botërore, i muzikës Jazz Faton Macula, i cili ka filluar të merret me muzikë që në moshën 8 vjeçare nga i ati i tij, sëbashku me këngëtaren Mira Konçi përbëjnë një duet simpatik dhe ftohen në shumë evente të rëndësishme të komunitetit shqiptarë në Amerikë. 

Mes performancës së tyre të mrekullueshme dhe pjesëmarrësve pati biseda të këndshme e me sens humori. Violinisti Arenc Leka duke vlerësuar performancën live të Mira Konçit dhe Faton Maculës, tha se këta artistë të dashur për komunitetin tonë nuk duhet të ndalen, por të mbushin auditoret muzikore me pjesëmarrjen e artëdashësve shqiptarë kudo ndodhen për zërin dhe repertorin e tyre të pasur. 

Filed Under: Komunitet

AMFE-USA: Dr. Fatjona Lubonja, an Inspiring Leader in Science and Healthcare

October 27, 2025 by s p

The AMFE-USA Board proudly celebrates Dr. Fatjona Lubonja, a distinguished researcher and dedicated professional whose contributions to the international AMFE Board since 2020 have set a remarkable standard for leadership and humanistic values. Her journey reflects commitment, innovation, and compassion—qualities that inspire countless members within our association and beyond.

Academic and Professional Achievements

Dr. Lubonja’s academic and professional accomplishments are truly exceptional. With advanced studies at Columbia University and extensive research in neuroscience and education, she has pioneered approaches that connect cognitive science with pedagogy. Her work spans clinical practice, behavioral analysis, and advocacy for children with intellectual and developmental challenges. As a faculty member, researcher, and public speaker, she has shared insights on brain development, learning, and mental health across international platforms.

Leadership and Humanistic Values

Beyond her scholarly achievements, Dr. Lubonja exemplifies ethical leadership and collaboration. Her role on the AMFE-USA Board demonstrates a deep commitment to advancing scientific inquiry while upholding humanistic principles. She is a role model for physicians and researchers, showing that leadership means inspiring others to pursue excellence with empathy and integrity.

Impact on Community and Global Health

Dr. Lubonja’s influence reaches far beyond academia. Through volunteer work and patient advocacy, she strengthens AMFE-USA’s mission: providing quality healthcare consultation and promoting continuous medical education. Her efforts empower physicians to expand their knowledge and serve diverse communities, reinforcing the noble ideals of medicine.

An Inspiration for All

We are honored to have Dr. Fatjona Lubonja as part of our leadership team. Her vision and perseverance inspire us daily, reminding us that progress in science and medicine is driven by passion, collaboration, and unwavering dedication to humanity. Through her example, AMFE-USA continues to thrive as a beacon of hope and innovation for Albanian and international communities alike.

Respectfully,

AMFE-USA Team

www.amfe-federation.eu

Filed Under: Interviste

World Poetry Salon: Luljeta Lleshanaku, Nava Dunkelman, and Patricio Ferrari

October 27, 2025 by s p

Date and Time

Friday, November 14, 2025, 6:30 – 8 PM

End times are approximate. Events may end early or late.

Location

Online

Stavros Niarchos Foundation Library (SNFL)

REGISTER HERE

Event Details

Join The New York Public Library and Limelight Poetry at the Stavros Niarchos Foundation Library (SNFL) for our World Poetry Salon! 

Experience words and music from around the globe at the World Poetry Salon, a new series presented in partnership with Limelight Poetry, a local nonprofit dedicated to promoting world poetry. Each event features readings by a celebrated poet set to live music by a musician of the same cultural background. 

This salon will feature a reading by poet Luljeta Lleshanaku accompanied by musician Nava Dunkelman. A printout will be available for attendees to follow along with Lleshanaku’s poetry during the reading. Following the reading, Lleshanaku will be interviewed by event host Patricio Ferrari. 

Register now. This event will take place in person and online. 

To join the event in person | Please register for an In-Person Ticket. Doors will open 30 minutes before the program begins. For free events, we generally overbook to ensure a full house. Priority will be given to those who have registered in advance, but registration does not guarantee admission. 

To join the event online | Please register for an Online Ticket. A livestream of this event will be available on this NYPL event page. To receive an email reminder shortly in advance of the event, please be sure to register!  If you encounter any issues, please join us on NYPL’s YouTube channel.

ABOUT LIMELIGHT POETRY

Limelight Poetry is a nonprofit organization dedicated to promoting world poetry, founded in 2024 in New York City. It invites outstanding poets and artists from around the world to share their work in various forms, with the goal of showcasing poetry in underrepresented languages. Drawing on the city’s rich cultural resources, Limelight Poetry connects poetry with other art forms, fostering a global exchange of poetic expression. It welcomes audiences into a vibrant and inspiring world of poetry, music and beyond.

ABOUT THE POET

Luljeta Lleshanaku

Luljeta Lleshanaku is a Poet Laureate of Albania (2023-2025). She belongs to the first “post-totalitarian” generation of Albanian poets. Born in 1968, she grew up under virtual house arrest because of her family’s opposition to Enver Hoxha’s Stalinist dictatorship. She studied Albanian Philology & Literature at the University of Tirana and later she graduated with a MFA from Warren Wilson College, USA. She was a fellow of “International Writing Program”, University of Iowa in1999 and was awarded with a fellowship as a writer from the Black Mountain Institute at the University of Nevada, Las Vegas (2008-2009). She worked as journalist, TV author, university lecturer and researcher.

She is the author of nine poetry collections in the Albanian language, which were critically acclaimed and awarded with national prizes such as: “PEN Albania” award, the “Tirana Book Fair” Award, KULT award, and the “Silver Pen 2000” award from the Ministry of Culture of Albania.

Her poems have been widely translated and published in collections in other languages. She won the international “Crystal Vilenica 2009” prize in Slovenia. Her last book in English Negative Space (2018) published by New Directions in USA and Bloodaxe in UK, was the winner of the “English PEN” award, a finalist for the “GRIFFIN 2019” international poetry prize in Canada and a finalist for “PEN America 2019” among other nominations. Her last book in German, Die Stadt der Äpfel (2021) was one of the books recommended by the Deutsche Akademie für Sprache und Dichtung, in 2022. The same year, she became the laureate of the “European Poet of Freedom” award in Gdansk, Poland.

ABOUT THE MUSICIAN

Martin Hayes

Nava Dunkelman is a percussionist and improviser based in Brooklyn, NY. Born in Tokyo, Japan and raised in a multi-cultural environment by an American father and Indonesian mother. Her musical approach is innovative and dynamic, combining virtuosity and intuition. Meticulous in an intrinsic way, she uses her distinctive sound palette to explore and give life to a vast spectrum of musical possibilities. Nava’s current projects are electro-percussion experimental noise duo IMA with Amma Ateria, and percussion duo NOMON with her sister Shayna Dunkelman. She also has performed and collaborated with Angélica Negrón, Brandon Seabrook, Du Yun, ÉMU (Maria Takeuchi), Fred Frith, gabby fluke-mogul, Ikue Mori, John Zorn, Pauchi Sasaki, William Winant, yuniya edi kwon, and many others. She has performed classical and contemporary pieces with the William Winant Percussion Group, Joan Jeanrenaud, Raven Chacon, San Francisco Girls Chorus, San Francisco Contemporary Music Players and others. Her work has been recognized through notable awards and residencies, including the Jerome Artist Residency (2024–2025) and Jerome Commission at Roulette (2023–2024), the Hermitage Artist Retreat (2025), Loghaven Artist Residency (2024), create Award with the American Composers Forum (2023), and the New Music USA Creator Development Fund (2022).

ABOUT THE HOST

Patricio Ferrari

Patricio Ferrari (polyglot poet, translator, editor) was born in Buenos Aires and left home at sixteen, when he began a lifelong journey across continents and languages. He has since shaped a multilingual poetics that explores belonging, displacement, and the in-between. In 2025, he was awarded the Fence Modern Poets Series Prize for Mud Songs, the first volume of Elsehere, a trilogy charting how each language molds and reveals a different facet of the self—what he calls heterophony, the process of self- othering through an adopted tongue.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 262
  • 263
  • 264
  • 265
  • 266
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT