• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBI OQEAN ME ‘DORËSHKRIMET E FSHEHTA TË BURGUT’ TË VISAR ZHITIT

November 3, 2021 by s p

  • E marrë në tërësi kolana e veprave të shkrimtarit Visar Zhiti është një sinjal që na paralajmëron se së shpejti Shqipëria do ta ketë Nobelistin e saj në Letërsi./

Nga Dalip Greca/

Edhe pse qëndrimi im këtë herë në Shqipëri ishte i limituar dhe i kushtëzuar, edhe pse bileta e udhëtimit ishte pa bagazh, siç iket në raste dhimbjesh,- vetëm me çantën e kompjuterit dhe valixhen e dorës, nuk hoqa dorë nga zakoni i vjetër i blerjes së librave të rinj për të pasuruar bibliotekën familjare në Nju Jork. Një ndër librat që bleva në aeroport ishte libri i Visar Zhitit’ Dorëshkrimet e fshehta të burgut’, botuar nga ‘ONUFRI’-Tiranë 2021.Në bibliotekën time qëndrojnë disa prej librave të Visarit si: Kujtesa e Ajrit(1993), Kohë e krisur- 1993; Hedh një kafkë në këmbët tuaja-1994, Si shkohet në Kosovë-2000; Shekulli Tjetër- 2008, Panteoni i nëndheshëm ose Letërsia e Dënuar(2010), Rrugët e Ferrit-ribotimi i vitit  2012, Kartela e Realizmit të Dënuar- 2020, dhe ‘Dorëshkrimet e Fshehta të Burgut’ 2021.

        Libri Dorëshkrimet e Fshehta m’u bë shoqërues i ngrohtë në atë udhëtim rreth  8 orë mbi oqean, nga Zyrihu në New York. Edhe pse një pjesë të poezive i kisha të njohura nga publikimet e mëparshme, i rilexova dhe i ndjeva brenda vetes. Herë pas here kthehesha pas dhe rilexoja dëshmitë e bashkëvuajtësve, që përcillnin dëshmi se si ato poezi u ruajtën në memorie, si u shkruan(madje edhe në hetuesi), si u nxorën nga burgu, si i mori fshehurazi familja në shojet e opingave të Visarit dhe si u ruajtën në kushtet e terrorit dhe si erdhën ato poezi në ditët e sotme për të sjellë shpirtin poetik të autorit të tyre, guximin e tij për të krijuar poezi të ruajtura në kujtesë edhe gjatë hetuesisë apo gjatë viteve të burgut në Qafë Bari dhe Spaç. 

Andreas Dushi me plot të drejtë në përcjelljen hapse të librit,i quan këto poezi-Martire; bashkëshortja e Visarit, Eda Agaj Zhiti, të emocionon me rrëfimin e saj”Dorëshkrimi i Visarit…Ç’guxim! Sa bukur!…”, Hasan Bajo, shoku i studimeve dhe bashkëvuajtësi i Visarit-autor i romanit”Lulet e Pjeshkës’- edhe pse e kisha lexuar më parë rrëfimin e tij në  Dielli- më dukej se e lexoja për të parën herë duke e rilexuar mbi oqean-, Lek Mirakaj na e kishte rrëfyer përjetimin e tij edhe në Vatër- në mendje më patën mbetë fjalët e tij: ne duhej t’i fshihnim me kujdes në torbat tona të ushqimit ose brenda kashtës së dyshekëve….nëse ato poezi binin në dorën e komandës, Jo vetëm Visari, por dhe ne lexuesit(dhe ruajtësit), do të viheshim para situatash të paparashikuara.

Dëshminë e Dine Dines, “Si i fshihnim ne të burgosurit poezitë e Visar Zhitit në Spaç e Qafë Bari” e kisha lexuar më shumë se një herë kur e kisha publikuar në gazetën Dielli, por edhe atë m’u desh ta rilexoja sa herë që u rikthehesha poezive të ç’burgosura. 

Rrëfimet -dëshmi të bashkëvuajtësve Astrit Xhaferri, Kaso Hoxha, Skënder Tufa, Valer Dyrzi, Maks Rakipaj, Ilir Malindi, apo rërfimi prekës i motrës së Visarit Arbëresha se si u ç’burgosën fletoret me poezi të fshehura brenda opingave apo në çantat bosh të ushqimeve, si i ‘burgosën’ përkohësisht poezitë nën tokë për t’i liruar në kohë lirie,- ia shtojnë vlerat botimit.

   Libri me 607 faqe mbyllet ne analizën e plotë dhe profesionale të Shkrimtarit dhe studiuesit Dr. Luan Topçiu me titull” Poezia e Burgut -Frymë që këputi Prangat”- përcjell një vlerë më vete në funksion të vlerave tërësore të këtij botimi ”sui generis”.

E marrë në tërësi kolana e veprave të shkrimtarit Visar Zhiti është një sinjal se së shpejti Shqipëria do at ketë Nobelistin e saj në Letërsi. 

Filed Under: Opinion

U nda nga jeta shkrimtari Ramadan Pasmaçiu

November 3, 2021 by s p

Agim Xh. Dëshnica/

Në mëngjes të  djelën, 31 tetor në Tiranër,  u nda jeta, Ramdan Pasmaçiu shkrimtari  i mirënjohur në letërsi  për fëmijë  e  të ritur. Ramadan Pasmaçiu u lind në Berat më 26  shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu  në shkollën e tregut të  vendlindjes Në dhjetor  1955 mbaroi  teknikumin e naftës në Kuçovë . Në shtator 1957 me rekomandim të Lidhjes së shkrimtarëve  dhe artistëve të Shqipërisë për prirje të veçanta letrare u dërgua në degën e gjuhës e letërsisë shqipe në fakultetin  Histori- Filologji. Pas diplomimit u emërua drejtor i shkollës  së Shëngjergjit të Tiranës, prej nga u tërhoq në gazetën”Bashkimi”,  tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu  në gazetën  “Mësuesi” dhe 18 vjet kryeredaktor  i  revistës letraro-artistike për fëmijë  “Yllkat” që nga krijimi i saj. Shkrimtari Ramdan Pasmaçiu  do të kujtohet si një nga krijuesit që ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare, ku ka marrë shumë çmime të para. Në vitin 1987 ai meritoi çmimin “Migjeni” për romanin në katër vëllime “ Udhëve të fëmijërisë.”. Me vendosjen e demokracisë në vendin tonë, krijimtaria e tij mori një vrull të ri. Veprat që ka botuar  në këta vite janë të shumta, përmendim vetëm  disa prej  tyre:“Dashuria e nënës,” “ Mësuesja”, “ Kush rron duke shpresuar, “  “Ju flas me zemër të hapur”♀”“Maratonomaku.” Romanet: “ Përtej  kohës,” “ Shtjellat e bardha,” “ Flaka e shpresës”kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Për këtë vepër ai u nderua me dekoratat Nderi i Qarkut të Beratit” “ Fisnik i qytetit të lashtë” dhe nga qyteti i Prizrenit  me dekoratën “Mirënjohje”.   Arriti   të botonte  vetëm një nga katër librat autobiografikë me titull: “´Rrënjët  e Zemrës” i cili është  në vetvete  shuplakë e fortë për diktaturën, thirrje  për të ruajtur të gjallë kujtesën, përpjekje për t’i  dhënë kombit diçka të vlerë. Ramadan Pasmaçiu do t’u mungojë dhimbshëm pjesëtarëve të dashur të familjes e të afërmeve me të cilët jetoi e bashkëpunoi gjatë krijimtarisë së tij; do t’u mungojë miqëve të vjetër e të rinj, të cilët e deshën aq shumë atë njeri bujar e fisnik, Ramdan Pasmaçiu,  ky  shkrimtar i palodhur   do të  jetojë me  nëpër veprat e tij me vlera kombëtare  e me gjuhën  e bukur shqipe.

Filed Under: Kronike

Kryetari Glauk Konjufca: Heroizmi i Afrimit dhe Fahriut ishte shkëndija e parë e UÇK-së

November 3, 2021 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, në 32-vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrezat e tyre në Velani të Prishtinës.Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë lënë amanetin e rëndësishëm se pa pushkë nuk vjen liria e Kosovës.“Ky ka qenë amaneti më i rëndësishëm i Afrimit, Fahriut dhe gjithë heronjve. Vepra e tyre heroike ishte faktikisht shkëndija e parë e UÇK-së. Amaneti i tyre u realizua në vitin 1998, kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah Ushtrisë sonë çlirimtare, e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, tha kryetari Konjufca.Kryetari i Kuvendit shtoi se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu jo rastësisht prehen në varrezat e dëshmorëve në Velani, pranë aktivistit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, pasi që ai ishte frymëzim për veprën e tyre atdhetare.“Jo rastësisht Afrimi dhe Fahriu prehen këtu të qetë së bashku me Bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan, sepse ai ishte i pathyeshëm. Ashtu siç ishte për ta frymëzim qëndresa e paepur e Adem Demaçit, për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë do të jenë frymëzim veprat e Afrimit, Fahriut dhe të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, theksoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Filed Under: Kronike

Ministri Krasniqi takon Senatorin Nunn, zëvendës Sekretarin e Shtetit Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States McCollum

November 3, 2021 by s p


IOWA, Des Moines, 2 nëntor 2021


Ministri i MAPL-së z.Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e IOWA-s ka takuar Senatorin e Shtetit z.Zach Nunn, zv.Sekretarin e Shtetit z.Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States
znj.Karla McCollum me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, si dhe fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit në qeverisje elektronike dhe digjitalizim të shërbimeve, rini, shkëmbim të eksperiencave, zhvillim ekonomik lokal dhe fusha të tjera.
Në këtë takim, Ministri Krasniqi e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve partnere, si dhe shprehi mirënjohje dhe falënderim të pranishmëve për gjithë mbështetjen dhe ndihmën të cilën SHBA-të e kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset dhe fazat e saj të shtetndërtimit.

Filed Under: Kronike

A po i kërcënohet Ballkanit një luftë e re?

November 3, 2021 by s p

Nga Skënder MULLIQI/

 Sikur në krejtë  botën ,  edhe në boten demokratike po rritën diktaturat dhe po zvoglohen demokracitë ! Lufta për profite dhe pasurime po i fuqizon autokratat e vegjël dhe autokratët e mëdhenjë.BE-ja , sikur nuk po gjenë mekanizma të intervenimit për të mbrojtur demokracinë , duke i ndihmuar dashur apo pa dashur veprimet e mbrendshme  diverzante të shumë shtete.Kjo strukturë evropiane pa Amerikën  nuk po është në gjendje ti zgjedhe problemet e paraqitura në Evropë dhe as nuk po është në gjendje të zgjedh as krizat, e sidoms ato të minishteteve të dala nga  ish-Jugosllavia. Rajoni i Ballkanit sikur është mësuar më kriza përmanente dhe më luftëra. Lufta e fundit e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar ,  solli tragjendi të mëdha, e ato sikur  nuk kan përfunduar.  

Nuk kemi situatë të mirë politike dhe të sigurisë në Bosnje, ku Marrveshja e Dejtonit nuk solli paqe të përhershme . Republika Serpska e Dodikut , nuk po heq dorë nga pretendimet për shkëputje nga BH-ja, duke pru gjendjen buzë luftës së re. As ne Maqedoninë e Veriut nuk kemi stabilitet politike , sepse që shumë kohë kan mbetur zvarë problemet e pa zgjdhura etnike dhe nuk janë shuar as pretendimet territoriale të Bullgarisë ndaj këti shteti .Mali i Zi nuk po qetësohet edhe pse është bërë pjesë e NATO-së. Ngjarjet e mbrendshme  jo të mira politike dhe tentim agresioni ruso-serbë në anën tjetër kan shkaktuar gjendje problematike dhe të krizës . 

Serbia është shteti që nuk është reformuar që nga koha e Millosheviqit.Ajo po tenton kthimin në Mal të Zi, dhe po tenton më kërcënime lufte, edhe ndarjën e Kosovës .Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjët e fundit në Cetinje më popatë serb, dhe ngjarjet në veri të Kosovës , ku Vuçiqi kërcënoi direct më luftë duke pru në kufij forca dhe makineri të shumta ushtarake.Të gjithë këto flasin për inercinë e BE-së në qetësimin e situatave  të tilla ende  konfliktuoze në Ballkan ,dhe më gjerë.Madje, ajo më veprimet dualiste politike sikur po i fryen bukur shumë gjendjes të destabilitetit . Në shumë shtete të rajonit janë instaluar qeveri sharlatane të cilat po i dërgojnë vendet e tyre kah lufta, e jo ka stabiliteti politik dhe stabiliteti i rrjedhave ekonomike dhe sociale. Kan mbetur shumë hapësira të zbrazëta  veprimi ,dhe nga kjo edhe po thëllohen krizat në këto shtete . Ende nuk janë liruar krejtë nga logjika ballkanase , e cila është logjikë retrograde e të menduarit , logjikë  konfliktuoze e jo civilizuese. Shumë po thëksohen edhe ndarjet shoqërore dhe politike , të cilat  kan mbetur aty diku në mes, as në kapitalizem modern as në sistemin socialist! Dihet së një gjendje e tillë e status- kuos prodhon stagnacion të proceseve demokratike dhe proceseve të tjera zhvillimore .  Jo, që po vonohemi  edhe në si Kosovë në  fazën e tranzicionit , por ndër të tjera po humbasim edhe në lirinë tonë. Arinjtë mega  politikë , nuk po ngopën më të mira materjale të zhvatura .Kan krijuar terren të përshtatshem shumë vjeqarë për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore. Ata ndikuan për fat të keq edhe në mënyrën e jetesës tonë , të cilën nuk po e bëjmë të mirë. Shtetet ballkanike, kështu  edhe Kosova sikur kan hartuar plane  për ikje te të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!  

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2658
  • 2659
  • 2660
  • 2661
  • 2662
  • …
  • 2832
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT