• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si mori fund Perandoria Osmane? Roli i shqiptarit Mehmet Ali Pasha dhe i borxhit te jashtem…

December 11, 2021 by s p

Dr. Hasan Bello

Ne vitin 1831 valiu i Egjiptit me origjine shqiptare Mehmet Ali Pasha filloi kryengritjen dhe perpjekjen per tu shkeputur nga Perandoria Osmane. Kjo e fundit e frikesuar tej mase, ne vitin 1832 dergoi ne Londer si ambasador te jashtzakonshem Mehmet Namik Pashen, me qellim per te siguruar nga Britania e Madhe mbeshtetje ushtarake. Por pavaresisht ketyre bisedimeve, Londra preferoi ta linte shtetin osman ne panik, per te shtuar ndaj tij koncensionet politike dhe ekonomike. Kete situate e shfrytezoi Rusia, e cila kundrejt ndihmes karshi Mehmet Ali Pashes i imponoi perandorise nenshkrimin e nje marreveshje politike-ekonomike me 8 korrik 1833 ne Hunkar Iskelesi. Kjo e beri xheloze Britanine, qe per te thyer influencen ruse tek osmanet dhe per te kontrolluar rruget tregtare te Lindjes e shtoi presionin ndaj perandorise. Ne pranvere te 1838 filloi te qarkullonin fjale se Mehmet Ali Pasha do te mesynte drejt Stambollit. Perandoria Osmane e trembur sepse nuk mund t’i bente dot balle ushtarakisht nje sulmi te tille, u detyrua qe per te fituar mbeshtetjen britanike te nenshkruante me te me 16 gusht 1838 marreveshjen e Balta limanit. Kjo u pasua me shpalljen e reformave te Tanzimatit me 3 nentor 1839, qe pati nje ndikim te madh ne fushen e ekonomise. Ne kete periudhe (1839-1846) ajo nenshkroi me disa shtete europiane marreveshje tregtare. Nje gje e tille beri qe tregu osman te permbytej nga mallrat e huaj te ketyre vendeve. Nderkoh qe eksporti i saj drejt europes ishte minimal. Ne vitin 1854, 16 vite nga marreveshja me britaniket ekonomia osmane ishte ne krize dhe per kete arsye, per here te pare filloi te merrej borxh i jashtem. Por per shkak te keqmenaxhimit brenda pak vitesh 51% e te ardhurave vjetore do te shkoi per te paguar kete borxh. Aq sa 21 vite me pas, ne vitin 1875 shteti osman shpalli falimentin financiar. Pjesa tjeter e historise eshte e ngjashme me nje te moshuar, te cilin borxhlinjte dhe femijet perpiqen ta mbajne gjalle, deri sa t’i marin firmen dhe te bien dakord per ndarjen e trashegimise.

Filed Under: Kronike

Phillips: Vendimi për sanksione, në përputhje me premtimin e administratës Biden për të goditur shkelësit e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin

December 11, 2021 by s p

Phillips: Vendimi për sanksione, në përputhje me premtimin e administratës Biden për të goditur shkelësit e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin

David Phillips, Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksione ndaj bosëve të krimit në veri të Kosovës, është në përputhje me premtimin e administratës së Joe Bidenit, për të goditur shkelësit e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin.

Ish-diplomati amerikan, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se SHBA ka disa instrumente ligjore për të ndëshkuar shkelësit, sikurse Milan Radojiçiq, Zvonko dhe Zarko Veselinoviq, Srdjan Vuloviq, Zeljko dhe Andrija Bojiq dhe Radule Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – të cilët që nga dje janë futur në listën e “zezë” të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

“Milan Radojiçiq, Zvonko dhe Zarko Veselinoviq, Srdjan Vuloviq, Zeljko dhe Andrija Bojiq dhe Radule Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Ky veprim është në përputhje me premtimin e administratës Biden për të goditur shkelësit e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin. SHBA ka në dispozicion disa instrumente ligjore për të synuar shkelësit. Sekretari i Shtetit i SHBA-së mund të përdorë dispozitën e Seksionit 7031 (c), e cila ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të individëve që janë shumë të korruptuar ose si shkelës të egër të te drejtave të njeriut. Kongresi i SHBA autorizoi një kufizim të vizave “përcaktimi publik” sipas seksionit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përkatësisht të Ndarjeve, duke filluar me legjislacionin për ndarjet e operacioneve të huaja në VF2008”, është shprehur Phillips për “Bota sot”.

Njoësi i zhvillimeve në rajo ka treguar se sekretari amerikan i Shtetit, autorizoi vendimin për zyrtarët e huaj, pasi për ta ekzistojnë informacione të besueshme që tregojnë se ata kanë qenë të përfshirë në “korrupsion të konsiderueshëm”. Sipas tij, “lista e zezë” prek edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

“Sipas nenit 7031(c), Sekretari i Shtetit është i autorizuar të ndalojë hyrjen në SHBA për zyrtarët e huaj, për të cilët ekzistojnë informacione të besueshme që tregojnë se ata kanë qenë të përfshirë në “korrupsion të konsiderueshëm”, duke përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose nëse këta individë janë të përfshirë në “shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut”. Kufizimi i hyrjes zbatohet automatikisht për anëtarët e ngushtë të familjes së individëve të huaj në fjalë”, ka thënë më tej eksperti amerikan.

Ai ka theksuar poashtu se vendimi i djeshëm erdhi si rezultat i konkluzioneve të nxjerra nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e Departamentit të Shtetit.

“Emërtimi është zakonisht një “përcaktim publik”, megjithëse Sekretari i Shtetit mund të zgjedhë ta përdorë atë “privatisht”. Është rezultat i një procesi të gjatë ndërinstitucional, me konkluzionet e bëra nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit. INL është agjencia kryesore që organizon të dhëna nga brenda Departamentit të Shtetit, si dhe nga zbatimi i ligjit, siguria, inteligjenca dhe agjenci të tjera përkatëse nga qeveria federale dhe nivele të tjera të qeverisjes”, ka thënë David Phillips për “Bota sot”.

Ai ka thënë se “turpërimi” publik për përfshirje në korrupsion, dekurajon zyrtarët e huaj. Sipas ekspertit për Ballkanin, ligji në SHBA lejon gjithashtu ngrirjen e aseteve dhe bllokimin e transaksioneve për individët e caktuar.

“Neni 7031 (c) është një mjet i fuqishëm, por i pashfrytëzuar i politikës së jashtme të SHBA. Kërcënimi se zyrtarët e huaj mund të caktohen publikisht dhe të turpërohen për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm ose abuzime të të drejtave të njeriut dhe kërcënimi ndaj anëtarëve të familjes për ndalim të hyrjes në SHBA, është një dekurajues ose pengues i fortë për zyrtarët e huaj.

Përveç përcaktimit 7031 (c), Urdhri Ekzekutiv 13818 i 20 dhjetorit 2017, i cili zbatoi Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut Magnitsky (GMA), është një mjet tjetër për të synuar korrupsionin dhe shkelësit e të drejtave të njeriut. GMA përdor gjuhë të ngjashme me 7031 (c). Megjithatë, E.O. 13818 lejon gjithashtu ngrirjen e aseteve dhe bllokimin e transaksioneve për individët e caktuar”, është shprehur më tej ish-diplomati.

Phillips ka shtuar se vendimi i djeshëm i administratës Biden dërgon sinjal të fortë, për zyrtarët që “gërryejnë demokracinë dhe minojnë sundimin e ligjit”.

“Sanksionimi nuk është bërë në mënyrë joserioze. Ai bazohet në diskutime shteruese ndërinstitucionale. Përcaktimi dërgon një sinjal të fortë përgjegjshmërie. Administrata Biden ka treguar se ka zero tolerancë ndaj abuzuesve të të drejtave të njeriut dhe korrupsionit të institucionalizuar, i cili gërryen demokracinë dhe minon sundimin e ligjit”, ka shtuar për “Bota sot”, David Phillips./Botasot

Filed Under: Interviste

Përmirësimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë është i domosdoshëm

December 11, 2021 by s p

Më datën 5 dhjetor 2021,  KKAD, mbajti takimin e radhës me ZOM, me temën: KKAD-ja dhe roli i saj.

https://uraebashkuar.com/wp-content/uploads/2021/12/image-7.png

Shkruan: Isuf Bytyçi (sektori për informim – KKAD)

    KKAD e hapi takimin, me miratimin e dy pikave, që përfaqësues të takimit ishin: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Mira Shehu, Musa Pali, Armenda Hamiti,  Miradije Berishaj,  Dritan Mashi, Michele Greco dhe Isuf Bytyçi, ndërsa disa anëtarë munguan me arsye të konfirmuar. E pranishme në këtë takim ishte edhe znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporë.

Pasi i përshëndeti Dr. Vaxhid Sejdiu, të pranishmit dhe drejtoreshën e QBD-së, i dha fjalën znj. Mimoza Hysës, për një përshëndetje! Znj. Hysa, në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe çmoi punën dhe kontributin e KKAD-së, për përkushtimin dhe seriozitetin, gjatë këtij viti në rrugëtimin e unifikimit të shkollës shqipe në diasporë. Ajo njoftoi se QBD-ja është dhe do të mbetet përkrahëse e KKAD-së, nga që ju jeni këshillëdhënës, ndërsa QBD-ja është zbatuese e saj. Kështu që është në fakt edhe detyrë  KKAD-së.

Ajo kërkoi që KKAD, të jetë edhe më aktive dhe të japë sa më tepër informata e të jetë sa më transparente! S’ka rëndësi se kush dhe sa e përkrah KKAD-në. E rëndësishme është se ne të gjithë, pa dallim, duhet ta përkrahim Diasporën e bashkuar, si Shqipëria ashtu edhe Kosova. Ne jemi një, e në bazë të këtij parimi duhet të nisemi, që të kemi suksese në të ardhmen. Po ashtu, ajo foli edhe për obligimin që ka për përgatitjen dhe shpërndarjen e teksteve plotësuese, QBD-ja! Megjithatë, diaspora duhet ta ketë një pasqyrë të saktë, në lidhje me situatën e shkollave shqipe dhe numrin e atyre që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Vetëm një paraqitje e saktë dhe transparente e bën të mundur që t’na informojë dhe pastaj, ne të marrim hapa konkretë në përkrahje. Ta kemi një Data-Bazë, me numrin e saktë të arsimtarëve dhe nxënësve. Ristrukturimi, do ta ketë vëmendjen e vet, në mënyrë që ta dinë institucionet se si ta ndihmojnë KKAD-në. Pastaj, ato do ta kuptojnë se sa e nevojshme është përkrahja institucionale, tha zonja Hysa. 

https://uraebashkuar.com/wp-content/uploads/2021/12/image-6.png

Më pas z. Sejdiu prezantoi zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë, konkretisht në Zvicër. Ai foli për përpjekjet, vështirësitë dhe hapjen e dhjetëra e dhjetëra shkollave në kuadër të Rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër! Foli në detaje për organizimin e këtyre shkollave, kërkesat drejtuar, drejtorive të shkollave zvicerane,  pranimi i mësuesve, kontakteve me prindërit dhe veprimtarët e shkollave shqipe etj. Synimi ynë është që ne të punojmë shumë, t’i informojmë të gjithë individët dhe grupet apo institucionet, tha Vaxhidi. Më tej foli për rritjën e numrit të nxënësve dhe hapjën e shkollave të reja dhe pranimin e mësimdhënësve të rinj në Zvicër, ku i falënderoi edhe ambasadat e dy shteteve tona, të cilët janë vu në interes të shkollës shqipe dhe janë përkrahës të këtij rrugëtimi që bëjmë ne, qoftë si individ, shoqatë, apo rrjetëzim i shkollave shqipe në Zvicër, tha Sejdiu.

Në veçanti, ai foli për mbështetjen institucionale të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, e cila në vazhdimësi ka ndihmuar me gjithë stafin e saj, veprimtarinë tonë.

Zotëri Sejdiu, kërkoi një raport nga anëtarët e KKAD-së, që ta japin një informacion rreth punës dhe veprimtarisë së shkollës shqipe në shtete të ndryshme. Në këtë raportim  z. Mustafë Krasniqi, pasi përshëndeti drejtoreshën Hysa dhe të pranishmit, ndër të tjera tha: Me keqardhje duhet ta pranojmë një fakt të hidhur, deshëm apo s’deshëm, por që është real në Gjermani, sipas të dhënave jo zyrtare  jetojnë me mijëra e mijëra nxënës, derisa numri i fëmijëve që shkojnë për ta mësuar gjuhën amtare, është ekstrem i ultë! Kjo dhe na bënë të mendojmë se ku jemi si komunitet, pa  u munduar ta hedhim fajin, e të bëjmë me gisht se kush ka apo nuk ka faj. Por që realiteti është ky, që dhe duhet të na bëjë të mendojmë se ç’të bëjmë më tej, për të ngritur vetëdijen e bashkëkombësit mërgimtarë, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, tha Krasniqi.

 Krasniqi, informoi edhe për punën e LAPSH-it në Bavari, i cili ndër të tjera tha: LAPSH-i në Bavari, krejt në baza vullnetare po bënë një punë të madhe në ngritjen dhe vetëdijesimin e bashkëkombësve për shkollën shqipe, qoftë përmes mediave elektronike dhe ato të shkruara e sociale, aktiviteteve tjera, të kontakteve me bashkëkombës, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, apo edhe përmes faqes saj zyrtare! Ai njoftoi edhe për futjen e gjuhës shqipe në grupin e gjuhëve të huaja, si edhe për aktivitetet dhe seminaret e mbajtura gjatë këtij viti si: Takimi në Vjenë, me mësimdhënësit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Austri, takim për t’i shkëmbyer përvojat dhe diskutim për të ardhmen e përbashkët të një bashkëpunimi. Në këtë vizitë, përpos takimit të punës që ishte shkëmbimi i përvojave për mësimdhënie, vizituam Muzeun e Vjenës, konkretisht përkrenaren dhe shpatën e kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Krasniqi foli edhe për organizimin e seminarit një-ditor, që u mbajt në Munih të Gjermanisë, nën përkujdesjen e LAPSH-it në Bavari. Seminari, jo vetëm që kishte një qëllim të thjeshtë, por, gjithsesi ishte qëllim primar për shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve edhe kishte të bënte sensibilizimin e festimit të “28 Nëntorit”! Që do të thotë se seminari i tejkaloi të priturat e Këshillit Organizues, ku ligjërues ishin: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mr. Hamëz Morina dhe profesoreshë Lume Daci – Hoti.  Pastaj, në praktikë, në grupe të ndarë mësimdhënësit, përmes praktikave të lira në klasë, në formë lojë, e praktikuan, të organizuar nga Mustafë  Krasniqi dhe Selim Hoti! Përpos që ishte kjo një risi, zgjoi edhe një kureshtje dhe interes për mësimdhënësit, që ta realizojnë me nxënësit e tyre, tha Krasniqi.

Kurse, znj.  Miradije Berishaj, tha se përveç vështirësive tjera, pandemia e ka vështirësuar tepër zhvillimin e mësimit plotësues në Diasporë. Ajo përmendi edhe takimin e përbashkët me mësimdhënësit e Bavarisë që patën me mësimdhënësit e shkollës shqipe në Austri, ku e vlerësoi këtë takim shumë frytëdhënës dhe kërkoi që takime të tilla duhet të kemi sa më shpesh! Ajo potencoi se në Seminarin që e ceku kolegu, Krasniqi, ishim të ftuar edhe ne, që për fat të keq pandemia ishte ajo që na pengoi dhe nuk patëm mundësi të ishim të pranishëm edhe ne në seminar për t’i këmbyer përvojat tona si mësimdhënës, tha znj. Berisha.

 Kurse z. Dritan Mashi shprehu shqetësimi në lidhje me organizimin e mësimit të gjuhës amtare në Diasporë dhe tha: “Fëmijët tanë nuk janë lodra shoqatash e individësh për publicitet“. Shqetësim tjetër tregoi z. Mashi, në lidhje me kontaktimin e arsimtarëve të gjuhës, bashkëpunimin dhe  organizimin e mirëfilltë të punës me organizimin e mësimit të gjuhës shqipe në Itali dhe tërë Diasporën.

Znj. Mira Shehu informoi në lidhje me zhvillimin e mësimit plotësues në Kanada, Kurse znj. Armenda Amiti njoftoi se gjendja e mësimit plotësues në Slloveni është vështirësuar, për shkak të kushteve, nga pandemia! Deri diku, janë liruar, por ka nevojë për shumë punë për të bërë edhe në Slloveni.

Edhe z. Pali, foli në lidhje me zhvillimin e Mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët tanë, por tërhoqi vëmendjen se shtetet e Ballkanit, duhet të premtojnë dhe të veprojnë, në integrimin evropian e botëror! Shqiptarët vijnë nga disa shtete të Ballkanit dhe, ato duhet ta kenë një platformë të përbashkët, në mënyrë që të mos vonohemi! Rol të rëndësishëm luajnë edhe mediet, në informimin e shqiptarëve, kudo që janë.

Kurse z. Michel Greco tha se në arbëreshët e Italisë e kemi ruajtur gjuhën 6 shekuj me radhë dhe, tani brenda 20 vjetësh e humbëm! Ky nuk është faji, vetëm i banorëve, por edhe udhëheqësit shtetërorë shqiptarë, kudo që kanë mundësi dhe pozita, duhet ta ndihmojnë ruajtjen e gjuhës, tha Greco.

Dhe, në fund, Dr. Vaxhid Sejdiu, tha se ne do ta bëjmë një pasqyrë pune të detajuar në Zvicër dhe, në adresë të QBD-së, kërkoi tekste shkollore, sepse Shkolla shqipe në Zvicër ka shumë nevojë për to.

Ne, pra do ta bëjmë një pasqyrë të punës, dhe t’u drejtohemi të dyja shteteve shqiptare; për një bashkërenditje të përpjekjeve tona për ta ndihmuar rrugëtimin tonë, në unifikimin e shkollave shqipe në Diasporë, sepse ka nevojë për ndryshim dhe përmirësim, tha ai.

Filed Under: Kulture

“Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli

December 11, 2021 by s p

Shqiprim Pula/


Marrëveshja për bashkësinë (“zajednica”) e komunave me shumicë Serbe, mbi të cilën kishte pikëvështrime të ndryshme, pakica Serbe në Kosovë mbeti pala më e padëgjuar dhe më pak e përfshirë përgjatë dialogut, për integrimin e tyre në kuadër të shtetësisë së Kosovës. Marrëveshja për bashkësinë (“zajednicën”) e komunave Serbe, u nënshkrua më 19 Prill, 2013 dhe më pas më 25 Gusht, 2015 ajo mbi Parimet e Përgjithshme. Nga një pikënisje historike, secili nga ne, kemi pasur rastin t’a dëgjojmë tregimin qysh në të kaluarën, kryesisht në zona rurale, për hir të krijimit të një miqësie, prindër të fëmijve të porsalindur, u jepnin fjalën njëri-tjetrit se fëmijët do t’i martojnë për t’a forcuar miqësinë, por kjo, pa dëgjuar vullnetin e fëmijve, pa e ditur nëse mes tyre do të kishte dashuri, dhe duke injoruar (mos)gatishmërinë për një martesë të premtuar qysh në vegjëlinë e tyre!. Sado paradoksale të tingëlloj, po aq eksperimentale ishte motivi për nënshkrim dhe ngutia nga premtimet e (pa)realizuara!. Tani, shikuar këtë tregim në kontekstin shtetëror, përkthyer si analogji, shihet tendenca kundër vullnetit të qytetarëve shumicë, dhe eksperiment mbi (de)funksionalizimin e shtetit të Kosovës!. Thirrjet (“presionet”) e një-pas-njëshme, nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, e posaqërisht nga përfaqësuesit e Unionit Europian (UE), për zbatimin e një marrëveshje të tillë, kërkesë kjo, në të sotmen, kundër vullnetit dhe gatishmërisë së shumicës shqipëtare dhe Qeverisë, ngase marrëveshja si e tillë, ishte nënshkruar mbi premtimin për lëvizje të lirë, për më tepër, absurditeti qëndron se marrëveshja si e tillë rezultoi të jetë kundër frymës kushtetuese, kundër integritetit territorial dhe kërcënim për sovranitetin, sipas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Thirrjet për themelimin e bashkësisë (“zajednicës”) së komunave me shumicë Serbe me kompetenca substanciale ekzekutive, është thirrje për paralizim të shtetit të Kosovës. Kjo martesë e premtuar qysh n’vegjëli, ka fatin e saj për trajtim ligjor e institucional, domosdoshmërisht vetëm sipas rekomandimeve të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nga procesi i dialogut, lindi bashkësia e komunave me shumicë Serbe, por, ishte ҁmimi për shumë tema të premtuara, për dhe rreth Kosovës. Sot, secili nga vendim-marrësit institucional ndihet i frustruar me fatin e kësaj krijese sepse në përmbajtje të Kushtetutës, Kosova prezantohet si shtet multietnik (e paprecedent për nga përqindja demografike në gjeografinë e saj), ndërkaq, bashkësia (“zajednica”) është menduar të jetë për një pakicë nacionale me mundësi kontrolli (!) nga një shtet fqinj, siҁ është Serbia. Në hirin e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjet konsiderohen ligje, apo ‘Pacta Sunt Servanda’, prandaj dhe, nuk mund t’i ikët përgjegjësisë shtetërore por, se ҁfarë duhet të bëj Qeveria me këtë martesë të premtuar qysh n’vegjëli është t’u qaset bisedimeve me Serbët lokal, respektivisht përfaqësuesit e tyre, dhe jo me Serbinë për ҁështjet e interesit të brendshëm; të prezantohen modelet më të mira edhe të vendeve anëtare të UE-së, si zgjidhje e pranuar duke e ruajtur rregullimin unitar shtetëror të Kosovës, po duke garantuar të drejtat dhe interesat e pakicës Serbe në të gjitha ato lokalitete ku ata jetojnë, duke u’a njohur të drejtën në vetorganizim për t’i realizuar interesat komunitare në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera në fuqi.Tutje, kërkohet kujdes e vëmendje, ngase gabimet politike të cilat janë bërë nga nomenklaturat politike në të kaluaren, janë padrejtësi që nuk maten fare. Andaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet që, para së gjithash i) të shpreh pajtueshmëri për marrëveshje me Serbët lokal, ii) prezantoj parimet të cilat ligjërisht do të jenë obligative për jetësim, iii) Serbët lokal t’i përfshij dhe dëgjoj në një dialogim të drejtpërdrejtë dhe iv) të vazhdoj t’i diskutoj të gjitha ҁështjet teknike për realizimin e një lloj riorganizimi si mekanizëm që do të shërbente për përmirësim jetese të qytetarëve lokal Serb, në mënyrë që t’a evitoj pretendimin e Serbisë që bashkësinë (“zajednicen”) t’a përdor si instrument të saj për manipulim të qytetarëve Serb në Republikën e Kosovës.

Filed Under: Analiza

Në Reçak është shpërfaqur qëllimi i shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë

December 11, 2021 by s p

PRISHTINË, 11 Dhjetor 2021- Gazeta DIELLI/


Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani:


Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën.Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2689
  • 2690
  • 2691
  • 2692
  • 2693
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT