• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria dhe një kujtim për aktorin italian Remo Gerone

October 7, 2025 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Sipas medias italiane aktori i njohur italian Remo Girone ndërroi jetë pak ditë në moshën 76-vjeçare, në shtëpinë e tij në Monako, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten, Vittoria Zinny. Si dashamirëse e artit pata kënaqësinë të takohem me aktorin Remo Girone nëntorin e vitit 2018 në Romë. Girone ka pasur një karrierë të suksesshme si në televizion ashtu edhe në kinematografi, por në kujtesën italiane e popullit shqiptar mbahet mend për serialin televiziv “La Piovra 3”, ku interpretoi rolin e “urryer” të Tano Caridit.

Po udhëtoja me avion nga SHBA për në Shqipëri. Në aeroportin Fiumicino të Romës, tranzit për në Tiranë. Aeroport që ka fituar Çmimin si më i miri në Europë. Rastësisht takova e fola nga afër me aktorin italian Remo Girone, të famshmin Tano Caridi tek seriali italian “La Piovra”. Do të ishte protagonist në filmin e ri shqiptaro – italian të regjisorit Namik Ajazi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”. Film i cili tashmë ka fituar disa Çmime të Arta në Gjermani dhe në Itali.

Sipas aktorit Girone, xhirimet e filmit kishin filluar dhe ai së bashku me bashkëshorten Victoria Zinny, prezantohen në rolin e një familje diplomatësh italianë në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit. Regjisori Namik Ajazi, edhe ai i prekur direkt politikisht, së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha dhe një grup aktorësh shqiptarë e italianë, do të bënin të njohur për publikun një histori të parealizueshme dashurie gjatë viteve të diktaturës. Bëhej fjalë për histori dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë Italian.

Ngjarjet i përkisnin fund viteve ’70, fillim i ’80-ës dhe krahas historisë së dy të rinjve, do të vendoseshin ngjarje të viteve të vështira të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Duke iu referuar edhe shtypit shqiptar, për të arritur në këtë histori të dhimbshme, regjisori Ajazi ka punuar për gati tre vite dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së Brendshme. Është mbështetur në katër histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit.

Sipas Ajazit aty nuk mund të flitet për personazhe realë, pasi ka marë copëza nga disa syresh. Po sipas medias shqiptare regjisori Ajazi thotë se: “Nuk dua që askush të identifikohet me personazhet e filmit. Por është një histori e vërtetë që i bën homazh atyre ngjarjeve të dhimbshme, romancave të ngelura përgjysmë, idileve të prera në mes nga ana e regjimit, i cili nuk të falte”.

Është homazh për të gjithë ata njerëz që kanë kaluar nëpër situata të tilla. Disa nuk jetojnë më, disa tashmë janë gjyshër”, ka thënë Ajazi në një intervistë të tij, teksa shton se përzgjedhja e temave nga e kaluara komuniste vjen si një detyrim karshi një brezi që përjetoi kohëra të vështira, por edhe për t’i treguar brezit të ri se ç’kanë qenë ato vite”.

Dhe sigurisht regjisori Ajazi ka prekur një ngjarje tepër delikate të jetës në diktaturë, pasi gjatë atyre viteve të zymta ka pasur shumë dramë, divorce si në dashurinë e të rinjve ashtu edhe gjatë viteve pasmartesore, për shkak “biografie” e luftës së klasave shumë çifte u ndanë duke rritur fëmijët jetim me prindër gjallë.

Përzgjedhja aktorëve përbënte një surprizë më vete. Ajazi kishte sjellë në Tiranë aktorin Remo Girone së bashku me aktoren Victoia Zinny që do të interpretonin prindërit e vajzës.

Beatrice Aiello, një aktore e re italiane në rolin e protagonistes, po ashtu interpreton edhe Marta Gastini. Roli kryesor i ishte besuar të riut shqiptar që jetonte në Firenze, Anton Kodrinaj. Filmi u mbështet nga QKK, Ministria Italiane e Kulturës dhe Eurimages.

Duke dëgjuar nga aktori Girone rreth skenarit të këtij filmi, një nga këto episode më ktheu në kujtesë miken time italiane Jola Tahmizi, që fatkeqësisht nuk jeton më, ish anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë, ku edhe unë kam dhënë kontributin tim vite me radhë edhe pranë kësaj shtrese deri ditën që u largova për në SHBA. E kam njohur nga afër Jolën, i ati kishte qenë Konsull i Italisë në Vlorë. Për shkak të veshjes së saj “moderne” kishte rënë në sy të policisë sekrete shqiptare dhe sigurimi i shtetit e arrestoi në moshë tepër të re.

Sa herë vajza e re me emrin Jola shkonte në Tiranë, luante tenis veshur me një fund të shkurtër të bardhë me pala të vogla dhe bënte shëtitje – xhiro duke mbathur patinat rrëshqitëse. Kjo pamje ekstravagante e saj përbënte rrezik për regjimin e kohës. Shfaqje e huaj, paçka se Jola ishte e huaj, në dhe të huaj. Vetëm për fundin e bardhë e të shkurtër që mbante veshur dhe rrëshqitjen me patina, e arrestojnë dhe e dënojnë për agjitacion – propagandë.

Një rast tjetër që kam njohur nga afër, Maria Dvorani, e cila la studimet e larta në Itali dhe kthehet në atdhe për tu gjendur pranë atdheut gjatë pushtimit fashist. Ndërkohë njihet e martohet me një inxhinier italian, që kish mbetur pas lufte në Shqipëri. Për këto veprime të ndaluara sigurimi i shtetit e arreston dhe e burgosin si armike e popullit. Edhe me Marien jam njohur pranë kësaj Shoqate. Ishin gra inteligjente, poete, shkrimtare, tolerante e tepër humane.

Gra heroina që me dinjitet të lartë sfiduan diktaturën më të egër në Europë. Ishin bashkëvuajtëse e mike burgu politike me heroinën Musine Kokalari, të cilat shpesh më tregonin ngjarje të atyre vuajtjeve të rënda e torturave çnjerëzore që kishin përjetuar nëpër birucat e diktaturës. Jeta dhe vepra e të cilave u përjetësua në lartësi me dimensionin e lirisë.

I paharruar qofte kujtimi dhe vepra e artistit italian Remo Gerone!

Filed Under: Interviste

“Shelgu lotues”

October 7, 2025 by s p

Lulzime Malaj/

Kur fjalët bëhen urë që lidh dhimbjen me shpresën, lind arti i vërtetë poetik, dhe në këtë frymë vjen vëllimi i poeteshës së njohur Irma Kurti, “Shelgu lotues”, një libër që shënon një fazë të rëndësishme në letërsinë bashkëkohore shqipe, ku pikëllimi i humbjes zbërthehet në vargje me fuqi mbresëlënëse dhe ku lexuesi gjen reflektimin e vetvetes në pasqyrën e poezisë. Pak kohë më parë, një dërgesë me katër libra nga kjo artiste e njohur — poete, shkrimtare, gazetare, përkthyese, dhe autore e qindra teksteve të këngëve të muzikës së lehtë, zbukuroi bibliotekën time personale, një privilegj që më afroji më tej në botën e pasur të fjalës dhe ndjeshmërisë së saj krijuese.

Fillova së pari të lexoj vëllimin me poezi “Shelgu lotues” botim i Shtëpisë Botuese ADA, kushtuar Nënës së saj të shtrenjtë, Sherife Mezini – Kurti, që është larguar përgjithnjë nga kjo botë. Poezia që i jep titullin këtij libri, pra “Shelgu lotues” është fituese e çmimit të parë absolut në seksionin e gjuhës së huaj në konkursin letrar ndërkombëtar “L’arte in versi” 2022, në Jesi, Ancona të Italisë. Librin e përshkon, si një trajektore në gjithë spektrin e gjeografisë së tij, një stuhi shpirti, trandje e përjetuar, një dramë tronditëse, e derdhur në vargje. Siç thotë vetë autorja:

“Unë nuk dua ta kujtoj Nënën me fraza standarte, të ftohta e pa emocion, por përmes poezisë, sepse të gjitha brengat, vuajtjet dhe dëshpërimin për ikjen e saj i kam derdhur në vargje dhe ato reflektojnë, si në një pasqyrë, trazirat e shpirtit tim.” Shumëçka në këtë vëllim është shprehur figurativisht, me një stil specifik lakonik. Poezitë janë të trajtuara në mënyrë krejt të thjeshtë, por mjaft të ndjera, sa spontane po aq edhe pontenciale dhe të shkruara me mjeshtëri.

Pasazhe sa të dhimbshme aq të mrekullueshme

Kur arti i bukur qëndiset me gjakun e zemrës të çon në një dimension rrëfyes që përcillet në mënyrë të magjikshme. Lexon mesazhe që të emocionojnë së tepërmi. Lirikat janë sa të dhimbshme, po aq të ndjera e të bukura dhe ngjallin emocion në çdo gërmë e varg. Në to lundrojnë ndjesi ëmbëlcake e delikate siç është raporti Nënë – Fëmijë, ndjenja më sublime, dashuria pa kushte, më e fuqishme dhe më e çmuar e njerëzimit.

Ndërthurja e vargjeve me tone herë të buta e herë shpërthyese deri në kupë të qiellit të drithëron, të emocionon deri në përlotje. Po shkëpus nga vëllimi disa vargje:

Gabimisht

Në këtë rrëmujë kërkoj shpëtim

nga njerëzit me bluza të bardha.

Thërras, por askush s’më dëgjon,

shpirti trishtimin dot s’e mbaka.

Kalojnë, nuk të hedhin as sytë.

Gati thërras: “O njerëz pa shpirt!”

Ata që i shohim si shpëtimtarë,

këtu “mjekë” quhen gabimisht.

Nëna, përveçse nënë, që i dhuron jetë një jete është shoqja më e mirë, njeriu më i shtrenjtë mbi tokë. Me ikjen e saj ikën gjysma e zemrës, ikën fëmijëria, ikin dhe sekretet që ajo mban në kasafortën e zemrës. Pena delikate dhe e konsoliduar tashmë ndër vite e shkrimtares së talentuar Irma Kurti, na përcjell figurën njerëzore të nënës së saj të shtrenjtë, kaq origjinale dhe të sigurt nga ana artistike. Autorja na sjell imazhe jete, vuajtjen, mundimin, dashurinë e pakufi, adhurimin për atë, NËNËN!

Ky libër të nxit ta lexosh deri në fund me ndjesinë e vargjeve dhe origjinalitetin e tyre. Në to përshfaqet një ndjenjë tragjizmi, dramaciteti që përcillet tek lexuesi përmes notash që rrëzojnë qiej e përplasin planete, që të ngjallin fantazinë dhe imagjinatën me forcën e tyre.

Figurat letrare lindin në mënyrë krejt të natyrshme, spontane, krijojnë situata që të mbeten gjatë në mendje. Mendimet metaforike, unike, për nga bukuria estetike-artistike, kompozicioni, vërtetësia e tonit e bëjnë kaq të veçantë dhe origjinale atmosferën e kësaj përmbledhjeje poetike.

I trembem ikjes së viteve

Unë i trembem ikjes së ditëve-

rrjedhin të çmendura, me vrap.

Unë i trembem ikjes së Nënës-

humbje më të madhe nuk ka!

Ju më kishit thënë se kishte Zot,

e zhgënjyer jam dhe e pashpresë.

Mirësitë e saj u zhdukën në hiç,

nuk besoj më askund e në asgjë!

Janë lirika të mrekullueshme, edhe pse të trishta, që kumtojnë një muzikalitet të ëmbël dhe ndjesi të gjalla; një penë e fuqishme që përcjell mesazhin me emocion, mall dhe thellësi mendimi. Me një frymëzim të arrirë, që shquhet për thjeshtësinë mahnitëse dhe monologun plot jetë, stili i saj ngjan me atë të shkrimtarit të madh Hemingway, i cili përmes përshkrimeve të protagonistëve të tij portretizon luftëtarë të paepur, me dinjitet dhe krenari, përballë situatave të ndera që ata përjetojnë.

Portreti yt në kornizë

Përballë apartamentit tonë të ri

parku shtrihet si qilim i blertë.

Hera herës trishtimi më mbulon

kur me dashurinë time shkoj atje.

Sa doje të më shihje të lumtur

do të jepja gjthçka të ishe këtu!

Më pe të zhgënjyer, në kërkim

të ëndrrave që nuk i arrita kurrë.

Këtu do vendos TV, atje divanin,

eja e më jep një mendim, ku je?

Për kuadrot në mure, për mobiliet

Për lulet, për ngjyrën e perdeve.

Përgatis çantat, në heshtje vendos

dhuratat e tua; plot vite më parë

I ruajte për këtë ditë që s’e arrite

me përkushtim, si më i rralli thesar.

Falë talentit dhe punës së madhe të saj plot pasion, temperamentit luftarak, vizionar, në udhën e bukur, por dhe të vështirë të artit bashkëkohor, Irma Kurti ka botuar mbi 110 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar mbi 100 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, 20 prej të cilave kanë qenë çmime të para. Përveçse në Shqipëri, ka fituar gjithashtu çmime në konkurse letrare ndërkombëtare në Greqi, SHBA, Kanada,

Filipine, Liban dhe Kinë. Irma Kurti është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.

Në 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin

“Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano,

Zvicër. Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike

dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Italiane. Në 2021 nderohet me çmimin “Liria”

nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. I akordohen çmimet “Leonardo da Vinci 2021” dhe

“Giacomo Leopardi” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Lecce. Në vitin 2022 emërohet

Ambasadore për Shqipërinë nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari.

Intelektuale, me një gamë të gjerë në kontributin e letrave shqipe dhe në botë,

“Ambasadore e Paqes”, një nga autoret më të sukseseshme të afirmuara në panteonin e

fjalës së bukur shqipe në Shqipëri dhe në Botë, që na bën krenarë. Irma Kurti është një

nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të

Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 23 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Portugali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi, Kolumbi, Argjentinë, Moldavi, Algjeri dhe Guatemalë.

Filed Under: ESSE

We have received a gold Level of Support from Motrat Qiriazi NY Branch

October 7, 2025 by s p

Albanian American Women’s Organization. Motrat Qiriazi. NYC Non profit

Their generosity truly shows how powerful it is when we come together to make a difference for families that have received a cancer diagnosis. Thank you for believing in our noble Mission.

The Albanian American Women’s Organization (AAWO) works to lift the spirit, status and voice of Albanian women, girls and Albanian families so they can fully participate in all aspects of life, by becoming stronger, and more resilient, in overcoming the years of war, government oppression and tradition that have pushed them down and to the margins of society.

AAWO hopes to strengthen the bonds between Albanian American women and their sisters all over the world. We believe and cherish that all human beings in this world, regardless of gender, race, nation, or religion deserve an equal opportunity in life… There is a need felt to give a voice to young Albanian women and youth and to listen and learn about their struggles and their ideas for a better future. Therefore, AAWO explores the role of women and young people also in creating “a culture of peace,” during their integration into the American mainstream society.

Take your seat

https://www.zeffy.com/…/tick…/afc-6-th-anniversary-party

💜🌸Kemi mare nje Mbeshtetje te Nivelit te Arte nga shoqata Motrat Qiriazi ne NY

Bujaria e tyre tregon vërtet sa te fuqishem jemi kur bashkohemi për të bërë një ndryshim për familjet që kanë marrë një diagnozë kanceri. Faleminderit që besoni në misionin tonë fisnik.

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane (AAWO) punon për të ngritur shpirtin, statusin dhe zërin e grave, vajzave dhe familjeve shqiptare, në mënyrë që ato të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, duke u bërë më të forta dhe më të qëndrueshme në përballimin e viteve të luftës, shtypjes qeveritare dhe traditave që i kanë shtyrë drejt margjinave të shoqërisë.

AAWO synon të forcojë lidhjet midis grave shqiptaro-amerikane dhe motrave të tyre në mbarë botën. Ne besojmë dhe vlerësojmë thellësisht se të gjithë njerëzit në këtë botë, pavarësisht gjinisë, racës, kombësisë apo fesë, meritojnë një mundësi të barabartë në jetë. Ndjehet një nevojë për t’u dhënë zë vajzave dhe të rinjve shqiptarë, për të dëgjuar dhe mësuar nga sfidat dhe idetë e tyre për një të ardhme më të mirë. Prandaj, AAWO eksploron edhe rolin e grave dhe të rinjve në krijimin e “një kulture paqeje”, gjatë procesit të tyre të integrimit në shoqërinë amerikane.

Filed Under: Komunitet

AKTI IFUNDIT LIGJOR QË I KISHTE NGELUR PA REALIZUAR RILINDJES KOMUNISTE ISHTE REHABILITIMI I DIKTATORIT ENVER HOXHA! 

October 7, 2025 by s p

Besim Ndregjoni/

Akti i fundit që i kishte ngelur pa realizuar Rilindja komuniste e Partisë socialiste ishte rehabilitimi i diktatorit Enver Hoxha, dhe këtë e realizoi sot me Institutin Parlamentar alias Instituti Marksist-leninist pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ku e din Instituti marksist-leninist parlamentar se diktatori kreu genocid në Shqipëri:

STATISTIKA SHTETËRORE E KRIMIT KOMUNISTE 45 VJECAR NË SHQIPËRI

Te ekzekutuar per motive politike 5037 burra dhe 450 gra

Te denuar me burgosje politike 28.788 burra dhe 7367 gra

Te internuar per motive politike 50.217 burra dhe 10.792 gra

U debuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje

U pushkatuan apo digen ne burgjet shgiptare 64 shtetas të huaj

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me kombesi jo shqiptare

95 shqiptare kosovare ge ndodheshin ne Shqiperi u pushkatuan

U ekzekutuan dhe u burgosën klerike katolik 120 veta

U ekzekutuan dhe u burgosën klerike bektashian 83 veta

U ekzekutuan dhe burgosen klerike mysliman 60 veta

U ekzekutuan dhe burgosn klerike ortodokse 39 veta

U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare

740 Xhami

608 Kisha e Manastire Ortodokse

Kisha manastire katolike 157

Teqe, tyrbe 530

6000 Te pushkatuar me giygi dhe pa giygi nuk u jane gjetur eshtrat…

Ne vend u ngrit nje sistem burgjesh e kampesh shfarosëse :Gjirokaster, Tepelenë, Vlore,Korçë, Berat,Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelena, Bulqizë,Spaçi, Qaf-Bari.

Është e gëzuar Partia socialiste për këto krime që ka kryer udhëheqësi shpirtnor i tyre. Ata skërkuan falje për tre dekada për këtë genocid,kështu me ideologjinë dhe propogandën që përdor nga 35 vite ajo e qetë don ta rehabilitoi diktatorin e fundit stalinist Enver Hoxhën dhe të fshij genocidin që ka ba ky kriminel! Atëhere ne antikomunistave ish të burgosur dhe të përndjekurve politikë që provuam krimet më të tmerrshme të Enver Hoxhës na lind e drejta: Largohuni nga sistemi demokratik zotrinj socialistë -se nuk mund të ekzistoi një parti që rehabiliton diktaturën dhe diktatorin të fuksionoi në një demokraci!

E pakta që duhet të bëjë opozita të kërkoi shkrirjen e këtij Instituti parlamentar marksit-leninist! 

Shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit!

Parlamenti shqiptar të kërkoi falje publike mbas tre dekadash familjeve antikomuniste dhe mos të prishi ekulibrat e shoqërisë. Çdo urretje politike që çfaqet në shoqëri e çon shoqërinë drejt konfliktit social!

Mediat të mos heshtin për rehabilitim e diktatorit!

I ftojmë ambasadat e akredituar në Tiranë, që mos të heshtin përpara këtij skandali e të turpërohen që bashkëpunojnë me një forcë politike që rehabiliton diktatorin stalinist Enver Hoxha!

Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Filed Under: Fejton

Teknologjia në filateli: Nga risitë botërore te pasqyrimet shqiptare dhe perspektiva e së ardhmes

October 6, 2025 by s p

Besnik Fishta/

Më 17 tetor 2025, në Francë do të prezantohet një risi që pritet të bëjë jehonë në botën e filatelisë: emetimi i pullës së parë postare që “flet”, duke integruar inteligjencën artificiale. Kjo pullë inovative, e dedikuar 60-vjetorit të ndarjes nga jeta të Winston Churchill, përmban një portret të realizuar nga artistja franceze Sophie Boujard dhe një kod QR që e çon përdoruesin te një asistent virtual. Ky asistent, i ndërtuar mbi inteligjencën artificiale, ofron informacion të saktë dhe të verifikuar mbi jetën dhe trashëgiminë e Churchill-it, duke përdorur si burim të dhënash arkivat e “Shoqërisë Ndërkombëtare Churchill”.

Ky emetim shënon një moment historik, një pikë kthese në konceptin klasik të pullës postare. Nuk kemi më të bëjmë vetëm me një objekt simbolik, artistik ose dokumentues. Pulla shndërrohet në një medium interaktiv që komunikon, informon dhe edukon në kohë reale. Ajo hyn në epokën e teknologjisë së zgjuar, duke u bërë një ndërfaqe mes të kaluarës dhe së ardhmes, mes trashëgimisë kulturore dhe inovacionit teknologjik.

Ky zhvillim i fundit është një rast i shkëlqyer për të reflektuar mbi mënyrën se si teknologjia është përfaqësuar në historinë e filatelisë, jo vetëm në vendet e zhvilluara por edhe në Shqipëri, dhe për të vlerësuar perspektivat që kjo tematikë mund të marrë në të ardhmen. 

Që nga fundi i shekullit XIX, teknologjia ka qenë pjesë e pandashme e ikonografisë filatelike. Me të nisur epoka industriale, pullat postare filluan të pasqyrojnë imazhe të lokomotivave me avull, anijeve të mëdha, urave metalike, fabrikave dhe pajisjeve industrial, simbole të përparimit dhe transformimit shoqëror të kohës. Këto imazhe nuk ishin thjesht ilustrime dekorative, por reflektim i aspiratave të një epoke që besonte fuqimisht në zhvillimin teknik si rruga drejt modernitetit.

Përmes pullave postare, u dokumentua gjithashtu edhe revolucioni në fushën e komunikimit: telegrafi, telefoni, radioja dhe më vonë televizioni. Këto teknologji, përpara se të bëheshin pjesë e jetës së përditshme, u promovuan dhe u afirmuan përmes imazheve të filatelisë, që u kthyen në një mjet i fuqishëm i edukimit dhe sensibilizimit publik.

Edhe Shqipëria, ndonëse në një kontekst historik dhe ekonomik më të kufizuar, nuk ka mbetur jashtë këtij trendi botëror. Në mënyrë graduale dhe me një ritëm më të ngadaltë, temat teknologjike u reflektuan edhe në emetimet filatelike shqiptare, sidomos nga vitet ’60 e tutje.

Q neë dekadën e dyte pas vendosjes së sistemit socialist, Shqipëria nisi të përdorte pullat postare si një mjet propagandistik dhe edukues, ku ndër temat dominante u përfshinë zhvillimi i bujqësisë, makineritë bujqësore, ndërtimet industriale dhe projektet e mëdha infrastrukturore. Në këtë kontekst, pullat nuk kishin vetëm funksion postal apo estetik, por edhe një mision me qellime propogandistike.

Në vitet ‘60 e në vijim, tematika teknologjike u zgjerua me përfshirjen e arritjeve në shkencën dhe teknologjinë hapësinore, të cilat dominonin diskursin global të kohës. Gara hapësinore midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik frymëzoi një sërë emetimesh filatelike në mbarë botën. Edhe Shqipëria kontribuoi në këtë trend, megjithëse kryesisht duke pasqyruar suksese të vendeve aleate të kampit lindor, si vendosja e satelitëve, misionet kozmike dhe arritjet e astronautëve sovjetikë.

Gjatë viteve ’70 dhe ’80, temat e zhvillimit kombëtar, si elektrifikimi i vendit, ndërtimi i hidrocentraleve, zgjerimi i rrjetit hekurudhor dhe zhvillimi i industrisë së lehte apo te rëndë, ishin pjesë integrale e filatelisë shqiptare. Këto pulla shërbyen jo vetëm për të dokumentuar fazat e transformimit ekonomik, por edhe për të ndërtuar një narrativë të përparimit teknik të vendit.

Pas ndryshimeve të mëdha politike në fillim të viteve ’90, Shqipëria përjetoi një tranzicion të thellë ekonomik dhe institucional. Kjo u reflektua edhe në fushën e filatelisë, ku temat e mëparshme propagandistike u zëvendësuan nga një frymë më e hapur ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe tematikave universale. Pulla të dedikuara teknologjisë së informacionit, komunikimit digjital, energjive të rinovueshme, si dhe pjesëmarrja në emetimet e përbashkëta CEPT/Europa, tregojnë një përpjekje për të sinkronizuar filatelinë shqiptare me zhvillimet e kohës.

Megjithatë, në mënyrë objektive duhet pranuar se frekuenca dhe thellësia e trajtimit të temave teknologjike në filatelinë shqiptare ka qenë relativisht e ulët. Në krahasim me vendet e tjera evropiane, sidomos ato me tradita të konsoliduara filatelike, Shqipëria ka pasur një ritëm më të ngadaltë në integrimin e temave që lidhen me inovacionin, teknologjinë dixhitale dhe sfidat bashkëkohore.

Shembulli francez i pullës së Churchill me teknologji të inteligjencës artificiale hap një horizont të ri për të gjithë botën e filatelisë. Pulla nuk është më vetëm një kujtim apo një artefakt historik. Ajo mund të bëhet një portë drejt njohjes, një mjet ndërveprimi dhe edukimi, një platformë që e lidh koleksionistin me rrjete informacioni të gjalla, të azhurnuara dhe të personalizuara.

Në këtë kontekst të ri, temat që mund të përbëjnë bazën e filatelisë së së ardhmes janë të shumta:

  1. Inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi e shoqërisë
  2. Robotika, dronët dhe teknologjitë e hapësirës kibernetike
  3. Energjitë alternative dhe arkitektura e qëndrueshme
  4. Telekomunikimet satelitore dhe perdorimet e internetit te gjerave (IoT)
  5. Bioteknologjia, gjenetika dhe inovacioni në shëndetësi
  6. Transporti inteligjent, automjetet autonome dhe eksplorimi kozmik

Këto tema nuk janë vetëm aktuale, por janë pjesë e pandashme e sfidave dhe përparimeve që po përjeton njerëzimi. Për Shqipërinë, ato përfaqësojnë jo vetëm një mundësi për të modernizuar përmbajtjen e pullave postare, por edhe një mënyrë për të treguar pjesëmarrjen e vendit në rrjedhat globale të inovacionit.

Teknologjia nuk është më vetëm një temë për të ilustruar në filateli, ajo është një mjet për të transformuar vetë natyrën e pullës. Filatelia shqiptare, për të qenë në hap me kohën, ka nevojë të dalë nga kornizat tradicionale dhe të eksperimentojë me formate të reja: pulla interaktive, pulla me realitet të shtuar, emetime tematike që lidhen me startup-et e ndryshme.

Më poshtë paraqiten disa nga emetimet që, ndër vite, kanë pasqyruar tematika të lidhura me zhvillimin teknologjik në filatelinë shqiptare.

                                                                                                    1963, “Vepra industriale”

                                                         

1963, “Kozmanaute sovjetike”

                                                                                                                       

1963, “Fluturime nderplanetare”

                                                                               

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 299
  • 300
  • 301
  • 302
  • 303
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT