• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STUDIUESI I APASIONUAR I HISTORISË SË NACIONALIZMIT SHQIPTAR

March 19, 2025 by s p

Dr. Bujar LESKAJ

E:\Rikuperim\Libri S. Muço Kopertina.PNG

Mirënjohje për studiuesin Enver Memisha – Lepenica dhe veprën e tij kushtuar avokatit nacionalist , Dr.Skënder Muço…

Studiuesi i dytë në të cilën doja të përqëndrohesha në këtë seancë të fundit, është studiuesi i apasionuar i historisë së nacionalizmit shqiptar z.Enver Memishaj – Lepenica, i cili në vitin 2024, vitin e 80 vjetorit të çlirimit, pruri një studim monografik të veçantë mbi luftëtarin e shquar antifashist avokatin dr. Skënder Muço. 

Avokati Skënder Muço, i lindur më 1904 në Tragjas është një nga personalitetet e Luftës së Dytë Botërore, personalitet dhe udhëheqës i organizatës së Ballit Kombëtar dhe themelues dhe kryetar i Partisë Social Demokrate.

Në këtë vepër, studiuesi Memisha – Lepenica vlerëson jo vetëm jetën dhe veprën e një luftëtari të shquar antifashist dhe themelues i organizatave politike por i jep një pasqyrë të gjallë të gjithë zhvillimeve politike në vitet 1939 – 1944. Kujtoj këtu që avokat Skënder Muço është dënuar me vdekje nga Zogu si pjesëmarrës në lëvizjen e Vlorës në vitin 1932, është dënuar nga fashizmi Italian në 1942 me sekuestrim pasurie dhe djegien e shtëpisë nga fashistët, është dënuar nga komunistët si udhëheqës i organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar, dhe u pushkatua nga nazistët si një aleat i fortë i qënësishëm, i konsiderushëm i misionit anglo-amerikan, që zhvillonte veprimtarinë e tij në qytetin e Vlorës dhe në rrethinat e Vlorës. 

Skënder Muço është një figurë simbol e Luftës Antifashiste, e Luftës së Dytë Botërore, është një nga pjesëmarrësit në Konferencen e Mukjes, ka themeluar gazetën “Mbrojtja Kombëtare”, në Vlorë në vitin 1943 dhe “Zëri i Lirisë” sëbashku me të paharruarën, simbolin e femrës shqiptare Musine Kokalarin. Gjithashtu në shtator të vitit 1942 së bashku me patriotin, ballistin e shquar Hysni Lepenica krijuan çetën e parë antifashiste në Vlorë, çetë e cila morri pjesë në të gjitha aksionet që janë zhvilluar në qarkun e Vlorës, së bashku me forcat e tjera nacional-çlirimtare .

Studimi mbi veprën e dr. Skënder Muços, është një studim i plotë, është një studim të cilin ne do ta promovojmë e publikojmë në Vlorë, ta lartësojmë këtë vepër, në veçanti avokatin e shquar, antifashistin nga fshati Tragjas i Vlorës, simbol i nacionalizmit dhe patriotizmit, simboli dhe bashkëpunëtori i parë i forcave perëndimore në Shqipëri, anglo-amerikanëve.

Filed Under: Histori

F O T O E K S P O Z I T E : Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999

March 19, 2025 by s p

Kaluan 25 vjet qëkur ndodhën masakrat më të tmerrshme serbe në Kosovë, ku popullata civile shqiptare, e pambrojtur dhe e paarmatosur, u bë viktimë. Këto ngjarje përfshijnë: 13,950 gra, pleq e fëmijë të ekzekutuar në pragjet e shtëpive të tyre, 20,000 femra të dhunuara, dhe 6,000 të zhdukur, me 1,620 persona ende të pagjetur sot. Sa duhet të presim nga drejtësija ndërkombëtare, e cila ka munguar për një kohë kaq të gjatë? Tribunali Ndërkombëtar në Hagë duket se ka ndërruar fokusin: nga drejtësia për krimet ndaj njerëzimit të kryera ndaj shqiptarëve, ka vënë në shënjestër udhëheqësit e UÇK-së, të cilët mbrojtën shtëpitë dhe familjet e tyre nga agresioni serb. Të ngremë zërin tonë për drejtësinë e munguar!
Ju ftojmë të bashkoheni me ne të Shtunën, më 22 Mars, në orën 5 PM, në Monroe University, ne ekspozitën mbi Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999, e cila vjen enkas nga Kosova, për të nderuar të rënët dhe për të kërkuar drejtësi.
Ekspozita do të mbahet në Nju-Jork më 22 Mars dhe më 23 Mars në Philadelphia. Ky aktivitet është organizuar nga OJQ For New Life Kosovo dhe Këshilli Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës. Ajo ka pasur sukses në vende të tjera si: Bruksel, Zagreb, Bursa (Turqi), Londër, Gjenevë, Vjenë, Linz, dhe Hagë, dhe tani po vjen në Nju-Jork dhe Philadelphia. Drejtësia e vonuar është një refuzim i saj! Ne nuk duam të presim edhe një çerek shekulli; gjaku i të rënëve dhe historia nuk do të na falin. Ejani me ne te ngremë zërin së bashku për drejtësinë e munguar. E Shtunë, 22 Mars, në orën 5 PM, në Monroe University. Jeni te mire se ardhur.

Filed Under: Komunitet

THE DAILY MIRROR (1930) / ALEKSANDËR MOISIU, NJË AKTOR I FAMSHËM QË DUKET I NIVELIT EDHE JASHTË SKENËS

March 19, 2025 by s p


Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2025

“The Daily Mirror” ka botuar, të hënën e 26 majit 1930, në faqen n°6, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hamleti në gjermanisht

Një aktor i famshëm që duket i nivelit edhe jashtë skenës

Adhurues i Shaw-t 

Nga një korrespondent special

Burimi : The Daily Mirror, e hënë, 26 maj 1930, faqe n°6
Burimi : The Daily Mirror, e hënë, 26 maj 1930, faqe n°6

Takova zotin Aleksandër Moisi, aktorin e famshëm gjerman që shfaqet sonte në Teatrin Globe në Londër për herë të parë në jetën e tij, duke qëndruar nën një pemë laburnum në një kopsht me diell të Chelsea.

Ai sapo ishte njohur me shumë njerëz të shquar pas mbërritjes së tij në Angli, mes tyre znj. Margaret Lloyd George, znj. Megan Lloyd George, Sir John dhe Lady Lavery, dhe disa njerëz të shquar teatror.

Zoti Moisi, me kompaninë e tij gjermane, do të hapë sezonin ndërkombëtar të planifikuar nga z. Charles B. Cochran dhe z. Maurice Browne në Globe me –“Der Lebende Leichnam” (“The Living Corpse – Kufomën e Gjallë”) këtë javë dhe do ta ndjekë me “Hamletin” javën e ardhshme. Të dyja shfaqjet do të jenë në gjuhën gjermane.

“Der Lebende Leichnam” është një shfaqje e Tolstoit e cila u prodhua në Angli me emrin “Redemption” disa vite më parë me Henry Ainley në pjesën Fedya — roli më i famshëm i zotit Moisi. Zoti Moisi, i cili ka lindur në Venecia dhe është një gjerman i natyralizuar, gëzon një reputacion mbarëbotëror si aktor.

“Kam luajtur në kryeqytetin e çdo vendi të bardhë në botë, përveç Londrës,” më tha ai. “Kam luajtur Hamletin, 1000 herë”.

“Megjithëse e dua më shumë Shekspirin, më pëlqen edhe Shaw.”

Me flokët e pakrehur dhe të dendur, sytë e errët dhe fytyrën ekspresive e entuziaste, ai është Hamlet edhe jashtë skenës. Zëri i tij i ka të gjitha modulimet e nevojshme për muzikën e Shekspirit.

“Kur do të aktroni në anglisht ?” — E pyeta.

Ai ngriti supet. “Kam qenë në Angli vetëm tri herë, dhe ato ishin vizita të shkurtra. Një ditë, mbase…”.

Filed Under: Kulture

Edicioni Il Foglio – E para gazetë tërësisht e krijuar nga inteligjenca artificiale

March 19, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Gazeta italiane Il Foglio njofton se është e para në botë që boton një edicion të tërë të krijuar nga inteligjenca artificiale. “Nisma është një eksperiment njëmujor në gazetari që demonstron se teknologjia artificiale është pjesë e punës dhe përditshmërisë sonë,” sipas kryeredaktorit Claudio Cerasa. Edicioni ka katër faqe në formatin që ka vetë gazeta Il Foglio dhe mund të gjendet si në stenda ashtu edhe online që nga dita e sotme. “Për herë të parë, një gazetë ditore është e gjitha e shkruar nga inteligjenca artificiale që nga kryelajmi deri te citatet dhe përmbledhje të përmbajtjes,” tha ai.

Eksperimenti i sotëm përkon me debatet e vazhdueshme në organizatat mediale për rrugët e hyrjes në funksionim të programit IA. Para disa ditëve, BBC News njoftoi se do përdorë këtë teknologji për t’i dhënë publikut përmbajtje më të personalizuar. Puna e gazetarëve ka qenë vetëm tek leximi i pyetjeve pa e ditur dhe pa pasur kontroll në produktin që inteligjenca artificiale do të japë me përgjigjet e veta. Çfarë ka në faqen e parë Il Foglio e inteligjencës artificiale (IA)? Në edicionin e parë të IA është një artikull për Presidentin amerikan, ku trajtohet “paradoksi i Trumpistëve Italianë” të cilët nga njëra anë kritikojnë me forcë “fenomenin e ekskomunikimit” dhe nga ana tjetër, i mbyllin sytë ose edhe më keq “bëjnë festë kur idhulli i tyre sillet me despotizmin e stilit të republikave banane”. Po ashtu në ballinë është shkrimi “Putini, 10 tradhëtitë” ku flitet për “20 vjet premtime të shkelura, marrëveshje të parespektuara dhe fjalë të prera në besë” nga Vladimir Putini, presidenti rus. Më poshtë, ka një artikull optimist për ekonominë italiane duke u mbështetur tek rritja e rrogës për 750,000 punëtorë si pasojë e reformës taksore, ndërsa në faqen dy një shkrim që fokusohet tek braktisja nga të rinjtë evropianë e lidhjeve afatgjata. Faqja e fundit e përgatitur nga IA janë letrat drejtuar redaksisë në të cilën dikush pyet nëse njerëzit nuk do kenë më ndonjë dobi në të ardhmen. Stili: Artikujt janë shkruar qartë dhe strukturuar mirë dhe nuk duket të kenë gabime gramatikore.

Vlera e eksperimentit njëmujor: Kryeredaktori tha se edicioni i IA është produkt i lajmeve, debateve dhe përplasjeve të ideve por gjithashtu është edhe një mundësi për të parë sesi programi mund të funksionojë në praktikë dhe çfarë mund të jenë pasojat e daljes së një gazete të prodhuar nga teknologjia. “Prej këtej e tutje, mund të fillojmë t’i bëjmë vetes shumë pyetje, jo vetëm nga këndvështrimi i gazetarisë,” tha për agjencitë e lajmeve Cerasa.

Filed Under: ESSE

The Pan Albanian Federation of America VATRA President Dr. Elmi Berisha congratulates Colleen Hyland, former Director of the Office of South Central Europe currently appointed Deputy Assistant Secretary of State for the Western Balkans, as reported by American Media

March 19, 2025 by s p

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 431
  • 432
  • 433
  • 434
  • 435
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT