• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Muharrem Xhydollari dhuroi 200 usd për gazetën Dielli

March 11, 2025 by s p

Publicisti Muharrem Xhydollari dhuroi 200 usd për gazetën Dielli. Një akt bujar e fisnik prej patriotit Xhydollari i cili përveç se kontribuon me shkrime cilësore në gazetën Dielli, ai ka qenë një mbështetës fisnik në çdo fushatë për mbështetjen e gazetës më të vjetër të diasporës shqiptare. Patrioti Xhydollari është një vlerë për komunitetin tonë. Vatra e Dielli shprehin vlerësim e mirënjohje për çdo patriot që dhuron e mbështet gazetën Dielli.

Filed Under: Komunitet

Ambasador Blerim Reka: “Homazh dëshmorëve, Agron, Mehmet dhe Ilir Bytyqi, në varrezat Yonkers të Nju Jorkut, bashkë me luftetarët e UÇK-së të Batalionit Atlantiku. Lavdi!”

March 10, 2025 by s p

Ambasador Blerim Reka: “Homazh dëshmorëve, Agron, Mehmet dhe Ilir Bytyqi, në varrezat Yonkers të Nju Jorkut, bashkë me luftetarët e UÇK-së të Batalionit Atlantiku. Lavdi!”

Filed Under: Kronike

MË 5 PRILL 2025 FESTOHET NË NEW YORK 114 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE DHE 30 VJETORI I SHOQATËS MALËSIA E MADHE – NY

March 10, 2025 by s p

Më 5 Prill 2025 Shoqata Malësia e Madhe në New York organizon një mbrëmje festive në nder të 114 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Malësia e Madhe – NY. Me rastin e 30 vjetorit, shoqata Malësia e Madhe – New York shpreh mirënjohje e falenderim për çdo anëtar në 30 vite, kryetar e person të zgjedhur për lidershipin e treguar në këto 3 dekada angazhim e përkushtim patriotik, atdhetar e komunitar. Shoqata Malësia e Madhe – New York është krenari kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpjekjet e anëtarëve të shoqatës sonë për komb e komunitet si në Malësi e në New York ka qenë i jashtëzakonshëm dhe meriton vlerësim, respekt e nderim të thellë prej të gjithëve.

Këtë mbrëmje festive e nderon si folës kryesor historiani Dr. Paulin Marku, gjithashtu pritet dhe një delegacion nga Komuna e Tuzit.

Saturday, April 5th

Eastwood Manor

Doors Open 7pm

Leke Dedvukaj | Gjystina Bojaj

📚 Dr. Paulin Marku

Filed Under: Kronike

18 vjet koncert tradicional për ditën e Mësuesit, Nju Jork, Albany dhe në online nga familja e madhe “Alba Life”

March 10, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Është bërë traditë 18 Vjeçare që Shkollat Shqipe “Alba Life” e festojnë me madhështi Ditën e Shenjtë të Mësuesit. Në të gjitha klasat si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Manhattan më parë, Online dhe në Albany u nderua Dita e Mësuesit.

Dita e 7 Marsit, Dita e Mësuesit është një ditë e shenjtë kombëtare. Dhe për këtë shenjtërim të kësaj dite ku mijëra martirë dhanë jetën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe nga hordhitë turke, greke, sllavo maqedonase malazeze dhe pushtues të huaj, si Bord i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në bashkëpunim me të gjitha mësueset e vlerësojmë shumë seriozisht dhe me kulturë.

Këtë ditë të 7 Marsit e kemi festuar për 18 vjet me radhë në shkollat publike amerikane me një program festiv të detajuar nga mësueset e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në New York dhe në Online. Këtë ditë të shenjtë s’mund ta ngatërrojmë me ditët e tjera ndaj dhe e festojmë madhërisht dhe realisht duke iu mësuar nxënësve SHQIP, historinë e lavdishme të Kombit tonë, burrat e ndritur që dhanë jetën duke shkuar deri në ditët e sotme përfshirë dhe sa e rëndësishme është puna e “Alba Life” për këtë Mision Kombëtar.

E veçanta e këtij viti ishte se në Familjen e Alba Life është bashkuar së fundi dhe një shkollë shqipe në Albany ku e quajmë një sukses të radhës dhe tejet atdhetar. Mësueset Era njëherazi dhe koordinatore si dhe Edvina kishin përgatitur një program të bukur ku nderuan Shkollën e parë shqipe në Korçë dhe gjithë martirët që dhanë jetën për Gjuhën Shqipe.

Mirënjohje dhe falënderime shkon dhe për z.Fidaim Balaj për dhuratën që iu bëri nxënësve me bluzat e kuqe me mbishkrimin si: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Albany.

Të gjitha mësueset ndihen krenare për këtë bashkëpunim të ngushtë me Alba Life dhe duket se kanë bërë betimin e mësuesit që nuk do t’i ndahen kurrë këtij Misioni të shenjtë.

Mësueset Entela Muda, Elona Shkreta, Fatlinda Bajçinca Gashi, Rozeta Hyseni, Vjollca Skënderi, Helena Lubonja Ujkaj, Albana Lazri, Erinda Isufaj, Era Corbaxhi, Edvina Belishta dhe Gresila Basha me përkushtimin e dalluar dhe profesionalizmin ku disa prej tyre të licensuara midis dy kontinenteve si mësuese dhanë në të gjitha shkollat program artistik të bukur dhe shumë emocionues.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të pakufishëm z.Qemal Zylo themeluesi dhe drejtor i Shkollave Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Albany, Manhattan më parë dhe në Online iu dhuron çdo vit nga një buqetë me trëndafila.

Këto mësuese e meritojnë mirënjohjen tonë dhe i inkurajojmë fort të bashkëpunojme deri në frymën e fundit për këtë mision kombëtar për të cilin jemi betuar.

Në strategjinë tonë dhe përvojat tona të jashtëzakonshme me kontribute në Arsim dhe Edukim si themelues dhe drejtues e dimë se mësuesit kanë nevojë për dashuri, respekt dhe afirmim dhe këtë e kemi shumë hap serioz dhe të domosdoshëm për t’ju shprehur mirënjohjen!

Përdorimi i metodave më të përparuara didaktike të bazuara në tekstet e miratuara nga Shqipëria dhe Kosova dhe profesionalizmi i mësueseve të Shkollës Shqipe “Alba Life” kanë bërë që të ketë interesim dhe të sensibilizojë opinionin mbarë shqiptar për mos humbjen e Gjuhës Shqipe nga fëmijët që lindin dhe rriten këtu në Diasporë.

Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit jane nje institucion edukimi me një përvojë të jashtëzakonshme, që jo vetëm që iu ka dhënë mësueseve shumë përvojë, por ka furnizuar me mësuese dhe nxënës te ashtuquajtura “kurse shkollore” me 6-7 nxënës pa mjediset e duhura publike shkollore…

Tradita jone ka qenë që këtë Ditë ta kthejmë në një festë të bukur ku nxënësit demonstrojnë përgatitjen e tyre në shqip, në valle, intepretime nga Rilindasit e mëdhenj dhe mësim të historisë kombëtare. Shkollat Shqipe “Alba Life” janë një histori suksesi me një seriozitet të jashtëzakonshëm pa humbur asnjë sekondë nga programi shqip duke zbatuar të gjithë oraret sipas shkollave publike amerikane. Shkollat Shqipe “Alba Life” jane shumë të përgjegjshme për programin e tyre dhe kjo fal përkushtimit të mësuesëve që citova më lart për këtë vit akademik 2024-2025, larg bizneseve me show me pagesa marramendëse, apo sic ndodh rëndom qe këtë ditë e zëvendësojmë me ditën e 8 marsit që nuk e ka zanafillën fare me Shqipërine tonë.

Në të gjitha shkollat nëpër Nju Jork deri në Albany-në e largët, kryeqytetin e Nju Jorkut mësueset krijuan një atmosferë festive, të bukur. Jam e sigurtë se nxënësit nuk do t’i harrojnë kurrë këto ditë të bukura dhe tejet emocionuese.

Nju Jorku u aromatizua me trëndafila, poezi, valle dhe këngë shqip për 7-Marsin nga e ardhmja e Diasporës shqiptare në Amerikë. Në këto shkolla duket sikur mësuesit betohen:

Kemi dhënë të gjithë një fjalë,

Jemi lidhur besa besë,

Një shqiptar po mbeti gjallë,

Gjuha Shqipe kurrë s’do vdesë!

TV “Alba Life” së shpejti do të transmetojë në kanalet televizive aktivitetet që u organizuan në shkollat publike amerikane nëpër Nju Jork.

Në ngarkesën e madhe që ka pasur TV “Alba Life” me aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në prag të festave po punon me intensitet në orë të vona për t’i pasqyruar ato.

Gëzuar Mësues të nderuar të Alba Life!

Gëzuar Mësues në Diasporë dhe në Mëmëdhe!

7 Mars, 2025

New York

Filed Under: Komunitet

Lidershipi kombëtar në kohët dhe sfidat e integrimit europian dhe rendit të ri botëror!

March 10, 2025 by s p

Nga Kristina Nano

Kandidate për Doktoraturë, JMU, SHBA/

Në historinë e gjatë të kombeve, momentet e transformimit dhe krizës kanë nxjerrë në pah nevojën për lidership të ndritur. Ashtu siç Max Weber e përkufizonte lidershipin karizmatik si një forcë që tejkalon rutinën e burokracisë dhe të rregullave formale, edhe sot, Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për liderë që të përfaqësojnë jo thjesht një strukturë administrative, por një vizion të lartë kombëtar dhe historik.

Në epokën e integrimit europian dhe ridimensionimit të rendit botëror, ku BE dhe SHBA po ripërcaktojnë raportet e tyre, ku fuqitë e reja po sfidojnë arkitekturën tradicionale të diplomacisë dhe ku inteligjenca artificiale, ekonomia digjitale dhe transformimi teknologjik po krijojnë sfida të paparashikueshme, lidershipi kombëtar nuk është thjesht një zgjedhje politike por është një domosdoshmëri ekzistenciale.

Lidershipi dhe shteti-njësi në kontekstin e integrimit europian.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është më shumë sesa një proces burokratik.

Siç vë në dukje politologu Robert Putnam në veprën e tij “Diplomacy and Domestic Politics: The Logic of Two-Level Games” (1988), çdo shtet i vogël që kërkon të integrohet në një sistem më të madh duhet të zhvillojë një lidership që manovron midis dy niveleve: nivelit të brendshëm politik dhe nivelit të jashtëm diplomatik.

Liderët e Shqipërisë duhet të kuptojnë logjikën e “lojës me dy nivele” dhe të jenë negociatorë të aftë, të ngjashëm me Henry Kissinger në epokën e tij të diplomacisë strategjike.

Siç thoshte ai: “Shumë liderë gabojnë sepse mendojnë se janë duke bërë histori, ndërkohë që në fakt janë thjesht duke e përjetuar atë.”

Shqipëria ka nevojë për liderë që të bëjnë histori, jo thjesht ta përshtatin veten me të.

Në këtë kuadër, integrimi europian nuk mund të jetë një qëllim i izoluar, por një pjesë e një vizioni më të madh kombëtar që përfshin një transformim të brendshëm institucional, një forcim të identitetit kombëtar dhe një pozicionim të qartë në arenën globale.

Rendi i ri botëror dhe gjeopolitika e shqiptarëve.

Sipas teorisë së realpolitikës së Hans Morgenthau, politika ndërkombëtare është një luftë për pushtet dhe influencë.

Në një botë ku gjeopolitika është duke u riformatuar, ku SHBA dhe BE kanë raporte komplekse, ku Kina dhe Rusia po sfidojnë arkitekturën e pas Luftës së Ftohtë, Shqipëria nuk mund të mbetet një spektatore pasive.

Samuel Huntington, në veprën e tij “Përplasja e Qytetërimeve” (1996), theksonte se në epokën moderne, identitetet kulturore dhe kombëtare do të jenë faktorë përcaktues të politikës globale.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë që lidershipi i saj duhet të jetë një forcë stabilizuese dhe balancuese në rajon, duke mbajtur marrëdhënie të forta me Perëndimin, por pa injoruar realitetet e reja të një bote multipolare.

Një shembull konkret është suksesi i vendeve të vogla si Singapori, i cili, nën udhëheqjen e Lee Kuan Yew, arriti të transformohej në një fuqi ekonomike dhe diplomatike përmes një qasjeje pragmatike dhe inovative ndaj gjeopolitikës.

Shqipëria duhet të mësojë nga ky model dhe të zhvillojë një lidership me një strategji të qartë kombëtare, që të ruajë sovranitetin e saj ndërsa integrohet në rrjetet e aleancave ndërkombëtare.

Legjitimiteti i lidershipit dhe kapitali moral.

Siç thekson filozofi John Rawls në teorinë e tij të drejtësisë, një shoqëri e drejtë është e ndërtuar mbi parime të qarta të meritokracisë dhe legjitimitetit moral.

Shqipërisë nuk i duhen liderë që thjesht marrin pushtetin me mjete formale; ajo ka nevojë për liderë që posedojnë atë që Pierre Bourdieu e quan “kapital simbolik”, një përzierje e moralit, besueshmërisë dhe vizionit të qartë kombëtar.

Machiavelli, në “Princi”, thoshte se një lider duhet të jetë i zgjuar dhe pragmatik, por pa humbur respektin e popullit të tij.

Në këtë frymë, liderët shqiptarë duhet të ruajnë një ekuilibër të ndjeshëm midis forcës dhe integritetit moral, duke krijuar një sistem politik që të frymëzojë besim dhe përfshirje qytetare.

Lidershipi për shekullin XXI, drejt një Shqipërie të ndritur.

Në epokën e inteligjencës artificiale dhe transformimeve të shpejta teknologjike, liderët duhet të kenë një vizion që shkon përtej kufijve tradicionalë të politikës.

Një Shqipëri që synon të jetë një lojtar i rëndësishëm në Europë duhet të investojë në arsim, inovacion dhe ekonomi digjitale.

Në këtë kontekst, mund të përmendim filozofinë e Karl Popper mbi “shoqërinë e hapur”, ku ndryshimi dhe inovacioni janë bazat e progresit.

Shqipëria duhet të ndërtojë një lidership që jo vetëm ndjek rrjedhën e historisë, por e drejton atë, duke krijuar një model të ri zhvillimi për Ballkanin dhe më gjerë.

Shqipëria midis dy botëve, me sytë nga e ardhmja.

Lidershipi kombëtar në këtë epokë të integrimit europian dhe ridimensionimit të rendit botëror nuk është një detyrë e lehtë, por as një sfidë e pamundur.

Siç thoshte filozofi gjerman Friedrich Nietzsche: “Ai që ka një ‘pse’ të fortë mund të përballojë çdo ‘si’.”

Nëse Shqipëria dhe shqiptarët dëshirojnë të jenë pjesë e historisë së re europiane dhe botërore, atëherë duhet të ndërtojnë një lidership që jo vetëm reagon ndaj sfidave, por i përcakton ato.

Një lidership me vizion të qartë, me legjitimitet të lartë dhe me një forcë morale që e bën atë jo vetëm një menaxher të përditshmërisë, por një arkitekt të së ardhmes.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk do të jetë thjesht një vend që kërkon të hyjë në Europë, por një komb që sjell vlera, ide dhe një kontribut të vyer në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët.

Një Shqipëri e re për një epokë të re.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 445
  • 446
  • 447
  • 448
  • 449
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT