

Më 25 janar 2025, në ambientet madhështore të The Palazzo Grande, u mbajt gala e 9-të e Gjergj Kastrioti – një mbremje që ka shënuar një tjetër kapitull të suksesshëm në historinë e këtij eventi të rëndësishëm për komunitetin shqiptar-amerikan. Mbrëmja e organizuar nga Gjergj Scholarship Fund mblodhi më shumë se 600 shqiptarë nga Michigani dhe jo vetem, të bashkuar me një qëllim fisnik: për të investuar në arsimimin e brezave të rinj.
Ky event, që është bërë një traditë e përvitshme, tejkaloi pritshmëritë duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Falë zemërgjerësisë dhe solidaritetit të komunitetit, u siguruan mbi 250,000 dollarë në donacione, një shumë që do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen akademike të dhjetëra studentëve shqiptarë në SHBA.
Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte shpallja e 20 përfituesve të bursave, të cilët u nderuan me bursa studimi. Përmes këtyre bursave, Gjergj Scholarship Fund vazhdon misionin e tij për të mbështetur të rinjtë shqiptarë në rrugën e tyre drejt suksesit akademik dhe profesional.
Në fjalën e tyre, organizatorët theksuan rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja dhe rolin që komuniteti shqiptar-amerikan ka në fuqizimin e brezave të ardhshëm. Përfaqësues të njohur të biznesit, akademisë dhe organizatave të ndryshme shqiptare morën pjesë në këtë gala, duke shprehur mbështetjen e tyre për këtë kauzë të rëndësishme.
Mbrëmja u shoqërua me një atmosferë festive, muzikë të zgjedhur dhe momente frymëzuese, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e unitetit të komunitetit tonë.
Gjergj Kastrioti Gala 2025 ishte më shumë se një event – ishte një dëshmi e qartë e përkushtimit të diasporës shqiptare ndaj edukimit dhe zhvillimit të brezave të ardhshëm. Me këtë sukses të jashtëzakonshëm, gjysma e parë e vitit përfundon me një mesazh frymëzues, duke shënuar një tjetër kapitull të shkëlqyer në historinë e 9 gala-ve të organizuara nga Gjergj Scholarship Fund.
Endrit Topalli



EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU




FSH: Ndonëse regjimi komunist jugosllav nuk jepte dokumente udhtimi të rinjve si unë, u detyrova të largohesha ilegalisht, pa dokumenta (pa pasaportë) duke kaluar kufirin jugosllavo-italian në fillim të dhjetorit të vitit 1969. Si i tillë refugjat, para autoriteteve italiane dhe ndërkombëtare, unë konsiderohesha si person i pa shtet dhe i pa atdhe. Për disa javë jam vendosur në kampin e refugjatëve politikë në Trieste, ku gjeta mjaft bashkvendas dhe shumë të arratisur nga vendet e tjera komuniste, kryesisht çekë, por dhe kombësi tjera, si hungarezë, polakë e rumunë, ndër të tjerë. Pastaj jam regjistruar në një kamp refugjatësh nën kujdesin e Priftit shqiptar Dom Prekë Ndrevashaj. Në të vërtetë, italianët kishin filluar të tregonin lodhje me refugjatët nga Evropa Lindore komuniste, por për fat tonin, qendrat e refugjatëve administroheshin nga OKB-ja dhe në rastin e shqiptarëve edhe nga zyra e Vatikanit POA (Pontificia Opera di Assistenza), me të cilën bashkpunonte Dom Prekë Ndrevashaj. Megjithse, në Itali nuk kalova keq për aq kohë sa ndejta atje, fal Dom Prekës që më gjeti një punë të përkohshme në zyrën e emigracionit – qëllimi im nuk ishte që Italia të bëhej “atdheu” im i dytë. Por të vendosesha në Shtetet e Bashkuara në mënyrë permanente. Në të vërtetë, në atë kohë, nuk njihja asnjë shqiptar që dëshironte të rrinte në Itali. Sikur ishim të lodhur me Evropën e vjetër. Të gjithëve na ishte bërë mendja “Amerikë”, dhe jo pa të drejtë.



siç thashë më lartë, fillova të kontriboj në përgatitjen e revistës Jeta Katolike Shqiptare me drejtor Mons Zef Oroshin. Ndërkohë, kisha filluar një projekt modest me botimin, “Rinija Shqiptare në Mërgim” dhe isha kontribues i rregullt me artikuj edhe për gazetën e Kolegjit Lehman në Bronx ku isha regjistruar për të vazhduar studimet në anglisht. Me gjithë këtë veprimtari modeste në fushën e gazetarisë, nuk e di se pse, ashtu i pasigurt në aftësitë e mia, unë synoja Zërin e Amerikës, ku tanimë kisha dorëzuar dokumentet e nevojshme për punësim, por që më dukej si një ëndërrë e parealizueshme. Mirëpo, ëndërra u realizua dhe kjo veprimtari fillestare dhe modeste gazetareske e imja në Nju Jork mori fund në qershor të vitit 1974, kur u vendosa në Washington për të filluar punën në Zërin e Amerikës, programi shqip. Karriera ime gazetareske merr hov me të shkuar në Washington, DC në qershor, 1974 ku fillova punën si gazetar dhe më vonë si redaktor, producent e korrespondent i veçant, në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip, nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas, po tek “Zëri i Amerikës”, kam shërbyer si shef i seksionit shqip (1984-1985). Jeta në Washington, i punësuar pranë Zërit të Amerikës, ishte një rast që ndryshoi për mirë dhe përgjithmonë jetën time.

















FSH: Unë kam qenë me fat se me të arritur në Amerikë, por edhe gjatë qëndrimit tim në kampin e refugjatëve në Itali — jam njoftuar me njerzit, ndër më të dalluarit dhe më të njohurit e botës së atëhershme shqiptare, por edhe sot. Personalitete të Kombit, të dëbuar nga komunizmi jashtë Atdheut, e të cilët kanë lenë në mua një influencë dashurie për shqiptarizëm. Angazhimi im me komunitetin shqiptaro-amerikan, fillimisht, dhe punësimi im në Zërin e Amerikës veçse më kanë përforcuar ndjenjat për të dashur dhe për të mbrojtur identitetin kombëtar, kudo qofshim. Më kujtohet një porosi e gjyshit kur morëm rrugët e botës: Të pakën mbiemrin Shkreli, mos e ndryshoni, ashtuqë kudo të shkoni do tu njohin bota se prej nga vini. Unë kam ardhur në Amerikë në moshën 20-vjeçare dhe dashtë-e-pa dashtë, si shumë të tjerë të brezit tim, jam produkt i dy kulturave: asaj shqiptare dhe amerikane. Unë e quaj brezin tim, “brezi i kapërcellit”, mbi kapërcyell, as andej as këndej. Kjo edhe për arsye të izolimit komunist për një gjysëm shekulli, të pa dëshiruar dhe të refuzuar nga një regjim antinjerëzor sllavo-aziatik që robëroi shqiptarët për një gjysëm shekulli! Prandaj, emigrantët e sotëm e kanë shumë më kollaj, në krahasim me brezin tim. Sot, shkojnë e vijnë nga Shqipëria e Kosova kurdo e sa herë të duan. Lidhjet dhe mundësitë janë si kurrë më parë për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me Atdheun – edhe me ndihmën e teknologjisë së sotme. Sot, mërgata e ka më kollaj të mbetet shqiptare ose të pakën të asimilohet shumë më ngadalë ose aspak në kulturat e vendet ku jetojnë. Por ajo ka nevojë sot për një angazhim më të madh të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që të dy shtetet shqiptare të kujdesën për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës së emigrantëve të shumtë shqiptarë të përhapur cep në cep të botës, pa interesa politike private ose partiake – por thjesht për interesin madhor kombëtar: që shqiptarët të mbeten shqiptarë dhe të ruajnë identitetin e tyre iliro-arbëror, kudo qofshin. Nuk është kollaj, se forcat e asimilimit janë shumë joshëse, por për fat të keq as nuk shohim ndonjë vullnet të mirë as angazhimi të mirëfillt në këtë drejtim nga qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës! Për mua “të mbeturit shqiptar” në Amerikën e largët për më shumë se një gjysëm shekulli ishte deri diku një vendim dhe përgjegjësi personale. Në botën shqiptare të çerek shekullit XXI ruajtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në mërgim, do duhej të ishte përgjegjësi institucionale dhe detyrim kombëtar i qeverive shqiptare.