• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUZIKA KLASIKE DHE AJO TRADICIONALE E ORKESTRUAR SHQIPTARE SI URË LIDHËSE NË MES HUNGARISË DHE KOSOVËS

December 6, 2024 by s p

Në hapje të koncertit, Ambasadori Delfin Pllana dhe rektori i Universitetit ELTE, László Borhy ndër tjerash nënvizuan se ky koncert është më shumë sesa një ngjarje kulturore, duke qenë dëshmi e lidhjeve të fuqishme ndërmjet Universitetit ELTE dhe studentëve nga Kosova, por jo vetëm. Të dytë, bashkëpunimin ndërmjet të dyja orkestrave e quajtën si një mundësi të mirë të lidhjes përmes muzikës mes popujve dhe kulturave të ndryshme, duke dëshmuar si ndarje e vlerave të përbashkëta, respektit të ndërsjellë, synimeve drejt përsosmërisë dhe zotimit për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve dhe kulturave. Koncerti u organizua në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest.

Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest

Në një ambientet e mrekullueshme, në Aulën e Madhe, të Fakultetit të Informatikës, pranë Universitetit Shtetëror Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE) të Budapestit, në prezencën e një publiku të zgjedhur, në mesin e të cilit kishte disa ambasadorë të akredituar në Hungari (ndër të tjerë edhe ambasadori i Shqipërisië, Shkëlqesia e Tij zoti Ilirian Kuka me bashkëshorten), konsuj nderi (doajeni i diasporës shqiptare në Hungari, preshevari i nderuar zoti Avni Hafuzi), diplomatë të rangjeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve shtetërore e të kulturës hungareze, dekanë fakultetesh, profesorë të Universitetit ELTE, studentë shqiptarë e të huaj, si dhe pjestarë të shumtë të diasporës shqiptare që jetojnë e punojnë në Hungari, u mabjt koncerti i muzikës klasike, në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest, i organizuar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Shkelqësia e Tij, zoti Delfin Pllana, në bashkëpunim me rektorin e Univeristetit ELTE, Prof. Dr. László Borhy nga ana e “Orkestrës Frymore ‘Prizreni’ nga Prizreni” dhe partnerit të saj, “Ansamblit muzikor të Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE)”.

Ky koncert ishte i përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari në bashkëpunim me Universitetin ELTE.

Duke folur për koncertin, rektori i Universitit ELTE, prof. dr. László Borhy, ndër të tjera tha: “Është kënaqësi e madhe t’ju mirëpres në një festë të tillë të muzikës në ambientet e Universitetit ELTE, si rezultat i një bashkëpunimi në mes të Orkestrës Frymore ‘Prizreni’ me Ansamblin muzikor të Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE) të drejtuara nga dy dirigjentët e mirënjohur: Maestro Edon Ramadani dhe Maestro Lászlö Kovács. Më lejoni të ndaj një reflektim personal: rreth një muaj më parë më vizitoi Shkëlqesia e Tij, ambasadori Delfin Pllana në Rektoratin e Eötvös Loránd Tudományegyetem /University/ (ELTE) ku prezantoi idenë e sjelljes në Budapest të Orkestrës Frymore Prizreni nga Kosova e cila do të performonte në ELTE. Gjatë diskutimit tonë, unë isha dakord me këtë ide të mrekullueshme dhe sugjerova që ta bëjmë një hap më tej, duke i ofruar bashkëpunim orkestrës kosovare me Ansamblin muzikor të Universitetit Eötvös Loránd (ELTE). Kjo do të ishte një shfaqje e përbashkët për të festuar lidhjet kulturore mes kombeve tona, përmes gjuhës universale të muzikës. Sonte, jam i emocionuar kur shoh të realizohet kjo ide e mrekullueshme. Ky koncert është më shumë se një ngjarje kulturore – ai pasqyron thellimin i lidhjeve midis Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem dhe Kosovës.

Aktualisht në Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE), ndjekin studimet 45 studentë nga Kosova, ku shumë prej tyre shkëlqejnë në fusha të ndryshme si: informatikë, psikologji, marrëdhënie ndërkombëtare, etj. Dëshiroj të theksoj se Kosova është pjesëmarrëse aktive në Programin Hungarez, “Stipendium Hungaricum” duke iu mundësuar studnetëve të talentuar kosovar që të begatojnë edhe më shumë komunitetin tonë universitar me punë, përkushtim dhe uskese të dalluara. Muzika, ashtu si edukimi, ka fuqinë e veçantë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar, duke nxitur mirëkuptimin reciprok. Ky bashkëpunim mes Orkestrës Frymore “Prizreni” dhe Orkestrës Kamertale të Universirtetit ELTE është dëshmi e vlerave që ndajmë-respektit reciprok, në ndjekje të përsosmërisë dhe të një përkushtimi konkret, për ndërtimin e urave lidhëse në mes të kulturave tona.”

Audienca prej rreth 180 mysafirëve, pjesëtarë të korit diplomatik, zyrtarëve të lartë të institucioneve hungareze, profesorë e studentë nga Universiteti ELTE, studentë kosovarë dhe diaspora mbarëshqiptare u kënaqën me tingujt magjik të të dyja orkestrave, nën dirigjim e maestro Edon Ramadani dhe maestro László Kovács, si dhe me vokalin magjepsës të sopranos Zana Abazi-Ramadani.

Në koncertin mbrëmshëm, publiku i pranishëm kishte mundësinë të dëgjojë një program artistik mjaft kompleks, të orekstruar e organizuar me mjeshtri të veçantë nga dirigjenti maestro E. Ramadani, kur ra në sy përzgjedhja e llojit të veprave, të larmishme muzikore, forma shprehëse e tyre, si dhe periudha kohore të cilës i përkasin ato.

Projektimi përmbajtësor i pjesëve të përzgjedhura nga dirigjenti, maestro E. Ramadani, vuri në pah në veçanti, vlerat thelbësore tradicionale të muzikës shqipatre, duke i përcjellur ato me interpretim të lartë dhe shumë profesional të trupës interpretuese të orkestrës, ku vërehej qartësia dhe siguria në interpretim, duke bërë që e tërë orkestra të jetë kompakte në koncentrimin dhe motivimin e kërkuar prej tij, për të paraqitur atë interpretim në frymë sa më relaksuese përmes theksimit të dinamizmit të mbrendshëm dhe konceptit dramatik të veprave qofshin ato të orkestruara nga tradita popullore, të cilat ishin përpunuar me mjeshtri të rrallë profesionale e artistike, apo ato që ishin krijimtari klasike, e autorëve kompozitorëve shqiptarë, kosovarë e të huaj.

Prezantimi i kësaj krijimtarie muzikore të vlefëshme u bë nën drejtimin profesional dhe brilant të dirigjentit të mirënjohur kosovar maestro Edon Ramadanit, i cili me një dirigjim bravuroz komunikonte me artistët e orkestrës duke i dhënë ngjyrim muzikalitetit dhe lojës shumë cilësore të tyre, me intrumentet që ata interrpetonin me këtë rast. Vështirë të dallohet loja interpetuese e shkëlqyeshme, e ndonjëri artist, pjesëtar i orkesrës, por ra në sy, sidomos loja e shkëlqyer e klarinetistit të orkestrës.

Ky koncert i mbajtur në Budapest, pos tjerash, është një ngjarje më rendësi dhe karakter shumë të veçantë, sepse mundëson begatimin dhe plotësimin e jetës artistike e asaj kulturore shqiptare, sidomos në fushën e muzikës, njëkohësisht është edhe shumë frymëzues në aspektin shoqëror e social, me porositë që që transmetoi përmes interpretimeve artistike të në një nivel shumë të lartë përforumes, veçanërisht përmes sopranos së mirënjohur, Zaba Abazi-Ramandani, përpos përgatijes dhe aftësive të rralla profesionale, të pranishmëve ajo ju ofroi edhe një muzikalitet shumëdimesnional interpetues, që befasoi shumicën e këtyre artëdashësve, me interpretimet e saja.

Interpertimi dinamik e serioz me ritmet autentike të muzikës popullore tradicionale shqiptare, i pjesëve të caktuara të këtij koncerti, i jep atij, një vlerë shumë të çmuar, duke bërë që artëdashësit e pranishëm, përmes duartrokitje frentike të pandërprera, ose të njëkohëshme me interpretimet e çastit, të shprehnin admirimin e tyre emocional, të entuziasmuar nga pjesët e interpretuara, që ishin pasqyrë e vlerave të traditës së muzikës shqiptare dhe hiteve saja të njohura, duke u bërë pothuajse pjesë e njëtrajtshme e interpretimti qoftë oresktral, qoftë të atij artistik të sopranes Zana Abazi-Ramadani.

Pika e fundit e koncertit ishte shumë e veçantë, artistët interpretues të të dy orkestrave interpretuan së bashku këtë pikë, si shenjë e një fillimi të një bashkëpunimi premtues për të ardhmen.

Në vijim sjellim një informacion përmbledhës për të dy dirigjentët dhe sopranon kosovare të përgatitura enka për këtë shkrim për Diellin:

dirigjenti kosovar MR. EDON RAMADANI

Edon Ramadani – dirigjent, lindi më 14.02.1983, në Mitrovicë. Studimet e Master-it i bëri në Universitetin e Shkupit, së pari për Dirigjim Orkestral dhe më vonë edhe për Dirigjim Koral. Nga 2006-2008, punoi si Dirigjent Asistent i dirigjentit të korit Prof. Rafet Rudi, në Filharmoninë e Kosovës, dhe njëkohësisht ishte edhe udhëheqës artistik dhe dirigjent i ansamblit vokal M-Note. Më vonë ai u bë dirigjent dhe udhëheqës artistik i shumë formacioneve kamerale dhe instrumentale. Aktualisht, ai është dirigjent i Orkestrës Kamerale “NewBorn”, Orkestrës Frymore “Prizreni”, New Big Band, MIJD Big Band, Korit Kameral “Dardanica” të cilin edhe e themeloi etj. Në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare/rajonale (Prishtinë, Prizren, Tiranë, Vlorë, Shkup, Tetovë, Zagreb, Dubrovnik, Rijekë, Stamboll… etj., ai dirigjoi vepra të ndryshme korale, kamerale, orkestrale, solo/korale, operistike me ansamble/orkestra nga Bach, Haydn, Mozart, Beethoven, Schubert, Faure, Orff, Verdi, Puccini etj, me Korin dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, Korin dhe Orkestrën e Operës së Kosovës, Orkestrën Simfonike të RTSH, Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë Veriore, Orkestrën Simfonike të Dubrovnikut (Kroaci), Korin Pro Ars (Maqedoni Veriore), Big Band-in e RTK’së, Kosovo Youth Orchestra, New Big Band, MIJD Big Band etj. Si dirigjent ai ai morri pjesë në festivale të ndryshme si: DAM Festival, Kosova KamerFest, GlobalMusica Fest, “Zambaku i Prizrenit”, MIJD Festival, Festivali i Këngës – RTK etj. Gjithashtu, dirigjoi formacione orkestrale me solistë të ndryshëm si: Vitaliy Bilyy, Marcelina Roman, Zana Abazi-Ramadani, Ramë Lahaj, Josif Gjipali, Besa Llugiqi, Marigona Qerkezi, Armando Likaj, Lorika Ismajli, Flaka Goranci, Rona Nishliu, Richard Bona, Gunhild Carling etj. Nga viti 2015 është i angazhuar si ligjërues në Fakultetin e Arteve (UP), ku nga viti 2020, punon si Profesor Asistent – ligjërues i lëndëve të dirigjimit dhe si dirigjent i Korit dhe Orkestrës së Fakultetit të Arteve. Në Shkurt të vitit 2024, ai dirigjoi premierën kosovare, të operës së parë të shkruar në Kosovë – “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi. Dirigjenti Mr. Edon Ramadani është profesor asistent në Universitetin e Prishtinës.

*************

soprane ZANA ABAZI-RAMADANI

U lind më 13 shtator 1983 në Mitrovicë. Shkollën e ulët të muzikës e kreu në vendlindje, në shkollën “Tefta Tashko”, në seksionin e pianos. Gjithashtu edhe shkollën e mesme e kreu në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, përveç vitit të dytë, të cilin e ndoqi dhe e mbaroi në Konservatoriumin e Étampes (Paris) në seksionin e pianos, në klasën e prof. Nicole Palmieri. Në vitin 2002, organizata “Muzikantët pa kufij” (“Musicians Without Borders”) nga Holanda organizoi një koncert në Mitrovicë, ku ajo punoi dhe bashkinterpretoi në koncert me Otto de Jong – dirigjent (Holandë) dhe Anastasija Nizamova – mezosoprano (Maqedoni). Në vitin 2003 filloi studimet në Degën e Solokëndimit, në Fakultetin e Arteve (Prishtinë), që do të vazhdonin për katër vjet me radhë. Në vitin 2008 kreu studimet e solo-këndimit, në Fakultetin e Arteve (UP), klasa e Prof. Merita Juniku. Ndërsa studimet e nivelit Master i mbaroi në vitin 2015, në Universitetin e Shkupit, klasa e Prof. Mr. Maria Muratovska- Naumovska, me notë maksimale 10 “Cum Laude”. Ndoqi trajnime dhe master-kurse të ndryshme profesionale, ndër to, edhe dy ciklet e master-kurseve me sopranon Ermonela Jaho, me sopranon gjermane Caroline Merz etj. Interpretoi si soliste në shumë vende si: Paris/Francë (2000), Utreht e Alkmar /Holandë (2006), Cyrih (2007 Lucern (2017), Surse (2017) e Bazel (2022) /Zvicër/, Zagreb e Rijekë /Kroaci (2007, 2019, 2021, 2022), Malmo/Suedi (2022), International Mendelsohn Festival-Hamburg/Gjermani (2023) etj. U prezantua në shumë festivale e koncerte rajonale si: “Kosta Trpkov” (2009, 2015 me Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë), “Skopsko Leto” – (2011, 2013), “XXI Tonal” – MK (2014), Koncert – Shkup (2014, 2017) /Maqedoni/, “Il Bel Canto”- Tiranë (2015, 2016), “Tre Tenorët” me Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë – Shkup (2021), “Natë me zëra lirik” – Shkup (2021), soliste me Orkestrën Kamerale “NewBorn” – Vlorë (2021), Soliste me Orkestrën Harkore “Tadenus”- Shkup (2021), soliste me Orkestrën Kamerale të Manastirit – Manastir/MK (2022, 2023) etj. Edhe në skenën vendore, ajo ka pasur shumë prezantime solistike, shumë nga to, në formë të koncerteve recitale si në:DAM Festival, Chopin Piano Fest, “Fete de la Musique”, Përvjetori i Shenjtërimit të Nënës Terezë, Kosova Kamer- Fest (2019) etj. Si soliste, u paraqit edhe në: ReMusica, European Summer Music Academy, “Pristina Open Air Music Nights”, “Rexhai Surroi”, “SOPRANOS”, Soliste me Orkestrën e Filharmonisë e Kosovës, International Women Choir Festival, GlobalMusic Fest, Soliste në REQUIEM – G. Faure, Gala Koncertin e Inagurimit të Opërës së Kosovës, Etno Fest ku morri edhe çmimin “Këngëtarja më e mirë”, soliste me Selini Quartet – Austri, soliste në Mass No. 2 in G Major – F. Schubert me Korin dhe Orkestrën Filharmonisë së Kosovës, Manifesta Biennal, Ramë Lahaj International Opera Festival , soliste me Korin e Filharmonisë së Kosovës, Përvjetori i Themelimit të Universitetin e Prishtinës, soliste në koncertin qëndror të 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – RTK , Koncert Solemn organizuar nga Opera e Kosovës, Ceremonia e dhënies së dekoratave – Presidenca e Kosovës, Koncert me Klasikët Shqiptar – soliste me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës dhe Ansamblin NewBorn, soliste në Mass No. 2 in G Major – F. Schubert me Korin dhe Orkestrën Filharmonisë dhe Operës së Kosovës etj. Në rrafshin operistik, ajo shkëlqeu me rolin e Xhildës, opera “Rigoletto” – G. Verdi, me të cilin interpretoi në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë/AL (2016). Me rolin e Xhildës ajo u paraqit edhe në Operën dhe Baletin e Maqedonisë – MK (2016), në kuadër të festivalit ndërkombëtar operistik “Mbrëmjet Operistike të Majit”. Në Dhjetor 2019, interpretoi në premierën botërore të operës së parë shqipe në Maqedoni “Skënderbeu” – F. Lumani, me rolin kryesor femëror “Fatima”.

*************

dirigjenti hungarez PROF. DR. LÁSZLÓ KOVÁCS

Ka lindur me 18 shtator 1956 në Nyíregyháza – Hungari. Studioi njëkohësisht trombon dhe dirigjim në Akademinë e Muzikës Franz Liszt në Budapest, Hungari. Ai bëri debutimin e tij si dirigjent në Operën Shtetërore të Hungarisë në moshë fare të re, në fillim të të njëzetave të moshës së tij, dhe që atëherë ka performuar rregullisht atje. Pas diplomimit ai studioi në Konservatorin Çajkovski në Moskë dhe në Teatrin Bolchoi me Yuri Simonov. Në vitin 1986 ai fitoi çmimin përkujtimor János Ferencsik (themeluar nga Antal Doráti) dhe ishte mysafir i Orkestrës Filarmonike Mbretërore në Angli ku punoi me Antal Doráti dhe Sir George Solti. Në viti 1981 u emrua pedagog i rregullt, në Akademinë e Muzikës Franz Liszt të Budapestit punë që e vazhdon edhe sot, duke sjellur përvojën dhe eksperiencen e tij të çmuar tek brezat e rinj.. Që nga viti 1984, për 30 vjet është drejtor artistik dhe dirigjent kryesor i Orkestrës Simfonike Hungareze në Miskolc. Kurse nga viti 1998 e deri me sot ai është dirigjent kryesor i Orkestrës Hungareze të Radios dhe Televizionit shtetëror. Është fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare. László Kovács ka dirigjuar me tani në 21 vende evropiane si dhe në: Azi e Amerikë. Ka punuar e dirigjuar solistë të famshëm si Bruno Leonardo Gelber, James Galway, Eva Marton, Zoltán Kocsis, Dezsõ Ránki, Brigitte Engerer, Herbie Hancock, Chick Corea, Jack de Johnette, Patitucci, Joshua Redman, Ilaiyaraaja… etj. Nga viti 2009 László Kovács, është drejtor i Ansamblit të Arteve në Universitetin publik ELTE dhe nga viti 2014 është kryedirigjent i Orkestrës Filarmonike Kodály, në Debrecen. Jeton e punon në Budapest.

Filed Under: Kulture

“DJEMTË E SHËN MËRISË” FESTUAN DITËN E FLAMURIT

December 6, 2024 by s p

Thanas L. Gjika/

Më 3 dhjetor ora 6::30 PM filloi tek salla e poshtme e Kishës “Fjetja e Shën Merisë ” gostia e përmuajshme e Shoqërisë “Djemtë e Shën Merisë ”. Kjo darkë iu kushtua Festës së Pavarësisë. Kësaj radhe numri i pjesëmarrësve ishte më i madh. Edhe menyja ishte më e pasur sidomos me mezera të ndryshme plus gjellën me peshk e pilaf, sallate e ëmbëlsira. Gatimet si gjithnje i kishte kryer Z. Ilir Mihallari, Trebicka, gjyshi i të cilit, Rako Sotir Trebicka, ka qenë vatran në vitet 1912-1920, në degen Siatle Washington, bashke me vëllezërit e tij Hari, Simi, Nisi.

Father Marku hapi gostine me lutjen “Ati Ynë ”. Pas bekimit të tij shkuam të gjithë e mbushem pjatat me mezera, e me pas me sallate e Peshk me pilaf. Te pira alkolike ose jo alkolike ishin me bollek tek tavolina tjetër. Disa pjesëmarrës kishin sjellë dhe pije te tyre.

Pasi Ilia Terova, kryetari i shoqërisë me Ilir Mihallarin sekterari i thesarit, shoqëruar nga shumë pjesëmarrës, kënduan hymnet e flamurit Amerikan dhe Shqiptar, lexuan axhenden e mbledhjes deri në muajin dhjetor, mbi të ardhurat, shpenzimet, dhuratat dhe mbetjen prej $ 4.903.

Pastaj u thirren të dilnin në krye vëllezërit Ndoc e Geg DELIA veshur me rroba kombëtare dhe me ciftelitë e tyre të bukura. Këta kënduan këngë të ndryshme patriotike sidomos për flamurin tone kuq e zi, meqenese darka i ishte kushtuar Dites se Pavaresise.

Kështu shqiptaro-amerikanet e Worcester MA e festuan dy herë Diten e Flamurit, herën e parë me 26 Nentor tek sheshi i Bashkise ku para ngritjes se flamurit, buciten kenget patriotike te kenduara prej vellezerve Delia; dhe kete mbremje ku vec valvitjes se flamurit, hymneve kombetare u kenduan perseri kenge patriotike prej dyshes DELIA.

Ma do zemra qe instrumenti i ciftelise qe po perdorin me mjeshteri vellezerit DELIA ketu tek ne dhe shume instrumentiste te tjere ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni te Veriut dhe ne Mal te Zi e kudo ne diasporen tone, te terheqin vemendjen e specialisteve boterore te muzikes dhe ta shpallin kete instrument, nenen e kitares dhe buzukut, pasuri te UNESKO-s.

Filed Under: Reportazh

AKTIVITETI ATDHETAR, POLITIK DHE PUBLICISTIK I ERNEST KOLIQIT

December 6, 2024 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

Pjesa e tretë…/

Ernest Koliqi pas Luftës së Dytë Botërore

Fatet e Luftës së Dytë Botërore nuk ështe e nevojshme të përsëriten, por përfundimi kryesor i Luftës për shtetin shqiptar ka qenë shkatërrimi i strukturave institucionale, që krijuan shtetin dhe unitetin nacional në harkun kohor të periudhës së viteve ( 1913-1939); koncepti i kombit në përfundim të kësaj lufte, pësoi hapa prapa në aspektin e emancipimit, për shkak të shkatërrimit, jo vetëm të strukturave institucionale politike, arsimore, kulturore që u ndërtuan në pararëndje, por edhe të eliminimit fizik të burimeve njërëzore të afta, që i kishin ndërtuar e mbajtur gjallë ato institucione. Për 50 vite në Shqipëri u fshi pluralizmi, ndërsa aktiviteti politik pluralist u transferua jashtë Shqipërisë në botën perëndimore.

Dhe në Perëndim, dy partitë që me bazamentin e vet ideologjik dhe politik, si edhe në burimet njërëzore, ruajtën tradicionin e qendrës së djathtë shqiptare kanë qenë: Balli Kombëtar, politikisht i drejtuar nga Mit’ht Frashëri, si qendra e djathtë republikane dhe tradicionaliste, dhe Blloku Kombëtar Indipendent, si qendra e djathtë europianiste.

Blloku Kombëtar Indipendent u krijua me 6 nëntor 1946 si një parti politike patriotike e traditës europiano-perëndimore të shqiptarizmës, që kishte si qellim kryesor luftën e organizuar kundër komunizmit sllavo-bolshevik, siç cilësohet në çdo dokument të saj, që i ishte imponuar popullit shqiptar. Nga sa kuptojmë nga dokumentacioni i kohës dhe nga përbërja individuale e tij, Blloku ka qenë grupimi politik më serioz, më intelektual dhe më i qartë në përcaktimin e përspektives së ardhshme demokratike shqiptare. Qenia e Prof. Ernest Koliqit, Dr. Ismail Verlacit, Gjon Marka Gjonit, Prof. Namik Resulit e intelektualëve e patriotëve të tjerë në berthamen drejtuese të këtij grupimi, ka qenë ndër garancitë kryesore të këtij pozicioni të admirueshëm.

Themeluesit e Bllokut vinin nga vise dhe mjedise të ndryshme politike, por të gjithë kishin të përbashkët dhëmbjen për familjet që vriteshin, burgoseshin e internoheshin dhe shqetësimin e thellë për fatin e kombit e të atdheut, të cilit i kërcënohej ekzistenca si shtet i lirë dhe i pavarun nga varësia e plotë e shtetit amë prej Jugosllavisë së rankoviqëve e më pas nga Bashkimi Sovjetik stalinist.
Blloku e vazhdoi veprimtarinë e tij për 45 vite me radhë dhe aktiviteti e tij pushoi së ekzistuari në fillim të viteve 1990’, kur grupimi përkrahu forcat e reja politike shqiptare, tek të cilat asokohe ato shpresonin orientim demokratik dhe perëndimorë.
Fillesat e idesë së krijimit të Bllokut Nacional Indipendent duhen kërkuar në takimin e shtatorit 1945 në mes kapidanit Gjon Marka Gjoni me Prof. Ernest Koliqin.

Bëhej fjalë jo vetëm për një pikëpjekje miqsh të vjetër, por edhe për një takim në mes dy shtyllave të forta të shqiptarizmit: shtyllës së tradicionalizmit dhe asaj të kulturës kombëtare. Në situatën e kaosit politik të emigracionit gjetja e një rrugëdaljeje paraqitej si një domosdoshmëri. “Mbas shumë bisedimesh e shqyrtimit të problemit, profesor Koliqi paraqiti mendimin me u bashkue në nji organizatë politike që të delte në shesh si nji forcë politike e tretë me pika të caktueme. Kapidani i Mirditës iu përgjigj se i takonte Grupit Nacional Indipendent, krijue prej Mark Gjonmarkut në Shkodër në mars 1944. Prof. Koliqi mbeti disi i topitun, por tue përblue nëpërmend randësinë e asaj vepre kombëtare të Mark Gjonmarkut, mbas disa disa ditëve i tha Kapidan Gjonit: Unë me Markun kam pasë miqësi të ngushtë dhe kemi qenë bashkëpunëtorë, prandaj as unë nuk mendoj me u shkëputë prej rrugës së tij por, në gjendjen në të cilën gjindemi këtu në mërgim, më duket e arsyeshme me e zgjanue rrethin. Për këtë arsye unë ju propozoj: Grupin Nacional Indipendent me e shndërrue në Bllokun Kombëtar Indipendent”[6]

Do të doja të analizoja pikërisht filozofinë politike që udhëhoqi BKI dhe drejtuesin shpirtëror të kësaj partie, Profesor Ernest Koliqi.
Themeluesit e BKI kanë qenë një grup intelektualësh dhe politikanësh shqiptare që kanë besuar historkisht në vlerat perëndimore të promovuara fillimisht nga Austria dhe më pas nga Italia. Ata kanë qenë modernë në mbrojtje të së shkuarës dhe krijues në mbrojtje të traditës. BKI lindi si alternative politike e konservatorizmit reformator karshi partive tradicionale të së djathtës shqiptare të emigracionit dhe si kundërshtare e vendosur ndaj komunizmit revolucionar mbisundues në Shqipëri dhe Kosovë. Në qoftë se duam të gjejmë fillesën e BKI mund të themi se ajo për model fillestar Opozitën Shkodrane të viteve 1920-1924, një parti politike të konservatorizmit të promovuar fillimisht në shkodër që në fillim të viteve 1920, një konservatorizëm i ri në raport me tradicionalet e prejardhuna vështirësisht nga klasa e bejlerëve.
BKI u themelua në kohë kur në vendin amë, të gjitha institucionet që u themeluan nga etërit e kombit për të mirën e pasardhësve, u shkatërruan ose u sekuestruan nga një grup politik-krahinor banditësh të pashkollluar, që u vendosën në shërbim të agjenturve të vendeve që kishin luftuar prej dhjetra vjeçarësh përkundër interesave të formësimit dhe konsolidimit të Shqipnisë.

E gjithë vuajtja e tyre ishte Shqipëria, që ishte transformuar nga një vend që ishte i shqiptareve, në një vend ku sundonin njëpakicë njërëzish në shërbim të një grupi politik; ishte Kosova, Malësia, Dibra, Tetova, trojet e shpërndara në Jugosllavinë komuniste, të cilat jo vetëm ndodheshin nën një regjim komunist, por edhe nën një regjim dyfish diskrimues, që u mohonte të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare dhe kulturore shqiptareve të shpërndarë në tre republika të ndryshme në Jugosllavinë e Titos.

Mendimi Koliqian ka kenë bazë e konceptimit të platformës politike. Desidencë e vetëdijshme për vlerën e kujtesës, për një sistem real europian i qeverisjes në Shqipninë e çlirueme nga komunistët, një konceptim qytetar i organizimit, drejtimit të partive politike. Qyetaria është kushti themelor i shoqërizimit në jetën civile demokratike, për njerëzit që jetojnë në një shoqëri konsensuale individësh sovranë dhe kjo ka qenë alfa e bazës analitike të Koliqit dhe pasuesve të tij në BKI. Bëhet fjalë për një kulture civike, një sens i procesit politik i përqasshëm me lidhjet komëtare, që lind vetvetishëm dhe mbështet vendin, mënyrën e jetës dhe trashëgiiminë e institucioneve dhe ligjeve me të cilat ishte i lidhur fati i qytetarit shqiptar dale nga procesi i shtetformimit. Dhe në qoftë se ne bëjmë një krahasim të bazës teorike të mendimit koliqian, ngjejmë një structure dhe platform vendosjes politike mjaft të avancuar që e gjejmë ndër ideologët e konservatorizmit britanik.

Por cilat janë arsyet pse shkrimtari Ernest Koliqi vazhdoi të përfshihej në politikë, edhe pas zhgënjimeve të mëparshme politike? Përgjigjen për këtë e marrim nga vetë Ai. Në një letër që mban datën 21 maj 1951, Ernesti shprehet:

“çdo vepër e ime, ç’se kam marrë mend e shise, i âsht kushtue lulzimit të shqiptarizmit të vërtetë, i cili, për mue, rrâjet e themelet i ka në kulturën e në traditat t’ona. Kam mujtë me gabue, ndoshta shpesh edhe randë, sepse kush vepron bje lehtazi në gjymtime. S’asht mjeshtri m’u paraqitë i pafajshëm kur rrin njeríu n’ansi të plotë e të vazhdueshme. Ai qi nuk vepron, s’ban mirë as keq. Ndiç, deshta të tham, qi ndoshta ndonji herë kam gabue, por prej zellit të tepruem e prej bindjes se ashtu e lypte e mira e vendit. Sidoqoftë, kur të fashiten pasjonet dhe perdha t’u ulet atyne qi sot gjikojnë jo mbas fakteve por mbas interesave fazjoze politike, atëherë do të dali në shesh se Ernesti në kohën kritike dishka bâni për kulturën shqiptare. Prap edhe do të vazhdoj me qênë i dobishëm. Fjalët ngushëlluese t’ueja më shtyjnë me vazhdue udhën e caktueme, até qi i a kam shénjue vetes qyshë në moshën ma të blerume, udhën e veprimtarís në fushëe kulturës. Dikush me këshillon me hjekë dorë nga politika. Ky këshill nuk rrjedh nga një ndjesí e thjeshtë : Mbas sa miqësh e dashamirësh të vrám, në kët gjendje tragjike në të cilën ndhodhet i kaperthyem vendi i ynë, derisa të drejtat má të para njerzore mos t’i këthehen vllazënvet t’onë të nji gjaku e të nji gjuhe, do t’ishte krim m’u hjekë në njánë e m’u marrë vetëm me letërsí. Më mjafton me pa Kapidanin e Mirditës qi humbi dy djelm si dy hyj drite, Kolë Bibën qí la në malet si flȋje n’elterë të Shqipnís djalin e vllán, e plot tjerë, për m’e ndie veten të detyruem me punue pa u lodhë për lirimin e popullit tonë. Kjo e sotëshmja nuk âsht nji fushatë politike me rrëzue nji qeverri ; kjo âsht kryqzatë kombëtare me shpétue fisin e bâshkë me té pasuninë shpirtnore të trashigueme. Si mundet nji intelektual m’u mënjanue e me qindrue indiferent pas së keqës së pashoqe qi na ka zanë nën palë si individ e si pjestarë të nji kombi ? Prandej, si këshill tash e marr parasysh vetëm kur të lirohet Shqipnija. Sot, i armatosun me vullnet e me flakë ardhetare, e nduej për detyrë të luftoj edhe në fushën politike.
Blloku në përgjithësi ka mbajtur një qendrim të matur dhe i ka ndjekur me kujdes dhe me paanësi përzjerjet mes Mergatës Shqiptare. Blloku, siç shihet nga leterkëmbimi i Ernest Koliqit, ka qenë nën një presion të vazhdueshëm politik dhe në sulme nga më të ultat nga elementë të caktuar të grupimeve të tjera politike të Mergatës. Megjithatë, ai ka vazhduar punën me sukses. Punën e vertetë ky grup e ka bërë në heshtje, dhe mendojmë se ai ka qenë më i besueshmi për kanceleritë e interesuara për ndryshimin e situatës politike në Shqipëri. Për vite të tëra, sidomos në periudhën e parë kur forca e titistëve në Shqipëri ka qenë absolute, dhjetra e qindra njerëz të organizuar nga Blloku, në emër të Shqipërisë dhe të organizatës, kanë qendruar në malet e veriut të Shqipërisë, kryesisht në Mirditë, kanë derdhë shumë gjak, kanë pësuar vuajtje dhe sakrifica. Përveç maleve të veriut, një berthamë tjetër e rëndësishme e aktivitetit të Bllokut në terrenin shqiptar ka qenë zona e rreth Elbasanit. Forca e Kapidanit të Mirditës në veri, pjesë përbërëse kjo e Bllokut, ka qenë e pakontestueshme dhe kjo ka qenë një prej arsyeve që edhe të huajt e kanë njohur Bllokun dhe aktivitetin e tij serioz dhe kanë besuar më së shumti në forcën ndryshuese të organizatës.

Ja se si e përshkruan Koliqi situatën në mërgaten shqiptare në Itali në këtë moment të rëndësishëm: “..Këneta politike e (mërgatës shqiptare) Romës, qi shtrihet prej Gjelltores Quatrocchi e në Bar Vittoria nëpër Via Calabria, me llomin e pafund, me atmosferën krejt helm, ma ka randue shpirtin e më ka lodhë. Njeriu përpiqet për të mirë, e shumë kush, në vend qi me t’u ba krah, përpiqet me zhgatërrue. Kështu punët shqiptare: qep nji pllambë e shkep nji pash. Thotë Ndrekë Kaçulini, dritë-pastë! Për shqiptarët përgjithsisht:- Kanë për program me zhgulë ullinin e me vu shelgen: Sidoqoftë, do ta vazhdojmë luftën e mbasi jam ne drejtë ne do ta fitojmë. Por neverija po na kapë or’e ças. Duhet gjithmonë nji legen afër për me vjellë”

Viti 1955 një vit sulmi ndaj Bllokut prej anëve të ndryshme të emigracionit. Letra e 9 korrikut 1955. Në shenjëstër të sulmeve kundër Bllokut ka qenë Ernesti. “Përditë shtohen ata që më sulmojnë. Zyret italiane, amerikane, ingleze, vatikane etj., janë plot (kam prova) me raporte sidomos kundra meje: mason, aventurjer, agjent zyresh sekrete, çarlatan etj., Nji amerikan tash nja dy muaj me tha: “E din pse shumica e shqiptarvet ju Lufton? Pse s’munden me ju kuptu, tue kenë ju, për sa marr vesht vetë, ma I oksidentalizuemi ndër shqiptarë” Kjo cilsi s’asht vetëm e imja; asht e të gjithë shkodranvet. Ai amerikani me njifte vetem mue, port ë kishte njoftun Dom Lazrin, Pader Benardinin, ty Karl, etj, do të kishte dhanë nji gjykim ma kolektiv. Duket se jemi ndryshe prej tjervet, Karl I dashtun, e ata burrnin t’onë e kanë mëni si mzati pecën e kuqe. “Vetëm me Lahuten e Malcis s’bahet Shqipnija”, paska thanun nji intelektual tash së fundi. Po shka kanë me Pader Gjergjin e shtretë! Ai në vorr. Lahuta e Malcis e debume nga radhoi i veprave letrare të Shqipnis? Duen qi as emnin mos t’përmendet. Kena vojtë mbrapa lum miku, e s’diej se si do të përfundojë kjo punë…
Duket se, tue drashtun hovin e marrun prej Bllokut, mbasi qi u fut me përdhuni në Komitet, tue prekë me dorë edhe simpatin e amerikanvet dhe t’italjanvet për ket grupim politik serioz e faktiv, janë akordue elementa partish të ndryshëm dhe qyshë në verën e kalueme, prej ameriket në Turki, ç’prej Francet e n’Egjipt e ia kannisë nji fushatë …….

Filed Under: Opinion

DËSHNICA E PËRMETIT PJESË E RËNDËSISHME E KURORËS SË LAVDISË QË SHENJOI SHPALLJA E PAVARËSISË 

December 5, 2024 by s p

 NGA KUJTIM MATELI/

Viti 1912 e nxori Dëshnicën në ballë të krahinave që luftonin për pavarësinë e Shqipërisë. Dëshnicarët e kishin kuptuar mirë se pa luftë dhe përpjekje nuk arrihej asgjë. Ndaj ata rrëmbyen armët dhe të gjithë fshatrat e saj kishin njësitë e tyre luftarake. Udhëheqësi apo prijësi i këtyre çetave u bë Mehmet Pavari, kontributi i të cilit kishte tërhequr me kohë vëmendjen e qarqeve politike në hapësirën e trojeve shqiptare. 

Është një nga periudhat më të vështira në historinë e Shqipërisë, është momenti kur Shqipëria duhej të shpallte Pavarësinë, ndryshe mund të kërcënohej me zhdukjen përfundimtare si komb. Këtë e kishte kuptuar mirë Dëshnica, këtë e kishte kuptuar mirë Mehmet Pavari, i cili në prag të Shpalljes së Pavarësisë e ngriti në këmbë Dëshnicën. Çdo dëshnicar që ishte i aftë të mbante fizikisht një armë e mori atë për të krijuar kushtet që Shqipëria të shpallte pavarësinë e saj. Ja si e përshkruan këtë lëvizje dëshnicare dhe kontributin e prijësit të saj, Mehmet Pavarit, njëra prej gazetave të asaj kohe:

Gazeta “Korça” 31 gusht 1912

“I dëgjuari atdhetar dhe luftëtar z. Mehmet Pavari, i cili kurdoherë e ka treguar me punë patriotizmin e tij, kështu edhe këtë mot (vit), me të çelur (filluar) kryengritja, vrapoi për t`i shërbyer atdheut të tij me pushkë. Z. Mehmet Pavari kishte si qëllim që të formojë çeta në të gjitha viset ku shkelte, prej burrash shqiptarë. Në Nahije të Beratit formoi një çetë me 30 shpirt nën kryesinë e z. Mehmet Osman Zeza.

Në Dëshnicë të Përmetit, tjetër çetë me 30-40 shpirt nën kryesinë e z. Mete Topojani.

Në Zhepovë me 50 shpirt nën kryesinë e z. Çuli nga Malëshova, si dhe çetën e tij me më shumë se 100 shpirt, të cilët i kishte të gjithë burra të zgjedhur dhe me ndienja thjesht atdhetarie. Nuk dimë se qysh ta përgëzojmë këtë atdhetar për qëllimet e larta që tregoi, përveçse mund të themi që mundimet e tij iu bëfshin të mira paskëtaj”.

1- Lakmitë e fqinjve rrezik për Shqipërinë

Për shqiptarët nuk ishte vetëm perandoria osmane rrezik në udhën e saj për shpalljen e Pavarësisë. Një tjetër rrezik, akoma më i madh na vinte nga fqinjët tanë. Serbët dhe grekët kërkonin ta zhduknin fare Shqipërinë nga harta e Evropës. Në këtë ndërrmarrje ata mbështeteshin edhe nga disa fuqi evropiane, të cilat i shkëputën vendit tonë qendra të rëndësishme të saj duke ua dhënë grekëve, serbëve dhe malazesëve. Gazetat shqiptare u ranë këmbanave të alarmit për këtë rrezik të ri që i kanosej Shqipërisë.

Liri e Shqipërisë, Sofje 10 nëntor 1912

“ Kryeministri i Serbisë z. Pashiç ka folur dhe po flet liksht për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Një korespodenti i pat thënë këto fjalë: 

“Shqipëri nuk ka patur ndonjëherë, ato vende kanë qenë të Serbisë dhe Greqisë, komb shqiptar s`ka, ata janë të ndarë në disa filira e me disa fe, vriten e priten me njëri-tjetrin dhe kjo gjë ka qenë tërë jetën, s`kanë një gjuhë të përbashkët, s`kanë shkronja të tyret, as bashkim, as qytetërim dhe as ka shpresë që të bëhen ndonjëherë të ditur e të vetëqeverisen’ etj.”

Po ligësia e fqinjve nuk ndalte. Ajo përsëritje vazhdimisht. Një kërkesë të tillë si ajo e fqinjit tonë verior përsëriste vazhdimisht edhe nga Greqia. Athina ishte në krye të këtyre lëvizjeve antishqiptare, por ajo shtrihej në të gjithë territorin e saj. Madje dhe nga qeveritë lokale të Greqisë. Po e ilustrojmë me një shembull:

Liri e Shqipërisë Sofje 16 gusht 1912. 

“Shkruajnë nga Athina që qeveria e Moresë protestoi tek Fuqitë e Mëdha për qëllimin e tyre që kanë për t`i dhënë Shqipërisë autonomi, se shqiptarët kërkojnë dhe Epirin. E kjo gjë është kundër traktatit të Berlinit.” 

2- Institucionet fetare në mbështetje të qeverive të tyre

Në këtë mbështetje antishqiptare të qeverive të këtyre vendeve, u vu edhe feja. Institucionet fetare ishin të pandara nga shteti dhe ishin vegla në realizimin synimeve grabitqare që këto qeveri kishin ndaj vendit tonë. Këto veprime të këtyre institucioneve fetare u demaskuan nga shqiptarët. Megjithatë ndikimi i tyre ishte i madh. Ja si e jep këtë ndikim njëra prej gazetave të kohës.

Gazeta “ Bashkimi i Kombit”, 3 qershor 1910, 

“A nuk punon Patriarhia pas urdhërimeve që merr nga qeveria greke? Per ne Patriarhia dhe qeveria greke janë një trup me një shpirt, me një mendje, me një ndjejnë dhe punojnë vetëm pas një program.”  

Shqiptarët e të gjitha besimeve e kishin kuptuar që herët rrezikun që u vinte nga një bindje fetare e verbër. Këtë alarm e kishte dhënë vite më parë poeti Pashko Vasa me vargjet e tij lapidare se “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Besimet fetare, duke qënë se kishin në drejtim të tyre shtetas jo shqiptarë, synonin të realizonin në Shqipëri interesat e vendit prej nga vinin. Klerikët grekë luftonin të vinin në jetë synimet e qeverisë greke, ata osmanë atë të perandorisë osmane e kështu me radhë.

Liri e Shqipërisë, 31 maj 1911

“ Nuk do të harroj pa numëruar dhe propogandën fetare të krishtërimit që kanë bërë grekët dhe austriakët me qëllim që të na ndajnë vëlla me vëlla, sikundër deshën dhe duan të na ndajnë dhe turqit e të na humbin kombësinë për jetë.”

3-Dëshnica në ditët e Shpalljes së Pavarësisë

Protestonin fqinjët tanë, grykësit më të pangopur, për të gëlltitur pjesë të Shqipërisë. Po fati e desh që patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, të merrnin vetë në dorë fatet e Shqipërisë dhe më 28 Nëntor 1912, në Vlorën heroike, e shpallën Shqipërinë të lirë dhe të pavaruar. Nga Dëshnica, në ditën e ngritjes së Flamurit, shkuan disa qindra. Ishte momenti historik që e bëri Shqipërinë shtet të Pavaruar. Për arritjen e kësaj dite, Dëshnica kishte një kontribut të veçantë. Në prag të Shpalljes së Pavarësisë, në Dëshnicë vepronin rreth 15 çeta, duke u bërë kështu një nga vatrat më të rëndësishme të lëvizjes shqiptare për liri dhe pavarësi. Përmeti dërgoi në Vlorë, për ta përfaqësuar zyrtarisht, Veli Këlcyrën. Por, në mbledhjen e parë të Kuvendit të Vlorës, delegatët e Gjirokastrës nuk arritën dot. Këtë e konfirmon proces-verbali i kësaj mbledhjeje: 

Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”   

“Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar 28 Nëntor (të vjeshtës së tretë) 1912.Nga Përmeti na erdhi telegram në të cilin thuhet se, nëqoftëse delegati i saj, z. Veli Bej Klisura, nuk ka arritur ende në Vlonë, vendin e tij ta zërë z. Syrja Bej Vlona e Mid`hat Bej Frashëri.”

Po delegatët e Gjirokastrës nuk arritën dot as në mbledhjen e dytë e të tretë të Qeverisë së Vlorës. Ata mbrritën më 3 dhjetor 1912, kur zhvillohej mbledhja e katërt e kësaj qeverie.

Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”   

Mbledhja e katërt e Qeverisë më 3. 11 1912.

“Sot erdhën delegatët e Gjinokastrës, emrat e të cilëve janë këta : Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjinokastra dhe Veli Bej Klisura.”

Duhet shtuar se Veli Bej Klisura ka qenë aktiv pas Shpalljes së Pavarësisë. Kjo konfirmohet nga vetë gazeta e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipërisë” e datës 16 gusht 1913. 

Në Gjirokastër ishin mbledhur krerët e Jugut të Shqipërisë, nën drejtimin e ministrit të drejtësisë z. Poga i cili lexoi telegramin që i drejtohej z. Berchtold, ku flitet për kufijtë e Jugut të Shqipërisë. Në këtë mbledhje “u vendos të formohet një komision dhe zgjidhen zotërinjtë: Eqrem Bej Vlora, Ali Efendi, Rauf Fico, Thoma Papapano, Veli Bej Klisura, Bedri Bej, Abdyl Bej Ypi, Xhavid Leskoviku, Koçi Leonidha Frashëri, M. Grameno, Stavre Karoli, Qani Bej Dishnica, Qemal BejVrioni, Jan Minga dhe D. Berati. Pastaj komisioni zgjodhi tetë veta për të vajtur në Evropë, ku të përpiqen për t`ia arritur qëllimit. Në këtë grup prej tetë vetash ndodhet edhe Veli Bej Klisura.”

4- Ministri turk: ky vend është një copë Shqipërie

Gjithë vëmendja e shqiptarëve ishte drejtuar tek Vlora dhe Qeveria e Vlorës. A do të mundej ajo t`i mbronte kufijtë e saj nga lakmia e fqinjëve tanë. Kongresi i Berlinit i kishte dhënë Serbisë dhe Malit të Zi, gjysmën e territoreve shqiptare. Ky kongres i kishte dhënë të drejtën Greqisë ta vendoste kufirin e saj verior deri në lumin Kalama. Po grykësia e tyre nuk ndalej. Greqia kërkonte të ngjitej në veri të lumit Kalama. Për këtë protestonte para fuqive të mëdha evropiane. Po ndërhyrjet e saj nuk mungonin as pranë autoriteteve osmane, sa herë që i paraqitej rasti. Synonte të shtinte në dorë Janinën dhe pastaj deri në gjirin e Vlorës. 

E ilustrojmë me një shembull: 

Liri e Shqipërisë, datë 27 prill 1912.

Aty pas mesit të Prillit 1912, në Janinë vjen për vizitë ministri turk i punëve të brendshme.

“ Me rastin e ardhjes së Haxhi Adilit, grekët deshën të fitonin dëshirën e tyre dhe zunë t`i luten ministrit që nëpunësit në Vilajetin e Janinës të jenë të gjithë grekër, gjuha zyrtare të jetë greqishtja dhe ky vend nga Preveza e deri në Vlorë të quhet Ipiros. Po Haxhi Adilit i bënë përshtypje të ligë këto kërkime dhe iu përgjigj: ‘Kjo nuk bëhet kurrë, në doni të hyni nëpunës mësoni turqisht, në mos, s`mundet. Ju mos padehni se ky vend është i grekërve. Ky është një copë Shqipërie, dhe në mos besoni hapni historitë e Evropës dhe do të shihni se shënohet Albani dhe jo Ipiros.” 

Kështu thoshin hartat evropiane para kongresit të Berlinit, ku deri në Artë shënohej Shqipëri e Poshtme ose Albani. Po Evropa kishte shkelur mbi të vërtetat historike dhe kishte hedhur një hap të gabur. I kishte shkëputur Shqipërisë gjithë territorin shqiptar nga Arta deri në lumin Kalama.  Ismail Qemali mendonte se Evropa nuk do ta përsëriste gabimin që bëri më 1878 

Liri e Shqipërisë, Sofje 22 prill 1913.

“Ismail Qemali thotë se grekët nuk mund të marrin më tepër se përtej lumi Kalama, të cilin vend ua ka dhënë dhe traktati i Berlinit.” 

5- Rënia e Janinës dhe pushtimi i Shqipërisë së Jugut nga ushtria greke

Janina nuk u mbajt dot dhe ra në duart e grekëve. Humbja e Janinës qe një humbje e rëndë për shqiptarët. Ja se si e përshkruajnë këtë humbje të rëndë që la pasoja të hidhura për kufijtë e Shqipërisë:

Liri e Shqipërisë Sofje 3 prill 1913

“Shqipëria humbi më të bukurin dhe më të famshmin qytet të Jugut, Janinën e ndjerë, të cilën  e përmendin e kurrë nuk do ta lënë pa kujtuar këngët trimërore e popullore labërishte e gegërishte. Janina, e cila pat qenë e ujitur me gjak të shtrenjtë të shqiptarëve, ky qytet i cili pat mbajtur lart shpresat dhe idealet e shqiptarëve, ra në duart e armikut të Shqipërisë, më 6 mars, ditën e ënjte të këtij viti.”

Pas kësaj ranë njëra pas tjetrës qendrat kryesore të Shqipërisë jugore: Konica e Kolonja, Korça e Gjirokastra, Saranda e Përmeti, Tepelena e Skrapari. Kudo, ushtria greke kreu mbi popullsinë e pushtuar vrasje e masakra.  Arrestoi patriotët shqiptarë për ta gjunjëzuar popullsinë. Këtë bëri dhe me njërin nga patriotët me emër të Dëshnicës, komandantin e njërës prej këtyre çetave patriotike, Riza Xhungën. Ushtroi mbi të dhunë për ta bërë pjesë të masakrave të tyre. Por kur e panë se trimi nuk u gjunjëzua, e goditën gjersa i shkaktuan vdekjen.

Liri e Shqipërisë,  22 korrik 1913

“Mësojmë nga Përmeti se Riza Xhunga nga Pavari u zu prej autoriteteve greke të Përmetit. U hodh në burg dhe u shpu (dërgua) në Janinë ku vdiq që atë natë. Dihet me siguri të madhe se të ndjerin Riza e kishin rrahur në burg të Përmetit dhe pastaj e mbytnë në Janinë.’’

Kjo është një tablo e shkurtër e krahinës së Dëshnicës në rrethin e Përmetit, e cila me përfaqësuesin e saj Veli Bej Këlcyra, por dhe të atyre qindra dëshnicarëve që shkuan në Vlorë në ditën e ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor 1912, e mbështetën fort qeverinë e Vlorës. Për këtë mbështetje andartët grek kryen vrasje dhe masakra në Dëshnicë të padëgjuara më parë. Vetëm në dy fshatra të Dëshnicës, në një ditë, vranë 75 bura, gra dhe fëmijë, kurse numri i vrasjeve në Dëshnicë arrin numrin 200. Shpallja e Pavarësisë shënoi një pikë kulmore në historinë e Shqipërisë dhe ashtu si gjithë shqiptarët edhe dëshnicarët kanë dhënë një kontribut të çmuar që është vlerësuar dhe do të vlerësohet në breza.

Filed Under: Interviste

Dëshmor i Atdheut, kryegjyshi botëror i Bektashinjve Sali Njazi Dede

December 5, 2024 by s p

Foto: wikipedia.org

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj/

Përkujtojmë në Ditën e Flamurit, dëshmorin e Atdheut Sali Njazi Dede, në ditën e rënies heroike në krye të detyrës për mbrojtjen e bektashizmit shqiptar, ballkanas dhe botëror.

Ishte koha kur Rilindja Kombëtare po gjallëronte ndjenjën atdhetare, doktrina bektashiane po gjente mbështetje gjithnjë e më të gjërë në popull. Kjo dhe për shkak të besimit me realitetin shqiptar e ballkanik, por dhe për frymën tolerante që përcillte. Për të riun Sali Njazi ndikimi i teqesë së Starjes, të Leskovikut, të Qesarakës dhe Kreshovës, lanë gjurmë të thella, për imazhin e pastër dhe real të bektashizmi. Në moshën 8 vjeçare u gjend në Stamboll, ku ndoqi mësimet në Haxhi Bektash. Falë trashëgimnisë shpirtërore shqiptare, u fut në rrugën plot mirësi bektashiane në vitin 1897. Ai tërhoqi vemendjen e Kryegjyshit Haxhi Fejzi Dedeit pasi dorëzohet si dervish në rrugën e Hakut, mori mësimet e Kuranit, hadithet e Profetit Muhamed dhe çelsat e diturisë mistike.

Në vitin 1908 Dede Fejziu e ngarkon Salih Njazin me detyrën e pajtimit të cilën e realizoi më zgjuarësi, largpamësi dhe lidhje me të drejtën, gjithnjë i karakterizuar nga një jetë e pasur shpirtërore, adhurimi ndaj Krijuesit i dha rezultate.

Kështu Kryegjyshit Bektashian Haxhi Fejzi Dedei, këshilli i lartë gjyshnor, e cakton Sali Njazi në postin e lartë të udhëheqjes, duke i treguar botës bektashian vlera të veçantë të edukimit, përmes të cilave lindin e rritnin njerëz me tipare të tillë shpirtërorë.

Emri i mirë i Sali Njazi shqiptarit, i kish kaluar me kohë kufijtë e perandorisë. Falë reformave të ndryshme dhe udhëzimeve për të ruajtur pastërtinë shpirtërore bektashiane, duke u përcjellë me respekt ndër milonat e besimtarëve në mjaft vende të Ballkanit, Mesdheur e deri në Azinë e Largme.

Kur Mustafa Qemal Ataturku vizitoi teqenë e Haxhi Bektashit, mori mbështetjen morale dhe materiale të Sali Njazi Babait dhe Xhemaladin Çelebiut për luftën çlirimtare. Ishte ky hirësi në detyrën e kryegjyshit botëror që protestoi tek Qemal Ataturku, kur parlamenti u mbylli teqetë, dhe pse bektashinjtë e kishin ndihmuar në luftën e viteve 1923-1924 për çlirimin e vendit.

Kryegjyshi Botëror Sali Njazi Dede, me origjinë shqiptar nga Starja e Kolonjës mendoi për transferimin e Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri, u këshillua me këshillat gjyshërore dhe erdhi në Shqipëri më 28 janar 1930. Drita ishte çelur në Shqipëri falë vendimeve historike të Kongresit të Lushnjës i cili mori në mbrojtje besimet fetare.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka histori të hershme dhe sot është një nga të katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri që gëzon autorit të plotë. Me punën e tij të palodhur Hirësia e Tij, Kryegjyshi Sali Njazi, fis shqiptar, njihej si Papa i gjithë bektashinjvet të botës, u vendos në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë dhe Krye i madh i këtij besimi.

Ishte hirësia e tij që bëri kongrese, miratoi strukturë dhe bëri organizimin e bektashizmit. Më doktrinë bektashiane bëri që shqiptarizma të shtrihej dhe në hapësira të tjera ballkanike. Korrespodenca e Sali Njazi Dede me mjaft teqe në Ballkan e botë zgjidhi probleme të pronave, të personelit dhe të doktrinës së bektashizmit. Mbështetur në këtë doktrinë u manifestua qëndrimi në kryegjysh në Ballkan, por sidomos në Shqipëri që mbajti hapur dhe shtoi teqetë dita-ditës.

Duke qenë një drejtues i aftë, ai ishte dhe krijues i talentuar i letërsisë fetare, sepse ishte një atdhetar i madh. Mëndja dhe dora e tij nuk firmosi pushtimin e vendit nga Italia më 1939. Ai kishte ndjenjën e lartë të atdhedashurisë dhe e ngriti bektashizmin në Shqipëri në një përmasё të re historike, duke pasuruar traditën bektashiane që vazhdon dhe sot. Me këtë qëndrim vërtetoi thënien e Haxhi Bektash Veliut se me fikjen e dritës nga Lindja, ajo ka për t’u ndezur në Perëndim.

Kur parlamenti turk urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve në peradorinë osmane, Sali Njazi Dedei i hodhi sytë nga atdheu i tij, Shqipëria. Natyrisht ai e dinte fort mirë se bektashizmi në trevat shqiptare kishte kaluar shekuj që ish lindur dhe rritur, ndaj dhe transferimi i qendrës botërore të këtij besimi, po shihej si një ogur i bardhë për shqiptarët, pavarësisht se çfarë feje i përkisnin. Janë disa letërkëmbime midis tij dhe Mbretërisë shqiptare në vitin 1929, të cilat nxjerrin në pah jo vetëm dëshirën e këtij kleriku për t’u vendosur në Shqipëri, por dhe garancitë pa asnjë interes të Mbretit Zog, për ndihmën e nevojshme. Kjo padyshim bëri që Sali Njazi Dede duke u këshilluar me këshillat gjyshërore në vende të ndryshme, me Mbretërinë Shqiptare mori vendimin për të prurë qendrën botërore bektashiane në Tiranë. Ky akt madhor, qëndron plot dinjitet midis zgjidhjeve të ndryshme të shqiptarëve, përgjatë historisë së bektashizmit në Shqipëri, Ballkan dhe në botë.

Sali Njazi Dede, erdhi në Shqipëri me idenë e qartë për rritjen e besimit bektashian, pikërisht në jugperëndim të Europës të krishterë. Kleriku i shquar predikoi frymën tradicionale të besimit bektashian dhe të besimtarëve të thjeshtë. Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashian me dekret të veçantë e emëroi në mars 1930 Sali Njazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve.

Sali Njazi Dede u vu në krye të punëve të vështira për organizimin sa më të mirë të besimit veçanërisht në trojet shqiptarë. Ai arriti të kultivonte tek çdo besimtar që zemra e tij të rrihte me dashurinë e madhe për atdheun.

Me kujdes fetar dhe intelektual përgatiti kongrese dhe statute bektashianë, si klerik i devotshëm, ishte i pari në zbatimin konkret të kodeve zakonorë bektashiane. Kudo në doktrina ai shfaqi urtësi dhe thjeshtësi emblematike, ruajti traditën brenda besimit, nguliti pavarësinë e ideve dhe të veprimit, edukoi ndenjën e atdhetarisë, si dhe mëri të natyrshme ndaj pushtesit.

Për të gjitha këto vlera atdhetare Sali Njazi Deden në 28 nëndorin e vitit 1941, u vra nga dora armike, duke menduar se do të trembte krejt armatën e klerikëve bektashian. Sali Njazi Dedej ra dëshmor për kryerjen e misionit të tij të shenjtë. Të gjithë klerikët kanë dëshmuar atdhetari dhe dlirësi shpirtërore po aq sa myrshidi i tyre, i rënë theror, duke mos u pajtuar me pushtuesin, me tiranitë dhe idetë që e vdisnin lirinë njerëzore.

Figura emblematike e Sali Njazi Dedeit është nderuar dhe në emëtimin e pullës shqiptare në vitin 2001. Ai ka marrë titullin “Dëshmor i Atdheut” vendim nr. 505, datë 20.12.2011, Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, nga Presidenca është vlerësuar me “Urdhrin e Klasit të Parë” në vitin 1993 dhe “Nderi i Kombit” në vitin 2019. Këto dhe të tjera vlerësime i bëjnë nder jo vetëm besimit bektashian, por krejt Shqipërisë dhe botës.

Kjo figurë e ndritur prej kleriku dhe martiri do të mbetet përjetësisht një figurë komplekse, e cila do të mbetet dhe një shembull i shkëlqyer dinjiteti, krenarie, mirësie dhe atdhedashurie. Sali Njazi Dede ishte dhe mbetet ideatori dhe ndërtuesi i godinës madhështore të bektashizmit, ishte modeli i klerikut me dije të mëdha, me urtësi dhe tolerancë. Ai na e mësoi rrugën, kështu duhet të ecim…

***

Më 28 nëntor të vitit 1941.

Ekzekutohet nga pushtuesit italianë Sali Njazi Dede, Kryegjyshi Botëror Bektashian, pasi kish refuzuar të firmoste pushtimin e Shqipërisë.

Italianët i vendosën para dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe, në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkuan të firmosë këtë akt, ku pushtimi, duhej të quhej: “ftesë nga vetë shqiptarët”.

Por, me qëndrimin e atij atdhetar Sali Njazi Dede kundërshtoi duke thënë: “Ky është pushtim dhe asgjë tjetër! Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim!”.

Kjo qëndresë nuk mund të ‘përtypej’ nga pushtuesit italianë, ndaj e ekzekutuan klerikun dhe patriotin e çështjes kombëtare shqiptare në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 600
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • …
  • 2773
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT