• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Më 12 nëntor 1987, në Tiranë, u nda nga jeta Lasgush Poradeci, poet lirik, përkthyes

November 13, 2024 by s p

Ledio Xhoxhi/

Lindi në Pogradec, në vitin 1899. Mësimet e para i mori në vendlindje, në shkollën greke e në atë shqipe, për t’i vazhduar në një shkollë rumune të Manastirit. Shkollimin e mesme e kreu në një lice francez në Athinë. Më pas u vendos në Bukuresht, ku nisi studimet e larta në disa fakultete, në fillim në degën e pikturës. Gjatë kohës së qëndrimit në Bukuresht u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Kolonisë Shqiptare të Rumanisë. Më 1924 u vendos në Austri, ku nisi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike në Universitetin e Gracit, në përfundim të të cilit mbrojti doktoratën me temë “Poezia e Emineskut dhe lidhjet e saj me poezinë popullore”. Më 1934 u kthye në atdhe dhe punoi si mësues i arteve në gjimnazin e Tiranës. Formimi intelektual e filozofik i dha më pas poezisë së tij thellësi mendimi e fond kulturor të gjerë, që nis nga traditat e antikitetit e kulturat lindore dhe vjen te poezia moderne bashkëkohore. Në vitet ’20–’30 të shekullit XX, Lasgush Poradeci botoi lirikat e tij në organe të ndryshme të shtypit të kohës dhe u bë një nga zërat më të njohur e më origjinalë të poezisë së re shqipe. Në vitet ’30–’40 të shekullit XX, Lasgush Poradeci vijoi të shkruajë e të botojë në disa nga periodikët e kohës. Në vitet e pasluftës u përqendrua kryesisht në fushën e përkthimit. Vend të gjerë zë në krijimtarinë e tij edhe lirika filozofike dhe ajo e peizazhit. Lasgushi shkroi më pak poezi të mirëfillta atdhetare dhe në to gërshetoi herë-herë edhe ide e qëndrime për probleme të rrafshit shoqëror. Ka disa poezi të tij që mund të përfillen si poezi të mirëfillta peizazhi. Poezitë që kanë në qendër të tyre liqenin, janë ndër më të bukurat. Në konceptin e tij të natyrës ndihet dhuntia e piktorit, dhunti që e ushtronte dhe e praktikonte. Lirika filozofike e Lasgush Poradecit rrok tema e motive universale, që nga krijimi, raporti i Zotit me njeriun e deri te vdekja e përjetësia. Pas çlirimit, Lasgush Poradeci punoi si përkthyes letrar profesionist në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”; bëri një jetë të tërhequr e disi të mbyllur në mes vështirësish të skajshme ekonomike.

Filed Under: ESSE

“Të fshehta jashtë ekranit”

November 13, 2024 by s p

Aleksandër Çipa/

Aktori, regjisori dhe Mjeshtri i dokumentarit Mevlan Shanaj, na mblodhi dje në Tiranë, tek Piazza, për librin e vet “Të fshehta jashtë ekranit”. Natyrisht na mblodhën bashkë me zonjën, poeten tonë të përkorë, Natasha Lako. Nga miqtë dhe bashkëudhëtarët e tij në art, kinematografi, teatër etj., kanë mbetur jo shumë, por së bashku, kanë dhënë e japin ende shumë.

Mjeshtri Shanaj dhe zonja e vet, poetja jonë Natasha Lako, janë një ndër të paktat çifte artistësh që na kanë mbetur…

Rrezëllimtarë në çdo kohë dhe nëpër të gjitha ditët.

Se janë të paktë, prandaj na duket edhe më e vogël shoqëria jonë, sidomos shoqëria në hapësirën dhe prurjet kulturore brenda saj…Por Mjeshtri Shanaj, mbrëmë na la të gjithë të pranishmëve ndjenjën dhe shijen e elegancës së vet të pahequr, të mbathur me hijeshinë e burrit-artist që shkëlqen edhe përmes thjeshtësisë natyrale.

Është artisti që ikën nëpër këtë kohë dhe nëpër të ardhmen e vet, si shtergu që e mbart dhe e kërkon syprinën e kaltër e të qashtër të liqenit.

Në librin e Mevlan Shanaj është kujtesa për art dhe artistë, e një artisti që e bën jetën dhe e shton atë me hijeshinë e një sovranisti në shpirt. Urime Mjeshtër Shanaj!

Filed Under: Kulture

Rikthehet epoka Trump…

November 13, 2024 by s p

Ajet Delaj/

Në fillim duhet thënë se fitorja e Donald Trump nuk është thjeshtë zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara për katër vitet e ardhshme por është shumë më tepër. Nisur nga ky konstatim mund të shtoj se për realitetin shqiptar fatkeqësisht ata që quhen analistë apo politikëbërës në Shqipëri ose nuk arrijnë ta kuptojnë këtë ose nuk dëshirojnë ta pohojnë pasi nuk duan të tregojnë pizicionin apo rrugëtimin e tyre.

Pra nuk ishte thjeshtë një përplasje ndërmjet kraheve politike këtu në Shtetet e Bashkuara por e dy filozofive që ka mbërthyer kryesisht perëndimin pra qendrën e botës që konsiston në vazhdimësinë apo më mirë të themi në mbijetesën e vlerave demokratike e konservatore të shoqërisë Amerikane ku leftistet ekstremistë me axhendën e tyre synuan përmbysjen e vlerave të shoqërisë Amerikane që bota është njohur më së pakti përgjatë gjithë historisë së shtetit e shoqërisë Amerikane që nga shpallja e pavarësisë.

Kushtetuta Amerikane garanton mundësi të barabarta për qytetarët Amerikan duke përfshirë liritë ekonomike, lirinë fjalës e besimit ku si motorr i shoqërisë Amerikane në të tëra fushat mbetet konkurrenca ku të tëra së bashku e kanë ngritur Amerikën në krye të botës.

Fatkeqësisht leftistet ekstremistë kanë synuar për ti atakuar të tëra këto vlera duke përfshirë goditjen e themelit të shoqërisë Amerikane dhe jo vetëm të Amerikës, familjen. E them këtë pasi network neoliberal është shtrirë në të gjitha vendet ku Amerika ka pasur influencë duke synuar e akoma më keq duke imponuar filozofinë e tyre shkatërrimtare të familjes, shoqërisë e ekonomisë që dukshem nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë Amerikane të materializuar në kushtetutën e këtij vendi të madh.

Jo vetëm kaq por në kundërshtim me të tëra ligjet e këtij shteti shqyen kufijtë e Shteteve të Bashkuara duke synuar hapur për të ndryshuar me dhunë strukturën demografike të shoqërisë Amerikane duke krijuar edhe premisa për trazira sociale. Lavdi Zotit e shpirtit të lirë të popullit Amerikan që i tha ndal theqafjes së sigurtë të Shteteve të Bashkuara e padyshim do të ndalojnë edhe trazira të mëdha globale.

Populli Amerikan mandatoi përfaqësuesin e filozofisë së tij të lirisë e vlerave konservatore që padyshim i materializon më së miri Presidenti tashmë i zgjedhur, Donald Trump duke i thënë stop shkatërrimit të vlerave të familjes e regresit ekonomik e social jo vetëm të Amerikës por të krejt Perëndimit .

Duke qenë se Amerika ka qenë lidershipi jo vetëm i perendimit por i krejt botës padyshim që epoka “Trump” do e kthejë Amerikën në piedestalin aty ku realisht e meriton Kombi Amerikan me filozofinë e tij të lirisë e vlerave njerëzore. Për këtë jo vetëm jam optimist por edhe i bindur ashtu si populli Amerikan që u shpreh me votë por dëshiroj t’u bie në fokusin tuaj faktin që më zgjedhjen e Presidentit Trump stack market u rrit me 20% vetëm një ditë më pas.

Europa dhe bota me siguri do i gjejnë ekuilibrat e rinj me një Amerikë të kthyer në lidership të fuqishëm por për mua gjëja më e keqe në tërë këtë histori të shkëlqyer për Amerikën mbete fakti që shqiptarët pothuaj nuk kanë kuptuar asgjë se përse u rikthye Donald Trump .

Për të qenë më i saktë kur them shqiptarët e kam fjalën për mediat e politikën në krejt hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dëshiroj të bie në fokusin tuaj ankronimin MAGA që është slogani jo vetëm i fushatës së Presidentit Trump por i jetës së tij.

Presidenti Trump synon të realizojë qëllimin e jetës së tij nëpërmjet instrumentit të lirisë mbështetur në votën e vlerat konservatore të popullit Amerikan gjë që realisht ja arriti me një vullnet të palëkundur që di ta shfaqë vetëm ai.

Cilat nga këto vizione lirie e vlera konservatore që i përfaqëson klasa politike shqiptare duke përfshirë shenjtërinë e votës, respektimin e pronës e lirive ekonomike e deri respektimin e zbatimin e Kushtetutës së Shqipërisë.

Fatkeqësisht asnjë grupim pas vitit 1994.

Pra reshtimi i grupimeve apo politikanëve shqiptarë gjoja në krah të Presidentit Trump është thjeshtë demogogji për mbijetesë në kushtet e reja të triumfit të vlerave të lirisë e konservatorizmit që shpreh bindjen se do jetë një periudhë e gjatë.

Kush realisht dëshiron të rreshtohet përkrah Presidentit Trump duhet më së pari të pranojë e zbatojë vlerat dhe parimet me të cilat Presidenti Trump u rikthye ku padyshim është dashuria e tij për Atdheun e angazhimi për ti shërbyer Amerikës deri edhe me gjakun e tij .

Cili politikan shqiptar i mbart këto vlera sublime në shërbim të Shqipërisë e shqiptareve? Përgjigjën e kësaj pyetje dëshiroj t’ia lë ta japë vetes gjithsecili që do i lexojë këta rreshta.

Dihet nga gjithë bota se Presidenti Trump është i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë e për këtë e duan Amerikanët por duhet thënë se leftistet ekstremistë që realisht janë e njëjta gjë me trashëgiminë komuniste sunduese post komuniste do ta kenë të pamundur të mbijetojnë epoken “Trump” në Shqipëri e padyshin në krejt Europë e më gjërë . Kthimi në rrugën e Zotit nuk është vonë kurrë e padyshim nuk do i mohohet askujt.

Filed Under: Ekonomi

FESTA E FLAMURIT KOMBËTAR NË BOSTON

November 12, 2024 by s p

Festa e Flamurit po afrohet! VATRA dhe MAASBESA organizojnë ngritjen e Flamurit në sheshin e Bashkisë së Bostonit!

Ftojmë gjithë komunitetin shqiptar ti bashkohet kësaj nisme fisnike/patriotike për të nderuar Ditën e Pavarësisë!

Mos harroni, të mbushim sheshin e Bashkisë kuq e zi më 30 nëntor 2024, nga ora 11:30 deri në 13:30!

Po këtë ditë, në orën 9:30 të mëngjesit, në adresën 25 Middlesex Canal Park Dr., Woburn, MA 01801, fillon parada me makina të zbukuruara kuq e zi, për t’u bashkuar të gjithë shqiptarët në sheshin e Bostonit për ngritjen e flamurit më të bukur në botë!

Filed Under: Sofra Poetike

“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” VJEN NË PHILADELPHIA MË 17 NËNTOR 2024

November 12, 2024 by s p

Të dashur bashkatdhetarë!

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, krenaria e një kombi që shtrihet në gjithë hapsirën ku flitet shqip do të përjetësohet edhe në Filadelfia. Në datën 17 Nëntor 2024, do të zhvillohet Ceremonia e Emërtimit të Rrugës Willits Rd- GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU – Emër Nderi. Ky projekt u realizua në saj të nismës së Këshillit Drejtues të Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” me Zyrën e Këshilltarit të Qytetit të Filadelfias Councilmember Mike Driscoll.

Bashkë të gjithë në këtë ceremoni! Të respektojmë dhe nderojmë historinë, Heroin tonë Kombëtar dhe bashkëjetesën me komunitetin e madh të USA. Kuq e zi rruga Willits Rd – Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në datën 17 Nëntor!

E Diel, 17 Nentor, 2024

Orari 11:00am-1:00pm

BIJTE E SHQIPES

3322 Willits Rd

Philadelphia, PA 19136

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 648
  • 649
  • 650
  • 651
  • 652
  • …
  • 2773
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT