• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mos i fajësoni fëmijët!

September 17, 2024 by s p

Agim Baçi/

A dimë ne t’u flasim fëmijëve në shtëpi apo në shkollë duke pranuar se janë të ndryshëm e jo njëlloj qoftë me vëllezërit e motrat e tyre biologjikë ashtu edhe me shokët e shoqet në shkollë? Sa nga ne të rriturit ua shpjegojmë fëmijëve se si duhet të sillen përballë një hendeku tronditës për botën e tyre- hendekun e asaj që ata duan të kenë, që atyre u pëlqen, me atë që marrin realisht në jetë apo me atë që duhet të marrin? A ka nga prindërit apo mësesit një rrugë përshkrimi se si rregullohet ai hendek mes dëshirave dhe realitetit? A dimë t’u shpjegojmë se sa e vështirë është të orinetohesh në një botë ku simpatia dhe mirënjohja -dy ndjesi kaq të rëndësishme në jetën njerëzore- po humbin nga komunikimi i përditshëm? A arrijmë ne si të rritur të kuptojmë se humbja e durimit te adoleshentët ndërpret të gjitha udhët për një vendmbërritje të qartë dhe me ide?

Për të qenë të vërtetë me fëmijët ne nuk duhet të shmangim përgjigjen për pyetjen se, cila është përgjegjësia jonë si të rritur nëse adoleshentët e sotëm nuk mendojnë për ndonjë vendmbërritje me kuptim.

A është dhe përgjegjësia jonë, si të rritur, që mjaft adoloshentëve sot u duket gjithçka e kotë, pa ngjyra? A është edhe faji ynë për faktin se shpesh në komunikimet e tyre mungon përgjegjësia morale apo ndjesia e fajit ndaj tjetrit me të cilin kanë gabuar, janë nxituar? A dimë ne t’u përgjigjemi apo do të fajësojmë ata se përse ky debat mund t’u duket i pavlerë?

Çfarë ndodh me adoleshentët kur intelekti i emocioneve nuk prek më dashurinë, duke e kthyer gjithçka vetëm në seksuale dhe jo në të menduarit për tjetrin si shok, si shoqe? A mjafton sot vetëm të kalërosh mbi protagonizmin vetëm si qëllim për të qenë i njohur pa e vrarë mendjen nëse nuk je i qartësuar moralisht apo në ndjesitë për gjithçka që bën e thua?

Në fakt, mungesa e objektivave që kanë brenda tyre të rinjtë, është ajo që duhet të na shqetësojë. Për këtë mungesë objektivash nuk mund të fajësojmë vetëm fëmijët. Bota e tyre e brishtë është sot një botë në duart e teknologjisë, e cila i ka thjesht klientë të kohës së tyre dhe statistikë për atë që bëjnë, ndërkohë që ne si prindër duhet të këmbëngulim, bashkë me mësuesit, për të mos i braktisur në skajet e veprimeve të tyre.

Niçe na ka paralajmëruar se “rinia zhytet thellë në ekzistencën e vet”. Paralajmërimi i tij i fortë ishte në atë kohë kur nuk parashikohej ky pushtim i kohës dhe qëllimeve nga teknologjia. Sot, kjo thënie e Niçes nuk vlen vetëm për t’iu besuar më shumë të rinjve, por edhe si një nevojë për të gjetur shtegun e komunikimit që të mos u humbë etja për jetën, etja për dijen.

Të rinjët e sotëm shpesh na tregojnë se janë vitalë, se janë të zgjuar. Përballë vitalitetit të tyre, kreativitetit që ua ka shtuar edhe pushteti teknologjik, duket se ne prindërit nuk po mundemi të rindërtojmë me ta hartën e duhur të rrugëtimeve, të emocioneve, e sidomos të vendmbërritjeve, duke i lënë në një vetëvlerësim të ulët për atë që mund të arrijnë. Duket se jemi në atë fazë që paralajmëronte filozofi Ivan Iliç në librin e tij “Shoqëria pa shkollë”, i cili na paralajmëronte ne prindërve se, me pafuqinë tonë për të komunikuar me ta, rrezikojmë t’u krijojmë bindjen se nuk do të kenë asnjë fuqi ta ndryshojnë realitetin. E nëse i krijojmë këtë iluzion, të një varke pafuqie, përballë dallgëve të përditshmërisë, a e kemi ne më pas moralin që t’u kërkojmë atyre që të mos heqin dorë nga ëndrrat, që të mos i jepen tanishmërisë, që të mos flenë vetëm në shtratin e argëtimit?

Filed Under: Sociale

NUK KA SHTET PA USHTRI TË FORTË

September 17, 2024 by s p

Agim Aliçkaj

New York/

Populli shqiptar është paqësor, nuk ka sulmuar askënd, gjithmonë në mbrojtje të fëmijëve, familjes, shtëpive dhe trojeve të tij. Kosova Dardane është ende në rrezik nga agresioni serb. Fashistët serbë nuk mund të ndalohen ndryshe, vetëm me forcë. Dialogu me ta është shëndërruar thjesht në “bisedime të kota”, të nevojshme për t’i kënaqur ndërkombëtarët. Ushtria terroriste serbe është e aftë të luftojë vetëm kundër fëmijëve, grave dhe civilëve të paarmatosur. I thashë këtë në fytyrën e ish-sekretarit të shtetit, Lawrence Eagleburger, para të gjithëve, para gjenocidit të vitit 1999, në një takim të madh në Westchester, kur ai u përpoq t’i portretizonte ata si “luftëtarë të ashpër”. Nëse gjeneralët kriminelë serbë shohin se Kosova është gati të mbrohet, nuk guxojnë kurrë të fillojnë luftë.

Prandaj, është koha që të gjithë ne të kontribuojmë në Fondin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Gjatë qëndrimit tim në atdhe kam dhënë një kontribut modest në shumën prej 2000 euro. U përpoqa ta bëja më heret nga banka në Amerikë, por më doli një punë shumë e ndërlikuar.

Ftoj Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës-Ministrin Hekuran Murati , që të gjejë një mënyrë më të lehtë ligjore për të kontribuar nga jashtë, ndoshta përmes ambasadave. Mërgata është gati.

Është detyra jonë të jemi gjithmonë në shërbim të kombit tonë shqiptar, me mundësitë që kemi dhe kudo që jetojmë. Shqiptarët janë një komb i fortë, më i fortë se serbët. Por ne kemi nevojë për Amerikën të përballemi me Rusinë.

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe amerikan!

THERE IS NO COUNTRY WITHOUT A STRONG ARMY

The Albanian people are peaceful, they have not attacked anyone, always in defense of their children, family, homes and lands. Dardanian Kosova is still in danger from Serbian aggression. Serbian fascists cannot be stopped otherwise, only by force. The dialogue with them has simply turned into “useless conversations”, necessary to satisfy the internationals.

The Serbian terrorist army is only capable of fighting against children, women and unarmed civilians. I said this to former Secretary of State Lawrence Eagleburger’s face in front of everyone, before 1999 genocide, at a big meeting in Westchester when he tried to portray them as “tough warriors”. If the Serbian criminal generals see that Kosova is ready to defend themselves, they never dare to start a war.

Therefore, it is time for all of us to contribute to the Security Fund of the Republic of Kosova. During my stay in the homeland, I made a modest contribution in the amount of 2000 euros. I tried to do it earlier from the bank in America, but it turned out to be very complicated.

I invite the Ministry of Finance, Labor and Transfers of the Republic of Kosova to find an easier legal way to contribute from abroad, perhaps through embassies. Diaspora is ready.

It is our duty to always be at the service of our Albanian nation, with the opportunities we have and wherever we live. Albanians are a strong nation, stronger than Serbs. But we need America to confront Russia.

May God bless the Albanian and American nation!

Filed Under: Ekonomi

VATRA NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE…

September 16, 2024 by s p

Rezolutë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, drejtuar qeverisë së SHBA, Anglisë, Francës, Italisë dhe Japonisë

Boston, më 4 janar 1919

Delegatët e Federatës Pan – Shqipëtare të Amerikës VATRA, të mbledhur në Kuvënt të Pazakontë në Winthrop Hall, Boston, vëndosnë me 4 Jenar (1919) t’u bëjnë një thirrje Guvernave t’Amerikës dhe të Fuqive Aliate për rivendosjen e independencës mbretërore të Shqipërisë. Për ndreqjen e kufive me një mënyrë që të hyjnë brenda krahinat fjesht e kryesisht shqipëtare të cilat u çkëputnë padrejtësisht prej Konferencës së Londrës më 1913; fjala vjen Malësit’ e Hotit, Grudës, Plavës, Jakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Dibrës, Strugës, Ohrisë, Manastirit, Kosturit, dhe Krahinën e Çamërisë me qytetet e Prevezës dhe Janinës. Për një Plebeshit në viset e përmendura më sipër, i cili të bëhet pas zaptimit të këtyre vendeve prej ushtrisë Amerikane që kështu të shigurohet çfaqja e lirë e dëshirave të ndenjësve. Për qasjen e delegatëve Shqipëtarë në Kongres të Paqes për të shtruar dëshirat dhe kërkimet e kombit shqipëtar para se të vendoset fati i Shqipërisë.”
Delegatët e atij kuvëndi me rëndësi, duke nisur nga Dega Nr. 1, Boston, Mass., dhe gjër të Dega Nr. 70, Barberton, Ohio, qenë këta:
Vasil Naso, Loni Kristo, Lazar Selenica, Kosta Issak, Ilo Pano, Pandi Vodica, Stathi Suli, Foqion Postoli, Paskal Aleksi, Arif Hiqmeti, Guri Filip, Muke Permeti, Vasil Bradvica, MIhal Kosmo, Kostaq Lepcishti, George Luarasi, Evan Elia, George Konda, Luka Trebicka, Xhevad Harxhi, Shaban Halil, Kosta Progri, Dhimitri Sido, Shefqet Frashëri, Thimi Hondro, Ligor Panajoti, Koço Grameno, Sulejman Hysen, Sotir Treska, Kost Hotova, Reis Asllan, Dr. Kondi, George Qafzezi, Ibrahim Bitincka, Kosta Pano, Qani Shehu, Luka Lasko, Hysen Leskoviku, Xhafer Starja, Isuf Malëshova, Anastas Pandeli, Nasi Aristidhi, Abas Kamneica, Sinan Lekdushi, Dennis J. Kambury dhe Isuf Vincani.

Refat Gurrazezi, Historia e Federatës “Vatra”, Globus R., Tiranë, 2006, f. 96-97.

Filed Under: Vatra

Arbëreshët dhe Kanuni

September 16, 2024 by s p

 Një studim i ri i marrëdhënieve mes komuniteteve italo-shqiptare dhe Kanunal  i ashtuquajtur Kanun

Bota arbëreshe gjithmonë është interesuar për rrënjët,e saj, gjuhën e saj, kulturën e saj. Kjo popullsi e larguar prej gjatë 600 vjetësh akoma ruan atë identitetin e saj  duke ua trasmetuar brezave. 

Arbëreshi nuk është Etnia jonë arbërore nuk është një etni simbolike, nuk është etni statike muzeale, është etni dinamike, etni ndjenje identiteti, ku këndohet riti, ku flitet arbërisht, mendohet arbërisht, ruhet

alkimia arbërore.

Arbëreshi është një valë e lëvizshme, i pjekur në ndërgjegjësimin e udhëtimit. Ai banon në një tokë të huaj;

përballoi stuhi nga më të ndryshmet; ngriti me zgjuarsi aty një atdhe të tij në ekuilibër e paqe me të tjerët e vazhdon të rrojë në këtë botë globale kozmopolite, ku asimilimi qëndron si shpata

e Demokleut mbi kokën e kësaj “burbuqeje të egër” në tokën latine. Detyra jonë është ta mbajmë gjallë, sepse historia e tij është pasuri e njerëzimit. Arbëreshi, në individualitetin e tij, është një përzierje

harmonike: njerëz të vrazhdë, trima, të heshtur, që fshehin në thellësinë e shpirtit cilësi njerëzore unike. 

Nostalgjia për mëmëdheun, të cilit i këndojnë, nuk është “ankthi i kthimit”,

por nostalgjia mes dy brigjeve; lashtësia e të parëve të tyre dhe qenësia e tyre si mbartës e ruajtës të mirë të identitetit kulturor, të cilin ditën ta konservonin për më tepër se 550 vjet.

Shumë studiues, individë të veçantë, apo pjesë të shoqatave kanë punuar në kërkim të rrënjëve dhe zakoneve të këtij populli quajtur arbërsh të Italisë. 

Sot kam dëshirë të flasë për një djalë të ri Arbërsh i quajtuar Saverio Francesco Frega,i lindur në një  ngulim arbëresh në Ungra, me prindër arbëresh i cili tezën e dipllomës së tij ia dedikoi tematikës rreth Kanunit.  

Në familjen e tij, bota arbërore ka qenë gjithmonë e pranishme. 

Saverio Francesco Frega.  Është një djalosh që të bie në sy ajo butësia dhe respekti që kanë zakonisht ajo masë e atyre njerëzve që i karakterizon një edukatë të përfituar gjatë jetës.

Saverio, lind në Ungra, ngulim arbëresh në Kalabri. Mësimet e para i merr në Liceun scentifico në Ungra. Ka mbaruar studimet në Jurisprudencë në degën Drejtësi dhe dipllomen e tij e  mbron me temën rreth Kanunit.

Në vijim një intervistë bërë këtij të sapo dipllomuarit arbëreshe. 

Saverio si iu lindi Idea për një temë të tillë:

Kanë kaluar më shumë se pesë shekuj që kur arbëreshët e emigruar nga vendlindja u vendosën në Itali.

Që atëherë, ka pasur të panumërt studiues, të cilët, përmes një pune komplekse dhe të rëndësishme kërkimore, kanë punuar për të rindërtuar zakonet, zakonet, traditat dhe gjuhën e këtij populli, i cili, pavarësisht përparimit të paepur të modernitetit, bijë e një nëne që homogjenizon gjithçka dhe bën është i lirë nga tiparet e tij karakteristike – globalizimi – i cili i ruan ato pothuajse të pandryshuara edhe sot.

Personalisht, interesimi për Kanunin lindi kur, duke qenë se duhej të identifikoja një temë për tezën e magjistraturës në Drejtësi, një ditë hasa pothuajse rastësisht Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pasi e bleva tekstin dhe i dhashë një lexim të parë të shpejtë, kuptova se shumë nga diktatet e zakonshme që përmbante ai përputheshin në një mënyrë të pabesueshme me traditën shekullore të arbëshës.Prandaj vendosa të informoj udhëheqësin tim, Prof. Rocco Giurato, i cili më dha miratimin e tij për të vazhduar me një punim teze që kishte si objekt marrëdhënien midis komuniteteve italo-shqiptare të Italisë dhe Kanunit.

Ç’farë vështirësish gjetët gjatë punimit për këtë tematikë ?

Një problem ishte shfaqur që në fillimet e kërkimit tim, pikërisht mungesa e materialit në letërsinë arbëreshe që tregonte efektivisht njëfarë shkalle të ruajtjes së diktateve kanunale në kulturën italo-shqiptare.

Më vjen keq që shumë studiues arbëreshe shumë gjatë gjithë këtyre shekujve, kanë injoruar faktin se nën “vellon madhështore” të traditës fshihej diçka shumë më e jashtëzakonshme se folklori: themeli pozitiv i një shoqërie të tërë laike. Dhe ky themel gjendet në Kanunin e maleve shqiptare.

Si arritët të kontaktoni me Qëndrën albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Antonio Bellusci? 

Kisha kohe që po “sorollatesha” për të gjetur materiale, dhe  vendosa t’u drejtohem disa personaliteteve nga bota arbëreshe që të paktën të më tregojnë një pikënisje për kërkimin tim. Më duhet të theksoj se, fillimisht, situata nuk ishte aspak e lehtë, pasi të gjithë ata që kisha kontaktuar (duke përdorur mjetet më të ndryshme) deklaruan se nuk kishin materiale dhe/ose njohuri që mund të kishin qenë të dobishme për të. Për më tepër, telashet mu shtuan më tepër sepse më ftuan qartësisht të tërhiqesha nga tema e tezës sime, pasi ajo përfaqësonte një “ngërç” të vërtetë.

Këmbëngulja për mua është virtu e imja, kështu që duke mos dashur të dorëzohesha, si tentativë e fundit, vendosa të kontaktoj një mikeshë që më ka qenë gjithmonë e dashur, Anna Stratigo, e cila e identifikoi At Antonio Bellusci (Zoti Ndon) si një figurë që sigurisht do të më ndihmonte.

Kur u takove per herë të parë me At Belluscin?

Ishte një  pasdite shtatori, takova Zotin Ndon për herë të parë në bibliotekën e tij të madhe në Frascineto. E kujtoj me kënaqësi të jashtëzakonshme momentin kur u njohëm, veçanërisht lumturinë e tij që takoi «një djalë që ishte aq i interesuar për studimin e kulturës arbëshe», si dhe interesimin e tij për temën e punimit tim.

Kaluam një pasdite të tërë duke folur për Kanunin, parimet që përmbante ai, traditat e komuniteteve arbëreshe dhe sesi këta i kishin rezistuar (pa shumë vështirësi) përparimit të kohës dhe ndryshimeve në shoqëri. Në veçanti, folëm për institucionet juridike të vëllamisë dhe të motërmës, të cilat menjëherë kuptova se ishin aq të dashura për Zoti Ndon, i cili e kishte kaluar jetën e tij në përpjekje për të ruajtur unitetin e popullit italo-shqiptar.

Ajo që tha Papas Bellusci atë ditë më goditi shumë, sidomos kur më fliste për gjuhën arbëreshe dhe traditat e popullit arbëresh: “Arbërishtja (gjuha shqipe) ishte gjuha e nënës sime, të cilën ajo na e mësonte nëpër shtëpi. Ashtu si arbërishtja ishte gjuha e babait tim. Në shtëpi nuk mund të shpreheshim me fraza italiane, por duhej të dinim çdo term arbërisht. Gjuha italiane, në fakt, ishte një tabu në shtëpinë tonë. Fryma shqiptare jetonte në shtëpi me gjuhën, zakonet dhe kanunin e saj. Kanunin nuk e njihnin prindërit tanë, si dhe të parët tanë. Nuk dihej se çfarë ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut. Ne jemi diasporë dhe kjo nuk na ka lejuar të kemi burime të shkruara për historinë tonë të kaluar. Por Kanuni mbijetoi mes arbëreshëve falë një rrënjë të thellë: dashurisë për traditat, për tokën dhe për gjuhën e të parëve tanë”.

Pas takimit me Papas Bellusci u ndjeva tepër i lehtësuar, pasi më në fund kisha gjetur një person që e kishte kuptuar plotësisht qëllimin e kërkimit tim, ndër të tjera që më inkurajonte të ecja përpara. 

Por nuk harroj kurrë pasionin që mund te shihje në sytë e tij  kur na tregonte për legjendat dhe zakonet e të parëve tanë, ose kur befas niste të këndonte ndonjë këngë të lashtë, tashmë të humbur në kujtesën e shumicës.

Arbëria humbi  një njeri, i cili falë punës së pandërprerë kërkimore, mundi t’i rikthejë prestigjin botës arbëreshe dhe aspekteve të saj të shumta. Zoti Ndon, ishte mjeshtër i të gjithëve.

Sa kohë iu desh për të punuar për tezë e dipllomës?

U desh  një punë më shumë se dy vite pune për të përgatitur tezën time  të diplomës, me titull; Arbëreshët dhe Kanuni. 

Një hetim historiko-juridik dhe kulturor mbi zbatimin e diktateve zakonore të Kanunit Shqiptar në përvojën e komuniteteve arbëreshe të Italisë mund të konsiderohet më në fund i përfunduar, një periudhë e kaluar në kërkimin rraskapitës të materialit që mund të mbështeste teorinë time.

Kur u dipllomuat?

U dipllomova në muajin korrik të vitit 2024. Një muaj para se ai të largohej nga jeta mbi tokë, At Bellusci dhe nuk pata rastin që ti thosha mbi këtë rezultat të kësaj teme interesante. 

Me At Belluscin kam kujtime të këndshme. Ishte një neri i mbrekullueshëm disnte të dëgjonte por edhe të ftonte në dialog.  Ishte një kënaqësi të punije me të. 

Më kujtohet hera e fundit dukej  i lodhur, i thash që  të vazhdonim kërkimin tonë një ditë tjetër, ai menjëherë u përgjigj: «Jo, pse unë jam plak. Sot jam dhe menat jo, pse më thërret t’ynë Zotë» (përkth. Jo, se jam plakur. Sot jam këtu e nesër nuk jam, se mund të më thërrasë Zoti ynë).

Ç’farë mund të më thoni në mbzllje të kësaj  interviste? 

Shpresa ime është që kjo novella enquête par turbe, e cila ka mundur të vërtetojë ekzistencën dhe përdorimin e përdorimeve kanunale në kontekstin e realitetit italo-shqiptar të Italisë, mund të jetë një mundësi për të hapur një thyerje në një prirje të re historike- studime juridike dhe kulturore në lidhje me arbëreshët dhe italianët.

E dyta, edhe pse At Bellusci i përket qiellit dua të falenderoj që më dha dorën dhe mbështetje në këtë tezë. Nuk mund të anashkaloj edhe Miken, artisten e botës  arbërshe Anna Stratigo, e cila si gjithmonë e gatshme për të na ndihmuar kur flitet për botën arbëreshe.  

Përatiti materialin Ornela Radovicka, drejtuese e Qëndrës Albanologjike Kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe At Bellusci. 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1726486292732_7241408363554987223.jpg

At Bellusci  dhe studenti  Saverio Franceso Frega 

Saverio Francesco Frega me artisten e madhe  arbëreshe Anna Stratigo 

Saverio Francesco Frega përpara komisionit 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1726486244506_7241408161276881182.jpg

 Mëma  e Saverios Në momentin e marrjes së dipllomës 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1726486207114_7241408004445952091.jpg

Saverio Franceso Frega me tezin e dipllomës së tij 

Filed Under: Mergata

MEM  SMAJLI , KRESHNIKU – SHKEMB  NË ROJE TË BJESHKËVE TË KELMENDIT… 

September 16, 2024 by s p

May be an image of monument

 NGA  NDUE  BACAJ 

Në vitin 1860 nga  bjeshkët e Kelmendit  u shkëput një shkëmb , një shkëmb i madh e i fuqishem sa vetë  keshtjella  natyrale , Kelmendi , që  Krijuesi ju a kishte falur per fole zogjëve të shqipes.  Gjama e këtij shkëmbit që po binte  u dëgjua  jo vetëm në Malësi e Shqipëri ,por  edhe ndër fqinjët  malazez, të cilet nuk kishin mundur kurrë të shkelnin  mbi këto troje, pasi sa herë e kishin provuar e kishin paguar  shtrenjët , me dhjetra krena të prera e të thyera perball  “shkembit” Mem Smajli , i cili si një duhi moti  turrej  mbi  shovenet lakmues të këtyre bjeshkeve e trojeve të Kelmendit e Shqipërisë.. E natyrisht shkembi nga ana figurative bie, por diku zë vend për të treguar sa  ai është prapë , këtu në vendin e vet.  Kështu ka ndodhur edhe me “shkembin” Mem Smajli i cili ka zënë vend në  bjeshkët e Pojanicës , në këtë vorr murane ku pushon trupi i këtij trimi kreshnik e legjendar, varri i të cilet në vend që të zvoglohej nga  rrebeshet e kohës ai vetëm rritet si simbol i qendresës të këtyre trojeve që nuk kanë  nevojë për Muja e Halila të importuar apo improvizuar, pasi i kanë vetë, ku në krye qëndron  kreshniku Mem Smajli. Ndaj kot rroken sot e mot  krijues , studiuesë , historianë e gojtarë vendas apo te huaj të kerkojnë  e  t’u “kendojnë”  kreshnikëve larg këtyre trojeve , pasi do t’i “sfidojne” kreshnikët kelmendas e shqiptar.. Historia  jonë shumëshekullore është e jehonmadhe pikrisht se kishte për protogonist  kreshniket lavdi plot  të Kelmendit si Mem Smajli , Nora e Kelmendit , Turk Isuf  Hasani , Nikë Lekë Pepaj , Prelë Mema ,Turk  Shabi , Ujkë Gila , vellezerit Gjeto e Dedë Coku , Uc  Turku , Mark Vuksani , Prel Gjeloshi , Sadri  Keqi  e deri tek  piramida e gjallë  e kufijeve Prek Cali etjerë… Natyrisht nuk ishte rastësi që këta kreshnikë janë “zogjë” të kësaj foleje të shqipes , Kelmendit kreshnik , historia e të cilit ka bërë e bënë jo vetëm “xhiron” e  Ballkanit, por edhe të Europës e më gjerë… Historia e kelmendit mund të krahasohet (jo vetem nga ana figurative) me një kala vigane  të ngritur mbi  shkembinjë të “gjallë” shekullore , dhe Mem Smajli  ishte një nga këta.. Mema kishte lindur  në vitin 1790 në flamurin (bajrkaun) e njohur të Selces . Ishte sternip i Nikë Martinit, i cili njihet  si një luftëtar i zjarrtë në mbrojtje të trojeve të  Kelmendit e Shqiperisë të atyre kohëve . Madje  kjo shtëpi njihet si një bazë e fuqishme në mbështetje edhe  të aleancave ndërkombëtare kundër pushtuesve  turko-osman. Veprimtaria e  Nikë Martinit dhe  trashigimtarëve të kësaj shtëpie kulmon  me  gjysmën e dytë të shekullit XVI  duke vijuar pa nderprerje  deri në fundin e shekullit XVII , kur shqiptarëve u shtohej edhe një  armik tjetër, fatkeqësisht fqinjë , kur  Europa e kohës  nën  “diktatin” e Rusisë” pranoi  krijimin e provinces së vogël të Malit  Zi , që dalngadal do të bëhej shtet, duke u zgjeruar me trojet tona Iliro-Arbenore… Në këto kushte  shtëpia e Nikë Martinit , si i gjithë Kelmendi , Malësia e Shqiperia  u gjend në mes dy zjarreve, ndaj për të mos u “djegur” u desht  ti shmangej njerit , ku me këtë rast si shumica e shqiptarëve  zgjodhen disi ti shmangen zjarrit  të pushtuesve  aziatik të cilët si pushtues të largët dikur do të  iknin nga keto troje , ndersa fqinjët do të mbetnin këtu në perjetsi… Në këto kohë Nikë Martini njerit nga tre djemve të tij pasi e kishte pagzuar me emrin Lekë ja vë emrin Hasan (ndërsa dy të tjeret i pagëzon me emrat tradicional shqiptare ; Pellumb e Maç)..  Nga këta emra sot rrjellin mbiemrat apo fiset që i i njohim në Selcë.. Shtepia e  Hasan Nikës “dalngadal” u shtua dhe u shqua aq shumë sa sot në “emrin” tij  njihet një fis i tërë me  mbiemrin “HASANAJT” e Selcës.. Natyrisht që vlen të qartesohet se me këtë rast , dhe as më vonë që vijojnë emrat me tingëllim musliman , nuk tregojnë se  Seljanët e më gjërë kanë  ndryshuar as besimin dhe as atdhedashurin , per të cilën shkriu jetën edhe kreshniku Mem Smajli i Hasanajve…  Mem Smajli pa mbushur 14 vjeç merr pjesë si luftëtar  në mbrojtje të trojeve të Kelmendit nga  lakmit e Malazezeve. Ai duke u rritur fizikisht rritej edhe shpirterisht .Memi vazhdimisht  shquhej për guximin , por edhe për forcën e tij që e shoqeronte me një britëm me trajta të mbinatyrshme , që  bjeshket e shumfishonin. Ky kreshnik kapej fyta-fyt me malazez  duke treguar një forcë të jashtezakonshme , saqë shpesh luftonte për-njëherë me katër apo më shumë  malazez . Edhe në këto kushte  betejën e zhvillonte  ball  per ballë e kurrë pas shpine. Fitorja për vite e dekada  i kishte përkitur vetëm Mem Smajlit , per te cilin  thuhej se është  i pathyeshem dhe për këtë mendonin se kishte trajta hyjnore , dhe ishte përhapur fjala  se e ndihmonin  zanat e orët e bjeshkëve të Kelmendit.  Për këto cilësi të jashtezakonshme të një luftetari “zogjët” e shkinave  ishin frikësuar aq shumë , sa nuk deshironin të  ndesheshin kurr në Mem Smajlin  as në  kohë paqe. Edhe ushtima e bjeshkëve  u dukej  si ushtim e duhisë ku kalonte kreshniku i këtyre anëve. Mem Smajli luftoi  për mbrojtjen e bjeshkëve e trojeve të  Kelmendit  që nga viti 1804 deri në vitin 1860 që  nderroi jetë, pra plot 56 vite në roje  të lirisë, plot 56 vite luftë , sakrifica dhe kacafytje me fqinjët malazez , e veçanarisht me  Kuçasit e Vasojoviqet , që mjersiht në përgjithsi ishin shqiptarë të sllavizuar ndër shekuj. Vlen të kujtohet me këtë rast  se ky sllavizim kishte ndodhur atëherë kur  këta shqiptarë katolik , kishin pranuar të perqafojnë ortodoksin , duke e kujtuar si besim kristian , por që dalngadal perveç  besimit  u kishte “grabitur” edhe kombësinë… Memi  në roje të këtyre trojeve  mbi një gjysem shekulli e kishte kaluar në mes  bjeshkëve e luginave të  Kelmendit , ku shtroje kishte  tokën dhe për mbulesë pyjet e mbi to qiellin. Ai në këto kushte ndodhej kudo e kurdo  , saqë u bë tmerri jo vetem i shkjeve luftëtarë , por edhe i familjeve të tyre , grave e femijeve.. Tregojnë se kur një shkinë me emër po rrinte në mendime  nën hijen e freskët të një ahu dëgjon  që mbi koken e saj po këndonte i lumtur  një zog mali , dhe ajo u kujtua se ky zog  ishte i lirë e nuk kishte frikë Memin e Smajlit që kishte lënë shumë konakë të këtyre anëve  pa burra e djem në voter , dhe si pa e kuptuar filloj të kendoi:

“I lumi ti o zogu i malit

Që nuk nuk po i trembe Memit  t’Smajlit

Memi i Smajlit ba me  t’pa

Flutrim kishte me  t’vra

Çerdhen tande kishte me e tha

Si konaqet tona  n’ketë dynja..”

Pa mbaruar mirë shkina këto vargje, Memi i kudondodhur e qellon zogun e malit , i cili bien  i vrarë në prehrin e shkinës , e cila pas tronditjes qet kushtrimin  e kësaj  ndodhie, që  për dekada vazhdoi të përhapet duke marrë trajtat e një legjende që nuk u shua kurrë. Mem Smajli thuhet se në të gjitha  betejat (e dyluftimet) me shkjetë  ka vrarë rreth 200 lakmues e zollumqarë të këtyre trojeve , ku rreth pesëdhjetëve nga këta  u ka prerë kokat.. Memi shpesh  tregohej në trajtat e “mbinjeriut” , pasi paraqitej i kudondodhur , i palodhur , i fuqishem dhe i shpejtë si vetima , madje shpesh thuhej se ishte i padukshëm, e për këtë konsiderohej se ishte njeri me orë , shpesh duke marrur edhe gjakun e shokëve  brenda në Kuç  apo në Vasojeviq , e duke shpëtuar për mrekulli edhe kur ai ishte i rrethuar tmerrësisht.. Populli i Kelmendin këtij trimi kreshnik ja “perjetësoi” veprën  në legjenda e këngë,  (Memi ishte vetë lahutar dhe kengëtar)… Njera nga këngët më të spikatura që njihet edhe sot është:

Mem Smajli djal  duhi

Po pisket permbi Velikë

Ik o shkja se jena Shqipni

Ta baj dekën në dekik

Ik vojnik e shko te nana

Se këto janë trojet e mia

Pisket Mema bash si zana

Permbi shkije po ban çudina…  

Është interesant se  vdekja e Memës merr trajtat e një vdekje  që kishte lidhje me orët e malit . Për këtë tregojnë  se një ditë kur Memi  po  zgjohej nga gjumi që kishte bërë nën hijen e një ahu , nga zhguni që e kishte përdorë si jastek del një gjarpër  që mendoi se po e sulmon , ndaj  ai  me shpejtësi i pret kokën  me jatagan gjarprit. Në atë moment, Memit ju dukt se degjojë nje zë  që i tha , mos he tu thafshin krahët se preve orën tënde.. Dhe kjo ju vertetua kur  pas pak kohësh një femij  i kusherinjeve të tij  e  kishte qelluar Memin nga mbrapa vetëm me një plumb të kobures të të  jatit , dhe trimi duhi ishte plagosur rendë duke u rrëzuar përtok… Mbasi mblidhen fisi i Memit e më gjërë , ai u thotë me sillni fëminë këtu se nuk më ka vra ai , por kam vra vehten se para do kohëve i kam  pre kryet orës sime (gjarperit).. Është  interesant se ai kur  e  pa se do të vdiste  u la amanet ta varrosin në Pojanicë. Se aty ishte një vend i dukshem , dhe  Kuçi e Vasojeviqi  do t’ja kishin frikën edhe në vorr, e  për këtë  tha Memi sa herë që të qesin kushtrimin këto troje shqiptare  do të çohem prej vorrit për të luftuar  kundër malazezëve… Pasi nderroi jetë Memi , të  afermeve të tij  vendi i vorrit që la amanet  ju dukt i pa pershtateshem (gati si rrugë), ndaj menduan  t’i  hapin vorrin në një vend më të pershtateshëm, por kudo që e provuan doli vetëm shkambë, duke i detyruar të afermit e Memit t’a hapin vorrin vetem aty ku e kishte lënë amanet ai,  pra këtu ku e shohim edhe sot, që nga viti 1860  në Pojanicë, në roje  të këtyre bjeshkëve e trojeve  të Vermoshit, të Kelmendit e Shqipërisë. Vorri i ngjanë  një shkëmbi- piramidë që  rritet bashkë me vitet që kalojnë  nga ajo kohë heroike  e kreshnikut të  pa harruar  Mem Smajli… Vorret në pergjithsi  janë një kujtim i të shkuares , por vorret e kreshnikëve u përkasin të gjitha kohëve, ndaj ky vorr  kreshniku na kujton e dëshmon se jemi popull kreshnikësh , e kreshnikët nuk lindin kudo… Vorri i kreshnikut  Mem Smajli në gusht të vitit 2010 është rikonstruktua  në bjeshkët e Pojanicës, ndaj vorri i kreshnikut  Mem Smajli  vijon t’i ngjasojnë një shkembi të pa lëkundur, të futur thellë  në themelet e shtetit shqiptar… Trupi i Memit pushoft në  paqe , ndërsa shpirti ju bëftë dritë  këtyre bjeshkëve e trojeve , pa të cilat Shqiperia e sotme do ti ngjante një trupi pa “krye…”. 

Bibliografi:

1.Ndër Malet tona ,Kerkime të At Gjon Karmes S.J…

2.Krishterimi ndër shqiptarë ,simpozium nderkombetarë ,Tiranë 16-22 nentor 1999.

3.Aleksander Stipçeviç ,ILIRET ,historia ,jeta ,kultura dhe simbolet e kultit.

4.Zhan Klod Faveirial ,Historia më e vjeter e Shqiperisë.

5.Atë Marin Sirdani , Ndriçime  të historisë ,të kultures dhe të artit shqiptar.

6.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…

7.Gjovalin Gjeloshi , Brezni të Kelmendit ,Hasanajt e Selces.

8.Ludwig von Thalloczy ,Të ndodhunat e Shqipnisë prej një Gege që e don vendin e vet.

9.Halil Buçpapaj ,Kreshta historie në Kelmend..

10.Mark Milani ,Jeta dhe zakonet e shqiptareve..

11.Fulvio Kordinjano ,Shqiperia permes  vepres dhe shkrimeve te misionarit të madh italian At Domeniko Pazzi, vll.I +vll.II.

12.At Kolë Berishaj ,Etnografi-3-

13.Tajar Zavalani ,Historia e Shqiperisë.

14.Dokumente të shekujve XVI-XVIII per historinë e Shqiperisë ,vll.III-IV.

15.At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesisë

16. Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë.

17.Trashigimi gojore të mbledhura  ndër bonoret e sotem të Kelmendit nga autori..

V00: Kjo është një kumtese e imja e mbajtur  me 26 gusht 2010 në Pajonicë të Vermoshit (Kelmend), kushtuar kreshnikut Mem  Smajli, aktivitet i organizuar nga Gjergj Palok Dajani (lindë e rritë në Gjermani). Ky aktivitet do të bëhej për një televisor gjerman. Fotot e asaj dite fakeqësish më kanë humbur, ndersa fotoja e vorrit të Memit është marrë nga internet.

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 745
  • 746
  • 747
  • 748
  • 749
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT