
Vatra Jacksonville – Florida fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar.
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

Vatra Jacksonville – Florida fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar.
by s p

Prof.dr.Mustafa Ibrahimi/
Është befasi e këndshme ajo qё profesorët e nderuar, Bahtijar Kryeziu – Begzad Baliu, tani mё të dy autorët të njohur nё opinion akademik me botime tё teksteve shkencore dhe universitare, mё besuan tё isha pjesё e librit tё tyre, , tani mё të dy autorët të njohur nё opinion akademik me botime tё teksteve shkencore dhe universitare, mё besuan tё isha pjesё e librit tё tyre, Rrapi shekullor -Akademik Idriz Ajeti, ku nga pozita e recensuesit mё lejohet tё shpreh opinionet e mia mbi peshёn qё mban kjo vepёr e munguar pёr jetën dhe veprimtarinë e Idriz Ajetit.
Ajo që si gjuhëtar më lë përshtypje është simbolika e titullit “Rrapi shekullor”, i cili si kult i drurit u trashëgua në traditën popullore brez pas brezi që nga Pellazgët të cilët gjithashtu besonin në këtë lloj kulti, p.sh.. në tempu¬llin e Dodonës pellazge ekzistonte kulti i lisit. – Dryadat, nymfat e pyje¬ve, Besimi ndaj kultit të drurit vazhdoi edhe më vonë siç është “Rrapi shekullor i Ballaban Pashës” në Krujë i cili konsiderohet si pjesë e jetës së banorëve të këtij qyteti, apo “Rrapi i mashkullores” në Korçë.
Si i tillë, ky kult ka arritur deri në ditët tona dhe thellë është mbjellë në vetëdijen e njerëzve. Ky portretizim i prof.Ajetit me epitetin e “rrapit shekullor” nuk është i rastit sepse ai portretizohej me epitetet më të larta të mundshme, si: mësues i mësuesve, dijetar, prijatar, shkencëtar, bard, doajen e klasiku i albanistikës, arushan, babaxhanë, kurrizdrejt, patriark i albanistikës, Nestor, Lis i Madh, e të tjera epitete që mund t‘i shkojnë vetëm një personaliteti si ky.
Psikologët nuk shohin asgjë të keqe në besimet e tilla. P.sh. kancelari gjerman Oto fon Bizmark përherë e përqafonte drurin e tij të dëshiruar dhe në këtë mënyrë e ripërtërinte fuqinë e tij, dy autorët në fjalë duke përqafuar opusin krijues e shkencor të Idriz Ajetit, e ripërtërijnë forcën e tyre në fushën e studimeve albanologjike. Ashtu i shpërfytyruar siç është, ky rrap që mban aq histori brenda, duket sikur metafo¬ri¬kisht shpalos dhe shpërfytyrimin e historisë sonë nëpërmjet studimeve të prof. Idriz Ajetit, si në mënyrën e të rrëfyerit, ashtu dhe në atë të hulumtimit, studimit dhe përkujde¬sjes ndaj gjuhës shqipe, si memorie e kombit
Rrjedhimisht, kjo vepёr e radhёs sё autorëve nё fjalё shtrihet nё afёr 305 faqe, tё sistemuar nё disa njёsi tё pavarura nga njëra-tjetra, qёllimisht tё komponuara pёr lexues tё prirë, por edhe tё vullnetshёm qё tё futen nё botёn e madhe tё shkencës gjuhësore që me dekada e ka krijuar prof. Ajeti. Nga ajo qё ofron ky libёr perceptojmё se objektivi i autorëve ёshtё qё në prag të 100 vjetorit të lindjes së profesor Idriz Ajetit bashkuan shkrimet e tyre në një vëllim, duke shprehur kështu edhe një mesazh afrues e bashkues, i cili e shquan biografinë dhe veprën e profesor Ajetit gjatë gjithë jetës së tij.
Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit është e begatë dhe e nduar¬du¬ar¬shme. Ajo ngërthen më vete një korpus të gjerë studimesh: sa nga dia¬le¬kto¬logjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuhës së shkruar, sa nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutu¬e¬shme të saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyan¬shme gjuhësore shqi¬ptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga nor¬mi¬mi i shqipes, po aq edhe nga çështjet e kulturës së gjuhës etj., preokupime këto që kaherë ishin ngulitur në zemrën dhe mendjen e akademikut Idriz Ajeti.
Nga të gjitha këto studime të profesor Idrizit Ajetit do ta veçojmë kontributin në fushën e onomastikës, disiplinë relativisht të re dhe shumë problemore e të ndërlikuar të gjuhësisë, ku siç thotë edhe Begzad Balliu, të huajt (jo të gjithë), me paragjykimet dhe detyrat që kishin marrë (veçanërisht ata sllavë), përpiqeshin e përpiqen edhe sot që përmes objektivitetit shkencor të studimit dhe shpjegimit të onomave të ndryshme (si fosile të paleonto¬lo¬gji¬së njerëzore) të Ilirikut të dikurshëm, të Kosovës së sotme dhe të tërthoreve të tjera të gjeografisë shqiptare, të caktojnë, jo vetëm fatin por edhe shtëpinë tjetër të shqiptarëve. Pikërisht pena e prehtë e klasikut të albanistikës e ballkanistikës Idriz Ajeti i cili u doli përpara Selishqevit, Veigandit, Skokut, Ivan Popoviqit, Atanasije Urosheviqit e të tjerëve studiues të këtij kalibri, për t‘ua bërë me dije se shumë toponime e patronime të këtij nënqielli, të parë nga prizma e tyre janë gabime profesionale. thënë më butë.
Mbështetur në metoda të rrepta dhe objektive shkencore, me prova të pakundërshtueshme tregon të vërtetën dhe lashtësinë e popullit tonë dhe të gjuhës së tij në trojet e veta që i banon sot e ku ka banuar dikur, së paku që nga antikiteti. Po t‘i sjellësh në mend toponimet mesjetare të Malit të Zi, Bosnjë e Hecegovinës dhe të Kosovës, si: Pantalesh, Barzan (Bardhan), Bankeq (nga ban+keq), Butidosi (Bytydosi nga një emër vëllazërie – bythëdosë), Lazorci të rrethit të Kuçit; ose edhe Leshkoviqi, Vjedushi, Bardiqi, Kuçi etj. vërtetojnë shumë lehtë autoktoninë.
Gjurmë tona dhe thërrmija gjuhësore me origjinë shqiptare, thotë profesor Idrizi, vërtetohen edhe nga burime historike, si te këta emra të vjetër vëllazërie të Zetës: Mataguzhët te Podgorica (1335) e te Mahina Bregdetare (1435), Malonshiqët (Malonsi) në Luginën e lumit Zeta , por megjithëkëtë profesori e pranon se ka edhe një numër emrash të krishterë të përbashkët për të dy grupet etnike, si: Nikola, Andreja, Lazar, Gjorgj, Stepan, Dimitër, Petër, Mihal etj., të cilët vështirë dallohen sipas përkatësisë së tyre, ose ka edhe raste ku prindërit mbajnë përzierje emrash shqiptarë, kurse bijtë dhe vëllezërit kanë emra karakteristikë serbë.. I prirë kurdoherë vetëm nga e vërteta shkencore, profesor Idriz Ajeti nuk bën përpjekje që çdo emërtim me çdo kusht ta paraqesë me etimologji të shqipes. Nuk janë të rralla rastet kur prof. I. Ajeti, në trajtimin e çështjeve nga fusha e onomastikës, del edhe jashtë orbitës mbarëshqiptare, duke shprehur kozmopolitizmin e tij në hetimin, shpjegimin ose edhe në mbështetjen e disa mendimeve të drejta, pavarësisht përkatësinë e studiuesit.
Nga pozita e recensuesi qё me pёrgjegjёsi u thellova nё vlerёsimin e kёtij botimi, konstatoj se komponimi i librit ёshtё zhvilluar me mjeshtri tё veçantё. Ndёrsa pesha pragmatike e kёtij stili tё komponimit qёndron nё ofrimin e shansёs qё lexuesi tё pёrqёndrohet nё pjesё qё i pёrshtatet interesit tё tij, dhe pa e humbur logjistikёn e koordinimit tё gjёrave.
Marrë në tërësi, akademik Ajeti ishte dhe mbetet një ndër themelvënësit e arsimit të lartë dhe të shkencës albanologjike në Kosovë, por edhe fanar i shkencës shqiptare në përgjithësi. Ndërsa autorët Begzad Balliu dhe Bahtijar Kryeziu me këtë vepër të rëndësishme shkencore, e pasuruan gjuhësinë tonë në përgjithësi dhe onomastikën shqiptare dhe atë ballkanike në veçanti.
by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” është organizata më e vjetër e shqiptarëve në SHBA. Orientimet tona strategjike si dhe angazhimet tona konsistojnë vetëm në avansimin dhe prosperitetin e interesit nacional për shiptarët kudo që ndodhen.
“VATRA” nuk anon politikisht dhe nuk mbështetë asnjë grupim politik e as grupe tjera interesi por vazhdon të punoj dhe të bashkëpunojë me institucionet e zgjedhura si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Tuz dhe Luginën e Preshevës pa asnjë paragjykim politik por vetëm si përfaqësues legjitim të popullit tonë në të gjitha trevat etnike.
I bëjmë me dije opinionit publik se tendencat dhe përpjekjet për manipulim të opinionit nga një medium në Tiranë se qenka organizuar “një tubim online” i njëfar strukture fantome duke keqpërdorur emrin e “VATRËS”, janë përpjekje të zbehta dhe të ulëta të një grupi individësh që ka kohë që kanë humbur rrugën dhe orientimin. Organet legjitime dhe lidershipi i “VATRËS” ka njoftuar me kohë antarësinë dhe opinionin publik se ata individ nuk janë pjesë e organizatës sonë, nuk përfaqësojnë organizatën, madje edhe kanë ndalesa nga organet e drejtësisë sa i takon këtij aspekti.
I bëjmë me dije këtij mediumi se “VATRA” nuk bie nën ndikimin e askujt, të asnjë grupimi politik, grupi të interesit apo mediumi dhe nuk ka forcë që e përkulë lidershipin e organizatës sonë në këtë orientim perëndimor dhe civil. Individëve që nuk janë pjesë e strukturave tona dhe që abuzojnë me emrin dhe logon e “VATRËS” do ju tregojmë vendin me anë të rrugës ligjore ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën duke respektuar në plotni Kanunoren tonë dhe legjislacionin në fuqi të shtetit në të cilin veprojmë.
“VATRA” është e të gjithëve, është pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj vazhdojmë pa u ndalur me punët e mira dhe angazhimet tona për avansimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”,
Dr. Elmi Berisha
by s p

Elez Osmani/
Të nderuar pjesëmarres te nderuar organizator,fillimisht dëshiroj t’ju pershendes dhe tu uroj per punen e vyer qe jeni duke berë.
Kumtesen time e emertova “Koeksistenca ndërfetare në mendimet dhe praktikën e dr. Rexhep Bojës “, sepse ky terë jetën e pati ketë plotformë.
Me dr. Rexhep Bojën u njoha kur punonim, si profesorë, në Medresenë e Mesme Alaudin në Prishtinë, në vitet 1985 e tutje.
Medreseja ishte një mjedis i ri për të, andaj dukej i heshtur, por i qetë, fjalë pak, por serioz në çdo bisedë që bënte. Me nxënës dhe me kolegë ishte i afërt, por përherë i thellë ne mendime. Natyrisht, ne të gjithë arsimtarët, kishim konsideratë për të, sepse ai ishte i vetmi nga Kosova, në atë kohë, që ishte doktoruar në botën arabe. Përveç kësaj, ai me mënyrën e sjelljes së tij karakteristike të bënte për vete. Mirëpo, kurrë nuk e kisha menduar, se më vonë, do të ishim bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Po ashtu, në ato vite, nuk kisha menduar se ai do të ishte Kryetar i BIK-ut, që ishte gjetja me e qëlluar, jo vetëm për atë kohë, por ishte ndër zgjedhjet me të vyera të Bashkësisë Islame të Kosovës,per ete ka meritë te veçantë muftiu i sotem Naim ef.Ternaava
Mund të thuhet prandaj, se ne ruajmë kujtime nga më të ndryshmet, që nuk do të harrohen kurrë, qoshin ato çaste të lumtura, qofshin vështirësi nga më të ndryshmet nëpër të cilat kemi kaluar. Prandaj bashkëpunimi me të, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e të gjithë bashkëpunëtorëve që ka pasur në gjithë veprimtarinë e tij për lirinë dhe bashkëjetesën fetare në Kosovë. Prandaj, të gjithë jemi krenar, që kemi pasur një personalitet aq të përkushtuar dhe aq vizionar për ta udhëhequr BIK-un. Dhe me gjerë
Të gjithë kronikët pajtohen, se dr. Rexhep Boja, ishte një veprimtar që tërë jetën ia kishte kushtuar çështjes shqiptare dhe asaj fetare, siç ishin liria e Kosovës dhe demokratizimi i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe gjendjen e shqiptarëve në trojet e tyre të tjera në ish-Jugosllavi, por edhe jetës së shqiptarëve kudo që jetojnë.
Në veprimtarinë e tij publike dhe fetare, nuk e kanë frikësuar as kërcënimet, as persekutimet, as shpifjet, as egërsia e pushtuesit të kaluar. Me punën e tij, ishte i palodhshëm dhe i palëkundur për të mirën e atdheut dhe fesë. Janë të shumta rastet kur dhunën e kishte mundur me buzëqeshjen e tij karakteristike, kur despotizmin e kishte mundur me sarkazmin e veçantë të tij, propagandën për pagabueshmërinë e njerëzve të pushtetshëm, e kishte mundur me ironinë e tij intelektuale, ndërsa kokëfortësinë e të tjerëve, e kishte mundur me këmbënguljen për të bërë vepra të mira, kurse injorancën e të tjerëve e kishte mundur me të vërtetën e tij diturore.
Të gjitha këto karakteristika, prandaj, janë pjesë e veprimtarisë së tij, lexuesi i gjen kudo, në intervistat, në shkrimet e tij, gjë që janë kronikë jetësore e autorit
Dr. Rexhep Boja, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishte erudit dhe i tillë ka mbetur edhe sot e gjithë ditën. Ishte njohës i mirë i traditës, por ishte edhe popullor.Kishte një karakter te fortë e te pa lëkundur, i mbajtur fortë pas vetedijes fetare e kombëtare,pas principeve morale,i mençur e i urtë,fjalëpak e fjalëmbël i thjeshtë e i komunikueshem,i gjendshem dhe pa bujë ,ky ështe profili njerëzor i dr Rexhep Bojes. Mbi të gjitha, ai ishte vizionar i shkëlqyer. Fatmirësisht, në këtë rrugëtim jetësor në shërbim të vendit, nuk ishte vetëm, ngase njerëzit e mëdhenj shumë rrallë janë vetëm.
Me këtë rast, do të sjellë para jush, disa momente të zgjedhura, nga qëndrimi im,në New York, me të, ngase në qershor të vitit 1999, kemi marrë pjesë në “Konferencën botërore për fe dhe paqe”, me ftesë të dr. Wiliam Vendlit.
Siç mesohet nga Websajti i dr.Vendlit Ky me 1 qershor 1999 i shkruan Z. Kofi Annan Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
“Unë ju shkruaj për të sjellë në vëmendjen tuaj ardhjen Dr. Rexhep Bojës , Myftiut të Bashkësisë Islame në Kosovë këtë javë në Nju Jork .Ndjeva se Shkëlqesia Juaj do të dëshironte të njihte praninë e tij. Dëshiroja gjithashtu të njohtoj Shkëlqesinë Tënde për një mundësi, , për t’u takuar shkurtimisht me të.këte duhet ta vlerësosh të përshtatshme Pastaj e informon se Dr. Boja ka qenë një bashkëpunëtor i shquar në punën ndërfetare që Konferenca Botërore për Fenë dhe Paqen (WCRP) kishte iniciuar në Kosovë. Por situata aktuale ushtarake atje e ka ndërprerë tragjikisht këtë punë.
Megjithatë, WCRP mbetet në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë udhëheqësit e lartë fetarë nga Kosova dhe homologët e tyre në zona të tjera të Ballkanit. WCRP është duke përgatitur në heshtje rifillimin e aktiviteteve në terren në Kosovë me komunitetet fetare sapo ta lejojnë rrethanat.
Në Nju Jork për një Simpozium të WCRP për Kosovën, më 2 qershor, orari i mëpasshëm i Dr. Bojës do t’i mundësonte atij një farë fleksibiliteti të enjten ose të premten, 4-5 qershor 1999. Më pas ai do të kthehet në Stamboll, ku ka krijuar një zyrë për Kosovën Bashkësisë Islame.
Para se te fillojnë punimete Konferencës dr. Rexhep Boja ,pati një takim
Rabain Shnaider, kryetar (atehere) i sinagogave te New Yorkit.Rabai I shfaqi deshiren e tij per ta ndertuar njē xhami .Ishim ne prag te nenshkrimit te marreveshjes s e Kumanoves. Pas je muaji Dr.Boja e lejmron Rabain se lokacioni per ndertimin e Xhamise është ne fshatin Jabllanicë – Shqiponjë te Dushkajes.Ata e financuan e ndertuan dhe e përuruan se bashku me dr.Bojen ,inaugurimin e sajë.
Pastaj vazhdoi punen në këtë konferencë botërore. Kosovën e përfaqësonin të dy prijësit fetarë, dr. Rexhep Boja dhe Imzot Mark Sopi. E veçanta e qëndrimit të tyre në atë konferencë ishte se ata,me uniforma klerikēsh te ndryshme, të dy rrinin bashkë, dhe së bashku i trajtonin të njëjtat probleme madhore të Kosovës, të luftës për liri dhe të fesë, para kolegëve të tyre botërorë.
Unë do të sjellë para jush, disa pjesë nga intervista e dr. Rexhep Bojës dhënë gazetës Nju Jork Times, botuar më 12 qershor të vitit 1999, ku theksohen çështjet kryesore të Kosovës së atyre ditëve.
Intervista e dr Rexhep Bojës në Nju Jork Times-it
Nëse lexohet me vëmendje intervista e dr. Rexhep Bojës dhenë Nju Jork Times-it, që në vitin 1999, kur atje ishim, disa ditë para dhe disa ditë pasi të nënshkruhej Marrëveshja e Kumanovës, është e udhës të theksohen disa çështje interesante që, përveç të tjerash, shpalojnë edhe përkushtimin atdhetar dhe fetar të dr. Rexhep Bojës.
Së pari, ai nuk e fsheh faktin se edhe shtëpia e tij në Prishtinë ishte djegur, kurse familjarët e tij , ishin maltretuar dhe pastaj, pasi ju ishte marrë çdo gjë, ishin nxjerrë në kolonën e madhe të të dëbuarve dhe ishin përcjellë nën tyta armësh deri te stacioni i trenit që të dëboheshin nga Kosova. Por, ai kërkon që kjo çështje e familjes së tij, të mos bëhej sensacion përmes shtypit të kohës, ngase kështu i kishte ndodhur gjithë popullit shqiptar të Kosovës. ..
po aty Ai nuk e pranon me fakte përshtypjen e përhapur, se historia e Ballkanit nuk është gjë tjetër veçse një kronikë e luftës fetare. Në Kosovë, është krejt e kundërta, tha ai: tre komunitete fetare–myslimane, ortodokse dhe katolike romake–bashkëjetuan prej kohësh në mënyrë paqësore…
Më tutje, ai duke folur për Bashkësinë Islame të Kosovës, për të cilën flet se po ashtu është rrënuar, tregon edhe veprimtarinë e saj për jetën e përditshme dhe për rolin arsimor që kishte Bashkësia gjatë gjithë kohës së pushtimit serb.
Një e dhënë tjetër interesante është edhe qëndrimi që shpalos në Nju Jork për mos pjesëmarrjen e priftërinjve ortodoks nga Kosova në Konferencën Botërore të fesë dhe Paqes. Duke folur për qëndrimin e tyre, duke mos e dënuar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga pushteti dhe populli serb, ai gjen një lloj arsyetimi se ata ishin nën diktatin e pushtetit, që ishte i ngjashëm me pushtetet komuniste, andaj një fjalët e tyre kundër mund t’i kushtonte me jetë.
… Ai kishte vizituar refugjatët në Fort Dix, N. J., dhe po ashtu e dinte se së shpejti do të këshillonte familjet, që të mësonin, se jo vetëm për shtëpitë dhe mjetet e jetesës së shkatërruar, por edhe për djemtë e vrarë dhe për vajzat e përdhunuara.
Ajo që dukej se ishte konstante, megjithatë, ishte bindja e tij se me ndihmën e “kombeve të qytetëruara”–së pari ndër to, Shtetet e Bashkuara, në sytë e tij një model i pluralizmit fetar–rindërtimi dhe toleranca mund të kapërcejnë rrënimet dhe hakmarrjen…”
Këto janë vetëm disa nga çështjet që dr. Rexhep Boja i kishte bërë publike, që në vitin 1999 në gazetën Nju Jork Times.
Kësodore vizioni i tij atdhetar, si dhe njohuritë e tij për të ardhmen e Kosovës, edhe pas gjithë asaj lufte shkatërrimtare, mbështetej te faktori i aleancave me shtetet që kishin dhënë shumë për lirinë e Kosovës, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Elez Osmnai
Prishtine 18-19 tetor 2024
by s p

Ornela Radovicka/
“Rrënojat” nga poetesha arbëreshe Giusi Mara Puglia.
Sot sjellim poeteshën më të re nga Piana degli albanesi\ Hora e Arbëreshëve, arbëreshen Giusi Maria Puglia
Giusi është vetëm 24 vjeç, por arti i saj i kalon caqet enjë poezie të “ Kufizuar- etno tradizionale”dhe prek hapsirat.. Vargu i saj është një vektor mbi hulumtimin e një arsyeje, strofa manifeston fraktura dhe grimca te mendimit racional, ku investohet gjendja e thellë, intime e ndjenjës në një kërkim të një limiti por që shfaqet gjithmonë pafundësia. Ajo, lundron midis “pjesëz” dhe “të tërës”, midis “të plotës dhe asaj që është e “gjymtuar”. Një autoanaliza, ekuivalencë midis njohjes dhe të panjohurës.
Mospërputhjet emocionale hapen herë pas here, duke krijuar një dikotomi mes arsyes dhe ndjenjës. Kadencat e saj në kohë, në hapsire, të shtrirë me të tashmen, herë e mëshiruar dhe herë apstarkte kryqëzohen, dhe e vetmja kadencë që përjeton është “ fluturimi” një lloji kamelonti, i pasigurt, i papërcaktuar.
Këto rrënoja, copëza kështjella në atë atë tokë Siciliane, shfaqen janë pjezëza kubizmi, herë thërmija që frymojnë, pjesë organike dhe inorganike statike si ato pikturat e Escher por që metamorfozohen në lëvizje, duke iu dhënë kështu gramatikën e formave sensibile atyre rrënojave ,të mbështetura në “Kohën- fizike” por edhe në irreale, ku apostofohet çasti, pjesë e së cilës edhe njeriu kontemporean.
Në poezinë e saj, autorja Giusi Maria Puglia nis me tingujt e pa deshifruar të cilat notojnë në hapsirat e mbrëmjeve ndërsa ujrat nga maja e Pezzutës, rrjedhin si ujvarë. Aty pijnë ujë Perënditë dhe tellësinë e atyre shkëmbijëve Zanat Mesdhetare të gjalla e njerëzore me flokët e zeza, mbajnë ndezur zjarrin përvëlues që lëshon aromën familiare.(Jemi këtu në këto troje që prej 600 vjetësh. Arbëresh na thonë, e identitetin gjallë mbajmë.) Autoria mishëron vargjet e qëndrojnë spazme dëshire, të cilat e shtyjnë si vektor dhe ajo lëvis normale në anormalitetin e një realiteti që herë ndihet dinjitoze dhe herë si një “ e marrë” pa limit, po formë definitive, një sierenetë në hapsirë.
Jeta dhe vdekja, pjesë e asaj egistenzialismi të lidhura, por edhe dhe të ndara, dhe autorja ecën në atë udhëtim të “ Nullo” por e edhe e të mbrekulluar. Herë e gjallë, e veshur me frikën, tensionin, pasionin, dëshiron pak vëmendje në këtë botë gjithmonë mes njerëzve por më tepër se kurrë të ndjerë të vetmuar.
Vozit në një ralitet, edhe pse dëshiron të jetë jashtë saj ,por në lëvizjet e saj kupton që Ti nuk je në “grembo” të saj, por kupton që bota qëndron në gjoksin tënd, dhe fillon të ndihesh peshën e saj.
Në vargjet e Giusit çdo gjë është në lëvizje, e vetme “pikë fikse” është “ Biri ”, pjesë e atij trupi të nxehtë, pikë që fryhet, aq sa shkëputet në levizjen e Universit dhe asgjë nuk është statike. As ajo pjezës e dalë prej teje kthehet në një fragment, dikur jotja nesër pjesë e një globi..
Në këtë botë ku i marri dhe i drejti janë në të njëjtën meridjan. Në këtë kozmo ku lumenjtë rrjedhin nën shtratet e vetvrasjeve, dhe shpërthejnë degë të reja ndërsa Ti, qënia njerëzore, lëvron nën magmën e saj. Lirohesh nga ajo argjilë e përjetshme. Sytë gjithë rërë. Vishesh me gjelbërimin, kërkon një fotosintesë, sytë trupin e kthen nga dielli, shikimi shkon drejt qiellit, në atë “ Pafundësi” dhe oskurriteti, i zhytur në anjostikën më të madhe, të atyre thermijave universale, mbërthyer në aksiomëm më të panohurën: Unë Kush jam? (Sartre fuggire dal orrore). Gjoksi gulçon si në sakson harmonik, e brinjët mbledhin “ Mbrekullinë” qiellore.
Shtëpia e autores nuk është në det, por në atë vend edhe sierenat dalin nga malet, e rrëzë atyre maleve është Hora e saj, Hora e Arbërshëve ardhur nga Oriente, Perësndia e saj janë Malet ku ata ngritën kultet e besimit. Hap dritaren e zhyete në atë kaltërsi, ka frikë që mos të përpihet, sepse ajo është “ Hiçi por është edhe tërësia”
Universi i saj është Puhiza por edhe tufani. Ai kozmo që e rrethon, ka gojë, ka sy, ecën, komunikon.
Një egisencializëm, “me thërmija”, gurët shekullorë të atyre kështjellave në rrënoja, e pjesë trupash, shpirtrash që lundrojnë në konfuzionin e tyre ku stehoen por edhe largohen, pjesëmarrër në krijimin e një tjetër fosile që kurrë nuk ka egzistuar.
Vargu i saj udhëton në një intinerar plot me zigzake, lakuriq në mbasditen e djelltë, por me një imazh “Austero”.
Dromzat e rrënojave, kanë sindromën e “ të Sapolindurit” i cili vjen në jetë duke qare, dhe në jetë zhytet në vorbëllën e vazhdimësisë ciklike , si forma ciliindrike të rrënojave, të cilat janë atje reziliente dhe rezistente ku eksponenti “ Kohë” iu jep trajtë. Gjuha më e njohur e botës “ Fragmenti”, dromza jete, , thonj të lyera, tango e valle, dhëmbet e bardh e të drejtë, fjalë të gri dhe injote, hije, e varre për tu përgatitur.
Gjuha më e njohur e botës, mbushur plot me frikë. Qartësinë e saj nuk kupton, nuk arrin të kuptosh nëse ai është ujk apo një qen, edhe pse mund të jesh në një ditë plot dielli.
Qëndron si Mumie, bosh, vetëm me kockat në trup, në heshtjen e një qetësie të pandryshueshmërisë, ku koha i fton, por që lehtë lehtë i kafshon. Thërmija, rrënoja, pjesëza, forma amorfe, një nocion njerëzor i bërë prej koncepte por i përbërë nga imazhe dhe ndjesi ku emerge një konflikt interior, në kërkim të të tërës, në kufirin mes racionales dhe jo razionales duke bërë të atë të aftë të shohë dhe të dëgjojë gjëra që njeriu racional nuk i bën dhe nuk i kap.
Egzistenzialimi i saj është edhe ajo “ veze kozmike”, ku e verdha e saj si diell e dy hemisferat, simboli i krijesës. Autorja vozit në një kozmë plot me rrathë në misterin e pashuar,në ditë me diell e me shi, ku shikon netët me hënë në evolucionin e saj. Edhe ajo nuk është përfekte. Herë si një drapër, herë si në presje dhe herë si një diell.
Në qendër të Universit, gruaja në me feminilitetin e saj të bymehur. Shënjëtore dhe mëkatare, në mekatin e kohës, në këtë univers të mungesës esencës së egzistinëcës.
Strofat e saj autorja i mbyll me atë filosofi ku synonte së pari të kuptonte ekzistencën, një egzistencë, si thëmijat, pjesëza, herë fizike dhe herë surrealistike, ku shpesh i gjejmë në formën e artit. Ato thërrmija që shpesh syri nuk i kap, por shpirti i artit di të rrëmbeje, dhe ju jep, forma dhe jetë.
Nga ana artistike poesia ka një varg të lirë, grimca hermetike që na zhytin në tema filozofike dhe shpesh na çon e na kujton egzistecializmin e Sartre, apo mendimin filozofik të Heidegger,Edgar Allan Poe Nietzsche, Baudelaire, Poe , si edhe në ato vepra artistike surrealiste.
Dy fjalë mbi autoren:
Giusi Maria Puglia, është një poeteshë në moshë të re. Ajo ka lindur më 20 maj 2000 në Palermo, dhe i përket komunitetit arbëresh të Hora e Arbëreshëve.
Shkollën e mesme e kreu në Shkollën e Arteve Katalanase në Palermo. Rregjistrohet në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Pas dy vitesh e gjysmë braktisë qytetin e madh dhe kthehet në Siçili ku Vazhdon studimet . Trajnimi i saj varion nga teatri në artin bashkëkohor.
Ajo ishte pjesë e një rezidence artistike të krijuar mbi kërkimin dhe përdorimin e poezisë në performancë
bashkëkohor dhe ishte anëtare i kolektiveve të ndryshme letrare e artistike.
Shkruan për redaksi të ndryshme, ka redaktuar një libër investigativ dhe kryesisht merret me
të shkruarit.
“Dei Ruderi” u botua nga Affiori, një gjurmë e shtëpisë botuese Giulio Perrone Editore, në
2024.
Përgatiti recensionin
Ornela Radovicka drejtuese e
Qëndra albanologjike kërkime mbi gjiuhën dhe kulturën arbërshe, Themeluar nga At Bbellusc 1980.