• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Profesor Vehbi Hoti, intelektuali i vlerave të mëdha të dritësimit pedagogjik të brezave

July 5, 2024 by s p

Fran Gjoka/

(Në kujtim të jetës dhe veprës së pavdekshme të Prof. Vehbi Hotit)

Një vit më parë u nda nga jeta profesori ynë i paharruar, Vehbi Hoti, që për 50-vjet me radhë ja kushtoi dijes dhe edukimit, edukatori i një qyteti të tërë, që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri ai për të dhe për njerëzit. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk ishin të lehta për të, e ndoshta ky është shkaku i një miredukimi e shkollimi, me sakrificë, të cilët ai ka ditur t’i mundë shumë mirë. Shkollimi ishte pika më e ndjeshme e tij dhe që i hapi rrugë të reja për të njohur më mirë jetën. Që në rininë e hershme ai njihej si një djalë fjalëpakë, pa zhurmë dhe me energji të pashtershme, punëtor i palodhur në shërbim të arsimit të lartë, dashamirës që nuk iu dëgjua kurrë zëri për keq, gojëmbël dhe  me kurajë, që mbronte me dinjitet pikëpamjet e tij. Një burrë që nuk e nisi dhe as e përfundoi karrierën e tij me bujë e reklama, por ua la të tjerëve të gjykonin për shërbimin perfekt dhe me sinqeritet që u bënte studentëve, por që vlerësoi me profesionalizëm, sinqeritet e dashamirësi, punën e mirë që bënin kolegët e tij. Shumë shpejt, profesor Vehbi Hoti u shndërrua një ndër figurat e dashura publike dhe i admiruar jo vetëm nga shkodranët, por nga e gjithë Shqipëria. Duke qenë një burrë me tradita të mrekullueshme fisnike dhe një familje intelektuale, të gjithë të shkolluar në universitetet tona shqiptare, ai ishte një njeri shumë i ndjeshëm, human e tepër miqësor, po kaq ishte dinjitar e konsekuent në gjërat themelore të bindjeve dhe ekzigjencave që të përbëjnë të plotë personalitetin e tij.

                                     Energjitë e tij ai i vuri 

  në shërbim të studimeve, didaktikës, pedagogjisë dhe edukimit

         Tek profesor Vehbi Hoti, mendimi dhe preokupimi i vazhdueshëm rrinte përherë zgjuar, ashtu si rri ndezur zjarri në një vatër të ngrohtë familjare, ëndërronte aspiratën e shpejtë dhe rrugën për demokraci të vërtetë dhe integrim dinjitoz dhe evropian. Them këtë, jo aq nga mosha, por nga energjia dhe vitalitetit që shfaqte në studime dhe kërkime në fushën e didaktikës, pedagogjisë dhe të edukimit në tërësi, nga ndihma dhe mbështetja që profesori ynë vazhdonte t’u jepte studentëve dhe kolegëve të tij pedagog dhe gjithë atyre që dëshironin t’i futeshin punës së bukur dhe të vështirë shkencore dhe pedagogjike. Profesor Vehbi Hotin kam  pasur fatin ta njoh që në rininë time të hershme. Ai ishte shembulli më i shkëlqyer i njeriut të formuar me një personalitet dhe kulturë njerëzore. Janë pikërisht këto cilësi tepër të vyera që më nxit të hedh në letër këto radhë për jetën, punën dhe veprën e pavdekshme të këtij njeriu me shumë vlera në fushën e dijes dhe të prosperitetit tonë kombëtar. Ishte sa e lehtë, edhe aq e vështirë dhe, sipas kujtimeve që unë kam ruajtur për figurën e tij, ishte njeriu me vlera të përkushtueshme, me kulturë e vizion perëndimor, i talentuar, i përgatitur, emocional, i dhembshur, me vizion të gjerë për jetën, për familjen e shoqërinë. Ishte “i vështirë”, sepse profesor Vehbiu kishte lindur i talentuar, donte të punonte megjithëse në kushte të vështira në momente të tilla, kur vështirësitë familjare nuk e favorizonin sa duhet dëshirën edhe pasionin e tij. Megjithatë ai punonte e punonte dhe krijonte pa u lodhur njëkohësisht. Si qytetar aktiv i Shkodrës, Vehbiu po ngjiste shkallët e karrierës me shpejtësi marramendëse. S’kishte si të ndodhte ndryshe për një talent dhe shkencëtar që kishte hedhur me kohë ide, kishte botuar shkrimet e para shkencore pedagogjike e didaktike që në vitin e largët 1965, për të mos u ndalur për asnjë çast deri më 5 korrik 2023, ku zemra e profesorit pushoi së rrahuri. 

                      Universiteti i Shkodrës ishte jeta e tij 

Profesori i madh na la një pasuri të jashtëzakonshme shkrimore 

     Prof. Vehbiu thoshte: “Po të ishte e mundur të bëhesha edhe njëherë i ri, veç për Universitetin e Shkodrës do të dëshiroja të punoja e të kontribuoja me dëshirë e pa hezitim”. Janë me dhjetëra veprat e tij, me qindra kumtesa e referate të botuara në revista shkencore dhe të mbajtura në shumë simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, me qindra artikuj pedagogjik e didaktik të botuara në organet e ndryshme të shtypit apo në revistat shkencore më prestigjioze të vendit dhe jashtë tij. Pra, gjithë jeta dhe veprimtaria 50-vjeçare e profesor Vehbiut iu kushtua zhvillimit të arsimit të lartë tonë kombëtar. Kështu, u bë shumë shpejt figurë e njohur, falë punës dhe djersës së tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prof. Vehbiu është autor dhe bashkautor i shtatë botimeve monografike, të katër teksteve mësimore për shkollën e lartë dhe dy për shkollën e mesme. Ka botuar rreth 60 punime në shtypin shkencor dhe ka referuar mbi 50 sesione e konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është kënaqësi të thuhet në ceremoninë solemne në korrik të vitit 2022, me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër profesor Vehbi Hoti iu dha titulli: “Profesor Emeritus”, nderimi më i lartë dhe i vetmi për një pedagog të këtij institucioni të lartë arsimor. 

Në foto Prof. dr. Vehbi Hoti, gjatë marrjës së titullit “Profesor Emeritus”, korrik 2022

        Në nder të profesorit të madh, Universiteti i Shkodrës organizoi konferencën me titull: “Jehonë auditorësh”, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 15 vjet ai ka qenë Sekretar i Këshillit Shkencor të Universitetit, kryeredaktor i serisë të revistës shkencore të edukimit dhe për 13 vjet dekani i parë i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Shkodrës. Pasioni për auditorin e bën që më shumë se gjysmë shekulli, profesori ynë i paharruar të edukonte breza të tërë studentësh me përkushtim dhe pasion, ndaj dhe kujtimet, përshtypjet, mbresat e miqve dhe të shokëve të shumtë të tij janë të pashlyeshme, sepse ashtu siç thekson Prof. Dr. Tomor Osmani për figurën e ndritur dhe të pavdekshme të Prof. Dr. Vehbi Hotit: “Është dhe mbetët një nga figurat e shquara të shkencës pedagogjike shqiptare, autor i shumë veprave dhe studimeve shkencore nga fusha e pedagogjisë, mësimdhënies dhe didaktikës të botuara brenda dhe jashtë vendit”. Do të thosha me plot gojën se Vehbi Hoti mbetët integrali i vlerave gjurmëlënëse i dritësimit pedagogjik të brezave. Një jetë plot gjurmë, një jetë plot përkushtim, kjo ishte dhe mbeti deviza e jetës së Vehbi Hotit.

                         I thjeshtë, i ditur dhe i urtë si e vërteta

        Një intelektual i fisnikërisë, i mendjes së ndritur. Ai dinte të mësojë të nderojë të tjerët. Për profesorin e paharruar mund të shkruhen plot kujtime, shkrime apo studime. Ai ishte dhe mbeti një thesar, një vlerë e shtuar e pedagogjisë shkodrane kohore e mbarëkombëtare. I thjeshtë, i ditur dhe i urtë si e vërteta. Fjala dhe shembulli i tij rrezatonin kudo mirësi, thjeshtësi e dituri. “Kam pasur  fatin ta njoh nga afër kur unë botoja në organin shkencor të Universitetit apo në gazetën “Jeta e re” e Shkodrës, në kohën e tërmetit, asokohe unë shkoja në Bushat, Berdicë, Trush e Velipojë, Vehbi Hoti ishte sa i thellë e filozof i pedagogjisë, aq edhe i thjeshtë e gjurmëlënës, i dashur, e dashamir për botuesit. Me çiltërsinë e zemrës dhe bazuar në studimet e tij, me të drejtë do ta quaja Hasan Tahsini i Shkodrës e më gjerë. Botimet e tij janë të çmuara e me plot vlera. Ndihmesa e tij në arsimin e lartë, urtësia prej një intelektuali zemër drite nuk harrohen kurrë, -kështu e mbyll bisedën e tij poeti dhe shkrimtari dibran, Mevlud Buci. Veprën e tij e pasojnë tre djemtë e mrekullueshëm e të zgjuar në punën e tyre si: Dritani, me profesion jurist, Arbeni, pedagog për lëndën  e Psikologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Bledari, me profesion gazetar, aktualisht redaktor lajmesh në televizionin kombëtar Klan. Këta tre pasardhës shikojnë sot modelin e prindërve të devotshëm, babain e tyre të mirënjohur dhe të paharruar, të nënës së tyre, Fitnetit, që personifikon sot modelin njerëzor të nënës së dhembshur, që sa punoi, mbeti një profesioniste e rrallë në arsim, që rrezaton mirësi, një qytetare e denjë shkodrane e me emancipim bashkëkohor. 

                              Njeri i vlerave të mëdha njerëzore

          E takoja shpesh profesor Vehbiun në Shkodër e Lezhë, bisedonim për çështje të arsimit dhe shkollës dhe vija re se herë pas here shfaqte interesa të larta intelektuale për frymën e re perëndimore që po hynte në shkollat tona, veçanërisht kur biseda binte për temat e ndryshimeve të tranzicionit, gjithnjë ishte i hapur me atë vështrimin e ëmbël e të respektueshëm, fliste me pasion e logjikë dhe me argument për vlera e alternativa, për ide dhe mendime të dobishme për demokracinë në Shqipëri. Ky njeri i vlerave të mëdha ishte një shembull i shkëlqyer dhe i vlerave njerëzore, nga duhet të marrin shembull ideatorët e sotëm të fushës së pedagogjisë dhe didaktikës si dhe shoqëria njerëzore e ditëve të sotme. Ishte një pedagog me emër të madh, si Vehbi Hoti, vlen jo vetëm të kujtohet, por dhe të përgjithësohet dhe të kapësh dhe detajet më të vogla të aktivitetit të tij studimor 50-vjeçar, pasi dhe ato do të ishin dukuri pozitive për brezat e rinj pedagogë. Dhe, siç duket, do kalojnë plot vite e dekada të tjera dhe emri i ndritur Vehbi Hoti do të mbetet në kujtesën e brezave, ku sot është bërë shpirt e zemra e kujtdo. Kur bisedon me njerëz të profesioneve të ndryshme, e kujtojnë shpesh profesorin ku mbart një shtrirje të gjerë miqësie e shoqërie nga trevat shqiptare brenda dhe jashtë vendit, në fushë veprimtarie leksionesh, duke u skalitur në kujtesën e brezave studentë me atë portretin e një embleme të veçantë, që rrezatonte dashuri e respekt të ndërsjellë. Asnjëherë nuk i uli vlerat e tij, por qëndroi besnik i figurës morale e profesionale. Asnjëherë nuk dinte të diferencojë studentët sipas shoqërisë, miqësisë që kishte, por gjithmonë ishte pranë tyre, me pasionin që i jepte profesioni, edukimi, kultura e lartë shkodrane. Sa jetoi e punoi, Vehbiu kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij edhe kur ishte përfitimeve e famës shoqërore e miqësore. Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërtetën dhe i rreptë ndaj padrejtësive. 

                                       Një personalitet 

               si prof. dr. Vehbi Hoti mbetet i pavdekshëm

         Sot u mbush plot një vit që është ndarë nga jeta, por trashëgimia e tij në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor do t’i rezistojë kohërave, kontributi i tij do të jetë vazhdimisht i dukshëm dhe me vlera të papërsëritshme. Pas shumë vitesh, mësuesit dhe studiuesit e ardhshëm do ta kujtojnë edhe më mirë thellësinë e mendimit të tij, aftësinë për të vëzhguar dhe eksperimentuar, për të bërë përgjithësime e nxjerrë konkluzione që do të ndihmojnë shkollën e shoqërinë në demokratizimin dhe emancipimin e tyre të mëtejshëm. Këtu më vjen ndërmend një thënie e Hygoit: “Njerëzit e mëdhenj bëjnë piedestalin, e ardhmja u ngre statujën”. 

        Ndërsa shkruaj këto radhë për ketë njeri që sakrifikoi shumë nga vetja për t’u dhënë dije e kulturë brezave, më vjen keq për harresën e organeve qendrore dhe atyre vendore në Shkodër. Kurrë s’ka punuar për lavdi, ndonëse lavdinë me punë e sakrifica e emrin e mirë la kudo, e meriton plotësisht, pas vdekjes, që t’i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”. Për njerëz të tillë të ditur, të emancipuar, tolerant në shërbim të dijes dhe për 50 vjet me radhë mbajti titullin e lartë dhe të denjë “Njeri”, si Vehbi Hoti, sa shumë ka nevojë shoqëria e sotme shqiptare. Sa i thjeshtë në dukje, aq edhe i lartë e njerëzor ishte. Cilido që ka njohur apo ka lexuar për Vehbi Hotin, krenohet dhe frymëzohet dhe pyet veten: “Jeta vlen kur vihet në shërbim të mirësisë e diturisë”. Profesor Vehbi Hoti mbetet intelektuali i vlerave të mëdha të dritësimit pedagogjik të brezave. Përmes kujtimeve synuam të kujtojmë sadopak jetën plot aktivitet të një njeriu, humbja e të cilit një vit më parë preku thellë jo vetëm familjen Hoti, por dhe gjithë Shqipërinë dhe më gjerë. Ishte një humbje e madhe për shkencën pedagogjike dhe arsimin tonë kombëtar. Njerëz të tillë lindin rrallë, por mbetën përgjithmonë të pavdekshëm në mendjen e zemrat e popullit. 

I paharruar qoftë vepra dhe kujtimi i tij!

Filed Under: Komente

Tonin Mirakaj Turns 90 Guided by his Faith and Spirituality

July 5, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Tonin Mirakaj’s 63 year membership with Vatra may well have placed him at the top of members seniority as we look back at a path of service guided by his strong faith and a deep sense of spirituality. Born on July 5, 1934 in Iballe, Puke, he arrived in the US thanks to the auspices of Free Albania Committee and International Rescue Committee. On September 20, 1956 the Mirakaj family escaped Albania where as a young boy, Tonin had seen first hand his family members being persecuted for their anti-communist beliefs. Even outside of Albania’s borders and away from his hometown of Puke, in the north of the country, he withstood the Serbian operatives pressure to collaborate. In 1959, alongside his brother and sister, Tonin were sent to the notorious refugee camp of Gerov, Croatia. Under the cover of darkness of a midnight in August 1960 and aided by a family friend, they fled the camp on foot to get across the border to Slovenia and, after four days and nights, arrived to Italy. Tonin’s first escape from communist Albanian and the second time from what was then the Yugoslav Federation, to be on a transAtlantic flight to New York, was eventually picked up by the press at the time, as reported by Daily News, February 25, 1961.

While he was settling in the US, Tonin made the acquaintances and befriended some of the most highly regarded leaders and figures like Miko Kokolari, a true patriot and top Vatra official, Professor Nexhat Peshkëpia, editor of “Shqiptari i Lirë” (Free Albanian), Professor Rexhep Krasniqi, President of Free Albania Committee, Vasil Gërmenji, Albania’s representative at the Assembly of European Captive Nations and many more.

To those who know him, Tonin is a quiet and reasonable man, who doesn’t say a lot yet is friendly and easy to strike a conversation with. In his memoirs, he recalls details of meetings with Albanian personalities and patriots of the diaspora who like him felt the suffering of their countrymen under the communist regime in Albania and spoke up against it. Tonin was equally conscious about the imprisonments of Albanians in Kosova and the human rights violations perpetrated by the Serbian authorities. As a stand up citizen, he joined several community organizations. After 1960, he worked closely with the founder and director of the first Albanian Catholic church in the Bronx, Monsignor Dr. Zef Oroshi while being actively involved with the Albanian Catholic League and an editorial staff member of Albanian Catholic Life magazine (Jeta Katolike today). His dedication and commitment were qualities that singed out Tonin as one of the first chairman of the council of the Albanian Catholic Church “Lady of Good Council” later renamed and built anew as Lady of Shkodra, in Harstdale, New York.     

His long time friends and some contemporaries include his grace Bishop Fan Noli, Monsignor Dr. Zef Oroshi,  Dom Pjeter Popaj, Prof. Andrea Nargaj, Miko Kokalari, Anthony Athanas, Father Arthur Liolin, Barny Kirka, Dr. Selaudin Velaj, Nexhmije Zajmi, Prof. Gjeto Sinishta, Edward Licho, Prof. Nexhat Peshkepia, Prof. Arshi Pipa, Dr. Andrea Elia, Prof. Sami Repishti, Dr. Gjon Bucaj, Xhevat Kallajxhi, Anton Cefa and many more. Indeed, media reportings and Dielli records of influential Albanian organizations in the US provide a glimpse into Tonin Mirakaj’s serving the community alongside many prominent patriots. 

The publication dedicated to Father Pjeter Bogdani in New York was made possible thanks, in part, to the auspices of Tonin Mirakaj, former chair of the Church Council.  It included the presentations of the commemorative seminar in honor of 300th anniversary of the passing of the 17th century respectable personality. The event was held at Fordham University, NY on 7 October 1989 with support from the Lady of Good Council Church  (today Lady of Shkodra). The speakers included Father Danjel Gjeçaj O.F.M. from Italy, Prof. Dr. Martin Camaj from Germany, Prof. Arshi Pipa and two professors from Kosovo Dr. Ibrahim Rugova and Prof. Dr. Engjëll Sedaj. The host and moderator was Mirakaj, then-Chairman of the Church Council. 

On the same capacity, Tonin has been part of the efforts to organize a dance ensemble called Rozafati (Rozafat) starting in 1978 with the support of faith and church leaders at the Lady of Good Council in New York, and under the guidance of Mons. Dr. Zef Oroshi (1912-1989), Father Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj. In the span of 40 some years, the group has become a staple on stages, auditorium and celebrations held all across the city. Tonin Mirakaj has shared some of the memories about the volunteer musicians and singers who were called to perform at gatherings and events before being part of the Rozafati group. In one instance in the year 1986, the show was more politically colored. At the NYC Harbor Festival, “Statue of Liberty Centennial” on July 4-6 1986, the group raised the Albanian flag without the star, an addition of the communist era to the national symbol. It meant a lot to Tonin Mirakaj and other asylees who fled Albania’s communist rule. The importance of an artistic troupe meant that Albanians were represented along with other nationalities at various cultural events held in their second home country. 


His dramatic escape from Albania resembled the path of many Albanian dissidents and politically persecuted. Crossing the border with the neighboring country was a very risky move considering that Yugoslavia was under a self-styled form of communism, “just a different color from Albania”. It meant that the escapees like Tonin were thrown in jail while waiting for their political asylum application to be considered or go through. “A mitigating factor for asylum seekers was that Yugoslavia was a signatory of the UN Human Rights chart,” Tonin says. The country’s acceptance of a number of political refugees was tied to receiving aid from the Geneva High Commission of Refugees. The State Security Agency UDB screened the Albanian refugees for possible recruitment and for developing potential assets in Albania in 1959. 

Tonin’s writing skills were discovered by Professor Peshkopia at “Shqiptari i Lirë” Free Albanian newspaper after submitting a short story for publication titled the Kernel. With encouragement by the editor, the publishing of that story was the start of a thirty year contribution with the newspaper till the day it closed in May 1961. Tonin found himself drawn to Vatra and contributed regularly at Dielli.


Vatra – On July 5, 2019 on his 85th birthday, Tonin received warm birthday messages and wishes from Vatra. He was active with the Federation since 1961 which means that he has been part of it for some 70 percent of his life. Tonin credits Professor Peshkepia for his advice at their first meeting., where he laid out the benefits of joining a social organization rather than one of the political entities at the time that were plagued by division. Reading the By-Laws of Vatra that Prof. Peshkëpia handed to him, made it clear to the twenty seven year-old Tonin that his principles aligned with Vatra’s mission. And in the summer of 1961, five years after his escape from Albania, Tonin Mirakaj joined the Pan Albanian Federation of America Vatra. He started as a member of Chapter 29 of New York New Jersey, which convened twice a year at the cultural hall of the Orthodox Church located in midtown between 10th and 11th Ave. His most cherished memory there is a meeting attended by Bishop Fan Noli – his first encounter with his Excellency.  

He recalls seeing issues of Dielli newspaper and other community announcements at the offices of Miko Kokalari on Revington Street. It’s worth-noting that according to Tonin’s memoirs, Miko was a facilitator of the generational gap between the old Albanian immigrants who generally were distrusted of the new comers from the old country in the US. 

The 1970-71 Convention was Tonin Mirakaj’s first assembly. He was now a delegate of the NY NJ branch and traveled to Bsoton with respectable Vatra members Muharrem Babameto, Agim Karagjozi, and Hajdar Tonuzi. It was there where he met with Anthony Athanas, Barny Kirka, Gregory Chiriako, Kristo Thanas, Rev. Arthur Liolin, Ibrahim Kulla as well as delegates from different states such as engineer Ahmet of Detroit, Fehmi Kokolari of Toronto. It was a first-hand experience of upholding the statute thanks in part to the maturity and civility of senior members such as Ramadan Ali Arza, Florence Pano, Nik Kreshpani, Pauline and Peter Lukas, Harry Stoja and many more.


Tonin Mirakaj went on to be elected on the Boards of numerous Assemblies including the position of Secretary in the 70s and 80s. He was Deputy Chairman from 1980 through 1982, under Dr. Andrea Elia’s Presidency, and again in 1984-85 with Harry Stoja as Chairman. He served as Chairman of New York and New Jersey Chapter 29 in 1978-1979, contemporaneously with Deputy Chair Mahmut Tsungu, Secretary Rasim Sina, Treasury Zef P. Deda, having served as the Financial Officer of the same branch two years prior. Mirakaj has been part of the leading team under several Vatra presidents including Kristo Thanas, Nik Kreshpani, Barny Kirka, Gregory Chiriako, Ahmet Dervishi, Dr. Andrea Elia, Harry Stoja, Arshi Pipa and Agim Karagjozi. The latter and Tonin were part of the group that was tasked with the planning of and eventually the repatriation of Faik Konica’s remains to Albania in 1995.


In one capacity or another, Mirakaj has been part of Vatra’s leadership structures for close to three decades from 1970 to 1997 according to the data kept at Vatra. For a number of years, he served as Secretary of Vatra’s Permanent Fund while also being a member of the Constitutional Revision Committee, alongside Professor Sami Repishti, Harry Stoja, Agim Karagjozi. He and Muharrem Babameto were in charge of organizing the 1972 Conference commemorating 100th birth anniversary of Father Fishta hosted at Waldorf Astoria Hotel, New York. Ten years later Tonin Mirakaj was part of the team planning the events in honor of 100th anniversary of Fan S. Noli’s birth year at New York’s Hilton Hotel. Tonin has been a keynote speaker at several events including the luncheon hosted by Vatra in honor of Dielli’s Editor Xhevat Kallajxhi at Anthony’s Pier 4, Boston, Novermber 6, 1983. Complete remarks published in the Dielli issue of March 16, 1984, the same year he served as secretary of Vatra’s Convention held in Detroit, Michigan.     

He feels that the first half of Vatra’s life, the struggles and dedication of Vatra’s members need to get more attention in the present time. Among the main contributors of those early decades, Mirakaj singles out Peter Chikos, Kristo Thanas, Barny Kirka, Ramadan Ali Arza, Ahmet Dervishi, Dr. Andrea Elia, Pauline Lukas, Anthony Athanas. “The veteran activists of Branch 29 – New York and New Jersey, like Miko Kokolari, Vahit Çika, Muharrem Babameto, Nexhmije Zaimi, Petraq Ktona, Mahmut Tsungu and others are part of Vatra’s proud legacy,” says Mirakaj.  

Tonin has carried out organizing duties in some high-profile events such as the 1972 conference honoring 100th birth anniversary of Father Gjergj Fishtës, hosted at Waldorf Astoria Hotel, New York, and in 1982 the commemoration of Fan S. Noli’s 100th birthday held in New York’s Hilton Hotel to mention a few. Aside from fundraising for the event, Mirakaj and then-Dielli Editor Edward Licho were responsible for collecting funds needed to publish the presentations in Flamurtar i Kombit.

To Tonin, it is especially important to honor the fact that Vatra “shares” the same birth place as the Orthodox Albanian Church in Boston. Only three years apart from one another, the two institutions worked hand in hand to protect the interests of the Albanian nation and people.  In addition, Vatra and the Church were led by the same visionary patriots and first-class intellectuals such as Fan S. Noli, Faik Konica, Llambi Çikozi, Kristo Kirka who were tireless in organizing, coordinating and holding town-halls wherever Albanians lived and worked. Thanks to their efforts and the fact that Vatra was founded as a Federation-structured organization allowing other community associations to be part of it,  the membership grew to more than five thousand Albanians at one time. Such was the popularity of Vatra, that the 60th anniversary of its publication, Dielli newspaper, was hosted at Saint Patrick’s Cathedral, in New York, in November 1969. Catholic, Orthodox and Muslim leaders of faith were in attendance, alongside religious dignitaries such as his Eminence Terence Cardinal Cooke, American Cardinal of Roman Catholic Church and Archbishop of New York (1968-1983), the Arberesh clergy of the Byzantine rite who traveled to New York all the way from Italy to attend the commemorative event. 


Some of the stand out moments over the years include meetings with statesmen and heads of state such as Dr. Ibrahim Rugova at the event marking the 300th anniversary of Pjeter Bogdani’s passing hosted by Our Lady of Good Council Church at Fordham University in October 1989. During the one-week stay of what was Rugova’s first visit in the US, Mirakaj recalls the late President of Kosova enjoying the company of prominent figures and friends like Dom Rrok Mirdita, Dom Pjeter Popaj, Fran Shala, Bitiçi brothers, Simon Simolacaj, Pretash Curanaj, Gjek Gjonlekaj and others. Speaking prior to delivering his presentation at the event, President Rugova, a trained historian and scholar, expressed his utmost appreciation for Vatra and its historic role in Albania’s history, encapsulated in the message “Bolster Vatra because Albanians need it!” (Forcojeni Vatrën, se u duhet shqiptarëve!) 

On June 16, 1992, Mirakaj recalls the magnificent reception Vatra hosted for Sali Berisha, then newly elected democratic president of Albania: “Around two thousand guests had gathered at Hilton Hotel for the event where the keynote speaker was Professor Sami Repishti.”

Profesor Martin Camaj, a distinguished personality, who held Vatra in high regard, was also a good family friend who enjoyed the hospitality of the Mirakaj household when in New York. One of the most respected intellectuals who sat on Vatra’s Board headquartered in Boston as well as on the executive council of New York-New Jersey Branch was Nexhmije Zajmi. “The lady of Vatra”, as Tonin calls her, was a senior journalist with an illustrious career. She is the author of the best seller Daughter of the Eagle: The Autobiography of an Albanian Girl, 1937. He remembers meeting with several distinguished individuals who were part of her highly-educated community of friends. One of them was Hasan Dosti, a former Chief Justice of the Supreme Court of Albania and the country’s Minister of Justice in the early years of World War II.


At the commemoration of Vatra’s 100th anniversary in 2012, Tonin Mirakaj was honored with A Lifetime Award for over half a century membership in the organization. During the acceptance remarks, Tonin’s advice for the Albanian community in the US is to stand by Vatra at the start of the second century of its work and to honor its relationship with the three faith leaders of our community, a tradition preserved over the years and demonstrated at the Flag Day Commemorative events. He says that Albanians can rightfully be proud of Vatra. Adding that, for him, “becoming familiar with Vatra’s by-laws and mission while being trusted with organizing tasks in several assemblies and events account for his loyal activism in the organization.” Going forward, Tonin believes, “the young generation has to appreciate Vatra as the priceless inheritance that needs to be supported in the next 100 years ahead.” He is the recipient of numerous honors and awards from several government institutions. For his dedicated service to Vatra and the Albanian community, and our national heritage in the US, Tonin Mirakaj received a medal from Albania’s Presidential Office at the commemorative dinner of Vatra’s 110th anniversary, in June 2022, in New York.  

On July 5, 2019 on his 85th birthday, Tonin received warm birthday messages and wishes from Dielli,  Vatra, its members and the community. Five years later, on his 90th anniversary, Tonin Mirakaj has reached a personal milestone and also a record membership of 63 years with Vatra. 

Today on his 90th birthday, it’s worth remembering a favorite saying about oldtimers like him who are known as “Vatrane te dimrit dhe te beharit!”  

Foto nga Arkivi i Diellit -Nga e djathta: I perndershmi Rrok Mirdita, Sejdi Bitici, Dr. Ibrahim Rugova, Tonin Mirakaj dhe Engjell Sedaj, ditet e Seminarit organizuar me rastin e 300 vjetorit te Pjeter Bogdanit, ku Dr. Rugova dhe Dr. E. Sedaj ishin ligjerues. Nju Jork, Tetor 1989

Foto: At Artur Liolin, Tonin Mirakaj

Filed Under: Komunitet

ÇMIMI ITALIAN NDËRKOMBËTAR “CAMAIORE” I JEPET POETIT VISAR ZHITI

July 5, 2024 by s p

Është i njohur çmimi letrar ndërkombëtar, që jepet në Itali, “Camaiore – Francescco Belluomini”, atë e kanë fituar ndër vite për poezinë dhe poetë si Papa Gjon Pali II, Jevtushenko, Anna Blandiana, nobelisti Hini, etj, për vitin 2024 iu dha Visar Zhitit për librin me poezi “Strade che scorrono dalle mie mani” – “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, përkthyer në italisht nga Profesor Elio Miracco. Juria italiane, e kryesuar nga Michele Brancale, e përbërë nga poetë, studiues dhe kritikë letrarë, Cinzia Demi, Simone Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia Sorrentino, mes përzgjedhjes së 150 librave me poezi të botuara së fundmi, sekeksionoi 25 prej tyre, pastaj nxori 7 poetë kandidatë nga bota për çmimin:

• Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia

• Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia

• Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) – Rumania

• Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca

• Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni Il Foglio) – Kuba

• Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni Kolibris) – Norvegjia

• Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) – Shqipëria

Pastaj në votimin e fundit u zgjodh Visar Zhiti. Lajmin e dhanë juria e çmimit, vetë Komuna Camaiore, mediat, gazetat vendase dhe më e madhja “Corriere della sera”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë një mbrëmje në këtë shtator. Fitoi Visar Zhiti, fitoi Shqipëria.

Filed Under: Opinion

Reflektime mbi 4 Korrikun nga një Shqiptaro- Amerikan

July 5, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Ndërsa dielli lind më 4 korrik, ai lëshon një shkëlqim të ngrohtë në të gjithë tokën, duke ndezur frymën e lirisë që ka përcaktuar Amerikën për shekuj. Në këtë ditë, 248-vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne mblidhemi për të festuar– aktin e guximshëm të shpalljes së sovranitetit dhe hapjes së një rruge të re. Por përtej fishekzjarrëve dhe skarave të barbekysë qëndron një rëndësi më e thellë, e cila rezonon me vetë thelbin e kombit tonë.

Lindja e një kombi: Një vizion revolucionar

Në vitin 1776, në vapën e madhe të Filadelfias, një grup vizionarësh e vunë firmën në pergamenë dhe skalitën emrat e tyre në histori. Deklarata e Pavarësisë ishte më shumë se një dokument i thjeshtë; ishte një shpallje e guximshme që sfidoi status quo-në. Ajo deklaroi se të gjithë njerëzit u krijuan të barabartë, të pajisur me të drejta të patjetërsueshme – jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë. Me gishtat e lyer me bojë, ata parashtruan kështu një vizion të një kombi ku liria do të ishte guri i themelit dhe tirania do të hidhej mënjanë.

Jehonat e guximit: Nga Valley Forge në Normandi

Gjatë gjithë historisë amerikane , kjo frymë guximi ka jehonë nëpër fushat e betejës dhe brezave. Nga vështirësitë e ngrira të Valley Forge deri në plazhet e Normandisë, amerikanët kanë qëndruar krah për krah, duke mbrojtur idealet që na lidhin. Sakrificat e ushtarakëve dhe grave tona – gjaku i tyre që depërton në tokë të huaj – na kujtojnë se liria nuk është falas. Është një borxh që e kthejmë me mirënjohje dhe nder.

Uniteti në diversitet: E Pluribus Unum

Kombi ynë është një sixhade e thurur nga fijet e kulturave, gjuhëve dhe besimeve të ndryshme. Katër korriku është një kujtesë se unitet nuk do të thotë uniformitet. Është një përzierje harmonike e zërave individualë – një simfoni lirie. Nga rrugët plot zhurmë të qytetit të Nju Jorkut deri te fermat e qeta të Nebraskës, ne bashkohemi, jo si shtete të kuqe apo blu, por si një komb, i pandashëm.

Ndjekja e Drejtësisë: Një Udhëtim i Pafund

Megjithatë, ndërsa festojmë, duhet të përballemi edhe me papërsosmëritë tona. Premtimi i lirisë nuk është shpërndarë gjithmonë në mënyrë të barabartë. Historia jonë mbart plagët e skllavërisë, segregacionit dhe padrejtësisë sistematike. Katër korriku na bën thirrje të vazhdojmë rrugëtimin drejt një bashkimi më të përsosur – një bashkim ku drejtësia rrjedh si një lumë i fuqishëm, duke gërryer barrierat që na ndajnë.

Një e ardhme e mbushur me yje: Përgjegjësia jonë e përbashkët

Ndërsa qielli i natës shpërthen në një kaleidoskop ngjyrash, le të kujtojmë se pishtari i lirisë nuk është statik. Ai kalon brez pas brezi, ai i është besuar përkujdesit tonë. Detyra jonë është ta mbrojmë atë, t’i ndezim flakët dhe të sigurojmë që ëndrra e Amerikës të vazhdojë. Në klasat, bashkitë dhe kabinat e votimit, ne formojmë fatin e kombit tonë.

Pra, ndërsa shijoni atë fetë pie me mollë dhe shikoni fishekzjarrët duke shpërthyer sipër, merrni një moment për të reflektuar. Katër korriku nuk është vetëm një datë në kalendar; është një dëshmi e gjallë e guximit të shpresës, elasticitetit të lirisë dhe premtimit të qëndrueshëm të Amerikës.

Fryma e Pavarësisë: Një zhytje më e thellë

Zgjidhja e Etërve Themelues: Deklarata e Pavarësisë, e shkruar nga vizionarë si Thomas Jefferson, John Adams dhe Benjamin Franklin, ishte më shumë se një deklaratë e thjeshtë politike. Ishte një pohim radikal i të drejtave të njeriut dhe një refuzim i tiranisë. Këta njerëz rrezikuan jetën e tyre për të deklaruar se Amerika do të ishte një fener lirie, ku liritë individuale do të lulëzojnë.

Guximi revolucionar: Imagjinoni Ushtrinë Kontinentale duke ecur nëpër borë në Valley Forge, me këpucët e tyre të copëtuara duke lënë gjurmë gjaku. Imagjinoni guximin e atyre që sulmuan plazhet e Normandisë, duke u përballur me një breshër plumbash. Katër korriku nderon jo vetëm fitoren e Luftës Revolucionare, por edhe qëndrueshmërinë e njerëzve të thjeshtë që guxuan të ëndërronin për një botë më të mirë.

Uniteti mes diversitetit

Kombi ynë është një përzierje kulturash, gjuhësh dhe traditash. Katër korriku na kujton se unitet nuk do të thotë uniformitet. Është përzierja harmonike e zërave të ndryshëm – një simfoni lirie. Shqiptarët dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Diaspora dhe Shqipëria si aleate strategjikë, është e përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime.

Liria e Amerikës dhe Liria e Shqipërisë

Një poet i madh rilindas si Ndre Mjeda si apoteozë të Lirisë në poemën e tij Liria përmend në pjesën e dytë të poemës thekson lirinë amerikane. Pra Liria amerikane ishte simboli i lirisë shqiptare. Ai e njeh dhe entuziazmohet nga Revolucioni Amerikan i Lirisë, që u zhvillua kundër shkëputjes së Amerikës nga sundimi kolonial i Anglisë. Ai flet për fushat ku rrjedh lumi i Misisipit.

Ai evokon emrin e Gjergj Uashingtonit. Mjeda thotë se “Washingtoni na thërret”. Atëherë populli amerikan u ngrit për të fituar lirinë. Vajti tërë Amerika mbas këtij zëri që e thirri për nderin e lirisë. Dhe “luani i Amerikës e mundi kuçedrën e Anglisë”.

Liria u ndje te punëtori që vuan në vapën e zhegut, liria u ndje në Labrador tek Virgjinia dhe New Jorku, syni i tregut”. Mjeda thotë “Të lumtë, o Washington”. Dhe liria duke thërritur në Filadelfia koncentrohet në sentencën mjediane “Amerikën e zhgon (e qeveris) Amerikani”.

Mbrojtja e Pavarësisë së Shqipërisë: Presidenti Wilson ishte një mbrojtës i pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit. Përkundër presioneve nga fuqitë e mëdha, ai insistoi që Shqipëria të mos ndahet dhe të ruajë integritetin territorial. Parimi i vetëvendosjes së popujve, që ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash. Ai hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në Konferencën e Paqes së Parisit. Kjo përfshinte edhe marrëveshjen e fshehtë Tittoni-Venizelos, ku Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për të ndarë pjesë të Shqipërisë. Wilson nuk e mbështeti këtë marrëveshje, duke e bërë të qartë se nuk do të lejonte copëtimin e Shqipërisë. Ndaj festa e pavarësisë së Amerikës është dhe festë e shqiptarëve.

Kur ne shqiptaro- amerikanët festojmë 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Amerikës, nuk nderojmë vetëm këtë ditë ndërkombëtare të amerikanëve por edhe të Kosovës. Vlerësojmë veprimet e ShBA-së me aleatët që kanë bërë para luftës, gjatë dhe pas luftës për krijimin e Kosovës, institucioneve të saj dhe avancimin e tyre. Ndaj kjo festë për çdo shqiptar është si të festojmë si 28 Nëntorin e kombit tonë”.

Punë e papërfunduar

Nga qytetet plot zhurmë në fshatra të qeta, ne festojmë si një, duke kapërcyer ndarjet politike. Ndërsa ngremë flamujt tanë, duhet të përballemi edhe me të kaluarën tonë. Skllavëria, segregacioni dhe diskriminimi dëmtojnë historinë tonë. Katër korriku na thërret të vazhdojmë rrugëtimin drejt drejtësisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për fishekzjarre; ka të bëjë me çmontimin e barrierave dhe sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Përgjegjësia jonë e përbashkët: Pishtari i lirisë nuk është statik; është një garë stafetë. Ne ua kalojmë brezave të ardhshëm. Detyra jonë? Për ta mbrojtur ashpër. Në klasa, angazhimi qytetar dhe bisedat e përditshme, ne formojmë fatin e Amerikës.

Pra, ndërsa shikoni fishekzjarrët që shpërthejnë lart, mbani mend se 4 korriku nuk është thjesht një datë – është një testament i gjallë i shpresës, elasticitetit dhe qëndrueshmërisë.

Gëzuar Ditën e pavarësisë! USA

Filed Under: Ekonomi

Sotir Kolea, 4 shtator 1872 -3 korrik 1945

July 5, 2024 by s p

Instituti “Lumo Skendo”/

Publikojmë sot me rastin e 79 vjetorit të vdekjes një nga letrat e shumta të tij që ka shkëmbyer me Mid’hat Frashërin.

Sotir Kolea ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928.

Një nga organizatorët e Kongresit të Triestes dhe pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1928-1945 kontribuon në zhvillimin e vlerave kulturore kombëtare. Eshtë meritë e tij ngritja e Muzeut Kombëtar, vënia në baza shkencore dhe pasurimit të fondit të librave dhe dokumenteve me vlera të veçanta të Bibliotekës Kombëtare. Kolea shtoi fondin e bibliotekës me 14.000 tituj te rinj, zbuloi dhe mblodhi dokumente për Skënderbeun dhe një sërë personalitetesh të tjera kombëtare. Ishte një nga anëtarët e Institutit të Studimeve Shqiptare.

Kolea ka lënë një trashëgimi gjuhësore të madhe me 5 fjalorët të hartuar prej tij por, edhe shumë shënime të tjera të cilat ruhen në fondin personal të tij në AQSH.

Lozanë, 24 dhjetor 1915

Për Z. Midhat Bej Frashëri

6, Ulitza Tsar Siméon

Sofia

I dashur Midhat Bej,

Zotëroj letrën tuaj të datës 6 të këtij muaji; mora gjithashtu gazetat, që përmendeshin në të, të cilat i dorëzova tek Z. Gode, i vogli, që të kujdeset për dërgimin e tyre së bashku me numrin e ardhshëm të [gazetës] Albanie.

Ia komunikova letrën tuaj Doktorit , që më ngarkoi t’ju falënderoj për adresat; përsa i përket çështjes Cilka, premtoi se do të bënte gjithçka të mundur deri në fund.

Që këtej, asnjë lajm për t’ju përcjellë; mblidhemi vazhdimisht po të njëjtët në kafe dhe presim ngjarjet; e për të shtyrë orët e pritjes, hartojmë plane strategjike nën vështrimin atëror e qesëndisës të Tahsin Pashës, një palë tek eklipson palën tjetër për pushtimin e kurdëve dhe fitoren ndaj Egjyptit!

Prej disa kohësh kemi mes nesh ImZot Kaçorrin. Veç Hysniut, ndodhen Z. Ali Bej, Sherif Frashëri dhe Mehdi Bej Zavalani, të cilët, me sa di unë, janë disi të afërm me ju apo të lidhur me krushqi. Ali Bej ka ardhur për të vizituar zonjën e tij (çupën e Eshref Beut nga Pogradeci) dhe Habdi Bej për të marrë veten nga ana shëndetësore.

Prej 2-3 ditësh ndodhet në Lozanë Surja Bej Vlora. Ajet Bej, megjithse premtoi, nuk u kthye më në Lozanë dhe me siguri ka shkuar në Korfuz pranë familjes.

I shkruajnë Abdi Beut nga Durrësi se misri shitet tetë piastra oka; ishte çmimi para zbarkimit të pjesës më të madhe të serbëve të dëbuar nga Maqedonia; tani, veç uri duhet të ketë atje. Po ashtu, i shkruajnë Abdi Beut se në postin e guvernatorit të Durrësit është emëruar Xhemil Bej Vlora dhe në kryesinë e bashkisë Qemal Bej Vrioni.

Në Berat është Sami Bej Vrioni, që mban prej mjaft kohësh postin e guvernatorit. Kurse Teki Bej Frashëri mundi t’u shpëtojë thonjve të Esatit falë punës së kryer me devotshmëri.

Ja tërë bagazhi i lajmeve të mia; por më fal, se desh harrova më kryesoren: që prej disa kohësh, jam shkëputur nga ata zotërinj, ose më mirë të them nga ajo zonjë – gazeta; s’kish si të ndodhte ndryshe, kur ju, nga ana juaj, e kishit parashikuar një gjë të tillë në kohën e duhur.

Ju pata shkruar më 15 nëntorin e shkuar dhe disa ditë më pas ju dërgova edhe një kartëpostale nga ana e Abdi Beut.

U takova dje në darkë me Hivziun; i ka mbaruar provimet tremujore dhe tani s’i mbetet veç të përfitojë gjithë gëzim nja dhjetë ditë pushime.

Përshëndetje shumë të çiltëra,

SKl [Sotir Kolea]

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 873
  • 874
  • 875
  • 876
  • 877
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT