REFORMA TË REJA EMIGRACIONI PËR EMIGRANTË TË MARTUAR ME QYTETARE AMERIKANE/
NGA DEA SHKUPI-Avokate/
Në 3 Janar 2013, Departamenti i Sigurimit të Shtetit publikoi rregulla të reja që duke filluar nga data 4 Mars 2013, do ti lejojnë njerëzit që kanë hyrë në SHBA pa inspektim (ose që nuk mund të rregullojnë status për arsye të tjera) të aplikojnë me formën I-601A “Waiver of Inadmissibility”. Ky aplikim është për faljen e prezencës ilegale në SHBA, e cila është një nga arsyet e refuzimit të green card. Kur këto aplikime do të aprovohen, këta emigrantë do kenë mundësi të marrin vizat (ose green cards) jashtë shtetit. Qeveria amerikane dhe Departamenti i Shtetit kanë pasur si qëllim të evitojnë ndarjet që do shkaktoheshin si rezultat i largimit të emigrantëve për muaj dhe ndoshta vite midis emigrantëve dhe të afërmve të tyre që janë qytetarë amerikanë.
Me anë të reformave të reja emigrantët do të kenë mundësi të sigurojnë se aplikimet i janë aprovuar përpara se të largohen nga SHBA. Ata do intervistohen jashtë shtetit nëpër ambasada në vendet e tyre, dhe do të kthehen tek familjet e tyre në Amerikë brenda disa ditësh.
Më poshtë janë disa pyetje dhe përgjigje që kanë të bëjnë me komplikacionet që mund të dalin si pasojë e këtyre rregullave të reja:
Kush ka të drejtë të aplikojë më format I-601A?
Në mënyrë që të kualifikohet për këtë lloj aplikimi, personi duhet të jetë të paktën 17 vjeç, dhe të jetë përfituesi (beneficiary) i një aplikimi të aprovuar I-130 si i afërm i një qytetari amerikan.
Të afërmit që hyjnë në këtë kategori janë bashkëshortët, prindërit dhe fëmijët e qytetarëve Amerikanë. Në mënyrë që dikush të konsiderohet “prind”, djali ose vajza që e sponsorizon duhet të ketë mbushur 21 vjeç.
Ligji kërkon që aplikanti duhet të demonstrojë se i afërmi i tij do të kalojë vuajtje ekstreme “extreme hardship” në qoftë se aplikanti do të largohej nga Amerika. Të afërmit mund të jenë bashkëshortë ose prindër që janë qytetarë amerikanë ose rezidentë të përhershëm(me green card). Sidoqoftë, një person që ka vetëm një prind ose bashkëshort me green card, sado që mund të aplikojë për lejen I-601 jashtë Amerikës, nuk mund të aplikojë për I-601A nga brenda Amerikës.
Personat që janë në kategoritë e kufizuara fmailjare apo të bazuar në viza pune nuk kualifikohen për këto leje të përkohshme, megjithëse USCIS ka indikuar se ky program mund të zgjerohet në të ardhmen.
Për çfarë baze refuzimi të green card mund të përdoret aplikimi I-601A?
Aplikimi I-601A përdoret vetëm për të kërkuar falje për prezencën ilegale në SHBA. Aplikantët të cilëve u ndalohet hyrja në Amerikë për 3 ose 10 vjet nga moment i daljes, mund të aplikojnë. Personi që ka një ndalesë të përhershme nuk mund të aplikojë me këtë formë derisa të kenë kaluar 10 vjet jashtë Amerikës.
Personat që janë të papranueshëm nën një tjetër pikë të ligjit ( për shembull mashtrim ndaj oficerëve të emigracionit, dënim kriminal, etj.) gjithashtu nuk mund të aplikojnë për këtë leje.
Po në qoftë se një person është jashtë SHBA dhe ka një takim për një vizë në një ambasadë jashtë SHBA?
Këta persona nuk kanë të drejtë të aplikojnë me formën I-601A.
Po nëse një person ndodhet tani nën procedura të emigracionit ose ka një urdhër final për largimin nga SHBA?
Këta persona mund të aplikojnë me formën I-601A vetëm në qoftë se procesi gjyqesor i tyre mbyllet në mënyrë administrative dhe nuk hapet sërish brenda kohës që dorezohet aplikimi për lejen tek USCIS.
Personat që ndodhen në procedurat e largimit që kanë aplikuar për atë që quhet Deferred Action (DACA), mund të applikojnë me formën I-601A mbasi USCIS të ketë aprovuar aplikimin e tyre DACA, por vetëm nëse i plotësojnë kushtet e tjera dhe procedurat penale ndaj tyre janë mbyllur në mënyrë administrative.
Në qoftë se USCIS e aprovon I-601A për një person që ndodhet në procedura gjyqesore, atëherë ky person duhet të kërkojë mbylljen e çështjes nga gjykata e emigracionit. Çështja duhet mbyllur përpara se ky person të niset për në intervistën në ambasadën amerikane jashtë SHBA-së. Në qoftë se personi nuk e bën mbylljen e çështjes, atëherë kjo mund të krijojë një pengesë ndaj marrjes së vizës dhe kthimit në SHBA.
Personat që kanë urdhra finale për largim nga Amerika, nuk janë të kualifikuar të marrin pjesë në këtë program. Sidoqoftë në qoftë se ata arrijnë të rihapin çështjen e tyre, atëherë ata mund të aplikojnë.
A është e mundur që të falet taxa e qeverisë prej $585 për aplikimin I-601A ose për shenjat e gishtave $85.
Jo.
A ka mundësi të shpejtohet ky aplikim?
Zakonisht jo, por aplikantët mund të kërkojnë proces të përshpejtuar në qoftë se i mbushin kushtet e USCIS.
Në përgjithësi, USCIS merr rreth 4-6 muaj për të procesuar një aplikim I-601. Me reformat e reja pritet që numri i aplikimeve I-601A të jetë me mijëra, kështu që koha e procesimit do rritet.
Në qoftë se një aplikim I-601A nuk pranohet, a ka mundësi për ta apeluar vendimin?
Jo.
Sidoqoftë, megjithëse nuk ka apel të një mospranimi të I-601A, është e mundur të aplikosh sërish pas këtij refuzimi.
Departamenti i Sigurimit të Shtetit u shpreh si më poshtë:
“ Në qoftë se aplikimi I-601A i një personi nuk pranohet ose tërhiqet, ky person mund të aplikojë sërish me një formë të re I-601A sipas rregullave të kësaj procedure. Çështja e aplikantit duhet që të jetë akoma pezull me DOS, dhe aplikanti duhet të njoftojë DOS se ai ka ndërmend të aplikojë përsëri. Në rastin e tërheqjes së një aplikimi nga aplikanti, USCIS nuk ka për ti kthyer mbrapsht paratë sepse ka marre hapa tashmë për gjykimin e kësaj çështje.”
“Nga ana tjetër, një person që tërheq mbrapsht aplikimin e tij I-601A, ose të cilit ky aplikim nuk ju pranua, mund të aplikojë me një formë I-601 tek USCIS Lockbox, pasi ky person ka bërë një intervistë për vizë dhe DOS ka vendosur se ky person është i papranueshëm. Në qoftë se baza për papranueshmërinë e këtij personi është një bazë që mund të falet, atëherë ky person mund të aplikojë me formën I-601 bashkë me dokumentat mbështetëse dhe prova që ai kualifikohet për këtë leje dhe për vizë…”
“I kujtojmë aplikantëve dhe avokatëve të tyre se ata mund të korrigjojnë gabime që kanë bërë në një formë I-601A duke dërguar dokumenta të reja para se të jetë marrë një vendim në çështjen e tyre. USCIS do të konsiderojë të gjithë dokumentat para se të marrë vendim.”
A mundet një person që plotëson një aplikim I-601A të vihet në procedura largimi nga SHBA?
Megjithëse USCIS thotë se “nuk parashikon të fillojë procedura kthimi ndaj atyre aplikantëve të cilëve nuk u pranohen aplikimet”, rezervon të drejtën për ti hapur këto procedura në qoftë se personi në fjalë është një nga ata që konsiderohen prioritet – domethënë në qoftë se ky person ka një histori kriminale, është dënuar për mashtrim, ose përbën një rrezik ndaj sigurimit të shtetit ose atij publik.”
“DHS e kujton dhe njëherë publikun se aprovimi i një aplikimi I-601A se vetmi pa marrë green card, nuk i jep aplikantit një status të ligjshëm në Amerikë dhe nuk do ta mbrojë atë nga grumbullimi i kohës në prezencë ilegale. Gjithashtu aprovimi i këtij aplikimi nuk e autorizon alienin të hyjë në Amerikë pa vizë ose tjetër dokument të përshtatshëm; nuk i jep benefite të tjera si autorizim punë, etj; dhe nuk i ofron mbrojtje alienit ndaj procesit të largimit nga Amerika.”
Cilat janë shanset që një aplikim I-601A të aprovohet?
Kjo sigurisht varet nga faktet e çështjes tuaj, dhe sa mirë e keni dokumentuar aplikimin I-601A në mënyrë që të tregoni se i afërmi juaj që është qytetar amerikan do të vuante jashtë mase në rast se emigranti do të largohej nga Amerika. Mos dorëzoni vetëm 5-6 dokumenta dhe prisni t’ju aprovohet çështja. Në këto lloj aplikimesh është e domosdoshme që avokati juaj të dijë bazat legale për të treguar se ekziston “extreme hardship”.
“Extreme hardship” mund të jetë vuajtje financiare, emocionale, mjekesore, etj. Ndoshta dhe një kombinim i këtyre faktorëve.
Vitin e kaluar, USCIS refuzoi 34% të rasteve, ose pak më shumë se një në tre aplikime I-601.
Personat që janë martuar tani shpejt, zakonisht nuk i këshillohet që të dërgojnë këtë aplikim. Sidoqoftë, shanset e tyre për aprovim rriten kur ata kanë fëmijë dhe blejnë shtëpi.
Gjithashtu, shumë persona të cilëve i është refuzuar aplikimi I-601, kanë aplikuar vetë ose kanë përdorur shërbimet e dikujt që nuk është i kualifikuar. Kjo nuk është ide e mirë.
Gjithsesi këto reforma pritet që të ndikojnë në jetën e mijëra emigrantëve që kanë vite që jetojnë në Amerikë dhe kanë frikë të bëjnë diçka për të rregulluar statusit ilegal. Këto reforma do t’i japin shansin mijëra çifteve që të vazhdojnë përpara me jetën e tyre pa frikë se do të ndahen për një kohë të gjatë.
JU MUND TE DERGONI EDHE PYETJE PER AVOKATEN SHQIPTARE DHEV AJO DO T’JU PERGJIGJET PERMES DIELLIT(gazetadielli@gmail.com)
PER HOLLESI I TELEFONONI DEA SHKUPIT. Tel (212) 729-4984
Adresa: 325 Broadway
Suite 503
New York, NY 10007
dshkupi@gmail.com
ADRIAN says
PERSHENDETJE MAMAJA IME KA BERE APLIKIMIN PER MUA SI I MARTUAR QE GRUPI F3 QE KUR KA MAR NENSHTETESI AMERIKANE NE VITIN 2006 .A PERFITOJ PERSHPEJTIM NGA REFORMA E RE .FALEMINDERIT
Dea Shkupi says
Pershendetje ADRIAN,
Reforma e re perfshin vetem ata qe ndodhen ketu ne Amerike dhe kane grua ose femije qe jane qytetare amerikane. Tani NVC po leshon viza per ata qe i eshte pranuar bashkimi familjar ne 2003 ne kategorine tuaj F3. Domethene besoj do ju duhet te prisni dhe nja 3 vjet derisa t’ju vije rradha.
Alvaro Dreni says
Pershendetje, kam jetuar 9 vjet ne usa. Kam 2 femije te lindur ne NY. Pre 5 vitesh jam deportuar ne shqiperi nga emigracioni, dhe jetojm ne shqiperi. Babai dhe vellai jane nenshtetas amerikan. Dua te di a perfitoj nga keto ligjet e reja? Si mund te aplikoj. Faleminderit Alvaro
Dea Shkupi says
Pershendetje,
Reforma e re nuk ka te beje me ata qe jane deportuar. Ne menyre qe te mund te keshilloj se a ka mundesi te besh dicka me duhet te di me shume informacion, si p.sh. arsyeja pse ju deportuan, a keni bashkeshorte me qytetaresi amerikane, dhe si keni hyre ne Amerike ne fillim.
SAFET says
SE PARI JU PERSHENDES PER KET PUN TE MREKULLUSHME QE BENI UN KAM HYR NE SHBA NE MARS 2001 NUK JAM LARGUR JAM I MARTUAR PER 5 VITE JE3TOJ ME SHTETASE AMERIKE NUK KEMI FEMI KUR KAM HY NE SHBA PER NJI MUAJ KAM QENDRU NE KAMPIN E EMIGRACIONIT DH JAM LIRUAR KAM DAL NE GJYQ NE FLORIDA PER DISA HER A ME TAKON MUA KJO QE THONI ME LART
Dea Shkupi says
Pershendetje, reformat e reja qe fillojne ne Mars mund t’ju ndihmojne. Varet nga disa gjera, ku qendron procesi juaj me gjyakten e emigracioni, dhe si keni hyre ne USA. Megjithese reformat ndihmojne ne pergjithesi ata qe kane familjare me shtetesi amerikane, cdo rast eshte i vecante dhe duhet shqyrtuar mire.
anxhela says
pershendetje quhem anxhela , familja ime dhe une do te shkojme ne shba nepermjet nje bashkimi familjar grupi F4 , do te deshiroja te dija Si mund ta marr te fejuarin tim ne shba ? Pas sa kohesh ? Theksoj qe kur te shkoj ne shba do te shkoj beqare sepse ne kundert nuk mund te shkoj . Kam degjuar qe mund ta marr vetem me green cart sa e vertete eshte ? ju lutem me ktheni nje pergjigjje . faleminderit
Dea Shkupi says
Pershendetje, pasi te keni ardhur ne USA juve kur te keni green card mund te martoheni me te fejuarin dhe te beni bashkimin familjar. Personat qe kane qytetaresi amerikane mund te sjellin te fejuarin ketu pa u martuar, po jo ata me green card.
eneida ryta says
pershendetje zonja avokate!ju lutem me thoni si duhet te veproj nje kusheriri im te cilit i kan ardhur letrat amarikane por i thuhet se per te marre vizen duhet qe mamaja e tij te jete atje.ai me motrat dhe vellezerit kane aplikuar per nenshtetesi amerikane pasi babai i mamase ka qene nenshtetas amerikan. mamaja e tyre eshte e moshuar dhe me probleme shendetesore… a mundet qe njeri nga femijet te caktohet si kujdestar per t’a shoqeruar dhe pastaj ta perfitojne te tjeret? ju lutem me ktheni nje pergjigje… faleminderit!
eneida ryta says
pershendetje zonja avokate!ju lutem me thoni si duhet te veproj nje kusheriri im te cilit i kan ardhur letrat amarikane por i thuhet se per te marre vizen duhet qe mamaja e tij te jete atje.ai me motrat dhe vellezerit kane aplikuar per nenshtetesi amerikane pasi babai i mamase ka qene nenshtetas amerikan. mamaja e tyre eshte e moshuar dhe me probleme shendetesore… a mundet qe njeri nga femijet te caktohet si kujdestar per t’a shoqeruar dhe pastaj ta perfitojne te tjeret? ju lutem me ktheni nje pergjigje… faleminderit!
Reply
– See more at: https://gazetadielli.com/avokatja-shqiptare-ju-informon-per-rregullat-e-reja-te-emigracionit/#comment-10400
Dea Shkupi says
Pershendetje, ne menyre qe nje perosn te perfitoje nga bashkimi familjar, personi qe ben peticionin (ne kete rast mamaja) duhet te tregoje qe jeton ne USA, ose ka nje rezidence te perhershme aty. Gjithashtu ajo duhet te tregoje qe ka para te mjaftueshme per te perballuar jetesen e te birit. Ne qofte se ajo vete nuk ka te ardhura te mjaftueshme, dikush tjeter (qytetar amerikan) mund te behet sponsor.
julian says
pershendetje. doja te dija pasi nje nenshtetas american vjen ne shqiperi kryen martesen me nje shqiptar. pasi behet martesa cfar duhet ber per visen e nenshtetasit shqiptar. dhe mbi te gjitha nese esht e mundur te marr pergjigje. cfar kohe duhet pak a shum per tu paisur me vise nenshtetasi shqiptar pas marteses?
ju faleminderit shpresoj te marr nje pergjigje per ti ber te njohur te dashures time
dgreca says
mesazhin tuaj po ia percjellim avokatit te gazetes dhe se shpejti ju do te keni nje pergjigje.
dgreca says
Ja pergjigja e avokatit:Pasi kryhet martesa, shtetasi amerikan vjem ne usa dhe ploteson kerkesen per bashkim familjar. Format I-130, dhe G-325A si per vete edhe per bashkeshorten dhe dokumentat perkates. Pagesa eshte $420.
Pasi behet ky aplikim, merr rreth 3 muaj per aprovimin e kerkeses. Me pas dosja transferohet ne visa center e cila vazhdon procesin per familjaret te cilet ndodhen jasht territorit te usa.
Visa center vazhdon me dy pjese te procesit. E para eshte pagesa $88 dhe garancija finanacjare qe eshte forma I-864 se bashku me dokumentat perkatese. Pjesa tjeter eshte plotesimi I formave per ne ambasade DS-230 part I dhe Part II ose DS-260 (online) si dhe dorezimi I te gjitha dokumentave origjinale. Cdo gje behet nga visa center. Kur dosja eshte e plote, caktohet data e intervistes me ambasaden amerikane.
I gjithe procesi merr rreth 9 muaj deri ne 1 vit, ne varesi te ngarkeses qe ka emigracioni ne ate periudhe.
kushtrim imeri says
zonja avokate si mundem te me merr e fejuar ime me grinkart eshte ajo ne amerike sa mung te vonehet me grinkart
kushtrim says
sa vjet duhet mi pas me marr pasoshin amerikan eshte ne florida a munet ajo vajza me grinkart me marr burrin per sa vite
kushtrim says
zonja avokate un grun e kam ne amerik ajo e ka grinkarten per sa vjet munet me marr mua atje ne amerik -sa vjet duhet mi pas me marr pasoshin amerikan me hi ne test 4 vjet apo 5 vjet
Dea Shkupi says
Ne qofte se ju jeni martuar, ajo mund ta beje bashkimin familjar edhe pa marre qytetaresine amerikane. Pasi te beje bashkimin familjar, besoj procesi shkon nja nje vit e gjysem deri sa te aprovohet. Nje njeri me green card duhet te prese 5 vjet deri sa te marre nenshtetesine amerikane, pervec rastit kur eshte i martuar me qytetar amerikan, ne ate rast eshte 3 vjet.
arjana says
Pershendetje. Jam e martuar me nje shtetas amerikan kam qendruar ne amerik vetem 3 muaj dhe jam kthyer me vize( per green card nuk kam informacion). Pasi ndodhem ne vendin tim, bashkeshorti me kedkon divorc, viza ime ka mbaruar afatin dhe nuk kam te drejt hyrje ne amerik. Cfar duhet te bej pasi nuk kam ndermend te jap divorc.??
Dea Shkupi says
Pershendetje, a i filloi bashkeshorti juaj procesin e bashkimit familjar? Ne qofte se do te kishit qendruar ne Amerike atehere do kishte mundesi per ju te merrnit green card edhe pse bashkeshorti ju kerkonte divorc, por meqenese keni dale nga USA, nuk keni me te drejte te aplikoni per asnje lloj benefiti.
Adriano says
Pershendetje .quhem adriano dhe qe nga 2007 kam aplikuar per bashkim familiar pas kam nje nga prinderit shtetas us dhe eshte aprovuar ceshtja nga usics.mund te me ndihmoni te di si vazhdohet me tej.
Dea Shkupi says
Pershendetje, a ndodheni ne USA apo ne Shqiperi. A jeni nen 21 vjec, dhe a jeni i martuar apo jo. Te gjitha keto ndikojne ne kohen qe duhet te prisni deri sa t’ju vije rradha. Megjithese eshte aprovuar bashkimi familjar, per disa kategori, nuk ka viza te mjaftueshme dhe duhet te presin me vite deri sa ti vija rradha.
landi says
Pershendetje mamaja e ka creen cart ne amerik me marr qiken per sa vjet I dalin letrat falimenderit per mir kuptim
Dea Shkupi says
Pershendetje, sa vjec eshte vajza dhe a eshte e martuar apo jo? Ne qofte se eshte ne 21, nuk shkon shume gjate, mbi 21 vjec merr gati 7 vjet.
ina says
Pershendetje! Jetoj ne Greqi ,burri im jeton ne amerike ka dorezuar dokumentacionin per bashkim familjar dhe tani pres pergjigjen kur te paraqitem ne ambasaden amerikane ne shqiperi per marrjen e vizes.Ju lutem mund te me sjaroni se cfar dokumenta me duhen te paraqit ne ambasade nga greqia!
Ju uroj pune te mbare me respekt Ina .
Elaa says
Pershendetje e nderuara avokate.
Jam nga Kosova ndersa i fejuari im ndodhet ne amerike , ne kemi aplikuar per vize per te fejuar qe 5 muaj.
Desha te ju pyes a mundet i fejuari im qe ndodhet ne Amerike te bej ankese per shkak se peticionin e ka dorezuar por ende nuk e kan shqyrtuar. Me heret ambasada i ka thene te fejuait tim qe deri ne 5 muaj nuk do vonohet shqyrtimi i peticionit tuaj por tash po i thojn qe kjo do zgjate ndoshta edhe 3 muaj. Ai ka aplikuar per vize per te fejuarit ( fiance visa) . I fejuari im e ka nenshtetesin amerikane.
A ka mundesi qe mund te shqyrtohet ankesa jon dhe te pershpejtohet peticioni.
julian xheraj says
mund te me thoni per gentilese? pasi ne websitin e USCIS APROVOHET VISA PER MARTESE dhe thot
On March 13, 2015, we approved your Form I-130, Immigrant Petition for Relative, Fiance(E), or Orphan, Receipt Number LIN123456789. We will mail your approval notice. Please follow the instructions in the notice. If you move, go to http://www.uscis.gov/addresschange to give us your new mailing address.
pas ksaj qe thot do ju dergojme instruksionet cfar procedurash ndiqen tani??? ose me sakte bashkeshortja ime tani do dergoj visen apo jan instruksjone per te fiksuar bashkeshortja apuntamentin ne ambasade???
ju lutem me thoni cfar do behet tani…
dhe ju falenderoj per gjithshka… pershendetje
besi says
pershendetje ,deshta te pyes se si mund te behem banor i perhershe
i kanadase ,une jam me kontrat pune per 2 vite
Tina alijaj says
Pershendetje i fejuari im i ka derguar dokumentet per bashkim familjar edhe pas nje jave ambasada amerikan ja kan dergu nje leter qe letrat tuaja jemi tuj verifiku por u ben 1muj e gjysem asgje nuk ka ardhur. bashkshorti im ka green cart
Alma says
Pershendetje,
Jam nga Kosova dhe kam nevoj per keshillat tuaja, jam e interesuar per vize Amerikane per kete kam nje mik Amerikan i cili eshte i gatshem te me dergoi ftesen, por qeshtja eshte se une jam e interesuar te jetoj atje andaj ne çfar formati duhet te dergohet viza dhe a kam te drejt pune atje nese shkoi dhe si jane procedurat per te rregulluar statusin e qendrimit atje
Adriano says
Jam i martuar mbi 21 vjec.informacioni qe kam nevoj te di eshte se aktualisht per tu pergjigjur dhe pytjes tuaj jetoj ne shqiperi dhe kam mar pergjigjen perfundimtare nga usics per aprovim dhe pyetja qe doja tju drejtoja eshte:si veprohet me tej cila agjensi e ka pergjigjen e radhes?a duhet une si individ te drejtohem kund apo jam ne proces pritje?ju falemderit
Elona says
Pershendetje! Ne muajin shtator do te shkoj ne usa me nje vize turistike(B) te mare ne konsullata amerikane ne itali,pasi jetoj ketu prej 10 vitesh…A kam ndonje mundesi te bej celibrim me nje shtetas shqiptar por me pashporte amerikane? Nqse po, ku duhet te informohem se cfare dokumentash me duhet te mar nga shqiperia apo Italia? Nqse nuk eshte e mundur te behet,,faleminderit gjithsesi.
dgreca says
Faleminderit qe na shkruat. Ne e percollem mesazhin tuaj tek avokatja e rubrieks dhe do te merrni pergjigje ne emailin tuaj. Faleminderit
geri says
pershendetje jam fitues i fazes se pare te llotarise amerikane ,jam i fejuar prej 4 vjetesh po noterja qe zgjodha un me tha qe plotesoje formularin ds 260 vetem dhe pastaj u dergojme kerkes te qendres kcc qe ke ndryshuar statusin .a behet kjo ?se jam shum merak se te gjith i kan bere qe fillim celebrimet .ju faleminderit
arteida says
Pershendertje …do doja te dija nese jn mund te merem nga prinderit e mi ..atyre I ka dale bashkimi familjar qe te afermit ia kane bere ne vitin 2006 ..un jam 19 .
kushtrim says
pershendetje…..deri sa vonon me permbyll dokumentat qe ma kan pagu grinkarten ne amerik florida edhe sa perafersisht um thirrin ne intervist se um kan than me prit 40-60 dit po hala nuk um ka ardh asni leter a pengon qe ajo e fejuara jem qe nuk e ka pasoshin amerikan
kushtrim says
pershendetje…dua ta di qe grinkarten ma kan pagu edhe um kan than qe brenda 40-60 ditve qe vje letra per me shku ne intervist po mua hala nuk um ka ardh asni leter mos pengon qe e fejuara ime nuk e ka pasoshin amerikan e ka vetem grinkarten esht ne amerik …. florida
Meriton Shkodra says
Pershendeje
Nese ka mundesi te me informoni lidhur me statusin time ne Shba.Ne viti 2007 kam hyr ne SHBA mee J1 VIZE ,para se te skadoj viza ka aplikuar per azil poltik.Pas 4 senancave ne gjykat,jam kthyer ne Kosove per shkakqe familjare nese ka mundesi me ndimu si mundem te kekroj falje qe nese dua te vizitoj Ameriken mos te kam problme ne Ambasad per kete qeshtje…
Natasha says
Ne intervist per bashkim familjar qe femija u bene prinderve a duhet te behet ndonje pagese tjeter, pervec pagesave te bera deri ne ardhjen e dokumentave ne ambasade, ne se po, si behet kjo pagese, cfare dokumenti i duket bankes per pagese?
Zana says
Pershendetje,
ne vitin 2002 motra e mamase beri kerkese per bashkim familjar me mamane time ( pra moter me moter). Mamaja nuk jeton me. A perfitojne femijet e saj
Faleminderit
majli says
pershendetje
prinderit e mi kan aplikuar per vize ne uk por eshte refuzuar per mungese paraqitjesh se dokumentave.
tani duan te aplikojne perseri si duhet te veprojne?
mos duhet derguar ndonje email ambasades?
Shresa says
Pershendetje une quhem Shpresa I kam bere bashkim familje vellait I130 we ne vitin 2008 me ka ardhur nje note aprovimi nga zyra e emigracionit ne NY ne te cilen me njoftojne se bashkimi familjare i eshte aprovuar ju lutem mund te me thoni sa kohe zgjat bashkimi familjar moter me vella
Fiqrete Hajdini says
Znj. avokate une kam marre nje vize trevjecate per amerike,nderkohe vajza don te me beje bashkimin bamiljar a mundet ajo ta beje kete bashkim familjar pasi une kam vize dhe 2 vjet Falemninderit
dgreca says
Prisni pergjigjen tone pas konsultimeve.
Figen says
Pershndetje sa esht koha pritjes per me ardh letra per intrevist jom ne pritje te numrit
zalo says
hi vajza ime ishte student ne amerike u martua me amerikan 3 vjet te martuar kane 1 vajze2 vjet e ghysem akoma nuk e ka marre grim kartin sa zgjat procedura ligjore ju lutem me sqaroni
enisi says
zonja avokate un kam qen ne amerik ne 2008 po nuk e kam fituar azilin me kan kthyer por tani me ka kaluar ndalesa a mund te martohem me shtetase amerikane permes bashkimit familjar
enisi says
zonja avokate ju lutem me ktheni nje pergjigje
enisi says
zonja avokate un kam qen ne amerik ne 2008 po nuk e kam fituar azilin me kan kthyer por tani me ka kaluar ndalesa a mund te martohem me shtetase amerikane permes bashkimit familja
dgreca says
Provoje kur te kene kaluar 10 vite nga lenia e Amerikes.
valmir says
prsh avokate un kam hyr ne amerik para 8 muajesh me pasaport grek a kam mundesi te marr dekumenta te rregullta ne shtetin amerikan a ka te ndikoj kjo qe kam hyr ne menyr ilegal ne us
dgreca says
Ju duhet te sqaroni nese keni pase vize hyrese ne SHBA, pavarsisht c’lloje pasaporte mbanit
bujar leshtori says
pershendetje zonja avukate .jam i interesuar te di se vajza ime qe ka 5 vite dhe ka mere pasaporten amerikane bashke me bashkeshortin e saj .dhe a ka mundesi te aplikoi ajo per bashkim familjar per ne prinderit e saj dhe vellain qe ne prill te 2016 mbush 21 vjec. JU FALEMINDERIT MUNDESISHT ME KTHENI PERGJIGJE
dgreca says
Po ka te drejte ta beje aplikimin.
avokatja
ervin says
Pershendetie zonja avokate.sapo kam mbushur 21 vjece,kam motren ne amerik me pashaporte amerikane.ka te drejt motra te me bej bashkim familjar.neqoftese jo si mund te veproj ajo.ju faleminderit mundesisht me ktheni pergjigje.
dgreca says
Motra ka te drejte te aplikoje, por kohebashkimi familjar moter-vella zgjat disa vite.
ervin says
faleminderit per pergjigjen zonja avukate. por mundesisht moter vella sa vite zgjat bashkimi familjar .ME RRESPEKT ZONJA AVOKATE.
Tony says
me falni ka ndonje mundesi te nxieresh vize oer te fejuaren ose fejuarin tend qe nga Amerika pa dashur qe te udhetosh ne shqiperi? ju faleminderit!!!
Stela says
Pershendetje znj.avokate! Desha tju beja nje pyetje! Xhaxhi im (vellai i babit ) na ka bërë bashkim familjar ne vitin 2008 ! Deri tni ka 9 vjet qe eshte bere bashkimi familjar ! Edhe sa vjet te tjera na duhen qe te ikim ne amerike ! Ju lutemmm më ktheni pergjigjee!
Liridona says
Zonja Avokate viza familjare me kororzim sa koh merr deri te del bashkshorti crinkarten ka
dgreca says
Ju duhet te fusni me shume detaje nga vetja.
Ardit says
Pershendetje. Xhaxhai im ka kryer denim per lend narkotike. A ka ndonje penges qe djali vet kur te pajiset me pashaport ti bej bashkim familjar?
dgreca says
Faleminderit qe na shkruat. Duhet te flisni me nje avokat te emigracionit.
Ardit says
Te me falni per padijen.Me avokatin duhet te flasim ne Shqiperi apo USA? Ndonje detaj me teper smund te me thoni? Flm
dgreca says
Natyrisht ne USA. Ne mund t’ju rekomandojme qe kendej duek ju dhene nurmat e telefonit dhe ju zgjidhni…
emirjoni says
pershendetje,,,zonja avokate,,,un kam hyre ne amerike,,,ne atlanta giorgia me pasaporte false para nje viti,,,dhe me kane kap ne aeroport,,kam qendruar per rreth 6 muaj ne burgun e emigracionit aty,,ku kam lugtuar ceshtjen time per azil,,ne fund e humba gjygjin,,dhe gjyqtari me tha ne gjyq qe te jap te drejten qe nese do kthehesh ne shqiperi vulnetarisht,,nuk do maresh deportation,,,dhe do sigurohem qe mos ta kesh ne rekord qe ke hyre me pasaporte fallso,,,un pranova,,por ne te njejten kohe nuk kisha nje dokument identifikimi pasi me kishte humbur pasaporta,,pas nje jave emigracioni me mori naten dhe tentoi te me kthente ne shqiperi,,,pa dokument,,por me ndaluan ne itali dhe mbas nje ore me kthyen serisht ne amerike ne burg perseri,,,dhe para se tme nsinin per itali me plotesuan nje leter ku me japin 10 vjet deportation,,por nuk e firmosa,,pas 3 ditesh qe u ktheva atje,,avokati im foli me emigracionin,,dhe i thane qe ka pasur nje gabim,,,por nese me dorezon bileten e tij dhe dokumentin e udhetimit,,ai do shkoje ne shqiperi pa deportation,,,dhe pas nje jave bleva bileten dhe dokumentin ku avokati ja dorezoi emigracionit dhe u ktheva ne shqiperi,,,kur u ktheva vetenm me kane vene ne avion ne amerike policet dhe asnje sme ka shoqeruar me tej,,dhe sme kane dhene asnje leter tjeter asgje,,,a mund tme thuash a kam deportation,,dhe amund te anullohet nese unbej nje martese me nje vajze me pasaporte amerikane,,faleminderit – See more at: https://gazetadielli.com/avokatja-shqiptare-ju-informon-per-rregullat-e-reja-te-emigracionit/#comment-52710
dgreca says
Sipas shpjegimit tuaj ju duhet te keni largim me deshire (voluntary departure). Kjo nuk ju pengon drejtperdrejt nese beni martese me nje qytetare amerikane, por procesi nuk eshte i drejtperdrejte. Pas intervistes mund t’ju kerkohet te beni nje kerkese per falje (waiver). Per kete duhet shume me teper informacion dhe duhet te merrni nje avokat i cili mund t’ju drejtoje me mire sepse procesi nuk eshte i thjeshte.
elisabeta says
Kam nje pyetje per ju ne lidhje me emigracionin.Nese nje grua shtatzene e cila eshte larguar per ne shba me nje vize turistike,do te linde femijen ne usa pasi i ka kaluar 30 javet e shtatezanise dhe nuk kthehet dot me ne Shqiperi,a ka penalizime per kete grua?pra a rrezikon kjo grua vizen dhe moskthimin ne usa? faleminderit
dgreca says
Penalizim te drejtperdrejte nuk ka, nese nderkohe qe eshte ne SHBA kerkon shtyrjen e afatit te qendrimit duke aplikuar me emigracionin. Por rasti eshte i nderlikuar dhe varet nga disa gjera. Se pari, a ka treguar personi kur ka aplikuar per vize ne Ambasaden Amerikane qe eshte shtatzene? Nese jo, nuk ka treguar te verteten dhe penalizohet. Se dyti, kush i paguan shpenzimet per mjeket dhe spitalin ne SHBA gjate dhe pas lindjes? Nese personi paguan vete duhet prove e dokumentuar. Se treti, nese personi ka treguar ne Ambasaden Amerikane, problemet e lindjes qe shkaktojne vonesen, jane te parashikuara apo te paparashikuara? Te gjitha keto dhe pyetje te tjera eshte mire te konsultoheni me nje avokat te emigracionit ne SHBA perpara se te merret nje vendim. Pjesa me e madhe e avokateve shqiptare ne New York e kane konsultimin falas.
Avokati
tomi says
Pershendetje znj. Avokate ! Xhaxhai im qe jeton ne detroit i ka nisur kartat e bashkimit familjar (me babain tim, pra vellain e tij) prej 2001. Kane mberitur pergjigjiet e tyre ne shtator 2015 dhe menjehere kemi pregatitur dokumentacionin e nevojshem per 4 persona(babai,mamaja,une dhe motra).Me te gjitha kartat po merret xhaxhai dhe ai i ka futur te gjitha kartat ne nje dosje me qellim qe te paraqitemi vetem nje here ne ambasade, pra mos shkojne njehere prindrit dhe pastaj une me motren.Emrat e prinderve tim kane dale , ndersa po presim emrin tim dhe te motres qe jemi 24 dhe 26 vjec.Po kalojne 4 muaj dhe asnje pergjigjie pervecse ata te zyres se emigracionit i thone xhaxhait qe do dalin.Ju lutem znj avokate cfare duhet te bejme tjeter ?a eshte normale kjo vonese? mos ka lidhje me pagesat qe duhet te kryeje xhaxhai tim? JU FALEMINDERIT
dgreca says
Sqarimi per Ju:
Kategoria e bashkimit familjar F4, moter/vella e shtetasit amerikan perfshin ne te njejten kerkese edhe familjen, por ne familje perfshohen vetem bashkeshorti/bashjeshortja dhe femijet e pamartuar nen 21 vjec ne kohen e intervistes me ambasaden amerikane. Pra ju dhe motra juaj, kur keni mbushur moshen 21 vjec, jeni perjashtuar automatikisht nga kjo kerkese dhe nuk do te keni mundesi te perfitoni nga kjo kerkese pavaresisht se keni qene nen moshe ne kohen e fillimit te kerkeses. E vetmja rruge eshte qe pasi prinderit te vijne ne SHBA, ata duhet te fillojne nje kerkese te re per secilin prej jush, por edhe ky proces merr disa vite.
tomi says
Gjate pregatitjes se kartave ne agjenti qe merret me plotesimin e tyre ketu ne shqiperi,jemi interesuar dhe ai na ka konfirmuar qe perfitojne edhe vajzat pra une bashke me motren.Edhe xhaxhai ne amerike te njejten qe na ka konfirmuar . A kane rendesi pagesat per ne ? Mos duhen bere ne fillim ato dhe pastaj te dalin emrat tane ? FALEMINDERIT
dgreca says
Zoteri, ne po ju sherbejme falas dhe me korrektese. Kujdes!Agjenti, apo kushdo, qe ju ka thene ashtu,ose ka qene i keqinformuar ose nuk e njeh apo nuk kupton ligjin. Pagesat nuk kane te bejne fare me kete. Ju lutem i thoni xhaxhait ne SHBA te kosultohet me nje avokat qe merret vetem.E theksojme: Vetm me avokat emigracioni.
Ana says
Bashkeshorti im ka jetuar per gati 10 vjet ne Amerike,ka kryer studimet ne Amerike dhe tashme eshte qytetar Amerikan.
Pasi mori nenshtetsine Amerikane mendoj te kthehej ne Shqiperi dhe filloi pune ne Shqiperi.Gjate kesaj kohe u njohem dhe bashke,u martuam dhe kemi dhe nje vajze.Pas lindjes se goces ne plotesuam dokumentat e nevojshme qe duheshin qe vajza te perfitonte nenshtetsine(nga i ati),dhame dhe intervisten ne Ambasaden Amerikane (Shqiperi) dhe goca e perfitoi nenshtetsine.Tashme te dy,(bashkeshorti dhe vajza jane nenshtetas amerikan) por qe vazhdojme te jetojme ne Shqiperi.
Ajo qe interesohem eshte se si duhet te procedojme qe dhe un te perfitoj nenshtetsine amerikane(nga bashkeshorti im)?
dgreca says
E nderuar zonje
Per te marre shtetesine amerikane si bashkeshorte e nje shtetasi amerikan, ju duhet se pari te aplikoni per te perfituar statusin e rezidentit te perhershem ne SHBA. Per kete, bashkeshorti juaj duhet te beje kerkese per bashkim familje. I gjithe procesi ka disa hapa dhe zgjat rreth 1 vit. Me pas, pasi te keni ardhur ne SHBA si banore e perhershme, duhet te qendroni rreth 2 vjet e 9 muaj perpara se te aplikoni per shtetesine amerikane. Per me teper hollesi, ju lutem konsultohuni vetem me nje avokat amerikan qe merret me ceshtje te emigracionit.
Alina says
Znj avokat jam.e intersu ta dit I fejuari im ka mbush aplikacion per viz si te fejuar ka.mbush qe ni muj sa koh mund te zgjatet pergjigja
Andi says
Pershendetje!A perfiton femija nese motra e cila eshte e martuar me.nje shtetas amerikan,aplikon ne gusht 2016 dhe mer pashaporten para muajit mars 2017 pasi ne ate muaj femija mbush 21 vjec,ben aplikimin per prinderit dhe a mund te ikij femija bashke me prindrit pasi eshte beqar dhe nen 21 vjec?
Adi says
Pershendetje!A perfiton vellai nese motra e cila eshte e martuar me.nje shtetas amerikan,aplikon ne gusht 2016 dhe mer pashaporten para muajit mars 2017 pasi ne ate muaj vellai mbush 21 vjec,ben aplikimin per prinderit dhe a mund te ikij vellai bashke me prindrit pasi eshte beqar dhe nen 21 vjec?
dgreca says
Ju lutem drejtojuni zyres se avokates me pervoje en ceshtjet e emigracionit, zonjes Egi Deromemaj:- 1501 Broadway
12 Fl. Rm. 12107
New York, NY 10036
Phone: (646) 571-2118
Fax: (646) 304-7360
Email: egi@pdimmigrationlaw.com
pdimmigrationlaw.com
Adriano says
Pershendetje.
Jam i intereshuar per tu bere disa pyetje.
Im at eshte shtetas amerikan dhe ka plotesuar per mua formularin i 130 per bashkim familiar i cili eshte aprovuar nga usics dhe nvc qe me 2008 dhe citoj qe :”ceshtja juaj eshte aprovuar ,por duhet te prisni sa vizat te jene te disponueshme.
Une jam femije mbi 21
Pyetja ime eshte kjo : a mund te plotesoj une nje form i131 “per persona qe kane ceshtje pending “ose ndonje formular tjeter per te hyre ne usa pasi jam aktualisht ne shqiperi apo jo.ju lutem me informoni.
Ju faleminderit.
dgreca says
Ju lutem konsultohuni falas me avokaten e Emigarcionit Egi Deromemaj.Mund t’i shkruani ose t’i telefononi. Ja te dhenat;Ju lutem drejtojuni zyres se avokates me pervoje en ceshtjet e emigracionit, zonjes Egi Deromemaj:- 1501 Broadway
12 Fl. Rm. 12107
New York, NY 10036
Phone: (646) 571-2118
Fax: (646) 304-7360
Email: egi@pdimmigrationlaw.com
pdimmigrationlaw.com
arjeta says
Persh. Zonja avokate te pergezoj per punen tuaj dhe te falenderoj per kete mundesi. Une kam qen e martuar ne amerik dhe kam fitu dokumentat per udhtim. Tash kam prish kurorzimin me iish bashkshortin ne Kosove dhe po kam deshir te vazhdoj dokumentat se ne 2017 me del afati .. Nese shkoj atje a me strehojn shteti se nuk e kam askend te me ndihmoj. Ndegjova qe ata qe kan udhetuar brena ketyre tre viteve kan drejt udhtimi sa her te deshirojn per Amerik. Me
Falni ndoshta nuk jam e qart . Ju lutem faleminderit dhe rrespekt per ju.
arjeta says
A ka nje pergjigjie per mua ??
amarda says
Pershendetje, a mund te me informoni me rregullat e reja sa zgjat bashkimi familjar per motren apo vellain pra ne kategorine F4, nese aplikon sot, sepse kam degjuar qe marrin mbi 10 vjet, po avokati a e pershpejton proceduren dhe nga se varet kohezgjatja
dgreca says
E nderuar Amarda
Ju lutem konsultohuni falas me avokaten e Emigarcionit Egi Deromemaj.Mund t’i shkruani ose t’i telefononi.Ja te dhenat;Ju lutem drejtojuni zyres se avokates me pervoje en ceshtjet e emigracionit, zonjes Egi Deromemaj:- 1501 Broadway
12 Fl. Rm. 12107
New York, NY 10036
Phone: (646) 571-2118
Fax: (646) 304-7360
Email: egi@pdimmigrationlaw.com
Ana says
Pershendetje!Deshta tju pys per sa kohe me marrin prinderit nese ato i ka marr motra qe ka pashaporten amerikane?Sa zgjat kur jam nen 21 ,Faleminderit
saimir says
Jam 52 vjeç. Profesion 25 vjeçar Ekonomist. Kam gruan infermiere me 22 vjet pune dhe me anglisht. Kam djalin e madh ekonomist punon polic. Eshte 22 vjec me anglisht exelent. Kam djalin e vogël me anglisht e gjermanisht ekselent.
Dua te emigroj përgjithmon në Alask sipas njoftimit përfitohen 18.000 dollar për një vit eshte pagesa nga shteti.
Ju lutem a mund te na sqaroni sa është e vertet fhe se a ka mundsi qe nga shuma 18.000 dollare shteti te na paguaj udhtimin për faktin se nuk kemi lek me shku as ne Itali. Me rrespekt Saimir Kraja
dgreca says
Konsultohuni me Konsulaten amerikane…
Cindy says
Pershendjetje ,motra ime i ka marre prinderit ne amerike,pasi ato marrin green card per sa kohe mund te memarrin mua qe jam nen 21 vj ,ju lutemmektheni pergjigje ,faleminderit
dgreca says
Avokati jep kete pergjigje:Prinderit kane te drejte te bejne dokumentet per Ju dhe en kufijte e dy viteve mund te vini ne Amerike. I thuaj motres qe te aplikojne.
Jona says
Pershendetje zonja Avokat,
Jam nje studente shqiptare me studime ne Itali. Sapo me ka dal pergjigja e pare positive e llotaris amerikane. Problemi eshte se personi qe ka aplikuar per mua nga Shqiperia, ka gabuar nje shkronje te emrit tim. Si mund te veproj per te rregulluar emrin ne menyre qe mos te kem probleme ne fazat e tjera qe cojne ne marrjen e vizes? A kam nevoj per avokat apo nuk eshte i rendesishem per hapat e tjere fakt qe nje shkronje e emrit eshte shkruar gabim? Te gjitha te dhenat e tjera jane te sakta.
Ju faleminderit per xhentilesen dhe kohen tuaj
Jona
dgreca says
Jona ky eshet nej gabim njerezor. Veprimi qe duhet te beni eshte qe te merrni nje verteteim nga lagja, ku vertetohet se personi me gabimin ne emer eshte i njejte me personin me emrin e korrigjuar. Vertetimi perkthehet dhe noterizohet dhe futet ne dosjen tuaj.
Visi says
Pershendetje! Ne momementin qe aplikon per waiver i-601 sa kohe merr USCIS per te kthyer nje pergjigje!? Dhe cfare kushtet duhet plotesuar tek USCIS per te pershpejtuar crshtejn per waiver i-60.
Visi says
Ju lutem nje pergjigje
Aferdita Haxhijaj says
Pershendetje e nderuar avokate Dea
Kemi nje hall shume te madhe dhe te dhimbshem vllau jem ka emigruar ne shtetet e bashkuara te amerikes ne menyre ilegale nepermes meksikes me 2006.Tani aj ndodhet ne qytetin e Dallasit duke pritur qe ti dal e drejta e azilit.U bane gati 10 vjet por asgje ne pritje te fatit se do ta shqyrtojn gjendjen e tij.Nderkoh vllau pas nje kohe martohet me nje qytetare amerikane me origjine shqiptare e lindur dhe rritur ne shtetet e bashkuara amerikane ku se bashku kane nje fmi 6 vjeqarë.Tani aij eshte i martuar qe 8 vite jetone se bashku me gruane e tij por pa pas kurrnje te drejt ligjore. Edhe sa kohe vllau jone mund ti fitoj kto te drejta ligjore me martes.Po bahen 10 vjet pa e pa ne si familje kemi dhimbje dhe mall per te.
Me shume respekt
Aferdita Haxhijaj
XHOJA says
Pershendetje zonja avokate.
Bashkeshorti im eshte nenshtetas amerikan dhe ka bere kerkesen per bashkim familjar ne usa. Doja te dija sa zgjasin procedurat per bashkimin familiar. Dhe a ka ndonje metode pershpejtimi te dokumentave ?
Alvin says
Pershendetje zonja avokate un kam fitua green kart dhe nuk jam kualifikuar per shkak te shkolles dhe punes por ka ndodh nje keqkuptim ne perkthimin e dokumentave a mendon sa mun ti ja dal me avokat
Alvinstublla says
Po mendon se mund te ja dalim bashk te lutem me shkruej me kthe pergjegjeje Faleminderit per mirkuptim
Lina says
Pershendetje zonja avokate e kemi enderr Ameriken si mundemi te behem banor te USA ? Kemi luajtur ne green card por kemi mar pergjigjje negative .
dgreca says
Mos u terhiq, apliko serish…gjithcka eshte e mundur.