Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, për herë të parë pas 34 vitesh do të performojë në Tiranë.
Në muajin mars interpretuesit do të shfaqin dy koreografi të Ilir Kernit “Balloja e diplomës” dhe “Dashuria që vret” në skenën artistike të sallës së Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Ishte viti 1980, kur Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqi për herë të fundit në këtë sallë shfaqjen koreografike të titulluar “Halili dhe Hajria” që ishte realizuar nga kompozitori Tish Daija në vitin 1963. Sot, pas kaq vitesh ata rikthehen në skenën operistike të Tiranës, në kuadër të kalendarit artistik të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ilir Kerni, drejtor i TKOB-së ka qenë disa herë në Kosovë për të realizuar tre premiera që kanë qenë në programin vjetor të Baletit Kombëtar të Kosovës. Në Tiranë do të vijnë vetëm dy prej tyre, baleti klasik “Balloja e diplomës” dhe ai modern “Dashuria që vret”