Të Mërkurën më 18 Mars 2015, në Selinë e Vatrës,ishin për vizitë mysafirë nga Shqipëria. Një dërgatë e Kryesisë së Ballit Kombëtar e përbërë nga kryetari Adriatik Alimadhi, Gëzim Breza, nënkryetar (njëkohësisht Kryetar i Ballit Kombëtar për Shkodrën), dhe Beniamin Toro, sekretar i përgjithshëm që mbulon marrdhëniet me Diasporën(dhe kryetar i degës së Fierit), u pritën nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe bashkëpunëtorët. Mysafirët shoqëroheshin nga sekretari i degës së Vatrës në Michigan Mondi Rakaj. Në takim ndodheshin dy nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, arkëtari i vatrës, njëkohësisht anëtar i Kryesise Marjan Cubi, anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj,dr. Skënder Murtezani,anëtar i Këshillit të Vatrës dhe kryetari i degës së Queensit-NY, advisory board Zef Perndocaj, vatrani Halit Shpuza dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës dr. Gjon Buçaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe u parashtroi qëndrimet e Vatrës për çështjen Kombëtare, për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duek u ndalë dhe në çështjen Çame.Ai u ndal gjatë edhe në pamoralitetin e politikës në Shqipëri dhe Kosovë, në problemete korrupsionit, dekriminalizimin e politikës e dhe dekomunistizimin e shoqërisë, për hapjen e dosjeve dhe lustracionin etj.
Kryetari i partisë Balli Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi, falenderoi për pritjen, vlerësoi veprimtarinë 103 vjeçare të Vatrës dhe përcolli gjendjen reale të Shqipërisë, pozicionet e partisë që ai drejton, mbajti qëndrim për pamoralitetin e politikës shqiptare, për tranzicionin e tejzgajtur, korrupsionin, dhe hallet e qytetarëve, që sa vijnë e shtohen. Z. Aliamdhi, tha se anëtarët e Partisë Balli Kombëtar punojnë me moton”Partia Jonë është Shqipëria” dhe nuk udhëhiqet nga interesat e çastit, apo thjeshtë për kolltukët e pushtetit, siç veprojnë shumica e partive në Shqipëri.
Më pas ai tregoi edhe për përpjekjet, që kanë nisë prej kohësh, për mundësinë e trasferimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në një kohë të përshtatshme në Shqipëri.
Kur u diskutua ky problem, ndërhyri dr. Skënder Murtezani, i cili tregoi për veprimtaritë 2-vjeçare të degës së Vatrës në Queens. Veprimtaritë për nderimin e Mithat Frashërit janë zhvilluar me synimin për të hedhur më shumë dritë rreth figurës së tij,jetës së shkurtër në SHBA, vdekjes enigmatike, por edhe për të hedhë dritë rreth kontributit për çështjen Kombëtare, në fushën e diplomacisë, në fushën e letrave shqipe, marrdhëniet me Vatrën etj.
Gjatë takimit diskutuan për qëndrimet e Vatrës, situatën në Shqipëri dhe Kosovë, për zhvillimet në Ballkan edhe nënkryetarët Rexhaj dhe Bushati, anëtari i Këshillit Zef Balaj dhe editori i Diellit.
Në takim u evidentuan edhe marrdhëniet e Mid’hat Frashërit me Federatën Vatra, fillimisht si delegat i Vatrës në Zvicër, por edhe si promotor në Fushatën e Vatrës për Huanë Kombëtare 1920-21, si dërguari i Qeverisë Shqiptare. Dihet se kjo fushatë e suksesshme e Vatrës i dha arkës së shtetit shqiptar jo pak por 197 mijë dollarë(Shuma e konvertuar sot kap shifrat 2 milion e 777 mijë dollarë).
Në fudn të takimit Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi, nderoi Vatrën me “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE” me motivacionin:” Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA për ruajtjen historike të Identitetit Kombëtar Shqiptar dhe kontributin e dhënë për mbrojtjen e çështjes Kombëtare Shqiptare.”
Agim Hamiti says
MINJTË «KËRCËNOJNË» MACET !
Për të qeshur e për të qarë!
Qeveria dalëboje shqiptare i «flak dorashkën» BE me «ultimatum»:
«Nëse nuk shpejtoni procedurat, do të shohim jashtë Evropës».
Kjo tregon një papërgjegjshmëri e pafytyrësi të dyfishtë të «Rilindjes»:
1 – «Ultimatumi» dërgohet vetëm pak ditë pasi politikanët (anti)shqiptarë rozë e blu e sabotuan (si gjithmonë) mundësinë e negociatave me përfaqësuesit e Brukselit, mbasi ata nuk duan kurrë që Shqipëria të hyjë në BE, se u ikën çifligu nga duart të dy palëve.
2 – T’i kërkosh Brukselit që të shpejtojë procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në një kohë që trafikohet drogë me aeroplanë e helikopterë, vriten bankierë e vidhet BSH pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, kur megakrimi po i zë frymën parlamentit me deputetë mafiozë e vrastarë dhe «opozita» bën sikur organizon protesta, vetëm sa për t’i përkeqësuar më tej imazhin e shëmtuar politik Shqipërisë së tradhtuar, do të thotë të tallesh me vetveten, sepse me BE nuk mund të tallen dot kurrë fundërrinat enveriste të kontinentit plak.
Fjala e qeverisë së hallakatur shqiptare ka aq peshë në kancelaritë e BE, sa mund të ketë në bashkinë e qytetit fjala e një familjeje që i merr bukën dhe ushqimet me listë prej kohësh. Por synimi i batakçinjve politikë të Tiranës kuptohet qartazi që është djallëzor edhe nga këto fjalë të thëna në mbledhje: «Mund të përmendet rasti i Turqisë, e cila ka më shumë se 30 vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat dhe rekomandimin për çelje negociatash për anëtarësim, por ky proces nuk filloi kurrë». Pra, deshifrimi i saktë i «ultimatumit» është ky:
«Bëni sikur do të nisni procedurat me ne, me qëllim që të na ofroni mundësinë për t’i hedhur hi syve popullit, pa sa për anëtarësimin në BE as që na ha meraku fare. Përndryshe, do t’i hedhim sytë gjetkë».
Po ku «mund t’i hedhin sytë» jashtë Evropës enveristët e Tiranës? Natyrisht, ata e kanë një farë ideje për këtë çështje, gjersa e shtrojnë si alternativë politike.
Në letrën që Rama i dërgoi kryeministrit të sapozgjedhur grek, Tsipras (pasi ky i dha urdhër Tiranës ta harronte përgjithmonë çështjen çame dhe të dorëzonte zyrtarisht detin «e falur») kryeministri shqiptar i premtonte homologut grek «një fillim të ri në marrdhëniet midis dy vendeve miq». Cili mund të jetë ky «fillim i ri», duke mbajtur parasysh koniukturat politike aktuale në Ballkan? Vetë Tsipras nuk e ka fshehur se aleati i tij shpirtëror është Kremlini (si për shumicën dërrmuese të grekve), ndërsa marrëdhëniet me BE ai i mban vetëm për interes (nëse ky interes do vazhdojë të ekzistojë). Edhe vizitën e parë si kryeministër i sapozgjedhur ai e bëri në ambasadën ruse në Athinë. Ndërkohë urimi i Putinit ishte domethënës për «erën e re» të marrëdhënieve ruso-greke. Të frymëzuar e të mbështetur në prapaskenë nga Moska, Tsipras dhe ministri i tij i Financave po manifestojnë një arrogancë marksiste ndaj «kapitalistëve spekulatorë të Brukselit». Përplasjet mes të dy palëve do të vazhdojnë, po të mbahet parasysh fakti që qeveria Tsipras miratoi së fundi në parlament një ligj për familjet më të vobekta ekonomikisht, i cili parashikon furnizimin e tyre me energji falas, shërbime mjekësore në disa sëmundje falas, transport publik falas dhe ndihma ushqimore, në një kohë që treshja negociatore i kërkon me këmbëngulje kursime të mëtejshme.
Ka shumë të ngjarë që qeveria Rama të jetë ndikuar prej qëndrimit marsksist të Tsipras nëpërmjet komunikimit me të privatisht (fillimi i ri), si edhe nga kontaktet me diplomatët rusë në Tiranë, mjaft aktivë kohët e fundit. Në këtë rast nënteksti i «ultimatumit» adresuar BE është i qartë:
«Ose do të rregullohemi bashkë sipas kërkesave tona modeste, ose do të flirtojmë me Putinin. Ju e dini tashmë që ne nuk mendojmë për shtetin, por vetëm për pushtetin».
http://www.noa.al/…/qeveria-paralajmeron-be-nes…/479369.html
Qeveria paralajmëron BE: Nëse nuk shpejtoni, do shohim jashtë Europës – NOA
Qeveria shqiptare, për herë të parë ka “kërcënuar” Bashikimin Europian se nëse nuk ecën shpejt me procesin e anëtarësimit të vendit,
noa.al