Banka Botërore në 16 vjet, 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën/
PRISHTINË, 6 Dhjetor 2016/ Banka Botërore që nga viti 2000, ka ofruar apo menaxhuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën, nëpërmjet mëse 40 operacioneve, përfshirë përkrahjen në shëndetësi, arsim, reformën e tokës, bujqësi, sektorin e ujit, sektorin e energjisë, politikat sociale, sektorin financiar dhe të tjerë.Kështu tha sot në Prishtinë drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, në takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Muhamet Mustafa. “Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke e përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit tuaj si shtet”, u shpreh drejtoresha Golddstein dhe siguroi për përkrahje edhe në të ardhmen. Ndërohë, gjatë ditës, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore diskutuan për Kornizën e Partneritetit të Vendit për vitet 2017-2021./b.j/