TIRANË, 16 Dhjetor / Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat, foli për protestën e nesërme të opozitës dhe arësyet që cuan drejt ndërmarrjes së këtij aksioni politik.
Me nota të larta pesimizmi, Basha tha se nga kjo qeveri nuk mund të pritet asnjë lajm i mirë, ndërsa e cilësoi atë “qeveri e rrezikut kombëtar”.
Një ditë para votimit nen për nen në Kuvend të buxhetit të vitit të ardhshëm, me gjuhë kërcënuese, kreu demokrat nënvizoi se ”ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë fort në zgjidhjen për largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të reja”.
Sic bëri të ditur Basha, në shërbim të arritjes së këtyre objektivave nga ana e opozitës, do të jetë edhe aksioni i nesërm, që sic tha ai, do të vijë i koordinuar mes deputetëve në sallën e Parlamentit dhe qytetarëve jashtë saj. “Deputetët tanë do të argumentojnë në foltore pse ky është buxheti i recesionit, ndërsa qytetarët para Parlamentit do të vijojnë protestat dhe aktet demokratike paqësore”, shtoi ai.
Sakaq, lideri i opozitës apeloi për ngritjen në protestë të qytetarëve pa dallime politike. “Qytetarë, ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni masivisht para Parlamentit të rrëzojmë këtë qeveri. Të diktojmë ngritjen e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja”, theksoi Basha në fjalën e tij.(Sipas ATSH)
J Rrapi says
I bej nje pyetje publike zotit Basha. Ta zeme se do arrije ti vej flaken neser shqiperise dhe do te arrije qe te mari pushtetin me force. Do te organizoj zgjedhje dhe ta zeme se do te fitoje 70 % te votave dhe do filloje te qeverise vendin. Mbas nje viti 30 % qe nuk eshte i kenaqur nga Basha do mblidhet para parlamentit dhe do ti veje zjarrin shqiperise dhe ne kete moment cfare do te beje Basha. Do te aktivizoje ushtrin dhe do te vrasi me mijra njerze ne sheshin e Tiranes.
Cfare po bejne shqipetaret me shqiperine? A pranonet sistemi demokratike ne shqiperi apo pranohet uni i sejcilit. Si do ti veje halli shqiperise? Cfare po bejme? Duhet te kihet parasysh natyre shume eksituse e popullit shqipetar sepse jo me pake se 1000 vete mund te djegin shqiperine
Le te pranojme verdiktin e popullit dhe ne se populli ka te drejte ne vendimin qe merr ta gezoje dhe ne se ka gjykuar shtrember ta korigjoje ne zgjedhjet e ardheshme. Ne se nuk e korigjon le ta vuaj dhe ne te mos na haj meraku shume per nje vendim qe merr shumica e popullit dhe te mos e ndersejme nje pjese te popullit ti veje zjarrin shqiperise.
Personalishte do ti beja nje sugjerim gazetes dielli te mbroje shqiperine dhe rruget per te mbrojtur shqiperine besoj se kjo gazete i di shume mire. Besoj se do ta botoj kete shkrim te vogel por besoj se ka rendesi shume te madhe.