Deklaratat e Kryeministrit Gruevski i hedhin benzinë zjarrit dhe nuk e zgjidhin problemin shqiptar./
DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS” VATRA”/
Federata PanShqiptare e Amerikës shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet që ndodhën në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë dhe qëndrimin e qeverisë Maqedonase. Nga kronikat,shkrimet dhe pamjet televizive nga Kumanova, tabloja është tragjike: Informohet për 22 të vrarë, dhjetra të plagosur dhe 40 të arrestuar. Shtëpi e biznese të rrënuara, njerëz të traumatizuar nga përdorimi i armëve që në orën 4 të mengjesit, brenda një lagjeje të populluar dendur me gati 20 mijë banorë, pothuajse qindpërqind shqiptarë. Operacion i shkallës lartë ushtarako-policore me përdorim masiv të helikopterëve, tankeve, autoblindave e mjetevetë tjera të rënda të luftës kundër të ashtu quajturit “grup i armatosur armiqësor”, përcjell imazhin e një shteti në krizë. Profesionalizmi i ushtrisë dhe policisë maqedonase ishte amatoresk në një lagje të banuar me civilë.
Vatra konstaton se pas gjithë kësaj tablloje ka terr informativ, mungesë transparence,mos spiegim të arsyeve reale të ngjarjeve, brutalitet qeveritar, përgjim të çdo kujt, megalomani tipike sllavo-maqedonase e deri ne cinizëm të theksuar. Skenari policor ngjason me rastin”Monstra” të Shkupit, ku u thanë shumë gjëra, por mungoi transparenca, as autopsi nuk iu bë kufomave!
Deklaratat e qeverisë nuk e zgjidhin problemin, heshtja e faktorit politik shqiptar, pozitës së Ahmetit apo dhe opozitës së Thaçit, i bënë ata përgjegjës para shqiptarëve të vrarë dhe të plagosur, si dhe për shtëpitë e e djegura e bizneset e humbura.
Vatra mendon se Partia qeverisëse e Ali Ahmetit është përgjegjëse për gjakun e derdhur shqiptar, për bashkëqeverisje servile me Gruevskin, ndërsa Opozita e Thaçit, duhet të bëjë kujdes nga skenarët e opozitës maqedonase të Zaevit,demonstrimet e së cilës çuditërisht i prinë konfliktit në Kumanovë!
Politikanë shqiptarë të Maqedonisë, kujdes:- Gjaku i shqiptarëve nuk duhet të derdhet kot! Ju e keni për detyrë t’u hapni sytë shqiptarëve, që të mos bien pre e skenarëve të shërbimeve sekrete ruso-sllave! Jeni përgjegjës për jetët e shqiptarëve!
Bashkatdhetarë: Ruajuni, kurtheve, ruajuni edhe penetrimit të terrorizmit! Ne jemi Komb paqedashës, që respektojmë ligjin, që kurrë nuk kemi sulmuar të tjerët, vetëm jemi mbrojtë! Ndërsa, Kryeministri maqedonas Gruevski, pergjegjësi kryesor i kësaj situate, duket se i ka hipur kalit etnik duke vërtitur në erë shpatën shtetërore për tu mbrojtur nga skandalet që jane publikuar për të dhe po u ngul thikën pas shpine shqiptarëve, duke i futur ata në kurthe e çarqe të përgatitura nga sherbimet e fshehta maqedonase,ruse e serbe. Kujt nuk i intereson stabiliteti në rajonet shqiptare të Ballkanit?
Sllavëve po, Shqiptarëve, JO!
Politikanët shqiptar të BDI-se me në krye Ali Ahmetin dhe ato të PDSH-se se Mendu Thaçit, janë kthyer në sejmenë të oborrit të Gruevskit apo skenarëve të Zaevit. Ndoshat dhe atyre ua kanë zënë gojën me korrupsionin dhe ndjehen të kompromentuar, pa guxuar të denoncojnë gjendjen e rëndë të shqiptarëve, mbi të cilët ushtrohet terror, pa kërkuar plotësimin e të drejtave elementare njerëzore.Marrëveshja e Ohrit ka mbetur sirtareve si një dokument propagandistik, por pa u implementuar në praktikë.
Vatra mendon se ngjarjet ne Kumanovë nga çdo këndvështrim, nuk jane rastësore ,por kane arsye madhor, nuk mund të fshihen pas akuzave dhe kurtheve. Duket qartë se objektivat e UÇK-së të vitit 2001 nuk janë arritur nga trysnia e nderkombëtarëve.Marrveshja e Ohrit nuk është realizuar sepse lufta është ndaluar, por përfaqësimi i shqiptarëve në drejtimin e shtetit, në ushtri, në polici, është fare e paktë ose diku edhe zero, si dhe mirëbesimi midis shqiptarëve dhe maqedonasve është pothuaj i pa realizuar. Gjuha shqipe ndjehet e ndaluar! Sipas këndshikimit të Vatrës, këto dhe të tjera fakte, tregojnë se ndërkombëtarët më parë kanë gabuar në strategjinë për Maqedoninë dhe ata duhet të korrigjojnë gabimet që kanë bërë. Por si hap i parë lypset që t’i kërkojnë me force Gruevskit transparencë, hetime ndërkorkombëtare të pa anshme, objektivitet dhe prerë t’i kërkojnë që të mos i provokojë më shqiptarët,të mos luaj me zjarrin e nacionalizmit,të bëjë dëmshpërblimet e qytetarëve deri në një, e të mos bëhet lodër në duart e rusve, të cilët përpiqen ta trasferojnë konfliktin e Krimesë dhe Ukrahinës në Maqedoni.
New York, 12 Maj 2015
Jakov from Israel says
Nuk asnje pike dyshimi se Puta ruse prej kohesh ka menduar per nje transferte te fushe se betejes ,jasht kufijeve te saje ,diku larg per ta terhequr vemendjen e opinionit publik nderkombetar prej incidenteve ne Krime dhe Ukraine ,ne kufijte e saje lindor karshi me republiken ruse .KU tjeter do te gjente nje fushe tjeter loje me te pershtateshme se vendet qe i bashkojne me te Ortodoksizmi SI Serbia e Maqedonia per turbulluar Ballkanin me konflikte te hereshme .Ky eshte Presidenti rus PUTain qe di te perfitoje nga mefeshtesia e politikane me te meta mendore qe behen vegla te verbera te Rusise Cariste akoma ne shekullin e 21 .Ai zjarre duhet fikur sa me pare duke vene para pergjegjesise fajtoret real ,per te mos lejuar qe ky zjarr te perhaper me tej.Duhet mesuar se me shume se kudo tjeter te kuptosh te lexosh midis rrjeshtave per te kuptuar te pathenat qe jane me pikante se ato qe i kuptojne edhe mediokret.
shefqet says
Shqetesimi dhe reagimi i shoqates “Vatra” ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Republiken e Maqedonise,eshte me se i ligjshem, perballe zhvillimit te ngjarjeve tragjike ne Kumanove.Eshte nje thirje e hapur per gjithe spektrin shqiptar kudo i shtrire gjeografikisht, por dhe nje kritike per institucionet shteterore dhe politiken shqiptare ne tre shtetet ku jetojne shqiptaret. Situata ne Kumanove u menaxhua ne menyren me te keqe te mundshme, ndersa reagimi i institucioneve perkatese shqiptare ishte si kofini mbas te vjelit, nje hap mbrapa shoqatave shqiptare kudo ne bote. Sot me ndihmen e aleateve, institucionet tona shteterore i kane te gjitha mundesite te marin informacion e te njohin gjendjen per cdo zhvillim te shqiptareve ne rajon,qofte ky pozitiv ose negativ, ti paraprijne atyre, e jo te presin kur te mbaroje konflikti. Keqardhje per jetet e humbura te shqiptareve,per pasurine e tyre. Diplomatet tane kudo qe jane duhet ti kerkojne menjehere shtetit maqedonas zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, si eshte zbatuar ligji nderkombetar per kete raste, sepse ky konflikt, perderisa ka viktima civile, i ka kaluar caqet e cdo nderhyrje ushtarake.Ne sot kemi specialiste te cilet jane te afte te bejne analiza te sakta per kete ngjarje tragjike te shqiptareve, dhe tja argumentojme ate faktorit nderkombetar. Mos i biem gjoksit kot. Shqiptaret mund te quhen faktor ne Ballkan, nqs e menaxhojne te miren e te keqen vete ne radhe te pare, bazuar ne te drejten nderkombetare,e jo te presim nga fqinjet.Bashkohem plotesisht me deklaraten e shoqates “Vatra”, qe mbron te drejtat e shqiptareve kudo qe jane per cdo rast, duke vijuar ne misionin e saj historik shekullor.
Shefqet Kercelli
Shqipar Çam says
NGA SA SHKRUHET NUK DEL QARTE FILLIMI I ATYRE NGJARJEVE TE RENDA KU U VRANE SHQIPTARE TE PAFAJSHEM. POR NJE GJE DUA TE SHPREH HAPTAS:GREQIA E KUNDERSHTUAR ME TE DREJTE NGA GRUEVSKY, KA SHUME MUNDESI TE JETE INISIATORE. GRUEVSKIT I KANE NDJEKUR ME DHUNE TE ATIN NGA VENDLINDJA-GREQI SE NUK ISHTE GREK POR MAQEDONAS! DHE GRUEVSKY NUK UA FAL GREKEVE POSHTERSINE. DO ISHTE MIRE QE EDHE QEVERITARET E TIRANES TI TREGONIN GREKEVE BIZANTINE RESPEKT PER SHQIPTARET E ÇAMERISE SE MASKRUAR E PERZENE!