Plotësim informacionit të mjegulluar të z. Kristo Zharkalliu, autor i shkrimit “Ç’po ngjet me kosovarët … Rugovianë?”/
Shkruan: Gani MEHMETAJ/
Me keqardhje me duhet të te them z. Zharkalliu se qenkeni tmerrësisht i pa informuar për raportet politike e intelektuale në Kosovë, me gjithë angazhimin tuaj (besoj të sinqertë) për çështjen kombëtare. Më bëhet qejfi kur dëgjoj intelektualë me banim në Athinë që brengosën për kombin, që u vlon në gjak patriotizmi shqiptar, më vjen mirë kur i mbroni vlerat kombëtare, por nuk e di si i keni ngatërruar aq keqas gjërat dhe si merrni guximin të jepni vlerësime kur jeni krejtësisht në mjegull.
Akademikun të cilin ju e mbroni me aq zjarr, madje duke i fyer ata që s’mendojnë sikur ju, është njëri ndër partizanët më të flakët të miqësisë Kosovë-Anadoll, pardon Turqi. Te ne vlerësohet ky akademik-bastion i mendësisë anadollake. Kërkoni në google për këtë emër dhe për këtë temë dhe do të bindeni. Lexojeni edhe ndonjë tekst nga shtypi shqiptar, që nuk ia mbanë anën Berishës, por Ramës. Por mos i besoni R. Xhunges, apo mbesave e nipërve të Xhungashvillit (mbiemri gjeorgjian i Stalinit).
Në polemikën Kadare-Qosja, derisa Kadare mbronte qytetërimin evropian, akademiku juaj shkruante se identiteti islamik është pjesë përbërëse e kombit shqiptar (!). Po ai akademik për të cilin ju i fyeni të tjerët pa pardon, ftoi në takim hoxhën më antishqiptar që ka njohur historia e re shqiptare, një mercenar vehabist e ngatërrestar që e ka fyer keqas (madje e paditën në gjyq një grup intelektualësh) Nënën Terezë. (“Nëna Terezë, do të shkoj në Ferr, sepse është katolike, vetëm myslimanët do të shkojnë në xhenet”, përjargej ky hoxhë mjekër palarë, para besimtarëve tru shpërlarë, ndërsa u prit me pompë nga akademiku juaj i dashur. Ky takim në mes të një akademiku dhe një hoxhe mendjemykur u kuptua si tumirje për fyerjet që ia bëri Nënës Terezë, por edhe për fyerjet ndaj personaliteteve të tjera shqiptare, sepse ky hoxhë s’ pranë se fyeri shqiptarët në xhaminë më të madhe të Prishtinës që e rinovoi Erdogani i korruptuar ). Ashtu sikurse më vinte mundim e pështirosje kur e dëgjoja Qosjen se si i bënte elozhe hoxhës antishqiptar, ashtu pështirosesha kur i shihja në një xhirim në FB disa akademikë të Tiranës sesi i bënin elozhe kryepeshkopit Janullatos. Më dukeshin si pionierët e diktatorit Hoxha që tash e zëvendësonin diktatorin e vdekur me grekun Janullatos. Sa mjerim për akademikët shqiptarë, shpirtshitur.
S’ka intelektual e shqiptar të Kosovës më mend në kokë, që nuk ia pa për të madhe akademikut tënd të dashur si u takua me një hoxhë fanatik komb përçarës. Shih tekstet në google.com. Reagime kundër këtij takimi pati edhe nga analistë shqiptarë të Tiranës, të cilët gjithnjë e kanë mbështetur akademikun tënd, madje e mbështeten edhe në fushatën politike kur ai humbi keq.
Po ky akademik juaj, i quajti gjeni të shekullit e personalitetet më të mëdha në Ballkan dy xhelatët më të mëdhenj të shqiptarëve Titon (vrau 50.000 shqiptar të Kosovës vetëm në periudhën 1945-49, në kohë paqeje) dhe Enver Hoxhën (ju mund ta dini sa shqiptarë vrau e sa burgosi ). A do të thotë se pajtoheni me cilësimet e akademikut tënd për dy shqiptarëvrasësit më famëkeq?
Prapë shkruani fjalë miradije e nuk e dini kush ishte në Komisionin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës për pastrimin e teksteve shkollore nga nacionalizmi shqiptarë, dhe cili ishte roli ndonjë historiani tjetër në shpëlarjen e trurit të shqiptarëve, kur donin të fusnin në tekstet shkollore kinse Turqia nuk na pushtoi as nuk na masakroi, por na sundoi e na qytetëroi(!!!). Prandaj, z. Zharkalliu, të ne themi: mos hy në mal pa sopat, se të del ariu para e s’ke si e përballon.
Ata intelektualë që i sulmojnë vlerat kombëtare të djathtë nuk mund të quhen, djaj e maskarenj gjithsesi janë. Janë të djathtë e kombëtar ata që i mbrojnë vlerat kombëtare. Komunistët e të majtët nuk kanë komb as atdhe, kombëtarët e të djathtët betohen në komb e në atdhe, apo mëmëdhe, njëjtë është.
Ata që e shajnë kombin janë pjell bastarde. Athua janë shqiptarë? Ndër ne thuhet, ai që ngre dorë mbi babanë, nuk është i biri, ai është bastard që duhet ta kërkoj babanë gjetiu. Pos disa të shiturve e dështakëve të cilëve fatkeqësisht u jepet hapësirë e madhe mediale, asnjë intelektualë apo krijues në Kosovë nuk i ka sulmuar vlerat kombëtare. Dështakët e ndonjë deputet filoserb e filoturk nuk quhen intelektual.
Vlerësimi juaj për Rugovën është tmerrësisht i gabuar, i njëjtë sikurse vlerësimet e enveristëve të përbetuar në Tiranë e në Prishtinë (ata nuk ia falen, sepse Rugova nuk pranoi t’i bënte nderime varrit të E. Hoxhës në kohën e Ramiz Alisë) dhe titistëve të hallakatur që kokën e kanë në Beograd e të prapmet në Prishtinë. Shqiptar i Kosovë me mend në kokë, apo që nuk ia ka shitur shpirtin djallit në Serbi, Anadoll apo Arabi nuk u ka shkuar në mend të thonë për Rugovën cilësimet tuaja. Ju nuk jeni të tillë, por jeni tmerrësisht të painformuar.
Rugova kurrë nuk qe komunist i përbetuar, sikurse shkruani ju, ndërsa e keni me të dëgjuar nga enveristët, përkundrazi ishte student i shkollës së Parisit apo student i Roland Bartit. Babanë nacionalist ia vranë komunistët serb- vëllezërit e Enver Hoxhës.
Është shumë e vërtetë se LDK-ja ka disa deputetë maskarenj për të cilët dyshohet se janë të shitur të mafia e Anadollit, është brengosëse se një grumbull i tyre si kopeja ka kohë që e kanë shmangur rrugën pro perëndimore të Rugovës, të joshur nga lirat turke, mirëpo fryma e Rugovës është ende shumë e pranishme në Kosovë, madje mbizotëruese. Ata deputetë të shitur do të shlyhen nga kujtesa jonë si bora e parvjetme. Shpresoj se kurrë më nuk do t’u dëgjohet zëri nga foltorja e Kuvendit.
Mos e quani intelektual dështakun taliban e maskara që e shau Andon Zako Çajupin, sepse në këtë mënyrë i fyeni intelektualët në Kosovë. Shumica e shkrimeve të këtij të shituri janë të përpiluara në Beograd, ai vetëm i transmeton në televizionet islamike të Tiranës, apo revistat paçavure të Shkupit, ashtu sikurse e urdhërojnë punëdhënësit. Ai nuk foli poshtërsisht vetëm kundër shkrimtarit tonë të preferuar Andon Zako Çajupit, poezitë e të cilit i kemi mësuar me aq kënaqësi, dhe na e kanë mbajtur gjallë shpirtin atdhedashës, kur ishim nën okupim, madje edhe sot shumë nga këto poezi i di përmendesh. Kur e deklamoj poezinë “Mëmëdheu” rrëqethem nga emocionet si atëherë kur isha nxënës i fillores apo i gjimnazit.
“Intelektuali”taliban, të cilin ju e cilësoni gabimisht të djathtë, shau shqiptarët katolik, shau Vatikanin, shau heronjtë kombëtar, u përpoq ta interpretoj historinë ashtu sikurse e bënte propagande serbe para dhe gjatë kohës së Millosheviqit. Sipas kësaj propagande serbe e millosheviqiane, armiku kryesor i Serbisë janë katolikët dhe Vatikani. Edhe sipas këtij far Mullazimit armiqtë kryesor janë katolikët dhe Vatikani. Shihni dallime në mes të propagandës serbe dhe propagandës së shqipfolësit të shitur?
Rugovistët janë mbrojtësit kryesor të vlerave kombëtare shqiptare dhe qytetërimit evropian, të cilit i takojmë historikisht, gjeografikisht e me mendësi. Kot i bie në qafë Rugovës së ndjerë, jeni të helmuar nga propaganda e akademikut komunist, ish-pionierit të Titos dhe vëllait të tij Enver Hoxhës, të mbështetur në televizionet shqiptare nga mbesa e Xhungashvillit, Rudina Xhunga.
Të përshëndes më dashamirësi nga Prishtina. Të mirëpres për t’i davaritur pezhishkat e merimangës.
Abdurahim Ashiku says
ZOTI MEHMETAJ! NUK TA NJOH KAPACITETIN INTELEKTUAL POR DUKE LEXUAR REPLIKËN TUAJ ME Z. ZHARKALLIU E FORMOVA PORTRETIN TUAJ. PASHË QË IA BËNI VETES ME SY. JU JENI SHUMË I AFTË PËR TË SHARË E PËR TË SHPIFUR. A KA MUNDËSI ZOTRI TË MË THUASH SE SI RUDINA XHUNGA QENKA MBESA E XHUNGASHVILIT?
KRISTO ZHARKALLIU ËSHTË I ARRATISUR POLITIK QË NË VITIN 1961, NUK KA QENË KURRË KOMUNIST. BABAI I TIJ VDIQ NË BURGUN KOMUNIST. FAMILJA E TIJ VETËM NË VITIN 1991 U LIRUA NGA INTERRNIMI.
ABDURAHIM ASHIKU
ATHINË. 14 MARS 2014
Sadik Elshani says
Zoti Ashiku, Zoti Mehmetaj nuk po e shane dhe nuk po e fyen askend. Ai thote per Zotin Zharkalliu se nuk eshte i informuar mire per ate qe pohon ne artikullin e tij per Akademik Rexhep Qosjen, Dr. Ibrahim Rugoven dhe “profesor” Milazim Krasniqin. Eshte e kunderta, eshte Akad. Qosja ai qe po vjell vrer kunder Dr. Rugoves dhe te tjereve. Dhe keto shpesh i ben ne emisionin qe e drejton Zonja Xhunga, e cila kurre nuk i ben nje kunderpyetja, por vetem pohon me koke per ato qe thote Akad. Qosja. Ne keto emisione dhe ne shkrimet e tjera, ai shpesh i thur himne diktatorit Enver Hoxha dhe regjimit te tij cnjerezor. Nese Zoti Zharkalliu eshte i arratisur politik, sic pohoni ju, atehere ai duhet te ngritet kunder deklaratave te tilla te Akad. Qosjes. Deklaratat dhe shkrimet e Akad. Qosja plot urrejtje e fyerje te uleta nuk i kane hije nje njeriu te nje niveli qe Akad.Qosja mendon se e ka dhe meton ta kete. Kur ne vitin 1997 Shqiperia ishte ne flake dhe duke u shkaterruar, Akad.Qosja thoshte se ky eshte nje Revolucion Demokratik i Vonuar. Ka nevoje me teper per koment?!