Bashkësia Islame e Kosovës tha të enjten se përdhosja e figurës së Skënderbeut është përpjekje për të përdhosur historinë dhe të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar.
Këto komente pasuan njoftimin se dy persona janë arrestuar në fillim të javës në Kaçanik rreth 80 kilometra në juglindje të Prishtinës, si të dyshuar se kanë kryer veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor apo fetar”.
Ata janë shfaqur në një video në kanalin Youtube, duke fyer dhe qëlluar me pëllëmbë bustin e heroit kombëtar mesjetar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e dënoi këtë akt nëpërmjet një komunikate në të cilën thuhet se “përdhosja, ofendimi, urrejtja e gjuha e kontaminuar janë të pa pranueshme për çdo shoqëri, e aq më tepër për shoqërinë tonë, që është ngritur duke kultivuar mirëkuptimin, tolerancën, respektin e mirëbesimin, sidomos në rrafshin fetar, po edhe në atë ndërnacional”.
Në komunikatë thuhet se “përdhosjen e figurës së Skënderbeut e konsiderojmë një akt të ulët dhe tentim për të përdhosur historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme. Aktet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame, me traditën tonë kombëtare dhe normat etike e qytetëruese, dhe si të tilla janë jo humane, antifetare, antiislame, të dëmshme, të porositura nga mentorët që nuk ia duan të mirën popullit tonë”.
Populli ynë gjatë historisë me përkushtim ka ruajtur e çmuar figurat e shquar historike, të cilat janë vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Tentimi i interpretimit të historisë mbi baza fetare është çështje e tejkaluar nga Rilindësit tonë të shquar. BIK mbetet e përkushtuar në kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit, harmonisë e respektit si vlerat të kombit tonë e si mësime të fesë islame dhe feve të tjera të popullit tonë”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mark Gjonaj says
Dakort BIK-u, por cfare eshte kjo FRM-ja, kush po na i injekton keto organizma antikombetare, kush fshihet mbas tyre, nuk i kemi pase degjuar me pare, tani ka dale kjo “fare” e re, dhe me duket se po i mbjellni me duart tuaja te gjitha arat dhe ja pafshi hajrin bereqetit! Gjithe puna paska pase qene sa te mbulohen nen dhe burrat dhe te rinjet e vertete shqiptare mbas luftes me serbine dhe pa u gjet dhe eshtrat e tyre dhe sistemimin ne altarin e kombit, FRM-ja denoncon dhe peshtyne mbi emblemat qe u bene shkendije dhe i frymzuan ata te mbajne frontin e UCK-se. Une di se vetem nga feja dhe drejtimi qe ka marre ne vendet tona, po i vjene e keqja me e madhe shqiptarise!
novruzi says
keta njeres jane viktim e ideologjis se re islame,neoislamizmi.kjo ideologji asht e futun ne mendjet e ndryshkura te hoxhallareve dhe imameve injorant ne vendin tone.
situata ndryshon me largimin nga keto poste te ketyre personave dhe ne se ata vazhdojn te nxiren para drejtesis.
perdhosja e figures se skenderbeut apo nane terezes duhet konsideruar tradheti, keto veprime cojne uji ne mullirin e serbit dhe te grekut, pse duan te na lene pa heroj.
ne ka drejtu dhe bashku ne shekuj, ideja se feja e shqiptarit asht shqiptarija.