(Lista është në përditësim të vazhdueshëm)/
Nëse jeni pro, ju lutem, bashkohuni me ne/
Pas Letrës të Hapur drejtuar Presidentit të Republikës, po i drejtohem të gjithë shqiptarëve kudo ku frymojnë, në shtetin amë, diasporë dhe gjithë hapësirën kombëtare që të refuzojmë sjelljen në përfaqësitë diplomatike, Ambasadat dhe konsullatat e Shqipërisë në Europë dhe botë figura me lidhje gjaku me nomenklaturën diktatoriale.
Nëse jeni pro, ju lutem, bashkohuni me ne.
Deri tani kanë pranuar:
Elida Buçpapaj, poeteshë, botuese
Skënder Buçpapaj, shkrimtar, botues
Edlira Dedja, artiste, pedagoge, politikane, Zvicër
Rita Saliu, Humaniste, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut, SHBA-Kosovë
Prof.Dr. Romeo Gurakuqi, Europian University of Tirana, Tiranë, Shqipëri
Isabela Çoçoli, gazetare pranë Zërit të Amerikës, Washington D.C.
Shenida Bilalli, regjizore televizive, dokumentariste, gazetare në Televizionin publik të Kroacisë
Rezart Jasa, gazetar, Paris, Francë
Domenika Dodaj,kordinatore për projektin Leonardo da Vinci në bashkpunim me Universitetin e Bielefeldit, Gjermani
Agim Gashi, poet, këngëtar, veprimtar, Gjermani-Kosovë
Mimoza Nazarko, Artiste, Zvicër
Shpresa Toptani, Vjenë, Austri
Jeronim Cetta, Zvicër
Fahri Xharra, historian, publicist, Kosovë
Sabit Gecaj, poet, gazetar, Zvicër
Suzana Arbnori, mësuese, bashkëshortja e Pjetër Arbnorit, Tiranë
Aishe Mulliqi Gashi, Shqipëri
Sandra Papa, inxhiniere, Boston, Amerikë
Eri Koliqi Gajtani, artiste, piktore, Tiranë
Eneida Koraqe, artiste, balerinë, Itali
Zamir Faja, Berlin, Gjermani
Dritan Gani, Turqi
Eduarard M.Dilo, SHBA
Robert Qafzezi, Artist, Paris, Francë
Lekë Zef Pepkolaj, Shqipëri
Dasha Gusho, Shqipëri
Rezarta Gina Kastrati
Fatmire Nallbani, Zvicër
Ajtanga Lubonja, gazetare dhe e përndjekur politike
Lumturi Aliaj, SHBA
Nimete Vokopola, Gjermani
Futura I. Kola, Shqipëri
Mirjan Daci, Strasburg, Francë
Arif Molliqi, shkrimtar, Kosovë, Gjermani
Merita Bajraktari – McCormack, gazetare, veprimtare e Vatrës, Virxhina, SHBA
Xhesika Malo, Vlorë, Shqipëri
Zamira Bushati, Tiranë
Mariza Xoxa, Tiranë
Semiha Bruci Gorenca, Tiranë
Hyra Hasangjekaj, Gilan, Kosovë
Emil Asdurian, neurokirug, Nju Jork, SHBA
Artur Vrekaj, poet, publicist, SHBA
Petrit Kuçana, gazetar, Britani
Dr. Gjon Bucaj-Kryetar i Vatres= New York, Dalip Greca, publicist, botues i Diellit, SHBA
Feim Kurhasani, gazetar, Kosovë
Raimonda Moisiu, gazetare, publiciste, SHBA
Shpresa Demolli, veprimtare, Zvicër
Brikena Smajli
Fetah Salihu
Qemal Rexha
Veronika Dedushi
Myrvete Rudi
Leon Mirakaj
Përparim Mulosmani
Ardi Rasha
Hyra Hasangjekaj
Musa Osmani, Zvicër
Reshat Murati, Pejë, Kosovë
Afrim Ademi, Kosovë, Suedi
Flutura Zavalina, president “NEW LIFE” JETA E RE, AACO NY, USA PUBLISHER IN OUR WORD NY,USA
Arjan Kalaja, Tiranë, Shqipëri
Sinan Kërpaçi, poet, përkthyes, Tiranë, Shqipëri
Alisetar Ramadani, Zvicër
Laureta Petoshati, shkrimtare, Vlorë, Shqipëri
Simon Mirakaj, i përndjekur politik, Tiranë, Shqipëri
Viktor Martini, i përndjekur politik, SHBA
Arjan Kalaja, Avokat, Shkodër, Shqipëri
SAKO SATKA, Ohio, SHBA
Jozefina Traboini, juriste, Shkodër, Shqipëri
Prof.Dr. Vlera Ejupi, Ligjëruese në UEJL, Tetovë, Maqedoni
Syle Dobroshi, veprimtar, Kosovë-Gjermani
Violeta Gjoka, gazetare
Marjan Dodaj, Kosovë
Prof.Shaban Topalli, Salzburg, Austri
Donika Vokopola-Pojani, Tennessee, SHBA
Elmira Muja, gazetare, Nju Jork
Ilir Seci, gazetar, Nju Jork
Marie Gusho, e bija e poetit të shquar Lasgush Poradeci
Rexh Kelmendi, albanolog, Universiteti Iliria, Prishtinë
Besire Cena, ligjëruese, Universiteti i Prishtinës
Bardha S. Azari, gazetare, Gjermani
Doloresa Kroi, mësuese, Ontario, Kanada
Eva Idrizllari, moderatore televizioni, gazetare, Tiranë, Shqipëri
Mentor Thaqi, shkrimtar, Gjermani
Dibran Idriz Gashi, inxhinier elektrik, Prishtinë
Engjëllushe Papa, Greqi
Çerçiz Loloçi, shkrimtar, gazetar, Tiranë, Shqipëri
Riza Ademi, Shkodër, Shqipëri
Berat Shaqiri, mësues, Kosovë
Naser Rugova, politikan, Kosovë
Ermira Zyrakja, pianiste, Gjenevë, Zvicër
Rexhep Shahu, shkrimtar, Tiranë
Rubena Maçi, studente, Itali
Dode Progni, Tiranë, Shqipëri
Man Hoti, Zvicër
Fedra Blido, pianiste, drejtore shkolle muzike, Gjermani
Merita Trimçev, ekonomiste, Tiranë, Shqipëri, Tonin Mirakaj- Ish N/Kryetar i Vatres, ish Kryetar i Kshillit te Kishes Zoja e Shkodres,ne N.Y., Viktor Daragjati-SHBA,
Halil Rrustemaj says
Edhe unë jam me juve…!
Naser Cobaj says
Me rrespektin më të madh për viktimat e sistemit komunist në Shqipëri, por edhe për gjakun e derdhur të atyre bijve të Shqipërisë në luft për liri, mendoj se është koha ti kthehemi të ardhmes të popullit tonë.
Paramendone Gjermaninë pas humbjes së luftës, të ndar në nacista dhe antinacista!!! Akoma sotë do të kishim fenomenin e gjetjes së fajtorit për shkatrrimin e Gjermanisë, por ata përkundrazi u bashkuan, e mbydhën një etap duke ia lën historisë dhe filluan rindërtimin e shtetit.
Të nderuar intelektual!
Në Shqipëri nuk kemi komunista e demokrat, por kemi njerëz të pastër dhe të korruptuar, njerëz që ia dojn të mirën Shqipërisë dhe ata që nuk ia dojn të mirën Shqipërisë.
Prandaj është koha të punohet në forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupcionit dhe nepotizmit.
Ne të gjithë duhet të ngritemi në një nivel më të lartë e ti luftojmë këto fenomene, të cilët kërkojnë profesionalizëm, e jo emocione të luftës së dogmave, e cila është rrugë shum më e lehtë në arenën mediatike.
Kjo fushat të dashur miqë është në favorin e armiqëve të Shqipërisë, të cilët po financojnë ndasinë tonë fetare, dhe tani sikur të ndahemi në armiq-dogmatik, e cila nuk ka të bëj me procesin e demokracisë, për arsy se demokracia njeh luftën për forcimin e shtetit, pa marrë parasysh botkuptimet tuaja politike.
Mbes me shpres që ju keni kapacitet të mjaftueshëm intelektual që këtë shekull të ri ta fillojm me përqendrimin tonë në të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Naser Çobaj
New York
Mimoza Dajci says
The Women;s Organization Hope & Peace SHBA
Viktori says
A keni nji adrese ku me mujt me dergue perkrahje.
Konica says
Jam dakord me kete, por a nuk do ishte me mire qe kjo nisme te merrej shume kohe me pare. Per shembull, do te ishte mire z. Bucpapa te na tregonte se perse nuk eshte ngritur zeri, bie fjala, per ish amb Mehmet Elezi ne Zvicer? Z. Elezi nuk kishte lidhje gjaku me nomenklaturën diktatoriale, por ishte pjestare i nomenklaturës diktatoriale.
Mimoza Dajci says
Shkruajta me siper emrin tim dhe emrin e org. se gruas qe perfaqesoj per te bashkuar zerin tim kundra birit te xhelilit, ndersa me pas dergova nje e-mail ku shkruaj se jam per mos emerimin e te birit te xhelilit si ambasador ne Zvicer, e njeheresh nuk jam per emerime apo angazhime te cdo lloj pozicioni te ish sigurimsave te shtetit. Pra me kete rast mbeshtes Z. Konica, i cili shkruan me siper; qe pse nuk u ngrit zeri me pare per amb. mehmet elezi??? elezra e birat e elezrave jashte cdo funksioni te larte politik e administrative, shtresa e persekutuar duhet te drejtoje Shqiperine. Mos ma fshini kete e-mail sic ma zhduket nje me perppara vetem pse flisja kundra sigurimsave.
Moza Dajci
The Women’s Org. Hope & Peace
Mimoza Dajci says
Perkrah inicittiven ne fjale dhe mbeshtes parashkruesin ne lidhje me mehmet elezin, e elezra te tjere qe kane hwnger ne te gjitha qeverite.Si dhe nuk jam dakort qe me ish sigurimsat te kene qofte edhe nje rol apo pozicion te vogel ne ndonje organizem qofte edeh social.
Mimoza Dajci
The Women’s Organization Hope & Peace
Lek Mirakaj says
Jam dakort qe njerzit te cilet ne nje menyre apo nje tjeter kane qene te implikuar me diktaturen,nuk duhet te jene ne asnje detyre shteterore.E konsideroj te gabuar iden qe «kush ka lidhje gjaku,te perjashtohet»nga sherbimi i jashtem apo çfardo detyre.Nje gje e tille do sherbente si alibi per ish persekutoret e mi qe te pretendonin se kishin te drejte kur me persekutonin mua e shum te tjere mbi «lidhjet e gjakut».Kush eshte pergjegjes per krime duhet te pergjigjet .E vetmja menyre per te identifikuar kriminelet eshte hapja e dosjeve.Per kete duhet bere peticion .Ndoshta ndonji plitikan do i bashkohesh asaj inisjative.
Gjon Buçaj says
Gjermanet u bashkuan, pasi ne Nurenberg u denua nacizmi, u denuan krimet e tij, u denuan dhe u ekzekutuan kriminelet, keshtu kombi gjerman e shkundi barren e rende te krimit!
Ne Shqiperi komunizmi mbetet legjitim bashke me krimet dhe kriminelet e tij pse as kriminelet as krimet e komunizmit nuk jane denuar, se paku ne parim. Keshtu, klasa e sotme politike e Shqiperise nuk e ka shliruar ende ndergjegjen e kombit nga barra e rende e krimeve te bere ne emer te popullit. Perderisa kjo nuk behet, korrupsioni nuk mund te luftohet me sukses. Propozimin i personit ne fjale per ambasador ne Zvicer eshte shembull tipik i riciklimit te krimineleve te nomenklatures se kaluar nepermjet pasardhesave te farefisit te tyre. Nuk eshte ky korrupsion politik?
Naser Çobaj says
Gjon mirë e the!
Partia Demokratike pati shans historik ta bënte një gjë të tillë, si edhe të çelte dosjet!
Por, se bëri!
Ndoshta edhe qellimisht, për të mirën e Shqipërisë, që të ecim para!
Po lufta Veri-Jug në Amerikë!
Duhet të ecim para, e kjo nuk është para!
“….the wise forgive but do not forget. ” – Thomas Szasz
lavderim says
Jam plotesisht dakort se kam jeture vete edhe komunizmin edhe ameriken por cfar dua tu them ju beni mire po femijet e tyre kane mbarure shkolla dhe une tani mbas 50 e ca vjetesh e per kete eshte fare e fresket rasti i biri xhelil gjonit ambasa dor ne zvicer po dhe ne cdo vend tjeter edhe sot bijte e tyre drejtojne se jane me shkolle te mar rastin e minatorve atyre nuk u jepet statuti e oficeri i jepet a dini ju qe ne minere punonin te deklasuret them se po kush nuk e di prandaj ju pershendes e ju them po asnje pe tyrve te mos jete pjese e dipllomacise
Lek Mirakaj says
Beni peticion per hapjen e dosjeve,per denimin e krimeve te komunizmit,per heqjen e dekoratave E.Hoxhes,per pastrimin e administrates e gjygjesorit nga ish momunistet fajtor per genocid.Argumenti i perdorur «lidhje gjaku»eshte i barazvlefshem me «luften e klasave».Mos i jepni alibi monstrave qe e aplikuan «lidhjen e gjakut»per te masakru kundershtaret.Kur te merni inisjativa eshte mire te mendoni kujt i sherben inisjativa.Per kuriozitet,po ministrin e jashtem ku do e rendisni.Po te tjeret qe jane neTirane,apo eshte vetem per ata ae i hypin aeroplanit .Lek Mirakaj ish i persekutuar politike
Lek mirakaj says
Te bejshe peticion per denimin e krimeve te komunizmit,per heqjen e titujve dhe dekoratave kriminelit E.Hoxha,per pastrimin e gjygjesorit dhe administrates nga njerez te implikuar me krimin komunist,eshte e drejte dhe morale.Te evokojsh luften e klasave nen siglen e “”lidhjeve te gjakut”eshte e pa drejte dhe e parealizueshme ne demokraci.Lufta e klasave u be duke u mbeshtetur ne lidhjet e gjakut.Personalisht une dhe qindra e mijra si une e pesian “nga lidhjet e gjakut”.Dhe ne fund te fundit mos i jepni alibi kriminelve me teori te njejta me te tyret.Per kuriozitet,po ministrin e jashtem e te tjeret ne tirane ,si do itrajtoni.L. Mirakaj i percelluar jo i persekutur nga teori te tilla.
Kristaq Turtulli says
Shume te nderuar miq, bashkohem shpirterisht me zerin tuaj
Zeri i se drejtes dhe se vertetes.
Me respekt
Kristaq Turtulli
Mithat Gashi says
Populli gjerman asht ndeshkue per krimet e Luftes se Dyte Botnore. Mbas Nurembergut, Gjermania ka vazhdue me pague damshperblime te medhaja. Nomenkalura komuniste nuk asht nxjerre para nji gjyqi kombtare me dhane pergjegjesi per krimet 50-vjecare.
Fill mbas shembjes se Murit te Berlinit, qe perhape idea per nji pajtim kombtare. Prof. Miftar Spahija, ne nji interviste botue ne forme libri me titullin, “Miftar Spahija: Korife i Lumes” nga Hasan Hasani ne vitin 1992, ka shkrue:
PAJTIMI KOMTAR: KALI I TROJES
“Zoti Miftar, koheve te fundit ne Shqiperi dhe ne Kosove flitet shume per Pajtim Kombetar. Mendimet e njerezve ne pergjithesi jane te ndryshme. Cka mendoni ju konkretisht per kete?
Nqoftse duhej te bahej pajtimi komtare duhej te ishte ba 48 vjet ma para, me 1944, atehere kur u larguen edhe gjermanet prej Shqipnije. Lufta e ashtu qujtme nacjonal – (C!) lirimtare, asht maske per me mshehe at tjetren qi quhet vllaznore, te cillen e filluen edhe e baten komunistat prej frige se nacjonalistat mun te merrshin fuqine tanshatore (shtetnore) ne dore; pra ta shdukim anmikun, than edhe baten komunistat.
Ti e more tanshatin (shtetin) me lufte vllazenve e me ka nji te qillueme prej se largti kuner anmiqve pushtuesa, por e more; me rrena e pa rrena, por e more me rrena se s’te nali burrnija; i the popullit kam me ta pru tamlin me gypa te shpija, vec hap currilin edhe mushe goten e pi derikur te ngopesh. Popullit ju kajten fjalet e tua; t’i provojne kta djelmet e vajzat e reja, tha. E more si e more fuqine, por e more. Shumkush te tha, te lumte! Nonja prej nji kontinenti te largte te ngriti ne qjelle me lushmime (lavdime); ti je hero, te tha.
E more fuqine tanshatore (shtetnore) ne dore; po massi e more cka dashte ma teper? Pse i cojshe grate e cullet neper kampe perqenrimi? Atje i peshtyne, i shtyne, memzi jau ipshe nji kacore buk; i cove ne pune te rana, u smune e shum diqen; e din mire se diqen. Me dru i vrigove njerzine me thane cka s’kishin ba. Me dheta mija i shtive neper burgje; i rrehe, i coptove, i munove me thane cka s’kishin ba; massi i shtive ne burg pse u the spijonje njani tjetrin? U dhe pak buk me ngrane; shum u smune edhe diqen; ti e din mire se diqen.
I noqe te arratisunt neper male ashtu si s’i ka njeke as anmiku i huje; dijte me i njeke; a guxonte kush me jau dhane nji kacore buk? E tripojshin (paguejshin) me koke. Iken, duelen jashta Shqipnise se dashtun. Cka dashte ma teper? Grate e tyne i majshe neper kampe; pse nuk i lijojshe me shkue te burat e tyne jashta shtetit ashtu sikure jau pat lejue Ahmet Zogu, mreti i Shqipnise, atyne te paktve qi ishin aratise? A e din se Ali Kelcyres iu lejue qi t’i shkoje e fejuemja? E din, e din. A e din se edhe vet Serbija jau lejoj grate qi banojshin ne Jugosllavi me shkue te burrat e tyne shiptare ne London, Paris, Rome, Stamoll? E din, si nuk e din! Ti s’ke lane gja pa dijte!
Po ti pse nuk i lejojshe grate e tyne me shkue te burrat e vet ? Serbi i ja lejonte shqiptarit. Ti shqiptare pse s’ia lejojshe shqiptarit? Ti nuk i lejojshe cullet e t’aratisunve e te kulakve me krye ma se 8 vjet shkolle. Pse? A s’e ke dijte se ata jan pasuni e komit? A s’e ke dijte se cdo njeri duhet t’i cele syte, n’i paste; t’i ftilloje trute, ne paste? A s’e ke dijte se edhe vete Serbija baben Demac e futte ne burg, nuk e dijme pse, e cullet i a lejonte me ba msime universitare? E ke dijte. Si s’e ke dijte! Ti ke dijte gjithshka! Po ti a je shqiptare, sikur po thue se je , pse nuk e lejojshe te birin e shqiptarit me ba ma shum se 8 vjet shkolle?
Ti u the cullve te vocerr, mengjez per mengjez, te me kallzojni cka tha baba e nana e cfare radje kan nigjue. Kush po vjen ne shpi te babes e ku po shkon ky. A s’e ke dijte se ishte tue msue cullen e truve te buta me kujtue se baba s’e dojka Shqipnine? E massi s’e dojka, une pse ta due at babe? E ke dijte, e ke dijte! Ti ke dijte gjithshka!
Ti i the njanit vlla, ti je kulak po jo aq sa vllaj i yt; ne dash me permiresue gjendjen tane, mos rri shum ngat tij!E shtyne vllajn derem n’at pike sa mos me i shkue ne shpi edhe n’i deket kush, edhe n’i u martofte kush. Ti e ke dijte mire cka je to ba e pse e ban; nuk e ke ba prej tarabullise (budallekut)! Kush ka pase men ma shum se ti!
Pse i shtijshe cullet me kqyre cka ban baba? Vllajn, mos me shkue ne shpi te vllajt? Birin, mos me shkue me shti ne vorr nanen? Ti e ke dijte mire pse i ban ato pune! Kush ka dijte ma mire se ti!
Ti i the general Shefqet Pecit merri djelmet e Shqipnise e shko e nihmoj vllajt te Serbise se ata koketrashet e Kosoves s’po duen me e shtri qafen nen Beligrad! Pse i the? Pse e dergove? a nuk e ke dijte xhit (cka) je to ba? E ke dijte, e ke dijte; kush ka pase men ma shum se ti!
Ah mori Shqypni e mjera Shqypni, kush te ka hudhe me kry ne hi! Ku je o Vase me na qa per se gjalli.
Ti i the nxansit, nxeni msimet e Leninit e te Stalinit, se te ata i gjene rruget e perparimit? A s’e ke dijte cka je to ba? E ke dijte; e ke dijte. A dashte me e msue qi mos te monoje shqiptarisht?
Ti i the shqiptarit, duje Titon; masanej i the, mos e duje.
Ti i the, duje Stalinin, masanej i the mos e duje Rusine e Krushtevit.
Ti i the, duje Mao Ce Dungun; masanej i the, mos e duje. A i bajshe kto pune prej tarabullise?
Ti e ke dijte mire cka je tue ba Kush ka pas ma shum men se ti?
Ti i the, mos e duje Ameriken! Mos e duje Ingliteren! Pse i the? A se e ka pase men? Kush ka pase ma shum se ti!
Ti i the shqiptarit ik larg prej fese! A s’e ke dijte xhit (cka) je to (tue) ba. E ke dijte. Gjithe bota e ka nerue edhe cmue nane Terezen jo pse ishte murgeshe, se ka
pase miljona murgesha edhe ka prap; jo pse asht fetare se ka edhe ma fetare se ajo, por e ka nerue per punet e saj ne sherbim te vobekteve, te jetimave; edhe komet e bashkueme e neruen zyrtarisht; po ti i the ambasadorit tan del prej salle kur te vije! A mire bane qi i the ashtu?
Ti the, larg prej gegve! Jan koktrashe. A s’e ke dijte cka je to thane e to ba?
Ti the, shkrimtarve te Gegnise u vjen era Vatikan. Harronje dialektin e tyne! A s’e ke dijte cka je to ba? E ke dijte; kush ka dijte ma mire se ti!
Ti u cove fjale edhe kosovarve, foni si foli une! Kosovaret than, s’na mson per te keq vllaj i Shqipnise, edhe filluen me shkrue si ti, po me fole s’u dilte zani i theksit tan. ti a s’e dijte cka je to ba? E ke dijte, e ke dijte! Kush ka dijte ma mire se ti!
Cillin njeri e kom nuk qortove, nuk shave?
Edhe ne t’ikemve na hutove me tejtimet e radjeve t’agjentavet te tu ne New York, me gazeten SHQIPERIA E RE gjithnja me kremtime e me hare; me filma te maleve tona te bukura; me folkloris ta qi dijshin me kcye si shpeni e me knue fjalen e re t’Evangjelit tan; e at fjale te re tanen e hapshin si i kishe stervite! Shum kujt i a thartove trute ; i harruen babat e mixhat qi jau vrave! Folshin fjale te amla per ty! ti dijsh e cka je to ba me propoganden tane! A s’e dijshe! Kush ka dijte me na perca ma mire se ti!
Po mire zoti Miftar, po Enver Hoxha i donte protestat e shqiptarve, domonstratat e kosovareve?
Kur protestojshin kosovaret kuner pushtuesit te 80 vjetve edhe vriteshin prej dores serbe, ti e porositshe ambasadorin tan prane Komeve te Bashkueme mos me e cele gojen per ata huligana qi duen me na prishe me vllazent serb; edhe e thirshe ambasadorin jugo-slav prane qeverise tane ne Tirane se ata qi duen shkatrrimin e federates jugo-sllave jan reakcjonare, luften-gallmuesa, irredentista; se me dashte shkatrrimin e Jugo-Sllavise ti e qujshe pune te keqe; me qen irredentist per venin e trojet tua komtare ti e qujshe gja te shumtuet qi s’duhet ta baje nji komunist parimuer!
Ti e ke dijte pse e ke porosite ambasadorin tan ne Komet e Bashkueme; ti e ke dijte mire pse e ke thirre ambasadorin jugo-sllav ne zyren tane; kush ka dijte ma mire se ti? Ti e porositshe ambasadorin tan pran Komeve te Bashkueme me hanger e me pi me at te Jugo-Sllavise diku ne terr mos me e pa kush. E ke dijte mire pse e ke porosite!
Ti jau hangre koken shokve e shoqeve tua. Ka qene pune per ty, po per te dijte e ke dijte cka je to ba. Kush ka dijte ma mire se ti! Ti e shtremove te verteten historike; shkrove e shkarravite cka dashte! Jau shduke emnin patriotve e shkrimtarve te Shqipnise! Kujtove se Shqipnija fillone e maron me ty! A thue nuk e ke ke dijte cka je tue ba? E ke dijte! 50 vjet te gjata ti jau thartove trute shqiptarve me marksizem, leninizm, stalinizem; i msove me menue nerkomtarisht, e cveshe prej dashunise per komsi te vet; a thue nuk e ke dijte cka je to ba: Kush ka dijte ma mire se ti? E bane shklete (skllave) fleben (femnen).
50 vjet rresht i bane shqiptaret e flebet (femnat) shqiptare skllav n’athdhe te vet; i regjimentove neper brigata pune si me qene ushtare; i dergove ne pune edhe kur s’kishte pune; a nuk e dijshe cka je to ba? E dijshe, por dojshe me i pase ne dore ne cdo kohe qi mos te munen me u pa njani e njana tjetren mos te qajne hallet e gjallneses.
Cilli qe perfunimi i politikes tane gjate 50 vjetve?
I cveshe shqiptaret prej dashunise per komsi e per familje e u shternguen me ike prej atdheut te dashtun me dheta mija ne n’Itali e n’Greki. atehere edhe bota e jashtme e pavi kthellta se politika e jote paska qene bazue ne mashtrime, ne rrena; sod Shqipnija shihet si veni ma i vobekte ne bote.
Te gjitha krimet qi bane gjate 50 vjetve i bane me gjak te ftofte; i studjove te gjitha motodat si me e pase ne grusht popullin shqiptare qi mos te ket fuqi e munsi me brite; pranej e rrehe, e torturove, e shtive ne burg, grate e cullet ia interrnove, ia cove ne pune ku edhe gjeten deken; nuk i lejshe me komunikue as me baben e vllajn a burrin e arratisun perjashta; letrat e ilacet jau kthejshe prape; kolektivizove token e gjane e gjalle qi mos te ken munsi me ba nji jete vetem te pamvarme prej teje; nuk e le me dale perjashta atdheut me pa e me njofte boten.
Ne shkolle te nalte dergove vetem te birin a bine tane pat a s’pat tru, e vrigove ( detyrove)me fole dialektin tan; nuk e le ta pasunonte shprehjen me dialekte te tjera e te binte ne hulli te Lugines se Shkumbinit ashtu si ishte tue ra parase ti te mirshe tanshatin (shtetin) ne dore.
Te gjitha kto krime, se krime te gjitha jan, i studjove e i zbatove me pikni, pa dhimsuni; po tash cka kerkon prej atij shqiptari,prej asaj shqiptarje kuner te cillit e te cilles i bane ato krime? Me pajtue? Pajtimi mun te bahej, ose ma mire me thane duhej te bahej, me marim te vjetes 1944; me vrave, te vrava; qe lufte. Po ti te gjitha ato krime i bane kur s’kishte lufte; i studjove edhe i bane me gjakftoftsi, pene me knaqsi. E tash si thue te pajtojme? Pajtimin e ban vete gjygji i komit, me gjakftofsi .
Gjygji i komit munet me fale, munet mos me te fale. Po nji krim fale as gjygji i komit; s’ta fale historija e komit; Ti shite gjymsen e komit tan, Kosoven edhe Shqipnine Lindore edhe ja dhe Serbise; e kishim at gjymes te komit; e kishim ne dore tone qysh prej vjetes 1941; nuk ishte toke Serbise. e kishim; ti ja dhe. vete bane se ti dergove brigada djelmesh shqiptare me luftue, ashtu si edhe luftuen, krah per krah me serbet e malazezet kuner kosovarve qi s’dojshin me u fute prap nen sunimin serb, provon, se ti ia dhe Kosoven e Shqinine lindore Serbise. Kerkush nuk i gllabron sofizmat e tua se e pat Serbija para vjetes 1941; Serbija e pat se e pushtoj me 1912 e Evropa ja sankcjonoi ne London me 1913 e ma vone edhe me 1919, por i sankcjonoi token tone. Kerkush s’munet me ta fale shitjen e Kosoves; Kosova asht e komit, nuk asht e jotja; njeri fale gjane e vet po, jo te komit. “