Nga Ilir Levonja/
Lëre kanunin dhe zakonet Mark. Se boll ia nxiu faqjen Enveri për 45 vjet. Aq sa nuk ka mbetur shqiptar që, në perceptimin e tij ta ketë atë si një melodi vaji. Aq sa bukurinë e emrit malësor, ta indetifikojmë me malok. Me emrin çeçen. Aq sa sapo një burrë nga ato anë flet, pjesa më e madhe e njerëzve thonë, hiqja fillin se po flet maloku. Aq sa vendi kërthizë i shqiptarisë, logu i bjeshkëve, livadhet e zanave, pejzazhet epike, të zhvendosen nga mendja jonë, gjithnjë e më shumë drejt një periferie të largët. Duke e lënë me dashje Kosovën si kufi i huaj. Kjo malokëri, kjo tokë kërthizë sikur e shtyn vetveten. Sikur është ajo fundi I shqiptarisë. Jo lugina e Preshëvës, jo Mitrovica, jo Leskovaci. Kështu është në mendjen tone ajo anë. E Largët, veriu i errët, vendi i malokëve. Jo kërthiza, jo kopshti i eposit tone.
Fjala jote sot në kuvend më kujtoi ligjëratën shfajësuese të Kadri Azbiut. I gjori burrë, edhe pse po vdiste. Edhe pse e po jepte llogari përpara një regjisori, në krah të të cilit kishte qënë asistent. Prapë ngulte këmbë në ndershmërinë e vet, jo në demaskimin e skenarëve shfarosës. Të luftës për pushtet. Jo luftës së klasave, Atë, ata e kishin fituar me kohë. Kadriu nuk ishte pishman. Në një fare mënyre, me ndershmërinë e tij, devotshmërinë e tij, ndaj kësaj fushate shfarosëse, ai po e tregonte ashiqare. Ishte gati të nxirrte valixhen me dekorata nga poshtë krevatit.
Të varej me to në gjoks. Si e si të binte regjisorin. Se i kishte luajtur me ndjenjë rolet që i kishte ngarkuar ai.
Edhe puna jote sot.
Në ato ujra lundorve. Ndërsa i madhi sqaroi Shkodrën për spastrimet politike. Ti sqarove të mëdhejtë se u shërbeve me devotshmëri. Ti Kadriu i vogël.
Para disa ditëve intelektualë të krahut të majtë hodhën justifikimet e nënvleftësimit të shkresave. Zakone të gjoja administrates shqiptare. Rutinës së zyrave. Shkresa të shumta, që vijnë e që ikin. Kështu edhe puna e fletkërkesës së drejtësisë belge. U harrua nga një nënpunës. Nuk ishte e ndonjë rëndësie të veçantë. E çfarë. Atje në token qyqeve të mërguara, u vra një shqiptar. Punë kurvash etj. Mëndje shqiptare. Që blihen edhe me dy qofte dhe një dopio raki.
Po ti nuk e di se, bota matanë ku ne po aspirojnë të futemi, mbi gjithçka ruan kthjelltësinë e memorjes. Nuk mund ta arshivojë një dokument, një vrasje qoftë edhe nga shqiptarët. Deri sa bëhet pis toka e tyre. Pasi kanë edhe ata kanun. Por ndryshe nga ne, nuk vrapojnë ta bëjnë pis. Asesi. Përkundrazi e ruajnë me fanatizëm. Me përvojë të shkëlqyer të një nënpunësi shembullor. Jo të një bashkëfajtori në krim.
Mjerë ai Kuvend, mjerë ai popull.
Fritz Radovani says
I nderuem z. Ilir,
Te lutem mos u merr ma gjate ma ta, ua ke thane te gjitha!
Te lumte pena e mendja! Me respekt.
Jakov from Israel says
Eshte e dyta here qe lexoje shkrime te zitit Levonja dhe me ben pershtypje nje fakt –Ai eshte origjinal dhe i paepur ne ate qe thote .Ai kuvend dhe ajo qeveri larosh bajate qe dilnin plazheve nudo ,sot drejtojne shtetin qe e ka marre perupija nga nja zhalon qe kthen syte sa majtas e djathtas duke anatemuar gjithe ata qe i kundevihen .Harroi i shkreti se gjithe ate qe ka ,ja ka dhene gjysh Spiridhoni prej te jemes Koleka .Ka ardhur koha qe operacioni KENEDI te perseritet ne Shqiperi per tu dhene dermen ketyre uzurpatoreve qe jane fallco deri ne thonjte e paprere e te qelbur te tyre ,se bashku me nje skraparlli injorant qe sa here del pra kamerave i merret goja dhe nuk di te thote dy fjale te sakta ,O moj Shqypni ,e mjera Shqypni…………………………………