PD: Rama, në krye të CEZ, një i dënuar për shpërdorim detyre/
-Ish- Kryeministri Sali Berisha,shkruante të shtunën në faqen e tij në Facebookse mbështet vendimin e sindikatave, për të protestuar kundër rritjes së 11 taksave, rritjes se çmimit të energjise dhe ujit, rritjes ne 67 vjeç të moshës së pensionit, ngrirjes për tre vjet të rrogave, pra në tërësi kundër 21 kushteve të marreveshjes së qeverisë me FMN që u votua në Parlament, madje e ka konsideruar si vendim historik. Dr.Berisha u bënte thirrje shqiptarve për mbështetjen e nismës së sindikatave për protesta, pavarësisht nga bindjet politike.
PD: Rama, në krye të CEZ, një i dënuar për shpërdorim detyre
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënses Laura Vorpsi, denoncoi të shtunën, emërimin në krye të Task- Forcë-s së CEZ në Tiranë, të një personi të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë Ajo akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri te saj në vendosjen në krye të institucioneve, te njerëzve të lidhur me krimin.
Vorpsi, në deklaratën për mediat thotë se, “me Edi Ramën, energjia elektrike do tu kushtojë shumë shqiptarëve. Në postin më të rëndësishm të kësaj ndërmarrje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre”.
Ajo tha se “ky emërim tregon se Kryeministri i ka vetëm fjalë angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri “.
“Kriteri që ai ka dhe standardi që aplikon është që t’u shërbejë me besnikëri miqve dhe klaneve të tij të pushtetit, edhe kur janë të dënuar nga drejtësia”, përfundoi Vorpsi.