Për 1 orë ish -kryeministri Sali Berisha dëshmoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të rrëfyer gjithçka di mbi akuzat e deputetit Tom Doshi në lidhje me komplotin e vrasjes së tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.
Sipas akuzave të Tom Doshit pas komplotit të vrasjes është Ilir Meta si urdhëruesi dhe paguesi i 600 mijë eurove.
Seanca e pyetjeve nisi ne oren 09:08 minuta dhe u mbyll me 10:00. Para gazetarëve Berisha deklaroi se prokurorët janë nën një presion për zbardhjen e asaj që ai e quan “skenar të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike”
Sali Berisha: Erdha për tu paraqitur si person që ka dijeni për ngjarjen në hetimin e akuzës më të rëndë të 23 viteve të fundit, skenarit të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike, pavarësisht nga pretekstet në mënyrë që të shpëtohet Rama nga kundërshtari politik, që u krijua brenda dhe Meta të godasë opozitën për qëllime personale. E prita ftesën me qëllim që të mund të kontribuoj sado pak. Ato çka thashë aty përbëjnë sekret deri në momentin që prokuroria ti nxjerrë nga klasifikimi. Por ajo që them tani nuk është aspak sekret por tronditëse fakti se këtë skenar ogurzi, kreu i qeverisë, kryetari I parlamentit dhe ministri i Brendshëm e mbajtën për 6 muaj njëlloj si në shpellën e mafias, jashtë ligji si një çështje mes tyre dhe nuk e dorëzoi para ligjit dhe për ligjin. Jo vetëm nuk e dorëzoi por në 6 muaj, kupola e përfshirë në këtë krim ndërmori veprime që të rrënojë dhe bllokojë me çdo kusht hetimin.
U kryen dy atentate nga doresit, paguesit dhe sekserit të Metës në mënyrë që gojët e tyre të mbylleshin në mënyrë përfundimtare gjatë kësaj periudhe jo vetëm tentuan të eliminojnë dy dëshmitarët kryesorë por hetimin ia besuan kryetarit të PS-së për Tiranën, mikut të ngushtë të Emiljano Shullazit, Saimir Tahirit.
Merrni me mend kur hetimi bëhet nga kreu i PS-së për Tiranën dhe firmoset nga kryetari i PS-së për Shqipërinë
Kemi të bëjmë me një bllokim për qëllime politike të hetimit për 6 muaj dhe përpjekje për manipulim dhe presion të tmerrshëm mbi institucionin e akuzës, sepse paraqitja para drejtësisë 6 muaj më vonë, nuk ka në botë prokurorirë as në vendet më të konsoliduara që mund të hetojnë një gjë të tillë”