Në 10 minuta Berisha nuk ju drejtua vetem sallës, por të gjithë demokratëve dhe u tregoi se ai nuk është vetëm pjesë e historisë së PD-së, por edhe e tashmja e partisë.Mes më shumë se 15 fjalimeve në ceremoni, Berisha me 10 minuta në podium i eklipsoi të gjithë; që nga themeluesit nostalgjik si Arben Imami, Eduard Selamin me kritikat e zbutura, por edhe kryetarin aktual Lulzim Basha me vizionin e tij të ri për të djathtën.
Në 10 minuta Berisha nuk ju drejtua sallës, por të gjithë demokratëve dhe u tregoi se ai nuk është vetëm pjesë e historisë së PD-së, por edhe e tashmja e partisë. Këtë la të kuptohej teksa personalizoi thënien e njohur të shkrimtarit francez Viktor Hygo: “Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë. I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbetet veç një, – unë do të jem ai!”. E thënë ndryshe, Berisha s’ka ndërmend të largohet ndonjëherë nga politika aktive në Partinë Demokratike.
Fjalimi i djeshëm i tij ishte dhe një “platformë” për rikthimin e opozitës në pushtet. Një platformë pa stërhollime, e kuptueshme nga militantët e thjeshtë dhe që përmblidhet në dy pika: protesta dhe mosbindje civile. Berisha u shfaq dje kërcënues si kurrë më parë ndaj mazhorancës. Qëndrimi i tij binte në sy për retorikën e ashpër dhe thirrjet për protesta, duke mos përjashtuar asnjë formë të reagimit popullor. Një qëndrim që duket se do të jetë dhe mënyra sesi Partia Demokratike do të sillet tani e tutje ndaj mazhorancës.
“Sot jemi 25 herë më të fuqishëm e më të gjallë për të mbrojtur liritë tona dhe qënien tonë. Ndaj thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit. Ky vrasës i shpresës duhet të marrë atë që meriton, fundin. Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike. Të qërojmë sa më parë këtë klikë që po shkakton largimin e shqiptarëve”,- tha Berisha. Këto ishin frazat më të përdorura nga ish-kryetari i PD duke u bërë thirrje demokratëve që të reagojnë. Shprehja “të përdorim çdo mjet demokratik” në gojën e Berishës merr një tjetër kuptim sesa kur thuhet nga politikanë të tjerë. Jo rastësisht edhe vetë ish-kryeministri u mendua pak para se të shqiptonte fjalën “demokratike”. Ajo që kish me mendje duket se ishte vetëm shprehja me “çdo mjet” dhe kur thotë këtë i ka parasysh të gjitha, që nga protestat si ajo e 8 dhjetorit, e deri tek ato të shtatorit të vitit 1998. I shtrëngoi fort nofullat kur e mendua ta shtonte fjalën “demokratik” pas togfjalëshit “ ta rrëzojmë Ramën me çdo mjet…”. Kishte në mëndje vetëm fjalët “ me “me çdo mjet”.
Në linjën e Berishës duket se u detyrua të ishte dhe Basha në fjalimin përmbyllës së ceremonisë kur foli sërish për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Ditët e një opozite që mundohej të ishte konstruktive e bashkëpunuese duket se kanë marrë fund në PD. Në kohën e mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme, apo dhe të parakohshme siç thonë drejtuesit e selisë blu, ajo që do të dëgjohet nga kjo parti do jenë protestat dhe tubimit. Berisha caktoi dje vijën e sjelljes së PD-së dhe me mbështetjen që mori në sallë pak vend ka për zërat e moderuar në parti.
Problemi është se në përvjetorin e themelimit, partia e parë opozitare në vend nuk u largua shumë nga modeli i 25-viteve më parë. I njëjti person, Sali Berisha, dje thirri për mitingje, mosbindje civile, protesta dhe “qërim” nga pushteti, njëlloj si në ato vite kur përballë kishte Partinë e Punës dhe njerëzit e diktaturës. Ndërkohë sot vendi drejtohet nga një parti që ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira dhe sado mëkate të ketë qeverisja aktuale nuk mund të krahasohet me Partinë e Punës.
Duken muaj të vështira këto që po vijnë për Edi Ramën. Një shpresë ka kryeministri socialist; të rikrijojë marrëdhënie korrekte me Ilir Metën. Ndryshe… nuk ka më qeveri. Ka zgjedhje të reja.
Partia Demokratike vetem emrin ka demokratike, ajo zhgenjeu mijra shqipetare dhe endren per nje demokraci si gjithe bota e civilizuar. Keto njezet e pese vjete e vertetuan se kjo pari u uzurpua nga nje grup horrash, hajdutesh kriminelesh, mafiozesh. Ne keto njezete e pese vjete vetem sherre e gjakederdjie ika shkaktuar vendit. Shqiperia qe doli nga ne diktature e eger nuk e meritronte kete situate. Sali krimineli nuk e ka hallin per shqipetaret por per te mbrojtur ato qe ka vjedhur ai dhe kompania e tij. A degjoni fjalorin e Palokes,fjalor rrugaci, si mundet qe ky person neser mund te jete ne krye te shtetit. Palokja dhe Sala jane fytyra e PD.
Ermali
US, OH
Si eshte e mundur qe editori demokrat I Vatres patriotike, pranon komente fyese jashte cdo kufiri e llogjike nga nje i pajnohur qe ka fluturon si Eremali pertej oqeanit? Nga ana tjeter nuk pranon komente nga nje njeri qe perdor emrin e dyte ne komentet normale?
Ashtu sic pranoj te tuat me pseudonim.