Nga Gëzim ZILJA/
Kohët e fundit në skenën e ngatërruar dhe pa rregulla loje të politikës shqiptare doli sërish PDIU-ja e Idrizit. Nga takimet e mbidheshme dhe të nëndheshme me drejtuesit e dy partive kryesore PS dhe LSI, Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, zhgrapsi dhe një kolltuk tjetër, atë të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, veç një morie drejtorash e nëpunësish të lartë të administratës shtetërore. Tani është në kërkim si thuhet lart e posht, të një kolltuku ministror. S’është çudi që dhe kjo të realizohet.
Asnjë nuk e di se çfarë ka biseduar Rama dhe Meta me Idrizin dhe sesi u pollën dy koqeve të mëdha dhe disa të vogla për PDIU-në. Sjellja e Ramës duke ofruar Idrizin në qeveri, bëhet për të pasur një siguri votash në rast të rritjes së mosmarrveshjeve PS-LSI. Nga ana tjetër Meta, duke e afruar Idrizin bën dhe ky lojën e tij duke dhënë të nënkuptohet se Idrizi është më afër LSI-së sesa PS-së. Hamendësime të tilla ka mjaft dhe Idrizi duke u ndjerë i përkëdhelur dhe me gjasa i rëndësishëm, ashtu si dhe kur qeveriste PD-ja, kërkon të gëlltisë thela të tjera në favor të grupeve ose klaneve afër tij. Në koalicionin me PD-në, ia hodhi paq duke u siguruar përkrahësve të vet poste të shumtë dhe të rëndësishëm, të cilat më vonë u konvertuan në vota në zgjedhjet lokale, por këtë herë në aleancë me kundërshtarin e dikurshëm.
Por sa ka përparuar, sa ka përfituar zgjidhja e problemit çam (njohja dhe kthimi i pronave të çamëve si pronarë të ligjshëm) nga gjithë këto ‘’fitore’’ dhe aleanca të PDIU-së ?
Në gjithë praktikën botërore madje dhe në vendet e pazhvilluara aleancat ose koalicionet për qeverisje të përbashkët bëhen me marrëveshje paraprake midis të dy palëve, ku nënshkruhet një dokument mbi të drejtat, detyrat, angazhimet, përfshirë dhe postet e çdo rangu. Ky dokument nënshkruhet ditën me diell dhe u bëhet i ditur të gjithë antarëve dhe drejtuesve të partisë në qendër dhe në bazë me të gjitha detyrimet që rrjedhin prej saj.
Një dokument të tillë partia e Idrizit nuk e ka nënshkruar as dje me PD-në dhe as sot me PS-në. Në këtë kontekst, duke qenë një marrëveshje e fshehtë midis dy personave, ‘’Më jep këtë, të jap atë’’ ajo nuk ka seriozitet dhe bie erë pazar.
Së dyti nëse PDIU-ja ka në themel të programit të vet zgjidhjen e problemit çam ajo para se të kërkojë kolltukë nga PS-ja, duhet të ushtrojë trysni mbi qeverinë të njohë problemin çam dhe tjetra shumë e rëndësishme, duke respektuar të gjitha kartat europiane të kërkojë nga qeveria shqiptare ngritjen e komisionit të përbashkët greko-shqiptar për të shqyrtuar problemin e pronave të çamëve të dëbuar me dhunë nga tokat e tyre. PDIU-ja nuk ka një marrëveshje të tillë bashkëpunimi, madje as me gojë nuk e ka zënë një gjë të tillë. Atëherë e theksoj se futja e PDIU-së në qeveri bie erë të keqe, madje kutërbon, duke e kthyer këtë çështje jetike për komunitetin çam në një Pazar për miqtë e shokët. Komuniteti çam, ata që duan dhe ëndërrojnë që një ditë të marrin pronat, tokat e gjyshërve dhe të baballarëve të tyre, duhet të kuptojnë se PDIU-ja tashmë është kthyer në një parti elektorale, ku postet qeveritare dhe të tjera privilegje që jep qënia në pushtet janë qëllimi i saj final. Komuniteti i respektuar çam duhet të rishikojë politikat dhe veprimet e veta që çojnë në zgjidhjen e problemit. PDIU-ja dhe lidershipi i saj me veprimet e tyre praktikisht janë jashtë problemit çam dhe po e përdorin komunitetin si fasadë për qëllime të tjera.
Shqiptar Çam says
Te gjithe ata qe e ndjejne vehten SHQIPTARE, duhet ta kene me se te qarte se PROBLEMI I ÇAMERISE SHQIPTARE ESHTE PROBLEM MBAREKOMBETAR SHQIPTAR. Me kalimin e PDIU-se te drejtuar nga z.Shpetim Idrizi, ne koalicion me PS-LSI, u vendos zgjidhja e nje PROBLEMI KOMBETAR duke e larguar qytetin e Konispolit nga ato fshatra grekofile dhe duke e bere RRETH ME VEHTE. Le te kujtojme se ne kohe e rregjimit te MBRETIT ZOG KONISPOLI ISHTE EMERUAR NENPREFEKTURA E ÇAMERISE dhe ne koviktin ÇAMERIA ne SArande ishin strehuar dhe aresimoheshin femije nga ÇAMERIA-SEPSE NE ÇAMERINE E PUSHTUAR NGA SHOVINISTAT GREKE, NUK LEJOHEJ(BILE AS EDHE SOT) MESIMI I GJUHES SHQIPE??!
Mos te harrojme se ne rast se nuk do ISHTE RRETHI I KONISPOLIT ME VEHTE(VEPER E SH.IDRIZIT); atehere kelyshet e dules te frymezuar nga bekimet shoviniste te janullatosit do te fillonin te cirreshin per te ashtuquajtur vorioepir prane Europes “kurves plake”
Dhe pa harruar, dua t’ju kujtoj atyre qe nuk e dine:se ne kundershtim me te gjitha te drejtat nderkombetare, shovinistat greke(megjithese mbahen gjalle) me paret e taksapaguesave europiane, sjellin per dite ne Konispol autobuza me te cilat marin perdite femijet shqiptare per per ti “edukuar” ne Greqi dhe I kethejne ne mbremje ne Konispol. Pra “BAMIRESIA GREKE” per greqezimin e Shqiperise, vazhdon simbas porosive “fetare”te Janullos.