Të premten, më 20 janar, Donald Trump dhe Mike Pence, do të marrin pjesë në një traditë më shumë se 200-vjeçare tashmë: atë të betimit të Presidentit dhe zv/Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë është e sigurtë, thotë zoti Trump, kur vjen fjala te dita e tij e madhe, do të jemi shumë, shumë, elegantë. Ajo ceremoni ka për të qenë diçka vërtet speciale dhe tepër e bukur. Kremtimet, megjithatë, do të nisin që përpara. Në 19 janar, ata që të dy, do të vendosin kurora me lule mbi varrin e ushtarit të panjohur, në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit. Më vonë, do të ketë performanca bandash muzikore që do të pasohen nga një koncert në memorialin Lincoln. Si Presidenti i zgjedhur, ashtu edhe zëvendësi i tij, do të risjellin në kujtesën e publikut, me nga një fjalim të shkurtër, moton e fushatës “Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, e cila është edhe tema e koncertit të mirëseardhjes. Në skenë do të ngjiten edhe këngëtari Tobey Keith, i cili ka shoqëruar marinsat amerikanë në cdo betejë,{Mjaft ushtarakë shqiptarë dëgjojnë muzikën e tij}, si dhe grupi “Three Doors Down”, ku do të përshëndesë edhe aktori John Voight. Në fund, pjesmarrësit do të shijojnë edhe një spektakël fishekzjarresh, ndërsa mëngjesin e së premtes, përpara betimit, zoterinjtëTrump, Pence dhe familjarët e tyre, do të marrin pjesë në shërbesën fetare në katedralen e Shën Gjonit, pranë Shtëpisë së Bardhë. Dy presidentët dorëzues dhe marës, zoti Barack Obama dhe z.Donald Trump, do të pinë së bashku një kafe apo çaj në shtëpinë më të famshme të botës, përpara se manjati të përgatitet për momentin e tij të shumëpritur.
Jakov says
Nje shkrim i mepareshem ku Obama ngre zerin per DEMOKRACI NE ISRAEL ,tregon edhe nje here se ai nuk e ka leshuar thiken pas shpine kunder shtetit te Israelit edhe tre dite pasi te largohet perfundimisht qe andej duke filluar te specializohet ne lojen e golfit .Po te ishte ca me i ndershem ne theniet e tij as qe do ta permendte nocionin e demokracise .Mos valle ai jeton ne nje shtet demokratik ?Kur u sulmua Vietnami apo Korea e Afganistani –valle kur u hodhen dy bomba berthamore ne Japoni ,mos kjo tregoi se vendi i tij ishte demokratik ?Ai jo vetem nuk duhet ta hapi gojen e tij te zeze kunder Israelit -gje qe e ka bere per tete vjet ne Pushtet duke vjellur vrere kunder nesh ,por ka cfrytezuar divergjacat personale me Nataniahun qe as qe i afrohet fare ne cdo pikepamje .Ai shkeli me dy kembet marrveshjen qe egziston midis dy shteteve per te mos permendur fuqite berthemore te dy shteteve -gje qe Israeli e ka mbajtur kete fjale vazhdimisht –por Ai eshte bese shkeles sepse i tille eshte ne racen e tij dhe ashtu do te mbetet .Pse nuk ka thene se SHBA eshte fuqia me e madhe berthamore ne boten e sotme ,por permend Israelin qe permes kesaj fuqie qe ka ,ruan deri tani demokracine e tij dhe kombin ?Te mos harroje se ne se Israeli merr ndihma prej tyre ne fushen ushtarake –ata prej nesh marrin MENDJEN qe u mungon dhe qe vlen me shume se miljonat e tyre .Prandaj ne se ka akoma per te vjelle le ta bej kete edhe dy tre dite akoma sepse pas kesaj duhet ta kyci mire ate goje per te mos e hapur me .Israeli do te kete nje zhvillim te madh ne te gjithe fushat pa TE por gjithmone nen mbeshtetjen e Amerikes sepse NE atij qe e quajme mik e mbajme deri ne fund e jo ne nje pjese te rruges .Turpi e mbulofte karieren e tij 8 vjecare qe i rrezoi autoritetin Amerikes deri ne nivelin zero .Z.Trump do ta coje ate autoritet ne vendine duhur dhe SHBA do te jete serish nen komanden e tij nje shtet numur 1 ne bote .Do ta shohni qysh ne muajin shkurt te ketij viti .Ai do te bej gjithcka qe ka thene se nuk eshte bukeshkelur si Obama .Va al Diavolo !
JULIANA says
Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Shqipërinë. Ne duhet të përqendrohet në problemet e Shqipërisë dhe jo të kritikojmë të tjerët. Prioritetet Set drejtë. Ne kemi uritur njerëz në këtë vend dhe ne jemi plehra mund të Europës.