Shkruan: Jeton Partini/ Göteborg/
Sonte me iku nata duke biseduar tema ordinere (besa edhe primitive) se sa përpara ka qenë dhe është Prishtina, se si Prishtina model e kishte Beogradin ose Shkupin (bile Shkupi ishte më pas pas luftës së parë, Prishtina ishte më në rregull thoshte njëri nga bashkëbiseduesit).
Vitet kalojnë dhe ndjenja e inferioritetit nuk i hiqet dot Shqiptarit. Fatkeqësia e gjithë kësaj ishte se të gjitha këto biseda bëheshin në qytetin e Volvo-s, SAAB-it, SKF, të Universitetit Chalmers dhe ca gjigantëve të tjerë industrial suedez pra në Göteborg. Prishtinasit e tavolinës mburreshin me ca “cokulla” dhe “Levis 501” që kur i kan mbathur në Prishtinë të tjerët nuk kishin dijeni per keto gjera (dikund pas viteve 1990, dhe jo se ishin prodhuar në Prishtinë, por Prishtinasit i kishin mbathur dhe ja dishin emrin). Këtë sindrom dikur Sigmun Frojd (psikoanalist) do ta kishte quajtur “A cry for recognition”. Keto “Leviska 501” dhe “cokulla” ishin mbathur në Prishtinë 40 vjet pasi qe Neil Armstrong kishte zbritur në Henë dhe në kohën kur Boingu i kishte prodhuar mbi 20 verzione të aeroplaneve (dikund mbi 100.000 mij aeroplan).
Për një moment mu kujtua një ngjarje kur isha mësimdhenës në një shkollë gjimnazi në Suedi dhe dy nga gjimnazistët (nxënësit e mi në klasë) ishin nga Somalia. Një ditë prej ditësh i dëgjova në koridorin e shkollës duke berë debat me zë të lart dhe i pyeta se për c’far bisedonin. Njëri prej tyre më tha se është nga Mogadishu dhe ai tjetri është nga një qytet tjetër i Somalisë dhe kjo në vetvete nënkuptonte se ky nga Mogadishu ishte më i “civilizuar”. Me që kam patur fatin të shetisë të gjitha kontinentet e rruzullit tokësor vërtetë u binda (nga shokët e mi Prishtinas dhe dy nxënësit Somalez) se qytetet me të njohura dhe më përparimtare në botë janë pra Mogadishu, Prishtina, New York, Londra dhe Parisi vetëm se në Mogadishu dhe Prishtinë papunësia shkon ne 70%, rryma ndalet pa paraljmërim, ujë për pirje nuk ka (verës) dhe ndalet më shumë ndërpreje (të paktën në Prishtinë), ajri është shumë i freskët që filtrohet gjatë gjithë kohës nga oxhaqet në Obiliq, dhe po pate ndonjë femijë të vogël që shkon në shkollë fillore rreziku është që ta hanë qentë endacak të rrugëve të këtyre dy kryeqyteteve të njohura botërore pra Prishtinës dhe Mogadishos. Ndër të tjera mu kujtuan edhe ca figura
Prishtinase që e bëjnë këtë qytet edhe me nominent dhe perparimtar sipsh Isa Mustafa,Hashim Thaqi (Hashimi bile edhe presidenti i Prishtinalive dhe terë Kosovës), Ismet Beqiri e Shefqet Krasniqi (të gjithë me cmimin Nobel në gjepat e tyre)
Më në fund nuk arrita dotë të ju them këtyre shokëve të mi mendimin që e kisha sepse ata kishin hyrë në ekstaze duke e përshkruar qytetin e tyre të ëndërrave pra Prishtinën dhe duke i poshturar dhe nencmuar qytetet e tjera “të vogla” dhe primitive të Kosovës. Ndërsa unë për vete kam një hall të madh jo pse qytetet e tjera të Kosovës nuk i ngjajnë Prishtinës por pse e terë Kosova nuk i ngjanë Europës por më shumë i ngjane Anadollit e Kurdistanit (në botën e mendimeve). Pra më në fund të gjithë e kishim hallin e njejtë si ata dy nxënësit e mi nga Somalia por po ashtu edhe kjo tavolina jonë me prishtinasë dhe ne shqiptarët e qyteteve të tjera. Të gjithë së bashku kishim ikur nga këto vende për tu bashkur në një qytet të “parëndesishëm” në krahasim me Mogadishon dhe Prishtinën pra ne Göteborg të Suedisë.
Pra të jeshë nga Mogadisha ose Prishtina do të thotë të jeshë i dhjerë por krenar ndërsa nga qytetet tjera vetëm i dhjerë llogaritesh.
Ndërsa qytetet e parëndesishme sic është Hamburg, Göteborg e Frankfurt as që ishin pjesë e bisedës sepse nuk ishin kryeqytete dhe automatikisht këto qytete u futeshin në kategorinë e të pa “civilizuarëve” nga kryeqytetasit e tavolinës tonë. Vaj halli se me c’farë bisede të thellë merrej tavolina jonë e mbushur përplot me birrë gjermane se besa as birrë Peja nuk kishim (nuk e njofin këta “primitivët” e Göteborg). Por po shpresojmë që po sa të dali birra Prishtina dhe Mogadisho mënjeherë kanë për ta blerë qytetarët e Göteborg vetëm sa për ta ndjerë ndjenjën e një kryeqytetasi Prishtinas ose Mogadishian.