
Nga Skënder Karaçica– Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar (45 milionë dollar)nga Banka Botërore dhe nga buxheti i Kosovës,si njësi federale e ish-Jugosllavisë
Në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel dhe tashti në Washington,delegacioni i Republikës së Kosovës duhet të shkojë me dokumentacionin zyrtar për resurset ekonomike të Kosovës dhe,qendrimi me ngulm se UJMANI është asetë i pandarë për ekonominë e Kosovës.
Liqeni i UJMANIT është ndërtuar përmes kredisë së Bannkës Botërore të kohës (vitet e 60-ta)ku garantues ka qenë Kosova dhe buxheti i saj i akorduar nga ish Federata Jugosllave që ka kushtuar 40 milionë dollar.Për këtë ekziston dokumentacioni i Bankës Botërore dhe me këto të dhëna,delegacioni i shtetit të Kosovës,në të gjitha takimet diplomatike në Bruksel dhe Washington si dhe me miqtë e Kosovës duhet të kenë me vete.Në asnjë mënyrë mos të shkohet më duar në xhepa në këto takime të rëndësishme ndërkombëtare.
Kopjen e dokumentacionit për marrjen e kredisë për ndërtimin e liqenit UJMANI gjendet në sirtarët e qeverisë së Kosovës ose mund të sigurojnë nga Banka Botërore që pati akorduar kredinë për ndërtimin e këtij aseti të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Serbisë gjatë tërë historisë pushturese e ripushtuese të Kosovës,nuk i kanë interesuar aq shumë objektët e kultit fetar(kishat ortodokse në Kosovë),por resurset e pasurisë së Kosovës,thoshte shpeshherë në shkrimet dhe në bisedat e tij Akademik Mark Krasniqi në Prishtinë dhe në konferencat shkencore ndërkombëtare.

