
Prof. Dr. Sylë Ukshini/
Më 22 qershor 1999, Ambasadori britanik Jeremy Greenstock ia dorëzoi OKB-së një letër të Kryeministrit britanik Tony Blair drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Annan. Në këtë letër, Blair njoftonte për marrëveshjen e arritur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila kishte pranuar të transformohej nën mbikëqyrjen e KFOR-it.
Në qershor të vitit 1999, pas çlirimit të Kosovës, UÇK-ja pranoi të hyjë në një proces transformimi historik. Në koordinim të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe aleatët e tjerë perëndimorë, u vendos që forca guerile e dalë nga malet të kalonte në një fazë të re, atë të shtet-ndërtimit.
Roli i Britanisë së Madhe dhe i SHBA-së ishte vendimtar – ata jo vetëm garantuan sigurinë, por edhe udhëhoqën procesin e integrimit të ish-luftëtarëve në struktura shtetërore, duke e kthyer energjinë e luftës në themele të shtetit modern të Kosovës.
Nga frontet e luftës në shtetndërtim: Ky është rrëfimi i një transformimi unik – ku një ushtri guerile u bë simbol i lirisë, u shndërrua në forcë civile, e më pas në ushtri kombëtare të njohur dhe të trajnuar nga NATO. ![]()
![]()
![]()