
Në natën midis 17 dhe 18 tetorit 2023, u godit një spital në Rripin e Gazës ku humbën jetën rreth 500 vetë të sëmure dhe personel mjeksor. Ky veprim ngriti në këmbe jo vetem ndërluftuesit Izrael e Hamaz por gjithë botën. Kjo ndodhi sepse ky akt, është hapur një krim lufte i dënueshëm nga ligji ndërkombtar.
Pyetja shtrohet kush e bëri? Hamazi dhe pothuaj gjithë vendet arabe thonë e bëri Izraeli, kurse Izraeli thotë absolutisht jo. Eshtë dikush tjeter pas ketij akti terrorist. Investigimi nderkombtar vazhdon dhe është krijuar bindja se do te zbardhet, madje ndoshta shpejt kur akoma askush nuk e ka marrë ate përsipër.
Fillimisht le të analizojmë si subjekt Izraelin. A kishte interes ai ta godiste spitalin në një kohë që bota sulmin e Hamazit kundër tij (mbi popullsinë civile) e quajti barbarizëm dhe krim lufte? Por nga ana tjetër Izraeli a mund të bënte një vet vrasje në sytë e botës me një krim të tillë mbi të sëmuret e personelin mjeksor? Mendoj se jo. Pranë brigjeve të Izraelit jane dislokuar dy aeroplan mbajtese, nëndetse dhe shumë anije mbiujse, në ndihmë të Izraelit dhe për parandalimin e perhapjes konfliktit ne rajon. Në nje ditë që Presidenti i SHBA-se do te vizitonte Izraelin dhe do te bente nje takim me drejtuesit e vendeve te rajonit, per te qetesuar situaten dhe gjetjen e nje zgjidhje, a besohet se Izraeli mund te bente nje marrezi te tille? Une them jo.
Aktori tjeter eshte Hamazi. A mundet që kjo organizate megjithse terroriste te vriste 500 nga njerzit e vet ne spital vetem qe te behej fajtor Izraeli? Mendoj se jo. Hamazi eshte krijuar si organizem politik e ushtarak qe nga 2007 per te luftuar dhe mundesisht asgjesuar Izraelin. Ka bere ndoshta me shume se 400 kilometra tunele, strehime te nëndheshme, uzina montimi te pjesve te raketave e armatimeve te renda. Ka nje sasi prej gati 70 mije luftetaresh, ka marre ndihma teknike, special e monetare nga Irani (ndoshta edhe nga Rusia e Katari ose ndonje aktor tjeter nderkombetar). E me gjithate ai nuk besohet te qellonte mbi vetveten (spitalin e Gazes).
Aktor tjeter është Irani i cili nuk e njeh Izraelin si shtet dhe me cdo kusht dëshiron shkatërrimin dhe asgjësimin e tij. Ai është ekspozuar në armatosjen e stërvitjen e Hamazit, Hezbollahut, ISIS-it ndosha edhe të Xhihadit. Në një farë mënyre është dora e largët e Rusisë (ndoshta dhe mashë e saj) për nxitjen e veprimeve kundër izraelite në rajon. Por në një kohë që ishte në bisedime me SHBA-në për të ju cliruar nga bllokimi në Korenë e jugut të 6 miliard dollarëve, është pak e vështirë të mendohet se Irani e goditi spitalin.
Vendet e tjera për rreth si: Egjipti, Autoriteti Palestinez, Jordania, Siria, Libani, Iraku e pak më larg Turqia e Arabia Saudite, nuk kishin asnjë interes të momentit të rindizej konflikti Izrael- Hamaz e aq më paktë të goditej një spital.
Rusia po bën cdo gjë që të largohet vemendja prej luftës së saj me Ukrahinën. Për interesat e saj gjeopolitike, mund të bënte gjithcka, duke shtyrë ndonjë “mashë ” terroriste në rajon që të punonte për te. Por drejt për së drejti ajo nuk mendohet se mund ta ul stegën deri tek një spital, duke ditur se Putini me Netanjahun kanë një farë mirkuptimi nën rogozë, sepse Izraeli nuk mori pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.
Presidenti Biden deklaroi në Izrael se ai i beson ata se nuk e kanë shenjestruar spitalin, por duhen fakte për ta mbështetur këtë version. Shërbimi inteligjent amerikan e britanik ka lënë të kuptohet se nuk është qëlluar spitali, por parkingu dhe për pasojë depozitat e gazit kanë shkaktuar shpethim masiv. Raketa që ka goditur parkingun nuk është e kalibrit të madh si ato izraelite, por e vogël. Kështu është krijuar ideja se këtë e ka bërë Xhihadi. Le të presim përfundimet e investigimit ndërkombëtar. Por në se kjo është e vertetë, lind pyetja: Xhihadi për interest të kujt e bëri këtë duke shinjestruar si fajtor Izraelin? Ndoshta është një dorë e largët e interesuar për shkatrrimin e Izraelit dhe ndezjen e një lufte rajonale madje edhe botrore. Në gjykimin tim, as Izraeli nuk do të asgjësohet e as luftë botrore në kete moment nuk do të ketë. Por dhimbje ndjejmë si për civilët hebre dhe për ata palestinez që janë thjeshtë viktima të konfliktit.
ASLLAN BUSHATI