Nju Jork, 16 prill 2022
Këto ditë në Nju Jork, Shtëpia Botuese ADRIATIC PRESS, ka botuar librin “STUDIES ON ALBANIAN LITERATURE AND ETHNOLOGY(Kanun of Lekë Dukagjini” të profesorit të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “F. Agani” të Gjakovës, Prof. Asoc.Dr. Besim Muhadri, i cili është edhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Libri është rezultat i punës shumëvjeçare të autorit në fushën e studimit letrar dhe të etnologjisë, në të cilin ka përzgjedhur studime për autorë të njohur shqiptarë dhe studime që kanë të bëjnë me të Drejtën Zakonore Shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Profesor Besim Muhadri gjatë kësaj kohe është duke qëndruar në SHBA, ku është duke punuar në realizimin e disa projekteve në fushën e studimit letrar, me theks të veçantë projektin që ka të bëjë me rrjedhat e zhvillimit të letërsisë dhe publicistikës, të shkruar nga shqiptarët e Amerikës që nga fillimshekulli i kaluar e deri më tani. Libri “Studies on Albanian Literature and Ethnology”, por edhe disa nga librat e tjerë të prof. Besim Muhadrit pritet që së shpejti të promovohen në Nju Jork nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë dhe Federata Panshqiptare “Vatra”.