NGA Asllan BUSHATI/
Ajo që ndodhi në Bruksel më 22 Mars 2016, përkon me dy ngjarje të cilat janë: festa e pashkëve e vitit 2016, dhe arrestimi para disa ditësh i terroristit më të kërkuar në botë Salah Abdesalam. Ngjarja ishte një makabritet që përloti botën e qytetruar e të civilizuar dhe i detyroi qeveritë e vendeve kryesore perendimore të ngrenë shkallën e sigurisë në nivelin më të lartë të mundëshëm vecanërisht në metropolet e mëdha .
Televizionet e gjithë botës, radiot, portalet ,gazetat dhe mjetet e komunikimit elektronik, përcollën para gjithkujt tëmerret e sulmeve terroriste. Deri në këtë moment raportohet për 37 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur,( të dhëna këto jo zyrtare), por që mund të përkeqësohen në orët në vazhdim. Sulmi i sotëm erdhi jo aq pa pritur, duke patur parasyshë goditjet që kishin ndodhur në Londër, Paris, Stamboll, Ankara etj. Këtë vepër (një nga më të shëmtuarat e këtyre dy dekadave të shekullin 21), e mori përsipër ISIS, një monstër shtet, që përpiqet t’i imponohet gjithë botës e vecanërisht botës perendimore dhe ta trasferojë konfliktin nga rajoni Irak- Siri në Europë e më gjërë.
Pyetja shtrohet pse ISIS zgjodhi si objekt sulmi Brukselin? Kjo gjë mendoj se vlen të shikohet nga disa kënde shikimi. Njera nga më kryesoret është ajo se, Brukseli perfaqson Europën. Ai është në një farë mënyre kryeqyteti i kontinentit të vjetër dhe pothuaj tërësisht kristian. Atje janë institucionet kryesore të Bashkimit Europian(BE), aty është NATO-ja dhe aty janë vendim marrësit politico-ekonomik. Pra, pas Mbretërisë Bashkuar(Anglisë) ,Francës dhe Turqisë, të goditura vec e vec më parë, ISIS i tha Europës se po të godas pikërisht atje ku është truri vendim marrës. Kështu vendimi për sulm gjykoj se nuk është marrë nga disa halabakë të lagjes Molenbek të Brukselit, por nga udhëheqësit më të lartë të ISIS-it. Po ceshtja shtrohet : pse para Ditës së Pashkëve? Mendoj se liderët e ISIS thonë me vehte se perendimorëve kristianë s’duhet tua lejojmë ta festojnë me gëzim festën e tyre më të madhe fetare të këtij viti. Pra është edhe pjesë e luftës vjetër fetare ku sipas vizionit të tyre (ISIS) përjashtohet bashkë ekzistenca dhe harmonia ndërfetare botrore. Pra bota duhet të jetë vetëm islame dhe cdo gjë tjetër është e përjashtuar.
Po pse disa ditë pas arrestimit të Salah Abdesalam? Në gjykimin tim, politikbërësit e ISIS-it mendojnë se terroristi Abdesalam mund të qulloset e të flas dhe duke e bërë një gjë të tillë, do të prish shumë punë dhe ndoshta do të shkatërroj gjithë planet goditëse të parashikuara për veprim. Nga ky kënd shikimi, sulmi mbi Bruksel duhet të jetë bërë nga struktura jashtë njohurive të Abdesalamit ose një veprim i tillë eshtë shpejtuar para dekonspirimit planeve nga ana e tij.
Vec sa më lart,Brukseli si qytet ,ka afërsisht 25 përqind musliman. Ata janë emigrant të ardhur para shumë vitesh nga vendet arabe, magrebi, turq, shqiptar etj. Të cilët kanë punuar fort, kanë ushqyer familjet e tyre , kanë lënë gjurmë në ndërtimin e veprave të mëdha në Bruksel , duke bërë kryesisht punë të rënda, por kanë ruajtur zakonet e traditat e tyre dhe në harmoni e respekt fetar për njeri tjetrin. Fëmijët e tyre kanë lindur në Belgjikë, janë shkolluar atje, por shumë prej tyre sot janë të pa punë sepse ata nuk preferojnë të bëjnë punë të rëndomta si prindërit e tyre, dhe ndiehen të deskriminuar duke mos qenë të përfaqësuar në shtresat e larta të shoqërisë belge. Ata ndoshta e quajnë veten pjesë e harruar e kryeqytetit belg dhe kanë prirjen të bashkohen me ekstremistët e origjinës prindërore. Por edhe emigrant e kohëve të fundit nga Siria, Iraku, Libia, Afrika Sahariane etj, duke patur në përbërje të tyre shumë antar të ISIS( thuhet gati 6000),të cilët kanë ndikime të dukëshme negative tek disa të rinj mendje lehtë e të pa formuar. Vecanërisht lagja Molenbek e Brukselit ka qenë prej disa vitëesh (dhe aq më shumë sot) ,si Harlemi i NY shumë viteve më parë, ku thuhej: (Night time police go back- që do të thotë natën policë këthehuni mbrapsh), pra këtu nuk ka vend për ju, se këtë pjesë e drejtojnë bandat që urdhërohen prej nesh.
Një aspect tjetër është ai se, ky grup i Molenbekut organizoi dhe kreu sulmin mbi Francë. Pra dihej grupi, numuri i pjesëmarrësve, emrat, adresat dhe aktiviteti i tyre e megjithatë ai sulmoi dhe Brukselin duke i gjetur të pa përgatitur (ose ndoshta te konsumuara) forcat e sigurisë së këtij vendi. Kjo mefshtësi ose thënë thjeshtë pa aftësi, u duk edhe në kontrollin në hyrje të aeroportit por edhe pasi sulmi ndodhi. Kishte amulli dhe shteti nuk qe në gjendje tu ofronte ndihmen e menjëherëshme viktimave dhe të plagosurve.U harru përvoja se kur ndodh nje sulm terrorist,pritet një tjetër më i fuqishëm sic ndodhi në Metro gati pas një ore. Këtu ndoshta nuk është vendi dhe moment i duhur për të bërë vrejte, por po përpiqem ta shikoj propblemin nga shumë kënde shikimi.
Nga kjo tragjedi e Brukselit, më e rëndësishmja është se mirë se kjo ndodhi ,por c’opsione kemi për të ardhmen në fushë e sigurisë, sepse qëllimi i terrorizmit është të mbjellë terror? Për të patur një përgjigje të menduar për këtë pyetje, kalimthi duhet ti kthehemi përvojës që na jep historia e luftrave dhe ajo e artit ushtarak . Lufta e Dytë Botrore (LDB)përfundoi më 9 maj 1945 me mundjen e nazi-fashizmit. Por një nga veprimtaritë e suksesëshme të saj ka qenë aktiviteti i fortë veprues në prapavijat e kundërshtarit, duke goditur elementët strategjik që e dobsonin ushtarakisht dhe moralisht kundërshtarin. Terrorizmi i sotëm e ka vëvë këtë përvojë të LDB-së në plan të parë dhe po e adapton me sukses në kushtet e sotme. Afërsisht e njejta skemë ka vepruar edhe në kohën e Luftës së Ftohtë(LF), ku agjenturat (sherbimet sekrete), satelitët,mjetet e suverjimit, vepronin në teritoret e kundërshtarit, ku njiheshin me armatimet e reja, sasinë dhe cilësinë e arëve, municioneve, objektet strategjike, përgatitjen e trupave dhe aftësinë drejtuese të shtabeve e deri tek piksimi i strategjistëve (skifterëve) të kundërshtarit. Po kështu po veprojnë edhe planifikuesit e zbatuesit e terrorizmit të sotëm të isis-it.
Një risi në fushën e terrorizmit të sotëm është edhe përgatija e” njeriut bombë”, ku në frymën e fesë dhe në bashkëpunim me kriminelët disa të rinj vetvishen me lëndë plasese duke u bërë armë vrasese për të tjerët. Vetëm në Bruksel ka mbi 300 xhami (3 prej të cilave shqiptare). Atje publikisht predikohet kurani, që s’ka sgjë të përbashkët me terrorizmin, sepse ne themel ai ka paqen e mirësinë. Por prapa xhamive dhe besimtarëve të paformuar, qëndrojnë kriminelët ,të cilët këtë kontigjent e përpunojnë më tej jashtë institucioneve fetare duke e bërë mish për top për interesat e ISIS-it e duke u thënë se ju do të jeni heronjt e islamit dhe do të priteni në botën e përtejme me lule, dekorata dhe si heronj të vërtetë. Prandaj asgjësoni të krishterët dhe të pa fetë, se feja e vetme që duhet të sundojë botën është islami dhe vetëm islami.
Ky kontigjent kriminelësh, vepron me qëllim për të realizuar një përplase kulturash dhe identitetesh, në radhë të parë midis feve islame e krishtere, por edhe midis kulturave perendimore e lindore. Me këtë dhe me veprimet terroriste ne perendim, don të largojë vemendjen nga humjet e rënda të pësuara në fushbetejë dhe përgjegjësia që ka për humbjen e luftës (sepse ka humbur gati gjysmën e teritorit). Megjithatë, këto kriminelë duke përdorur plumba porcelain dhe plastic, duke future gozhdë, bullona,dado, sfera etj me mbështjellje plastike, ka mundur të kalojë shumë post-bloqe e pika kalimi pa u diktuar .Me përdorimin e taktikave dhe të municioneve të mësipërme, ka kryer deri tani 75 aksione terroriste, ka vrarë 1280 njerëz të pafajshëm (përfshi shumë gra e fëmujë) dhe ka plagosur 1770 vetë.
Ky është një realitet me të cilin bota e qytetëruar duhet të balafaqohet. ISIS nuk asgjësohet vetëm me përdorimin e sulmeve nga ajri. Përdorimi trupave toksore, mendoj se është domosdoshmëri. Sa më shumë ti jepet kohë ISIS-it, aq më e kushtueshme do të bëhet fitorja. Bashar El Asadi sygjeroj senuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë aleat në veprimtarinë e ardhëshme. Kur lufta të përfundojë duhet të mendohet krijimi i shtetit të Kurdistanit. Pasi të vendoset rendi e qetësia në tre shtetëshin Irak-Siri-Kurdistan, të mundësohet rikthimi i refugjatëve në vendet e tyre. Pas këthimit të refugjatëve duhet të dalin para gjyqit të gjithë bashkpuntorët e ISIS-it në Europë e më gjërë, sic u be ne mbarim te LDB-se.
Duhet të pranohet hapur dështimi i Europës në politikat e bashkpunimit për ceshtjen e refugjatëve.Dhe para se ajo të ndërmarrë veprime( ndoshta më të gabuarat) për prishjen e marrveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë, të shtërngojë radhët e të futet në luftën frontale kundër ISIS-it dhe së bashku me partnerët ta fitojë atë pa kosto të madhe.
Dhe së fundi, lufta e ardhëshme kundër terrorizmit (ndoshta 10 vjecare), mendoj se nuk do të jetë luftë frontale, por subversive, me përfshirjen e shumë shërbime inteligjente. Raporti i forcave nuk do të jetë si ai klasik, por ballafaqim njerëzish dhe aparaturash inteligjente.Investimi në fushën e sigurisë nuk është i tepërt edhe në se lihet dicka mangut në një sferë thetër të jetës.Kjo do të jetë përgjigja më e mirë për të rënët dhe të dëmtuarit nga terrorizmi në Londer, Paris, Bruksel,Stamboll, Ankara etj.