“Ballkani Perëndimor është një burim thelbësor i luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak, veçanërisht kur merret parasysh proporcioni për kokë banori në raport me popullatën”, ka thënë Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.
Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë një dëgjimi të mbajtur më 29 prill në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor.
“Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë posaçërisht vende të shquara burimi. Individë të caktuar janë duke u radikalizuar dhe motivuar për të luftuar në Siri dhe Irak nga një numër faktorësh”.
“Stagnimi ekonomik dhe mungesa e opsioneve të punësimit janë faktorë.Gjithë kësaj i shtohet pastaj edhe skepticizmi që qytetarët kanë në raport me qeveritë e tyre”, ka thënë në dëshminë e tij zoti Hoyt Brian Yee.
Ai ka rikujtuar se “vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke e marrë shumë seriozisht këtë kërcënim – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë miratuar tashmë ligjin që sanksionon luftëtarët e huaj dhe ata që i mbështesin këta luftëtarë”.
Diplomati amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “janë duke ofruar ndihmë thelbësore përmes këshillimeve teknike, trajnimeve në ndërtimin e kapaciteteve për rastet që ndërlidhen me terrorizmin dhe forcimin e bazës ligjore”.
“Madje, Shtetet e Bashkuara kanë emëruar së fundmi një prokuror amerikan në ambasadën amerikane në Tiranë, në cilësinë e një Këshilltari Ligjor Kundër-terrorizmi, me përgjegjësi rajonale”, ka thënë zoti Hoyt Brian Yee, në seancën dëgjimore, të kryesuar nga kongresisti amerikan, Dana Rohrabacher.
Gjatë kësaj seance është folur për secilin vend të Ballkanit Perëndimor veç e veç, duke përmendur këtu sfidat dhe përparimet që këto vende kanë përmbushur.
Në rastin e Kosovës është përmendur edhe çështja e themelimit të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, duke e cilësuar si të rëndësishme këtë Gjykatë jo vetëmpër viktimat, por edhe për të ardhmen e Kosovës në tërësi.
Seancën e plotë dhe dëshmitë e pjesëmarrësve mund t’i lexoni këtu. (a.v.)
Jakov from Israel says
Nje ligj qe denon pjesetaret e luftrave jasht territorit te vendit ,e ka permbushur vetem republika e Kosoves qe duhet pergezuar per kete nisme ,qe duhet te mprihet akoma para se keta terroriste te dalin nga Kosova dhe te bashkohen me banditet ne Siri e gjetke .Ne Shqiperi ky ligj akoma nuk egziston ,ka vetem llafe boshe pa asnje veprimtari .Lidhur me pranimin e Shqiperise ne BE ,fakti i mesiperm duhet te merret ne konsiderate te vecante .Ne Shqiperi ,qe aspiron te behet pjetare e komunitetit europiane kriminaliteti ka shkuar ne maje ,vrasje e grabitje ka perdite ,ka sistem drejtesie sa per forme qe mvaret totalisht nga pushteti ku vendimet e gjykatave merren ne zyrat e kryeministrit dhe ministrit te brendeshem .Parlamenti shqiptare dhe nje pjese e madhe e administrates publike ,ne vendet me kyce .ose jane njerez me precedemte penal ose pasardhes te diktatures qe kane lyet duart me gjakun e te pafajshmeve .Nuk ka reforma dhe nuk jane mbajtur premtimet parazgjedhore .Populli po braktis perdite vendin per te gjetur kushte me te mira jetese sepse atje nuk mund te rrohet me .Kete vend doni te fusni ne familjen e madhe europiane zoterinje te Europes ? Pse i hapni telaesha vehtes kur boll kini edhe pa Shqiperine .Le te rrije edhe 10 vjet se paku deri sa atje te kete vertete nje qeveri demokratike dhe jo formale qe do vetem te mbushi xhepat e saje te pangopur .Shikoni ministrat e kesaj qeverie qe erdhen ne pushtet vetem me dy pale te mbathura ,si sahanlepires te zellshem te Rama –Metes ,sot po ju cahen dollapet nga garderoba e tyre e shtrenjte duke nderuar kostumet dy here ne dite .Kriminelet ne Shqiperi i kini ne Parlamentin e vendit ,mos i kerkoni gjetiu .Po nuk i shkulet dhembet e prishur te parlamentit shqiptare ,goja do ju mbaj ere te keqe per nje kohe te gjate .Me vjen keqe ,por kjo eshte nje e vertete e pamohueshme qe duket nga shume kilometra larg .Faleminderit po qe se jini dakord me mua .