Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në SHBA./
*Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” dhe Organizatat e Diaspores ne SHBA nuk kane pase asnje njoftim zyrtar per t’u bere pjese e ketij takimi. Takimi eshte bere selektiv e me ftesa./
I ndodhur atje për Sesionin e 72 –të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, së bashku edhe me Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli shprehën vlerësimin maksimal për bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për kontributin e tyre ndaj atdheut por edhe nivelin e lartë të integrimit në shoqërinë amerikane, ndërsa ri konfirmoi angazhimin e tij të plotë në thellimin e bashkëpunimit me diasporën, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj tyre.
Ai vuri në dukje nismat e Qeverisë shqiptare për jetësimin e një marrëdhënie të re me shqiptarët jashtë atdheut, angazhimin e tyre në zhvillimet e vendit, si dhe të Ministrisë që ai drejton në veçanti.
Këtu mund të theksohet zhvillimi i suksesshëm i Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë më 18-20 nëntor 2016, ku një numër shumë i madh i shqiptarëve nga SHBA-të morën pjesë aktivisht në punimet e Samitit, si dhe lançimi i suksesshëm i shërbimeve konsullore online, të cilat ofrojnë shërbime më të shpejta, të lira dhe transparente për të gjithë shqiptarët.
Ai gjithashtu vuri në dukjen angazhimin për regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe mundësimin e tyre për të votuar nga kudo ku jetojnë që nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021.
Në këtë kuadër, ai vuri në dukje dhe ngritjen e Ministrisë së Shtetit për Diasporën në qeverinë e re, e cila do të mbartë peshën e madhe të përgjegjësisë për ri-vitalizimin e marrëdhënieve me diasporën dhe angazhimin e saj aktiv në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.(Express)
Shenim i Diellit:Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” dhe Organizatat e Diaspores ne SHBA nuk kane pase asnje njoftim zyrtar per t’u bere pjese e ketij takimi. Takimi eshte bere selektiv e me ftesa.