Ne Foto: Ambasadori shqiptar ne Londer Mal Berisha, me kryetarin e Bashkise, Ambasadorin e Shqiperise ne Rone Neritan Ceka, dhe sternipin e Skenderbeut, George Maria Skenderbeg.
Permes nej emsazhi ne Facebook, ambasadori shqiptar ne Londer shkruan se: Me daten 4 gusht 2013, ne fshatin arberesh Munxhufuni, u vendos busti i Skenderbeut. Ishte nje dite e jashtezakoneshme per bashkesine e atyshme, por edhe per ne qe morem pjese. Bashke me Ambasadorin e Shqiperise ne Iali Z. Neritan Ceka perjetuam momente shume te forta emocionale, tek shifnim gezimin e atyre njerezve qe ende e ruajne te forte ndjenjen e dashurise dhe krenarise per origjinen e tyre. Dhe jo vetem kaq, por kur i degjonim te na flisnin ne gjuhen tone te vjeter shqipe.
Albumi fotografik i aktivitetit te asaj dite e pasqyron kete me se miri.
Vendosja e bustit të Skënderbeut në fshatin arbëresh Munxhufuni (Montecilfone) më 4 gusht 2013. Busti është vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku me banim në Uashington. Vendosja e tij u bë me nismën e ambasadorit të Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.
Sic njofton ne facebook ambasadori Mal Berisha, nje dite para vendosjes se bustit te Skenderbeut ne fshatin arberesh Munxhufuni,me 3 gusht u organizua nje tjeter veprimtari-Me daten 3 gusht nje dite para inagurimit te bustit te Skenderbeut ne Manxhufuni, patem rastin e fortlumtur te marrim pjese ne hapjen e ekspozites se piktores arbereshe, Liliana Corfiati, me vepra te saj si dhe me njezet pune origjinale te piktorit tone te madh, Ibrahim Kodra. Keto pune jane pjese e koleksionit privat te piktores Corfiati, te gjitha te dhuruara nga vete piktori Kodra. Secila prej tyre kishte nje histori me vete. Te gjitha Kodra i kishte pikturuar ndersa darkonin, flisnin per Shqiperine dhe ia dhuronte me dedikim. Madje njera prej tyre mban vete emrin e Liianes. Ekspozita u hap ne nje mjedis te mbyllur, shume antik. Por veprat e Lilianes shtriheshin ne tere qendren e Campomarines, ne cdo rruge dhe dalloheshin per motivet qe ne shume raste rikujtonin eksodin e arberesheve drejt Italise. Si rezultat i dekorimit artistik nga ana e kesaj piktorje ishte shtuar ne menyre te ndjeshme numri i turisteve.