• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The Faith Power 100

December 8, 2022 by s p

New York’s most influential religious leaders.

By CITY & STATE

DECEMBER 5, 2022

When the Rev. Calvin O. Butts III died this fall, he left behind a legacy that extends far beyond the decades he spent preaching at Abyssinian Baptist Church. He helped launch the Abyssinian Development Corp., which invested more than a billion dollars to improve housing in the Harlem community surrounding his church. He revitalized SUNY Old Westbury, a diverse, public institution on Long Island, while serving as its president for two decades. And he cultivated and leveraged relationships with powerful politicians at City Hall, in Albany and in Washington, D.C., delivering on behalf of his fellow Harlemites and Black New Yorkers.

Butts, who drew inspiration from Martin Luther King Jr., is now a model for today’s faith leaders whose works extend beyond the walls of their church, synagogue, mosque or temple. Like Butts and King, Black ministers are often called to be civil rights leaders. Similarly, rabbis are indispensable advocates for a people with a long history of facing persecution – including the current rise in antisemitism. In the wake of the 9/11 terrorist attacks, imams defended Muslims and forged interfaith partnerships in pursuit of peace and understanding. Leaders of these and many other religions in New York shape debates over critical policy questions, from culture war issues like abortion and same-sex marriage to public safety concerns like gun violence and criminal justice reform and budget-related matters like education and

The must-read daily newsletter for NY’s political community.

City & State’s inaugural Faith Power 100 features scores of religious leaders representing the remarkable diversity of faiths and systems of belief in New York. The list, researched by City & State staff and written by journalists Aaron Short, Aimée Simpierre, Asar John and Erica Scalise, highlights the most influential faith leaders in New York as well as key figures at institutions with strong religious ties or a clear faith-based mission.

Imam Tahir Kukaj

Imam and Head of Department of Islamic Studies, Miraj Islamic School

This year, when political and faith leaders across the city celebrated the convergence of Passover, Ramadan and Easter, Imam Tahir Kukaj’s Albanian Islamic Cultural Center hosted the event. Kukaj regularly represents the Islamic faith at interfaith convenings both in his home borough of Staten Island and across New York City. He also serves as a chaplain for the New York City Police Department and was selected by Mayor Eric Adams to sit on the clergy committee of his transition team.

Filed Under: Analiza Tagged With: Tahir Kukaj

Në Amazon dhe Barnes & Noble botohen dy libra kushtuar Presidentit Donald J. Trump shkruar nga studiuesi e publiçisti Klajd Kapinova

December 8, 2022 by s p

Tomë Mrijaj/

Eshtë rasti i radhë në historinë e publiçistikës shqiptare në vendlindje dhe diasporë, që një shqiptaro-amerikanë shkruan dy libra voluminoz kushtuar një figure të madhe dhe të shquar amerikane Presidentit të 45-të të SHBA republikanit Donald J. Trump. 

Autori Klajd Kapinova, për 30 vjet me radhë, është një aktivist dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Kishës dhe Shtypit Katolik Shqiptar në vendlindje dhe SHBA, duke qenë editor dhe autor i disa librave dhe qindra shkrimeve mbi historinë e kishës martire shqiptare në Shqipëri dhe kontributin e shquar të Klerit Katolik Shqiptar gjatë shekujve deri në ditët tona.

Lexuesit shqiptaro-amerikanë dhe në vendlindje me anën e librave: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Edicioni i Parë në vitin 2021 në Shkodër dhe Edicioni i Dytë SHBA, 2022) dhe “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, (Këndvështrime), të shkruar me shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit Klajd Kapinova, mund të mësojnë shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane. 

Unë si redaktor i librave, mendoj se veprat e reja, që lexuesit kanë në dorë, mund të quhen ditare dhe analiza të mprehta historiko-politike, të pasura në brendsi me përshkrimet interesante të ngjarjeve dhe datave mbresëlënëse, të cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova (për të mirën e popullit amerikan), radhitet si kyetar shteti më më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës.

Unë qysh me marrjen e shtetësisë amerikane, katër dekada më parë, jam rregjistruar si votues me bindje demokrate. Historinë e lavdishme të Amerikës përparimtare e kam ndjekur me shumë kujdes, qysh në bankat e shkollës së mesme në vendlindjen time në Kosovë dhe për shumë dekada në SHBA… 

Sikurse mësojmë edhe në libër autori e vë theksin ndër të tjera tek fryma dhe praktika konservatore amerikane e Presidentit Trump kundër abordit, një plagë serioze dhe shqetësuese sot në botë, me të cilën Kisha Katolike dhe Selia e Shenjtë në Vatikan janë përballur vitet e fundit në SHBA dhe Europë, ku forcat politike liberale, komuniste dhe ateiste janë shfaqur hapur pro abordit, duke i hequr të drejtën e jetës fëmijëve të palindur dhe porsalindur.

Në saj të politikës së zgjuar dhe largpamëse të Presidentit Trump, SHBA arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata demokrate e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2. 

Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit Trump, ka zbardhur përmes faqeve të librave të ri autori i komunitetit tonë. 

Ai, i ka hartuar shkrimet e tij të bazuar në burime e fakte të sakta historike amerikane dhe dëshmive të ndryshme nga shtypi periodik dhe librat e reja në ditët tona. 

Gjatë vitit 2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtrë demokratë, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e 185 monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë 30 policë dhe plagosur 700 të tjerë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm marksistë.

Në faqet e librit historik, mësojmë se në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020 gjatë zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan. Në shtetin Georgia, epërsia e tij ishte në avantazh me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në Pensilvani me 600,000 vota. 

Kështu në gjashtë shtete kryesore konservatore Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin. Trump, arriti të marrë mbi 75 milion vota reale. Gjatë asaj nate ndodhi absurdi. 

Mbas 2 vjetëve, pikërisht manipulimi dhe vjedhja masive e votave po vërtetohet sot në dhjetor 2022 nga bossi i ri i Twitter multi bilioneri i suksessshëm Elon Musk me publikimin e dokumenteve sensitive korruptive të Skandalit të Madh të Shekullit nga ish bossi i rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Google, YouTube etj., të cilat po bëjnë bujë kudo në botë në ditët tona.  

Big Tech, FBI etj., me paramendim fshehën me qëllim të vërtetën e u bënë pjesë e lojës së madhe manipulative të korrupsionit, që ata organizuan hapur kundër zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe ndaj vetë Presidentit Donald J. Trump. 

Një aspekt i rëndsishëm i librave, është tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona. Dihet se populli i lashtë ebrejt dhe ai iliro-shqiptar, historikisht kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin edhe pse në territorin iliro-arber-shqiptar, besimi islam-otoman, zë përqindjen më të lartë të popullisë.

Praninë e hershme të ngulimeve hebreje në Kosovë kryesisht në territorin e Novobërdës e dëshmon defteri otoman i vitit 1498-1499, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike. 

Asokohe pushtuesi kolonizator osman ankohej se gjatë revoltave shqiptare kundër shtetit islamik perandorak turk në vitin 1911, pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur rebelët shqiptarë. Kosova u bë si pikë tranziti e rëndsishme për emigrantët ebrejt. Mijëra hebrenj, që shkuan në Shqipëri asokohe e përdornin territorin e Kosovës si pikë tranziti. 

Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J. Trump. Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia, fatmirësisht nënshkruan dakordimin, për normalizimin ekonomik, ndërmjet tyre në praninë e presidentit amerikan Donald J. Trump. 

Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit, për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.

Fatmirësisht deri tani administrata Trump, falë një pune përkushtuese, arriti të bej realitet platformën elektorale të republikanëve patriotë, nën moton e suksesshme: America First. 

Shumë pak shqiptaro amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht nuk kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë të mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare. 

Megjithatë duhet thënë ana pozitive, se shtetet tona si Shqipëria dhe Kosova, vazhdimisht janë ndër vendet kryesore në botë, për simpatinë dhe respektin e veçantë, që tregojnë gjithnjë për SHBA-në, pavarësisht se kush drejton politikisht shtetin republikanët patriotë apo ekstremistët e majtë demokratë.

Trump dhe administrata e tij, me enërgji të pashtershme bëri investime të mëdha në bujqësi, për fermerët amerikanë. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA, janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me produktet e dobëta dhe të lira kineze etj.

Gjatë kësaj periudhe, sipas shifrave të pavarura mujore, del se papunësia ra në masën 3.6%, duke qenë një rekord në të gjithë historinë e SHBA-së për gati 50 vjet, duke hapur mbi 10 milion vende të reja pune. 

Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.

Amerika, me gjithë baticat dhe zbaticat e veta historike, shpreson dhe beson shumë në Zotin dhe drejtësinë, se një ditë ajo do të fitoj. 

Trump kishte të drejtë për gjithçka

Libri i dytë: “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, me autor Klajd Kapinovën, është një vepër e re me këndvështrime të historisë dhe politikës bashkëkohore amerikane, e cila trajton në gjërësi dhe thellësi, me fakte serioze shkaqet e rënies drastike të demokracisë dhe krenarisë SHBA-së, nga paafësia e Joe Biden, gjatë periudhës së shkurtër nga muaji janar 2021 dhe deri në ditët tona.

Të gjithë arritjet pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, sot nën Biden, janë përmbysur dhe zhdukur me shpejtësi të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane.

Kjo katastrofë e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i degradimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.

Në ditët tona, niveli i inflacionit në SHBA, fatkeqsisht është rritur në shifra të frikshme të krahasuar me vitin 1970, duke risjellë fenomenin katastrofik të Recensionit të Madh, e shoqëruar kjo me çvlerësimin e monedhës dhe ngritjen e mëtejshme të çmimeve, në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve amerikanë. 

Papunësia si plagë e madhe, gjatë periudhës së administratës së Presidentit Trump, ishte ulur shumë në shifrat rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, kurse sot fatkeqsisht nën Biden ajo është rritur në shifra më të larta në shkallë kombëtare, brenda komunitetëve, grupmoshave dhe gjinisë së aftë për punë, si për shembull në komunitetin afrikano-amerikanë, komunitetin ispanjik (latin), komunitetin aziatik dhe më së shumti për vajzat dhe gratë amerikane. 

Libri i ri Kapinovës, me detaje, fakte dhe prova të marrë nga burime të pavarura amerikane trajton korrupsionin e familjes Biden ndër vite… Ky libër ri me risitë e tij, është një kronikë, këndvështrim dhe analize e detajuar e ngjarjeve dhe skandalëve të panumërta të ditëve tona në SHBA, të cilat janë zbardhur dhe argumetuar me një analizë të mprehtë dhe ilustruar me prova e fakte të ditëve tona. (New York, 2022) 

Filed Under: Analiza Tagged With: Klajd Kapinova

Një akt terroristo-socialist, godet Sali Berishën, dhe poshtron të gjithë Shqipëtarët

December 8, 2022 by s p

Dr. Zekri Palushi, Australi 7 dhjetor 2022/



Me 6 Dhjetor, 2022 -populli ynë, dhe e gjithë bota demokratike, u ballafaquan me një demonstrim të dhunës makabre të hienave të kuqe-socialiste ‘’shqiptare’’, që do t’jua kishin zili edhe fashistët e Musolinit, edhe nazistët e Hitlerit.  

Një skenë e mirë-organizuar, (të cilën, dirigjenti me një kujdes të veçantë, dhe budallallëk t’pa shoq), kishte vendosur ta hapte me një aktor militant socialist, gangster profesional, të pregatitur nga MAFIA qeveritare në pushtet, që jo vetëm të godiste Berishën, por njëherësh të ishte i vemendshëm, që ta  përdorte krahun e majtë, në mënyrë që të linte një hapësirë të majftueshme për kameramanët, për ta filmuar plotësisht këtë akt sadistik.

Edi Rama, –ky armik kombëtar, i pa shoq, -me punën e tijë anti-shqiptare, në bashkpunim me rrjetin ndërkombëtar anti-demokratik sorosjan, ka arritur që brenda 10 vjetësh të instalojë pushtetin e tijë kriminal, të korruptuar e imoral, -duke filluar me Këshillin e Ministrave (epiqendra e mafies), e deri në nivelet e pushtetit lokal, sistemin legjislativ parlamentar, sistemin e drejtësisë, …, -përfshi këtu edhe inkriminimin e shumë njerëzve të thjeshtë qe për ‘pesë para’ kanë shitur shpirtin dhe vlerat e tyre moralo-njerëzore.

Sot për sot, Edi Rama është virusi më rrezikshëm, kombëtar, e ndërkombëtar -i kultivuar në laboratoret e Georg Sorosit, dhe i përdorur nga George Sorosi, jo vetëm për të infektuar e shkatrruar liritë, dhe demokracinë e shqiptarëve, por, nëpërmjet Edi Ramës, -George Sorosi po arrinë të infektojë edhe liritë, demokracitë, paqën, dhe stabilietin Bllkanik dhe atë Europian. 

Këtë mund ta konkretizoj edhe me qëndrimin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila në një mesazh për median në Tiranë, ndër të tjera tha se ‘’kriza ekonomike, dhe energjitike që shkaktoj lufta në Ukrainë e bashkoj më shumë Europën,…’’, -Ajo, gati sa s’tha se, për hirë të këtij ‘’bashkimi’’ kjo luftë duhet t’mbahet gjallë.

Ndërkohë që ajo krenohej me arritjet e Samitit, nuk gjeti asnjë moment, sado të vogël, për të hedhur poshtë, e denoncuar, aktin kriminal, ndaj liderit të Opozitës Shqipëtare!

Pothujse të njejtën gjë bëri edhe governorja Kim, e cila shpreh jo direkt, por nëpërmjet një zëdhënësi të sajë se ‘’U skandalizuam nga sulmi fizik ndaj një antari të parlamentit,…’’ . 

Turp të keshë Zj Kim! Ky ‘antar parlamenti’, ka një emër, që ju s’guxoni t’ja shqiptoni. 

Ky ‘antar parlamenti’ është Sali Berisha, udhëheqësi legjitim i PDSH, dhe Opozitës Shqiptare, i zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë, kundër dëshirës, dhe manipulimeve tuaja djallëzore.

Ky ‘antar parlamenti’, është simboli i përmbysjes së diktaturës komuniste, -dhe ish-president, dhe dy herë, ish- kryeministër i Shqipërisë.

Zj Kim, ju patët një rast ideal, për tu shkëputur nga rrjeti mafiozo-socialist, në të cilin, keni vite që keni aderuar, -por dukshëm, kjo s’paska qenë një rastësi, –vazhdimi i sjelljes suaj në të njejtën mënyrë, për sa vite që jeni në Shqipëri, do ti shkonte më së miri politikës së Koresë së Veriut, -por jo, SHBA, -këtij vendi të bekuar, frymzim, shpresë-dhënës, dhe rregullator, i demokracisë botrore. 

Të quditëshme ishin edhe ‘’shqetësimet’’ e disa gazetarve, analistve, dhe opinionistve të majtë, që parashikonin se do të ndodhte një gjë e jashtzakonshme, -duke aluduar si protagonist ogurzi, protestuesit demokrat.
‘’Parashikimet’’ e tyre ishin vërtetë shqetësuese, -sepse, për mendimin tim, ata ishin në dijeni për ç’far mafia qeveritare po organizonte.

Të dashur bashkatdhetarë, -tashmë është koha për tu zgjuar, -Ju s’mund të mbështeteni në vende të tjera, për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga qeveria juaj,-nën sundimin e së cilës, Ju s’mund të jeni të sigurt, as në rrugë, as në lokale, as në vendet e punës, e vende publike, dhe as në shtëpitë tuaja.

Harrojeni se dikush nga jashtë do t’ju ndihmojë! –Qeveritë e huaja, mësë shumti po luajn me qeverinë e Edi Ramës, po e përdorin, dhe shfrytzojnë atë, -në interesin e tyre, por gjithmonë në kurrizin tuaj.

 Po kështu, mos harroni se, -si Europa, ashtu edhe Amerika jonë e dashur, po përballohen me shumë probleme, -kryesisht të qëllimëshme, dhe të vet-shkaktuara.

Po kështu, Ju mos harroni se me këtë virus, që jo vetëm ju ka infektuar tash 10 vjet, por siq duket, edhe ka depërtuar në qëlizat tuaja, duke marrë peng ADN, dhe bërë modifikimin e sajë, -siq dihet, modifikimet e ADNsë janë mjaft të rrezikëshme për të gjithë strukturën gjenetike të kombit tonë.
Me këto modifikime, mbijetesa jonë kombëtare, s’do të zgjasë shumë. 

Po kështu, mos harroni se një popull që bashkjeton me krimin, -kriminalizohet edhe vetë.
Ju kujtoj se në Kolumbi, dhe Meksikë, ku zotrojnë kartelet mafioze të drogës, -populli viktimizohet vazhdimisht, dhe me dhjetra njerëz vriten pa-mëshirshëm, ç’do ditë, si në rrugë, shtëpi e kudo.     

Pra, le t’ju shërbejë kjo goditje vagabondteske, – si një mjet trishtues, ndaj të cilit duhet të mbroheni, e të kundërveproni të gjithë të bashkuar, dhe me shpejtësi, -tash, sa ndoshta s’është tepër vonë. 

Qëndrimi indiferent dhe parazitik, me idenë se të tjerët do ta bëjnë atë për ju, -nuk ju nderon aspak, e as nuk ju zgjidh asgjë.

Ju kujtoj se të gjitha vrasjet politike nëpër botë, (përfshi edhe vrasjen e kohëve të fundit të ish kryeministrit Japonez, Shinzo Abe, -si dhe vrasja e ish presidentit JF Kenedi), janë organizuar dhe ekzekutuar nga të majtit (pra, socialistët).

Po kështu, pritja për zgjedhje të lira, është një naivitet absurd.
Një qeveri mafioze, me rrënjë 10 vjeçare, mund të përmbyset vetëm nga një puç ushtarak, (që as që bëhet fjalë, kur dihet se ushtria, policia, drejtësia,…, janë në sherbim të Edi Ramës), -atëherë s’ju mbetet tjetër zgjidhje shpëtimi, me përjashtim të protestave determinuese, që duhet të përfundojnë me përmbysjen e shtetit, (nëse doni shembuj, -keni sa të duash), pastaj mund të proçedohet me organizimin e zgjedhjeve të lira.

 Të gjithë shqiptarët, -veçanërisht ata që s’ndjehen të korruptuar, apo pjesë e krimit, duhet të jenë thellësisht të shqetësuar për gjendjen ku kjo qeveri mafioze ka katandisur shqipërinë, ata duhet të distancohen, dhe të dënojnë urgjentisht këtë akt barbar- që ndodhë ditën-për-djellë, dhe bile edhe nën hundën e Samitit të Bashkimit Europian.

Kjo duhet të jetë një thirrje alarmuese edhe për grupin e Alibejajt.
Nëse atyre, tashmë u ka mbetur ndonjë qelizë nderi, apo demokratike në trupin e tyre, -është koha për të pastruar vehten…

Të dashur bashkatdhetarë, goditja e Sali Berishës, është një goditje e rëndë, dhe tepër e dhimbëshme, e poshtruese për sejcilin prej nesh, ose më mirë me thënë, për të gjithë ata që nderohen me emrin ‘shqiptar’, -po kështu, goditja kundër Berishës, është edhe një goditje pothujse vdekje-prurëse për liritë, demokracinë, dhe të gjithë kombin  Shqiptare, 

Kjo Goditje Politike, kundra Sali Berishës duhet të na bashkojë më shumë se kurrë, e njëherësh, t’na bejë që të vlerësojmë e nderojmë me një rrespekt të veçantë, më shumë se kurdoherë, këtë burrë fisnik, që me dijeni të plotë, ka vu në rrezik jetën e Tijë . 

Ky burrë, që ven në dispozicion të vendit, dhe popullit të Tijë, dashurinë për kombin dhe at’dheun, patriotizëmin, vendosmërinë, dhe guximin e tijë të jashtzakonshëm, -e mbi të gjitha, -për hirë të interesave kombëtare, pranon edhe të poshtrohet, -me një qëllim të vetëm: Ç’lirimin tuaj nga kthetrat mafiozo-socialiste shqiptare, e ndërkombëtare, kthimin e dinjitetit, moralit e prosperitetit,-pa as edhe ma të voglin interes personal, -duhet të mbështetet, të ndihmohet, e mbrohet në misjonin e vet-ngarkuar patriotik, nga ku do të përfitoni ju, dhe i gjithë kombi ynë. 

Shqiptarët e Australisë, përcjellin një rrespekt të veçantë, dhe mirënjohje të thellë, për përpjekjet mbi-njerëzore të Sali Berishës, -(një dimension tjetër, në virtytet e Tijë), që në ato rrethana të jashtzakonshme provokuese, kur kishte jetën në rrezik, ai gjeti forca, dhe urtësi, për të qetësuar demokratët, e prevenuar kështu, një luftë të pa-shmangëshme civile, – aq të deshirueshme për të gjithë të korruptuarit socialist, që me ç’do kusht, e mjete të mundshëm, po tentojnë krijimin e një dominantje, qëllimi i vetëm i së cilës, është ruajtja dhe fshehja e pasurive të vjedhura.
Ky gjest burrnor, paqësor, e fisnik duhet të vlerësohet edhe nga socialistët e vërtetë Shqiptar, që duhet edhe të prononcohen haptazi kundër kësaj deshire të zjarrët që ka kaplluar udhëheqësit e tyre të pa moral.

Si mjek që jam, nuk mund ta mbylli këtë shkrim, pa komentuar pak rreth ‘’Rraportit Mjekësor’’ të të ‘’smurit’’, të paraqitur me aq zellë, e shpejtësi.
Është e turpëshme për një mjek, që të mos dijë të vejë një diagnozë, e aq më tepër, eshtë e turpëshme, e pa-pranueshme, dhe e rrezikshme për pacjentin, që ti jepen ilaçe, jo të bazuara në diagnozë. Për mendimin tim, ky mjek ka shkelur Betimin Hipokratik ‘’Së pari mos dëmto’’, për të cilin duhet të de-rregjistrohet, dhe të ndiqet penalisht. 

Megjithatë, ky rraport mjekësor , duhet të ndihmojë organet kompetente, dhe të përdoret si një dokument zyrtar, që verteton korrektësisht datën, (pra 16 Gusht, 2022), kur ky manipulimi mafioz kriminal, ka nisë rrugën e organizimit.

Dr. Zekri Palushi, Australi 7 dhjetor 2022
 

Filed Under: Analiza Tagged With: Zekri Palushi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet Samitin e Tiranës të 6 Dhjetorit BE – Ballkani Perendimor

December 7, 2022 by s p

Tiranë, më 7 Dhjetor 2022/

Dje Shqipëria mikpriti në Tiranë Samitin e parë jashtë kufirit europian midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë beson se ky Samit shënon dhe hapin e parë serioz të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në tryeza të rëndësishme vendimarrëse europiane, ku diskutimi shkon përtej politikës tonë të brendshme.

Samiti i 6 Dhjetorit riktheu dhe një herë në axhendën e BE-së rëndësinë e posaçme që ka mbajtja hapur e dyerve të perspektivës europiane dhe përshpejtimi i procesit të zgjerimit me vendet e rajonit në axhendën e institucioneve më të larta të BE-së dhe Shteteve të saj Anëtare.

Liderët e BE-së dhanë disa mesazhe të fuqishme në këtë Samit, ku spikati mbështetja pa rezerva për popullin e Ukrainës dhe vendosja pa asnjë kompromis nga të gjitha vendet anëtare dhe kandidate të BE-së e sanksioneve ndaj Rusisë; po ashtu, shtimi i kujdesit dhe vëmendjes për vendet me demokraci të brishtë në Ballkanin Perendimor, për të shmangur çdo rrezik dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonal dhe më gjerë.

Gjithashtu, vendimet e Samitit të Tiranës rikthejnë vëmendjen në çështjet e mëposhtme themelore:

Përshkallëzimi i krizës ekonomike dhe energjitike, si pasojë e agresionit Rus ndaj Ukrainës dhe mbështetja për këta sektorë jetikë, si për familjet në nevojë dhe infrastrukturën është tejet e vlerësuar dhe e mirëpritur.

Vazhdimësia e zbatimit të projekteve të përbashkëta në kuadrin e Procesit të Berlinit, duke u dhënë mundësi të rejave dhe të rinjve në Ballkanin Perëndimor për të studiuar në Universitetet Europiane me tarifa më të ulëta është një lajm i mirë dhe premtues për integrimin e tyre në vlerat dhe arsimin europian.

Emigracioni dhe lufta kundër azilit të paligjshëm që po çojnë në shpopullimin e vendit është një tjetër çështje me rëndësi të madhe, veçanërisht për vende si Shqipëria; ndaj, bashkëpunimi me BE-në për të përshtatur legjislacionin tonë me korpusin e saj legjislativ “ Aquis Communitaire” dhe për të përftuar nga ekspertizat më të mira europiane është bërë më emergjente se asnjëherë tjetër.

Po ashtu, linjëzimi i politikës së vizave me atë të BE-së dhe veçanërisht menaxhimi i migracionit janë domosdoshmëri parësore, të cilat kërkojnë plane veprime të shpejta dhe reforma tërësore nga qeveria dhe autoritetet përkatëse në rajonin tonë.

Në këtë drejtim, do të ishte me shumë dobi që vendet e Ballkanit Perëndimor të shtojnë bashkëpunimin me BE-në për të adaptuar kuadrin e nevojshëm ligjor për punësimin sezonal të qytetarëve. Kjo do të ishte dhe një nga mënyrat për të dekurajuar dhe reduktuar emigracionin e paligjshëm, duke ndikuar që shtetasit tanë të mos shkelin rregullat e lëvizjes së lirë.

Në pritje të diskutimeve më konkrete në forume e BE-së gjatë ditëve të ardhëshme, Samiti rikonfirmoi mbështetjen për përpjekjet diplomatike që po bëhen nga BE-ja dhe SHBA-të, për arritjen e Marrëveshjes Përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë dhe vendimit të ardhshëm për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës.

Më tej, ky Samit rikonfirmoi Procesin gjithëpërfshirës të Berlinit, si një proces tërësisht i mbështetur nga BE, i cili së bashku me Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perendimor nuk mund të zëvendësohet dhe kompensohet me asnjë nismë tjetër.

Së fundi, Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë përfiton nga ky rast për të përgëzuar Qeverinë Shqiptare, për organizimin dhe mbarëvajtjen e Samitit të Tiranës, si një ngjarje e rëndësishme dhe me jehonë politike, diplomatike dhe mediatike.

Filed Under: Analiza

XHEVAT KALLAJXHI: ABRAHAM LINKOLNI: MOS U TREMBNI NGA E VËRTETA

December 5, 2022 by s p

“Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve…”

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence
No photo description available.

                                                 “Ata që ua mohojnë lirinë të tjerëve, 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në bashkëpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare në Amerikë, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, promovuan librin, “Lincoln”, të ish-Editorit të Diellit dhe të ish-redaktorit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Xhevat Kallajxhi. Promovimi u bë më 3 Dhjetor 2022, ditën e Shtunë, në Selinë Qendrore të Vatrës, në Nju Jork.

             —————————————————————

Përshëndetjet e mia më të përzemërta miqëve e dashamirësve të Xhevat Kallajxhiut, ish-redaktorit të Gazetës Dielli, i cili për një kohë të gjatë – i vetëm, pa asnjë ndihmë prej askujt – mbajti gjallë gazetën Dielli.  Por u përshëndes dhe falënderoj Vatrën që së bashku me Teqenë Bektashiane Shqiptare të Amerikës, kujtoni sot edhe një ish-bashkpuntor dhe koleg timin me të cilin kam punuar në Zërin e Amerikës.

E quaj me fat njohjen dhe mundësinë që kam punuar tek Zëri i Amerikës me Xhevatin. Ai ishte një koleg si të tjerët në atë zyrë, por për mua, Xhevati ishte diçka më tepër, ishte mësuesi dhe këshilltari im – sa i përkiste gjuhës shqipe por edhe gazetarisë. Ndonëse me një ndryshim të madh moshe, kjo nuk na pengonte që të komunikonin, por edhe t’i shihnim dhe t’i gjykonim punët me të njëjtin qendrim. 

Unë kam shkruar edhe herë të tjera për Xhevatin duke theksuar respektin dhe mirënjohjen që kam gjithnjë për këtë burrë të madh të gazetarisë shqiptare dhe të Kombit, prandaj po përqëndrohem pak a shumë në subjektin specifik për të cilin jemi mbledhur sot për të biseduar – duke falënderuar nga zemra Vatrën — që më ftoi t’i bashkohem këtij kujtimi të mikut tim dhe të shumë shqiptaro-amerikanëve të brezit të kaluar por edhe të tanishëm — pa dallim feje as krahine, të ndjerit Xhevat Kallajxhi.

Xhevati ishte patriot i madh, njeri i penës dhe adhurues dhe mbrojtës i të vërtetës. Ai mishëronte, si rradhë kush, atdhedashurinë e tij me gazetarinë, duke përdorur gazetarinë në mbrojtje të Atdheut, të interesave dhe të drejtave të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor.  Xhevati i përkiste atij brezi antikomunist, si një veteran i vërtetë i luftës së ftohtë kundër komunizmit ndërkombëtar por edhe të atij regjimi komunist të Enver Hoxhës dhe krimeve të tija anë e mbanë Shqipërisë por sidomos në Gjirokastrën e tij të dashur ku kishte lindur e ku drejtonte para Luftës së dytë Botërore gazetën e njohur të asaj kohe, “Demokracia”. 

Xhevati përveçse ishte një patriot shqiptar, ishte edhe mirënjohës i madh ndaj Amerikës, ku ai kishte gjetur strehim dhe liri, si shumë prej nesh, dekada më parë e deri në ditët e sotëme.  Dua të përmend në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane se ndjenjat e Xhevatit për lirinë dhe demokracinë amerikane ishin të sinqerta dhe dashuria e tij për Amerikën ishte madhe.  Vlerat amerikane të lirisë e demokracisë e të drejtave të njeriut, Xhevati i mbronte shpesh dhe kudo, në shkrimet e tija dhe në biseda private e takime publike. Xhevati mbronte dhe ekspozonte të vërtetën në lidhje me krimet e Enver Hoxhës në emër dhe në mbrojtje të komunizmit ndërkombëtar, në punën e tij tek Zeri i Amerikës dhe në faqet e gazetës Dielli.

 Dëshiroj ta pasqyroj këtë pretendim me këtë fakt, se sa i përkushtuar ishte Xhevat Kallajxhiu ndaj përhapjes së të vërtetës – në Zërin e Amerikës dhe gazetën Dielli.  Xhevati kishte dalur në pension nga Zëri i Amerikës në fillim të 70-ave, por pasi nuk kishim staf të mjaftueshëm, drejtori i atëhershëm i VOA-s shqip, Jozef Paskali e kishte ftuar Xhevatin të këthehej e të punonte gjysëm dite për Zërin e Amerikës pasi nevoja ishte e madhe se mungonte personeli i kualifikuar. Kështuqë Xhevati vinte çdo ditë, punonte katër orë për të cilat paguhej nga qeveria, por qëndronte në zyrë 8 orë sepse detyrohej të priste kolegët e tjerë për tu këthyer në shtëpi, me të cilët kishte ardhur në punë në mengjes, se nuk kishte makinë që të këthehej vet në shtëpi. Ashtuqë nga mesdita e deri në ora 5 pas dreke, gjysmën e ditës pra tek Zeri iAmerikës, ai e përdorte për të përgatitur materialin për gazetën Dielli, pasi ishte, njëkohësisht edhe redaktor i Diellit gjatë asaj periudhe, por siç dihet pa asnjë shpërblim.

Ky, pra ishte Xhevat Kallajxhi, nuk pushonte kurrë, punonte për Amerikën e lirë e demokratike dhe për Kombin e vet të robëruar nga komunizmi – me pagesë e pa pagesë – me një kontribut voluminoz në fushën e publicistikës dhe librave madje edhe poezive.

Nga kjo veprimtari dua të veçoj tre libra të Xhevatit që tregojnë lidhjet e tija të ngushta me Shqipërinë e shqiptarët dhe me Amerikën. Libri “Skenderbeu”, libri për Presidentin Xhon Kennedy dhe vepra për të cilën jemi mbledhur sot këtu, libri Linkoln. Nuk është e rastit që Xhevati ka zgjedhur, pikërisht, këta dy ish-presidentë të Amerikës që t’ia paraqsite lexuesit shqiptarë në atë kohë dhe sot. Si adhurues i lirisë dhe i demokracisë amerikane, por edhe si nacionalist dhe demorkat i përkushtuar, me këto libra, Xhevati tregon edhe respektin e tij për vlerat e këtyre dy udhëheqësve historikë të Amerikës, kampionë të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, jo vetëm për Amerikën – ku sot e kësaj dite konsiderohen nga amerikanët si presidentët më të mirë të këtij vendi, por të admiruar edhe anë e mbanë botës.

Ja pra, jemi këtu për të folur edhe për veprën e prpmovuar sot të Xhevatit, libri Linkoln. Presidenti Linkoln.  Për të gjithë kohërat, Presidenti Linkoln bën thirrje, jo vetëm Amerikës, pore dhe mbarë botës — që të ri-dedikohemi punës së pakryer që mbetet për tu bërë – duke bashkuar të gjitha forcat, për të siguruar se “qeveria e popullit, nga populli e për popullin” do të vazhdojë së funksionuari, anë e mbanë botës. 

Sipas Xhevat Kallajxhiut, “Lincolni mbrojti gjithnjë, në jetën e tij, me vetëmohim kauzën e lirisë. Foli për të me vendosmëri dhe besim të thellë. Ai që flet për liri në një mënyrë të tillë, flet për të gjitha kohët dhe për të gjithë njerëzimin. Ai tha në një rast këto: “Përpjekja për liri duhet të vazhdojë gjithnjë. Kauza e lirisë nuk duhet të marrë fund në mbarimin e një viti ose në mbarimin e një shekulli. Në të drejtën e tyre për të jetuar të lirë e të lumtur, të gjitha racat janë të barabarta. Zemra njerëzore është me ne… Perëndia është me ne… Gjithë njerëzimi duhet të jetë i lirë”. Këto dhe shumë fjalë të tjera të skalitura të Lincolnit drejtuar ndërgjegjes së njerëzimit, frymëzojnë kurdoherë shpirtrat e miliona vetëve për të luftuar me guxim çdo formë të tiranisë”, shkruan ndër të tjera autori.

Presidenti Linkoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile midis shteteve të veriut e shteteve të jugut, (Prill 12, 1861 –Maj 26, 1865), e që ishte kriza më serioze në historinë e Amerikës. Presidenti Linkoln i dha fund skllavërisë dhe luftës civile dhe në të njëjtën kohë ruajti bashkimin e vendit dhe i tregoi botës se demokracia mund dhe duhet të përbëjë një formë qeverisje të përhershme. Me një rast kur foli për demokraci, ai pat thënë se, “Unë nuk dua të jem as skllav e as pronar skllevërish”. Kjo deklaratë pasqyron qëndrimin e Linkolnit, jo vetëm karshi skllavërisë fizike, por edhe ndaj asaj politike dhe shpirtërore. “Kjo shpreh idenë time të demokracisë. Çdo gjë tjetër ndryshe nga kjo, nuk është demokraci”, ka thënë ai. Dhe me një rast tjetër, ai është shprehur se, “Duke u dhënë lirinë atyre që janë skllevër, ne sigurojmë edhe lirinë e atyre që janë të lirë”.

Gjatë inaugurimit të tij të dytë si president, Linkolni ka ri-theksuar qëndrimin e vet kundër skllavërisë duke thënë; “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve…”. Këto fjalë të Linkolnit, sipas Xhevat Kallajxhiut, autor i librit mbi jetën e Presidentit Linkoln – “nxorën në dritë edhe një njeri të zhveshur nga pasionet politike, një njeri të lirë në trup e në shpirt, vëllain e të gjithëve, i cili si president, qëndroi mbi partitë dhe grupet e interesit dhe që foli si një përfaqësues i vërtetë i gjithë kombit. Prandaj në ditët tona”, ka shkruar Xhevati në librin e tij kushtuar Linkolnit, “Kur urrejtja, smira dhe hakmarrja, duket se janë të vetmet ndjenja që e shtyjnë njeriun të veprojë, figura dhe jeta e këtij amerikani të madh shëndrit magjishëm”, ka shkruar autori. 

Përsëri sipas Xhevatit, “për Linkolnin përdoret gjithnjë nofka “i ndershmi Abe” (Abraham), të cilën ai e fitoi prej drejtësisë dhe ndershmërisë së tij. Në librin e tij, Kallajxhiu vë në dukje gjithashtu se Linkolni, “kurrë nuk përdori mashtrimin si mjet për të arritur qëllimet e veta dhe nuk tradhtoi kurrë idealet, në funksion të përfitimit politik. Në librin e tij për jetën e Presidentit Linkoln, Xhevati thotë se Linkolni gjatë gjithë jetës, mbrojti të varfëritë e të nëpërkëmburit dhe me kurajo e vendosmëri mbrojti dhe vuri kushtet për, “respektimin e dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga raca, gjuha apo feja”.

Këtë libër Xhevati ia kishte kushtuar: “Teqesë Bektashiane Shqiptare në Detroit, e para në Shtetet e Bashkuara, për kujtim dhe nderim të veprimtarisë së ndritur kombëtare që zhvilloi në Shqipëri dhe të shërbimit të shquar njerëzor që bën në Amerikë, këtë vepër modeste ia kushtoj me admirim”. Xhevat Kallajxhi.

Libri “Linkoln”, në të vërtetë, kishte bërë bujë në diasporën shqiptare të asaj kohe – jo vetëm në Amerikë por edhe në Evropë. Revista Shejzat e Ernest Koliqit (Viti 6, nr. 5-6, vitit 1962) ka botuar një artikull vlerësues të shkrimtarit e albanologut të njohur të asaj kohe dhe sot, Karl Gurakuqit, i cili në shkrimin e tij për librin “Linkolni”, Kallajxhiut shkruante: “Veçanërisht, lipset t’ia dijmë për nder Xhevat Kallajxhiut që na lëshoi në dorë një libër nga i cili mund të nxjerrim njoftime të mjafta mbi një ndër fytyrat ma të ndritura të historisë amerikane, por edhe ndër ma të rrallat e botës, sikurse është Abraham Linkolni”.  Gurakuqi vazhdon vlerësimin e tij të librit, Linkolni, duke thenë se, “Faqet e librit të Kallajxhiu na japin një panoramë të virtyteve që e kanë stolisë këtë bir të Amerikës demokrate, virtyte që i shohim, sidomos, kur populli e zgjodhi si president të Republikës së hyllëzueme. Në të vërejmë burrin e urtë të shtetit, aty shohim zotësinë e tij të qeverisjes. Prekim me dorë aftësinë për të tërhjekur turmat popullore, pse dijti me u dalë zot të dobëvet dhe të mjeruemve. Mësojmë se Linkolni vet kishte besim në Perendinë e në provaninë e Tij, pa dashjen e të cilit kurrgja nuk ndodh mbi tokë. “Kâ nji Perendi”, janë fjalët e Lincoln-it dhe, “Ai e urren  padrejtësinë,  mëninë e skllavëninë..” ka shkruar Karl Gurakuqi në revistën “Shejzat” të vitit 1962 duke vlerësuar librin e Xhevat Kallajxhiut.

Ata që u mohojnë lirinë të tjervet nuk e meritojnë lirinë për vete dhe drejtësija e Zotit nuk do t’i lejojë të sundojnë për të gjatë kohë.  “Prej faqeve të monografisë së Kallajxhiu del në dritë se parimet e Lincolnit në qeverisjen e vendit kanë qenë liria, drejtësia e demokracia, për të cilat sot më fort se kurrë kâ nevojë bota për të gjetë peshimin e vet të tronditur nga sistemet diktatoriale absolute.  Libri i Xhevat Kallajxhiut lexohet me ândje si nji roman, si nji histori pâ pretendime të mëdha, vazhdon Gurakuqi. “Gjuha e përdorun âshtë ajo shqipja e thjeshtë, e pastër, e rrjedhëshme, që na tingllon në veshë prej shumë kohësh.  Kallajxhiu nuk âsht i panjoftun në qarqet intelektuale shqiptare: cilido prej nesh emënin e Xhevatit e kâ ndigjue tash e parë. Duke lexuar librin e tij na del Xhevati i viteve kür ai me shkrimet e veta të urta e të matuna, zbukuronte faqet e fletores “Demokratija”, të Gjinokastrës, i së cilës ishte drejtor.  Ndoshta Xhevat Kallajxhiu do të na gëzojë  me  ndonji  botim tjetër, pse, si po ndigjojmë, kâ shumë shënime mbi ngjarjet e kohës që i paraprînë katastrofës së vjetit 1944”, ka shkruar ndër të tjera, në revistën Shejzat e Ernest Koliqit,  Karl Gurakuqi në vlerësimin e tij të librit “Linkolni”, të autorit  Xhevat Kallajxhi.

Po i përfundoj këto fjalë modeste për një burrë të madh – me vlerësimet e një personaliteti gjithashtu të madh të letrave shqipe, siç është Karl Gurakuqi, para pothuaj 65-viteve dhe me fjalët e autorit të librit Linkoln, Xhevat Kallajxhiu, i cili citon Linkolnin të ketë thenë: “Me besim të thellë ndaj Zotit dhe me ndërgjegje të pastër ndaj veprës së Tij njerëzore, Linkolni deklaroi një herë se, “Do ta mbronte të vërtetën dhe të drejtën deri në vdekje”. Dhe e mbrojti. Nuk u ndal dhe nuk u tremb kurrë.  Linkolni e kishte theksuar qartë se shoqëritë lartësohen vetëm duke u njohur të gjithë pjesëtarëve të drejtat e barabarta.” Ky është mesazhi i Linkolnit sot edhe për shqiptarët kudo,që përcillet nepëmjet librit “Linkolni”, të autorit Xhevat Kallajxhi: Mos u trembni nga e vërteta!

 Falënderimet e mia të gjithë juve për durimin dhe vëmendjen!

Frank Shkreli

See the source image

Xhevat Kallajxhi, autor e gazetar – ish-Redaktor në Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe — Kryeredaktor i gazetës më të vjetër në ekzistencë, gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra – dhe drejtor i gazetës “Demokracia” në Gjirokastër, para Luftës së Dytë Botërore. 

Udhëheqsi i Qendrës Bektashiane, Shqiptaro-Amerikane në Detroit të Shteteve të Bashkuara, i Nderuari Eliton Baba Pashaj duke folur në Vatër, 3 Dhjetor, 2022

Autori me të udhëheqsin bektashian në Amerikë, të Përndershmin Eliton Baba Pashaj në Vatër duke kujtuar shqiptarin e madh Xhevat Kallajxhiun dhe Presidentin Abraham Lincoln, ndër më të mëdhejt e Shteteve të Bashkuara — në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Autori në Vatër, duke kujtuar bashkpunimin me Xhevat Kallajxhiun në Zërin e Amerikës  (3 Dhjetor, 2022) 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 146
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT