• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri i Kosovës nis vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

May 7, 2022 by s p

-Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  u prit në takim nga Kryeshefja Ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright/

UASHINGTON, 6 Maj 2022-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Në njoftimin e dërguar bëhet e ditur se, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në takim nga Kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë që nga çlirimi, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Kryeministri Kurti falënderoi znj.Albright për punën e palodhshme dhe fokusin e veçantë të MCC-së në ekonominë e Kosovës.

Nga ana tjetër, znj.Albright falënderoi kryeministrin Kurti për punën dhe angazhimin për këtë projekt. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të ShBA-së për Republikën e Kosovës përmes MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita, ndërsa nga përfaqësuesit e MCC-së, morën pjesë Jonathan Brooks, zëvendëspresident për programet në Europë, Azi, Paqësor dhe Amerikë Latine,

Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright. ​

Filed Under: Analiza

Ramush Haradinaj nesër viziton Vatrën

May 6, 2022 by s p

Nesër, ditën e Shtunë më 7 Maj 2022, ora 10 AM, ish – kryeministri i Republikës së Kosovës, heroi i gjallë i luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim të përzemërt me bashkatdhetarët.Ftohet komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Analiza

NJË KUJTESË E VOGËL PËR DITLINDJEN MË TË MADHE TË SHQIPTARËVE…      

May 6, 2022 by s p

617 VJETORI I LINDJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDËRBE (1405-06 MAJ-2022).

NGA NDUE  BACAJ 

HYRJE:  

Të shkruash e flasësh për Gjergj Kastriotin Skenderbe nuk është e lehtë, e veçanarisht në një ditë si kjo e 6 majit, që është ditlindja e 617-të e tij. Nuk është e lehtë pasi  nuk ke të bësh vetëm me një figurë historike, por ke të bësh me vet historinë  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do të kishte kuptim , por nuk do të ishte ajo që është sot në qytetrim, besim e zhvillim në Shqiperi, por edhe  në Europë… Gjergj Kastrioti ështe identiteti europerendimor , është  krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë së sotme. Gjergj Kastrioti është kryeheroi ynë dy dimesionalësh ; Toksore dhe Hyjnore.  Është Ai pa të cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim një ishulli pa identitet , apo më sakte një “çibani kanceroz” në trupin e Europes… Gjergj Kastrioti dhe vepra e tij është perjetsuar në mijëra  e mijëra faqe librash e dokumentesh, në mijera gojdhenash e legjendash, ai është “shëndërruar” në një  MIT , që krahasohet me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë e aq më largë shihen rrezet e tija… Për ne shqiptaret , ky është një fat e privilegj i madh  që nuk e kanë pasur shumë popuj e vende të tjera.  Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit është pasaporta  europerendimore që nuk mund ta “grisin e shkarravisin” kurrë as  mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mëkatarët e çdo kohe të kësaj Bote. Ne Shqiptarët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi  shekullore  të cilat lanë pas mjegull e erresirë, ku po të mos kishim në horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastriotin Skenderbe, identiteti jonë Europerendimor do të ishte një ëndërr që nuk do të bëhej kurr zhgjëndërr…

“PAK” NGA JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT NË DITLINDJEN E  617 TË TIJ.  

Sipas shumë historianëve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti Skenderbeu ka lindur  me 6 maj të vitit 1405, 1 , në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut  të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas dëshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…2. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague, kur  lindë “me këmishë”, domethënë i  mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla duke i dhanë nji fuqi të mbinatyrshme. Kështu mbas gojdhënash lindi edhe Gjergj  Kastrioti-Skenderbegu. 3.  Ndërsa  Marin Barleti shkruante se  pak ditë para se të lindë Gjergji, nëna e tij që ishte shtatzanë, Vojza (dikun Vojsava), kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë  për me i lëshue vend , e ylli  u shëndrrue në nji foshnje  përbukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë  me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kënë andërr. Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre  e i fali Zoti ynë  nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë  kishte të “shkrueme”  nji shpatë , ndërsa  në sjetulla  dy lagje fletë  e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes  dhe babait tij Gjonit , si dhe të vëllezërve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogël i kësaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato  kohë lufte e heroizmi kundër një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon  Kastrioti (si dhe princër të tjerë arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe  fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemët.  Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng katër djemtë e tij , i  fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetaret turq me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri  e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe këtë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar, dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin kombëtarë arbënor-shqiptar. Me këtë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbënore , me Beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), dhe kështu të bashkuar  u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles dridhej vetë Europa e kohes. Europës këto  të dridhura ja kishte larguar vetëm arbënori i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili për  rreth  njëçerek shekulli,  në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve…Gjergj Kastrioti përveçse një komandont i zoti kishte qënë edhe një diplomat e poliglot i shquar. Ai zotëronte pëveç gjuhës së nënës (shqipen) edhe turqishtën gjuhën greke, italike dhe sllave.5.  Qëndresa dhe fama arbënore e Skenderbeut  kishte qënë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa për rreth 10 vite pas vdekjes (1468) të Skenderbeut arbënorët qëndruan të pamposhtur përballë sulmeve të ushtrisë turke-osmane. Madje ushtarët dhe oficeret turq kur pushtuan Lezhën (me 1478) thuhet se hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…6. Natyrisht gojdhëna është gojdhënë. Por vepra dhe lavdia e Gjergj Kastriotit Skenderbe është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore të botës…7. Disa nga këto vepra  të shkruara, (të cilat janë referncat më serioze e më të sakte edhe sot, për ata që dëshirojnë të shkruaj“diçka”serioze për Skenderbeun) , janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “Anonimit” Tivarasit, Frang  Bardhit, Rinaldit , Prifti Biemni, Torsunit e Ashik Pashazade (kronikanë të oborrit Osman, ndonse shkruajnë me urrejtje…), Donado Da Lezze, Zhak dë Lavardin etj. etj… Për të vijuar me korespondencën e Skenderbeut me Papët Bashkohor: Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II, si dhe Republikat apo mbretëritë e kohës si ato të Venedikut, Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firencës (ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetëm aleat potencial, por edhe “Babë”, pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë , ku nën drejtimin e Papa Kaliksti III  e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saj  shekull pas shekulli… Albanologu dhe historian i shquar kroat, Milan Shuflaj  do të shkruante për Skenderbeun: “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa  Përendimore  e stolisi me legjenda. Bestynia për fuqinë e tij demoniake  tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas rënies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës , ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit…8.

Në VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI DHE QYTETRIMI EUROPIAN..!

Nëse  në shekullin e XV , (në vitet 1443-1468) , në trojet e Arberisë nuk  do të  ‘‘shfaqej“  Gjergj Kastrioti  Skenderbe , me shpaten e tij ‘‘hyjnore“  dhe me trajtat e një “Mesie“ , kur Europa vuante prej ligështie, sot të pakten gjysma e popullsisë së kesaj Europe (femrat) nuk do të “lundronin” në  hapsirat, dëshirat, të drejtat dhe qjefet e jetës , që u garanton  qytetrimi perendimor –kristian, me koken lart, “duke numruar  yjet e qiellit”, por do të rrinin me kokën poshtë “duke numëruar gurët e sokakut”, të mbuluara  fizikisht dhe shpirtërisht , të mbyllura në mes katër mureve me pa të drejtë të perjetëshme që trupi i tyre të shohe rrezet e diellit ,  dhe në pritje të  degjimit të ‘‘trokllimës“ të ndonjë “kali“ apo diçkaje  tjeter , që i  lajmronte se një burrë, që do të ishte zoti i saj, po vinte ta kërkonte për grua (apo më sakt për skllave) të parë , të dytë , të tretë… apo të shtatë. Por ja që Zoti  e kishte ba emër të lind ky ‘‘Mesi“ ndër arbënor për të shpëtuar qytetërimin kristian në Europën e shek.XV nga pushtuesit turko-osman…9. Europa edhe sot ndaj shqiptarëve, pasardhës të Gjergj Kastriotit Skenderbe ka shumë borxhe. Mirë dje nuk i lau pasi siç thoshte Gjergj Fishta “shekujt” e kishin ba “kurva” motit, po sot që Europa e re (BE-ja) pretendon se është bërë e “ndershme”… a do t’na i lajnë ?..

REFERENCAT:

*Portreti, https://www.kultplus.com/trashegimia/ky-eshte-portreti-rralle-gjergj-kastriotit-skenderbeu-foto/

1.Shumica e studiuesve e historianë serioz  si ditlindje të Gjergj Kastriotit kanë konfirmuar datën 6 maj e jo 23 prillin që e “lidhin” me një datë të Shën Gjergjit. Kjo datë i ka përkitë kalendarit Julian, të cilin e ka korigjuar Papa Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformoj Kalendarin Juliaan,177 vite pas lindjes të Gjergj Kastriotit. Ndryshimi në atë kohë ishte prej 10-të ditësh, ndërsa sot ndryshimi ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian është rritur në 13-të ditë, pra data 23 prill sipas kalendarit Gregorian që perdorë sot bota e civilizuar, duke shtuar 13 ditë shkon te 6 maji, madje disa zona Shën Gjergjin e festojnë jo me 23 prill, por me 6 maj. 

2.Fan  Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.

3.At Marin Sirdani , Skanderbegu  mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008

4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.

5.Marin Barleti; Historia e Skenderbeut, fq.57, Tiranë 1967.

6.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.). 

7.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.

8.Milan  Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.

9.Ndue  Bacaj, Kumtesa me titull”Gjergj Kastrioti “Mesia” që mbrojti qytetrimin Kristian në Europë e shek.XV”. Mbajtur në Tuz në vitin 2005, në Akademinë  solemne të organizuar nga SHKA “GRUDA”me rastin e 600 vjetorit të Lindjes të Gjergj Kastriotit Skenderbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndue Bacaj

NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE – KUJTOJ AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË WASHINGTON, TË NDJERIN LUBLIN DILJA  

May 6, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidenceKur kam shkruar për marrëdhëniet amerikano -shqiptare, gjatë 15 viteve të fundit, kam pëmendur kryesisht, diplomatë dhe politikanë amerikanë për meritat e tyre sa u përket marrëdhënieve të forta midis dy popujve tanë.  Por, ka edhe diplomatë shqiptarë që kanë kontribuar dhe kontribojnë për forcimin e këtyre lidhjeve miqësore. Një prej tyre, ka qenë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Washington, (1993-1997) i ndjeri Lublin Dilja. 

Me 10 Tetor të vitit 2009, një sëmundje e rëndë i mori jetën para kohe në moshën 51-vjeçare — në kulmin e jetës dhe të veprimtarisë diplomatike — ish-ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Washington, Lublin Dilja.

Ishte një vdekje e rëndë për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin Lublinin, pasi ndërroi jetë kur ishte në kulmin e fuqive mendore, profesionale, diplomatike dhe shoqërore.  Ishte kjo një vdekje e rëndë sidomos për familjen e të ndjerit Lublin, për Shqipërinë dhe për trupin diplomatik të saj, post-komunist.  Njëkohësisht, ishte një humbje e rëndë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, me të cilin Ambasadori Lublin Dilja, pothuaj menjëherë pasi filloi nga detyra në Washington – dhe si asnjë ambasador tjetër i Shqipërisë në SHBA, ç’prej atëherë e sot — kishte lidhur marrëdhënie të ngushta me komunitetin shqiptaro-amerikan, në përgjithësi dhe me individë të komunitetit, në veçanti.

Unë e kam njohur Lublin Diljen për herë të parë, një ditë pasi ka arritur në Washington në Nëntor të vitit 1993 si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, i akredituar gjithashtu edhe në Meksikë dhe Kanada.  Ai qëndroi në këtë detyrë deri në tetor të vitit 1997. Ishte kjo një periudhë shumë e rëndësishme por edhe e vështirë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Më kujtohet sikur të ishte dje, në shtëpinë time në Folls Çërç të shtetit Virxhinia, nja 10-kilometra jashtë Uashingtonit, atë natë të nëntorit 1993 kisha disa mysafirë, pjesëtarë të një delegacioni të Partisë Demokratike nga Shkodra edhe ata në vizitën e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara.  Unë nuk e njihja Ambasadorin e ri shqiptar në Uashington, por vizitorët nga Shkodra më njoftuan se një ditë më parë kishte ardhur ambasadori i ri shqiptar, të cilin ata e njihnin, në personin e Lublin Diljes dhe më sugjeruan që t’a ftoja edhe atë për darkë me qëllim që të njiheshim me njëri tjetrit.  Në atë kohë, mezi prisnim të takonim njerëz të ardhur nga Shqipëria, e lere më ambasadorin e parë të rregullt të Shqipërisë në Washington. E pranova me kënaqësi propozimin e vizitorëve nga Shqipëria sepse — ndonëse kam qenë dëshmitar i nënshkrimit të protokollit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Uashingtonit në Mars të vitit 1991– ardhja e ambasadorit të ri shqiptar në Uashington – përfaqsues i një qeverie post-komuniste të Shqipërisë – më dukej gjithnjë si një ëndërr që ishte vështirë të merrej me mend, si realitet.  Ishte diçka që në të vërtetë e kishim pritur dhe shpresonim për aq shume vite, por që pothuaj se kishim humbur edhe shpresën se do të ndodhte ndonjëherë rivendojsa e marrëdhënieve midis dy vendeve tona – përball armiqësisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj Shteteve të Bashkuara, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Sidoqoftë, Ambasador Dilja e pranoi ftesën për të ardhur atë natë tek shtëpia ime, pa asnjë hesitim, megjithëse ishte i lodhur nga rruga e gjatë, i ardhur nga Shqipëria vetëm një ditë më parë.  Ndejtëm deri vonë atë natë duke biseduar për Shqipërinë dhe ëndërrat e popullit shqiptar për liri, demokraci pas pothuaj një gjysëm shekulli, nën njërin prej regjimeve më të egëra komuniste që ka njohur bota.  Natyrisht, ishte i interesuar për të mësuar sa më shumë për jetën dhe zhvillimet politike në Uashington si dhe për misionin e tij të ri diplomatik që e priste në kryeqyttein amerikan. Ambasadori Dilja ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme kujtimesh ndër të gjithë ata persona me të cilët është takuar shoqërisht dhe me të cilët ka punuar profesionalisht, jo vetëm në fushën diplomatike por dhe në fusha të tjera të  që e njohën dhe e donin.  Jo vetëm gjatë shërbimit të tij diplomatik, si përfaqsues i denjë i Republikës së Shqipërisë në Uashington, por edhe disa vite më vonë, edhe si Ministër-Fuqi-Plotë i Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si pedagog në fushën e arsimit shqiptar.  Për mua personalisht, përshtypjet e mia shumë të mira për Ambasadorin Lublin Dilja si njeri dhe si përfaqsues i denjë diplomatik i Shqipërisë, u çimentuan atë natë në shtëpinë time në Virxhinia jashtë Uashingtonit dhe nuk kanë ndryshuar atë ditë e sot.  Lublini lente përshtypjen si njeri i thjeshtë dhe pa pretendime, posedonte shumë cilësi të larta njerëzore dhe atdhetare.   Megjith sfidat shëndetsore, ai e përballoi situatën me kurajo të thellë dhe me një ndjenjë të lartë përgjegjësie në punën e tij prej diplomati dhe në jetën e përditshme.  Ishte shumë i urtë, me sjellje prej zotënie, serioz në punën e tij dhe i vetdijshëm se përfaqësonte Shqipërinë.  Si i tillë, gjatë shërbimit të tij diplomatik në Uashington dhe në Nju Jork, ai i solli nder Shqipërisë, si në qarqet diplomatike amerikane dhe ndërkombëtare, ashtu edhe në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte pjesë e pandarë e komunitetit tonë, ndërkohë që nuk mungonte kurrë në aktivitetet e tija, megjith sëmundjen e rëndë që e kishte lodhur shumë gjatë viteve të fundit të jetës së tij, sidomos gjatë kohës që ka shërbyer në Misionin e Përherëshëm të Shqipërisë pranë OKB-së në Nju Jork.  Ish-Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani ka thenë për Zërin e Amerikës, me rastin e kalimit në amshim të ambasadorit Dilja, se cilësitë e veçanta njerëzore dhe profesionale të Amb. Dilja janë shprehur edhe në detyrën e tij në OKB, në Nju Jork, duke shtuar se, “Ambasadori Dilja ka qenë një figurë publike, jo thjesht zyrtare, një figurë e respektuar nga komuniteti shqiptar i Amerikës dhe nga kolegët e tij diplomatë, brenda dhe jashtë misionit të OKB-së”.

A group of men in suits

Description automatically generated with medium confidence

Autori me Ambasadorin Lublin Dilja dhe me kolegun tim Dr. Elez Biberaj gjatë viteve të shërbimit diplomatik të Ambasadorit në Washington, 1993-1977.

Jam dëshmitar se si diplomat i ri, ai përfaqësoi vendin e tij në kryeqytetin amerikan, gjatë një periudhe shumë të vështirë për Shqipërinë dhe për atë, personalisht.  Megjithë vështirsitë dhe sfidat financiare dhe politike me të cilat përballej çdo ditë ambasada shqiptare në Uashington dhe vet Ambasadori Dilja, përfshirë krizën e mallëkuar që kishte pllakosur Shqipërinë në atë kohë, ai shërbeu me dinjitet dhe si patriot që ishte, u këthye në atdhe, megjithse mund të rrinte dhe të vendosej në Amerikë në mënyrë permamente, ashtu siç bënë shumë diplomatë të tjerë shqiptarë gjatë viteve.  Me sjelljet e tija dhe bazuar në bisedat me ‘të gjatë asaj periudhe të vështirë për Shqipërinë, por edhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kurrë nuk u dëgjua t’i hidhte baltë Atdheut që përfaqësonte, të cilin e donte aq shumë, por ndjehej i privilegjuar që i ishte dhënë mundësia ta përfaqësonte vendin e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Madje edhe në biseda private, Ambasador Dilja nuk shfryhej kurrë si disa diplomatë të tjerë shqiptarë të asaj kohe për problemet personale ose institucionale në të cilat hasnin. Por, si përfaqsues i vërtetë dhe i denjë i vendit të tij, të lënte përshtypjen se ai ishte, me detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shërbim të Shqipërisë dhe jo domosdo në shërbim ose si përfaqsues i ndonjë partie ose individi të veçant.

Puna e tij e zellshme dhe e palodhshme, megjith sfidat serioze shëndetësore me të cilat përballej, trimërisht dhe diplomatikisht, çdo ditë të viteve të fundit të jetës së tij – të pakën në publik, ashtu në heshtje dhe pa bujë, vuante.  Dashuria e tij për Atdheun, puna e tij e palodhëshme si dhe besimi i tij i thellë në miqësinë e përhershme të Kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, së bashku me komunitetin shqiptar në Amerikë — e stolisin Ambasadorin Lublin Dilja me merita të veçanta. 

Në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vlerat prej diplomati dhe patrioti shqiptar të denjë, e bëjnë ambasadorin Lublin Dilja, një shëmbull të një diplomati të denjë dhe të respektuar të Shqipërisë për brezat e ardhëshëm të diplomacisë shqiptare.

Për këto arsye dhe të tjera — e kujtoj këtë ish-përfaqsues të Shqipërisë në Washington, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA — me respekt, si një kontribues i forcimit të këtyre marrëddhënieve — për punën e tij si diplomat, por edhe si mik e dashamir i imi dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan, pjesë e pandarë e të cilit ishte gjatë periudhës që përfaqësoi Shqipërinë në Uashington dhe në Nju Jork.

A group of people sitting around a table

Description automatically generated
A group of men sitting around a table with wine glasses

Description automatically generated with medium confidence

Ambasador Dilja, gjithmonë afër dhe në bashkpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan, në përpjekje të promovimit dhe të thellimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ai mundësonte dhe promovonte takime me perosnalitete të politike shqiptare që vinin në Amerikë për vizita zyrtare.

Foto –Udhëheqsit politikë të asaj kohë, is-Kryeminsitri i Republikës së Shipërisë, Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit të Shipërisë, Jozefina Topalli me antarët e bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NAAC), kur autori shërbente si Drejtor Ekzekutiv i kësaj organizate shqiptaro-amerikane, 2005.

                         See the source image  Ambasador Lublin pushon në tokën e bekuar amerikane në varrezat Kew Gardens në Queens të Nju Jorkut. 

*Ribotim i përditësuar

Image

Edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Washington (1993-1977), i ndjeri Lublin Dilja ka merita për këto marrëdhënie, në këtë 100-vjetor. 

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

“Lessons from Ukraine for Kosovo”

May 5, 2022 by s p

HOLDEN TRIPLETT

Mr. Triplett is former director of Counterintelligence at the National Security Council and founder of Trenchcoat Advisers, a state advisory firm on Counter-intelligence

Observations

What was unthinkable is now possible. We are witnessing a full-scale invasion of Ukraine with nuclear implications. So far, the international community has had some relative success organizing a multilateral response, but unity is shallow and ephemeral. Domestic issues in the US and among coalition partners will increasingly take away attention from global threats.

So far, the EU and NATO member states have come together and backed strong sanctions. How long will this last? Western countries face much pain ahead, especially regarding their energy transition. Weaning reliance from Russian oil and gas will be a multiyear process. Russia is still an important part of the world economy, providing valuable commodities, such as coal and rare earth minerals. 

Secretary of State Blinken warned that violent conflict could go on until at least the end of 2022. The US Department of Defense has been making plans to support Ukraine for years. The longer war continues, the more cracks will emerge in the coalition. 

Some EU countries have recently expressed concern about the refugee crisis. More than 5 million Ukrainians have crossed a border seeking sanctuary; many have fled to Poland. The number of refugees will continue to increase. 

Focusing on Ukraine risks neglecting other international challenges, including Iran’s nuclear program; North Korea missile tests; and China threatening Taiwan. With the US and other world powers focused on Ukraine, international actors may see this as an opportune moment to address their grievances. 

Russia was emboldened to attack Ukraine because it felt that there would be few consequences, or it could weather the consequences. The international order is not what it was. Russia has been aggressing for decades, using its military in Chechnya, Georgia and Syria. 

Governments feel overwhelmed by the enormity of security and economic challenges. They have limited bandwidth to address global problems such as the COVID-19 pandemic, global warming, and countering violent extremism. 

Many countries are reluctant to join the US-led coalition against Russia. India procures a significant amount of its defense technology from Russia. Israel, most countries in the Middle East, Asia and Africa are on the fence. These countries don’t have the desire or capacity to confront Russia. 

Global inflation has been exacerbated by Russia’s invasion of Ukraine. Inflation, especially increasing energy costs, have a cascading effect on consumer prices. 

There is evidence of increased cooperation between Russia and Serbia. We have already seen Serbia acting as Russia’s proxy disrupting regional stability, deploying a Cyrillic-emblazoned train to Mitrovica and limiting the use of Kosovo license plates. Russia has an intelligence outpost in Nis from where it organizes malign influence operations. Russia is a bad actor, generating crises across the region in Montenegro, Bosnia and North Macedonia.

Many parallels exist between Kosovo and Ukraine. Serbia claims Kosovo, like Russia claims Ukraine. Russia says Ukraine is not a real nation. Serbia asserts the same about Kosovo. Both countries have restive minority populations. 

However, there is a major difference. NATO already has a presence in Kosovo through KFOR. KFOR’s presence dissuades a large-scale invasion. If Kosovo was attacked, KFOR is already positioned to defend Kosovo. Serbia has considerably fewer resources than Russia. Serbia seeks to amplify its influence by playing the US, the EU, Russia and China off against each other.

The EU has failed to achieve mutual recognition between Kosovo and Serbia through the Kosovo-Serbia dialogue. On its side, Serbia has 2 large benefactors, Russia and China, who do not want Kosovo to exist as a nation. 

The international community is experiencing a general fatigue from its involvement in Ukraine. EU countries are likely to pressure Kosovo to cut deals in order to avoid another conflict on European territory. 

Recommendations

Recommendations are directed toward the Government of Kosovo and Kosovo Albanians. 

Counterintelligence

  • Own the information environment by developing strategies that target different audiences (e.g. Kosovo Albanians, Kosovo Serbs and EU Member States). 
  • Get your message out first. By defining the “Truth”, you set the agenda and others will have to respond.
  • Understand Serbia’s intelligence network, influence operations, destabilization efforts, and support for corruption that are intended to undermine faith in government, and tarnish Kosovo’s international reputation.
  • Expose and counterintelligence cooperation between Russia and Serbia (e.g Estonia model).  
  • Develop a capacity within the Government of Kosovo to study malign influence operations and develop a counter-intelligence strategy. 

Security Concerns

  • Develop a mutual defense agreement between the US and Kosovo until Kosovo achieves criteria for NATO membership. 
  • Establish a longer term and permanent presence of NATO at Bondsteel. 
  • Engage Kosovo and Albania in a shared counterintelligence program.
  • Provide sophisticated defensive weapons to deter aggression by Serbia.
  • Expand capacity of Kosovo Armed Forces in accordance with a Membership Action Plan (MAP). 
  • Strengthen cooperation between Kosovo and NATO, through an accelerated MAP, and the transfer of defensive weapons to Kosovo aimed at deterring cross-border aggression. 

Social, Economic and Political Issues

  • Encourage more robust US participation in the Kosovo-Serbia dialogue and efforts to gain greater global recognition.
  • Promote Kosovar identity independent of ethnicity by addressing the economic needs of minorities and creating more opportunities for both Kosovo Albanian and Kosovo Serb youth. 
  • Encourage the US and UK to impose sanctions on Serbia now as part of a conflict prevention strategy.

Note: The discussion was organized by the Institute on Foreign Relations (Kosovo) and the Program on Peacebuilding and Human Rights (PBHR) at Columbia University. This report is a summary of the discussion prepared by PBHR’s David L. Phillips. It is not a comprehensive analysis of the meeting. Following is a recording of the discussion: https://youtu.be/NYBGr71-OTw

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 190
  • 191
  • 192
  • 193
  • 194
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT